Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/05

Menaxhimi me COVID-19 në Kosovë mendoj se është bërë menaxhim jashtëzakonisht i mirë veçanërisht nga ministri dr.Arben Vitia

Flori Bruqi - Wikipedia

Nga Flori Bruqi 


Edhe sot, si çdo ditë tjetër gjatë këtyre muajve të vështirë,ministri i shëndetësisë dr.Arben Vitia,  punëtorët shëndetësorë, infektologë, epidemiologë, mikrobiologë, mjek familjarë, stomatologë, farmacistë klinikë, infermierë e laborantë, sanitarët, vozitësit e gjithë stafi mbështetës së bashku me vullnetarët tanë të mrekullueshëm, vijuan betejen e pashembullt në mbrojtje të jetës dhe shëndetit.

Fotografia e Arben Vitia

Emrat e tyre nuk janë të njohur për publikun e gjerë, por janë të skalitur për çdonjërin që i lehtësohen vështirësitë shëndetësore. Në vështirësi të mëdha, pa orar por vigjilentë, pa gjumë por të kthjellët, larg vëmendjes deri në madhështi.
Ata po e mbrojnë  jetën, shëndetin dhe Kosovën !


Fotografia e Arben Vitia
Në foto : Dr.Arben Vitia, Bjondina Rexha, Kushtrim Xh Dakaj, Rozeta Hajdari dhe Sami Uka.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion linjën e ndihmës psikologjike, përmes së cilës të gjithë ata që kanë nevojë për të folur me psikologun mund ta bëjnë këtë në numrin: 038 200 80 890.



-1:29




 Kjo linjë që është rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Departamentit të Psikologjisëm, do të jetë në shërbim të qytetarëve të cilët kanë vështirësi në këtë periudhë të pandemisë Covid-19.


Washington Post : 
Dr.Arben Vitia ,menagjoi mirë pandeminë COVID 19 në Kosovë


Më 21 prill 2020  opinioni mori lajmin  e rëndë për humbjen e jetës së bashkëqytetares sonë. Ajo priste të bëhej nënë. Komplikimet nga Covid-19 ia prenë jetën dhe ëndrrën në mes.


Marrim pjesë në këtë dhimbje të dyfishtë të familjes e miqve!
Nuk ka fjalë ajo çfarë ndjejmë ne dhe gjithë stafi mjekësor që e asistoi gjatë tërë këtyre ditëve të vështira.

Fotografia e Arben Vitia

Të nderuar qytetarë, na duhet forcë e disiplinë për të shmangur dhembje të tjera.

Të mbrojmë veten dhe të dashurit tanë. Jeta ka vlerë sepse ajo e bën të mundur çdo shpresë e çdo projekt.

Kurrë nuk është mjaft kujdesi. Le të mos shpërqendrohemi nga mbrojtja në këtë betejë që hera - herës i kapërcen mundësitë tona të deritanishme.

Të zbatojmë rregullat, të mbrojmë e shpëtojmë jetë. Duhet të besojmë realisht që kjo fazë është e përkohshme dhe nuk duhet të rrezikojmë një jetë të tërë nga pakujdesitë në këto pak javë...

Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur respektin e thellë ndaj punës suaj të përditshme të dashur mjek,ju punëto shëndetësor të Kosovës , punë të cilën tani më shumë së kurrë e keni  para syve të tuaj  e gjithë shoqëria në vend dhe botë.

Ju jeni pa dyshim mburoja më e fortë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, sistemit tonë dhe e mbështetjes që ua jipni mjekëve dhe profesionistëve të tjerë.


Respekt dhe falenderime për sakrificat tuaja të përditshme që ju dhe familjet tuaja bëjnë, që ne të kemi mundësi ta bëjmë betejën e madhe për jetën dhe shëndetin e popullit!

Fotografia e European Union Kosovo

"Shoqëria e Kosovës, si shumica e atyre në Evropë dhe në mbarë botën, po përballet me një krizë të pashembullt shëndetësore që urgjentisht ka nevojë për një përgjigje të menjëhershme nga të gjitha autoritetet e Kosovës, e bashkërenditur me reagimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve të saj. Vetëm me një frymë bashkëpunimi dhe solidariteti mund t’i kapërcejmë së bashku efektet e pandemisë COVID-19.

Fotografia e Arben Vitia

E theksoj në veçanti rëndësinë e shtrirjes tek komunitetet më të ndjeshme dhe të izoluara të cilët janë veçanërisht të pafavorizuara sa i përket qasjes në shërbime thelbësore dhe furnizime me gjëra të nevojshme.”(Ambasadorja  Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, për mbështetjen e vazhduar që BE po jep në këtë kohë mjekëve dhe  të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim)

Fotografia e Arben Vitia

Fotografia e Arben Vitia






Fotografia e Arben Vitia


Ambasadori Kosnett i urojë  profesionistët shëndetësorë të Kosovës për guximin dhe efikasitetin, nënvizoi rëndësinë e asaj që publiku të ndjekë udhëzimet nga Ministria për mbrojtjen e familjeve dhe bashkësive, dhe foli për rëndësinë e bashkëpunimit ndëkombëtar në tejkalimin e sfidës së COVID-19

Fotografia e Arben Vitia


Vdekja e Agonit, në lulen e rinisë, është ngjarje e trishtë, e cila i ka prekur zemra e cdo qytetari të vendit dhe e ka pllakosur Kosovën në zi. Ajo ndodh në një kohë të rëndë për të gjithë ne, në rrethana të pasqaruara plotësisht. Unë shpresoj se organet e drejtësisë do të punojnë në zbardhjen e shpejtë të rrethanave të kësaj vdekjeje tragjike.




A e shkeli protokollin diplomatik zonja 
Alison Kosnett ?




Bashkëshortja e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Philip Kosnett, Alison Kosnett ka shkelur protokollin diplomatik duke dhënë publikisht opinionin e saj për zhvillimet politike dhe duke mbështetur kryeministrin në dorëheqje Albin Kurtin.

Alison Kosnett në një postim në Facebook ka shkruar se çkapja e shtetit është e mundur, duke sqaruar se po flet në mbështetje të Kurtit.

“Ai ka të drejtë. Çkapja e shtetit është e mundur”, ka shkruar në postimin e saj.

Duke mos respektuar protokollin diplomatik, bashkëshortja e ambasadorit Kosnett ka thënë që këtë ia thotë çdo ditë bashkëshortit të saj, dhe se ka arritur të depërtojë në mendimin e tij dhe ta bindë.

“E kam fjalën për kryeministrin në detyrë”, shkruan ajo në një koment, derisa shpërndan një nga intervistat e Albin Kurtit.

E pyetur nga një komentues se a po ia përcjell këto mesazhe bashkëshortit të saj, Kosnett është përgjigjur se e bën këtë cdo ditë

“Më beso, po depërtoj në bindjen e tij”, ka vazhduar ajo.



Opozita kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Dr.Arben Vitia, dhe ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm, stomatologut Dr.Xhelal Sveçla.

Në këtë mënyrë, sipas saj, hetimet për vdekjen e Agon Musliut do të mund të bëheshin pa ndikime nga politika.

Ish- ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se vetëm 9 persona janë dërguar në karantinë nga 138 sa janë kthyer në fundjavë, dhe të tjerët kanë shkuar në shtëpitë e tyre.

Uran Ismaili ia dorëzoi detyrën ministrit Arben Vitia ...


Sipas Ismailit, Ambasada në Berlin kishte dhënë rekomandim për lirimin e Musliut, që nuk ishte marrë parasysh.

Deputeti i PDK-së ka thënë se vdekja e Musliut nuk duhet të heshtet dhe se duhet hetim për të gjitha procedurat, e dorëheqje e menjëhershme e dr.Arben Vitisë dhe Dr.Xhelal Sveçlës.

Ndërkaq, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka lënë fajtor Qeverinë në detyrë për vdekjen e të riut. Në një postim në Facebook,Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje Qeverisë së  Albin Kurtit që të kthehet në respektim të ligjeve dhe Kushtetutës së shtetit,







       

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë se 52 ditët e qeverisjes së Albin Kurtit janë periudhë e shkurtët për ta vlerësuar punën e bërë.



“Mënyra se si është ndërtuar kjo qeveri dhe programi qeverisës lë shumë për të dëshiruar. E kam lexuar atë program dhe ka përsëritje të mendësisë së njëjtë qeverisëse të partive të tjera. Ka një braktisje të LVV të Qeverisë së drejtuar nga LVV”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Por Ymeri ka pasë fjalë të tjera për Arben Vitinë, ministër që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, subjekt të cilin ai vet e ka drejtuar dikur.

“Sa i përket menaxhimit me COVID-19 mendoj se është bërë menaxhim jashtëzakonisht i mirë veçanërisht nga ministri Vitia. Është periudhë që jo vetëm Qeveria e Republikës së Kosovë se drejtuar nga Kurti por shumica e qeverive të vendeve tjera e kanë gjetur veten në shumë paqartësi”.

“I dimë kapacitetet e Kosovës që janë të mangëta, kurse për menaxhimin e situatës ka qenë e mirë, por menaxhimi politik ka qenë problematik”.



Ekspertët: Ja se kur do të ketë valë të dytë të koronavirusit dhe si do të duket ajo

Edhe para se faza e parë e pandemisë të shpërndahet në të gjithë botën, shkencëtarët janë të shqetësuar për valën e dytë të sëmundjes në Kosovë.

Mund të jetë edhe më e keqe se e para, duke vrarë qindra njerëz dhe madje edhe mund të prekë personat që kanë një imunitet shumë të përforcuar.

Derisa të ketë një vaksinë, “për fat të keq nuk është e mundshme të kemi një vaksinë deri në valën e dytë apo edhe të tretën”, tha Peter Marks, drejtori i cili i mbikëqyr vaksinat.

A mund të keni koronavirusin më shumë se njëherë?

Pyetja e parë në mendjen e çdo mjeku është nëse dikush që ka pasur Covid-19 është imun dhe nëse po për sa kohë. Njerëzit që kanë pasur koronavirusin mund të jenë imun ndaj tij për një vit por pas një viti imuniteti zbehet.

A do të largohet koronavirusi gjatë verës?

Një faktor tjetër është se nëse virusi mbijeton më gjatë në mot më të freskët dhe më të thatë. Kjo është arsyeja pse gripi është më i zakonshëm në dimër, virusi i tij mbijeton më gjatë dhe njerëzit kanë më shumë të ngjarë të jenë brenda shtëpive në kontakt të ngushtë.

“Ne nuk kemi asnjë ide në të vërtetë nëse kjo do të largohet gjatë dimrit”, tha Michael Mina, profesor i epidemiologjië në Qendrën e Sëmundjeve në Harvard.

Ajo që ne bëjmë ka rëndësi

Infektologët , mikrobiologët , epidemiologët e  Kosovës  thonë se si sillemi do të luajë një pjesë të madhe në madhësinë dhe ashpërsinë e valëve pasuese. Njerëzit mund të ndihmojnë duke mbetur vigjilentë për larjen e duarve, duke vazhduar në distancë shoqërore dhe të veshin maska në publik.

PRISHTINË,5.5.2020.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...