Lule Alidema Zejnullahu
Gjatë kësaj periudhe që kaluam dhe po kalojmë, ndryshe nga që jemi mësuar të jetojmë, secili në rolin e vet, në profesionet e veta të ndara, burri jashtë shtëpisë e gruaja edhe jashtë edhe brenda (dy orare pune), disi u përzien rolet, në fakt provuam, mësuam, ndryshuam, qeshëm, u brengosëm, u stresuam, etj.
Në mesin e çdo ndodhie, apo situate njeriu nxjerrë diçka, mëson diçka, sepse gjenë mundësinë paksa të mbrojë veten nga dëshprimi!
Disi kjo situatë sikur ishte me tepër në favore të gjinisë mashkullore, sepse kishin mundësinë të mësonin shumë punë të reja, kishin një eksperiencë komplet ndryshe!
Gjinisë femërore, si duket ju lëvërdisi kjo situatë, i patën si kurrë më parë të dashurit e tyre pranë vetes, ju lehtësuan shumë punë, bile edhe po atë të drejtë që patën femrat me fshi e gatu, ju rrëmbye nga burrat, mbetën vetëm duke shiku çfarë po ndodhë rreth tyre, çfarë është ky ndryshim drastik.
Përndryshe për femrat nuk pati ndonjë ndryshim të theksuar që vlenë të thuhet!
Femrat patën rastin të përjetojnë knaqësinë duke parë të dashurit e tyre duke përparuar, në përvoja të reja rreth punëve të shtëpisë, po edhe të vlerësohen për atë që deri më tani kanë bërë, sepse në syrin e burrave punët e grave nuk kishin aq vlerë, punë shtëpie më!
Po pra, shumë kush provoi punë që ndoshta kurrë nuk e kishin imagjinuar që do të bënin më parë, qe besa ajo puna që u duk e lehtë dikur, qenka gogja e konklavitun, e bezdisshme dhe jo aq e lehtë, po u dashka me i nda petët për pite me i numëru, shif edhe këtu po u dashka matematika, mandej puna e kriposjes, sheqerosjes, biberosjes etj, paskan disa masa, jo jo nuk qenka aq e thjeshtë sa është dukur më parë!
Perveç batutave të ndryshme që na bënë të qeshim, pamë edhe postime nga gatimet e ndryshme të miqëve!
Besoj shumë se këto postime publike që bënë miqët tanë, tregojnë trimëri, guxim, dhe modesti, si dhe përcjellin një porosi mjaftë me rëndësi për shoqërinë tonë, si shoqëri deri diku paragjykuese që jemi, sepse njeriu modest, dhe që ecë me kohën, nuk ka komplekse nga asnjë punë që bënë me nderë dhe respekt!
Njeri burrë me nam kishte bërë trileqe me shumë dashuri, bile i bëri gogja reklamë...
Pas pak, postimi tjetër një “milioner” del në stilin dhe forcën e tij duke larë tepihët, si duket e kishte kuptuar se nganjëherë nuk mundesh me pagesë ti bësh gjitha, jo gjithëçka bënë paraja, e shef si vie një moment paranë ke, por nuk ke ku i pastron.
Vie tjetri postim një person që shquhet njëfar “faktori” në rrethin e vet, i kishte përvjelur mëngët, me përparësën e gruas që i binte gogja e vogël, besoj shumë se se sikur të dinte që do të vinte dita të hynte në “magje” do ti kishte blerë tri copë përparëse në numrin e vet, dhe do të ndjehej shumë më komod.
Sa shumë krenarë dukej duke bërë pica për familjen, o zot sa i lumtur dukej, thuaj bëri namin.
Thërras shokun në tel se isha e shqetësuar si janë, merr zonja tij telefonin dhe thotë: a bënë më vonë se burri është duke fshirë me fshisë rryme, aq po i pëqen sa që ska kush që e ndalon, sigurisht se puna e re i jep knaqësi!
Kishte nga ata që patën zënka me gratë dhe anasjelltas, i tha gruaja duhesh ti lash enët, e ky “Titullari” asesi nuk pranoi duke mbajtur qëndrimin burrërorë, e duke mos e ditur se kishte edhe më “burrërore” se ai, dhe për pasojë përfunduan tek psikologu.
Krejt papritmas më vie një sms nga një person gogja publik, mike të lutem jam në market a bën të më tregosh qka duhet blerë që të gatuaj picën sikur ti që i gatuan?
Se si u bë ajo picë, a u gatua a jo asgjë nuk u kuptua, hetimet vazhdojnë nëse nuk përfundoi e djegur.
Problem tjetër ishin edhe telefonat, e sa shumë u dashtë sakrificë për një sms, po lëre o burrë i botës mos rreziko veten, ehh meraku mashkullor ballafaqohet edhe me rreziqet...
A nuk është trimëri kjo a?
Ehh për fat të keq u anuluan edhe fluturimet, kishte nga ata që i mbeti gruaja në shtet tjetër, por nevojat e njeriut nuk anulohen, pavarësisht është apo nuk është gruaja, imagjino ai burrë që shquhet për trimëri detyrohet të bëj ushqimin, të pastroj enët, shtëpinë etj. Po pati nga ata që dolën rrezikuan për t’u çmallur sado pak me zyrat e tyre, sa për ti kryer telefonatat e takimet që nuk mund ti bënin në prezencën e gruas...
Situata ishte që secili të pajiset me maska e që për disa “bossa” ishte pak si e vështirë ta qoroditin lukun e tyre, po mbase detyrohej, fatmirërisht tregu online ju ofroi maska paksa më të modifikuara që ngjasonin sikur “firmato” me stilin e veshjes së tyre, me një formë dhe ngjyrë më të moderuar.
Po kishte nga ata që nuk ju përshtatën rregullave të karantinës, por ja që i rastisi t’i sëmuret gruaja, dhe të detyrohet të mësohet të bëjë kafen duke kënduar, të bëjë drekën, kuptohet me procedura të shkurtuara mashkullore...
Aq shumë informacione rreth virusit sa që na u mbush koka me këta emra koronë, virus, pandemi, covid-19, karantinë, u benë trend i kohës, u mësua edhe veshi ti pranonte, sa që tashmë disa edhe filluan të thirren familjarët me këta emra!
Ajo që ishte më e besdishme për ne para karantinës ishin musafirët, tashmë filluan ti kërkonin.
Si për qudi filluan miqët e panjohur të thërrasin njëri tjetrin bile edhe ti luteshin për vizitë!
E disa biznesmena që e kishin të veshtirë të qëndronin në shtëpi, sa mirë u mësuan lëre të qëndrojnë në shtëpi, po edhe të pregadisin kafe, pilafin, pite, flia, pica trileqe, etj, etj,
Vërtetë ishte, dhe është situatë tepër e rënduar psikologjikisht, po njeriu edhe në këto situata gjenë vend për të qeshur, për tu relaksuar, sepse vetëm me mendime pozitive dhe së bashku ia dalim çdo sfide!

No comments:
Post a Comment