Tashmë i është shuar edhe emri. Por ende jetojnë kujtimet për RTP-në, një televizion që i ka dhënë infrmacion, kulturë, spektakle popullit të Kosovës për disa decenie...
Shumica e punonjësve të RTP-së herë pas here postojnë fotografi nga album i tyre personal duke e mbajtur gjallë edhe emrin e RTP-së.
Sot ishim me tre shokë në Byfenë e Radio Kosovës.Të gjitha karrikat ishin të kthyera mbrapsht...Nuk punonte asë fyfeja ngase Inspektorati sanitar i Prishtinë kishte ndaluar punë. Pimë nga një makiato në dorë në fund të shkallëve ... Mbi një tavolinper shifen vetem dy gota te vogla plastike,...gazetarë gumzhinin koridorëve në pultin e Radio Kosovës ...Ata edhe gjatë Covidit kishim vullnet per punë…
*****
Radio Televizioni i Prishtinës, shkurtuar si RTP ose TVP, ishte radio televizioni i parë shqiptar i Kosovës.
Ndërprerja e programeve nga ky televizion u realizua me masa të dhunshme të ndërmarra nga qeveria serbe në vitin 1990.
Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas luftës së dytë botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë.
Pas luftës në Kosovë materiali dhe ndërtesat e Radio Televizionit të Prishtinës janë nën administrimin e Radio Televizionit të Kosovës.

Deri atëherë, i vetmi medium informativ ishte Radio Prishtina (në funksion prej vitit 1945).

Do kalonin 29 vite deri kur Televizioni i Prishtinës filloi transmetimin në vitin 1974.

Ndërsa u mbyll ne vitin 1990 për shkak te qeverise serbe.
Pas mbarimit të luftës së Kosovës në vitin 1999, u hap rruga për themelimin e televizioneve kosovare në mënyrë të lirë.

Njëri prej tyre ishte Radio Televizioni i Kosovës i cili mori vend në të njëjtën ndërtesë si ish-RTP, në rrugën "Xhemajl Prishtina" në Prishtinë.

Në fillim të vitit 1974 TVP nuk ka pasur teknologji elektronike, por i gjithë materiali për program xhirohej me teknikë filmike e mandej dërgohej në TV Beograd ku filmi zhvillohej e më vonë montohej për transmetim.

Fatmir Nushi, Masar Murtezai, Vera Gjevori, Faik Hima, Antigona Nimani… janë disa nga ekipi i Radio Televizionit të Prishtinës, në fillimet e tij,
Transmetimi deri më 29 nëntor 1975 bëhej nga TV Beogradi.

Në verën e vitit 1974 nga Anglia pati ardhur autoreportazhi (OB Van) i parë me 4 kamera bardhë-e-zi.

Më 5 Korrik 1990, forcat policore serbe pushtuan Radio Televizionin e Prishtinës, ndaluan transmetimin e programeve dhe me forcë dëbuan 1300 punonjës të saj. Foto nga një prej demonstratave në Prishtinë gjatë vitit 1990.
Deri atëherë, i vetmi medium informativ ishte Radio Prishtina (në funksion prej vitit 1945).
Do kalonin 29 vite deri kur Televizioni i Prishtinës filloi transmetimin në vitin 1974.

Ndërsa u mbyll ne vitin 1990 për shkak te qeverise serbe.
Pas mbarimit të luftës së Kosovës në vitin 1999, u hap rruga për themelimin e televizioneve kosovare në mënyrë të lirë.
Njëri prej tyre ishte Radio Televizioni i Kosovës i cili mori vend në të njëjtën ndërtesë si ish-RTP, në rrugën "Xhemajl Prishtina" në Prishtinë.
Në fillim të vitit 1974 TVP nuk ka pasur teknologji elektronike, por i gjithë materiali për program xhirohej me teknikë filmike e mandej dërgohej në TV Beograd ku filmi zhvillohej e më vonë montohej për transmetim.
Fatmir Nushi, Masar Murtezai, Vera Gjevori, Faik Hima, Antigona Nimani… janë disa nga ekipi i Radio Televizionit të Prishtinës, në fillimet e tij,
Transmetimi deri më 29 nëntor 1975 bëhej nga TV Beogradi.
Në verën e vitit 1974 nga Anglia pati ardhur autoreportazhi (OB Van) i parë me 4 kamera bardhë-e-zi.
Koha e artë Radio-TV difuzive e Kosovës
Personeli udhëheqës i RTP -së
Administrata
Drejtor i përgjithshëm:
Ismail Bajra
Drejtor i TVP: Riza Alaj
Kryeredaktor i TVP:
Fahredin Gunga
Drejtor produkcioni:
Petrit Dushi
Drejtor Teknik:
Nahid Bejtullahi
Kryeredaktor i programit informativ:
Qenan Shaipi (1945-1975)
Produksioni
Regjisorë:
Ekrem Kryeziu, Shkëlzen Zhubi, Besim Sahatqiu, Nezir Sefaj
Xhiruesë filmi:
Rudolf Sopi (1932-1984), Misha Stojanoviq (1934-2001), Ruzhdi Fejzullahu, Murat Zeka, Shaban Gashi (1939-1990), Agron Sedllari, Shukri Kaçaniku.
Tonist :
Bejto Jusufi, Sahit Sahiti, Sherif Maxhuni (1935-2003),
Fahri Raca, Ukshin Grashtica, Fahri Pallaska.
Ndriçues:
Nexhdet Osmani, Ejup Mumini, Bedri Nimani.
Montazhi filmik: Fadil Selimi-Presheva, Naxhije Petlla, Elida Dauti, Juliana Çela.
Shoferë:
Januz Uka, Gani Poreshqi, Sabit Zejnullahu, Halit Veseli.
Realizatorë:
Bashkim Hisari.
Daktilografë:
Xhafer Dragusha e Kujtim Sokoli.
Korier i produkcionit:
Kadri Hakiqi
Shef i Autoparkut:
Osman Abazi
******
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) është transmetuesi publik i Kosovës.
RTK-ja operon pesë kanale televizive dhe dy radio stacione, duke transmetuar një përmbledhje të larmishme të lajmeve, argëtimit, muzikës etj., duke i mirëmbajtur katër kanale në rrjetin tokësor dhe satelitor.
RTK është televizioni i parë në Kosovë, duke zëvendësuar Radio Televizionin e Prishtinës (RTP), që u mbyll më korrik 1990 gjatë luftës së Kosovës. Me ardhjen e UNMIK-ut në Kosovë më 1999, Radio Televizioni i Kosovës u rithemelua në ndërtesat e ish-Radio Televizionit të Prishtinës, bashkë me shumicën e punëtorëve të tij.
RTK transmeton kanalet televizive:
RTK1 (kanali kryesor në gjuhën shqipe ),
RTK2 (që transmeton program në serbisht dhe gjuhë minoritare),
RTK3 (që shërben si transmetuesi 24-orësh i lajmeve) dhe
RTK4 (që transmeton art, muzikë, dokumentare dhe pjesë të arkivës së RTK-së);
si dhe kanalet radiofonike :
Radio Kosova 1 dhe
Radio Kosova 2 (kjo e fundit e njohur fillimisht si Radio Blue Sky).
Programet në gjuhën shqipe dominojnë, por nuk mungojnë as ato në gjuhët serbe, boshnjake, turke dhe rome.
Webfaqja e RTK-së, rtklive.com ofron lajme dhe video material si dhe transmetim të drejtpërdrejtë në internet nga të dy radiot.
Menaxhimi
Financimi i RTK-së më parë u bë nëpërmjet taksës shtuar faturave për pagesën e rrymës elektrike, mirëpo Gjykata Kushtetuese vendosi që nuk ishte e duhur dhe e shtyu buxhetin e RTK-së kah shteti në mënyrë direkte (duke marrë 0.7% të buxhetit shtetëror).
Vendimi çoi shqetësim mbi gjendjen e paanshmërisë së RTK-së.
Radio Televizioni i Kosovës po kritikohet nga populli për mungesën e pavarësisë editoriale (anuar kah partia qeverisëse) dhe gazetarisë hetimore.
***
Shkumbin Qehaja, nëpërmjet gjykatës, në emër të “një borxhi që RTK-ja i obligohet” është bërë pronar i parcelës 1781/2, e cila është pronë e Radio-Prishtinës. Radiotelevizioni i Kosovës nuk është trashëgimtar i pasurisë së Radio-Prishtinës...
Pasuria e Radio-Prishtinës menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit- AKP. Ky institucion nuk ka qenë fare në dijeni për vendimin e gjykatës që ia ka marrë rreth 80 arë, që i ka pasur nën mbikëqyrje.
Toka në vlerë milionëshe, që ishte pronë shoqërore, ka kaluar në emër të pronarit privat, bazuar në një aktgjykim të gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Lekë Prenaj.
Prona e RTP-së tashmë në kadastër figuron në emrin e një pronari privat.
Në maj të vitit 2016 Agjencia e Privatizimit në Kosovës e detyroi RTK-në të largohet vullnetarisht nga ndërtesa në të cilën ka bazën, do të përdorë policinë për ta nxjerrë jashtë sepse ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme pronën e Radio Televizionit të Prishtinës, tani jashtë funksionit.
“Asetet e Radio Televizionit të Prishtinës po përdoren aktualisht nga RTK dhe sipas të dhënave të disponueshme dhe Agjencisë së Privatizimit në Kosovë ndërtesat zotërohen nga RTP,” tha Agjencia.
Radio Televizioni i Prishtinës ishte stacioni televiziv i Kosovës përpara luftës dhe nuk transmeton më. RTK ka përdorur ndërtesën që nga viti 1999, kur u themelua.
Agjencia e Privatizimit gjithashtu urdhëroi RTK të paguajë qiranë nga periudha e përdorimit të ndërtesës.
Nëse kjo nuk ndodh, RTK duhet të lërë ndërtesën brenda pesë ditëve.
Atëbotë Drejtori i përgjithshëm i RTK, Mentor Shala këmbënguli megjithatë se televizionit publik iu dha ndërtesa nga misioni i OKB në Kosovë, UNMIK dhe kështu që nuk po përdoreshin ilegalisht.
Ai tha se udhëri nga Agjencia e Privatizimit ishte për t’i bërë presion dhe se qeveria po përpiqet të na thotë “ta mbyllim gojën dhe të mos kërkojmë për rritje buxheti sepse mund të na nxjerrë lehtësisht nga ndërtesa”.
Bordi i RTK tha gjithashtu se vendimi i Agjencisë së Privatizimit duhet të rimerret në konsideratë.
“RTK si një institucion publik, i ngjashëm me të gjithë institucionet e tjera, meriton një pronësi dhe një ndërtesë ku të mund të funksionojë sipas ligjit, duke marrë parasysh interesat më të mira të publikut”, tha bordi i RTK në një deklaratë.
Prishtinë,5.4.2020
No comments:
Post a Comment