
Ndërkohë, shtoi se, Komuna vazhdon të ketë 2000 pako të tjera rezervë me produkte esenciale në rast nevoje.
Me një minutë heshtje për të vdekurit nga COVID-19 nisi seanca e jashtëzakonshme e së premtes e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Seanca e thirrur nga ekzekutivi komunal për qëllim pati informimin mbi menaxhimin e situatës me koronavirus.
Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, tha se Prishtina e ka përballuar mjaft mirë situatën e krijuar dhe se shumë shpejt kryeqyteti mund t’i kthehet normalitetit.
Ndonëse, sipas tij, janë rritur rastet që kanë nevojë për asistencë sociale.
I pari i Prishtinës Mr.sc. Shpend Ahmeti , tha se e rëndësishme është që fokusi kryesor të kthehet nga ekonomia dhe rimëkëmbja.
Në këtë mbledhje të Kuvendit Komunal, Ahmeti bëri të ditur se të gjitha pakot në kuadër të asaj për emergjencë “Prishtina 1” janë shpërndarë.
Ndërkohë, shtoi se, Komuna vazhdon të ketë 2000 pako të tjera rezervë me produkte esenciale në rast nevoje.
Studimet universitare i ka filluar me 1996 në Universitetin Amerikan të Bullgarisë (AUBG) për ekonomi dhe administrim biznesi, duke u specializuar në ekonomi të aplikuar dhe administrim biznesi. Ka përfunduar studimet master në politika publike me 2004 në Universitetin e Harvardit, duke u specializuar në zhvillimin politik dhe ekonomik.
Gjatë kohës së studimeve në AUBG, Ahmeti ishte senator dhe më pas kryetar i qeverisë studentore atje, si dhe udhëheqës i komuniteteve të ndryshme (nga më shumë se dhjetë vende) përgjatë një periudhe të reformave në universitet.
Prej vitit 2005 Shpendi është ligjërues i politikave publike dhe politikave ekonomike ndërkombëtare në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK).
Shpend Ahmeti u zgjodh kryetar i Komunës së Prishtinës me balotazhin e 1 dhjetorit të vitit 2013 ku ai mori rreth 2500 vota më shumë se paraardhësi i tij Isa Mustafa ndërsa fitoi mandatin e dytë më 2017 poashtu në balotazh.
Gjatë periudhës 2011-2018 ishte nënkryetar i Lëvizja Vetëvendosje, i zgjedhur nga Këshilli i Përgjithshëm. Ai u tërhoq nga nga Vetëvendosje më 7 mars 2018.
Përveç shqipes, Ahmeti flet edhe gjuhën angleze, serbo-kroate, maqedone, bullgare dhe ka njohuri të gjuhës gjermane.
Me janar të 2015-ës, Ahmeti është zgjedhur kryetari më i mirë bashkiak në botë për atë muaj sipas Citymayors. Në rubrikën e kësaj organizate "Kryetari i Muajit" për këtë muaj e ka zgjedhur Ahmetin. “Zgjidhja e Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës ishte një ndryshim i madh. Ahmeti e ka rrëzuar nga pushteti një prej liderëve më të mëdhenj të Kosovës,zt.Isa Mustafa.
Ahmeti është fitues i disa çmimeve e shpërblimeve si World Bank Spot Award dhe i atij në European Debating Championships.)
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment