Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/03

Pyetje e shpeshtë- Edhe sa kjo gjendje do të zgjasë?(17)


Pyetje e shpeshtë- Edhe sa kjo gjendje do të zgjasë?

 Lule Alidema


Sa e vështirë aq e komplikuar, dhe e pakuptueshme kjo situatë që po kalojmë tashmë mbi dy javë plot stres, demotivim, dhe panikë nga kjo pandemi…


Vetëdetyrimi që të qëndrojmë të mbyllur, është vështirë e pranueshme për neve…

Vërtetë të ndihesh pasiv, dhe në pritje për njeriun është e bezdishme dhe e rëndë!

Gjatë gjithë kohës jemi konfuz për atë se çfarë po ndodhë, dhe sa do zgjasë kjo gjendje?

Vërtetë është lodhje psiçike kur je në pritje të diçkaje, inagjinoni kur presim ndonjë dhuratë apo fjalë të premtuar, njeriun e kaplon një stres padurimi, e lëre më stresi i pritjes së kësaj gjendje që ndodhemi tani, kur nuk dijmë çfarë po ndodhë, apo sa do të zgjasë kjo gjendje e pashpjegueshme deri me tani nga askush!

Neve si njerëz që jemi, falë mekanizmave mbrojtës, dijmë të mbrojmë egon tonë, kemi durimin deri në fund, kemi, shpresën e vazhdueshme, dijmë të përdorim mendimin pozitiv, dhe do të ia dalim mbanë!

Nëse nuk do të mundohemi t’a përballojmë, patjetër se do të pësojmë momente acaruse, do t’i bëjmë dëme vetes dhe familjes, do të atakohemi me çrregullime të ndryshme psikologjike, që zakonishtë mund të vijnë si pasojë e një situate që dëmton egon tonë, dhe që zgjatet për një kohë më të gjatë!

Sikurse puna e stërzgjatur edhe pushimi, normal se kanë kuptim deri në njëfarë limiti kohor, por në momentin që teprohen vërtetë i humbet kuptimi, sikurse situatës së tanishme, gati se i humbi kuptimi, por të shpresojmë se shpejt do të kaloj dhe pa pasoja…shpresa mbanë njeriun!

Pyetja që përsëritet vazhdimisht mes nesh është: Edhe sa do të zgjasë?

Këtu pikërisht qëndron problemi se nuk dijmë kohëzgjatjen!

Eshte situatë vërtetë e jashtëzakonshme dhe e papritur për neve, ajo qka ne dijmë është se; nëse ne tregojmë kujdes dhe ju përmbahemi këshillave të profesionistëve shëndetësorë atëherë nuk do të lejojmë rritjen e numrit të rasteve, sepse çdo epidemi nëse ka numër më të vogël të infektuarve është më e kontrollueshme, në të kundërtën nëse rritet numri, patjetër se situata do të del jashtë kontrollit dhe se do të përfshihemi të gjithë, dhe do të jetë e pamundur të mbrohemi…

Po pra aq sa kujdesemi ne, aq më shpejtë do të kaloj, dhe do t’i kthehemi normalitetit jetës!

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...