21 vjet pas fundit të luftës së përgjakshme në Kosovë konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve ende jeton në kokat e shumë njerëzve.
Ndodh kështu edhe sepse ka të tillë, që kjo u shkon përshtati në Kosovë dhe Serbi.
Termi „Shtete të papërfunduara" padrejtësisht lidhet vetëm me Kosovën.
Kosova me të vërtetë nuk e ka kontrollin mbi të gjithë territorin, e sajë por nëse shikojmë edhe Serbinë, në mënyrën si ajo përkufizohet, atëherë as ajo nuk e ka kontrollin e plotë mbi të gjithë territorin e saj.
Të rinj nga Serbia dhe Kosova, të lindur në vitin 1999, flasin për pajtimin dhe përvojat e tyre në lidhje me luftën në Kosovë.
Nuk ka zgjidhje brenda natës
Projekti për shkëmbim teritorësh (Kosovë-Serbi)i hedhur disa vite më parë pas bisedimeve Mogerini - Thaçi- Vuçiç për marrveshjën e shkëmbimit të teritorëve mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dështojë.
Ajo përfundimisht dështojë në samitin e Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Berlin në fund të prillit. Zgjidhja për të ardhmen e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk duket në horizont.
Nuk ka çelës të artë, që do të bënte mrekulli brenda natës.
Një gjë e tillë nuk ekziston, Fjala është për hapa të vegjël, që në fund mund të çojnë te synimi. Është joreale të presësh ndryshime brenda natës.
Marrëveshja e Brukselit me plot të meta
Një optimizëm të lehtë rreth formës së re të bisedimeve Kosovë-Serbi më përfshirjen aktive të Gjermanisë , Francës, SHBA-ve etj do të mbështetet shumë më tepër në parimet dhe vlerat e Bashkimit Evropian, që do t‘i detyrojnë të dyja palët dialoguese për një farë mënyrë më të civilizuar të bisedimve për të ardhmen e Kosovës, që ka nxjerrë marrëveshja e Brukselit, e që është " kryer" mbi parime të gabuara që nga fillimi.
Marrëveshja e Brukselit është plot me gabime, të pa rikoporuara dhe të pa anashkaluara dhe mu për këtë arsye kemi këtë situatë më mospajtueshmërinë e kushtetutës së Kosovës me marrëveshjen e Brukselit.
Paaftësia e elitave
Pesimizmi është i pranishëm nga të ashtuquajturat elita politike në Ballkan.
Kemi dembelizëm intelektual, i politikanëve të Serbisë dhe Kosovës, kur është fjala për gjetjen e zgjidhjeve për pajtim dhe për atmosferën konstante të luftës, e cila nuk është zhdukur as pas 21 vjetësh.
Elitat politike të Ballkanit kontribuojnë në shkatërrimin e hapësirës politike dhe sociale, sepse bëhet fjalë për njerëz, që nuk kanë guxim për të bërë asnjë hap përpara.
Ekipet politike të BE-së ,Kosovës dhe Serbisë i kanë bllokuar këto procese, sepse janë pak a shumë të pasuksesshme në të gjitha reformat dhe demokratizimin, për të cilin në fakt nuk mund të thuhet as se ka filluar, se ende merremi me tema siç është konsolidimi i shtetit.
Qytetarët janë më të pjekur se elitat, por janë të mbyllura kanalet, që do të mund të nxirrnin një lloj alternative politike.
I vetmi, që mund të ndihmojë këtu nga jashtë, është Bashkimi Evropian ,SHBA-të , që në bashkëpunim të ngushtë dhe pa hile të bisedojë rreth shtetësisë së Kosovës , që një gjë të tillë e ka aprovuar edhe GJND.
No comments:
Post a Comment