Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/17

Shembja e teatrit, “shkatërrim i historisë dhe shenjë e instalimit të diktaturës” për qytetarët




Qytetarë dhe artistë të cilët protestuan të dielën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar e konsiderojnë këtë veprim të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës si fillimin e instalimit të një diktature. Ata e dënojnë aktin e shembjes si shkatërrim të trashëgimisë kulturore e historike.

Nga Emond Hoxhaj

Qindra qytetarë, artistë dhe aktivistë, vazhduan protestën e tyre kundër shembjes së teatrit Kombëtar të dielën, deri në orët e pasdites, duke e cilësuar këtë iniciativë të Bashkisë së Tiranës si të paligjshme dhe vjedhje të pronës publike.



Ata u përplasën në mënyrë të përsëritur me forcat e policisë duke bërë thirrje kundër diktaturës. “Poshtë diktatura! Turp!”, ishin thirrjet e protestuesve të cilët u kërkonin punonjësve të policisë të hiqnin kapelet dhe të bashkoheshin me ta.

“Jemi popull. Unë kam dalë vetëm në protestën e dhjetorit 1990 dhe tani për teatrin”, tha një prej protestuesve, pak minuta pas një tentative për të çarë kordonin e forcave të policisë.

Shkatërrimi i historisë

Paolo Topalli, inxhinier ndërtimi, shprehet se qyteti i Tiranës ka rreth 30 vepra arkitektonike që vlejnë të ruhen. “Ndoshta nuk janë të bukura dhe të krahasueshme me trashëgiminë që ka Europa, por këto janë ato që ka Tirana. Janë ministritë; Muzeu Historik Kombëtar; universiteti; Pallati Kongreseve e Piramida. Këto vepra përbëjnë edhe trashëgimi historike në vetvete, pasi u përkasin periudhave të ndryshme si: arkitekturës së periudhës parafashiste, asaj fashiste dhe disa atij monist”, shpjegon Topalli. Ai shton se Aleanca për Mbrojtjen e teatrit tashmë duhet të kthehej në një lëvizje për mbrojtjen e vendit.

“Jam këtu se po më përdhoset historia e qytetit. Po prishet struktura e folesë së artit. Nuk është vetëm godina, por ka shumë histori aty brenda, se janë bërë edhe gjyqet komuniste aty. Ka histori… . Unë jam ‘qytetari’”, shprehet një prej protestuesve që nuk preferon të identifikohet.

“U prishën kinematë; kinema ‘Republika’ dhe ‘17 Nëntori’, të njëjtin fat pësoi edhe teatri. Mendoja se nuk do binte, por ra”, pohon protestuesi Dritan Gjana.

Frika nga diktatura

Një tjetër protestuese druhet se shembja e teatrit është shenjë e instalimit të diktaturës. “Jemi për të bërë detyrën tonë qytetare. Duhet të jemi këtu se duhet tu bëjmë rezistencë këtyre akteve fashiste. Duhet të dalin sa më shumë si ne, ndryshe do të instalohet një rend diktatorial…, më i keq se i pari, pasi është i veshur me propagandë fine. Teatri ishte grahma e fundit e demokracisë”, pohon protestuesja Arsita Mati.

“Tani jemi për të bërë sehir, se për atë që luftuam dy vjet, u shemb. Tani s’mund të bëjmë asgjë…, mori fund! Këtu është instaluar diktatura. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të shembet teatri. Është populli më indiferent. Nuk ishte një kauzë politike. Vazhdimin e shikoj bardh e zi, mos te them se zi. Ka më shumë polica se protestues”, pohon Denis Baxhaku.

Arben Zajmi, 67 vjeçar thotë se nga ajo që përjeton, i ngjan me diktaturën. “Veprojnë si në diktaturë. E prishi historinë. Luftuam për demokraci dhe dolëm në diktaturë. E përdori pandeminë vetëm për të prishur teatrin. Është skandal, nuk di ç’të them”, pohon ai.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Emiljano Çela e shikon shembjen e teatrit si pikënisjen e një lëvizje më të madhe. “Kemi qenë gjithmonë kundër prishjes, jo vetëm si godinë, për historinë dhe periudhën që përfaqëson, por edhe si një përfaqësuese e kulturës dhe e artit shqiptar. Kjo na ka bërë që të jemi gjatë gjithë kohës, nga fillimi deri më sot, kur e patëm të pamundur të mbronin shembjen e teatrit, por edhe të një pjese të rëndësishme të memories së kulturës dhe artit shqiptar. Përfundimisht, sot u dëshmua se kushdo që vjen dhe është në pushtet mendon që historinë ta fillojë nga vetja, duke mos marrë parasysh asnjë trashëgimi të historisë së këtij populli. Por me shembjen e teatrit nuk do mbarojë kjo qëndresë. Mendoj se do zhvillohet më fuqishëm se sa kaq. Në qoftë se nuk vazhdojmë të reagojmë, atëherë fati unë është i parashkruar të ulim kokën dhe të durojmë pushtetin që rëndon vertikalisht”, tha Çela.

Artistët dhe aktivistët thirrje për protesta

Artistët dhe aktivistët e Aleancës për Mbrojtën e Teatrit, e quajtën shembjen e Teatrit Kombëtar si një pikënisje të diktaturës dhe u bënë thirrje qytetarëve t’u bashkohen në protesta të tjera.

Regjisori dhe aktori i mirënjohur bëri thirrje për mosbindje civile.

“I kërkojmë qytetarëve të Shqipërisë të bëjmë mosbindje civile. Të thyejnë karantinën, të bashkohen të gjithë në protesta të vazhdueshme. Ne i kërkojmë Presidentit të Republikës të shpërndajë parlamentin ilegjitim. …Ne tashmë jemi kthyer në diktaturë dhe e kuptoni se në ç’ gjendje jemi. Ky ishte akti i fundit, këtu u varros demokracia. Të gjithë së bashku, qytetarët e Shqipërisë, të bashkohemi të gjithë së bashku në mosbindje civile deri në rrëzimin e kësaj qeveriet ë paligjshme. Partitë politike, në daç’ ti bashkohen lëvizjes qytetare, nëse nuk duan në diell të venë. Qytetarët do ta mbrojnë demokracinë në këtë vend. Shembulli i teatrit është një shembull qytetarie që nuk do të vdesë asnjëherë, prandaj të gjithë së bashku të vazhdojmë protestat deri në rrëzimin e qeverisë”, pohoi Budina.

Edhe aktivistë të Aleancës e cilësuan shembjen e Teatrit Kombëtar si pikënisje të diktaturës.

“Sot Edi Rama ka shpallur diktaturën. Atë që ne e kemi folur me kohë, në fakt sot ai është vetëshpallur diktator dhe ka shpallur diktaturën. Por, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, qytetarët dhe artistët, që prej dy vitesh e ca kanë mbrojtur historinë e kulturën, trashëgiminë. Të ndërtojnë një sistem të ri, sistemin aq shumë të munguar, demokracinë”, tha një prej aktivisteve të AMT duke theksuar se kauza e tyre do të zgjerohet më tej në të ardhmen, në Aleancën për Mbrojtjen e Shqipërisë.

Një tjetër aktiviste bëri thirrje për lirimin e artistëve dhe protestuesve të tjerë të ndaluar nga policia mëngjesin e të dielës. “Ata kanë filluar të godasin me fadroma kur në ambientet e teatrit kishte ende njerëz brenda. Kanë filluar të godasin pa ju interesuar fare nëse do vdisnin njerëzit”, shtoi ajo.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, policia shqiptare rrethoi zonën e Teatrit Kombëtar në qendër të Tiranës ndërsa fadromat shembën ndërtesat historike, duke shënuar fundin e një beteje që vijoi prej dy vjetësh e gjysmë mes bashkisë e qeverisë nga njëra anë dhe një pjese të artistëve dhe aktivistë të shoqërisë civile nga ana tjetër. Kryeministri Edi Rama mori vetë përgjegjësinë për shembjen duke deklaruar në orët e para të mëngjesit se, kjo po bëhet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një teatri të ri ndërsa shau mbrojtësit e trashëgimisë kulturore si njerëz që nuk e duan zhvillimin.

Shembja e kryer në mes të natës është bërë dukshëm pa një vendim të ligjshëm dhe të vlefshëm, duke ngritur pikëpyetje nëse Shqipëria vijon të jetë një vend i sundimin e ligjit. Këshilli Bashkiak i Tiranës raportohet se mori një vendim për shembje të enjten e kaluar, por vendimet e këshilleve bashkiake hyjnë në fuqi dhjetë ditë pas publikimit dhe jo menjëherë.

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa objekti historik po rrafshohej, një numër qytetarësh shtynë forcat e shumta policore duke sfiduar rrezikun e koronavirusit.

Policia njoftoi se me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, forca të Policisë së Shtetit mbështetën aksionin e nisur që në orët e para të mëngjesit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Sipas policisë, gjatë aksionit në terren janë shoqëruar 37 persona, të cilët kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.

“Policia e Shtetit kujton qytetarët dhe drejtuesit politike, se tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19”, citohet në njoftim ku raportohej se gjatë përplasjes janë dëmtuar edhe dy punonjës policie.

Mes të shoqëruarve ishin edhe artistë e gazetarë, aktori Neritan Liçaj, gazetari Alfred Lela dhe artistë të tjerë.

Nëpërmjet një njoftimi të mëvonshëm policia justifikoi shoqërimin e gazetarit Lela, duke u shprehur se shoqërimi nuk ishte kryer kur ai ishte në detyrë.

“Për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë janë shoqëruar sipas ligjit dhe u janë marrë deklarime 37 personave, në përputhje të plotë me procedurën përkatëse. Asnjë prej të shoqëruarve, nuk është shoqëruar si gazetar në detyrë. Gazetari A. Lela është shoqëruar pas thyerjes së paligjshme të kordonit të Policisë dhe i është marrë deklarimi si gjithë të tjerëve”, thuhet në njoftim.

Nga Tom Mustroph, Tages Zeitung : Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar, shok në Shqipëri: një krim juridik dhe moral




Policia dhe fadromat mbërritën herët mëngjesin e së dielës: nisi prishja e Teatrit Kombëtar të Tiranës. Protestuesit u arrestuan



Tom Mustroph - Autorenseite | Cluster


Nga Tom Mustroph, Tages Zeitung

Natën duke u gdhirë e diela, ekskavatorët nisën shkatërrimin e Teatrit Kombëtar historik në Tiranë. Videot tregojnë se si krahu i një ekskavatori godet pjesën ballore të godinës derisa ajo shembet. E gjithë fasada ishte zhdukur deri të dielën pasdite, tha për gazetën Linda Komani, shkrimtare dhe protestuese e Teatrit. “Në orën 4:30 të mëngjesit, rreth 1500 oficerë policie sulmuan sheshin para Teatrit. Arrestuan rreth 20 persona. Përdorën gaz lotsjellës. Ishte e tmerrshme,” tha ajo.



Komani është zëdhënëse e një iniciative që po mbron ndërtesën që nga shkurti i vitit 2018. Kryeministri Edi Rama planifikon ta zëvendësojë Teatrin në qendër të Tiranës me një kompleks tregtar. Që nga korriku 2019, grupi i Komanit ka pushtuar teatrin dhe ka organizuar një kalendar me shfaqje. “Gjatë pademisë, kemi mbajtur turnin me ndërrime,” tha Komani.

Prishja u duk si një shaka dhe e befasoi atë. “Kishim dëgjuar më parë se mund të ndodhte. Kjo është arsyeja se përse politikanët e opozitës u mblodhën me ne rreth orës 2 të mëngjesit në sheshin përpara Teatrit. Por nuk ndodhi asgjë. Politikanët u larguan rreth orës 4. Policia dhe ekskavatorët erdhën në orën 4:30 të mëngjesit,” thotë Komani, duke përshkruar dinamikën.

Një krim juridik dhe moral

Nxitje për këtë u bë fakti që një javë më parë, Teatri kaloi në pronësi të qytetit të Tiranës, nga Ministria e Kulturës. Për dallim nga ministria, e cila është e përfshirë në traktetet europiane për mbrojtjen e pasurive kulturore, administrata e qytetit nuk ka pse të zbatojë këto kritere, dyshon Komani për motivet e këtij kalimi të pronësisë. Organizata e mbrojtjes së monumenteve, Europa Nostra, e rendit Teatrit Kombëtar në listën e shtatë vendeve kulturore më të rrezikuara në Europë. Me të drejt, sic duket tani.

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, e quajti prishjen në Facebook një ‘krim moral dhe ligjor’. Mbrojtësit e Teatrit tani shpresojnë për reagime nga Europa. Ata janë të tronditur, por nuk duan të heqin dorë. “Ne e matëm ndërtesën dhe mund ta rindërtojmë nëse ka mbështetje,” tha Komani.

Dhjetëra intelektualë protestuan kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Policia tha se arrestoi 37 artistë dhe aktivistë që ishin ngujuar në Teatër. Një demonstratë në rrugë u shpërnda nga autoritetet. Ndër të tjerë u arrestua edhe Monika Kryemadhi, gruaja e presidentit Ilir Meta, drejtuese e një partie të vogël opozitare.

Gangsteri i qeverisë anarkiste dhe prozhektorët e Perëndimit



Nga Bujar Nishani

Gangsteri në krye të qeverisë anarkiste u shfaq në ekranin e një televizioni kombëtar duke stigmatizuar me fjalorin e tij tallës e fyes prej “garipi”, BE dhe SHBA.

Gjatë diskutimit mbi çështjen e aktit kriminal e korruptiv të prishjes së Teatrit Kombëtar, “garipi” rilindës shënjestroi Evropën dhe SHBA me artikulimin mjeran se “Shqipërinë nuk e qeveris as Evropa Nostrum e as Amerika Vostrum”!!!



Zhargoni i përdorur prej gangsterit për reagimin evropian kundër aktit kriminal të prishjes së Teatrit Kombëtar, duke e etiketuar si “evropa nostrum”, tregon qartë psikozën e pasardhësit të stalinistëve shqiptarë mbi Evropën dhe Perëndimin në tërësi.

Po i bëj një “copy paste” prej fjalorit ndërkombëtar të kuptimit të termit “nostrum”, që gjithsecili të konkludojë vetë! (nostrum) /?n?str?m/ noun. 1. a medicine prepared by an unqualified person, especially one that is not considered effective.”a charlatan ëho sells nostrums”

Gangsterit, tashmë adresimet evropiane, institucionet evropiane, aktorët evropianë i duken si ata “mjekët sharlatanë” që sajojnë “receta” false e që mashtrojnë dynjanë!

Në fakt kjo qasje e gangsterit ndaj Evropës dhe SHBA nuk është e rastësishme. Ky, që edhe për drogën thotë se ka “fol” me ndërkombëtarët, tashmë BE dhe SHBA i quan “nostrum” e “vostrum”.

Tradhtari me damkë që u rreshtua kundër interesave strategjike të BE dhe SHBA në Ballkan, duke nxitur copëtimin e Kosovës, “bosnjezimin” e Shqipërisë, rikthimin e Jugosllavisë së Re me qendër Beogradin, tashmë na shfaqet si sovranisti / nacionalist megaloman!!!!

Natyrisht që ky shpërthim fyes ndaj BE dhe SHBA e ka një arsye. Madje ajo është shumë e fortë!

Që nga momenti kur Këshilli Evropian adaptoi si qëndrimin e tij zyrtar, Rezolutën e Bundestagut gjerman, me 15 urdhëresat ndaj qeverisë anarkiste të rilindsit dhe që prej ditës kur ambasadorja e re e SHBA në Tiranë deklaroi se “çrrënjosja e korrupsionit dhe vendosja e sundimit të ligjit në Shqipëri”, janë prioritete të punës së saj, gangsteri e kuptoi se tashmë prozhektorët e BE dhe SHBA janë drejtuar mbi të!

Janë këta prozhektorë të fuqishëm të Perëndimit që po i tregojnë rrugën e duhur qytetarëve shqiptarë, prozhektorë që nxjerrin në dritë keqqeverisjen, abuzimin, korrupsionin, paaftësinë, papërgjegjshmërinë, llumin që ka mbuluar Shqipërinë, mashtrimin…Rrjetën e merimangës,që duhet fshirë!

“Rilindasit” u bënë makthi i këtij vendi





Nga Elvira Dones

Erdhën në pushtet si shpresa e re e Shqipërisë. I vunë vetes një emër të bukur e domethënës: Rilindje.
U treguan të shpejtë në ngrënien e premtimeve. Rilindja u zbeh e u zvordh e u nëpërkëmb me shpejtësi rrufeje.Sot kanë vënë një vend e popullin e tij në gjunjë. Ia kanë vrarë frymën, ia kanë lodhur shpirtin përtej çdo imagjinate.
I kanë hedhur para syve popullit ca ngjyra e ca lulka, ca imazhe të filmuara e orkestruara me mjeshtëri artistike.

Fasada të zbrazëta, gënjeshtra në ditë të diellit imponuar me agresivitetin e një bande prej Far West.
Po s’na u binde, e di se ç’të pret. Nëse nuk je dakord, o popull, është faji yt që nuk e sheh madhështinë tonë, sepse nuk ke instrumentat për të kuptuar. Ne jemi kaq përpara në vizion, sa ti o popull bukëshkalë nuk na rrok. Kështu që rri urtë, nëmospo të bëjmë të vdesësh, pa të vrarë me plumb.



Të vrasim me kotheren e bukës, me pjatën e gjellës në darkë për fëmijët. Të shantazhojmë e frigojmë me vëllain a motrën që ta heqim nga puna, të djegim tokën rreth e rrotull.
Erdhën në pushtet si qeveria e Rilindjes. Sot janë Qeveria e Riciklimit, të shumëanshëm, Qeveria e Parave të Qelbura. As më shumë as më pak.

Sot janë makthi i një vendi, i çdo vendi që do kish fatkeqësinë t’i kish sipër kokës. Por me pasqyrën këta njerëz kanë një marrëdhënie të çuditshme. E shohin veten të bukur.
Kush nuk i sheh kështu është idiot, antishqiptar, naiv, i shitur tek opozita – në më të mirën e rasteve.

Kush nuk ua bën të lehtë yryshin e gllabërimit, duke ua bërë t’u hasë sharra në gozhdë – duke i bërë shumë nervozë – etiketohet si trushpëlarë, i çmendur e epitete të tjera, njëri më me spec se tjetri.

Studentët më parë dhe qëndrestarët e Teatrit Kombëtar sot treguan e po tregojnë se Shqipëria ka ende një puls që rreh. Edhe sikur vetëm njëri prej qëndrestarëve të mbetet në atë fushë beteje, ai njeri i vetëm do t’ju tregojë, zotërinj, se Shqipëria që po mbysni nuk ka vdekur. Jo ende.

Një front qëndrese qytetare kundër diktaturës së mafias




Nga Mark Marku

Edi Rama na ka sfiduar hapur. Në orët e para të mëngjesit teksa ka shembur godinën e Teatrit Kombëtar duke përfituar nga errësira, nga karantina, nga gjumi ynë ka zbritur në mes të Tiranës me gjithë arrogancën e organizatës mafioze që përfaqëson dhe ka realizuar ëndrrën e tij, projektin e tij të shpallur ditë pas dite në këto shtatë vjet qeverisje: vendosjen e shtetit diktatorial të mafias.

I ka shembur të gjitha iluzionet e një gjysme demokracie, i ka shqyer të gjitha maskat e një pseudoshteti ligjor, i ka lënë mënjanë të gjithë skrupujt. Ka hequr edhe iluzionin e fundit të atij që thoshte se ndoshta në një moment mund t’i kthehej arsyeja, se mund të tërhiqej nga projektet mafioze, se do të shkundej nga deliri autoritar.



Tashmë ai nuk është më kryeministri i vendit, nuk është në kryetari I PS-së, nuk është më politikani, është thjeshtë gangsteri i zbritur në shesh që zgërdhihet përballë artistëve dhe aktivistëve të rezistencës heroike për mbrojtjen e teatrit, përballë kritikëve, qytetarëve të irrituar, opozitës, presidentit të Republikës, drejtësisë, ambasadave të huaja dhe thotë po unë mundem: unë e shemb teatrin dhe shtetin ligjor, unë e kthej në rrënoja demokracinë shqiptare, unë ju rrah, ju fus në burg, ju heq të drejtat, bëj c’të më dojë qejfi. Po ju a mundeni?

Cosa Nostra ka dalë në rrugë edhe pse Europa nostra është e trishtuar. Këtu tashmë gjithçka është e qartë. Problemi është nëse do t’i përgjigjemi sfidës së tij apo do të nënshtrohemi. Në këtë kuptim ai i ka bërë të qarta rregullat e tij. Shoqëria, opozita, grupet e ndryshme duhet t’i ndryshojnë edhe ata rregullat e lojës. Duhet të përgjigjen me të njëjtën mënyrë. Gjithçka tjetër është nënshtrim.

Tani nuk ka më politikë. Tani duhet krijuar fronti i përbashkët i rezistencës qytetare. Me të gjithë ata që ndjehen të kërcënuar nga shtetit gangster. Fronti i I qëndresës qytetare duhet zgjeruar me të gjithë ata që duan t’i përgjigjen sfidës së shtetit gangster, që e pranojnë sfidën e tij. Edi Rama na i ka sqaruar gjërat, për sot e për nesër, përgjithmonë. Ose rezistojmë ose nënshtrohemi. Sot është vonë, nesër do të jetë edhe më vonë, pasnesër…. Unë për vete e pranoj sfidën!

Kohë pandemie e mbushur me hajdutë, të korruptuar dhe barbarë!

Nga Andi Bejtja

Deri dje, propagandën dhe gënjeshtrat për të ashtuqujturën ‘shembje dhe rindërtim’ të Teatrit Kombëtar mund t’i ripërsëriste edhe ndonjë aktor ëndërrimtar që shpresonte të performonte në godinën e projektuar nga arkitekti i madh, i caktuar gjithsesi, pa garë nga Bashkia, apo dhe ndonjë tjetër që ka ëndërruar të marë shtëpi falas në kullat prapa teatrit.

Por sot, këto teza i ka të vështirë t’i ripërsërisë dhe militanti më i thekur i Rilindjes, fatkeqësisht, përveç dy-tre gazetarëve që pashë mbrëmë në studiot televizive, të cilëve nuk po ua përmend emrat, sepse jam i bindur që nuk mund t’i bëj unë më keq imazhit të tyre, se çfarë i kanë bërë ata vetë në raport me opinionin publik dhe historinë e këtij vendi.



Sot është e pamendueshme, e paimagjinueshme, që kur pas dy tërmeteve dhe kësaj pandemie që na çoi dy dekada mbrapa ekonomikisht, kur ka me qindra njerëz akoma në çadra dhe qindra e mijëra të tjerë që nuk po kuptojnë që po marrin pagën e luftës apo atë të pulës, Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë të Kryeqytetit, që është goditur më shumë nga të gjithë qytetet nga pandemia, jo vetëm gjejnë kohë të merren me shembjen e Teatrit, por bëjnë dhe dhjetëra akrobacira e shkelje ligji, duke na dëshmuar më qartë se kurrë, se kjo histori më shumë se gjithçka është një histori më shumë se 20-vjeçare e projektuar korrupsioni.

Logjikë tjetër është e vështirë të gjesh, kur në këtë kohë Bashkia ka guximin të thotë se do marrë kredi për rindërtimin e Teatrit, kur një organizatë si Europa Nostra ka bërë publik qëndrimin se është gati të financojë në masën 80 përqind rikonstruksionin e godinës aktuale.

Në këtë situatë dramatike ekonomike, shembjen dhe rindërtimin e Teatrit Kombëtar, përpara se ta kundërshtonte Europa Nostra apo Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Lubonja apo Plasari, duhet ta kundërshtonte Guvernatori, Zëvendëskryeministri, Ministri i Financës, Ministri i Rindërtimit, ekonomistët me emër të qendrës, të së majtës të së djathtës, adhuruesit e koncensioneve, për të mos ardhur anëtaret e Këshillit Bashkiak apo te Kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit që në një vend demokratik duhej të ishte përkrah protestuesve dhe ta kundërshtonte më shumë se të gjithë këta së bashku, edhe sikur në një kohë më para të ketë qenë partizan i prishjes.

Gjithashtu, është dëshpërues fakti që nuk gjen një zë të arsyeshëm nga maxhoranca, qoftë dhe një të vetëm, që të thotë meqë ka një institucion si Presidenca që ka depozituar një akt-padi në Gjykatën Kushtetuese, të presim fjalën e saj. Por, përkundrazi po i shkojnë kësaj çështje me arrogancë dhe kokëfortësi, duke dëshmuar se janë gati ta çojnë vendin dhe në një luftë civile, vetëm e vetëm për të mos humbur ndoshta një kapar të marrë më parë ose për të mos humbur mundësinë e një pastrimi të shpejtë të ëndërruar parash prej më shumë se 20 vjetësh.

Logjikë tjetër, për të vepruar kështu në kohë pandemie, nuk ka.

Ndaj, kjo pandemi përveçse veting i mirëfilltë për çështjen e Teatrit, dhe për demokracinë, është pasqyra më e mirë për ta na treguar si funksionojnë institucionet, se ku dhe kush janë hajdutët, të korruptuarit, barbarët, bashkëpunëtorët e heshtur të hajdutëve, por dhe qytetarët, të ndershmit, që fatkeqësisht janë kaq pak në këtë vend.

Hipokondriak, i sëmurë rëndë nga humbja e pushtetit dhe frika e ndëshkimit




Shkruan Prof.Dr.Kastriot Islami

Të gjitha shenjat e faktojnë qartas: I sëmurë rëndë nga humbja e pushtetit. Sëmundja duket ka avancuar shumë tani që ka nisur fillimi i fundit. Sondazhi e nxjerr lakuriq.

Qëndrimi për shembjen e teatrit e provon. Mbyllja e TV-Ora e vulos… Dhe kurba e halucinacioneve ia nxjerr sheshit…



Mos u çudisni që në ditët e javët në vijim do të shfaqen shenja të rënda të degradimit ekstrem e të shpërbërjes totale…

Prandaj s’duhet bërë asnjë kompromis nga askush. Ai dhe banda e hajdutëve oligarkë duhet të marrin ndëshkimin e merituar, fillimisht nga qytetarët, pastaj nga drejtësia që duhet sjellë në binarë…!



* Kështu ndodh sa herë të KEQES i tronditet pushteti; dhe pushtetin ia tronditin qëndrimet e qarta e veprimet e të vendosura, pa asnjë kompromis, kushdo që ta sugjerojë atë, sepse e KEQJA në Shqipëri jo vetëm s’do të mund të çrrënjoset asnjëherë po nuk u ndëshkua, por ajo do të rritet e bëhet filozofi mbizotëruese, siç ka ndodhur që nga viti 2013 me Rilindjen.

Protestat e fuqishme të qytetarëve të revoltuar nga varfëria e nënshtrimi, jo për të ndryshuar një pushtet me një pushtet tjetër! Jo për të zëvendësuar Rilindjen e OLIGARKISË me një Rilindje tjetër! Jo, jo… prandaj protesta duhet të sjellë ndryshimin e madh përmes ndëshkimit…!



Ndëshkim ndaj kujtdo që ka kontribuar e ndihmuar të KEQEN të kthehet në model suksesi, duke i bërë thirrje të gjithëve, përveç Kupolës së të Keqes, të bashkohen në këtë betejë! * Ky duket të jetë fillimi i fundit… Sepse çdo e Keqe e ka gjithnjë një fund… Kështu ka ndodhur gjithnjë… Sepse drejtuesi i së KEQES vuan nga mania për pushtet dhe babëzia për të grumbulluar pasuri të paligjshme… Prandaj sa herë që i tronditet pushteti apo ndjen frikën e humbjes së pasurisë së paligjshme destabilizohet, shpërfytyrohet… “Mos i tregoni të vërtetën e sondazheve se e lë fushatën përgjysmë”, këto qarkullojnë sa herë që tronditet pushteti.

“Mos i tregoni kritikat e medies e të kundërshtarëve se qulloset…”; kjo është filozofia i veprimit të zyrës së mashtrimeve dhe gënjeshtrave. “Mos i thoni se dukesh i lodhur apo pa gjumë se shtrihet në krevat”… kështu shprehen me shqetësim ato që e njohin nga afër… Të gjitha këto janë shenja të një HIPOKONDRIAKU… Dhe nuk ka asnjë dyshim se ai është i prekur rëndë nga ky sindromë…

* Kurba jonë e përhapjes së virusit duket e çuditshme për shumë vëzhgues të huaj… por për ne shqiptarët është e qartë përse është e tillë dhe nuk përbën asnjë çudi…! Ndonëse ekspertët e epidemiologjisë apo të statistikave deklarojnë se për këtë virus kurba e numrit ditor të të infektuarve nga virusi ndodhet brenda një “kambane” që quhet “kambana e Gausit” apo “kambana” e një shpërndarjeje normale…, zor se mund të gjendet ndonjë ekspert që të provojë se kurba shqiptare i bindet një shpërndarjeje normale! Tri hipoteza mund të shtrohen në këtë rast:

i) kjo s’është kurba e përhapjes së virusit, por kurba e halucinacioneve të një hipokondriaku;

ii) për qëllime të ndryshme politike të dhënat për ndërtimin e kësaj kurbe janë manipuluar;

iii) virusi që qarkullon në Shqipëri nuk është virus natyral prandaj sjellja e tij nuk i bindet ligjit të shpërndarjes normale, pra kurba e përhapjes së tij nuk mund të futet poshtë “kambanës së Gausit”.

* Hipokondriak është sëmundje/sindromë që lidhet me frikën ekstreme që ndjen një person gjatë të gjithë kohës nga çdo shenjë e vogël apo simptomë e parëndësishme, e cila i krijon tmerrin disproporcional të ekzistencës së një sëmundjeje vdekjeprurëse.

Hipokondriakun gjatë të gjithë kohës e shoqërojnë halucinacione që e destabilizojnë sepse në çdo moment përjeton frikën e sëmundjeve vdekjeprurëse… Prandaj ata që janë rreth përpiqen t’ia fshehin të vërtetën e gjendjes së tij.

* Fatkeqësia qëndron në faktin se në Shqipëri, fati i qytetarëve i është lënë në dorë një hipokondriaku me shkallë të rëndë të sëmundjes…

Qëndrimet e sjelljet e fundit, për menaxhimin e krizës sanitare, për shembjen e Teatrit Kombëtar, për mbylljen e TV-Ora, e tjera, e tregojnë qartas se sëmundja ka avancuar shumë. Kurba e halucinacioneve vetëm e konfirmon atë si “pozitiv”… Në këto rrethana do të fitonte terren hipoteza e parë… Thënë ndryshe, me shumë gjasa, kurba që jepet në media është kurba e halucinacioneve të një hipokondriaku… e cila ndryshon sipas frikës dhe emocioneve negative që përjeton hipokondriaku…

Deklaratat e drejtuesve të opozitës dhe gatishmëria e qytetarëve për të protestuar, me moton se “nëse nuk ka kthim prapa, atëherë zjarri do të djegë edhe Surrelin…” veçse ia kanë theksuar sëmundjen që duket sheshit nga luhatjet e “çmendura” në kurbën e halucinacioneve…

Është gati e pamundur të gjesh arsye tjetër për të shpjeguar shifrat ekstremisht të larta të të infektuarve në Tiranë e Durrës… gjatë këtyre ditëve kur epidemia dukej se po shkonte drejt mbylljes… apo largimi nga detyra i drejtuesit të policisë së Tiranës apo kërcënimet absurde të e rilindasve për shembjen e teatrit e mbylljen e RTV Ora…!

Ky gjendje e rëndë duket e ka shtyrë të veprojë pa maskë si diktator, duke shpresuar se kështu do të pengojë qytetarët të protestojnë me frikën e virusit apo do t’ju qepë gojën me mbylljen e medias…

* Shqiptarët po ndërgjegjësohen se ka ardhur koha të veprojnë si kudo për t’u ndarë me të KEQEN duke e ndëshkuar atë…

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...