Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/06/24

S’bëjmë dot pa SHBA, Gjykata Speciale funksionon si një fantazmë





Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Dy prej figurat kryesore të PDK-së akuzohen për krime gjatë Luftës së Kosovës. Thaçi dhe Veseli, por edhe persona të tjerë dyshohen për krime kundër njerëzimit ndër të cilat vrasje, zhdukje të personave, përpjekje dhe tortura.

Në aktakuzë pretendohet se, Hashim Thaçi,Kadri  Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Do të jetë Dhoma e Specializuar e Kosovës (DHSK) që do të vendosë nëse do të konfirmojë akuzat. Prokuroria Speciale bën të ditur se, Thaçi dhe Veseli kanë bërë përsëritje të vazhdueshme për të penguar dhe sabotuar punën hetimore.

“Besohet se z. Thaçi dhe z. Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. Thaçi dhe z. Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, thuhet në njoftimin për mediat.





Kjo është aktakuza e parë që ngrihet nga Gjykata Speciale e Kosovës. Një zhvillim i tillë vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së takimit të dialogut Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë e parashikuar për datën 27 qershor 2020. Aktualisht mësohet se Presidenti Thaçi ka nisur udhëtimin drejt Uashingtonit. Si  Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë marrë disa herë në pyetje nga zyra e Prokurorisë Speciale në Kosovë, por ai vazhdimisht e ka mohuar një gjë të tillë.

Hashim Thaçi është një nga figurat që ka dominuar politikën në Kosovë pas luftës. Prej prill 2016 ai mban postin e Presidentit, ndërsa më parë ka shërbyer si Kryeministër për disa mandate. 52-vjeçari ka studiuar filozofi në Prishtinë para se të zhvendosej në Zvicër, ku iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1993.

Më pas ai u kthye në një prej liderëve të UCCK-së duke qenë dhe pjesë e negociatave të Rambujesë. Pas luftës, Thaçi u bë pjesë e administratës në Kosovë duke drejtuar PDK-në, parti me të cilën fitoi zgjedhje në vitin 2007. Pas deklarimit të pavarësisë, u bë Kryeministri i parë i Kosovës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, është krijuar më 3 gusht 2015 me një amendament të veçantë në Kushtetutën e Kosovës. Ende nuk është e qartë nëse mandati i kësaj gjykate do të përfundojë këtë vit apo Këshilli i Bashkimit Evropian do të zgjatë më tej aktivitetin e saj.

Vitin e kaluar, ish-Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen pas akuzave të ngritura nga Gjykata Speciale për krime gjatë luftës.



Edhe pse ka mendime të ndryshme për efektin e maskave mbrojtëse, megjithatë qytetarët janë duke i vënë ato si një masë shtesë sigurie.

Qytetarët të cilët vijnë nga vendet e mbipopulluara zakonisht mbajnë maska mbrojtëse si preventivë ndaj infeksioneve dhe viruseve të ndryshme.
A duhet të vendosen maskat edhe pse s’jemi të infektuar me koronavirus?
Në Kosovë kjo nuk ka qenë e zakonshme, por në kohën e fundit për shkak të koronavirusit qytetarët janë duke i përdorur ato në masë të madhe.

Por në vende të ndryshme është ngritur kjo çështje në debat duke thënë se maskat nuk na mbrojnë nga viruset dhe njerëzit e shëndoshë nuk kanë nevojë ta përdorin atë.

E infektologu Dr. Valbon Krasniqi, i cili profesionin e tij e ushtron në Klinikën Infektive në QKUK, thotë se ka lloje të ndryshme të maskave, të cilat nuk e kanë efektin e njëjtë.

Ai thotë se maskat mbrojtëse nuk duhet patjetër të mbahen nga njerëzit të cilët nuk kanë pasur ndonjë kontakt me dikë nga të infektuarit, nëse nuk kanë ndonjë grip ose ftohje apo simptomë tjetër.

Krasniqi shton se si masë preventive ndaj viruseve rol të madh luajnë edhe dezinfektuesit, e që më së shpeshti është duke u përdorur alkooli etilik me masë prej 70%.

E qytetarët thonë se situata e fundit në botë ka bërë që maskat t’i fusin në përdorim çdo ditë. Ata besojnë se ato janë preventiva më e madhe ndaj koronavirusit, për atë edhe janë duke respektuar rekomandimet që janë duke u dhënë vazhdimisht.

Edhe pse ka mendime të ndryshme për efektin e maskave mbrojtëse, megjithatë qytetarët janë duke i vënë ato si një masë shtesë sigurie.

Ndërsa, vazhdohet të rekomandohet kujdesi më i madh ndaj higjienës, të lahen duart më shpesh dhe të kihet kujdes në distanca të afërta me njerëz.



Maskat “Sonovia” të Izraelit do të kenë 99 për qind sukses në mbrojte nga koronavirusi


Kompania Izraelite “Sonovia”, pas testimeve në laborator, thotë se materiali i maskave të tyre do të mund të neutralizon afro 99 për qind të koronavirusit, edhe pasi që të lahet disa herë, raporton Reuters.
Maskat “Sonovia” të Izraelit do të kenë 99 për qind sukses në mbrojte nga koronavirusi
Maskat e ripërdorshme të “Sonovias” janë të mbuluara me oksid të zinkut në nano-grimca të cilat shkatërrojnë baktere, myshqe dhe viruse, si dhe kjo kompani thotë se do të ndihmon në ndaljen e përhapjes së koronavirusit.

Testet në laboratorin “Microspectrum” në Shanghai kanë treguar se materiali i përdorur në këto maska dhe i cili mund të lahet dhe përdoret sërish, neutralizoi më shumë se 90 për qind të koronavirusit ndaj të cilit u ekspozua.

Liat Goldhamer, zyrtari kryesor i teknologjisë i “Sonovias”, tha se në javët që vijnë ky material, i cili mund të përdoret gjithashtu në tekstile të spitaleve, në pajisjet dhe teshat mbrojtëse, do të mund të neutralizojë pothuajse 99 për qind të koronavirusit.

“Sonovia” tha se klientët e kësaj kompanie përfshijnë prodhuesit dhe spitalet nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reuters

Sipas mjekëve italianë, pozitivët me ngarkesë të ulët virale, nuk infektojnë


Pas errësirës që hodhi sëmundja mbi këtë rajon, në Lombardi, sot ka pak më shumë optimizëm. Të dhënat kërkimore të San Matteo di Pavia, të publikuara së fundi mund të jenë të vlefshme për të “çliruar” të shëruarit klinikisht të Covid 19 nga karantinat e pafundmë.
Sipas mjekëve italianë, pozitivët me ngarkesë të ulët virale, nuk infektojnë
Shifrat tregojnë se Lombardia po del nga makthi i infektimeve, shkruan Corriere della Sera, edhe pse nuk ka shpëtuar ende plotësisht prej sëmundjes. Përdorimi i maskës dhe distancimi social, vazhdojnë të mbete esenciale. Por virologu Fausto Baldanti vëren se tek pacientët që i kanë kaluar simptomat, virusi ka ngarkesë të vogël, pra të shëruarit nuk janë më ngjitës”.

“E kemi zbuluar këtë nga analizat e bëra kampioneve të marra nga 280 tamponë, dhe pamë se nuk është më në gjendje të infektojë qelizat përveçse në një minimum prej 3% të rasteve”, shpjegon ai.

Kjo është hera e parë që në Itali arrihet një përfundim i tillë, i cili, nëse pranohet nga Instituti superior i shëndetësisë-mund t`i lejojë kthimin në punë dhe socializmin më shumë se 15.000 të shëruarve që janë sot në izolim në Lombardi.

Më herët, edhe mjeku infeksionit profesor Matteo Bassetti e kishte krahasuar virusin me një tigër agresiv në fillesat e veta, por që sot është kthyer “në një mace të egër”, siç tha ai.

Shefi I pavionit të sëmundjeve infektive në spitalin San Martino të Gjenovës, shprehet se “virusi ka ndryshim të ndjeshëm në egërsinë e tij” dhe pacientët tani po i mbijetojnë infeksioneve që më përpara, do t`i kishin vrarë. Ai madje ndan bindjen se koronavirusi mund të zhduket vetë dhe se mund të mos ketë më fare nevojë për vaksinë.

Kërkohet hartimi i listës së organizatave të rrezikshme për vendin


Qeveria e Kosovës merr vendim për plotësimin dhe ndryshimin e ...
Një vit më parë, presidenti Hashim Thaçi, përmes një dekreti, kishte kërkuar nga institucionet hartimin e “listës vendore të personave, grupeve dhe entiteteve të përfshira në akte terroriste dhe të cilat u nënshtrohen masave kufizuese”. E hartimi i kësaj liste, sipas njohësve të sigurisë, do të duhej të bëhej sa më parë.

Në mungesë të saj, institucionet e Kosovës zbatojnë Listën e Bashkimit Evropian si dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke u bazuar në një gjë të tillë, ekzekutivi, të martën mbrëma, përmes një vendimi, organizatën libaneze “Hezbollah” e ka shpallur organizatë terroriste edhe në territorin e Kosovës.

KOHA ka kërkuar më shumë detaje rreth vlerësimit të nevojës për një vendim të tillë, por gjatë së mërkurës nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme.

E, sipas Skënder Perteshit nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, për marrjen e një vendimi të tillë duhet të plotësohen disa kushte.

“Hezbollah” është grupacion politik-militant shiit nga Libani. Që nga koha e themelimit, para 35 vjetësh, “Hezbollahu” është përgjegjës për një serë sulmesh terroriste në Lindje të Mesme e përtej.

Eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, në një shkrim të tij në Peace Fare ka thënë se Kosova është në telashe pas ngritjes së akuzave nga Zyra e Prokurorit Special ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.




Sipas ekspertit amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, Beogradi do të jetë i kënaqur me këto aktakuza, pasi ka kërkuar drejtësi për krimet e luftës ndaj serbëve dhe do ta ndihmojë Serbinë në secilën negociatë me Evropën dhe SHBA-në.

“Beogradi mund të provojë të rihapë çështjen e kompromisit territorial me Kosovën, me pretendimin se aktakuza dëshmon se serbët nuk duhet të jetojnë në një vend që dominohet nga armiqtë kriminelë”, ka shkruar Serwer. “Pra, aktakuza nuk është vetëm çështje personale e Thaçit dhe Veselit. Është institucionale dhe ndërkombëtare gjithashtu. Kosova është në telashe”.

Sipas tij ky është një test gjithashtu edhe për Thaçin e Veselin.

“Nëse konfirmohet aktakuza nga gjyqtarët e Speciales, që të dy duhet të japin dorëheqje nga pozicionet e tyre dhe të shkojnë në Hagë për të mbrojtur veten e tyre, siç ka bërë ish-kryeministri, Haradinaj, disa herë. Dorëheqja e tyre do të shkaktonte lëkundje të mëdha në politikën e Kosovës. Kuvendi do të duhej ta zëvendësonte Thaçin që do të ishte sfidë pas aktakuzës. Zëvendësimi i kryetarit të një partie politike do të ishte shumë më pak kontroverse, por gjithsesi me pasoja. A do të respektojë PDK-ja trashëgiminë e saj të UÇK-së, apo do të shkojë përtej duke zgjedhur dikë që është më pak i lidhur me rebelimin e armatosur ndaj Serbisë?”, ka shkruar Serwer.

Derisa thekson se nëse Thaçi e Veseli nuk japin dorëheqje atëherë Kosova do të përballet me sfida të tjera.

“As Evropa e as Amerika nuk do të jenë të interesuara që të takojnë apo të ndihmojnë politikanë nën aktakuzë. Rezultati do të jetë izolimi ndërkombëtar. Reagimi politik brenda Kosovës do të jetë me mosbindje. Është e vështirë të imagjinohet ndonjë gjë pozitive nga ky lloj i konfrontimit. Perspektivat për investime ndërkombëtare, bashkëpunimi me NATO-n, liberalizimi i vizave, dhe aspiratat e tjera do të shkatërrohen”, thotë Serwer.

Prof.dr. Lul Raka: Shqetësuese rritja e numrit të të infektuarve, politikanë kthjelluni e tregoni lidership

Raka: Shqetësuese rritja e numrit të të infektuarve, politikanë kthjelluni e tregoni lidership


Infektologu  Prof.dr. Lul Raka e ka quajtur shqetësues rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se shtylla kryesore e përgjigjes ndaj pandemisë është kapaciteti shëndetësor në Kosovë, për të cilin thotë se po ngarkohet dita e ditës.

“Kësaj rritje i kemi kontribuar të gjithë: qytetarët, të cilët nuk i përfillin fare masat parandaluese. Por, edhe politikanë, të cilët vazhdojnë ta përdorin COVID-19 si monetë për kusuritje të ndërsjellët”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje që të respektohen masat për parandalimin e koronavirusit.

“Mbani distancën fizike kudo dhe gjatë tërë kohës. Kjo është komponenta kryesore në parandalim! Në vendet ku nuk mund të mbahet distancë, vendosni maska! Mbani higjienën e duarve”, ka shkruar ai.

Ai ka pasur mesazh edhe për politikanët në vend.

“Politikanë të nderuar: Ju lutemi kthjelluni, bashkohuni dhe tregoni lidership në këto kohë të vështira. Parandalimi i sëmundjes është arma e vetme në duart tona! Vetëm së bashku e përballojmë këtë sfidë”, ka thënë Raka.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...