Nga Fritz RADOVANI:
“VETVRASJA E NJË KOMBI” dhe, “RECETA pa KOMB” të dy Shqiptarve:
I pari asht i Kol Bib MIRAKAJ dhe, i dyti i Prof. Saimir LOLJA…
I pari asht i Kol Bib MIRAKAJ dhe, i dyti i Prof. Saimir LOLJA…
Pra, të dy i dedikohen Kombit... Atij Kombi që endè nuk a
as “Histori”...
Kështu thonë “ata” që me të vertetë nuk kanë as histori,
as Atdhe e as një pikë Gjak Shqiptari. E pra “ata”, janë “dr., profesora dhe
akademikë”...
Kanë shkrue per “tituj e lavdi”... Emnat e “tyne” janë
shumica në Fjalorin Enciklopedik të Akademisë Shkencave të Tiranës së vitit
1985...
Pasuesit e “tyne” sot shkruejnë se duhet “korrigjuar
historia”, po cila asht ajo “histori”, ate e dijnë vetem “ata” që, e kanë
shkarravitë per 75 vjetë rresht, tue e zevendsue me shpifje e fallsifikime të
pakenuna kurr!
Mbasi të lexoni edhe njëherë librin “Vetvrasja e një
Kombi” të Autorit “panjohun” Kol Bib MIRAKAJ dhe, librin “Receta pa KOMB” me
Autorin kohës sonë Prof. Saimir LOLJA, atëherë jam plotsisht i bindun se keni
me kenë me mendimin tim:
“Deri kur do të vazhdojnë injoranca tek ne?!”
I Madhi At Gjergj Fishta tha dikund...: “Tradhtarët na
lan pa Atdhe!”...
– Jo At Gjergj! Jo, pa Atdhe! E, Ti atëherë pate
vazhdue...
O Perëndi...
Edhe unë po vazhdoj:
Pa Atdhe po se po! E tradhtarët
vrapojnë per me e shitë edhe at copë që ka mbetë...
Ata tjerët andej Drinit po
donë me luejtë vendit piramidat...
Këta këndej deri dje “pa Fe”, sot edhe pa
“gjuhë”, edhe pa vende pune, me universitete plot “injoranta”, shumica bash
bijt’ e vrastarve të djeshem, po që “rrezikuen jeten e vet me shpetue Ebrejtë”.
Ku ka mërrijtë me u ngritë rrena e shpifja...
Deri tek
Ahmet Zogu, që i ka shkrue me doren e vet Hitlerit:
“Ebrejt nuk mund ti marr në
Shqipni, se na jemi vend Musliman, e unë shpejtë do t’ humbi edhe vendin
tim...”
Këta rreshta i keni në korespondencen e Zogut,1933; botue
në ShBA.
“Një Popull pa histori, asht pa Atdhe!” Studjoni dy
librat naltë!
Po vazhdoi me sundue tradhtia Atdheut, pabesia, injoranca
dhe hajnia, Shqipnia shpejt nuk ka me
kenë ma as në harten e Ballkani!
Melbourne,
Maji 2020.
No comments:
Post a Comment