Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/03

BALSAMIMI I MONOTONISË (9)

Fotografia e Bislim Selmani

Shkruan. Akademik Mrs.Lule Alidema,psikologe klinike



Jeta njeriut është e përbërë nga ndryshimet, ngjarjet, idetë, veprimet etj.

Brenda jetës së njeriut gjendet një kolorit përplot ngjyra, dhe se njeriu është vet ai që mundë t’i ndryshoj këto ngjyra…

Prandaj mundësia e ndryshimeve qëndron në aftësinë, në vullnetin e njeriut, në atë se sa ka aftësinë stimuluese, guximin, për t’i ndryshuar, e jo të vë fokusin vetëm në atë; bardhë-zi, ose, po-jo, ose, mundem-nuk mundem!

Kjo varet nga këndvështrimi i secilit individë se si i shef ngjyrat, apo edhe sa i jep hapësirën vetes t’i shef! Një gjë duhet pasur parasysh, jeta me ngjyra është indikatatorë thelbësorë për mirëqenien e njeriut, njëjtë sikur brenda këtij shkrimi që mendja njeriut i jep një ngjyrë për domethënien e përmbajtjes, ashtu edhe jeta mundë të ngjyroset me një organizim të tillë, ngase krijuesi, organizuesi është vet mendja jonë… 

Ngjyrat cilat ne i japin jetës, kanë ndikim në aspektin fiziologjikë, biologjikë dhe psikologjikë të njeriut. Ne jemi ata që krijojmë disponimin, motivimin, kreativitetin, produktivitetin etj. Nëse nuk i lejojmë vetes një kolorit të tillë, doemos se shumë gjëra si; veprime, sjellje, në jetën tonë nuk do të kishin kuptim! 

Nëse i shohim rrethanat, sjelljet rreth nesh të pakuptimta atëherë shumica veprimeve tona do jenë veprime monotone, pra do ti humbim kuptimin shumicës ideve, veprimeve, sjelljeve, dhe në këtë mënyrë balsamosim monotoninë në veten tonë!

Ne jemi ata që mundë të futemi, apo mos futemi, në gjendje monotonie, sepse ajo që ne bëjmë, ajo do të jetë brenda mendjes dhe jetës tonë. 

Të qenit monoton brenda një kohe të gjatë, do të thotë se je i ekspozuar disa herë brenda rrethanave të njëjta, brenda sjelljeve të njëjta, gjithmonë duke mos logjikuar arsyen e rrethanave!

Ne fakt, nuk janë rrethanat që sjellin monotoninë, por mendja jonë është ajo që sajon monotoninë, brenda mendimeve tona.
Njeriu siç e krijon atë bindje në mendjen e tij, mundet edhe të thyej, apo ndryshoj atë.

Nuk është e mundur të na ndalon dikush kreativitetin e të menduarit për një jetë atraktive dhe pa monotoni.

Atë e arrijmë nëse fillojmë të kontribuojmë drejt qëllimeve tona të caktuara, me vullnetin dhe kënaqësinë që të na shijon çdo ditë, dhe aq më tepër kur dimë qëllimin dhe arsyen e veprimit.

Është shumë e rëndësishme që njeriu të jetë krijuesi brenda mendjes së vet, në çfarëdo situate, në çfarëdo rrethane që i mundësohet dhe i ofrohet, të gjej formën dhe mënyrën e kënaqësisë, disponimit, dëshirimit!

Nëse bëhet praktikë e shpeshtë e mendjes sonë ky balsamim monotonie, domosdo do të shpie drejt depresionit, dhe tkurrjes së trurit.

Tkurrja trurit bëhet nëse vazhdimisht bllokohemi brenda një mendimi, veprimi, në atë që bëjmë njëjtë, dhe nuk na jep freskinë dhe kënaqësinë e mjaftueshme…!

Truri ka nevojë të ushqehet me risi, me ndryshime, të ndjenë kënaqësi kur e bëjmë, ngase trupi e bënë po qese mendja e thotë, trupi është gjithmonë në shërbim të mendjes sonë!

Nëse ia lejon vetes që çdo ditë të biesh preh e monotonisë, atëherë ndalu mendo se është momenti të fillohet me ndryshime tek vetja jonë! Po qese sot fillove nga ana djathë, nesër fillo nga e majta, nëse sot u nise andej, nesër shko këndej, etj, në një formë ndrysho, lëvizë diçka…

Fillo me ndryshime, jepi mendjes hapësirën të zhvillohet, zgjero diapazonin e veprimeve ndryshe nga që pate, provo, eksploro me veten, me rrethin!

Shoqërohu, bashkëpuno, merr, jep ide nga tjerët, sepse të qenit në bashkëveprim me tjerët, është nevojë thelbësore për njeriun!

Porosia ime; Gjej brushën që të përshtatet, ngjyros jetën, dhe provo gjitha ngjyrat e jetës!

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...