Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/06

Shkencëtarët belgë shpjegojnë pse në Ballkan dhe Skandinavi kishte më pak viktima nga Covid-19

Studiuesit në Universitetin e Gentit në Belgjikë besojnë se ndryshimet gjenetike midis banorëve mund të shpjegojnë pse diferencën e vdekjeve  nga vendi në vend nga COVID-19.

 Shkencëtarët belgë shpjegojnë pse në Ballkan dhe Skandinavi kishte më pak viktima nga Covid-19

Sipas mendimit të tyre, kjo mund të shpjegojë pse vendet skandinave ose ato të Europës Lindore janë më pak të prekura se vendet e tjera, raporton gazeta belge La Libre.


Gazeta tregon se në vendet skandinave numri i vdekjeve nga koronavirusi është shumë më i ulët se mesatarja, e po ashtu dhe në vendet e Ballkanit numri i vdekjeve është relativisht i ulët.


Virusi koronar, nga ana tjetër, ka goditur me forcë Italinë veriore, Spanjën dhe Nju Jorkun.

Ekspertët kanë arritur në përfundimin se ashpërsia e pandemisë ndikohet nga karakteristika të caktuara gjenetike.

Variante të shumëfishta të të njëjtit gjen

Ata gjetën një lidhje midis gjenit ACE1 dhe zhvillimit të virusit koronar dhe arritën në përfundimin se sa më shumë njerëz në një vend kanë polimorfizmin D të atij gjeni, aq më pak vdekje ka nga sëmundja COVID-19 në atë vend.

Polimorfizmi është shfaqja e varianteve të shumta të të njëjtit gjen brenda një popullate të vetme.

Joris Delanghe

Prof. Joris Delanghe (MD, PhD)

Clinical biologist (UZ Gent)
Full professor Clinical Chemistry (Faculty of Medicine and Health Sciences, UGent

“Sa më tej shkojmë në Evropë, në lindje, aq më e zakonshme është polimorfizmi DE ACE1”, shpjegoi Prof.dr. Joris Delanghe, që gjithashtu tregoi se ashpërsia e epidemisë po shihet duke zbritur nga Evropa Perëndimore në atë Qendrore dhe Lindore.

Shkencëtarët vlerësojnë se deri në 41 përqind të ndryshimeve në ashpërsinë e një pandemie në vendet e veçanta mund të shpjegohen nga incidenca e polimorfizmit.





Prof. Dr. Joris DelangheDept of clinical chemistry
Ghent University
De Pintelaan 185 (2P8)
B 9000 Gent
Belgium
Phone: +32 93322956
Fax: +32 93324985
Website: www.rbslm.be

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...