Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/17

Vilhelme Vrana Haxhiraj : Kombi shqiptar sot, më shumë se kurrë, ka nevojë për drejtësi nga Ndërkombëtarët:Në mbështetje të letrës së Akademikut, Flori Bruqi




Me këtë shkrim, i bashkohem Z.Flori Bruqi, dhe ndërkohë i drejtohem Zonjës së parë të Sh.B A-ve dhe të të gjithë Botës, Melani Trump!

 
Melania Trump - Wikipedia

    E nderuar Zonja Melani!

   Quhem Viljhelme Vranari Haxhiraj, shkrimtare shqiptare & anëtare e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York&

    Ju sot jeni zonja më e pushtetshme në botë, si bashkëshorte e Presidentit të kombit më të madh, ShBA-ve, ndaj  mund të ndikoni në fatet e kombeve. 

Aq mirë sa mund të veprojë me drejtësi një grua, një zonjë, një nënë,e cila në Qenien saj mbart dashurinë më të madhe në Univers, lindjen e jetës, nuk mund ta bëjë asnjë politikanë. 

Zonjë, ju e dini mirë se  historikisht një grua është në gjendje të ngrejë në këmbë një Perandori , por ndërkohë është e aftë ta shkatërrojë atë që nga themelet. 

Jam e bindur se një zonjë e mençur, prej së cilës ka lindur jeta, është e prirur vetëm për mirësi. 

  Faktikisht për ambicjet e Fuqive të Mëdha, apo tendencat e politikave të jashtmne dhe të brendshme, kombi shqiptar është sakrifikuar dhe po vazhdon të luhet me fatin e shqiptarëve, ndaj ju lutem si nënë shqiptare, si intelektuale  dhe si shkrimtare, ndihmoni që të vihet drejtësi në Kosovë, në Shqipëri e në gjithë trojet etnike shqiptare, ndryshe Ballkani kurrë nuk ka për të gjetur qetësi.

 Kudo ku flitet gjuha e bukur dhe e lashtë shqipe, ka miliona nëna që presin t’u jepet fund vuajtjeve të paimagjinuara të shqiptarëve!Ju lutem, jepuani këtë kënaqësi!

E bekuar qofshi si Zonjë e parë e botës! Bekuar qofshin ShBA!
E bekoftë Zoti Kombin Shqiptar!

      Me konsideratë të lartë!

 Vilhelme Vranri Haxhiraj (shkrimtare, studiuese,publiciste shqiptare)

Vlorë,17. 5.2020

E-mail: haxhirajvilhelme@gmail.com


Flori Bruqi - Wikipedia


I nderuar Flori  Bruqi !


Rezultate imazhesh për vilheme vranari

   Vilhelme Vrana Haxhiraj, “Mjeshtre e Madhe”, Akademike

     Ju falënderoj dhe ju përgëzoj shqiptarisht, si bijë e këtij kombi, si nënë dhe si gjyshe, si intelektuale & anëtare e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York, për këtë letër mesazh që mbart kërkesat më imediate për të drejtat dhe liritë kombëtare, si dhe vetjake, të cilat janë shkelur me këmbë nga shovinizmi serb.

 Kur flitet për mohimin etë drejtave të Kosovës apo Çamërisë, është i përfshirë i gjithë kombi shqiptar.

     Nuk ka komb në botë që të jetë denigruar, mohuar, përbuzur  apo shpërfillur dhe të jetë ndjekur ndaj tij një shfarosje etnike, siç ka ndodhur me shqiptarët. 

     Pse janë denigruar dhe mohuar shqiptarët? - mund të pyes ndonjë filoserb apo filogrek.

     Kjo lidhet ngushtë me autoktoninë e shqiptarëve në Evropën juglindore dhe gjuhën shqipe si gjuha më e lashtë e Evropës. Paraardhësit e  shqiptarëve, pellazgët kanë qenë fillesat e popullimit të tokave rreth detit Mesdhe. 

Gjuha dhe kultura pellazge ndikuan në formimin e kombeve, gjë që e dëshmon deshifrimi i gjuhëve të lashta vetëm përmes gjuhës shqipe.

 Si rezultat  lëvizjeve demografike, në Pellazgji u dyndën edhe fiset semito-egjiptiane.

     Duke ditur se semitët, ardhacakë në Gadishullin Ilirik, të vetëquajturit "grekë", të cilët Martin Bernal ua ka nxjerrë bojën me librin (ATENA NERA) ATHINA E ZEZË ME RRËNJË AFRO AZIATIKE, ku hedh poshtë sajesën e Greqisë si popull autokton dhe grekëve që gjasma kanë ndikuar në themelimin e kombeve të Evropës. 

Pas pushtimit të Atikës, semitët  nisën të sulmojnë fiset pellazge, Ilirët-Trakët e Maqedonët. 

 Për të falsifikuar të vërtetat historike të neolitit dhe antikitetit, pushtuesit sajuan historinë e tyre të lashtë. 

Filluan luftën për shfarosjen e pellazgo-ilirëve, vodhën dhe tjetërsuan origjinën e artefakteve historike pellazge duke i pëvetësuar,  krijuan një histori të re që mohon dhe denigron lashtësinë e gjuhës shqipe dhe autoktoninë e saj. 

Nga ana tjetër, Roma për të realizuar synimet e veta sajoi Greqinë dhe dogji e shkatërroi Ilirinë. 

Mjaftojnë këto rreshta për të kuptuar mohimin e pellazgo ilirëve,ndaj të cilëve nisi një spastrim etnik qysh 2152 vite më parë: "rrënimin e kulturës mijëravjeçare pellazgo-iliro-epirote nga ana e gjeneralit romak Paul Emile, i cili, me urdhër të senatit romak, në vitin 168 p.e.r., rrafshoi 70 qytete ilire, i vuri zjarrin të gjithë kulturës ilire  dhe shiti si skllevër 150 mijë banorë vendës.” 


     Kjo politikë spastrimi etnik është ndjekur në shekuj ndaj shqiptarëve nga të gjithë pushtuesit, por nuk e asimiluan dot as si racë, dmth si etni dhe as gjuhën Pellazge e cila vazhdoi me ilirishten dhe sot me shqipen. Shqiptarët si pasardhës direkt të Pellazgëve hyjnor, trashëgojnë gjuhën e  të parëve pallozgo-ilirë.


     Histori e njëjë  ndodhi edhe 14 shekuj më vonë kur në Gad. Ilirik zbarkuan sllavët - serb, të cilët kulturën materiale ilire që gjetën në trojet pellazge-ilire, ku u vendosën, thonë se gjithë artefaktet i takojnë kulturës serbe.

 Me krimet, dhunimet, vrasjet makabre ndaj shqiptarëve dhe shpërnguljet masive të popullsisë vendase gjatë këtyre 7 shekujve ekzistencë, serbët kanë përdorur terror dhe genocid që  nuk mund të krahasohet me asnjë vend tjetër.

 Këtë e them me bindje, se në bazë të nr. të populsisë shqiptarët zenë vendin e parë për shfarosje masive dhe spastrim etnik. 

     E njëjta politikë shfarosëse u ndoq në kohët moderne me shqiptarët e Çamërisë dhe të Dardanisë, që padrejtësisht e quajnë KOSOVO.

 Ky spastrim u ndoq në të gjitha trevat  etnike shqiptare, të banuara nga shqiptarë që në shekuj kanë folur shqip, trashëgojnë të njëjtat tradita e zakone dhe kanë të njëjtat simbole kombëtare.

 Me  ç'të drejtë  Fuqitë e Mëdha, Çamërinë ia aneksuan Greqisë? Kurse trojet me etni shqiptare në very ia kaluan Malit të Zi; Kosovën  ia dhuruan Serbisë, si dhe trojet e tjera shqiptare, Maqedonisë. 

Duke nisur që nga Kongresi famkeq i Berlinit, 1878, që e quajti Shqipërinë një shprehje gjeografike dhe deri në konferencat e paqes Paris & Londër 1913-1915, ku në hartën gjeopolitike të Evropës, Shqipërisë i kanë lënë vetëm 1/3 e trojve etnike shqiptare. 

Kufijtë londinezë firmosën dhe vulosën një Shqipëri të cunguar dhe të tjetërsuar, vetëm si popullsi me besim mysliman. Çuditësrisht Luftën e bëri Risia dhe Turqia, kurse Shqipëria pagoi haraçet(dëmshpërblimin e humbjes së Turqisë) duke e shpërbërë si komb. 

Nga keqtrajtimi i Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha Evropiane, natyrisht lindin shumë pyetje...

   * Përse i anashkalojnë dhe i shpërfillin organizmat kontinentale dhe ato ndërkombëtare, rrëmbimin e tokave shqiptare nga fqinjët? 
   
*Përse nuk japin drejtësi për gjenocidin e pashembullt që është bërë vetëm ndaj shqiptarëve në Gadishullin  me emër të tjetërsuar "Ballkan"? 

   *Kush do të paguaj për krimet e bëra ndaj popullit shqiptar? 

  *Përse vallë shqiptarët nuk gjejnë përkrahje nga organizmat e  të Drejtave të Njeriut apo moszbatimi i ruajtjes së integritetit territorial, gjuhësor dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve si gjithë kombet e tjera?

   *Përse e ndanë dhe e përçanë këtë kombë që e çmon lirinë sa jetën? 

    Nuk besoj të ketë komb  në botë që të jetë keqtrajtuar dhe të jetë shpërfillur nga fuqitë e mëdha evropiane si ndaj shqiptarëve.
 Është çudi e madhe që përkrahen Greqia dhe Serbia nga BE, duke iu krijuar lehtësira, kurse për Shqipërinë, Kosovën ( Kombin Shqiptar) u vënë kushte nënshtrimi të cilat hap pas hapi po çojnë në shkombëtarizim të plotë të trojeve etnike shqiptare. 

 Dy shtetet ardhacake, Greqi e Serbi tolerohen nga organizmat nd/kombëtare, kur  Greqia edhe pse është anëtare e Natos, anëtare e BE, ende mban në fuqi ligjin e luftës,ndërhyn dhe nxit revolta, ngre flamurin grek, proteston për heqjen e tabelave në gjuhën greke në jugë të vijës Himarë- Korçë, që i quan të drejta të “minoritetit” në Shqipëri.

Me ç’të drejtë ndërton kisha dhe kryqe helene në gjithë Jugun shqiptar, edhe aty ku nuk ka asnjë banorë. 

Kjo zonë e bukur si një ëndërr, ka ngelur e shkretë, pa banorë, të cilët ua kanë lënë vendin kishave, kryqeve helene dhe varrezave të sajuara të grekëve të rënë gjasma në luftën ballkanike.

 Lufta bëhej mes Italisë dhe Greqisë. Kur grekët duhet të mbronin trojet helene brendfa kufijëve, ç’kërkuan në Shqipëri? Erdhën si pushtues, por u larguan si dhitë e zgjebosura. Jo pa qëllim grekët hynë në tokat shqiptare, që më vonë ta aneksojnë këtë krahinë me teorinë e Vorio-Epirit. 

Shteti grek kërkon të mbrojë të drejtat e minoritetit të saj në Shqipëri, që e ka rritur numrin e tyre farsë, duke bërë regjistrime mashtruese të emigrantëve, kurse vet nuk i respekton të drejtat e minoriteteve apo emigrantëve me kombësi të ndryshme e veçanërisht të shqiptarëve. 

   Serbia duke i futur trojet shqiptare nën administrimin e Federatës Jugosllave, i voli të ardhurat, kulturën dhe sot pas 12 vite që Kosova fitoi Pavarësinë e larë në gjak edhunë, jo vetëm nuk enjeh si shtet të pavariur, por kërkon t’i rrëmbejë toka nga trungu i saj i të parëve.

Ka  aq shumë padrejtësi ndaj kombit shqiptar sa duhen volume që të përshkruhen, por ka një thënie të mençur nga mendjearti popull: “Hesht tidi të hëngërt tënja se  e ke të ligën brenda”! 


Nëse kombi shqiptar që ka nxjerrë figura të ndritura, të cilat sot janë në panteonet e vendeve ku ata dhanë vlerat, nuk ka lindur politikanë mendjeftohtë që ta vendosin kombin mbi interesin vetjak.

    Një pyetje më mundon: Çfarë sekreti u di politikanëve shqiptarë Greqia apo Serbia që, jo vetëm i ka në dorë dhe u bën shantazh në qỏshen e shtëpisë së tyre, por dhe i kërcënon, pasi u ka futur këmbët në një këpucë?! 

A nuk është stepje dhe dobësi e tyre para të vërtetës?!Gjithsesi më pëlqen ta mbyll punën time me një thënie të Sokratit:Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij!”-kjo thënie ës vlen  për politikën e brendshme dhe të  jashtëme , diplomacinë dhe marrëdhëniet ndër/rajonale, ndërkontinentale apo botërore të kombeve.

      Një gjë e di mirë, se Shqipërisë kurrë nuk i kanë munguar miqtë e mirë, të cilët e kanë përkrahur dhe vazhdojnë ta mbështesin. por a e duan politikat shqiptare më të mirën e kombit?! 

Nëse po, duhet të vendosin në piedestal të kombit identitetin kombëtar, i cili nis me një histori reale, shkencore e mbështetur në fakte dhe kulturë materiale qysh nga neoliti.

 Dokumente që e vërtetojnë autoktoninë dhe lashtësinë e gjuhës shqipe ka me mijëra..., vetëm duhet të pranohet botërisht. jam e bindur se kenmi shumë shtete dhe studiues që e mbështesinë lashtësinë e shqiptarëve.

     Kujtoj se aleatja dhe mikja më e mirë e Shqipërisë ka qenë dhe është Amerika, sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Qysh më 7 Nëntor 1915 (Boston) Xhorxh Fred Wiliams i është drejtuar Kongreit Amerikan për të ndihmuar Shqipërinë e lashtë, duke e quajtur “kombi më i vjetër në Evropë”.  Shqipëria ka gjetur mbështetjen e shumë presidentëve të ShBA, si Regan , Bush, Klinton,etj..., mes të cilëve po jap një thënie lapidar të Presidentit Willson: - “As unë, as kombi amerikan nuk do të lejojmë që kombi shqiptar që lufton për lirinë e vet prej tash 2000 vjetësh, të sakrifikohet për ambicje politike”.

   Për fat të keq kombeve të pagopur u rritet oreksi. Mjerë kush bie preh e shteteve gllabëruese !

Respekte për punë taj si atdhetar!

 Vilhelme Vrana Haxhiraj 



LIRIKA SI ELEMENT EKZOTIK I METAFORËS POETIKE


Hyrije Jusufi, "KTHINAVE TË JETËS", poezi, përgatitur për shtyp nga Shoqata e Shkrimtarëve "Feniks", Preshevë, shtypur në “LENA Graphic Design”, Prishtinë 2019. Libri ka 80 faqe. ISBN 978-9951-771-73-3

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Në vjeshtën e vonë të vitit që iku, (mbase tashmë kohë e harruar), sikur na bëhet se ajo ngjarje paska ndodhur shekuj më parë. Ndoshta nga hallet e shumta, nga angazhimet, apo nga dinamika e jetës në mërgim, harrohen gjërat?! Por e di se me të mbaruar një aktivitet kulturor i mbajtur në Cyrih, nëntor 2019, një tubë krijuesish ishin ulur në kthinat e një restoranti. Derisa ata rrufitnin kafet dhe qanin hallet për jetën e tyre në dhé të huaj, e dikush e thoshte ndonjë fjalë edhe për letërsinë, përballë ishte ulur një grua, që për simbolikë të “nëntorit e kafenesë”, shpërndante librin e saj të parë: “Në këtë ditë nëntori lë gjethet nën këmbë/ Eci kujdesshëm/ Deri te kafeneja e preferuar e pjesës së qytetit tjetër/ Mënjanë rrahë kambana e kishës gri/ Në krahun e kundërt rrotullohen akrepat/ E premtja është lutja ime e vjetër”, poezia “DITË NËNTORI”, faqe 27.
Mu bë se këto vargje përshkruanin atmosferën e atij diskutimi për vlera kulturore, për poezinë dhe librat. Siç e thamë, autorja dedikonte fjalë miradije për miqtë, (në mesin e tyre edhe për mua). Ishte libri i saj i parë, mbase ishin ndjenja, diçka e pazakontë, po më shumë dukej sikur ajo shpërndante dhembjen që bashkë me ato dedikime lirike e poetike lexohej kureshtja dhe gëzimi i saj. Poeteshën e kisha takuar edhe më parë, por nuk njiheshim mjaftueshëm, as nuk ia kisha përcjellë poezinë, megjithatë “Syri i saj plot dashuri/ E njeh e ndien/ Zjarrin përvëlues në shpirt”(f. 71), bëri ta tërhiqte edhe vëmendjen e të pranishmëve të tjerë.
Çfarë përshtypje krijohej në ato çaste? Ç’ndjenjë shfaqej, ç’përfytyrim kishte poetesha? Sigurisht “Do të jesh e bukur/ Nuk kam dyshim fare/ Nga sprovat e jetës/ Bëhesh më e madhe”(f. 63), janë vargje që disi personifikonin madhështinë dhe karakterin e saj, e sikur të mos i shihej fytyra dhe zbehtësia në mimikën, nuk do ta zbërthenim e as kuptonim seriozitetin e përkushtimeve që bënte. “Kur mendova që u kompletuam/ Më gjuajti koha me fatkeqësitë e veta/ U bë ajo e egër me mua/ E valët e saj shpirtin tim turbulluan”, (f.56). Sikur t’i kisha lexuar më parë këto vargje, ndoshta  qëndrimi i saj nuk më kishte bërë aq kureshtar, veçmas përkushtimi, pastaj ndjeshmëria ishte virtyte tjetër dallues. Ky mendim përforcohet në vargjet: “E dhembshme/ pasqyrë që trishtimi të mbytë/ Kur e din që më në të nuk sheh fytyrën tënde/ Nuk e njeh vehten/ Edhe qielli ka ndërruar ngjyrën/ Gri është bërë gjithçka/ Ka marrë unin tim me vete”(f.43).
Derisa ne flisnim shkujdesshëm, mëtanë tavolinës dora e saj dridhej, pastaj një shikim zhbirues drejt syve të atij që ia dhuronte librin, pa dyshim emocione të veçanta. Herë, herë fytyra e saj e mermertë merrte pamje tjetër, sikur bëhej një ndriçim flakërues. Ndoshta ajo kishte arsye, pasi dhuronte pozitë  së bashku me dhembjen artistike, për më shumë me dedikim, një përzierje, ku ta di... nuk po them më shumë se sa shihej nga reaksioni i saj, e sikur, “Buzët ishin bërë qershi/ Ylber ngjyrash/ Shpresë dhe dashuri/ Pse të vetëvriten ëndrrat/ Heshtje qetësi”(f.39), mbase turbulencë ndjenjash, po më shumë emocione që shfaqeshin. Megjithatë me ata gishtat që shtypte lapsin, dukej sikur po i jepte forcë mendimit, e pse jo për t’i dhënë edhe më shumë peshë atij përkushtimi, që vendoste në faqet e secilit libër. Pastaj mu duk sikur debatoi me heshtjen që e gërryente për brenda. Mu bë sikur dora e fortë që shkroi atë dedikim të fuqishëm, ia shkarkoi energjitë që përjetonte, bashkë me ngrohtësinë që buronin nga lirikat e futura thellë në libër. Pikërisht kjo gjendje përjetohet edhe në këto dy vargje: “Ajo vapë përcëlluese ma thau edhe lotin/ Si vjeshtë e vonë mbeta, dru pa asnjë frutë”(f. 12). Vargjet duket të jenë metaforë e përjetimit të mundshëm, por siç duket ajo vjeshtë e vonë, edhe aty nuk kaloi pa vapë dhe pa lot shpresash të thyera. Vërtetë, fliste pak, e vështrimin e saj zhbirues e treti diku Kthinave..., për të fshehur dhembjen e futur edhe në fletët e librit ose për ta ruajtur të fresket në zemrën e saj. Vargjet që i cituam, me kaq ndjenjë dhe të përjetuara nuk janë të vetmet, ndonëse në unin e saj manifestohej një karakter i fortë qytetar, një stoicizëm njerëzorë, një përkushtim femëror.
Karakteristikat që shpërfaqeshin në pamjen e Hyrije Jusufit, ishin qëndrim i një gruaje poetesh, që i lexohej ngazëllimi dhe suksesi kur shpërndante librin e parë. Tash kur po i lexojmë lirikat, përjetimet, dhembjen e jetuar, qoftë edhe si fantazmë “KTHINAVE TË JETËS”, poezia na bëhet më njerëzore, më e përjetuar. Qëndrimi mjaftë karakteristik i fshihej diku nëpër “kthinat e jetës”, jo vetëm si metaforë, por më shumë si realitet i përjetuar. Një grua mërgimtare, sfidat dhe risocializimi në shoqërinë e re, e bëjnë motivin e poezisë edhe më karakteristik. Andaj dukej se edhe atë ditë, nuk ishte pa dhembje, ndoshta shumë sish edhe të harruara?! Janë këto motive pse themi se nuk ka njeri që nuk ka kujtime e përjetime, nuk ka brenga, e ndodhi të përjetuara thellë?! E si të gjitha ngjarjet, me kalimin e kohës edhe përjetimet tretën, veniten e fashiten bashkë me “Kthinat e jetës?!”, të cilat do të qetësoheshin dhe do të harroheshin, po sikur poetesha të mos bulëzohet e të mos lulëzonte me këto lirika, dhe bashkë me këtë blerim, të mos i riaktualizonte kujtimet. Motiv ky, të cilin e ndeshim në titulli e librit, që përveç simbolikës është një dedikim metaforik për puthje nate për ndjenja dëshpërimi.

ILUZION

Aq fort më përqafoi vetmia
Kur të humba ty
Nga forca e saj e madhe
Njoha vetveten
Fillova ta dua
Ta çmoj
Njoha durimin
Dhe në këtë rrugë
Do të qëndroj
Dhe...
Më për asnjë njeri
Nuk do të trishtohem

                            (Faqe 19)

Gjithmonë poetët, përkatësisht gratë poetesha, kanë dhuntinë për ta kthyer jetën në një pamje si të kristaltë, ta shndërrojnë në përjetime poetike. Sigurisht për t’iu rikthyer nesër, se mbase vetëm e nesërmja e shpreh realen e së tashmes, pasi e tashmja dhe e qasshmja janë mbytur nga emocionet, nga ndodhitë dhe nga inatet e shumta, mbase krejt thjesht ndoshta edhe nga zilia, prandaj edhe shprehja artistike, jo gjithmonë e kurdoherë, e ruan baraspeshën e raportit real me atë që përfytyrohet e parafytyrohet në pamjen e parë, përkatësisht në leximin e nxituar, të kësaj metafore mjaftë e eksituar pasi “...dielli nga terri s’ka pjellur/ as koha nga habia ndonjëherë s’ka vjellur”(f.15).
Siç e theksuam, poetesha Hyrije Jusufi, foli pak, e vështroi më shumë, andaj po parafrazojë se na tha: “Nuk janë poezi, janë dhembjet e mia, është jeta ime, janë sfidat dhe përpjekjet, janë emocionet të derdhura në poezi”. Me një fjalë, një galaktikë e pa hulumtuar, por siç shprehej e sigurt, janë lirika përtej imagjinatës së ëndërrt. Andaj sikur përkëdhelë me lutje: “Kur të më takosh herën tjetër/ Të lutem/ Më përshëndet njerëzishëm”, (f.30), është një ftesë e drejtpërdrejt, një lutje njerëzore, për të mos ia vrarë ditën njëri-tjetrit, pastaj brenda vet poezive ka pasthirrma të shumta me “ah, oh, uh”, etj., që i bëjnë klithmat edhe më të trishtuara?
Nga kjo mund të lind ideja, nëse gjërat që imagjinohen, mund të sistemohen në sfondin e gënjeshtrave?! Në këtë rast aktivizohet muza e poetes për t’i shkruar, për t’i regjistruar, për t’i sistemuar, e për t’i përkthyer artistikisht ëndrrat e përjetuara, me një fjalë për të mos i lënë të shpërndara në etër. Sipas kësaj duket një lloj stoicizmi kundruall ndonjë çasti të zymtë në momente të liga?! Lirikat e këtij libri mund të kategorizohen edhe si frymëzime mbi ëndrrat e përjetuara që rrëfejnë se “janë përjetime për veten dhe jetën që (se) ka jetuar dhe pikë”?!
Si duket, Hyrije Jusufi, paska bërë jetën kthinave të mërgimit, për t’i përmbledhur ato ndjenja nëpër “KTHINA TË JETËS”, në këtë ditar poetik, mirë i realizuar. D.m.th. metaforë e ngjizur me melankolinë e shprehjes artistike. Por për t’iu qasur atyre “kthinave”, ku shprehin mënyrën ekzotike të të shkruarit, duhet të futemi në laboratorin e saj krijues, aty ku poetesha me butësi trishtuese ka prekur ndjenjën emocionale, sidomos kur shkruan se, “Ninulla të pakënduara, thjesht emocione e puthje mbi barkun e saj të bardh”, bëjnë që poezitë të mos harrohen kollaj.
Në anën tjetër, të jesh në mërgim e të mos kesh mall e mallëngjim nuk ka mundësi?! Kjo ndjenjë ngjizet në shpirt, si grua ka falë dashuri që na rrëfehet si ngjarje e përjetuar “Kthinave të jetës”, që shprehimisht duken të jenë gjenetike për shkrimtaren, mbase “Ëndrrat e mia fluturojnë drejtimesh/ Udhët (a) bashkohen diku/ Që malli të merr një pikë në fund”(f.36). Zakonisht në librin e parë, poeteshat, (edhe poetët), janë më të sinqertë dhe më origjinal, prandaj e kemi të lehtë për t’i përjetuar e fiksuar ato ndijime estetike me këtë varg të thjeshtë, që përfaqësojnë tipin e poezisë meditative.

DITËS DHE NATËS

Ditës po i rri në shpinë
Dhe ia kam ngushtuar rrugën përpushjes

Me natën flasim e qeshim deri vonë
(Se) ma ka vjedhur mendimin

E prehja ne shpirt
                             (Faqe 55).

Për ta lexuar këtë libër që priste, rastisi kjo “distancë sociale” e cila mbuloi globin, dhe detyrimisht e detyrueshëm u dashtë të qëndrojmë në shtëpi, ndoshta për t’iu kthyer lirikës, e cila ishte fshehur “kthinave të harresës”, mbase ishte ky shkas për t’i kuptuar më mirë metaforat e frikës që lidhen me efektin pozitiv të këtij ngujimi social.

GJUMI PO MË PRET

Sot punë nesër po ashtu
E madje edhe të dielën

Gjumi po më pret
Nëpërcjellje të ëndrrave
...
E  gjumi po më pret
Kësaj nate vetmitare
                             (Faqe 35).


Poezitë në përmbledhjen “KTHINAVE TË JETËS”, të Hyrije Jusufit, janë lirika të përjetuar thellë, madje më thellë se sa jeta nëpër kthinat ekzotike, të papashme, por të imagjinueshme përmes metaforave subtile, të cilat shprehin një revoltë të kthyer në poezi, dhe të fanitur nga malli i pashuar. Malli që ka mërgimtarja, duket të jetë një karakteristikë tjetër e këtyre poezive që shndërrohen në melankoli të frikshme e cila shndërrohet në vlerë emocionale e këtij krijimi artistik. Me një fjalë, një dimension tjetër i jetës, kthyer në vargje lirike si vlerë estetike. Pa dyshim poetesha Hyrije Jusufi, ka triumfuar, si rezultat i triumfit letrar është kjo përmbledhje me poezi. Kaq! E thjeshtë e bukur dhe artistike! E këtë mendim, më së miri e plotëson “NË POEZINË TIME”.

NË POEZINË TIME

Në poezinë time qeshen rreshtat
Fjalët shtyhen me njëra – tjetrën
Dhe ironia shpesh flet

Provoj ti miratoj ato
Kushtëzoj veten
Kur radhis me kujdes
Nuk dua të (marrë) jap një kuptim tjetër

Fjalë e rreshta
Sarkazmë pak ironi
Secila poezi me vete
Është një pjesë biografi

Ca të tjera rrinë mbyllur në dry
Që shkëlqejnë varrosin trishtim

Kam pasur fat të kem një dashuri të tillë
Lidhur prangash të thyera

(Faqe 58).

Poezia me titull “NË POEZINË TIME”, është lirika më e mirë e librit, pasi dhembja reale është sofistikuar me shprehjen artistike, do të doja që autorja me pas parasysh këtë sugjerim, këtë këshillë, këtë kritikë profesionale. Jo gjithmonë britmat e kukamat, dhembja dhe dëshpërimi mund të ngjiten në nivel poezie, e le më të shkruhet vargu artistik. Mendoj se në librat letrar, qoftë edhe në shënimet biografike,  duken të panevojshme detajet jashtë letrare, sidomos ato elemente që kanë të bëjnë me fatin e dështuar jetësor, pasi poezia dhe metafora e saj shprehin artistikisht dramën e përjetuar. Pra, vet poezia e shpjegon fatin e trazuar, mërmërimat e netëve pa gjumë dhe për ecjet e pasigurta “Kthinave të jetës”. Gjithsesi poezitë, duhet të kenë kriter estetik, nëse duam ta qesim në pah metamorfozën e dhembjes si formë artistike, thjesht jo vetëm si proces fiziologjik por si nuancë artistike e cila duhet të shëmbëllej mbi jetën e secilit. Së këndejmi edhe poezitë me përkushtime, për “Nënën”, “Kujtim për babain”, “Aromë kohësh, kushtuar hallës...” etj., janë realizime më të zbehta, pasi insistimi për t’i mbetur besnik karakteristikës njerëzore e kanë venitur nivelin artistik. Pa dyshim, përpjekja për të saktësuar virtytin, e ka anashkaluar vlerën estetike, ndërsa përjetimi real dhe vlera artistike janë dy pole të kundërta të një magneti.
Në përgjithësi, poezitë kanë motiv, për rrugët e kryqëzuara udhëve të tërthorta, po më mirë është shprehur poetesha “Kthinave të jetës”. Sidomos vargu “Të qenit grua në tonin vatan”, është mynxyrë, është sakrificë. Në anën tjetër kemi të sforcuar poezinë e revoltës deri në fiksim të idesë, të vargut, dhembjes, gjëmës a dënesës. Ose siç shprehte në mënyrë metaforike: “Netëve pa gjumë, ëndrrave të pa realizuara, e ditëve të gëzuara, diellit që nxehë, e pranverës që do të vjen, shpresës së venitur në dritën që ka ikur” etj. etj., si lajmësi i mirë për kafen e nxirë, vjeshtave të bruzta e puseve të qullëta etj. etj. Këto nuanca janë një metaforë e rënduar nga përmbytjet e mëdha nëpër dëshpërimet e thella, që domosdoshmërish e tretin metamorfozën e dhembjes deri në pafundësi. Madje këto ndijime poetike e katandisin shpirtin deri në lektisje, siç thotë vet poetesha “Kthinave të jetës”, të cilat ishin të shumta, të përhershme, mjaftë të ngatërruara, aspak të gëzuara. Por gjithmonë kthinat që sfidohen i gëzohen fatit dhe suksesit?! Pra, vet kjo poezi dhe ky libër, shpjegojnë triumfin dhe suksesin e autores, pavarësish gjëmave dhe rënkimeve, jo të pakta, madje herë artistike, e herë më pak të realizuara.
Poezitë, janë lirika të mira, janë vargje që përshkruajnë jetën e një gruaje, që fati e deshi të jetë poetesh. Përndryshe këto gjëma lirike, këto përjetime artistike do të kishin përfunduar bashkë me dhembjen kthinave, përkatësisht kurtheve të jetës, varg ky i vënë në një titull libri, me një ndjenjë mjaftë meditative ku bartë esencën e të gjitha ndrydhjeve artistike. Pasi ajo e ka përvojën e dhembjes, duket se dhembjen sociale e kupton më drejt, siç është shprehur në poezinë: “LYPSARËT NË PRISHTINË”, të cilët “Sillen vërdallë/ Në çdo anë lypsarët// Rrotull gjithandej/ E të lënë kafen në fyt// Ne bënim llafe/ Ata.../ Shtrirë dorën rrinë mbi kafe”(f.38). Një metaforë më ndryshe, përjetohet te poezia “KOSOVA IME E KUQE”, në të cilën shfaqen vlera të tjera ideoemocionale.
Pavarësisht sorollatjeve, shihet një lloj ngujimi brenda egos dhe ndikimeve të etikës shqiptare. Prandaj elementet e besës dhe thyerjet e saj, mentaliteti për t’u  ndërtuar e bukura mbi shkatërrimet, qofshin shpirtërore, po sidomos nisja e  dashurisë duke tharë buzët dhe shpirtin e tjetrit, janë kode etike që i përkasin traditës shqiptare. Ndërsa e ardhmja e një letërsie, varet sa gërshetohen përvojat e letërsive të avancuara, nëse dëshirojmë të jemi trendë e letërsisë moderne. Pavarësisht këtij rreziku, potencialisht ajo mirë i ka artikuluar idetë e saj, duke nxjerrë në pah këtë vlerë, libri tashmë iu dedikohet lexuesve, prandaj vetëm kështu siç është, duhet të pranohet dhe të interpretohet.
Pa dyshim poezia e këtij libri është lajtmotiv i dhembjes, që vë në spikamë verbin e fatit të përmbytur, jetën e njeriut të mërguar rrugëve dhe honeve. Sfidë kjo e përhershme, tamam si kreshpërim i fatit jetësor, në të cilën pipëzohen e degëzohen hallet, natyrisht edhe bulëzohen e blerohen edhe fatet njerëzore. Një metamorfozë e frikshme, për vjeshtën që vjen, e bashkë me të edhe bryma që venit e i përmbyt bukuritë e verës, që i shkund për tokë frutat vjeshtor, për t’i lënë vend dimrit, i cili mbulon të gjitha ëndrrat e zjarrta, natyrisht edhe premtimet e gënjeshtra që shpeshherë njollosin borën e bardhë. Por... pas të gjithave, vjen edhe pranvera që sjell gjelbërim dhe ndjell fatin e mirë!... Këso shtresëzime metaforike e figurative, këso ndjenjash e përjetimesh kemi me bollëk, madje nga poezia në poezi, nga vargu në varg, e bashkë me sfidat shihet edhe flatërimi i jetës e mbijetesës, sukseseve dhe i shpresës së vrarë.
Për derisa zogjtë shtegtojnë drejt hapësirave të pafundme, drejt tokave të paprekura, drejt ëndrrave të tyre, njësoj edhe poezia e Hyrije Jusufit, ka nisë shtegtimin drejt hapësirave të reja “kthinave të jetës”, për të cilat kësaj radhe urojmë të ketë fat dhe mbarësi!...

St. Gallen, 16.05.2020.

SHËNIME PËR AUTOREN:
Hyrije Jusufi, (05.10.1967), lindi në fshatin Rahovicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Preshevë. Ka diplomuar në degën Bankë dhe Financa në Fakultetin “ILIRIA” në Prishtinë. Është pjesëmarrëse nëpër aktivitete kulturore, fillet e së cilës nisin në shkollë fillore, pastaj në qytetin e Preshevës, për të vazhduar me pjesëmarrje aktive nëpër aktivitetet kulturë të Shkrimtarëve Shqiptarë në Evropën Perëndimore. Është anëtare e Korit “Lyra”, në Cyrih dhe është prezantuar në libra të përbashkët me autorë të tjerë. “KTHINAVE TË JETËS”, është libri i parë i saj. Hyrije Jusufijeton në Cyrih / Zvicër.


Gjykata Speciale nuk e ka ndalur intensitetin e punës as gjatë pandemisë së koronavirusit.

Deri më tani janë deponuar dy aktakuza në Dhomat e Specializuara, njëra në shkurt  2020 dhe tjetra në prill 2020. 

Në pritje të shqyrtimit të tyre, zyrtarë të Gjykatës me seli në Hagë, i kanë thënë medieve se janë të përgatitur për t’i zhvilluar proceset gjyqësore.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë plotësisht funksionale dhe të përgatitura për të zhvilluar procese të drejta, të paanshme dhe të pavarura në një ambient të sigurt. 

Rezultate imazhesh për Michael Doyle
Michael Doyle


Pavarësisht pandemisë COVID-19, Dhomat e Specializuara po vazhdojnë punën intensivisht për t’u siguruar që të përmbushet mandati i gjykatës”, ka thënë zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle.

Ai shton se, megjithatë, i kanë ndërmarrë masat brenda gjykatës për t’iu përgjigjur situatës në përputhje me rekomandimet dhe vendimet e autoriteteve përgjegjëse të shëndetit publik, duke ruajtur vazhdimësinë dhe funksionalitetin e plotë të Gjykatës Speciale. Sipas Michael  Doyle, këto masa përfshijnë punën në distancë dhe mbajtjen e takimeve sa herë të paraqitet nevoja.



Korriku  i vitit 2020 është afati i fundit gjashtëmujor brenda të cilit duhet të konfirmohet ose të hidhet poshtë aktakuza e parë. Përmbajta e aktakuzës është konfidenciale dhe ajo bëhet publike vetëm nëse konfirmohen dyshimet e bazuara nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Deponimi i një aktakuze edhe në kohë pandemie, sipas avokatit Arianit Koci, dëshmon seriozitetin që ka Gjykata Speciale në përmbushjen e mandatit të saj.

Koci, i cili është avokat mbrojtës i disa prej të dyshuarve për krime lufte që janë intervistuar në Hagë, thotë se proceset e para gjyqësore mund të nisin së shpejti, por të akuzuarit potencialë për momentin nuk dihen.

Sa i përket bashkëpunimit me autoritetet e Kosovës, zëdhënësi i Speciales,Michael  Doyle, ka rikujtuar detyrimin që kanë ato për t’u përgjigjur ndaj çfarëdo kërkese apo vendimi.

“Mbështetur në ligj, autoritetet e Kosovës janë të detyruara të bashkëpunojnë me Dhomat e Specializuara sa u përket vendimeve ose kërkesave që mund t’i kenë ato”, ka thënë  Michael Doyle.

Rezultate imazhesh për Rreze Hoxha

 Rreze Hoxha 

 Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë, se çështje që mbeten ende enigmë lidhur me punën e Speciales janë nëse do të ketë aktakuza të ngritura e të konfirmuara ndaj të intervistuarve me qëllimin e ndjekjes penale apo jo.

“Dhe nëse po, atëherë nën cilat doktrina ndërkombëtare të njëjtit do të akuzohen.

 Është më se e rëndësishme të trajtohet edhe praktika e ndjekur nga Tribunali i Hagës nën të cilën disa nga të ftuarit e zyrës së Prokurorit të Specializuar veçse janë gjykuar nga kjo gjykatë dhe të njëjtit janë shpallur të pafajshëm”, ka thënë ajo.

Deri më tani, rreth 250 persona janë ftuar nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar në Hagë ose në zyrat e EULEX-it në Prishtinë. 

Shumë prej tyre kanë qenë pjesë e hierarkisë së lartë të UÇK-së dhe ish-komandantë të Zonave.

Shkrimtari Ismail Kadare nuk dëshiron të përzihet në çështjen e teatrit: Ju lutem të mos më ngatërroni



Rezultate imazhesh për ismail.kadare



Shkrimtari Ismail Kadare ka komentuar për herë të parë çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në një reagim për televizionin TVT Kadare ka thënë se nuk dëshiron të përzihet në këtë çështje, pasi së pari nuk është në dijeni të situatës dhe së dyti është i sëmurë.


Nuk kam mundësi se nuk jam ndjerë mirë. Nuk jam shumë në djeni. Ju lutem të mos më ngatërroni’, tha Kadare.


Reagimi i Kadaresë vjen disa orë pasi është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur në orën 04:30 të mëngjesit të sotëm, duke u përcjellur edhe me përplasje.

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka njoftuar se nga policia e atjeshme është arrestuar Drejtori i Qendrës së tyre, Bioken Abazi.



“Në përpjekje qytetare për mbrojtjen e ligjshme të Teatrit Kombëtar nga shkatërrimi i paligjshëm, Policia e Shtetit ka ndaluar aktivistët Boiken Abazi dhe Kastriot Qema dhe i ka shoqëruar ata në komisariat”, thuhet në postim.

VV’ja i ka bërë thirrje shtetit shqiptar të ndalojë menjëherë prishjen e mëtejshme ndërtesës së Teatrit dhe të lirojë menjëherë aktivistët e qytetarët.

“I bëjmë thirrje shtetit shqiptar të ndalojë menjëherë prishjen e mëtejshme ndërtesës së Teatrit dhe të lirojë menjëherë ata dhe aktivistët e qytetarët e tjerë që ka ndaluar orët e mëhershme në mënyrë të paligjshme, ndërsa ushtronin të drejtën kushtetuese të protestës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Facebook.

Cikël poetik nga Valbona Rexhepi - Hadri



LOTI NË SYRIN E SË BUKURËS


Erdhi e pastër si lot fëmije,
e bukur si gjithnjë fluturake,

fytyrë ëmbëlake,buzëqeshje 
e hapur dalë 
nga ngrohtësia e rrezeve
 deportuar nga këndi i vendqëdrimit të saj.

Rjeti valëzues lozonjar
ndiqte lëvizjet e vargëzuara në pejza 
margaritarësh.

Shpirtbardhësia e saj prej virgjëreshe ,
shoqërohej me kthjelltësinë e ndjenjave,
dhimbjen e nxirrte nga shkëlqimi i syrit,
me fjalë mashtronte burimin e lotit të saj.

Pamja kristalore e një loti 
rrotullohej duke ngarendur
 deri tek buza e skuqur
ku gdhendej mjeshtria e fjalës së thënë 
nga thellësia e mallëngjimit.

Një rrëfim që shponte zemrën përtej
brishtësisë së një shpirti të artë si diell.

Përse të shihet loti në syrin e së bukurës?

A thua vallë nga paragjykimet
duhet të përbuzet bekimi i Perëndisë?

Kot shkëlqimi i saj ndrinte si hënë.
Ishte nur për njerëzimin rrerh saj.
Bukuri veçane që ngjante me pranverën.


Vazhdo dhe ec
rrugëtimi yt u mbuloftë me të bardhën dritë,
shkëlqimi i syrit tënd u praroftè me dashuri!

MALLI PËR NËNËN TIME

Ti frymëmarrja ime, nënë
Shpirtin ma ngrohë dashuri,
Të paça dritë,yje, qiellit tim
Nënë e hënë mrekullia ime .

Ti sot larg meje frymon.
Unë s’të kam pranë të të puth.
Për të arritur tek ti nënë,
Duhet kaluar det e oqean.

Mbyll sytë për një çast
nga dëshira e zjarrtë të të kam pranë.
Ti nënë e syrgjynosur larg meje
Nxjerr lotin tim nga qepallat e lagura nga një lot i bijës sate në përqafimin Tënd.

Ti me afshin e zjarrtë amësi ëmbëlake,
Dëgjojë rrahjet e zemrès të bijës sate,
Më fal një buzeqeshjen të bukuar nënë,
ta shuaj mallin tim që fle shpirtit Tënd.


NDJENË AMËSIE

Ndjenjë që prekë qiellin me dashuri
Sundon botën dhe tërbimin e detit
Që fal shpirt njeriu dhe jep bekimin
Ëmbëlsisht mbështjellë vajin e fëmijës
Rrotullon botën në krah për së mbari
Që fal gjallëri dhe pafundësi shpirti
Nuk zëvendësohet me asnjë frymë tjetër
Të jep prehrin e nënës dhe rritë të mbarë
Si asgjë tjetër n' botë rrritë flokun mbi sy.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...