2020-06-24

Paga mesatare në Kosovë është kalkuluar gabimisht për vite me radhë


Agjencia e Statistikave të Kosovës për 7 vjet me radhë, 2012-2019, ka llogaritur gabimisht pagën mesatare në vend. Këtë e dëshmon edhe raporti i fundit i këtij institucioni: “Niveli i pagave në Kosovë 2012-2019”, i publikuar këtë muaj.
Paga mesatare në Kosovë është kalkuluar gabimisht për vite me radhë
Në këtë raport thuhet se paga mesatare në Kosovë për vitin 2019 ishte 602 euro.

ASK-ja, për të arritur deri te kjo shifër, ka llogaritur pagat e 363 mijë punëtorëve në vend, por metodologjia e përdorur nga ASK-ja në përllogaritjen e pagës mesatare në Kosovë, sipas ekspertëve ekonomikë, po del të jetë e gabuar, pasi paga prej 602 eurove është llogaritur si mesatare aritmetike (e thjeshtë) e pagës mesatare në sektorin privat, në atë publik, si dhe në ndërmarrjet publike. Pra, pagat mesatare të këtyre tri kategorive janë pjesëtuar me 3 dhe kësisoj është arritur vlera prej 602 eurove (bruto).

Kjo i bie që në këtë përllogaritje është supozuar që përafërsisht 121 mijë punëtorë punojnë në sektorin privat, 121 mijë në sektorin publik dhe 121 mijë në ndërmarrjet publike. Mirëpo, kjo nuk pasqyron realitetin në tregun e punës në Kosovë, pasi, sipas të dhënave jozyrtare, rreth 72% e të punësuarve në Kosovë punojnë në sektorin privat.

Në një postim në faqen e tij në “Facebook” në fillim të këtij muaji Visar Vokrri, ekspert i ekonomisë, nga instituti “Riinvest”, thotë se sipas kalkulimeve të tij të bazuara në të dhënat e publikuara, paga mesatare bruto në vitin 2019 në Kosovë do të duhej të ishte rreth 470 euro, pra 132 euro më pak se ajo e raportuar nga institucioni kompetent për këto të dhëna, ASK-ja.

Vokrri,  ka deklaruar se në vend të mesatares së ponderuar, ku do të reflektohej pesha relative e secilit nga këta sektorë, ASK-ja ka përdorur mesataren aritmetike, e cila në rastin konkret supozon që numri i të punësuarve në këta tre sektorë është i njëjtë.

“Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga po ky institucion, numri i të punësuarve në vitin 2019 ishte 363 mijë, ku rreth 72% prej tyre ishin të punësuar në sektorin privat. Sipas një kalkulimi të thjeshtë, duke u bazuar në këto të dhëna, paga mesatare bruto në vitin 2019 në Kosovë i bie të ishte rreth 470 euro, pra 132 euro më pak se ajo e raportuar”, deklaron Vokrri .

Agjencia e Statistikave të Kosovës e ka pranuar se përllogaritja është bërë gabim, për çka kanë thënë se janë duke e rishikuar publikimin.

Në sqarimin e dërguar  ASK-ja e pranon se nga paga mesatare e tre sektorëve, ku përfshihen 363 mijë punëtorë, është nxjerrë treguesi i derivuar (paga mesatare), që nuk praktikohet në këto raste.

“Të dhënat e marra nga institucionet përgjegjëse, të paraqitura në këtë raport, janë analizuar, llogaritur dhe shpërndarë përmes raportit, i cili është bërë publik. Të dhënat e paraqitura dhe të publikuara sipas sektorëve janë rishikuar dhe janë reprezentative, derisa te tabela 1.1, te kolona ‘Paga mesatare’, është bërë një gabim-lëshim, ku nga treguesit primarë (sektorëve) është nxjerrë treguesi i derivuar (paga mesatare), që nuk praktikohet në këto raste”, thuhet në sqarimin e ASK-së.

Agjencia e Statistikave të Kosovës deklaron po ashtu se,  për këtë çështje, janë në proces të rishikimit dhe se do të përmirësohet gabimi.

“Prandaj, si përfundim, ASK-ja i njofton të gjithë përdoruesit e statistikave zyrtare se është duke analizuar dhe rishikuar raportin në fjalë dhe në momentin e finalizimit do ta publikojë raportin e rishikuar”, thuhet në deklarimin e ASK-së .

Ky institucion deklaron po ashtu se në raport nuk janë të përfshira të dhënat nga ekonomia e pavrojtuar (informaliteti).

“Vlen të theksohet se përfshirja e të dhënave nga ekonomia e pavrojtuar (informaliteti) në të dhënat e paraqitura do të nivelizonte të njëjtën pagë mesatare, të paraqitur në raport, por kjo çështje i përket procesit të rishikimit për një periudhë më afatgjatë”, theksohet në përgjigjen e ASK-së .

Në bazë të të dhënave që ASK-ja i ka publikuar deri më tani për pagën mesatare në vend del se vendi ynë ka pagën mesatare ndër më të lartën në rajon.

Ministria e Financave ekzekuton pagesat për skemat pensionale dhe sociale

Rezultate imazhesh për hykmete bajrami

Prof.dr.Hykmete Bajrami


Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka dhënë një lajm të mirë. Ajo bëri të ditur se tashmë janë ekzekutuar pagesat për skemat pensionale dhe skemat tjera sociale si dhe pagesa për masën 3b-subvecnioni i qirasë deri 50%.

Bajrami shtoi se Thesari i Kosovës ka ekzekutuar pagesat pensionale dhe sociale për 289.613 përfitues për muajin Qershor 2020.

Njoftimi i plotë:

Ekzekutohen pagesat për skemat pensionale dhe skemat tjera sociale si dhe pagesa për masën 3b-subvencionimi i qirasë deri 50%

Ministria e Financave njofton se sot, me datë 24.06.2020, Thesari i Kosovës ka ekzekutuar pagesat për skemat pensionale dhe sociale për 289,613 përfitues për muajin Qershor 2020, sipas afatit të zakonshëm për pagesën e këtyre skemave mujore, si në vijim:
• Pensionet Bazë,
• Pensionet Kontributive,
• Pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuar,
• Pensionet e FSK,
• Pensionet e TMK,
• Pensionet e Parakohshme – Trepça,
• Kompensimi për Personat e Verbër,
• Pensionet Familjare,
• Pensionet Invalidëve të Punës,
• Kompensimi për personat Paraplegjik dhe Tetraplegjik,
• Familjet e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Përhershme,
• Strehimit Familjarë Brenda Farefisit,
• Strehimit Familjarë Jashtë Farefisit,
• Pensionet e Veteranëve,
• Pensionet për Viktimat,
• Pensionet e Invalidëve të Luftës,
• Pushimin e Lehonisë,
• Kompensimi i Arsimit për vitet e 90-ta.

Pagesa e muajit Qershor përfshin edhe zbatimin e masës dy (2) për përfitimin e shtesës prej 30 Euro për kategoritë e caktuara si dhe pagesën për të ri-kthyerit përkohësisht në listat e përfituesve, të paraparë me pakon emergjente fiskale, me ç’rast është përmbyllur edhe ekzekutimi i kësaj mase të pakos emergjente.
Po ashtu, Ministria e Financave njofton se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për masën 3b-subvencionimi i qirasë deri 50%, për 3,599 përfitues në vlerë totale prej 634,064.78 Euro, ndërsa janë në proces të finalizimit edhe 4,193 përfitues në vlerë totale 1,354,685.70 Euro.
Shfrytëzojmë rastin të lusim përfituesit që të kenë kujdes të shtuar, të shmangin radhët apo grumbullimin para sporteleve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sulmi i Kinës ndaj Teksas: Projekti që kërcënon sigurinë kombëtare të SHBA’së

Sulmi i Kinës ndaj Teksas: Projekti që kërcënon sigurinë kombëtare të SHBA’së

Gjatë dëshmisë së tij në Komisionin e drejtësisë në Senatin Amerikan në korrik të 2019’s, Drejtori i FBI’së kishte theksuar: “nuk ekziston shtet që paraqet një kërcënim më serioz në fushën e kundërzbulimit tani sesa Kina”.

Spiunazhi ka qenë një vegël kritike në të cilën Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinësw, Xi Jinping, është mbështetur për të imponuar kontroll mbi popullatën e Kinës dhe të zbatoj politika në rritje represive në konfrontimin me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Xi me qëllim ka transformuar atë që më parë ishte marrëdhënie e ndërlidhur ekonomike me SHBA në garën më evidente mes dy fuqive të mëdha. Kina po militarizon detin jugor kinez; vjedhë pronën intelektuale amerikane si dhe sekretet tregtare dhe ushtarake amerikane; si dhe dërgimin e studentëve, ndërmarrësve, oficerëve të inteligjencës për të përmbytur me operacione spiunazhi që kanë cak institucionet amerikane akademike, sektorin privat dhe zyrtarët e sigurisë kombëtare.

Përpjekja e qëllimtë e fshehjes së shpërthimit dhe rrezikut të koronavirusit, derisa mohonte çfarëdo bashkëpunimi transparent kundër kësaj pandemie globale, shpalosi edhe më vijat ndarëse në marrëdhënien e hidhur SHBA-Kinë.

Kina kërcënon Tajvanin dhe aktivistët e demokracisë në Hong Kong, keqpërdorë nismën ‘Rripi dhe Rruga’ si mbulesë për kurthin e diplomacisë me borxhe për të përçuar ndikimin global, duke mos njohur asnjë kufi, paturpësisht synon perëndimin e egër amerikan.

Lokacioni specifik në shënjestrën e Xi është rajoni ikonë, i kufizuar nga lumenjtë Devils dhe Pecos në qarkun Val Verde.

Duke filluar që nga 2015’ta, GH America Investment Group bleu rreth 70 mijë hektarë të pronë në qarkun Val Verde. GH America është tërësisht pronë e Guanghui Industry Investment Group me bazën në Xinjiang. Xinjiang është rajoni famëkeq për kampet e riedukimit, ku kina mban ujgurët myslimanë dhe minoritetet tjera kundër vullnetit të tyre duke shkelur të drejtat e tyre njerëzore.

Daniel Hoffman si ish zyrtar i CIA’s në SHBA paralajmëron rreth rrezikun dhe ngrit alarmin për rrezikun që i kanoset sigurisë kombëtare nga GH America dhe zotërinjtë e tyre. Sun Guangxin, themeluesi hd drejtori i Xinjiang Guanghui Industry Investment Group, ka shërbyer në Ushtrinë Popullore Kineze dhe ishte zëvendës kryetari i Federatës së të Rinjve të provincës Xinjiniang. Derisa ai gjatë ka ruajtur marrëdhënie të afërt me udhëheqësit e Partisë Komuniste të Kinës, Sun është një prej 200 sipërmarrësve më të pasur në Kinë.

Sipas ligjit të sigurisë kombëtare të Kinës të vitit 2015’të. “Të gjitha organizatat dhe qytetarët do të mbështesë, bashkëpunojë me si dhe kooperoj në veprimtari të inteligjencës kombëtare”. Sun raportohet të ketë paguar më tepër se kishte nevojë për tokën në qarkun Val Verde dhe si duket ky të jetë i vetmi projekt i energjisë së ripërtërishme në Shtetet e Bashkuara.

Në kontrast me spiunazhin, sulmi i lig i Kinës në interesat e sigurisë kombëtare në shtetin e Teksas po rrezikon amerikanët para syve të tyre.

Me një konsensus në rritje për nevojën e ballafaqimit me agresionin e Xi, demokratët dhe republikanët amerikanë duhen të mbrojnë terrenin amerikan nga rrethimi që Kina po e tenton ndaj sovranitet, para se kombi amerikan të vuaj pasoja të tmerrshme ka shkruar ish oficeri i CIA.

Kryeçetniku serb Vuçiç nga Moska për dialogun në Bruksel: Së shpejti, çështje ditësh e javësh e jo muajsh


Vucic nga Moska për dialogun në Bruksel: Së shpejti, çështje ditësh e javësh e jo muajsh


Kryeçetniku serb Aleksandar Vucic, nga  nga Kryeyteti i Rusisë, Moska foli edhe për dialogun e pritjet rreth vazhdimit të bisedimeve e tha se nuk mund të thotë se a do të ketë përparim apo jo.

Vucic nuk ishte i gatshëm të thotë se do të ketë lëvizje që gjatë kësaj vere rreth dialogut mes Kosovës e Serbisë.

“Gjithsesi do të ketë bisedime, e a do të ketë zhvillim apo jo, këto do ta shohim”. Vucic tha edhe se të nesërmen niset për Bruksel, pasnesër në Washington, e prej aty në Lubjanë, ku përndryshe mbahet samiti i procesit të Brno-Brioni.

Ai nuk e konfirmoi po ashtu as informacionin se do të ketë takim në Paris me 17 korrik  2020 për Kosovën.

“Kam biseduar me Macron, por nuk më pëlqen të mbush kolonat e gazetave me gjëra që nuk jam pajtuar ende me njerëzit që kam biseduar”.

Vucic shtoi se do të ketë ende takime të rëndësishme, si dhe se pret së shpejti vazhdimin e dialogut politik në Bruksel. ”Me të vërtetë shpejtë, nuk bëhet fjalë për muaj por ditë dhe javë”, tha ai.

Lajmi i fundit: Reagon Richard Grenell: Hashim Thaçi më konfirmoi se anuloi udhëtimin për në Amerikë


Reagon Grenell: Thaçi më konfirmoi se anuloi udhëtimin për në Amerikë
  •  


The President of Kosovo has just informed us that he has canceled his trip to Washington, D.C. following the announcement made by the Special Prosecutors Office.
I respect his decision not to attend the discussions until the legal issues of those allegations are settled.
I dërguar i Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ku ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit  të Kosovës zt.Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli

Zt.Richard Grenell ka kumtuar lajmin se presidenti  Hashim Thaçi i ka konfirmuar se ka anuluar udhëtimin për në Washington ku do të takohej në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor 2020.

Ai tha se ky anulim vjen pas njoftimit nga Zyra e Prokurorëve të Gjykatës Speciale për aktakuzën ndaj tij.


Po ashtu Grenell thotë se respekton vendimin e Thaçit për mos të marrë pjesë në diskutime derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen

“Presidenti i Kosovës sapo na ka informuar se ka anuluar udhëtimin e tij në Uashington, D.C pas njoftimit të bërë nga Zyra e Prokurorëve Speciale.Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen”, thuhet në reagimin e Grenell.

Një nga vendet më të populluara në Gjermani vendoset përsëri në karantinë


Një nga vendet më të populluara në Gjermani vendoset përsëri në karantinë
Një qark në shtetin më të populluar në Gjermani është vendosur përsëri në mbyllje pas një shpërthimi të koronavirusit në një thertore.

Më shumë se 1.500 njerëz nga uzina Toennies në qarkun Guetersloh testuan pozitiv për COVID-19.

Abattoir më parë tha se kishte ndaluar therjen dhe po niste mbylljen në faza.

Armin Laschet, guvernatori i rajonit të Rhein-Westfalisë së Veriut që përmban Këln dhe Dusseldorf, tha se banorët në qarkun Guetersloh duhet të kenë kontakte vetëm me familjen e tyre, ose me një person nga jashtë.

Edhe kinematë, baret dhe palestrat do të mbyllnin në një përpjekje për të kontrolluar shpërthimin, por restorantet mund të vazhdojnë t’u shërbejnë njerëzve .

Shkollat dhe qendrat e kujdesit për fëmijë u mbyllën javën e kaluar si rezultat i shpërthimit fillestar.

Vendi ku qindra mijëra njerëz nuk kanë dëgjuar për pandeminë e koronavirusit

Vendi ku qindra mijëra njerëz nuk kanë dëgjuar për pandeminë e koronavirusit
Qindra mijëra njerëz të bllokuar gjatë luftimeve të ashpra në perëndimin e largët të Mianmarit, mund të mos dinë asgjë për koronavirus falë bllokimit të qasjes në internet, ku qeveria ndërpreu këtë qasje për shkak të shqetësimeve se interneti ishte duke u përdorur për të ndezur përleshje mes ushtrisë dhe kryengritësve.

Human Rights Watch dhe Amnesty International thonë se mbyllja e zgjatur po e vë jetën në rrezik, jo vetëm sepse po i ndalon njerëzit të raportojnë abuzime të mundshme të të drejtave të njeriut – por sepse i ka shkëputur ata nga fushatat e shëndetit publik në lidhje me pandeminë koronavirus.

“Me një konflikt të armatosur midis ushtrisë Myanmar dhe Ushtrisë Arakan në shtetin Rakhine mes një pandemie, është e rëndësishme për civilët të marrin informacionin e nevojshëm për të qëndruar të sigurt,” tha Linda Lakhdhir, këshilltare juridike e Azisë në Human Rights Watch në një deklaratë.

Që nga e hëna, Myanmar kishte regjistruar gjashtë vdekje dhe 292 raste pozitive nga mbi 64.532 teste, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Mianmar.

KB ka bërë thirrje që ushtria e Mianmar të përballet me një gjykatë ndërkombëtare me akuzën e gjenocidit për mizoritë e kryera nga muslimanët Rohingya.

Përplasjet janë rritur pavarësisht nga ndërprerja e internetit, ndërsa 151 civilë janë vrarë dhe 344 të plagosur në zjarr në mes të janarit dhe majit, sipas letrës.

“Ky nuk është një konflikt që mund të fitohet nga secila palë në fushën e betejës,” tha analisti i pavarur nga Mianmar, Richard Horsey në një prononcim për Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Rakhine, thotë se pa asnjë lidhje në internet, këto mizori po shkojnë të pa raportuara dhe të padokumentuara.

“Të dy ushtritë po kryejnë shkelje të të drejtave të njeriut dhe, pa internet, njerëzit janë larguar nga gazetarët dhe nga OJQ-të lokale dhe ndërkombëtare që ata mund t’i raportojnë këto gjëra,” tha ai

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...