
Akademik Mr.sc. Lule Alidema,psikologe klinike
Për një mirëfunksionim të shëndetit mendor dhe atij fizikë, njeriut patjetër i duhet të ketë një ritëm apo organizim të stilit të jetës! Sigurisht, ekziston një ritëm dhe një balancë për çdo nevojë, për çdo kënaqësi apo pakënaqësi!
Në momentin që krijohet disbalancim i ritmit jetësorë, mes atij normal dhe jo normal, atëherë përveç se i humbet deri diku kuptimi, mundë të pasojnë edhe çrregullime organike dhe psikologjike.
Problemet psikologjike mundë te jenë burim edhe i rrethanave të krijuara, karantinimi më tepër se një muaj, çrregullimi i orarit të ushqyerjes, apo edhe kequshqyerja, çrregullimi i orarit te gjumit, kufizimi brenda një hapësire dhe kohe të caktuar etj.
Karantinimi në këtë kohëzgjatje si dhe hamendësimi, dërgon njeriun në një konfuzitet të shtuar se çfarë do bëhet, si do të bëhet mbas kësaj situate, tek njeriu shkakton një pasiguri emocionale, pesimizëm, demotivim, rënie dukshëm të humorit, nervozizëm, stres, mungesë iniciative, e shumë ndikime tjera…!
Çrregullimi i orareve të ushqyerjes, kequshqyerja, ndryshimi i ritmit të gjumit janë nxitës të problemeve të lartcekura, ngaqë dihet se kequshqyerja, apo ushqimi i tepruar nxitë obezitetin, ndryshon mirëfunksionimin e organeve tjera, njëjtë sikurse gjumi që ka rëndësinë e vet dhe që është i nevojshëm për sistemin endoktrin në rigjenerimin e organizmit tonë.
Andaj, duhet të jemi shumë vigjilent se çfarë bëjmë me veten tonë, të vëmë një rregull stabil për çdo rrethanë që na del para!
Të mirë funksionojmë në të mirë të shëndetit fizikë dhe psikikë! Mos t’a përdorim arsye karantinimin që neve të na devijon organizmi ynë, sepse kjo situatë nuk është e përhershme, mendo se shprehitë dhe çrregullimet fitohen shpejt, ndërsa për t’u përmirësuar lypset dyfishi kohës, dhe atë vie pikëpyetja i’a dalim apo jo?
Mendo se ne prapë do t’i kthehemi jetës normale, së paku shfrytëzo këtë periudhë duke mos e shtrembëruar as realitetin, as veten.
Fundja nuk je vetëm ti apo unë, është e gjithë bota në këtë gjendje, ruaje shëndetin fizikë dhe psikikë, mos e vë fokusin tek mendimet që të ngufasin mendjen, sepse situata kalon ndërsa çrregullimet do mbesin kohë të gjatë…
“ Ruani veten, ruani shëndetin mendor, sepse për një trup të shëndoshë duhet një mendje e shëndoshë”!
No comments:
Post a Comment