Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/06/08

Shkruan Flori Bruqi :Loti ne qerpikun tënd apo kthehu në gjirin tim(Recension për librin e Jahja M.Llukës "Eja në pranverë", Prishtinë, 2020)

Rezultate imazhesh për wikipedia jahja lluka

"Eja në pranverë " të shkrimtarit , Jahja M. Lluka , (botuar nga SHBKAL“Naim Frashëri”, Prishtinë, 2020)



Poeti pejan Jahja M.Lluka(17 mars 1952) është autorë i librit të nëntë me titul ”Eja në pranverë” , sjellë vargjëet e tij sublime mbi dashurinë ,lotin , jetën: 

Dashuria ime më je



Ajër që thithin mushkëritë e mia

ti më je

e mira ime që më mban në jetë

ti më je

dorë e bardhë e butë

ti më je

Se zemrës që m’i shton plagë

ti më je

Dritë që ndriçon qiellin

ti më je

Nuse si hëna në kupë

ti më je

pranverë e luleborë

ti më je



Poeti Jahja M. Lluka , shkruan pa dorashka për dashurinë e tij të sinqertë , për vajzat me bardhësi bore që janë të pa djallëzuara , ai flet dhe shkruan për bardhësitë e borës, fytyrën dhe frymën rinore që është e shkrirë dhe e ngrirë në dëborë :

E bardha ime je


Sa herë m'i ngul sytë e shkruar

shkrihem

ëmbël e mjaltë ka buza jote

më shkrin

Moj e bardha ime me bardhësi bore

mos shkrij

po më qeshet fytyra

e zemra po më bëhet mal

ti ma ndal frymen

e më ngrinë

ti ma kthen rininë

Moj e bardha ime

e shkrirë dhe e ngrirë në dëborë

Nuk i dihet se si lind poeti. Familja mund të thonë diç për të. Megjithatë ato nuk mund të na e thonë dot gjithçka.


Megjithatë, për traditën e sotme në paraqitjen e tij më një libër , të ri poetik "Eja në pranverë" autori na sjellë një libër jubilar, më dhjetra poezi duke e shfletuar botën e tij për të bukurën :


Thirrja jote pret


Ti e theve gurin e zemres sime

M’i vrave krejt armiqtë e apokalipsit të huaj

U qesha

sa e madhe qenka dashuria e vertet

Të pashë me thikë me pushkë

teksa mbroje emrin tim

Oj e bardha ime

e bardhë në dëborën tonë

ti m'i ke marrë mendët

e më shumë shpirtin

Rezultate imazhesh për wikipedia jahja lluka
Jahja M.Lluka , sot shkrimtar, politikan dhe akademik i mirënjohur prej vitesh ka shkruar e botuar disa libra:: Edhe ti Atdhe;Vargje vetmie;
Mos eja në ëndër ;Në kalanë e zemrës sime ; Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rewthina 1912/1994;Për Shtetin tim,Kosovën;Kosovo from "Naçertanie"to independence 1844-2008 ;
Përmbledhje shkrimesh.



Publicistika dhe Poezia e tij vjen si "klorofili" i rinuar poetik, me poezi qytetare, më fjalë të reja dhe më një rebelimit gjuhësor , tematik dhe artistik . Sikurse dihet, letërsisë, çlirimi dhe risitë kryesore i vijnë prej gjuhës.

Rezultate imazhesh për jahja lluka

Poeti Lluka jetën e tij e ka për dy sy - mes puthjeve , lotëve, borës ,mallit,dashurisë , mirëqenies - në mes luftës dhe fatit :


Dimër i ngrohtë


Bora filloj kohëra më parë

Më shoqerojë shtigjeve me ty

Unë i lodhur e mall pata për dy sy

Sy ka bota por pak si sytë e saj

Ata sy bojqielli e me mendje të lartë

Kur ik fryma ik dhe aroma jote manushaqe

Ti dimrin e bënë verë moj e bukura ime

Dikur kam mendu qe jeta është luftë

Por sot e gjitha që kam quhet fat


Rezultate imazhesh për  jahja lluka
Pa dashuri, ai nuk mund ta shijojë dëborën , gjumin apo gojën e saj e di të vërtetën që ky si poet e ëndërron çdo herë :

Mos folë për dashuri


Mos më fole për dashuri

Nuk kam nevojë per fjalë tëëmbla

Gjakun në ujë do shndërrohet

Sa herë po me genjenen

Po dua dashurin tënde

e dashuri nuk janë fjalet

Nuk e du gojen tende

Po zemren

Mos me thur poezi

Se rimat i di vete

me lejo qe në sytë e tu

Në brengosjen tënde

Ta gjeje të vërteten për ne

Ma kthe dashurinë nëse mundesh

Por te lutem mos me folë për dashuri

Ma dëshirë kam të ëndroj i vetem



Jahja M.Lluka erdhi në këtë kohë të pandemisë si çlirues i fjalës. Brenda qartësisë që poeti nuk e braktisi kurrë, dhe se fjalën poetike deri në jermi, prodhojë një liri që po i frigëson brezat e vjetër dhe të rinjë. Ai brenda strukturës, gjithmonë mbetët i ashpër, i qartë më mallin dhe malet e Bjeshkëve të Namuna . Ajri, stinët vjeshta e dimri janë dhe stinët e tij të poezisë:

Peja ime


Peja ime

te ty nisa hapat

e thura lavde kreshnike

secili emër ka rininë e pikuar moteve

unë e di ku jeta e ka amën

e në ty

vazhdon rrita jote e bukur.



Jam nisë me fuqinë e erës

e me dehjen e kohërave

dikur do marrin secilen datë etnie

krijesa ime

këtu e atje

do thuren motet e përgjakura


atdhe


Puthjejet dhe lëpirjet e lotëve nga qerpikët e sajë, janë parandjenja përshpëritëse në natën e tij të fundit :

Loti ne qerpikun tënd


Mos fleje deri sa te puthi

Se ne mengjes udhtoje larg

A do kthehem nga kjo rruge

Mos do vdes

Mos fleje deri sa te puthi

Ka nje parandjenje se fundi

është ku për herë të fundit

Po të lëpij lotin nga qerpiku yt

Me shiko

me merr në gji

e me pershperit të dua

Ndoshta neser tjetrit

Këtë refren ia thua

Të dua

Mos fleje deri sa të puthi

Se kjo mund te jetë nata e fundit


...Të bukuren e këtij libri më poezi po e shpalosim  më këto vargje:


Kthehu në gjirin tim


Kthehu se une po vuaj

Përjetësisht kam me te dashur

Përjetësisht kam me të prite

Dëm është të jetojmë kështu

kemi mundur te jemi të lumtur



Po vuaj për ty, kthehu

Endrrat e mija me ty janë

Askush si ti nuk me ka dashur

Kot te kerkoj në shtigjet e vetmisë



Po kerkoj buzet tua

Duart tua qe me perqafojne

Nuk ka si ti do te vajtoj

Se si ti nuk ka



Nuk do te perjetoje

Dashuri si me ty

Nata yjet deti

Ne te perqafuar si nje

Kthehu ne gjirin tim


Duke e parë nga sot, vëmë re se Jahja M.Lluka do të ketë vendin e vet mbizotërues në letërsi . Ai mund të quhet poeti rinuar i qytetit të Lumbardhit ...Themi i qytetit në kuptimin e madh, si qytetërim, si polis, si universalitet.



Ta njoh shpirtin e lagur



Ta njoh fijen e flokut zemer

Fije fije i kam prek me dorë

Ta njoh shpirtin e lagur

e nuk heshti kot

Ta di qeshjen e syve

të gojes krejt mjalt

Ta ndiej eren e trupit e them a jam gjalle

Kur ta puthi buzen e syrin i them vetes

Je mbret

Ty të kam zemer moj

ty të kam jete



Kësisoji në studion e tij dimërore, Lluka e gjen shpirtin e babait të tij :

Pse je i merzitur baba


O princi im

Jam merzit se nëna yte

Nuk me don më

Me duhet të iku larg

-Po unë te dua baba

E di këtë princ

Për këtë jam i gezuar dhe i merzitur

-E ku do ikesh baba

Nuk di biri i babit

Mjaft larg sa nuk do të të shohe

Mjaft afer që të shohe per ditë

Afer shum afer zemres sime

Bërthama gjuhësore e tij që është vetanake vetjake, e ardhur në unin e tij me filozofinë e përsëritjes ciklike të kohëve, të mitikes dhe të modernes, me respektimin e mjeteve poetike të gjithëkohshme, gradualisht e bëri poezinë e Llukës të kthjellët në strukturat e saj, të ndjeshme ndaj formave poetike të tilla si ndaj vargut, rimës, kadencës. Kësisoji respekti i tij ndaj dëshmorëve , tradites shqiptare është e gërshetuar me risitë, kristalizimet rinovuese, në gjuhë , në përmbajtje që na përkujton trishtimin dhe dhembën heroike të të rënëve për liri :

Plaga jote Mejë


Me shumë se ditët e vitit u vranë të Ti

Që ne sot me pasë pak liri

Kur derdhet gjaku shqiptar pse je në atdhe

Kur armiku nuk njeh aspak njerzi

E kaplon lakmia e smira për zi

376 shpirtra dhanë jeten shqip

Se Kosova ish ma e shtrejt

se kjo pranvere me diell

Eh, tokë shumë e bijt e tu i ke marrë

Se hasmi deken ua donte me sy

Pak bre pak po kemi çka me fol

Se toka na u nbush me deshmorë

E lulet çelin e vyshken pa bijte e bijat tona

Kur vdes liria vdes edhe shqiptari

Se gjithçka e vlefshme quhet Kosove.


Prishtinë, 8.6.2020.

ABC NEWS E SHQIPËRISË BLEN GAZETËN EXPRESS DHE TELEVIZIONIN T7

Klodjan Allajbeu zgjeron “tentakulat” dhe në Kosovë, blen mediat e Berat Buzhalës, përçarje te stafi pas përmendjes së Baton Haxhiut. Në hije dhe një i zyrtar shqiptar

Pastrim miliardash nga Klodian Allajbeu, spitali grek “Hygeia ...


shqiperiajone11@gmail.com;bucpapaj@yahoo.com;gazetasot@yahoo.com;infoamanews@gmail.com;sheleagron@yahoo.com;prien@sunrise.ch;pashtriku-pz@hotmail.de;info@pashtriku.org
,info@prointegra.ch;post@rtklive.com;gazetadita@gmail.com;ptcflomed@yahoo.co.uk;press@infoshqip.com;veriu.info@gmail.com;florilinz1@hotmail.com;info@syri.tv;gj.shqiperia1@gmail.com
,zefigjergj@gmail.com;info@botasot.info;tiranaobserver@gmail.com;redaksia@republika.info,nacionalalbania@yahoo.com;fterziu@yahoo.co.uk,floribruqi@live.com;info@njekomb.com;shkabarevista@yahoo.com;info@dritare.info;shqiptari.com@gmail.com;info@kohanews.com;info@kultplus.com



Spitali Amerikan tërheq vëmendjen europiane - Balkanweb.com - News24



gazetaexpress.com dhe televizioni T7 blihet nga pronari Abc newsSpitalit amerikan në Tiranë dhe Prishtinë, zt. Klodjan Allajbeu

FOTOT/ Inagurohet SPITALI AMERIKAN 3, politikanë e VIP-a në ...

Sat, 6 Jun at 18:32

Televizioni Abcnews nga Tirana ka mbyllur blerjen e gazetaexpress.com dhe televizionit T7, bëjnë të ditur burime nga brenda Gazetës Express.

Burimet thonë se të hënën dhe të martën në ambjentet e T7 dhe Express dhe kanë qenë pronari i Abcnews Klodjan Allajbeu, CEO Idaver Sherifi dhe gazetari Enkel Demi, të cilët kanë inspektuar ambjentet dhe janë takuar me drejtuesit.


Klodjan Allajbeu zgjeron “tentakulat” dhe në Kosovë, blen mediat e ...


Megjithatë thuhet se brenda Gazetës Express ka entuziazëm për shitjen që do të mundësonte rritjen e grupit mediatik por dhe shumë pakënaqësi dhe pasiguri pasi është përfolur emri i Baton Haxhiut për të marrë drejtimin e grupit mediatik, gjë që është mohuar nga pronari aktual Berat Buzhala duke siguruar stafin e ngushtë se drejtori i ri do të vijë nga Shqipëria dhe nuk do të jetë Baton Haxhiu. 

Spitali Amerikan në Kosovë nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me ...


Mes stafit flitet se mund të jetë drejtori aktual i Abcnews Idaver Sherifi ai që mund të marrë drejtimin e Gazetës Express dhe tv T7 për shkak të njohjeve të vjetra me një pjesë të stafit si dhe eksperiencës së tij me mediat online si themelues i Albeu.com.

klodian allajbeu – Të Paekspozuarit

Bisedimet për shitjen kanë filluar para disa muajsh ndërsa këtë të martë është arritur marrëveshja ndërsa nënshkrimi zyrtar i shitjes do të bëhet brenda disa javëve. Edhe pse nuk dihet saktë, mendohet që vlera e kësaj shitjeje është 3 milion euro.


Ndërkohë që flitet se pas Klodian Allajbeut fshihet një politikan i rëndësishëm i mazhorancës aktuale i cili është i përfolur në qarqet politike dhe mediatike.

********





Klodian Allajbeun, deri në vitin 2007, pasuria e tij ishte modeste, ndërsa sot ai qarkullon miliona euro falë spitaleve private dhe koncesioneve të përfituara .


Dr. Shk. Iris Allajbeu (Polovina) - Spitali Amerikan




Është vetëm 42 vjeç dhe sot zotëron 5 spitale private, një seri biznesesh për pajisje mjekësore, 2 koncesione shëndetësie, kompani për prodhim energjie elektrike si dhe monopolin e tregut ushqimor në Tiranë. 


Fillimisht mjeku kardiolog me origjinë nga Berati e ka nisur me një klinikë të vogël private, ku nëpërmjet kredisë bleu pajisjen e koronografisë dhe prej aty nisi bypass-et.

 E gjithë vlera e pajisjeve ishte 700 mijë dollarë, por çuditërisht pas 6 muajsh ai shet vetëm 30 % të investimit për 3 milion euro.

Një biznes që vlen 700 mijë dollarë, shitet pas 6 muajsh 30% e tij, pra 210 mijë dollarë për 3 milionë euro.


Falë mbështetjes së qeverisë së djathtë, kardiologu krijon Spitalin Amerikan në Tiranë. Nga një mjek i një familje të thjeshtë, tashmë Klodian Allajbeu do të zotërojë një spital me vlerë disa milionë euro.

Spitali Amerikan do të merrte një pjesë të pronës së Spitalit Ushtarak, nëpërmjet një procesi privatizimi nga qeveria  Sali Berisha. Plot 15 mijë m2 është sipërfaqja që përfiton Allajbeu, që ka kryer disa ndërtime .
Klodjan Allajbeu – Marina Durres – Albanien
Në një raport të posaçëm, Kontrolli i Lartë i Shtetit, konstatoi se Spitali Amerikan kishte pushtuar ambiente të tjera të Spitalit Ushtarak jashtë kontratës, si dhe kishte bërë ndërtime të paligjshme, përfshirë edhe një urë.

Por teksa qindra veta janë arrestuar edhe për ndërtimin e një çatie pa leje, për Allajbeun ligji duket se nuk ka qenë i barabartë. Ndaj tij nuk është marrë asnjë masë për këtë vepër penale.

Edhe pse bilancet financiare të Spitalit dilnin me humbje, Allajbeu e zgjeroi aktivitetin në sektorin e shëndetësisë, duke hapur edhe dy spitale të tjera, Spitali Amerikan 2 përballë QSUT-së dhe një tjetër, Spitali Amerikan 3, në krah të fabrikës së Birrës Tirana.

klodjan allajbeu - Shqiptarja.com
Së fundmi, biznesi i familjes Allajbeu është shtuar edhe me blerjen e Spitalit Hygeia, ndërsa po përflitet se është në tentativa për të blerë Spitalin Salus.

Pra, një oligark i vërtetë që pothuajse ka monopolizuar tërësisht sektorin shëndetësor privat në Shqipëri. Kjo ka bërë që tarifat e spitaleve private të jenë të larta, për shkak të mungesës së konkurrencës.

Koncesionet “Allajbeu”

Përveç sektorit shëndetësor, Klodian Allajbeu, i cili njihet si Klodi i “Spitalit Amerikan”, është futur edhe në linjën e koncesioneve shëndetësore. 

Lajme rreth klodian allajbeu – Dosja AL



Fillimisht ai nisi të ofronte shërbimin e dializës tek Spitali Amerikan për pacientët, duke përfituar nga fondet shtetërore të FSDKSH.

Më pas, qeveria vendos që shërbimin e dializës ta kthejë në koncesion. Fituesi dukej i paracaktuar, dhe ky ishte Klodian Allajbeu. Vlera e koncesionit ishte 63.5 milionë euro.

Zyrtarisht fituese e këtij koncesioni ishte bashkimi i kompanive mes Spitalit Amerikan me 15% dhe Evita me 85% e cila kontrollohej nga vajza e xhaxhait të Klodian Allajbeut. 

Më pas, kompania Evita nëpërmjet disa lëvizjeve 
 shitet tek Arimo B.V, një kompani  në Holandë.
Pak vite më pas, në prill të 2017 jepet me koncesion shërbimi i Laboratorëve në Shqipëri, me vlerë 70 milion euro, për 10 vitet e ardhshme. Koncesioni kishte të bënte me administrimin e analizave të 18 spitaleve publike shqiptare. Qeveria shpalli fitues të koncesionit të laboratorëve bashkimin e kompanive AB Laboratory Solutions B.V, Arimo B.V dhe Vendeka European Investiment B.V e cila është në pronësi të Klodian Allajbeut 100%.

Emri i Vendeka-s dhe pronarit të saj është Allajbeu i cili  ka transferuar Vendeka-s, pra shoqërisë së tij në Holandë, aksionet e shoqërisë Agromark, pronare e 33% të Tregut të Tiranës.

Pikërisht, Holanda është edhe pika që i bashkon këto dy koncesione në një dorë të vetme, atë të Klodian Allajebut. Shoqëria Arimo B.V. që kontrollon shumicën e PPP mbi hemodializat dhe shoqëria Vendeka janë të regjistruara në të vërtetë në të njëjtën adresë: Nassaulaan 2 A, 2514 JS, Hagë.

Deri më 17 janar 2017 të dyja shoqëritë janë administruar nga e njëjta shoqëri holandeze, Capita Asset Services.

 Të njëjtën ditë, të dyja ndryshojnë administrator dhe i besojnë administrimin ITPS, një tjetër shoqërie holandeze. Etj.

F.B

2020/06/07

Pa liri, unë, Dibran Fylli, nuk di të jetoj.

Nga Flori Bruqi 


Kthim prapa nuk ka. Koha do të jetë dëshmitare se këtë radhë Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur.

Drenica është ngritur sot, që nesër të ngrihet e tërë Kosova, shkruan Dibran Fylli, në ditarin e tij, të datës 2 shkurt 1998. ...


Fotografia e Flori Bruqi



Dhe kam fatin e mirë që unë Flori Bruqi dhe Asllan Qyqalla kemi në dorë dorshkrimin e librit që së shpejti lexuesi do ta ketë këtë sihariq letrar - ditar....

Dibran Fylli, është akademik, shkrimtar, artist, regjisor, skenarist dhe fotograf, është pjesëmarrës i radhëve të para në Ushtrinë, Çlirimtare të Kosovës.

Dibran Fyllin e njoha në muajin shtator të vitit 1999.

Më te u takuam në byfenë e Pallatit të Rilindjës.

Më njoftoi i ndjeri Mehmet Kajtazi, shok i ngushtë i imi,shkrimtar nga Kllodernica e Drenicës martire. ...

Prej atëherë e deri më tash jemi shok të pa ndarë...


Fotografia e Flori Bruqi

Po kush është Dibran Fylli?

Dibran Fylli u lind në vitin 1956 në Açarevë të Skënderajt. 

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Mitrovicë.

 Pas shkollës së mesme, Dibran Fylli fiton konkursin, për Regjisor, në Akademinë për Teatër, Film dhe Televizion, në Lubjanë. 

I kulturuar në Odën e Drenicës, Dibran Fylli, u burrnua nën tingujt e rapsodëve të fuqishëm të këngës popullore dhe të pushkës.

 Në Lubjanë, Dibran Fylli, përveç studimeve në Akademi, ai u bashkohet bashkëkombasve që jetonin në Lubjanë. 

Fillimisht, Dibrani anëtarsohet në Shoqatën “Migjeni”, e më pastaj në revisten letraro-politike, “Alternativa”. Kosova e viteve 1997- 1999 kudo ishte në kryengritje. Sa mbyllej një varr, hapej një varr i ri.

Betejat në Kosovë rrëfen Dibrani, ishin të çdoçastëshme dhe të përditshme. Lufta ilegale, dhe demonstratat e të rinjëve, ishin çarja më e madhe e thyrjes së përgjakshme të jugosllavisë. 

Organizimi social-politik shqiptar më thotë Dibrani, lindi UÇK-në, forcën e burrave dhe të bijave që do ta çlirojnë Kosovën. 

Jam shumë i mbushur me këngë dhe beteja, për të qëndruar jashtë ngjarjeve që po ndodhin.

 Dibran Fylli, shkrimtar, artist, dhe regjisor, me tërë bagazhin e tij poetik, përveç që armatosi fjalën e vet, u veshë edhe me armë, për ta çliruar vendin. 

Thirrjes së Kosovës për liri, Dibrani ju përgjigj që në ditët e para të luftës. Ai, pa u hamendur bëhet pjesëtar i radhëve të para të UÇK-së, dhe udhëheqës i njësitit të parë, “Shkoza 2” në Açarevë.

 Nuk ka tragjedi njerëzore që mund ta vras vullnetin e një populli për liri, më thoshte një miku im poet.

Lufta që po bëjmë sot, është liria që do ta kemi nesër, ky ishte motivi i luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Amaneti i gjakut të të rënëve, amaneti i këngës popullore, amaneti i nënave me fëmijë të burgosur, nuk më lejonte të bëj gjumë, e të mos jem në betejë. Sëra e armikut e kishte mbushr kupën.

 Në Luftën e Llapushnikut, më 8 maj 1998, Dibran Fylli, plagoset rëndë, në betejë të drejtpërdrejt me armikun. Plagën e marrë në Luftë, Dibrani i quan, “trëndëfi në trup”, pjesëmarrës i shumë betejave në Luftën e Kosovës. 

Veprimtaria e Dibran Fyllit, nuk mbaron me kaq. Dibrani, mes tymit dhe barotit, nën krismat e armëve, themelon, Trupen Artistike Ushtarake, „Hamëz Jashari“ të UÇK-së, dhe një varg veprimtarish të tjera në luftë.

Në ditarin e tij të luftës, të vitit 1997, Dibran fylli shkruan; Burgu ku mbahen djemtë tanë pse Kosovën e duan të lirë, është prej hekurave të papushueshëm. 

Por, kjo nuk e zvogëlon vullnetin tonë, që këtë burg të bërë ta thyejmë. Pushka e UÇK-së, pushka e zemrës dhe e shpirtit, në gjithë vitet e mëpastajme do ta detyrojë Serbinë të ikë nga Kosova. 

Dibran Fylli, është njëri nga të rrallët shkrimtarë, artistë, dhe regjisorë, që në fushë të betejës, ia shkrepi plumbin armikut. 

Liria e Kosovës për mua, shkruan Dibran Fylli, është më shumë se gjithçka. 

Pa liri, unë, Dibran Fylli, nuk di të jetoj.

Dibran Fylli, shkrimtar, ka botuar shumë vepra :

“Të fala nga Stambolli”, përmbledhje poezish, Tiranë ,1998

“Drenica dikur dhe sot”-Argumente, Tiranë, 1998

“Ai është i gjallë”, Përmbledhje poezish, “Rilindja”, Prishtinë, 2000

“Edhe kjo është pjesë e jetës” roman, Prishtinë, 2006

“Ditari i TafrrukTafrrukuci të Tafrrukajve” komedi-humor, 2006

“Sharkia e Drenicës” këngë për Dëshmorët e UÇK-së, 2007

“1365 ditët e jolirisë”, Përmbledhje poezish – LSHK, Prishtinë, 2012

“Prekazi brezni trimash” kronologji në 7 gjuhë, Prishtinë, 2013

“Edhe kjo është pjesë e jetës”, roman – ribotim, LSHK, Prishtinë, 2013

“Hasan Prishtina, stërnip i AvdullahVeliqit”, Prishtinë, 2013

“Sharkia e Drenicës” – ribotim LSHK, Prishtinë, 2014

“Tahir Meha-5 breza pushkë lirie”, kronologji, Prishtinë, 2014

“Hasan Prishtina, stërnip i AvdullahVeliqit”, ribotimi i dytë 2014

“Fryma e Lirisë”, përmbledhje poezish, Prishtinë, 2016

“Lulëkuqet e lirisë”, Antologji poetike, Prishtinë, 2015

“Penë e pushkë”, ditar i pashkruar, poezi, Prishtinë, 2018

“Tokë e mbjellë me varre”- Krimet serbe në Kosovë 

1998/1999,publicistikë historike, “Prokult Press”, Prishtinë, 2019.

është kryeredaktor përgjgjës i librit tim (Flori Bruqit) "Leksikon Enciklopedik" (AAAS, Prishtinë, 2020).

Së shpejti Dibran Fylli do të dal më dy libra të rinj gjatë këtij vitit.

Dibran Fylli, është Regjisor, Artist, dhe Fotograf, që ka një veprimtari të gjerë krijuese.

Dibran Fylli deri më tash ka realizuar; Një film të shkurtër, një film artistik në dy pjesë, një komedi, 5 role, në 5 filma artistik, 2 monologje, 2 qind fotografi, me pamje nga luftimet, 4 qind minuta, xhirime në luftë, dhe 36 filma dokumentar. Kjo prodhimtari krijuese aq e gjerë dhe aq e vlerë për Kosovën, është vepra e Shkrimtarit, regjisorit dhe aktorit, që e nderon Kosovën dhe lirinë e saj.

Fotografia e Flori Bruqi


Fotografi dhe xhirime ekskluzive gjatë luftës 1996/’99:

-mbi 200 fotografi

-mbi 400 minuta xhirime

4 filma të realizuar

-film artistik në dy pjesë “Deri kur...?” (i realizuar në vitin 1996)

-komedi „Kalanica e Kadiut“ (1996)

-film i shkurtër “Qyteti i zi” (2013)

5 role të realizuara:

-filmi “Rrënjët” – Hazir Dema

-filmi “Deri kur?” – Demë Sinani

-komedi “Kalanica e Kadiut” – Tafrruk Tafrrukuci

-filmi “Vdekja në sy të motrës”- Babai

-filmi “Azem Galica”- Bejtë Galicën

34 Filma dokumentar dhe 2 monologje:

1. „Gjaku i Kosovës“, dokumentar për luftën e UÇK-së dhe shërimin e të plagosurve

(filmi është punuar gjatë luftës në TV Klan dhe është edituar ne TVSH 1998)

2. „Organizimi i shëndetësisë gjatë luftës“, dokumentar i promovuar ne Simpoziumin Ndërkombëtar(Prishtinë 29.09.1999)

3. film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Skënder Çeku (2000)

4. film dokumentar kushtuar heronjve Nebih e Tahir Meha (kooproduksion me RTK-2001)

5. dokumentar „Lindja dhe rrita e Bat. 40 të shëndetësisë të TMK-së“,(2001)

6. dokumentar „Thyerja e kufirit, ideal i bashkimit kombëtar“,
kushtuar Betejës se Koshares (2001)

7. dokumentar „Akademia e Mbrojtjes Tempull i dijës ushtarake” (22 prill 2002)

8. film dokumentar „Vepër, jo fjalë“ (2008)

9. film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Muhedin Morina (2008)

10. film dokumentar „Fryma e lirisë zbutë dhembjen për liri“ kushtuar Dëshmorit Faruk Elezi (2008)

11. film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së Dëshmorit të Brigadës 112 Arben Haliti (2008)

12. film dokumentar „Jeta dhe lufta për liri“ kushtuar Dëshmorit Avni Zhabota (2008)

13. dokumentar „Korbi, pjesë e betejave të përgjakshme për shthurjen e Jugosllavisë“-Mirush Dakaj-(2008)

14. monolog kushtuar luftës çlirimtare të ZO të Pashtrikut (2008)
15. film dokumentar poetik „Krushqëzimi“ kushtuar 24 Dëshmorëve të Jezercit (2008)

16. film dokumentar informativ „Libri ne shtegtim“ për krijimtarinë e krijuesit Isak Guta (2008)

17. monolog “Amaneti i kullës së lashtë” (2009)

18. film dokumentar „Gjaku i lirisë“ kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit Fehmi Rama, (2009)

19. film dokumentar “Krisma e Këngë”, për Dëshmorin Milaim Krasniqi (2010)

20. dokumentar “FASHIKO” (2011) (për sportin e karatesë në Kosovë)

21-33. Emision ekskluziv dokumentar në 12 vazhdime “LUFTË PËR JETËN”, i edituar në RTK gjate sezonit (2010-2011)

34. dokumentar “MBIJETESA” (2012) - pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju Jork

35. dokumentar “KRIMI” (2012) - pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju Jork

36. dokumentar “AI JETON NE SHPIRTIN E POPULLIT” kushtuar Hasan Prishtines (2013)

Kam lexuar diku, më thotë Dibrani, se burgu, është kafaz prej hekurit të papushueshëm. Populli ynë kurrë s´është pajtuar me pushtuesin. Asnjë ditë në Kosovë nuk ka qenë pa betejë.

 S´ka pëllëmbë toke në Kosovë, dhe gjithandej Ilirisë, që nuk është spërkatur me gjak. 

Bërja e Kosovës e lirë dhe e pavarur, ishte domosdoshmëri. Unë me titullin regjisor akademik, kapa pushkën, që ta vrasim luftën.

 UÇK- ja ishte dhe mbetet lufta më e shenjtë, më e pastërt, dhe më çlirimtare e popullit tonë.

 Miqtë Amerikanë, dhe miqtë Evropianë, u vunë në krahun e Kosovës, për ta thyer Rajhun, Serbi-Rusi. 

Miqësinë me ata që na ndihmuan të çlirohemi, populli ynë do të dijë ta ruaj dhe ta çmoj. 

Dibran Fylli, poet, ka rrëmbyer 3 çmime të para për poezi në 3 qytete të Kosovës; në Prizren në festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”, në Stubëll të Vitisë, çmimin, “Shën Jeronimi- Iliri”, 2012, dhe në Besianë, “çmimin e diasporës”, 2013 . 

Veprimtaria e Dibran Fyllit është shumë e gjerë, regjisor, artist filmi, aktor teatri, poet, dramaturg, xhirues dhe fotograf.

Dibran Fylli është themelues i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” të UÇK-së (shkurt 1999).

-Ideator, skenarist dhe organizator i Manifestimit Përkujtimor “Ditët e Përndritjës” tash “Epopeja e UÇK-së” (5, 6 dhe 7 mars - e njohur si “NATA e ZJARREVE).

-Drejtor i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe TMK-së (1999-2002).

-Ideator, skenarist e regjisor i Festivalit Folklorik „I këndojmë lirisë“- kushtuar figurës madhore të UÇK-së Mujë Krasniçi-KAPUÇI (Klinë 6, 7 dhe 8 Qershor).

-Skenarist i programit artistik “Ai është i gjallë” pjesa -I- dhe -II-
-Autor i shumë skenarëve dhe organizator i dhjetëra Akademive Përkujtimore e Solemne

-Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Klubit të Shkrimtarëve “Vorea Ujko” në Klinë.

Dibran Fylli, I arrestuar nga gjykata e UNMIK-ut dhe i burgosur nga “liria” 4 vjet ( me gjithsejt 1365 ditë burg të UNMIK-ut ), dhe pas 4 vjetësh të burgut të “lirisë”, i liruar i pafajshëm.

Fotografia e Flori Bruqi

Jeta e Akademikut , Dibran Fylli, është jetë heroike.

Dhimbja e tij nuk shtrihet nëpër shkretëtira të kohës: filmit si aktor,regjisor,poetit ,shkrimtarit dhe shkencëtarit më nam në trojet tona etnike. Kufijt e imagjinatës së Dibran Fyllit janë më përtej, në paanësinë e dëshirave të tij!

Shëndet, dhe sukses, akademikut, artistit, regjisorit,poetit, prozatorit dhe historianit Dibran Fyllit.


Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh: FISHTËN BOTOJENI – MOS E PËRDHOSNI


2020

VITI I AT GJERGJ FISHTES   

           -8o VJET-1940 - 2020

AT GJERGJ FISHTA O.F.M.ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR 

     PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019)

Vllazen e Motra Shqiptarë!

Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit.
Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…
Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue:

“VITIN  2020  VITI  I  AT  GJERGJ  FISHTES”

Melbourne, 20 Nandor 2019.                              Me respekt, Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh:

  FISHTËN BOTOJENI –

MOS E PËRDHOSNI


Kur propaganda shdnërrohet në kundërpropagandë

Prof. Skënder Buçpapaj


          Zëra nga Tirana këto ditë sikur kërkojnë që Fishta 'të përshtatet në shqipen e sotme'. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë deri sot një propozim kësisoj për Naim Frashërin, pararendësin e tij, as për Andon Zako Çajupin, bashkëkohësin e tij. Po bëhen 25 vjet nga vendosja e pluralizmit dhe ende Fishta realisht nuk është rehabilituar. Me kërkesën për ta përshtatur në gjuhën e sotme, sikur po ia lënë fajin gjuhës së Fishtës pse ata nuk e kanë rehabilituar dhe pse nuk e kanë ndërmend këtë as në të ardhmen.

Nga padija ose edhe nga keqdashja e tyre, zërat për një nevojë të përshtatjes së poetit kombëtar 'në shqipen e sotme' i kam dëgjuar qysh në vitin 1990. Kjo mua më shtrohej në formën e pyetjes: A nuk do të ishte mirë që krijimtaria e Gjergj Fishtës të përshtatej si krijimtaria e Jeronim De Radës?

I kam hedhur kategorikisht poshtë këto mundësi. Kam kërkuar, që, për t'i shmangur dhe për t'i tejkaluar këto paragjykime të dëmshme, vepra e Fishtës të botohej sa më shpejt, pa humbur kohë. Lexuesit, duke e pasur në duar këtë vepër, pas rreth një gjysmë shekulli, do të kenë mundësinë disa të rifillojnë, disa të tjerë të fillojnë komunikimin e ndërprerë apo komunikimin e munguar me një kolos të madh të fjalës shqipe, i cili bëri revolucionin më të madh në lëvrimin e saj, duke sjellë me këtë gjuhë një kryevepër të epikës si "Lahuta e Malcis", të cilën shumëkush e ka krahasuar me "Iliadën", ndërsa unë e kam krahasuar në atë kohë me romanin "Lufta dhe Paqja"; duke sjellë me këtë gjuhë satira të paarritshme nga poezia jonë; duke sjellë me këtë gjuhë lirika të mrekullueshme; duke filluar me këtë gjuhë traditën e përkthimeve të letërsisë antike, nëpërmjet sjelljes në shqip të këngës V të Iliadës; duke sjellë me këtë gjuhë një publicistikë brilante, oratori, polemika dhe eseistikë të pashoqe.
Duke e konsideruar domosdoshmëri urgjente të kohës sjelljen e Fishtës në duart e lexuesve, kam paraqitur, bashkë me dy kolegë në Shtëpinë Botuese 'Naim Frashëri', projektin për botimin e veprës. Meqë unë kisha kohë që shfletoja dhe studioja në Arkivin e Shtetit veprën e tij, u ngarkova me përgatitjen e saj, si dhe me parathënien paraprirëse të të gjithë kolanës. Ndërsa dy kolegët e mi do të ishin redaktorë të saj dhe do të përgatitnin parathëniet për vëllime të ndryshme të kolanës. Një redaktor i brendshëm u caktua, ndërkaq, për ta ndjekur nga afër procesin e botimit.


Iu vura një pune tejet të vështirë, delikate, të lodhshme dhe përgatita parathënien e kolanës, përgatita veprën e parë "Epika", ku përfshihej vetëm "Lahuta e Malcis". Vëllimi i parë u bë gati plotësisht për të shkuar në shtyp. Ndërkohë dërgova në shtëpinë botuese Vëllimin II, ku përfshihej lirika dhe poema epike "Moisi Golemi e Deli Cena", dhe po përgatisja me sukses Vëllimin III, satirat. Isha vënë në komunikim me botuesin e Fishtës jashtë vendit, At Daniel Gjeçajn, i cili jetonte në Romë. Kisha filluar edhe lidhjet me At Viktor Volajn, botuesin skrupuloz të krijimtarisë së Fishtës dhe mendoja se duhej përfituar sa më shpejt ngaqë ai ishte ende në jetë.

Kjo kolanë ishte pajisur me një aparat botues tejet skrupuloz, duke përfshirë aparatin e mëparshëm të At Viktor Volajt dhe, nën shembullin e tij, duke e pasuruar atë me të dhëna të reja. Do të ishte kështu një botim që do t'iu drejtohej të gjitha shtresave e përkatësive të lexuesve në shqip, si dhe nxënësve, studentëve e dijetarëve filologë.

Fishta, në të gjallë, e kishte menduar kolanën e tij në këto vëllime: Epika, Lirika, Satirika, Dramatika dhe përkthimet, Proza. Në projektin tim parashikohej edhe një vëllim me letërkëmbimin tejet të pasur dhe intervistat e tij. Ato janë në shqip, në italisht, frëngjisht, sllavisht e tjerë. Këto të fundit do të botoheshin nga njëra faqe të përkthyera në shqip, ndërsa në faqen përballë do të ishin në gjuhën nga ishin përkthyer.

Ndërkohë, njëri koleg më vuri në dijeni se shtëpia botuese e kishte hequr nga përparësitë botimin e veprës së Fishtës. Ai më sqaroi se pengesë ishte bërë Kisha Françeskane, sipas së cilës të drejtën ekskluzive për botimin e Fishtës e kishte Vatikani.

Me këtë koleg ne shkuam në Kishën Françeskane. Unë iu tregova se e kisha shfletuar me duart e mia gjithë trashëgiminë e Fishtës dhe se nuk kishte asgjëkundi një dokument ku të thuhej apo të nënkuptohej se këtë të drejtë e kishte Kisha. Madje u përmenda se në shtratin e vdekjes ai ua kishte lënë amanet njerëzve të tij më të afërt: Jo vetëm Kisha, edhe Kombi e ka pjesën e vet në mue. Pra, me këtë amanet, me këtë testament, Fishta i kishte lënë Kombit të drejta të barabarta me Kishën ndaj veprës dhe figurës së tij.
Pashë se pretendimi i Kishës ishte vetëm një pretekst që i përshtatej Shtëpisë Botuese 'Naim Frashëri'.


Në një përurim të botimit të "Lahutës së Malcis" nga Salih Kabashi të organizuar së bashku në Lidhjen e Shkrimtarëve, disa të pranishëm ngritën gjoja shqetësimin e tyre pse po vonohej botimi i veprës së Fishtës. Shefi i redaksisë së poezisë pranë kësaj shtëpie botuese i kundërakuzoi ata se ishin vetë që po e pengonin duke e përdorur madje edhe Kishën për këtë qëllim.
Vite më vonë, në Prishtinë, në formë kolane iu bë një ribotim veprës së Fishtës. Ishte një botim i tipit fotografike, pra, pa prekur asgjë. Nuk pashë të protestonte dikush ndaj këtij botimi, i cili, krahasuar me tërësinë e vërtetë të veprës së Fishtës, do të ishte një botim cung. Dhe nuk pashë që ky botim të luante ndonjë rol në rivendosjen e komunikimit mes autorit dhe lexuesve.
Krahas përgatitjes së kolanës së plotë, kryesisht për nxënësit dhe studentët, unë atëbotë përgatita dhe arrita të botoj në Shtëpinë Botuese 'Naim Frashëri' vëllimin me lirika "Mrizi i Zanave", një ndër librat poetikë më të mirë shqip të botuar në Shekullin XX. Në këtë botim, nga satirat përfshiva kryeveprat "Metamorfoza" dhe "Dredha e Djallit". Ia lejova vetes këtë liri botimi, duke pasur parasysh se ato kishin tematikë patriotike të afërt me "Mrizin e Zanave" dhe se vetë autori, kur kishte qenë në jetë, kishte bërë përfshirje të kësaj natyre në ribotimet e librave të tij poetikë.

Gjergj Fishta kishte një vetëdijë gjeniu ndaj gjuhës. Pasuria e fjalori të tij krahasohet me pasurinë e fjalorit të Shekspirit. Duke mos pasur formim të mirëfilltë filologjik vetë, intuitën e tij ia nënshtronte edhe këshillimeve me gjuhëtarë të mirëfilltë si Justin Rrota. Më vonë ai do të kishte botues të tijin një filolog të mrekullueshëm si At Viktor Volaj. Fishta, gjithashtu, kishte pranë vetes sekretarë të shkolluar jashtë vendit në linguistikë. Dhe versionet përfundimtare të krijimtarisë së tij janë të gjitha në bukurshkrim nga dora e këtyre sekretarëve.

Gjatë shfletimit të trashëgimisë së tij në Arkivin e Shtetit, unë kisha vënë re se ai iu bënte përmirësime të vazhdueshme gjuhësore veprave të tij, duke u nisur nga drejtshkrimi i kohës si dhe nga ecuria e lëvirimit të shqipes në çastin e dhënë. Pra, supozohej se, po të kishte pasur ribotime të tij, nisur nga e njëjta logjikë, atëherë vepra e Fishtës do të kishte pasur përmirësime të tjera gjatë atij gjysmë shekulli që iu mungonte botimeve shqipe, natyrisht në atë nivel dhe masë që iu janë bërë pararendësve apo bashkëkohësve të tij të letërsisë shqipe.


Edhe në botimin që ia bënte në Romë më 1958 "Lahutës së Malcis", At Daniel Gjeçaj i bënte asaj përmirësime të reja gjuhësore.

Nisur nga ky parim, unë pa prekur dhe pa cënuar tekstin, i hoqa të gjitha apostrofet e panevojshme në trajtat e bashkuara të peremrave dhe apostrofet e vëna brenda fjalëve për hir të ruajtjes së numrit të rrokjeve apo vendit të theksave në vargje. Gjithashtu e lehtësova veprën nga një pjesë e shenjave të shumta diaktritike që diktoheshin nga veçoritë dialektore, sidomos të natyrës së të folmeve veriperëndimore të shqipes, posaçërisht të shkodranishtes.

Nga fundi i vitit 1992 apo nga fillimi i vitit 1993, shtëpia botues "Naim Frashëri" shpalli falimentimin. Nuk u muar vesh më fati i rreth 2 000 faqeve, të përgatitura nga unë, të veprës së Fishtës.

Gjatë këtyre 25 viteve kam dëgjuar gjithandej ankesa pse Fishta nuk zë vendin e merituar në botimet, në kulturën shqiptare, në programet shkollore e tjerë. Por nuk kam dëgjuar asnjëherë se u bë ndonjë përpjekje apo u ndërmuar ndonjë nismë për këtë, ndonëse me Fishtën e kanë gojën plot që nga politikanët e deri tek më të rëndomtit.

Tash dilet me tezën e përshtatjes apo ripërshtatjes së gjuhës në veprën e Fishtës. Kjo iu është bërë autorëve arbëreshë, për shkak se arbërishtja është një dialekt i shqipes i cili i ka shkëputur pothuajse krejtësisht prej shumë shekujsh me dialektet e tjera.

Vepra e arbëreshëve është përshtatur në një toskërishte që do të ruante gjithsesi ngjyrimet e arbërishtes. Dhe nuk mund të përfytyrohej që vepra e tyre të përshtatej në gegnishte. Ndonëse gegnishtja i ruan disa forma lakonike të shprehjes që kishte edhe toskërishtja në kohën kur arbëreshët filluan eksodin masiv për në Apenine. Nuk është e rastit që këtë e bën pjesë të stilit të vet në poezinë e tij një autor si Martin Camaj, i cili vjen nga të folmet veriperëndimore të shqipes.
Ndaj autorëve që vijnë nga kjo e folme ka pasur gjithnjë tundime për t'i përshtatur në letrarishte. Kësaj s'i ka shpëtuar as Migjeni, më i botuari dhe më i studiuari i autorëve të kësaj përkatësie. Kjo ia humbte atij pa masë koloritin gjuhësor.
Unë kam parë si veprohet në Perëndim ndaj autorëve të para disa shekujve, si Dante Aligieri, për shembull, apo Shekspiri.



Për nxënësit, studentët dhe dijetarët ata botohen në origjinal,siç janë botuar kur ishin gjallë, pa asnjë ndryshim, por të shoqëruar me aparate të gjera e të hollësishme, tejet eksperte, ku shpjegohen fjalët e panjohura, si dhe trajtat e të folurit që nuk janë më në përdorim, po ashtu figurativiteti që nuk është më aktual. Për lexuesin e gjerë botohen me përmirësime të kujdesshme, të cilat pothuaj nuk bien fare në sy. Ndërsa autorët latinë botohen me origjinalin majtas dhe me përshtatjen në italishten e sotme djathtas.
Tek ne me përmirësime të ndjeshme e kompetente mund të ribotohen Buzuku, Budi, Bogdani. Gjithnjë duke pasur përballë orijginalin. Natyrisht, duke i sjellë në gjendjen e sotme të lëvruar të të folmeve përkatëse.
Gjergj Fishta sivjet ka 75 vjetorin e vdekjes. Ndërsa vitin e ardhshëm ka 145 vjetorin e lindjes. Kjo, mendoj unë, duhet të bëhet shkak që qeveria e Shqipërisë të ndërmarrë botimin e plotë të veprës së Fishtës, duke përfshirë krijimtarinë e botuar kur ai ishte gjallë, atë të botuar pas vdekjes së tij, si dhe krijimtarinë e tij që nuk është botuar asnjëherë deri sot. Po ashtu Fishta të ndriçohet në të gjitha anët e tij, si politikan, si veprimtar kombëtar, si klerik e tjerë. Askush nuk ka pse t'iu trembet kundërthënieve që e karakterizojnë figurën e tij, sepse asnjë figurë ndonjëherë nuk iu ka shpëtuar kundërthënieve. Madje, sa më të mëdha kanë qenë ato vetë, aq më të mëdha kanë qenë kundërthëniet e tyre.
Letërsia jonë kombëtare, kultura jonë kombëtare tejet e pasur me relieve, ato janë një natyrë me plot relieve të larta apo shumë të larta. Duke e mbajtur në hije apo gjysmëhije Fishtën, ne i shërbejmë vetëm varfërimit të dhunshën të letërsisë sonë, kulturës sonë, konstitucionit tonë kombëtar.
Dhe, le ta dimë: Fishta nuk është nga ata që mund ta mësosh si të flasë,
Fishta është nga ata që na mëson ne si të flasim.
02.02.2015.

Shenim F.Radovani: Botohet pa asnjë ndryshim nga origjinali.
Melbourne, 5.VI 2020.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...