Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/06

-Nga Geg Hyseni : ‘HIQI SHPRESAT MOJ SERBI, MA KOSOVË NUK KA PËR TY…’ Nga Xheladin Gjonaj, (Mesues veteran, Tropojë)

Shumë ke vuejt Kosovë pa hak
E mbytur ne lot, e lame në gjak .
Serbia tokën me ta gllabrue
Fort Kurbetin ta pat lakmue.

Nëpër bote u ndatë për s’gjalli .
Jo prej qefi , por prej halli.
Ke lanë fëmijët , grue e motër.
Pleqtë e lodhur tuj qaj n`voter.

Kosovar, shumë ke punue ,
Udheve te botes je coptue.
Boll shumë vuajtje ke kalue ,
Kurr Kosovën se ke harrue.

Tuj prit kohën këtu me ardhë.
Kur të vijnë një ditë e bardhe.
Kushtrim-Thirrje Adem Jashari ,
…Prap Drenica e nisi s` pari .

Fort ju dhimten njerzit e shpia ,
Por ma shumë ju dhimt liria .
E dha jeten tuj luftue ,
Veç Kosova me u çlirue.

Veç me pa Kosova dritë
Katërdhjetë i dha një ditë .
Amanet nje një histori ,
Keshtu luftohet për liri .

Diasporës s’ju dhimt jeta,
Shpejt u kthue n`troje te veta.
Mall e pare s’kanë kursue ,
Serbit qafën me ja thye .

Krejt Shqipnia me nje fjale,
Por Tropoja ne vije te pare,
Tahir Sinani e Bilbil Breçani .
Gri e Markaj, plumi si ndali!

Ata hiç se kursyen veten ,
Për Kosovën e dhan jeten.
S’mujti kush para me i dal ,
Djemt Krasniqes me i`a ndal.

Ne Kosovë kur erdh Sahati,
Amerikën e la Nexhati .
Në mes tjerëve ka luftue,
Deri kur, vendi u çlirue .

Luftuen naten edhe ditën
Veç Serbise me ja çue piken.
Kurr nuk duhet me harrue ,
Miqtë e mire na kanë ndihmue .

Bill Klintoni e Toni Bler
Bekue qofshin kurdohere
Urdhrin dhane me bombardue,
…Ik Serbi sa pa`u farue.

U.Ç.K e ka luejt gishtin
E Serbia e ka mbledh bishtin.
Hiqi shpresat moj Serbi
Ma Kosove nuk ka per Ty.

Boll ngatrrove qindra vjet ,
Tash na len, vendosim vet.
Me jetue në paqe e liri ,
Si me tjert dhe me Serbi.

Kush ngatrron punët e Ballkanit ,
E pret fati i Sllobodanit…
Se Kosova edhe Shqipnia
Shpejt do të bahen bashk te Dyja.

Maj, 2020

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...