Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/03

ME DURIM, ARRIHET QËLLIMI!(10)

Fotografia e Lule Alidema Zejnullahu


AKADEMIK MR.SC. LULE ALIDEMA PSIKOLOGE KLINIKE 

“Nuk është vështirë të durosh, vështirë është të gjesh arësyen dhe mënyrën si të durosh dhe pse të durosh”

Kufizim mes njerëzve, kufizim gjatës natës, kufizim brenda qyteteve, tashmë kufizim me orarë vetem 90 minuta lëvizje brenda ditës, tek të gjithë krijon njëfarë ngarkese psikologjike gogja të madhe.

Paksa e stërzgjatur dhe e mundimshme për gjithë kuptohet, sepse shifet tek secili një lodhje duke qenë pasiv, duke menduar se çfarë do bëhet, si do kalohet, sa do zgjasë, frikë nga infektimi, frikë për familjarët etj.

“Shpresa e mbanë njeriun”, po patjetër se shpresa nuk do humbet asnjëherë, sidomos në këto raste ku dihet se mundësitë për t’a tejkalu janë shumë të mëdha vetëm duke pasur kujdes!

Po gjithësesi, do të tejkalohet gjithmonë duke përdorë mendime pozitive, dhe duke pasur durimin gjithësesi, sepse tashmë kjo masë e marrë besoj do të ndihmoj në përmirësim të gjendjes, dhe mundësitë e parandalimt janë më të mëdha.

Citova se nuk është veshtirë të durosh, në fakt nuk është as e lehtë, por mbase tashmë arësyen e kemi të njohur, mundemi, dijmë, mbrohemi dhe e tejkalojmë.

Në një formë, kjo gjendje na hodhi para një sfide, sidomos në aspekt psiçikë…

Njeriu është qënie sfiduese, sfidat i fillojnë që nga momenti që vie në këtë botë, duke filluar nga ndeshja për herë të parë me një ambient krejtë ndryshe nga ambienti që kishte brenda barkut të nënës, thithja e gjirit të nënës, ngritja në kembë për herë të parë e tutje, çdo ndryshim që vie krahasas zhvillimit dhe të jetuarit.
Vet jeta është sfidë dhe përbëhet nga sfidat.

Për ti tejkaluar sfidat para cilave ndeshet njeriu, kërkohet të futet në përdorim intelegjenca!

Tashmë kjo situatë ku neve na sfidon para këtij durimi, sikur teston edhe intelegjencën tonë, se sa ne jemi intelegjentë t’a menagjojmë veten në situata edhe të këtilla!

Në psikologji thuhet se; intelegjentë është ai person që ka aftësinë të bëj zgjidhje të duhur në situata të reja dhe të pa provuara më parë, që për njeriun paraqet njifarë problemi konfliktualë mes psiçikës dhe zgjedhjes!

Pse është problem?

Sepse, për neve kjo situatë është e re, e pa provuar më parë, është situatë problemore, ngase duhet gjetur arësyen, formën dhe mënyrë sa më të mirë për të tejkaluar pa u dëmtuar as në aspekt psiçikë e as fizikë!

Çdo situatë e re që kërkon të futet të menduarit në përdorim, në psikologji thuhet se është problem në vete!

Nëse arrijmë të veprojmë duke përdorë intelegjencën, do të arrijmë të gjejmë durimin dhe do të tejkalojmë këtë situatë të krijuar pa pasoja.

Si të gjejmë durimin?

Gjithësesi të qetësohemi, të pranojmë si sfidë para nesh, dhe si periudhë kaluese, fundja po që se humbëm paksa në punë kursyem shëndetin tonë, të merremi me ndonjë aktivitet brenda shtepisë, mos ti egzagjerojmë debatet rreth situatës, që shpesh ka edhe dezinformata, mos ta shofim si katastrofë që nuk kalohet, andaj shijo me familje çdo moment, supozo sikur i bëre vetes një pushim, mos u bë pasiv, dëgjo muzikë, lexo, etj.

Fundja je në shtëpinë tënde, nuk ka diçka që të ndalon, dhe bënë të pamundur qetësinë tuaj shpirtërore…

THUAJ VETES ; JAM NJERI ME INTELEKT TË ZHVILLUAR, DIJTA, DIJË, DHE DO TË DIJË TEJKALOJ ÇDO SFIDË QË MË DEL PARA!

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...