ISAMUSTAFA KA PATUR KOHE TE JETE BURRE I MIRE…
…po nuk ka dashte jarani im! Gjarperi me gjarper rreshqet nen lekuren e ftohte, por duke helmuar kurre nuk mund te jete gjalle e mire! Shkelqimi dhe renja e shokut Iso Zylos!
ZEF PERGEGA , Detroit SHBA
Në vitin 1974 u angazhua si pedagog në Universitetin e Prishtinës ndërsa në vitin 1984 u angazhua në funksionin e kryetarit të qeverisjes komunale në Prishtinë, funksion të cilin e mbajti deri në vitin 1988.
Më 1991 u angazhua në funksionin e drejtorit të Entit për Plan dhe Zhvillim të Kosovës dhe si Ministër i Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Kosovës.
As tek studentet, qe ka lene nje shije te hidhur dhe nje hije nihilizmi deri ne skuthllek, as ne funksionin e drejtorit, i cili iu duk pak.
Kurre ne trotuarin e dhimbjes kosovare nuk e shtroj nje pllake!
Gjatë periudhës së luftimeve ishte aktiv në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pas luftës, kryesisht, është angazhuar në punën shkencore dhe hulumtuese në Institutin Riinvest dhe në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Ka qenë kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës "Dardania", anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës së Re të Kosovës, anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Kosovës, anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit Amerikan në Prishtinë dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore të Kosovës.
Kudo anetar keshilli me ambicje ne ngjitje si larve dhe mendoj se duke u marre me poltike e duke u fsheh pas emrit te mire dhe meritave studimore e intelektuale te Rugoves, Isa do te behej burre i mire, por edhe ketu e menderosi me klane, fise, mahalle dhe neopotizem diktatorial e kulisa haremi sulltanesh.
Kujtoj se partia eshte Vilajet e kollaj mundesh me u ba mbret.
Në vitin 2007 si kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u zgjodh kryetar i komunës së Prishtinës. Sa e “ndriti” kyeqytetin e ri me erresiren e vet. Ai i fiku qirinjt e Nana Terezes qe heronjte e e lirise i kishin ndezur me gjakun e tyre.
Ndërsa, më 7 nëntor 2010 Isa Mustafa në Kuvendin e 7-të zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës me 235 vota u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e mundur kundër kandidatin Fatmir Sejdiu, i cili mori 124 vota.
Nuk e mundi, sic thone shkrimet, por i ngriti kurthe, sic kane thene po shkrimet. Me karrike per karrike ka qene struktura e tij, fshehur nen teseren e partise .
Iku edhe jashte si koka e shkences se Kosoves me paret e popullit te vet. Në kuadër të programeve të bashkëpunimit dhe ngritjes profesionale e shkencore ka qëndruar disa herë në Universitete të jashtme.
Dhe u kthye Isa me bostun e revole nen tavoline. Ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në disa projekte vendëse dhe ndërkombëtare në fushën e zhvillimit ekonomik, sidomos ato që kanë të bëjnë me politikat fiskale, arsimin dhe zhvillimin ekonomik lokal.
Ka botuar disa tekste universitare, tekste për shkolla të mesme si dhe punime të tjera shkencore dhe profesionale në vend dhe jashtë vendit. Asnje nuk i vyejti popullit te vet sepse asnje prej tyre nuk deshti ti vinte ne jete.
O njerez apo kuptoni, ku pyet Amerika nese e don apo jo Ise Mustafa. Dashuria e tij per Ameriken eshte sa dashuria e nje morri. Amerika nuk i don per nga vlerat qe kane ata qe per karrike shesin nderin e kombit sepse neser shesin edhe interesin Amerikan. Ketu ai nuk mund te jete burre i mire.
Qe te jesh burre i mire eshte nje investim i madh dhe ai nuk e ka shpenzuar qofte edhe nje dite per te forcuar karakterin, por duke e dobesuar ate ka mberritur ne maje…maje qe te kthen koke poshte. E pati mundesine si anëtar i rregullt i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës nga dhjetori i vitit 2012, por edhe ketu mori kazanin dhe garushden e corbes se percarjes. Isa Mustafa ishte pjesë e kabinetit të Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu si këshilltar për ekonomi.
Aty ai vuri rrasen e vet dhe nen dhe e fshehi kryet si gjarper.
Gjarperi me gjarper mund te rreshqase ne lekure te ftohte, por kurre duke helmuar idealet e nje populli nuk mund te behej burre i mire!
Me rrezimin e qeverise Kurti e humbi shansin e fundit. Keshtu e kane burrat e ligj udhen nga djepi deri te varri shume te shkurter dhe pa asnje shenj!
PSE I MOREN THIKAT E COPTIMIT GJAKSORET SHQIPFOLES
“…ndaluni ku vini gjaksorё!” – do tё thoshte Fishta me zanin e luftetarit tё lirisё
Vota ёshtё shenjtёri, po bёhet shtrigane kur e fut nё kuti
Lёshuan pushkёt partizanёt nё breg te Ibrit. I hohёn armёt si kockat qenёve.
Hoqёn kapotat e i mori lumi. Stёrpikat e gjakut tё vellait tё vrarё, nё rrobat ushtarake, qё i mbanin si forcё, krenari e liri dhe i groposёn.
Me njё palё tesha allafranga , disa edhe tё paqethur nga flokёt e gjatё tё llogorёs, rёndёn, duke u shtyrё brrylash e hypёn nё poltrone.
U shkrehёn krejt pёr karrike sa nё Veri varka e krimit serb u ankorua e u tha perendimorёve francezё dhe lindoreve rusё: “na mbroni!”
E kishin tё lehtё! E dinin se partizanёt e lodhur nёpёr male kishin zbritur pёr pushtet.
E kёshtu tradhёtia e ndjente vetёn mё tё lirё, jo nga pesha e mortajave dhe e mitralozave qё i ishin mbajtur nё supe e nё shenjestёr kundra serbёve, por mё tepёr se heronjtё i kishte ngrёnё dheu i dashur i Kosovёs. Francezёt dhe rusёt e dinin mirё qё nё kohёn e coptimit tё Berlinit ato nuk e kishin hequr lapsin nga harta, se nё periudhёn e dytё partizanёt do tё kenaqёn me erёn lakmiqare tё pushtetit e rrezikshme pёr tё vetin.
Pra i vranё tё mirёt tё zgjuarit aty nga fundi i luftёs. Ata qё shpetuan u kthyen nё shtёpii tё ruanin bagёtitё e tё tjerёt u kthyen ne lypёsa.
Mё pas u ngritёn partizanёt me frak pusht-eti me zemёr tё zezё e me kёmishё tё bardhё tё bёnin shqiponjёn si patriotё.
Çelen zyrat me drynat e burgut tё vet e u ngriten lart si shqiponja qe ti shikonin sytё e verbёr si madhёshtorё pёr tё zbritur si skifterё tё cukisin nё sy popullin e vet.
Serbia hapi dosjet dhe filloi presionin e rekrutimi…qё tё vinte pёrfundimi, deri nё ndarje qё ёshtё mё e pakta e ajo mё e rrёzikshmja kthimin e saj nё kthetrat e uralёve e kjo me votёn parlametare tё karnavalёve kosovare.
Nuk ёshtё cudi?! Pasi Kosova tё kalojё nё uri totale do tё kёrkojnё panin tjetёr, protektoriatin Serbian, mos e dhashtё zoti jaran!
Grenell a do t’a çosh Kosovёn nё Hell?!
Grenell ёshtё njё diplomat ekzekutiv dhe impulsiv dhe jo klasik amerikan.
Duke i bёrё gjerat hapur ai ka ndeshur nё rezistencё. Nё njё kuptim qёndrimi i tij gjysёm i hapur apo direkt nuk ёshtё keq per shqiptarёt, porn je zgjim per ta frenuar ogurin e zi.
Se pari me qёndrimet e tij imponuese ndaj Kosovёs dhe ledhatonjёse ndaj Serbisё, çdo njeri deri tek ai mё i thjeshti e kupton se toka, shtёpia, familja, janё nё rrezik, se nuk do tё ketё mё 20 mijё vajza e gra tё dhunuara, po familja kosovate do tё bёhet njё kuplara dhune dhe represioni…se vetё shqiptarin qё e zgjodhe mё tё drejtu, po t’i sjell kopilat nё derё.
Pse, si vihet ne pushtet nё Shqipёri e Kosovё?! Nёse nuk je kopil, tradhёtar, ose agjent, ndryshe nuk mund tё kapesh majat! Nёse pasuritё e Kosovёs do tё ishin nё zemёr tё tokёs se saj, nё kuprimin e kufijёve politik tё sotёm, do tё ishte njё plan tjetёr i shfrytёzimit tё tyre, me kompani tё pёrbashkёta, me fitimin e tenderit ndёrkombёtar dhe aty nё krye tё vendit do ti kishe serbёt.
Se serbёt nё Kosovё kanё njё shtresё tё trashё dhe njё dorё tё fortё, tani mё tё fortё se zingjirёt apo gryka e topit. Kur i kanё parё ato ne sheshin e Prishtinёs me 1981 rinia kosovare u ngrit nё demostrata, tani qё Prishtina i ka pёrsёri aty nuk i shikon, hap sytё e hesht se pёr mbret ka njё plesht serb!
Pytja qё shtrohet sot ёshtё: “Grenell a do ta cosh Kosoven ne Hell?! Kёtё pytje e bёn ushtari i lirisё, shqitaro - amerikan qё u vranё nё lufte, e bёn diaspora pro amerikane, e bejne votuesit e shumtё pro presidentit Tramp… e kush nuk e bёn?!
Mali i tradhёtisё qё nuk bzan nuk bie me njё grusht! 100 vjet thikat e coptimit vetёm prihen me limen e Serbisё e Greqis.
E shikoni se tё gjithё emisaret amerikanё e europianё sot pёr Kosovёn janё me lidhje gjaku ose politike e ekonomike me Serbinё…edhe me firmё tё Tiranёs e Prishtinёs….hapur e tinёz. Kosovarёt bёnё nj gabim tё madh qё nuk mёsuan nga zgjuarёsia serbe e ta linin menjanё urrejtjen se puna nuk do tё vinte nё kёtё pikё tё vlimit.
Plani pёr ndarje ekziston dhe madje i detajuar mё hollёsi. Ai ёshtё hartuar nga Akademia serbe me bekimin e Ramёs dhe Thacit. I ёshtё dorёzuar nё fillim si mirёkuptim palёsh autotiteteve europiane, sorosianёs Mugerini.
Aty kanё nisur aventurat e gjata deri me lobimin e fuqishёm nё Shtёpinё e Bardhё. Vuciq e ka ditur se pa firmёn e saj nuk ka ndarje. Politika Amerikane e ka lёnё tё lirё nё njё kuptim zhvillimin e kёtij dialogu, pёr tё kuptuar se ku e ka cakun dhe ku preken interesat e saj.
Nuk ka folur ende politika e lartё amerikane. Deri tani ёshtё nё nivelin mё tё lartё teknik qё edhe mund ta hedhё Kosovёn nё hell pa bёrё zё. Kёtu ka hyrё gjarpёri…se shqiptarёt ngrihen pasi ka kryer puna dhe jo pёr ta ndalur vullkanin qё do ti djeg si minjё nё prush!
Deri tani planin pёr ndarjen e Kosovёs e ka penguar me dinakeri Vuciqi.
Ai e ka kuptuar shume mirё se nёse ndarja bёhet e dhunshme, shpirti i revoltёs do tё marrё flake dhe lufta e dytё mes shqitarёve dhe e serbёve ёshtё e pashmangshme nё 10 vjeçarin e ardhshёm.
Nё kёtё rast Serbia do tё dilte humbёse dhe kёtё nuk e pranon politka e zgjuar serbe me njerёz qё kanё pёrfunduar diplomacine nё universitetet mё tё dёgjuara nё botё dhe jo si koosvarёt qё çojne djalin e mixhёs, i cili pse ka shit suxhukё nё Kosovё e bёjnё diplomat, duke u mbajtur topat e golfit sa herё luajnё serbёt ditet e diela nё New-York apo Washington.
Plani pёr ndarjen e Kosovёs ёshtё i kopsitur mirё, por zhurma i ka tёrhequr pak. Plani pret kohёn si gjarpeti pranveren, ndaj Grenell nё kёtё çёshtje tё ftoj te jesh mё i matur dhe se nga ky moment historik varet edhe karriera jote dhe e ardhmja e rracёs tonё.
Mos e ço Kosovёn nё hell se prej andej lum gjaku do tё rrjedhё!. Mos e nёnvlefteso dёshirёn e njё populli dhe mos e shkil gjakun e lirisё sё tij!
I nderuar mik! Kosova ёshtё republikё parlamentare. Ju vetё e keni formuar, me flamur tё ri, me njё hym memec pa fjalё, me kufij e teritore, me kushtetutё e institucione. Mos dil mbi to dhe mos i nёvleftёso.
Çka duan ato njerёz nё Washington pa mandate? Kam besim se kёtё plan nuk do ta zbatosh dhe Kosova e populli shqiptar, diaspora e Amerikes do tё jetё pёrjetё mirёnjohes Ju dhe Amerikёs!
Kjo do tё jetё fitore e gjakut dhe vrasje e tradhёtarёve antiamerikane nё instucionet e larta Kosovare kinse po digjёn dhe po u han barku pёr Ameriken, kёta krimba tё vegjel!
Shumё shqiptarё nё Detroit e nё Amerikё janё pozicionuar dhe janё bёrё gati me vetёdije tё votojnё presidentin Tramp.
Sapo i kemi nisur njё leter Zv Presidentit Pens. Z. Grenell ndalu pak dhe lexoje! I love Ju!
Si ia kthey Hardinaj shpinёn erёs sё krimit shtetёror…kur dikur i kishte vёnё gjoksin!
…kur pёmes plumbave me kilometra e mori nё krah luftёtarin e lirisё, vёllanё dhe e tёrhoqi nga pёrçudnimi serb?!
Qe kur ishte nё opozitё, Haradinaj i kishte parё tek zbrisnin shokёt e tij tё luftёs me thikat nё dorё tё coptimit tё trojeve shqiptare.
Gjithё bota u ngrit nё kёmbё nё mbrojtje tё Haradinajt, kur ai nё pushtet i vuri institucionet nё rolin kushtetues e diskretitoj botёrisht planin e Mogerinit, e… qysh bre burrё e ule flamurin e Çakorrit dhe e ngule nё oborr tё horrit?!
…tё ulёsh me sekretarin e komitetit qendror tё partisё komuniste jugosllave nuk ka asqgjё kombёtare , pёrveçse thikё pas shpine tё kosovarёve .
Ishte ulur Komondanti i UÇK-sё nё tryezen e Isёs, mos e dhёntё Zoti, jo nё at tё Buletinit, siç e njoh unё nё histori e shumё kush, por nё tё dhjerit sllav.
Kur doli nga konferenca nё prononcimin e parё tha dy herё se u takua me kryeministrin Islam Mustafa.
Kёtё e transmetoi TV kombёtar i Kosovёs. Nё emisionin tjetёr tё lajmeve fjala “Kryeministrin e Kosovёs Isa Mustafa” u hoq nga kronika.
A duhet besuar kёsaj media?! Haradinaj tha: “… se Albini e hoqi taksen ndaj do tё votoj mocionin e mosbesimit, e nё e votojmё si opozitё çdo mocion ndaj qeverisё!”
Po komondant, mocioni nuk ёshtё pёrgatit nga opozita, por nga vetё pozita!
Tё jesh mosbesues pёr 45 ditёt e qeverisё, ёshtё sikur tё paragjykosh njё fёmijё nё djep se ky nuk do tё ngrihet nё kёmbё. Madje Haradinaj si shkoi tek Isa , kur Isa ka deklaruar se duhet tё hiqet tarifa pa kushte sipas tij po cenohen marrёdhёnjёt mё Amerikёn.
E kёshtu pati deklarur edhe kryetari i PDK- Kadri Veseli nё cilёsinё e kryetarit tё kuvendit tё Kosovёs, kur e rrёzoi qeverinё e tij!
Jam bёrё gati tё bёj njё analizё tё thellё dhe ti kёrkoj falje opinionit publik dhe deri Gjykatёs sё Hagёs pёr letrat dhe shkrimet qё kam berё nё mёnyrё tё vazhdueshme nё mbrojtje tё çёshtjes Haradinaj, duke menduar se kam ndihmuar sadopak çёshtjen e Kosovёs edhe pse e kam botuar njё libёr, krahas shumё tё tjerёve, pёr kёtё çёshtje.
S’ka gjё mё trishtuese se pёr njё krijues qё tё arrijё nё pikёn e pendimit, por nuk do tё ngutёm!
Mese pakti Haradinaj ne raport me kauzёn e tek unё ёshtё treguar thёllёsisht mosmirёnjohёs.
Mbase e ka bezdis emri Zef, po me kёto emra, sipas Konicёs ёshtё mbajtur nё kёmbё Shqiptaria. Mos e harro Pjetёr Budin, komondant se tradhёtia ndaj tij, sipas Arshi Pipes, ёshtё tradhёti ndaj Kosovёs.
Pёr nje Agim (pa diell) pёr njё Isё qё nё shkopin e tij tё lig ёshtё strukur tradhёtia, pёr njё Hashim (me hasha) Kosova nё Karantine?!
Si u kthye tarifa herё ma hipe e herё ta hipa?!
VELLA PSE ME VRAVE…
Para syve tё tij kalon makina e blindur e udhёheqёsit tё shtetit. Fёrkon sytё e nuk po din mё dallue, a ёshtё tanku serb apo diç tjetёr.
Shikon eskoreten qё e ndjek deri nё harem dha aty e kupton se ёshtё vellau i luftёs qё me te e ndau copёn e bukёs.
Ai nё llogore e vellau i pushtetit tue iu vjedh lufteё si gjarpёri nё traun e flakёs.
Pёrsёri ai shtrinё dorёn pёr lemoshё se vёllau e ka vra, po nuk guxon mё e pёrmend vёllavrasjen!
Kёtё pytje tue e derdh lotin qё nuk bёzan e bёn pra sot nё Kosovё ushtari i lirisё me rroba tё shkyme e fytyre tё varrume , me nder tё perdhosun e mё njё jetё mizerje nga mizerja e berlloku i pushtetit mjeran nё njё kohё migjeniane!
Njё krah e mban jashte ushtari dhe heroj i lirisё, me gjysmen e zemrёs qё e tund dheun pyet: “Pse na vratё, o janana!”
-Nane, babё, gjysh e gjyshe, pse o njerёz ju kanё vra,- pyet femija ne djep.
Si mund tё kemё ardh nё kёte jetё nga njё famije e vrame?!
Kёtё pytje e bёn sot edhe ai fёmija qё ia kaluan jetёn e mishin nё thikё dhe paramilirate shkja, qё tash po i thua vёlla, e hodhёn nё vorbёn e kosovarit, kur i thanё se pёr darkё do tё hanin kockat e krijesёs sё tyre!
Kёtё pytje e shtron sot fёmija se nuk ka abetare, nuk ka kushte nё shkollё e nё shtёpi, nuk ka tё ardheme e ai shkruan: “pse mё vrave vёlla!”
Po pse a mund ti thuash vёlla atij qё ta pin gjakun nё gosti e harem, me keq se njё krimb serb?! Pse vёlla ёshtё ai qe ka vile e prona e mua me nxjerr nga toka?!
Eshtё tragjike, kur nje plak mё tha nё Kosovё: “…ishim mё mirё, kur ishim keq nёn dhunёn e pushtetin kriminal serb, por sot me njё vrasje tё padukshme po na pinё gjakun ata qё thanё se po luftojnё pёr gjakun e tё parёve!”
Nëse pёrsoni, i cili merr jetën e dikujt tjetër është në kundërshtim me ligjet, nëse veprimi është i qëllimshëm dhe me pasojë vdekjen, atëherë dënimi për kriminelin është vdekja, si në Kur’an ashtu edhe në Bibël! Po nёse sikush vret njё popull, ç’ka bahet?!
Po gjykata kushtetuese ngroh vezёt e bollёs sё pusht-etit dhe na flet pёr lirinё e qytetarёve tё saj qё nuk u ka mbetur kurr njё pikё gjaku nё shtyllёn e karakterit.
Vellau ia ka shit gjakun vellait dhe gjykata vё syzet mbrapsht tё lexojё nenet sheshit tё boshatisur nga sёmundja si daullxhiu i haremit tё mbrёmjeve tё gremisura nё dritёn e syrit qё gёrthet:”vella pse mё varve?!”
Kёtё pytje e bёjnё jo vetёm varret, por qindara e mijёra nga vargu i trishtimit tё mergimit.
-Bash qaty nё Kodrёn e diellit tem baca me amanet ma ka lan nji vend, a po ma kthen vella, ta baj edhe unё njё konak pёr fёmijet e mi?!
“O vёllau em tash me kusht-kurthёn e gjykates njё turku e njё serbi ia kanё dhan!. Shko ku tё duash e kёrko derman se s’kam ça tё baj!”
U trebёn sot nёё Prishtine prej fjalёs revoltё e vёllavrasje. Po s’ke ma çka mё vra!
Nuk u trёmb populli, po politika e media e gjykatё kusht-kurtha qё me vendime ёshtё ajo ёshtё rreshtu nё anёn e gotёs se gjakut nё vend tё qumёshtit!
Nuk guxon tё thotё se keru i shtetit e ka paramendua se si do tё jetё qeverisja pas mocionit tё mosbesimit pёr qeverinё. Pargjykimi ёshtё thyrje kushteturese.
Po ku pyet vellau qё vret çka asht ligji e çka asht e drejta!
Vrasja konsiderohet si krimi më i madh dhe një nga mëkatet kapitale, si në Kur’an ashtu edhe në Bibël.
Kjo ndalesë është një nga verdiktet më konsistente që ekzistojnë në të gjitha fetë monoteiste.
Po me te pafete e pushtetit ne Prishtine?!
Ky veprim i ndaluar nga urdhri: “Ti nuk duhet të vrasësh” në Bibël, është gjithashtu urdhëresa e gjashtë e Dhjetë urdhëresave.
Ky rregull mbron të drejtën më themelore të qenieve njerëzore, të drejtën për të jetuar dhe vë theksin mbi rëndësinë e paprekshmërisë së jetës njerëzore. Po ne Kosve e kane vra?!
Jeta e krijuar nga shpirti i vet Zotit është absolutisht e shenjtë ndaj e drejtë për ta marrë atë ashtu si edhe e drejta për të dhuruar i takon vetëm Zotit.
Prandaj kushdo që merr jetë një jetë njeriu, shkel mbi këtë të drejtë me anë të këtij akti papërshkrueshmërisht të tmerrshëm që dhunon sovranitetin e Zotit.
Po qeverisja e vjetёrnё Kosovё nuk e njeh kёtё ligj, njeh ligjin e sundimit tё parёs dhe tradhёtisё!
Ndërsa Bibla e deklaron se ata që janë fajtorë për krimin e vrasjes duhet të dënohen me vdekje.
Po nё Prishtinё kanё denuar me vdekje, jo kriminelet, por njё popull?!
Cilin tremb fjala revolt, pёrveç vellaut qё ka pirё gjakun e vellait!!!
“BOLL BERLLOK SERB NE KOSOVE…!”
Fakt i gёzueshem është se në Amerikë jetojnё mbi 1 milion shqiptaro-amerikanë, shumë prej tyre nga Kosova dhe nga trevat shqiptare nё Gadishullin Ilirik.
Asnjё nuk janë të kënaqur, janё tё zhgenjyer me politiken e fisit, mikut e krahinёs.
Partizanё qё zbriten nga mali dhe morёn pushtetin pёr tё defryer pasionet. Lobimi shqiptar tash ёshtё si nje kalё i coftё me miza. Pushtetarёt nё Kosovё e ne Shqipёri nё kombinim me organёt e tyra tё fsheta i kanё vrarё.
Para Haradinjat ne Detrioit ata treguan se janё gjallё e munden pёrёri mё u ringjall, por ai si tё tjerёt i la nё baltё. Shqiptaro - amerikanet duhet tё ringrisin lobimin si nё kohen e DioGuardit dhe bashkёshortes, pёr tё treguar proamerikanizmin tonё.
Qeveritё perёndimore ndeshen me qeveritarёt e korruptuar dhe kjo e ka zvenitur imazhin e shqiptarёve.
Njё lёvizje kundra kёtij bёrlloku qё i ka zёnё sytё lirise dhe demokracisё, duke i dhёnё mundёsi tё prehё dhёmbёt e kafshimit Serbia mbi trojet tona. Asnjё document historik mbi shqiptarёt nuk ёshtё nё tryezen e administratёs amerikane vetёm tradhёtia e Thacit pёr ndarje.
U deklaroj gjermanёve se unё jam president dhe me thikёn e tij mund ta ndajё tokёn e Kosovёs. Serbia pёr nga teritori shqiptar i ka dhe dy Kosova nёn vete…
Njerëzit që janë në pushtet, po pasurohen e pasurohen, e njerëzit çdo ditё, po varfërohen.
Haradinaj tha se nuk lёshojmё kufijt, por sa lёvizi bishtin gjarpёri u frigue nga helmi dhe shkoi nё strofullen e tij…Shumë njerëz kanë vdekur në Kosovë.
12 mijë njerëz. Shtёpi tё djegura…20 mijё gra tё dhunuara…mijёra tё pagjetur…tokё e pluguar me varre.
Krejt puna që është bërë nga shqiptaro-amerikanët për ta çliruar, për ta vendosur në hartë me emrёrin e vet, tani po shkon kot.
Harten po don Thaci ta ndyshojё. Po gjakun a e ndryshon dot?!. Nuk ka kufi te ri mbi gjakun e Lirise!
E keni Vuçiqin, Daçiqin. Njerëzit e njëjtë të trajnuar nga Millosheviqi janë ende aty dhe tani vijnë me kostume të reja erendimore, por me kanatjere Pashiqiane dhe po thonë “ejani të dialogojmë”, kur e dimë që qëllimi i tyre është që ta kolonizojnë Kosovën.
Cili mendoni se ka qenë qëllimi i tyre që prej vitit 1937?! Lexojeni memorandumin e Çubrolloviqit, që u paraqit në Beograd.
Quhej “Dëbimi i shqiptarëve”. Ishte i përgatitur.
E tregoja këtë në të gjitha seancat në Kongres.
Nuk mendoni se ende e besojnë këtë?
A nuk besoni se Kisha Ortodokse Serbe, edhe pse nuk kam asgjë kundër feve, dhe toleranca ndër-fetare shqiptare është e mrekullueshme, por Kisha Serbe është e lidhur me qeverinë gjithë kohën!
Lobimi shqiptar vetem me njё DioGuard?!
DioGuardi vazhdon: “Nuk kam problem me të qenët mysliman, por serbët po i sillnin këtu vazhdimisht peshkopët duke thënë: “Jemi të krishterë, jemi të krishterë.
Kongresmeni Heid më tha: “Joe, a ka ndonjë të krishterë në Kosovë?! Thashë po 200.000.
Më tha: “Sille një peshkop këtu!:. I thashë që nuk fliste anglisht. Më tha që s’ka problem se marrim përkthyes dhe këtë punë e bëri Faton Bislimi!”
Po ku janё katolikёt e Kosovёs, kur nё Tv del avokati Tomё Gashi dhe asnjё kёmbё pёr be?!
Le tё botohet njё listё kush e pёrfaqeson Kosovёn jashtё dhe lidhjet e tyre?!
Turp per ish deputetin Milaim Zeka kur deklaron: “Ku ka kaluar kali turk dhe ku pela e tyre ka pshur janё musliman!”
Lexoje pa syze historinё e Dardanisё o jaran mjeran! 95% e kosovareve dhe e intelektuaeve ne Kosove nuk kane problem fetare, ata e duan nana Terezen e Gjergj Kastriotin.
Keta figuta e lartesojne kosvarin dhe nuk e pengojnё. Kёshtu mё kanё thanё kur isha nё Kosovё, por gazetarёt qё morёn pjesё nё atё takim, si luani mbi coftinёn e radhёs, i mbodhёn zorrёt dhe u laguan ashtu siç bёjnё nё Shqipёri kur i pagujanё!
DioGuardi: “…Duhet t’i zëvendësojmë kongresmenët e mëdhenj me të cilët unë kam punuar. Disa kanë vdekur, të tjerë po vdesin ose po plaken, të dyja partive.
Kongresmeni High, kryesues republikan i Komitetit për 6 vjet, Kongresmeni Gillman, i pari të cilin e mora me vete në Maqedoni dhe në Shqipëri.
Ai ka vdekur tash. Ishte 90 e diçka vjet. John McCain, një prej miqve tanë më të mirë, mund të mos mbijetojë.
Tani nuk kam shumë raporte, por i kishim më herët dhe ai ka bërë punë shumë të madhe për ne. Tom Lantos.
Kush ka bërë më shumë se sa ky kongresmen i madh amerikano-hebraik.
Ai erdhi me mua për ta takuar Ramiz Alinë, erdhi me mua dhe ia tha në fytyrë Millosheviqit se ne po vëzhgojmë çka po bën këtu. Ia tha në Grand Hotel.
Dhe, kur e hapa derën në katin e dytë të hotelit pashë mijëra njerëz. Dikush më tha se gjëja më e mirë që mund të thuash në shqip është ajo që Fan Noli ka thënë: ‘Moj nanë, mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë’.
Doja t’ju jepja shpresë. Tani shqiptarët po e humbasin shpresën, sepse nuk shohin zgjidhje.
Duhet të kthehet shpresa, sepse pa shpresë, nuk mund të luftoni më.!”
Gjok Martini ne Detroit nuk eshte me ne gjendje. Din Toptani, Tajar Shashka, Imam Vehbiu, Baba Rexhepi, Bajram Cunmulaj, Petrit Butka… kane vdekur. Tё tjerё janё plakur…Shpiri i revoltes ka rёnё ne fund tё kёmbёve!
Shqiptarët kanë shumë respekt në Amerikë. Të gjithë e dinë këtu se populli më pro-amerikan në Evropë janë shqiptarët dhe ne nuk duam ta humbasim këtë.
Na janë dashur shumë përpjekje për këtë imazh, por tani këta politikanë nuk po pranohen në mënyrën që ju mendoni.
Ata po paguajnë kompani të mëdha lobimi, Thaçi paguan qindra-mijëra në muaj, për të bërë një fotografi aty, një tjetër këtu. Edhe politikanët e tjerë e bëjnë të njëjtën. Pse? Për t’i mashtruar njerëzit? Ata nuk e kanë respektin!
Dioguardi vijon: “Mendoni se Clintoni është hero? Ne i thamë atij: Mos lejo që serbët t’i marrin të burgosurit shqiptarë në Beograd. A e bëri këtë?
Jo. Madje, ata i vranë dhe i vendosën në frigoriferë e i dërguan atje për të fshehur krimet në stacionet policore.
Kjo ishte barbare. Është gati njëjtë si Gjermania naziste. Dhe, tani shqiptarët duhet t’u besojnë serbëve?
Si mund t’u besojmë serbëve për dialog, kur ato nuk çojnë askund!”
Regjizori serb pohon se 1500 shqiptarё u dogjen nga serbt nё furrat e Trepçes!!!
A u mungon guximi shqiptarçve?
Jo. Ata janё tё plagusur dhe kur trimat plagosёn gjaku nё trup u ndizet dhe mёsynё pёrpara.
Kur kanё guxim tё ikin pa adresё nё rrugёt e botёs ata kanё guxim edhe pёr tё qendruar, por tani koha ka ndryshuar.
Nuk ёshtё serbi qё direkt u hyn nё shtёpi, por mё anё tё shqiptarit qe e rjep shqiptarin si qёngjin pёr pёr 1 Maj!
(Zef Pergega është shkrimtar dhe ish redaktor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare nfa Tirana)
No comments:
Post a Comment