Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/06

Mikrobiologu kosovar prof.dr. Lul Raka viziton policinë e Kosovës, pritet nga drejtori Rashit Qalaj


Lul Raka viziton policinë e Kosovës, pritet nga drejtori Rashit Qalaj

Mikrobiologu  Prof.Dr.Lul Raka sot ka vizituar Policinë e Kosovës ku është pritur nga drejtori i përgjithshëm i PK’së, Rashit Qalaj.

Nga Policia kanë bërë teë ditur përmes një komunikate për media se kjo vizitë punë u realizua në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të PK’së dhe institucioneve shëndetësore.

“Sot, në Policinë e Kosovës ishte për vizitë zyrtare Dr. Lul Raka, përgjegjës i komponentës së parandalimit dhe kontrollit të infeksioneve në kuadër të “Planit të Gatishmërisë dhe Reagimit për COVID-19”, i cili u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i PK-se z. Rashit Qalaj me bashkëpunëtor nga Departamente të ndryshme policore, përfshirë Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore të PK-së dhe ICITAP-in Amerikan.


Kjo vizitë pune në Policinë e Kosovës, u realizua në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e ndërsjellët si dhe për koordinimin e mëtejmë të aktiviteteve në mes të PK-së dhe institucioneve shëndetësore. Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth sfidave të përbashkëta të përballjes me pandeminë COVID-19”, shkruhet në njoftim.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...