Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/17

Nga Luçiano Boçi : Lufta për jetë a vdekje




 Luçiano Boçi

Teatri është arena ku jeta dhe vdekja artistikisht puthen, ecin për dore, ndahen, dashurohen, prodhojnë drama, tragjedi, urrejtje, simpati, sfida, dështime, fitore, para një spektatori që në fund, i ndikuar nga efekti katartik, çlirohet nga e keqja dhe është në dalje më i virtytshëm se në hyrje. Ky procesion artistik vazhdon që nga lashtësia, duke i dhënë Teatrit një pamje pothuaj tempullore. Brenda tij ekzistojnë në eter shpirtra karakteresh të spikatur, vërtiten në memorie lojëra aktoriale emblematike dhe pjesë teatrore të paharruara që kanë shënuar historinë dhe i kanë dhënë memorie kohës. Vënia dorë mbi këta tempuj artistikë për t’i hequr atyre shpirtin, i ngjason një herezie, një vandalizmi barbarësh modernë.

Zbulimet e amfiteatrove në Greqi e kudo u konsideruan si më të rendësishmet. Shumë vende i ruajnë teatrot e tyre qindra vjeçarë dhe i mirëmbajnë si dëshmi e simbole të ndriçimit artistik të kombeve të tyre. Kultura e vetë Evropës ka si stacione kryesore dhe ngritjen e Teatrove, përfshi për lumturinë tonë dhe Teatrin Kombëtar, i shpallur pjesë e Europa Nostra. Asgjësimi i tij do të ishte një pikë e zezë në hartën e kulturës Evropiane dhe një fikje e një rrugëtimi kulturor me vlera të pathëna. Por babëzia e kastës që drejton vendin nuk po ndalet në ëndrrën e pasurimit, duke shembur “me një të rënë të lapsit” Teatrin Kombëtar.



Dashje pa dashje, tashmë në sheshin e sallat e tij, po luhet drama me reale e Jetës dhe e Vdekjes. Krejt e ndryshme nga ajo çka ai ka parë me sy në këto dhjetra vite. Dhe shfaqja është e pazakontë. Artistët që mbrojnë jetën e Teatrin, kundrejt vdekjes që imponon Rama-Veliaj, nuk janë më në rol, por në jetën reale. Përplasja demokraci-regjim, opozitë-pushtet, nuk është më një kolizion dramatik si pjesë e akteve skenikë, por është një luftë e vërtetë për jetë a vdekje. Aty i përjeton të gjitha: pështirosjen për pushtetin, neverinë për puthadorët e regjimit, respektin për kurajon e artistëve, admirim për qëndresën e njërëzve e respektin për alternativën opozitare.

Sheh se si antivlerat rrëzohen para mureve të sallave imponuese dhe se si vesi i hajdutërisë, grabitjes, mashtrimit, kapitullon para sinqeritet të kauzës të vjetër sa vetë arti. Spektatori nuk rri më e vështron. Ai është pjesë e shfaqes-betejë. Në pjesën dërrmuese opinioniste dhe fizike pjesëmarrëse, ai mbron jetën, teatrin, demokracinë, alternativën kundër vdekjes, dhunës, arbitraritetit, korrupsionit masiv qeverisës. Kampet janë formatuar dhe beteja do të arrijë kulmin në orët në vazhdim. Në një anë qëndron makutëria e barabaria moderne, e ngjeshur deri në dhëmbë me armatim, gazlotjellës, me makineri shtypëse shembëse e hedhëse, plumba plastikë e jo plastikë, me qeveritarë qesharakë që aktrojnë të fortët e të fortë që pështyjnë mbi uniformën e shtetit. Kjo është ushtria e vdekjes.

Në anën tjetër përballë është e vërteta e thjeshtë, me artistë të mëdhej që sillen si qytetarë të përgjegjshëm, me opozitë qytetare që di të mbajë anën e vlerave, të armatosur me të drejtën, virtytin, atdhedashurinë dhe pasionin për të bukurën dhe lirinë. Kjo është vetë jeta. Përballja nuk është e lehtë. Pushteti i kalbur me ushtrinë e vdekjes, kërkon me domosdo të zgjasë agoninë e tij. Kërkon të afirmojë regjimin e ri, duke imponuar arkitekturën e re dhe duke u pasuruar përbindshëm mbi vlerat kulturore e historike. Bashkë me historinë e trashëgiminë ai do të varrosë dhe atë dritë demokracie e cila ende është gjallë. Sot ai po imponon një betejë të pabarabartë nën terror, si e si të uzurpojë, gllabërojë e të sundojë.

I gjendur nën disfatë, Rama po kërkon një betejë për të rikuperuar humbjen e sigurtë dhe nga ku më pas të nis revashin e rrëmbimit të një tjetër mandati politik. Por instikti i ruajtjes së llojit të pushtetit ka brenda dhe tërheqjen e pashmnagshme drejt thanatos-it, një lloj vrapimi ky pas fundit. Jeta me njerëzit e saj, po përballet dhe do luftojë me vdekjen më nga afër se kurrë, pa klishetë e skenës dhe pa parzmoret false. Aleancës së teatrit me opozitën qytetare, i duhet të realizojë në ndeshje me perandorinë e krimit e së keqes, Vaterlonë e saj e të ngulë mbi vdekjen-regjim e flamurin e triumfit. Teatri është fushë beteja, ku jeta dhe vdekja vendosin fatin e tyre. Prandaj kjo është lufta për jetë a vdekje. Luftë për demokraci, kundër regjimit shtypës, policor dhe absurd.

Ilir Demalia: Talebani Edi Rama, rrugë të mbarë në sundimin tuaj!

Talebani Edi Rama, rrugë të mbarë në sundimin tuaj, tashmë keni nën kontroll gjithçka deri në ditën e gjykimit.

Në maj 1969 regjimi komunist, nën frymën e Revolucionit Kulturor Kinez, hodhi në erë Kishën e Shën Marisë me dinamit e ndërtuar në shekullin e XII. Në këtë Kishë kishte vënë kurorën e martesës Gjergj Kastriot Skëndërbeu me Donika Gjergj Arianiti.



Në 2/11/2010 Edi Rama, deklaronte ne cilësinë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, “Nuk pranoj dot talebanizmin në raport me objektet, sepse i çfardo forme qoftë dhe në çfarë forme u realizoftë është talebanizëm Taleban ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij që i hynë me dinamit dhe hodhën në erë 2400 kusur Kisha dhe Kapela Romane, që dogjën 300 e kusur mij vepra arti fetar dhe libra fetar.
Pra të bësh atë që bënte Enver Hoxha me trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij vendi ju siguroj se këtë nuk do tabënte as një vend europian, siç nuk e kanë bërë.”



Edi Rama, pasi shëmbi stadiumin, kinematë dhe gjithçka të kujtesës dhe trashëgimisë kulturore dhe historike, ka vendosur, që si trashëgimi kulturore Tirana do të këtë vetëm Pallatet Shallvareve të Spiro Kolekës dhe Tiranën “moderne” të Edi Ramës.


Sot prishja e Teatrit Kombëtar nuk është as më pak e as më shumë, por një prishje e tempullit të jetës sociale, kulturore, politke të pretencave të dënimit me vdekje të elitës perendimore të vëndit ne 1945.

Një prishje e njëjtë që i bënë talebanët komunistë shqiptarë objekteve te kultit dhe leteratures e objekteve të artit në frymën e revolucionin kulturor kinez.

Me këtë ata krijuan një humnerë shpirtërore, morale, etike duke krijuar njeriun e ri taleban që Edi Rama është shëmbëlltyra më e mirë, që e tregoi sot me shëmbjen e gurit të fundit të kujtesës historike dhe ashtu si talibani Enver Hoxha që hodhi në erë Kishën e shekullit XII të Vaut Dejës, ashtu talibani Rama, shembi sot Teatrin Kombëtar.

Forca e Edi Ramës dhe e gjithë sunduesve në historinë e Shqipërisë, qëndron tek pandërgjegja, pakoshienca, pafuqia reaguese kundër padrejtësise dhe vlerave kulturore, historike, morale të një populli tashmë i neneshtruar në të gjitha drejtimet.

Teatri është gracka, ku dikttori shqiptar Edi Rama -kapet si laraska!


Protestë në Prishtinë në përkrahje të artistëve në Tiranë


Qindra qytetarë i janë bashkuar në Prishtinë, thirrjes së sotme për të protestuar në përkrahje të artistëve të Tiranës.


Në orën 17:00 ata janë mbledhur në sheshin tek Teatri i Kosovës dhe kanë protestuar me parulla në duar.

Protesta është në përkrahje të artisteve shqiptar pas rrënimit te objektit të Teatrit Kombëtar Shqiptar.











Andi Bejtja shpërthen ndaj shkrimtarit Ismail Kadaresë: Si nuk the një fjale për Teatrin




“Nuk kam mundësi se nuk jam ndjerë mirë. Nuk jam shumë në djeni. Ju lutem të mos më ngatërroni”

Me dy fjali e kaloi shembjen e Teatrit Kombëtar shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.

Në një lidhje telefonike për TVT në Tiranë Kadare e shmangu pyetjen duke u justifikuar me mosdijeninë mbi çështjen dhe shëndetin e rënduar.



Lidhur me këtë reagim Kadaresë reagon edhe gazetari Andi Bejtja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale , Bejtja bën ironi teksa krahason atë çfarë ka thënë Michele Placido (I njohur nga shqiptarët si Komisar Katani) për Teatrin Kombëtar dhe atë çfarë thotë shkrimtari ynë më i nominuar për çmim Nobel në Letërsi.

“Si mos shembet Teatri në një vend ku trashëgiminë kulturore më shumë ka dëshirën dhe vullnetin ta mbrojë Komisar Katani nga Palermo se sa shkrimitari më i madh shqiptari i nominuar për çmimin Nobel”. Shkruan Bejtja në reagimin e tij të rradhës.

Në tetorin e 2018-ës, gjatë një vizite në Tiranë, Placido do të shprehej:

“Shembja e kësaj godine do të ishte një akt barbar që do të shkonte kundër historisë së vendit tuaj, megjithëse nuk besoj se qeveria shqiptare do ta ndërmarrë një hap të tillë”.

Ka reaguar kryeministri i KosovësAlbin Kurti: “I mbështes protestuesit e Teatrit, ata që rrezistojnë sot fitojnë nesër”


“Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave”.

Keshtu ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Sipas liderit të Vetëvendosjes, shqiptarët duhet të jenë mbrojtësit e çdo cepi të kulturës kombëtare.



“I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca. Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë”, thotë Kurti në reagimin e tij.

Gazetari Arian Çani ka reaguar në lidhje me situatën që po kalon vendi, duke bërë një ironi të thellë me ambasadën amerikanë në Shqipëri.



“Mos u beni naive te gjithe ju qe keni kthyer syte nga amb usa per ndihme. Se shof qe shume prej jush duken te zhgenjyer me amerikanet perse nuk reagojne per krimin e radhes me TK. E keni seriozisht apo si? Amerikanet sot jane edhe me te bindur se dje, qe kane njeriun e duhur ne krye te katundit. Nje njeri qe ben c te doje dhe vetem 50 vete dalin ne proteste. Kjo u duhet amerikaneve. Ata duan te fortin. Pike.”, shkruan gazetari Arian Çani.

Në ballë të protestave opozitare sot është vënë edhe PDIU-ja. Kryetari i saj Shpëtim Idrizi, por edhe ish-deputetja Mesila Doda po protestojnë si pjesë e opozitës së bashkuar.


Vetë Idrizi tha se qytetarët duhet të protestojnë, e bashkë me ta edhe opozita e bashkuar.

“Sot na u bë e qartë se shqiptarët duhet të rifitojnë demokracinë, sot u faktua se jemi nën regjim. Nuk ka asgjë të paqartë, para se të jemi opozitarë jemi qytetarë, ne do të jemi cdo ditë në mbështetje të protestave të qytetarëve. Sigurisht edhe si opozitë e bashkuar do të organizojmë protestat tona. Ju e shihni si po na tregohet arroganca, përballja me një regjim do skarifica, nëse opozita nuk e bën këtë duhet të ikë në shtëpi, dhe le ta bëjnë qytetarët- tha ai.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...