Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/03

Nga Flori Bruqi : Remdesiviri, a do të funksionojë vërtet ndaj SARS-CoV -S(COVID-19)?

                               


Nga Flori Bruqi Nijazi Halili ” Ekonomi Politike ndërkombëtare ...

                          


Si i shndërron COVID-19 qelizat e pacientit në “fabrika të viruseve”, ja ilaçet që po kërkohen

Sipas ekspertëve  të shumtë botëror kur COVID-19 sulmon, ai e kthen qelizën e pacientit në një “fabrikë virusesh”. 

Ai e nis me sipërfaqen e qelizës, ku virusi ngjitet në një proteinë që normalisht ndihmon për rregullimin e presionit të gjakut të pacientit.



Pa dashur, qeliza e fut virusin brenda, aty ku “sulmuesi” shkarkon ngarkesën e tij dhe nxit atë (qelizën) të prodhojë më shumë viruse. Virusi komandon mekanizmat e vet qelizës për t’u bërë kopje kodit të tij gjenetik, duke prodhuar më shumë viruse, e duke shpërndarë mikrobe të tëra në sipërfaqen e qelizës, gjë që çon në infektimin e më shumë qelizave të tjera.

Barnat ekzistuese në farmaci mund të veprojnë për të goditur pjesë të ndryshme të kësaj “makinerie”.

 Megjithëse ato nuk janë prodhuar me qëllimin për t’u përdorur si ilaçe antivirale, në përpjekjen për të trajtuar numrin në rritje të infeksioneve me COVID-19, shkencëtarët shpresojnë se këto ilaçe mund të ofrojnë ndihmë.

“Ne nuk kemi luksin e një programi pesë-vjeçar për zbulimin e ilaçit. Kemi nevojë për diçka tani“, thotë Warner Greene, mjek e studiues në Institutin “Gladstone” të Virologjisë dhe Imunologjisë.

Kërkimet janë përqëndruar tek disa ilaçe që shihen si “kandidatë” potencialë e çuditshëm njëkohësisht, siç janë ilaçet kundër kancerit, ato ndaj sëmundjes së zemrës, një ilaç kundër skizofrenisë dhe një trajtim për sëmundjen e Parkinsonit. Aktualisht po kryehet testimi me klorokinën, një ilaç kundër malaries




Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve në Shtetet e Bashkuara(FDA) ka lejuar përdorimin e ilaçit remdesivir për trajtimin e koronavirusit.

White House coronavirus response coordinator Dr. Deborah Birx listens as Director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases Dr. Anthony Fauci, left, speaks at the White House, April 29, 2020, in Washington.

Më 21 shkurt 2020 në Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive nisën provat klinike mbi efektin e këtij ilaçi dhe disa pacientët u trajtuan me Remdesivir. Rezultatet nxorrë në pah se koha e shërimit të tyre u shkurtua me katër ditë, krahasuar me kohën e pacientëve të tjerë të pa trajtuar me këtë ilaç eksperimental.Remdesiviri, një ilaç eksperimental antiviral, ka rezultuar i efektshëm në trajtimin e pacientëve me COVID-19. Lajmi u bë i ditur nga kreu i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive në SHBA, doktor Anthony Fauci, i cili tha se "Remdesiviri ka një efekt të qartë e të rëndësishëm pozitiv në zvogëlimin e kohës për t'u shëruar" dhe se "Ai është një ilaç mund të bllokojë këtë virus”.



FDA urges clinical researchers to go virtual in response to COVID ...

Me këtë autorizim do të thotë se ky ilaç mund të përdoret te personat e infektuar me COVID-19.

Në një testim të fundit klinik është bërë e ditur se ky bar ka përshpejtuar shërimin e personave që ishin në gjendje të rënë.




Nga të gjitha ilaçet antivirale, antibiotike, antiretrovirale dhe antimalarie që janë duke u hulumtuar në testimet klinike për trajtimin dhe parandalimin e COVID-19, një ilaçi i njohur si remdesivir është ndër të paktët, të cilët shkencëtarët dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë po e konsiderojnë si ndër më premtuesit.

Ilaçi Remdesivir efikas ndaj koronavirusit


No media source currently available
0:000:03:270:00


Shpresa për ilaçin u ringjall  kur eksperti kryesor për sëmundjet ngjitëse i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dr. Anthony Fauci, ka thënë se të dhënat nga një testim klinik “tregojnë se remdesiviri ka efekte të qarta dhe të rëndësishme e pozitive në shkurtimin e kohës se shërimit nga koronavirusi”.

President Donald Trump speaks during a meeting about the coronavirus with Gov. John Bel Edwards, D-La., in the Oval Office of the White House, Wednesday, April 29, 2020, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)


Por vetëm pak orë pas njoftimit të Faucit, revista prestigjioze mjekësore “The Lancet” publikoi rezultatet e një studimi të kryer në Kinë, në të cilin bëhet e ditur se remdesiviri nuk e përshpejton shërimin apo i redukton vdekjet nga COVID-19, krahasuar me efektin placebo të zbatuar te pacientët spitalorë.

Andaj, çfarë mund të nxjerrë publiku nga këto rezultate skajshmërisht kundërshtuese nga testimet e remdisivirit?


Çfarë është remdesiviri?






Remdesiviri është një antiviral eksperimental i prodhuar nga kompania farmaceutike amerikane “Gilead”, fillimisht si një trajtim potencial për virusin e Ebolës. 


Ishte nxjerrë nxitimthi për testime klinike, pasi që tregoi rezultate premtuese në laborator, dhe pastaj ishte dhënë më gjerësisht në rajonet më të prekura me virusin në Afrikë.

Dr. Fauci i jep shpresë botës: Remdesiviri efekt të qartë pozitiv ...



Sidoqoftë, në vitin 2019 zyrtarët shëndetësorë të Kongos bënë të ditur se ky ilaç ishte më pak efektiv se ilaçet e antitrupave monoklonale, të cilat përdoren rëndom për trajtimin e kancerit dhe këto patën ndikim shumë më të madh në uljen e numrit të vdekjeve sesa remdesiviri.

Ilaçi kundër Covid-19, instituti amerikan rekomandon përdorimin e ...


Remdesiviri është kthyer në skenë me shpërthimin e COVID-19. 

Kjo për shkak se ka treguar rezultate premtuese në parandalimin e Sindromës Respiratore të Lindjes Së Mesme (MRSA-CoV) dhe Sindromës së Rëndë Akute Respiratore (SARS), dy sëmundje këto që gjithashtu shkaktohen nga koronavirusët. Por këto studime janë bërë vetëm te kafshët.

Çka dihet rreth mënyrës së funksionimit të tij?

Ilaçi administrohet përmes injektimit ditor për rreth 10 ditë. Aktualisht, remdesiviri nuk është miratuar nga autoritetet shëndetësore përreth botës, dhe duke e pasur parasysh që është përdorur kryesisht për Ebolën, furnizimi është i mangët. 

Por po përdoret në testime klinike dhe shumë vende janë duke u munduar që ta sigurojnë për përdorim në studimet e tyre për COVID-19. 

Është shënuar rritje e numrit të aplikimeve në “Gilead” për sigurimin e ilaçit nga shtetet, ku COVID-19 ka qenë veçanërisht shkatërrues.

Në studimet e mëhershme te kafshët për Mers-CoV, hulumtuesit amerikanë kanë gjetur se remdesiviri e bllokon një enzimë të caktuar që nevojitet për shumimin e virusit. 


Shkencëtarët shpresojnë se do të ketë efekt të ngjashëm edhe te COVID-19.

Ilaçi eksperimental Remedesiviri rezulton i efektshëm ndaj COVID ...

Çfarë ka treguar studimi amerikan?

Studimi i lavdëruar nga Fauci ka të bëjë me testimin klinik të “Gilead”, i sponsorizuar nga Instituti Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në SHBA. 

Testimi i kryer me më shumë se 1.000 pacientë ka treguar se ata që kanë marrë remdesivirin kanë shfaqur shenja përmirësimi pas mesatarisht 11 ditësh, krahasuar me mesatarisht 15 ditë sa iu deshën atyre që nuk e morën trajtimin. Nuk është shënuar përmirësim statistikisht i rëndësishëm sa i përket shkallës së vdekshmërisë mes dy grupeve të testuara.



Dr Elena Schneider (@DrElenaSF) | Twitter

Mjekia  Dr.Elena K Schneider-Futschik, nga departamenti për farmakologji dhe terapeutikë në Universitetin e Melburnes, ka thënë se shkaku i mungesës së trajtimeve të tjera për COVID-19 dhe të dhënave premtuese nga studimi, “mund të supozojmë se ilaçi do të çohet përpara”.


Gideon Meyerowitz-Katz


Dr.Gideon Meyerowitz-Katz, epidemiolog nga Universiteti i Wollongongut, ka thënë se është me rëndësi të ceket se studimi i plotë ende nuk është publikuar dhe se, ndonëse është treguar se pacientët që kanë marrë ilaçin janë shëruar më shpejt, hulumtuesit e kishin zgjeruar definicionin e tyre për “shërimin” përgjatë testimit.

“Kjo jo doemos është gjë e keqe në vetvete, por pa shpjegime të mëtutjeshme është vështirë të kuptohet pse studimi i bëri zgjidhjet që i bëri”, tha ai. “Për shembull, ata i përfshinë njerëzit, të cilët ishin ende në spital, në përllogaritjen e tyre të ‘të shëruarve’, bazuar në regjistrin e studimit - derisa ta shohim hulumtimin e plotë të publikuar nuk mund të dimë nëse ky fakt është i arsyetueshëm apo jo”.


Ebola drug remdesivir leads race for effective Covid-19 treatment


Çfarë tregoi studimi kinez?

Ky studim nga Wuhani i Kinës nuk ka treguar të dhëna të kënaqshme nga testimet klinike rreth përmirësimit të shëndetit apo vdekshmërisë te pacientët me COVID-19. 

Sidoqoftë, hulumtuesit kanë testuar numër më të vogël të pacientëve – vetëm rreth 200 sosh. Ata konstatuan se gjetjet e tyre do të kërkonin konfirmim nga studimet më të gjera.

 Studimi u ndërpre më herët nga bordi i monitorimit të sigurisë së të dhënave, për shkak të telasheve në rekrutimin e pacientëve të rinj. Sidoqoftë, ky është testi i parë i kontrolluar i ilaçit ndaj COVID-19, i cili konsiderohet si standard i artë për vlerësimin e efikasitetit të përdorimit.

Rezultatet ishin publikuar aksidentalisht në ueb faqen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në fillim të prillit, para se të tërhiqeshin menjëherë.


Phillip Reece - Consultant - Phillip Andrew Reece PhD | LinkedIn


Dr. Philip A. Reece, këshilltar për industrinë farmaceutike dhe bioteknologjisë, ka thënë se gjetjet nga studimi amerikan ishin “qartazi preliminare” dhe mund të jenë përshpejtuar nga publikimi aksidental i rezultateve nga testimet kineze.

“Kjo gjë u mohua nga ‘Gilead’-i”, ka thënë Dr. Philip A.Reece.


Çfarë mund të nxirret nga krejt kjo?



Schneider-Futschik laboratory: Cystic Fibrosis pharmacology


Dr.Schneider-Futschik
ka thënë se krahasimi i rezultateve nga dy studimet është i vështirë.


“Mund te ketë dallime të shumta në vetë bazën e studimeve, dhe stade të ndryshme të inicimit të trajtimit”, ka thënë ajo.


“Gjithashtu, studimi kinez nuk është i kompletuar, meqë mjekët nuk mund të gjenin pacientë të rinj gjatë masave të karantinës. Kjo gjë mund të varet shumë nga ajo se kur dhe në çfarë faze u injektohet ilaçi pacientëve. Mund themi se nuk është e qartë se kush po përfiton nga remdesiviri. A po u ndihmon pacientëve, të cilët janë shëruar ashtu-kështu, që të përmirësohen më shpejt? A është remdesiviri më i dobishëm për pacientët më të rinj në moshë sesa për ata më të moshuar? Në çfarë faze të infeksionit, trajtimi jep rezultate më të mira. Me shpresë, studimi global klinik do t’u përgjigjet këtyre pyetjeve”.



Prof. Peter Collignon AM – AGAR Group



Prof.Dr.Peter Collognon, infektolog  në Universitetin Kombëtar të Australisë, ka thënë se ajo që ilaçi nuk ka treguar se mund të bëjë është që t’i ndalë vdekjet.

“Shkalla e vdekjes nga ky virus është e tmerrshme dhe duam që ta ulim”, ka thënë ai. “Ky ilaç mund të ketë disa dobi, por shihet qartë nga të dhënat që kemi deri më tani, se nuk do të jetë përgjigja e vetme”.

Professor Sarah Palmer



Sarah Palmer


Bashkëdrejtuesja e Qendrës për Hulumtime të Viruseve, profesoresha Sarah Palmer ka thënë: “Nuk mund ta mbështesim përgjigjen tonë mjekësore në këtë studim premtues”.


“Megjithatë, ky studim i Institutit Kombëtar ka katërfish më shumë pacientë të përfshirë në testimin klinik, duke e pasur kësisoj fuqinë më të madhe për ta përcaktuar efikasitetin e remdesivirit. Në testimet e kryera në Kinë duket se remdesiviri është përfshirë në kombinim me terapi të tjera, të cilat mund ta kenë komplikuar vlerësimin e efikasitetit të remdesivirit”.


****


Në mbi katër muaj që kur Kina raportoi një shpërthim të pneumonisë virale në provincën Hubei, koronavirusi është shtrirë pothuajse në çdo cep të botës, por ende nuk ka një përgjigje të qëndrueshme se nga ku filloi e gjithë kjo.
Kina ka thënë se personat e parë të infektuar e morën virusin nga kafshët e gjalla që shiten në një treg në Wuhan, qyteti kryesor i provincës Hubei. Por që kur dolën në dhjetor të vitit të kaluar njoftimet e para publike për një shpërthim viral të pazakontë, shumë vëzhgues kanë vërejtur gjithashtu se laboratori i parë biologjik i nivelit të sigurisë 4 të Kinës, i cili kryen studime mbi koronaviruset e kafshëve, ndodhet vetëm disa kilometra larg tregut të gjësë së gjallë.

Tregu i mbyllur i prodhimeve të detit në Wuhan
Tregu i mbyllur i prodhimeve të detit në Wuhan
A është thjesht një koinçidencë? Apo luajti laboratori në fjalë një rol më substancial në këtë shpërthim? Pa prova të qëndrueshme, spekullimet po mbushin boshllëkun. Në vazhdim janë gjërat që dihen deri më tani.
Shqetësimet amerikane për sigurinë
I strehuar në rrethinat kodrinore të Wuhanit, laboratori i sigurisë së lartë biologjike është i pari i këtij lloji në Azi. Aty gjenden mbi 1500 modele virusesh.
Laboratori ka përbërë prej dy vitesh një burim shqetësimi për zyrtarët amerikanë.
Dy kabllograme të Departamentit të Shtetit tregojnë se si zyrtarë të ambasadës amerikane në Pekin bënë disa vizita tek ky objekt kërkimor dhe i dërguan Uashingtonit dy paralajmërime zyrtare në fillimin e vitit 2018, për sa i përket masave të pamjaftueshme të sigurisë në këtë laborator. Në atë periudhë, shkencëtarët po zhvillonin studime të rrezikshme për koronavirusët nga lakuriqët e natës, njoftonte gazeta The Washington Post, duke cituar burime të shërbimeve të zbulimit.

Instituti i Virologjisë, Wuhan
Instituti i Virologjisë, Wuhan
Ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të shërbimeve amerikane të zbulimit u thanë gjithashtu mediave të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, se komuniteti i zbulimit po shqyrton nëse koronavirusi u shfaq aksidentalisht nga laboratori, apo nëse "pacienti zero" punonte atje.
Megjithatë, burime të zbulimit i thanë Zërit të Amerikës se komuniteti i shërbimeve amerikane të zbulimit "nuk kanë rënë kolektivisht dakort për një teori të vetme" për sa i përket origjinës së koronavirusit.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara po hetojnë, zyrtarët thonë se mungesa në vazhdimësi e transparencës nga qeveria kineze, ndër të tjera edhe për Institutin e Virologjisë së Wuhanit, ngre pikëpyetje se si filloi epidemia. Zyrtarët akuzojnë gjithashtu Pekinin se ende nuk po i ndan të gjitha të dhënat që ka me komunitetin ndërkombëtar.
Shqetësime sigurie nga vetë kinezët
Kina refuzon me forcë mundësinë që virusi ta ketë patur fillesën në laboratorin e sigurisë biologjike, në vend të transmetimit nga kafshët tek njeriu në Wuhan. Sidoqoftë, autoritetet kineze nuk kanë ofruar prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimin e tyre.
Madje, ekziston evidencë kineze se laboratori kishte probleme sigurie. Zëri i Amerikës ka gjurmuar njoftimet e mediave shtetërore kineze ku flitet për incidente sigurie të pikasura nga inspektorët e qeverisë kineze, si dhe për aksidente të njoftuara që patën ndodhur kur punonjësit përpiqeshin të kapnin lakuriqët e natës të destinuar për punën kërkimore.
Rreth një vit përpara shpërthimit të koronavirusit, një vlerësim sigurie nga një ekip i qeverisë kineze konstatoi se laboratori nuk plotësonte standartet e vendit në pesë kategori.

Dy punonjës brenda laboratorit P4 në Wuhan
Dy punonjës brenda laboratorit P4 në Wuhan
Dokumenti i gjendur në faqen zyrtare të laboratorit thotë se pas një inspektimi të rreptë dhe të detajuar, ekipi dha një vlerësim të lartë për menaxhimin në tërësi të sigurisë së laboratorit. "Në të njëjtën kohë, ekipi inspektues paraqiti gjithashtu opinione për korrigjime të mëtejshme për pesë aspektet e pazbatuara dhe dy konstatime të lindura gjatë vëzhgimit", thuhet po aty.
Përveç problemeve në laborator, media shtetërore kineze gjithashtu raportoi se inspektorët i kanë gjykuar të pakujdesshëm shkencëtarët në menaxhimin e lakuriqëve të natës.
Njëri prej shkencëtarëve që punonte në Qendrën e Wuhanit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i përshkruante medias shtetërore kineze se si ishte sulmuar njëherë nga lakuriqët e natës dhe se kishte përfunduar me gjakun e lakuqirëve në lëkurën e tij.
Në një tjetër incident, i njëjti shkencëtar harroi të vishej me mbrojtëset e duhura dhe urina e një lakuriqi i kishte rrjedhur "si shiu nga maja e kokës" së tij, njoftonte agjensia shtetërore e lajmeve Xinhua.
Kina, pa një agjensi të vetme për zbatimin e masave të sigurisë biologjike
Qeveria kineze ka mbështetur prej kohësh bioteknologjinë, por më së fundmi udhëheqësi kinez Xi Jinping e ka bërë sigurinë në laboratore një prioritet kombëtar. Ai tha gjatë një takimi të udhëheqjes kineze në Pekin shkurtin e vitit të kaluar se vendi duhej të përshpejtonte miratimin e ligjit të tij të parë për sigurinë biologjike, ku do të përcaktoheshin politikat kombëtare për menaxhimin pathogjenëve të rrezikshëm. Një projektligj u paraqit në muajin tetor tek Komiteti Drejtues i Kongresit të Popullit, organi më i lartë legjislativ.
Një shqyrtim i pavarur amerikan i sigurisë biologjike të Kinës në vitin 2016 konstatoi se vendi kishte "mungesa zyrtarësh, ekspertësh, dhe shkencëtarësh të specializuar për sigurinë biologjike në laboratore".
Beth Willis, ish-Kryetarja e Komitetit Këshillimor të Komunitetit të Laboratorëve, me seli në Maryland, tha se rreziku më i madh për publikun nga laboratorët që strehojnë patogjenë të rrezikshëm janë kur punëtorët e laboratorit në mënyrë të paditur infektohen dhe më pas shkojnë në komunitet.
"Kjo në të vërtetë ka ndodhur më shumë se një herë nga laboratorët e USAMRIID (Instituti i Kërkimeve Mjekësore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Sëmundjeve Infektive) në Fort Detrick, Maryland. Ndërsa punëtori u sëmur, ose ishte shtruar në spital me një patogjen vdekjeprurës, ai patogjen nuk ishte infektues nga njeriu tek njeriu, dhe një shpërthim nuk ndodhi," tha ajo në një email për Zërin e Amerikës.
Aksidentet ndodhin rregullisht. Kemi parë disa raste të laboratorëve të profilit të lartë vitet e fundit ku kanë ndodhur aksidente ose janë bërë gabime. Për shembull, në vitin 2014 në CDC (Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve) ka pasur gabime të sigurisë që përfshijnë virusin Ebola, antraksin dhe gripin e shpendëve, dhe ka patur gabime në NIH (Institutet Kombëtare të Shëndetit) që përfshijnë virusin variola i cili shkakton linë", tha Dr Filippa Lentzos, një eksperte e biosigurisë në King's College të Londrës.
"Këto janë vetëm maja e ajsbergut," tha zonja Lentzos.
Hetimet kineze mbi origjinën e COVID-19
Ndërsa diplomatët dhe zyrtarët kinezë kanë paraqitur një larmi teorish konspirative se ku filloi shpërthimi, ministria e jashtme e vendit ka këmbëngulur që kontrolli duhet të lihet ekspertëve.

Një pacient me COVID-19 në spitalin e Wuhanit
Një pacient me COVID-19 në spitalin e Wuhanit
"Kina ka përmendur shumë herë që origjina e virusit është një pyetje shkencore, e cila duhet të vlerësohet nga shkencëtarët dhe ekspertët mjekësorë dhe nuk duhet të politizohet," tha Geng Shuang, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, në një konferencë për shtyp të hënën.
Por, vetë zyrtarët kinezë u kanë ofruar pak të dhëna shkencëtarëve që t'i ekzaminojnë, dhe kanë mbajtur laboratorin dhe pjesët kyçe të Wuhanit praktikisht të mbyllura për hetuesit e huaj.
Raporti i përbashkët me Kinën i Organizatës Botërore të Shëndetit botuar në fund të shkurtit, mbi origjinën e mundshme të virusit, renditi tre hetime të vazhdueshme mbi origjinën e virusit, asnjë prej të cilave nuk dukej se e konsideronte laboratorin si një vektor të infeksionit.
Ekspertët e virologjisë të intervistuar nga Zëri i Amerikës besojnë se studiuesit nuk duhet të përjashtojnë mundësinë që virusi të hyjë në popullatën njerëzore për shkak të një aksidenti laboratorik.
"Një komponent kryesor i projektit për virusin e ri në Institutin e Virologjisë së Wuhanit kishte të bënte me infeksionin e kafshëve laboratorike me viruse të reja të lakuriqëve," tha Richard H. Ebright, profesor i biologjisë kimike në Universitetin Rutgers.
"Prandaj, mundësia e një aksidenti laboratori përfshin dy variante: (1) skenarët me transmetim të drejtpërdrejtë të një virusi lakuriqi tek një punëtor laboratori, dhe (2) skenarë me transmetimin e një virusi të lakuqirit tek një kafshë laboratorike, si p.sh. një brejtës, dhe pastaj te një punëtor laboratori".
Laboratorët e sigurisë biologjike të nivelit 4, si ai në Wuhan, janë laboratorët më të sofistikuar izolues që janë krijuar për të punuar me patogjenët më vdekjeprurës në botë. Sidoqoftë, modeli i laboratorit nuk mund të ndreqë trajnimin e dobët ose gabimet njerëzore.

virologia kineze Shi Zhengli (majtas) shquhet brenda kostumit mbrojtës në laboratorin e Wuhanit (23 shkurt 2017)
Virologia kineze Shi Zhengli (majtas) shquhet brenda kostumit mbrojtës në laboratorin e Wuhanit (23 shkurt 2017)
"Ky rrezik rritet, nëse laboratori po kultivon një virus që është në gjendje të infektojë njerëzit, veçanërisht përmes rrugëve të frymëmarrjes, pasi atëherë çdo pikëz e shkaktuar nga një spërkatje e thjeshtë ose aerosolizimi i lëngut mund të thithet në mënyrë të paditur dhe të infektojë operatorin", tha Dr. Nikolai Petrovsky, profesor në Universitetin Flinders dhe Drejtor i Kërkimit në Australi.

Një punonjës i laboratorit P4 në qytetin kinez Wuhan, provinca Hubei (23 shkurt 2017)
"Në mënyrë të ngjashme, nëse ata mbajnë doreza të ndotura dhe nuk i heqin siç duhet, kjo mund të shkaktojë infeksion aksidental. Së fundmi, nëse materiali i mbeturinave ose trupat e kafshëve të infektuara nuk digjen siç duhet në temperaturë të lartë, atëherë kjo mund të shkaktojë ndotje duke përfshirë, për shembull, nëse mbeturinat hidhen në një grumbull plehrash që frekuentohen nga minjtë ose macet etj.”, tha Petrovsky në një email për Zërit të Amerikës.
Profesori i Universitetit Rutgers, Ebright tha në një email për Zërin e Amerikës se shkeljet e mëparshme të sigurisë në laborator tregojnë se është një burim i mundshëm infeksioni që duhet të merret seriozisht.
"Provat dokumentare tregojnë se projektet për virusin e ri të lakuriqëve Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Wuhan, si dhe në Institutin e Virologjisë së Wuhanit përdorën standarde të bio-sigurinë që do të paraqesnin rrezik të lartë të infeksionit të stafit të laboratorit pas kontaktit me një virus që ka vetitë e transmetimit të virusit të të epidemisë", tha zoti Ebright.(VOA).

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...