2020-06-24

Eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, në një shkrim të tij në Peace Fare ka thënë se Kosova është në telashe pas ngritjes së akuzave nga Zyra e Prokurorit Special ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.




Sipas ekspertit amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, Beogradi do të jetë i kënaqur me këto aktakuza, pasi ka kërkuar drejtësi për krimet e luftës ndaj serbëve dhe do ta ndihmojë Serbinë në secilën negociatë me Evropën dhe SHBA-në.

“Beogradi mund të provojë të rihapë çështjen e kompromisit territorial me Kosovën, me pretendimin se aktakuza dëshmon se serbët nuk duhet të jetojnë në një vend që dominohet nga armiqtë kriminelë”, ka shkruar Serwer. “Pra, aktakuza nuk është vetëm çështje personale e Thaçit dhe Veselit. Është institucionale dhe ndërkombëtare gjithashtu. Kosova është në telashe”.

Sipas tij ky është një test gjithashtu edhe për Thaçin e Veselin.

“Nëse konfirmohet aktakuza nga gjyqtarët e Speciales, që të dy duhet të japin dorëheqje nga pozicionet e tyre dhe të shkojnë në Hagë për të mbrojtur veten e tyre, siç ka bërë ish-kryeministri, Haradinaj, disa herë. Dorëheqja e tyre do të shkaktonte lëkundje të mëdha në politikën e Kosovës. Kuvendi do të duhej ta zëvendësonte Thaçin që do të ishte sfidë pas aktakuzës. Zëvendësimi i kryetarit të një partie politike do të ishte shumë më pak kontroverse, por gjithsesi me pasoja. A do të respektojë PDK-ja trashëgiminë e saj të UÇK-së, apo do të shkojë përtej duke zgjedhur dikë që është më pak i lidhur me rebelimin e armatosur ndaj Serbisë?”, ka shkruar Serwer.

Derisa thekson se nëse Thaçi e Veseli nuk japin dorëheqje atëherë Kosova do të përballet me sfida të tjera.

“As Evropa e as Amerika nuk do të jenë të interesuara që të takojnë apo të ndihmojnë politikanë nën aktakuzë. Rezultati do të jetë izolimi ndërkombëtar. Reagimi politik brenda Kosovës do të jetë me mosbindje. Është e vështirë të imagjinohet ndonjë gjë pozitive nga ky lloj i konfrontimit. Perspektivat për investime ndërkombëtare, bashkëpunimi me NATO-n, liberalizimi i vizave, dhe aspiratat e tjera do të shkatërrohen”, thotë Serwer.

Prof.dr. Lul Raka: Shqetësuese rritja e numrit të të infektuarve, politikanë kthjelluni e tregoni lidership

Raka: Shqetësuese rritja e numrit të të infektuarve, politikanë kthjelluni e tregoni lidership


Infektologu  Prof.dr. Lul Raka e ka quajtur shqetësues rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se shtylla kryesore e përgjigjes ndaj pandemisë është kapaciteti shëndetësor në Kosovë, për të cilin thotë se po ngarkohet dita e ditës.

“Kësaj rritje i kemi kontribuar të gjithë: qytetarët, të cilët nuk i përfillin fare masat parandaluese. Por, edhe politikanë, të cilët vazhdojnë ta përdorin COVID-19 si monetë për kusuritje të ndërsjellët”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje që të respektohen masat për parandalimin e koronavirusit.

“Mbani distancën fizike kudo dhe gjatë tërë kohës. Kjo është komponenta kryesore në parandalim! Në vendet ku nuk mund të mbahet distancë, vendosni maska! Mbani higjienën e duarve”, ka shkruar ai.

Ai ka pasur mesazh edhe për politikanët në vend.

“Politikanë të nderuar: Ju lutemi kthjelluni, bashkohuni dhe tregoni lidership në këto kohë të vështira. Parandalimi i sëmundjes është arma e vetme në duart tona! Vetëm së bashku e përballojmë këtë sfidë”, ka thënë Raka.

Kosova në qorrsokak me Richard Grenellin ?!

Richard Grenell - Wikipedia


Emisari special i presidentit të SHBA për dialogun Beograd-Prishtinë Richard Grenell thotë se pavarësisht progresit të bërë, ka një rrugë të gjatë për të normalizuar marrëdhëniet midis dy palëve.

Duke folur në një emision të radios amerikane me gazetarin Hugh Hewitt në lidhje me rinovimin e paralajmëruar të linjës ajrore Beograd-Prishtinë dhe trafikut hekurudhor, siç transmeton rtk, Grenell tha se sugjerimi i presidentit amerikan Donald Trump ishte të përdorë ekonominë për të ngritur çështje politike.

Ai vlerësoi se "disa marrëveshje të vogla" ishin arritur gjatë dialogut.

"Por unë e shikoj rrugën përpara pasi është ende një rrugë e gjatë, në përpjekje për të arritur normalizimin. Por ne kemi një përparim, "tha Grenell.

I dërguari special tha që Trump i kishte kërkuar që të vinte në dyshim opinionin publik për të parë nëse Beogradi dhe Prishtina, si dhe drejtuesit e të dy palëve, ishin të interesuar për një lloj marrëveshje dhe se ai pastaj filloi bisedimet.

"Ajo që mësova në një bisedë me të dy palët dhe sektorin privat, dhe takimi im i parë ishte me komunitetin e biznesit nga të dy palët, është se ata thjesht dëshirojnë normalizimin ekonomik", tha Grenell.

Atëherë, siç u shpreh ai, qëllimi ishte ngritja e tregtisë në një nivel më normal.

"Dhe ajo që kuptuam është se trafiku ajror, hekurudhor dhe ai rrugor duhet të normalizohet. Duhej të kishim fluturimin e parë nga Prishtina për në Beograd pas 21 vjetësh. Dhe kështu filluam të punojmë për të dhe ne ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje, "tha Grenell.

Duke folur për luftën në Kosovë, Grenell tha se ishte një çështje e nxehtë mbi të cilën punoi administrata Clinton dhe duke përfshirë NATO, duke shtuar se konfliktet dhe luftërat në masë të madhe formuan pikëpamjen e tij për Ballkanin dhe Evropën, por ishte nder të shkonin në Ballkan për të provuar pajtimin e të dy palëve.

Grenell theksoi se administrata Trump, në "stilin e saj tipik", po përpiqet të shtyjë të dy palët të pajtohen pa imponuar një "ide amerikane".

Në vend të kësaj, tha ai, se administrata Trump po mundohet të vendosë pyetjet për presidentin serb Aleksandar Vuciq, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti: "A keni vullnetin politik për të ecur përpara, për të krijuar vende pune për të rinjtë dhe me të vërtetë të ndryshoni ekonominë?"

"Unë mendoj se përgjigjja është po, edhe pse situata politike është e vështirë. Unë vazhdimisht u them palëve se do të përqendrohemi në ekonomi dhe se do të përpiqemi të krijojmë vende pune për të rinjtë në mënyrë që të qëndrojnë në rajon. Dhe le t'i lëmë mënjanë çështjet politike derisa të krijojmë një impuls në ekonomi ", tha Grenell.



***

Richard Grenell, ka folur në një intervistë për mediat amerikane sa i përket takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, më 27 qershor 2020. Sipas tij, kur ka diskutuar me komunitetin e biznesit në Kosovë dhe në Serbi, të dyja palët kanë kërkuar zhvillim ekonomik.

“Kur fillova të diskutoja këto çështje me njerëzit e Kosovës dhe komunitetin e biznesit në Kosovë, njerëzit në Serbi dhe komunitetin e biznesit atje, çfarë ishte e qartë është se ata dëshironin zhvillim ekonomik. Ata donin vende pune për të rinjtë, ata donin shpresë”.

 Grenell ka renditur marrëveshjet e arritura për autostradën, hekurudhën dhe linjën ajore, duke shtuar se administrata Trump do të koncentrohet për të krijuar një zonë të vogël ekonomike mes dy shteteve.

”Çfarë ne provuam është të gjejmë menjëherë formulën se si të rrisim ekonominë. Ne bëmë një marrëveshje për linjën ajrore, të parën pas 21 vjetësh, fluturimet mes Prishtinës, kryeqytet i Kosovës dhe Beogradit, kryeqytet i Serbisë. 

Ende nuk janë zbatuar, por ne kemi marrëveshjen, e cila do të hapë kufijtë e tregtisë dhe një marrëveshje të madhe kufitare për trafikun e automjeteve. 

Çfarë ne jemi duke provuar të bëjmë është të koncentrohemi në situatën ekonomike, për të krijuar një zonë mini-Shenzhen, zona e parë speciale ekonomike në Kinë”.

Richard Grenell ka bërë të ditur se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor 2020. 

Të dyja shtetet janë zotuar për angazhim në këto bisedime. Serbia është zotuar se do të ndalojë fushatën e çnjohjeve, ndërsa Kosova nuk do të kandidojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Alush Gashi emërohet këshilltar i kryeministrit prof.dr. Abdullah Hoti

Alush Gashi emërohet këshilltar i kryeministrit Hoti
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe zyrtar i LDK-së, Prof.dr. Alush Gashi ka nisur angazhimin e tij në qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Ai ka bërë me dije se është emëruar këshilltar politik i kryeministrit prof.dr.Abdullah Hoti.

“Të nderuar miq, ju njoftoj që nga sot kam filluar angazhimin tim si këshilltar politik i kryeministrit Hoti. Falënderoj KM Hoti dhe kryetarin Mustafa për besimin e dhënë”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.



Alush Gashi (lindi më 4 tetor 1950) është mjek dhe politikan nga Peja.

Alush Gashi studoi mjekësinë në Universitetin e Prishtinës më 1974 dhe përfundoi doktoraturën në Zagreb më 1979. 

Alush Gashi mban rekordin si doktori me i ri i shkencave në fushën e anatomisë në Evropë duke doktoruar në moshën 28 vjecare. Z. Gashi ishte shkencëtar vizitues në University of California San Francisco (UCSF) prej vitit 1981.

 Më vonë u bë drejtues në institutin e anatomisë dhe dekan në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në kohërat më të vështira për popullin Kosovar.

Gashi luajti një rol të rëndësishëm në luftën e shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje. Në vitin 1989, si dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ai u bë pjesë e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. 

Ai ishte anëtar i LDK-së dhe morri pjesë në negociatat për të shmangur luftën. Ai gjithashtu shërbeu si këshilltar i lartë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës, dhe poashtu ishte sekretar me marrëdhenie me jashtë i LDK. 

Edhe pas luftës në Kosovë ai ka qenë politikisht aktiv. 

Në zgjedhjet e vitit 2007, z. Gashi ishte ndër përfaqësuesit më të votuar në parlamentin e Kosovës. Z. Gashi është nënshkrues i deklaratës të pavarësisë, dhe ndërmjet nëntorit 2007 dhe prillit 2010 ai mbajti postin si ministër i shëndetësisë. 

Z. Gashi ushtron profesionin e profesorit të anatomisë, dhe në vitin 2019 është zgjedhur anëtar i këshillit të përgjithshëm të LDK.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vlerëson se zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë mund të fillojë me takimin që në Shtëpinë e Bardhë do ta mbajnë presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq.


Sekretari i NATO-s: Askush nuk ka të drejtë të diktojë zgjidhje për Kosovën e Serbinë
Stoltenberg ka dhënë një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës lidhur me takimin në Uashington.

“Vuçiqi dhe Thaçi këtë herë mund të përqendrohen në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare të përbashkët politike”, ka shkruar Stoltenberg.

Ai ka përkujtuar angazhimin e gjatë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke filluar nga ndalja e dy luftërave, në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë, e deri te misioni aktual i KFOR-it, që po zgjatë mbi dy dekada.

“Personalisht kam vizituar Serbinë disa herë. Në fakt kemi mbajtur ushtrime të përbashkëta të mbrojtjes civile. Por askush nuk ka të drejtë të diktojë zgjidhje, as NATO e as ndonjë vend tjetër apo organizatë”.

Shefi i NATO-s ka shpresë që takimi në Uashington do të jetë hapi i parë drejt marrëveshjes. Mungesa e Bashkimit Evropian në bisedimet në Uashington, nuk është problem për NATO-n.

“I ofrojmë mbështetje dialogut të organizuar nga BE, ashtu si të gjitha përpjekjeve tjera në drejtim të afrimit të Beogradit dhe Prishtinës. Jam fuqishëm i bindur se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian dinë si të koordinojnë përpjekjet e tyre në këtë fushë”, ka theksuar Stoltenberg.

“Vetëm Beogradi dhe Prishtina mund të prodhojnë rezultatin që dëshirojnë. Askush nga anash nuk mundet e as që duhet të imponojë atë. Roli i SHBA-së dhe BE-së është që të ofrohet përkrahje ndaj një procesi reciprokisht të pranueshëm, që mund të dërgojë te marrëveshja”.

Pas numërimit të 93.4% të votave, shqiptarët kanë tri vende në Parlamentin e Serbisë


Pas numërimit të 93.4% të votave, shqiptarët kanë tri vende në Parlamentin e Serbisë
Pas numërimit të 93.4% të votave për zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi, partitë shqiptare të grupuara nën koalicionin Alternativa Demokratike Shqiptare kanë fituar deri tani tri vende në parlamentin serb, sipas Qendrës serbe për Zgjedhje të Lira dhe Demokratike (CESID).

Partitë shqiptare të Luginës së Preshevës vendosën të bashkonin votat e tyre dhe të futeshin në zgjedhje nën një listë të vetme.

Për herë të parë në parlamentin e Serbisë, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar nga tre deputetë.

Departamenti Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë e në atë të Apelit është krijuar ekskluzivisht për t’i gjykuar aktakuzat që ngrihen nga Prokuroria Speciale.


Hasan Shala emërohet kryetar i Gjykatës së Apelit - Telegrafi

Njëjtë sikur edhe Prokuroria Speciale, ky departament gjykon rastet e ndërlikuara, por që janë në nivel vendi. Pas rreth një viti që ky departament është funksionalizuar, është shtuar edhe presioni që të akuzuarit serbë të gjykohen vetëm nga trupi gjykues me shumicë serbe.

Përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë kanë kërkuar nga gjyqësori që krimet e profilit të lartë me të akuzuar serbë të gjykohen nga trupi gjykues i kësaj etnie.

Por, sipas kryetarit të Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, një gjë e tillë nuk parashihet në infrastrukturën ligjore për Departamentin Special. 

Në rregulloren e Këshillit Gjyqësor të Kosovës specifikohet se trupi gjykues përbëhet nga tre gjyqtarë profesionistë, por nuk përmendet fare etnia.

Megjithatë, Zyra Ligjore e Ministrisë së Drejtësisë javë me parë kishte nxjerrë një opinion ligjor që përbërja e trupit me shumicë serbe ekskluzivisht për gjykimet e të akuzuarve serbë është e ligjshme. 

Ky opinion u nxor një ditë para se qeveria Hoti të votohej.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk është njoftuar fare për këtë opinion ligjor dhe e ka parë vetëm pasi i është dërguar gjykatës.

Ndarja e gjyqtarëve në baza etnike, kur bëhet fjalë për gjykimin e krimeve të profileve të larta me të akuzuar serbë, sipas avokatit Arianit Koci, është ndarje e sistemit të drejtësisë.

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe asaj të Apelit ishte themeluar si synim që të rritet efikasiteti i punës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...