2020-09-08

Poezi nga Thomaidha Tanuçi Cullufe

 


Poezi nga Thomaidha Tanuçi Cullufe

 

***

Zgjimi më nis me të njëjtën ndjenjë
ëndrrat jetojnë mbi qerpikë
si fijet e barit prej erës.

Të vërtetat e mia 
nuk njohin as gramatkë,
as shqiptim,
mbeten të pathëna;

jetojnë rreth kokës si cicërrima;
cicërrimën e quajmë të bukur.

A e kupton kush
edhe kur është e trishtë?!

I ndaj cicërrimën dhe ëndrrën
në menyrë të barabartë,
ndjej lëvizjet tyre,
dhe…ndal.

Qëndroj kështu
për mijëra sekonda-vite,
është njësoj
sikur shpirti kthehet mbrapsh.

Kthehem
si vërtetë e pathënë.

 

***

Sot u fjalosa me hënën,
e kisha përballë.
E beson dot?
Me mua donte të fliste,
unë i tregoja diçka të rrallë.

I tregoja
për shpirtin tënd të tejdukshëm
që ndonjëherë mplekset me lule, rrënjë e damarë…

E beson dot?
I gjeta pikën e dobët,
i thashë se jetoni në një hapësirë,
të dy jeni mbuluar nga avionë,
yje dhe re,
dhe Diellin e keni atdhe.

E beson dot?
Kaq shumë u josh e joshura,
dhe hapin ndali,
e ma preu udhën,
e më qëndroi mbi flokë
e dëgjonte për ty
dëgjonte, dëgjonte…

si ti pjesën e tokës e ndan me mua,
si më ledhaton pa më prekur,
si m’i gjen ëndrrat ku i hedh unë,
si behëm varg për buzët e tua;
shteg për hapat e tua mbetem.

Në kthim me ndiqnin sytë e saj;
aq shumë i kisha folur për ty,
hëna ishte bërë blu.

 

***

U zgjova me ndjesinë që je aty,
frymoja ditë nga drita jote
dhe vetë mëngjesi flet
si ti,
kur shfaqesh befas 
me një puthje.

Gurëza transparente
sytë e tu,
pastaj më thua,
që jam e bukur
shkëndijë ëndrre
që ndez natën,
e me mister
më mbulon
të gjithën.

Ti përcjell ditët e mia
dhe netëve u bën pritje.

Më do muzë
që nuk mbaron.

 

***

Ti më rri larg
se ke frikë
se mbaron dashuria;

shumëzon fjalët e mia 
me heshtje
dhe më quan
“Natë e bardhë!”.

Lehtësisht e kuptova
sa të bukura janë
sekretet e tua;

përdridhen pranë qafës,
shikimet
mbi supe zbresin,
aty,
ku mbështet unë
lakminë.

Ti më zë në befasi,
rreshton hapat
para meje,
dhe pse vjen me fjalën
“Dritë!”,
rri unë larg
se mos mbaron
dashuria.

"Ti me mua e ke shpirtin

 PARATHANIE


Nuk është lehtë me shkrue parathanien e librit të dikujt tjetër. Nuk është e lehtë për shumë e shumë arsye, por ma kryesorja, se të duhet me dhanë mendim për shkrime që nuk ka pse të kenë qartësinë brenda, as mesazhin, as kuptimin. Nuk do ta merrja guximin, po të mos e çoja në mendje nji thënie të poetit të madh Goethe: "Poezia nuk është diçka për t'u kuptuar, por diçka për t'u pëlqyer". E po, më pëlqen poezia e Thomaidhës, e më pëlqen fort!
“E pambrojtur nga dehja si liria tretem në këtë lëng dhe të pushtoj; të pushtojsi më ka pushtuar kjo dehje.Ngatërrohet vetja nëpër tydhe... heshtje!Heshtje!”
Ja, si guxon poetja dhe shpërthen varg mbas vargu, strofë mbas strofe e poezi mbas poezie. Autorja dashuron me pasion dhe humbet në dashuri. Për të dashuria e poezia janë frymë.

"Ti me mua e ke shpirtin,
kulluar mbi netët që arratisen,
dy trupa që frymojnë njëherësh
e në krye të ëndrrës ngjallen."
Në poezinë e Thomaidhës, dashnori i poezisë humbet dhe shndërrohet në personazh. Shkrihet me artin e fjalës dhe mjeshtërinë e thurjes së vargut. Thomaidha e pranon lexuesin si dashnor, mbasi ajo në mendjen e saj është vetë poezi e kësisoj nuk mund t'ia mohojë kujt dashurinë.
Poezia e Thomaidhës navigon në qiell e në det. Poezi e kaltër. Ajo të deh e të josh sërisht nga fillimi. Mistike nganjiherë, por e vërtetë dhe e prekshme në mënyrën e vet për secilin lexues. Nëse e ke pasion poezinë dhe nëse e don poezinë e Thomaidhës je me fat. Je pjesë e mendësisë dhe e dashurisë së saj. Ajo i këndon konceptit “dashuri” e jo nji dashnori të fshehtë. Poetja asht vetë dashuri, asht vetë poezi e me poezi ta fiton zemrën e ta merr mendjen:



"Eja sonte, të nisemi,
t'i ngjeshim trupat tanë brenda një             treni,
ta pimë erën që lëpihet dritareve;
ti pranë meje,
hartë e palexueshme
që zbulon të fshehtat."

Të josh, të fton dhe ketë e bën thjesht, në mënyrë njerëzore. Jo në qiej, as mes engjëjsh a resh të bardha, por këtu, në tokë. Të fton në tren, ku deshifron hartën e dëshirës e pasionit tënd poetik. Ti je dashnori i saj imagjinar, je dashuria eterike e poetja të nuhat e të përqafon padukshëm, si në andërr. Ajo të do në andërr dhe do ta duash në andërr po ashtu:
"Më thua i takoj vetëm ëndrrës,
drita e kripur anës syrit shkëlqen,
dhe buzët arketip i së vërtetës;
duart mbishkrime mbi flokë,
dhe mbi lëkurë hapa puthjesh"

Lëkura ndeshet shpesh në poezine e Thomaidhës. Ajo ashtu e dashuron poezinë dhe e poetizon dashurinë. E prek lehtë. Dashuria e saj konceptuale nuk ka formë. Vetëm ka aromën e saj autentike, aromën e njelmët si kripa e lëkurës a e lotit të mallit.
Poezia e Thomaidhës është përfshirëse, përjetësuese. Lexuesi e gjen veten në vargjet e saj e tash edhe në letër. Ky libër duhet dashuruar!
Xhabir Tabaku

2020-09-07

Për kujtesë lexuesve të nderuar me brumosje nacionaliste

 

31min 
E shpërndarë me Publik
Publik
Për kujtesë lexuesve të nderuar me brumosje nacionaliste
Atë që Serbia nuk e pati arritur dot me luftë që në vitet 1912-1913, edhe me ndihmën e armikes së betuar të kombit shqiptar, Rusisë cariste, e cila, me gojën e ministrit të jashtëm Sergej Sazonov (1860-1927),kërkonte që Serbia të kishte një dalje në Adriatik n ëpërmjet portit të Durrësit, e arriti përmes tradhtisë brenda shqiptare, të gatuar me shumë kujdes nga mercenarët tradhtarë, me në krye Thaçin, Ramën, Mustafën, Haradinajn dhe plot të tjerë, me mbështjetjen e fuqishme të shumicës së deputetëve tradhtarë të Kuvendittë Kosovës.
Tradhtia, të dashur lexues të nderua rnacionalistë, është në gjenin e politikanëve shqiptarë, të cilët mercenarizmin, servilizmin para të huajve dhe tradhtinë e kanë më të shtrenjtë se sa shtëpinë,bashkëshorten dhe fëmijën.
Prandaj është aq domethënëse përmbajtja e librit të nacionalistit të njohur Kol Bibë Mirakaj,me titull
“Vetëvrasja e një kombi”, të shkruar në vitin 1951 dhe të botuar në vitin 2014.
Tradhtia ndërshqiptare, lexues të nderuar nacionalistë, është trualli tragjik i përgatitjes shkallëzoretë shpërbërjes sonë kombëtare, çka do të përmbyllet me mosekzistencën tonë të mëtejshme si komb.
Sepse pikësynimi për mosekzistencën tonë si komb, ka qenë,është dhe vazhdon të mbetet si taktikë dhe si strategji e grekosllavizmit, me mbështetjen e nëndheshme të Perëndimit evropian.
E meritojmë mosekzistencën tonë për shkak të tradhtisë brenda shqiptare, me traditë të lashtë pellazgo iliriane.
Me respekt të veçantë ndaj jush.
Akademik Eshref Ymeri ,Ph.D

2020-09-05

Medikamenti kundër diabet tip 1 quhet Suganorm

 

Skandalet në fushën e mjekësisë janë bërë pothuajse të rregullta për ne tashmë. Asnjë person i vetëm nuk dëshiron të sëmuret dhe nuk është i gatshëm të vdes para kohe, kështu që të gjithë njerëzit nxitojnë për në farmaci ose tek mjekët për të shpenzuar kështu paratë e fundit në mënyrë që të heqin qafe sëmundjen në fjalë. Farmacistët dhe mjekët e uritur për para përfitojnë nga pafuqia jonë. Imagjinoni se sa të ardhura monetare joshëse dhe të lehtë janë këto për ata.

Tematika e sotme do të jetë e lidhur me diabetin.

https://assets.website-files.com/5f5190f39487971a2fcee32f/5f5190f394879734c7cee37f_photo_2020-06-23_19-39-39.jpg

Dëshiroj t'ju tregoj se si unë vetë u preka nga kjo sëmundje. Në mënyrë specifike vendosa t'ju tregoj gjithçka me sinqeritetin më maksimal, pasi tema është me të vërtetë shumë delikate. Unë tashmë jam 57 vjeç dhe rreth një vit më parë filluan të shfaqeshin shenjat e para të sëmundjes.

Ndërkohë që 2 muaj më parë shkova te mjeku. Ai më konfirmoi që vuaj nga diabeti i tipit II. Ai tha që duhet të trajtohesha urgjentisht. Këtu mjeku tha të vërtetën. Diabeti është me të vërtetë një sëmundje jashtëzakonisht e rrezikshme, e cila me kalimin e kohës shkakton ndërprerje serioze nga pothuajse të gjitha anët e organeve dhe sistemeve të trupit tonë. Si rregull, sytë, enët, nervat, veshkat, zemra fillojnë njëra pas tjetrës të formojnë dhe zinxhirin më të dobët të organizmit tonë si pasojë e kësaj sëmundje.

https://assets.website-files.com/5f5190f39487971a2fcee32f/5f5190f39487975361cee37c_nmfxoqrf.png

Kjo është mënyra se si duket retinopatia diabetike - dëmtimi i enëve të syve. E keqja e retinopatisë qëndron në faktin se në fazat fillestare një person zakonisht nuk e ndjen se shikimi i tij po përkeqësohet


Faktin se diabeti shkakton shumë çrregullime të rrezikshme në trup, natyrisht, e dija edhe më parë, dhe për këtë arsye u drejtova menjëherë te mjeku për trajtim.

Si rezultat, zbulova se në vendin tonë diabeti konsiderohet një sëmundje e pashërueshme, e megjithatë mjekët ende vazhdojnë të përshkruajnë një tufë me medikamente, pasi diabeti çon në komplikime serioze në të gjitha organet:

1.   Demtimet vaskulare. Mikro dhe makroangiopatia gjatë sëmundjes me diabet prek enët e gjakut, duke i bërë kështu ato më të brishta. Me këtë formë të sëmundjes, hemoragjitë, trombozat dhe madje edhe ateroskleroza janë të mundshme.

2.   Shkatërim i sistemit nervor. Polneuropatia diabetike ndikon negativisht në ndjeshmërinë kundrejt temperaturave. Djegia, ndjesia shpuese si ajo e gjilpërave, mpirja janë shenja të qarta të polneuropatisë. Sidomos këto ndjesi të forta shfaqen përgjatë natës. Për shkak të karakteristikave të sëmundjes, bartësit e kësaj forme shpesh ndeshen me dhimbje të ndryshme.

3.   Humbja e shikimit. Sëbashku me diabetin, shfaqet oftalmopatia, e cila ka një efekt mjaft të dëmshëm për shikimin. Në sfondin e diabetit, kataraktet zhvillohen, elbi rritet, të cilat janë të vështira për tu absorbuar.

4.   Sindroma diabetike e shputave të këmbës. Sëmundja manifestohet në formën e plagëve purulente, dhimbje në kocka dhe nyjeve të këmbës. Proçese të tilla ndodhin për shkak të problemeve që lindin nga kequshqimi i enëve të gjakut, nervave dhe indeve të buta.


Duke pasur besim të plotë tek mjeku, unë pranova trajtimin. Fillova t'i marr rregullisht të gjitha medikamentet dhe kontrolloja vazhdimisht gjakun për nivelin e sheqerit.

Pasi i kisha marrë të gjitha medikamentet në fjalë për një kohë të gjatë, unë, si një person jo budalla, i vendosa për qëllim vetes të zbuloja në qoftë se diabeti në të vërtetë nuk mund të kurohet apo jo?

Në shekullin e XXI, kur teknologjia është aq e përparuar saqë njerëzimi së shpejti do të mund të fluturojë drejt Marsit, ata ende nuk kanë dalë me një kurë për diabetin? Mbaj mend se si babai im u trajtua me ndihmën e të njëjtave medikamente. Domethënë, ata nuk kanë arritur të krijojnë asgjë të re në 30-40 vjet?

Kështu që vendosa të interesohem për këtë temë. Doli se në vendet e zhvilluara, prej shumë kohësh tashmë, ata kanë arritur të shpikin një kurë për këtë sëmundje! Diabeti në Sh.B.A trajtohet në 14-20 ditë aq lehtë, sa për shembull, një ftohje e zakonshme.

Kam vizituar 5 klinika të tjera, private dhe publike. Në të gjitha klinikat në fjalë, më kanë rekomanduar medikamente 30 vjet më parë.

Po çfarë është duke ndodhur realisht? Vetëm një endokrinolog ra dakord t'i përgjigjet kësaj pyetjeje. Ai është një mjek i kategorisë më të lartë, kandidat i shkencave mjekësore, profesor, specialist kryesor i laboratorit hulumtues të komplikimeve vaskulare të diabetit mellitus të Institutit të Endokrinologjisë së Qendrës në Tiranë - Fatmir Gashi.

https://assets.website-files.com/5f5190f39487971a2fcee32f/5f5190f39487976f96cee383_0194a9789ee9.jpg


- Zoti Fatmir Gashi, çfarë është duke ndodhur realisht?

- Është duke ndodhur një genocid i vërtetë i popullit shqiptar dhe gjithashtu një vjedhje e hapur e parave të tyre. Ne, si zakonisht konsiderohemi thjesht një tufë delesh dhe përpiqen të përfitojnë sa më shumë para prej nesh. Unë tashmë jam përqendruar në këtë çështje shumë herë, por askush nuk është përpjekur ta zgjidhë atë.

Ju veç shikoni se çfarë medikamentesh kundra diabetit shiten nëpër farmacitë tona. Amaril, Glidiab, Statiglin, Glimepiride dhe të tjerë. Këto janë të gjitha medikamente të gjeneratave të mëparshme. Këto, në fakt, nuk e kurojnë diabetin, por kontrollojnë vetëm nivelin e sheqerit në gjak! Për shembull, në SH.B.A. këto lloj medikamentesh nuk aplikohen tashmë prej 10 vitesh me siguri. Në SHBA, një person me diabet thjesht shkon në farmaci dhe blen produktin e duhur jo të kushtueshëm, e përdor atë për një javë, dhe ai është i shëndetshëm. Ne nuk mund të blejmë medikamente të tilla në farmaci - por vetëm ato që do ta detyronin pacientin t'i blinte ato përsëri e përsëri - vazhdimisht "duke thithur para". Një gjë e tillë është shumë herë më fitimprurëse.

- Si mendoni, kush qëndron pas gjithë kësaj? Dhe pse ata e bëjnë një gjë të tillë?

-Unë e di shumë mirë se kush fshihet pas gjithë kësaj. Unë nuk do të përmend emra specifikë. Por ky është një rrjet i vërtetë mafioz farmaceutik. Dhe gjithçka ndodh në nivelin më të lartë të mundshëm. Mjekët e zakonshëm, natyrisht, nuk kanë asnjë lidhje, ata janë vetëm ingranazhe në këtë mekanizëm të përgjithshëm. Ata shkruajnë atë që u thuhet. Fakti është se për trajtimin e secilës sëmundje ekziston një listë medikamentesh të rekomanduara. Mjekët mund të përshkruajnë ilaçe vetëm prej tyre. Medikamente të tjera të paautorizuar ata nuk mund t'i rekomandojnë, përndryshe ata do të hiqen nga praktika mjekësore. Dhe kush i bën këto lista? Më saktësisht, është më mirë të pyesni - nën ndikimin e kujt dhe për interesin e kujt medikamentet e caktuara përfshihen në këto lista. Imagjinoni se sa do të rriten shitjet e preparatit tonë sapo të hyjnë në këtë listë.

Sigurisht, këto lista janë përpiluar me pjesëmarrjen e kompanive të mëdha farmaceutike që po përfitojnë në mënyrë aktive nga qytetarët shqiptar. Më e keqja nga të gjitha është se këto kompani operojnë jashtë shtetit, zakonisht janë amerikane. Një situatë e tillë ndeshet veçanërisht në trajtimin e diabetit. Prandaj, thjesht nuk ka rrugëdalje dhe një person vazhdimisht merr medikamente, ndërkohë që pastaj ata thjesht heqin dorë.

Sidoqoftë, prej të paktën 10 vitesh, diabeti nuk konsiderohet një sëmundje e pashërueshme. Trajtohet lehtësisht, thjeshtë, me siguri një herë e përgjithmonë.
‍‍


Vitin e kaluar, në vjeshtë, unë dhe rreth 30 endokrinologë të tjerë të njohur i shkruajtëm një letër kolektive Ministrisë së Shëndetësisë. Ky është institucioni i fundit me të cilin mund të kontaktoni në vendin tonë, por ende nuk kemi marrë një përgjigje ... Unë as nuk mund ta imagjinoj përse ata heshtin.

- Ju na treguat që ka medikamente moderne dhe shumë efektive në SH.B.A., por ne a i kemi ato?

- Ne kemi medikamente edhe më të mira! Akoma në vitin 2017, Instituti i Kërkimeve i Endokrinologjisë dhe Radiologjisë Ndërhyrëse në QSUT në Tiranë krijoi një mediakment për trajtimin e diabetit, i cili është superior në karakteristikat e të gjitha medikamenteve të disponueshëm në botë. Ndihmon për të kuruar diabetin përgjithmonë brenda vetëm 14-20 ditë dhe mund të përdoret në çdo fazë të sëmundjes. Ky preparat është thjesht unik, por doli që të jetë i padobishëm në vendin tonë.

Punonjësit e Institutit u përpoqën të fillojnë zbatimin e tij përmes zinxhirëve farmaceutike, por farmacitë nuk e pranuan atë, dhe ata as që nuk u shqetësuan të tregonin një arsye për refuzimin e bërë. Në të njëjtën kohë, medikamenti kaloi të gjitha testet e nevojshme klinike dhe çertifikuese. Unë dëshiroj t'ju tregoj rezultatet e tyre.

Testet u kryen në bazën e laboratorit hulumtues të komplikimeve vaskulare të diabetit mellitus në Institutin e Endokrinologjisë së Qendrës në Tiranë. Në total, rreth 200 vullnetarë që vuajnë nga diabeti morën pjesë në këto hulumtime.

Rezultatet e hulumtimeve:

1.   Kurim i plotë i diabetit - 99% e atyre që u testuan

2.   Marrje e normalizuar e glukozës - 100% e atyre që u testuan

3.   Metabolizmi normal i rikuperuar - 93% e atyre që u testuan

4.   Mungesa e varësisë dhe efekteve anësore - 100% e atyre që u testuan


Këto janë me të vërtetë rezultate të mahnitshme! Ky preparat është shumë herë më i efektshëm sesa ato që përshkruajnë mjekët në përditshmërinë e tyre. Dhe çfarë është më e rëndësishme - nuk bëhetë fjalë për kimikate, me ndihmën e saj ju mund të mjekoheni në shtëpi pa nevojën e mjekëve. Nuk dëmton sistemet e tjera të organizmit të njeriut, por sjell vetëm përfitime.

Interesimi për zhvillimin e shkencëtarëve shqiptarë kanë treguar tashmë vende të tilla si Franca, Britania, Suedia, Izraeli, Kanadaja. Ai u prit shumë mirë në konferencën e endokrinologëve, të mbajtur në fillim të këtij viti në Kopenhagen.

Por në vendin ku u prodhua, ky preparat doli të jetë i padobishëm për këdo. Sepse në vendin tonë, mafia e rrjetit farmaceutik është shumë e zhvilluar, e cila nuk interesohet për njerëzit.

- Cili është emri i medikamentit të ri? Dhe çfarë përfshihet në përbërjen e tij?

- Medikamenti quhet Suganorm. Këto janë pilula speciale që ju duhet t'i merrni 2 herë në ditë gjatë gjithë kursit. Përbërja e preparatit përfshin ekskluzivisht ekstrakte të bimëve medicinale, dhe asnjë kimikat. Përbërja është e balancuar me kujdes, për shkak të kësaj ajo ka një efekt kompleks në sëmundje, e cila sigurisht që rrit efektivitetin e trajtimit.

Në total, përbërja e ilaçit përfshin rreth 30 përbërës, secila prej të cilave ka efektin e vet në trajtimin e diabetit:

Magnezi - Është i nevojshëm për rritjen e ndjeshmërisë së indeve ndaj insulinës. Përmirëson funksionimin e sistemit kardiovaskular.

Glutatione - Mbron organizmin nga intoksikimi, parandalon plakjen e organeve të brendshme.

Chromium Picolinate - Normalizon proçeset metabolike, parandalon mosfunksionimet e gjëndrës tiroide. Përmirëson veprimin e insulinës.

Beta karoten - Mbështet imunitetin dhe parandalon dëmtimet e mundshme të shikimit.

Koenzima Q10 - Ka veti imunomoduluese, hipotensionale, hepatoprotektive. Pastron gjakun dhe limfën.


- Fatmir Gashi, efekti i preparatit është mbresëlënës. Më thoni ju lutem, në qoftë se ky medikament nuk mund të blihet në farmaci, atëherë ku mund të porositet Suganorm? Tani, për shembull, shumë prodhues zhvillojnë një faqe zyrtare interneti dhe porositë mund të merren përmes tyre.

- Po. Në fakt ekziston një mundësi e tillë. Të gjithë njerëzit mund ta porosisin Suganorm në këtë faqe interneti. Ndërkohë që tani një gjë të tillë ata mund ta realizojnë me një zbritje prej 50%. Suganorm shitet me këtë zbritje për të gjithë ata që dëshirojnë ta blejnë.

Punonjësit e këtoj instituti hulumtues ndërmorën një hap të tillë me dëshirën e mirë që sa më shumë njerëz të dinin për medikamentin e zhvilluar. Në fakt, në qoftë se një pacient do të arrijë të kurojë diabetin me këtë medikament brenda një kohe të shkurtër dhe kaq lehtë, atëherë ai do t'u tregojë miqve të tij për këtë. Ndoshta kjo do të mund të ndryshojë situatën në vend.

Bazuar në informacionin që zotëroj unë, medikamenti ka dalë në shitje prej 3 muajve tashmë. Kam biseduar me shumë qytetarë që e kanë provuar Suganorm. Ata kanë mbetur shumë të kënaqur, të gjithë kanë arritur të shpëtojnë nga sëmundja.

- A mund të na tregoni ju lutem më me detaje se çfarë duhet bërë për të përfituar një Suganorm me ulje çmimi?

- Është e nevojshme të lini kërkesën tuaj përmes formularit që do të postojmë në këtë faqe, i cili mundëson dërgimin e drejtëpërdrejtë të aplikimeve në Institutin e Endokrinologjisë. Pas kësaj, një konsulent i specializuar do t'ju kontaktojë në numrin tuaj të telefonit. Konsulentit i duhet treguar adresa e dorëzimit. Pas kësaj, medikamenti do t'i dërgohet personit në fjalë përmes postës. Në përputhje me rrethanat, pas 3-5 ditësh do t'ju duhet të shkoni në zyrën postare dhe ta tërhiqni atë.


Sikundër bëri të ditur dhe zoti Fatmir Gashi, për momentin, më shumë se 20,000 njerëz janë regjistruar tashmë për të përfituar Suganorm. Edhe unë vendosa ta provoj këtë preparat. Dhe ndodhi që mjeku im tekstualisht u shokua nga rezultatet e përfituara: diabeti kaloi, siç ishte premtuar, pas një kursi të rregullt përdorimi. Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithë njerëzve që të ndalojnë duke ushqyer me para farmacistët dhe mjekët e uritur dhe të mbështesin ilaçin e ri shqiptar Suganorm, krijuar nga instituti kryesor i vendit.

Ajo që dua të them është që, në vetë Institutin Kërkimor më kanë njoftuar se medikamntet e destinuara për tu shitur me zbritje, pothuajse kanë mbaruar. Numri i aplikimeve për këtë medikament kohët e fundit është rritur në mënyrë eksponenciale.

Sidoqoftë, Suganorm është ende në dispozicion të njerëzve, dhe në qoftë se e porosisni menjëherë, mund të jeni akoma ndër ata fatlumët që do të mund të kurojnë diabetin një herë e përgjithmonë me këtë medikament unik. A do të jetë në dispozicion ky preparat në të ardhmen, prodhuesi nuk mund ta thotë një gjë të tillë me siguri. Ka shumë të ngjarë që jo, sepse lëshimi i Suganorm me paratë tona është shumë e kushtueshme, dhe ministrat tanë thjesht nuk kanë më nevojë për të ...

 

 


 

2020-09-04

WASHINGTON DC :Marrëveshja Kosovë-Serbi

 


Marrëveshja Kosovë-Serbi në shqip (DOKUMENT)

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washington.
Më poshtë, gjeni të përkthyer në gjuhën shqipe Marrëveshjen e nënshkruar nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.
Serbia (Beogradi) dhe Kosova [Prishtina] pajtohen që të ecin përpara me normalizimin ekonomik duke rënë dakord për si vijon:
- Të dy palët do të zbatojnë marrëveshjen e autostradës Beograd-Prishtinë të nënshkruar më parë, më 14 Shkurt 2020.



      • - Të dy palët do të zbatojnë marrëveshjen hekurudhore Beograd-Prishtinë të nënshkruar më parë, më 14 shkurt, 2020.
      • Përveç kësaj, të dy palët do të angazhohen për një studim të përbashkët fizibiliteti mbi opsionet për lidhjen e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port të detit të thellë në Adriatik
      • - Kosova [Prishtina] dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të ShBA dhe EXIM në memorandume të mirëkuptimit për të funksionalizuar sa vijon:
      • Autostrada e Paqes
      • Lidhja hekurudhore ndërmjet Prishtinës dhe Merdare
      • Lidhja hekurudhore midis Nishit dhe Prishtinës
      • Sigurimi i financimit për të mbështetur kreditë e kërkuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME’s)
      • Projekte dypalëshe shtesë.
      • Një prani ndërkombëtare, e Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SH.B.A.-së me kohë të plotë në Beograd, Serbi.
      • - Të dy palët do të hapin dhe funksionalizojnë strukturën e Pikave të Përbashkët në Merdare
      • - Të dy palët do të bashkohen në zonën "mini-Shengen" të njoftuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor 2019 dhe do të shfrytëzojnë plotësisht përfitimet e saj.
      • - Të dy palët do të njohin reciprokisht diplomat dhe certifikatat profesionale,
      • - Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe subjekte të tjera të përshtatshme të Qeverisë së SHBA, në një studim të fizibilitetit për qëllimet e ndarjes së Liqenit të Gazivodes/ Ujmanit, si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë.
      • - Të dy palët do të zgjerojnë furnizimet e tyre të energjisë.
      • - Të dy palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G të furnizuar nga shitës të pabesueshëm në rrjetet e tyre të komunikimit. Kur pajisjet e tilla janë tashmë të pranishme, të dy palët angazhohen për heqjen dhe përpjekjet e tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur
      • - Të dy palët do të rrisin kontrollimin e pasagjerëve në linjat ajrore, shkëmbimin e informacionit midis tyre dhe brenda kornizës së bashkëpunimit më të gjerë të SHBA-së në Ballkan dhe do të angazhohen për azhurnime të teknologjisë për të luftuar aktivitetet e paligjshme duke zbatuar dhe funksionalizuar sistemet e shqyrtimit dhe informacionit të ofruara nga SH.B.A., përfshirë PISÇES, APIS, ATS-G dhe SRTP.
      • - Të dy palët zotohen të mbrojnë dhe promovojnë lirinë e fesë, duke përfshirë komunikimin e rinovuar ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore që i përkasin Kishës Ortodokse Serbe, dhe kthimin e vazhdueshëm të pasurisë hebreje të pa trashëguar dhe të pa kërkuar të Holokaustit.
      • - Të dy palët zotohen të shpejtojnë përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar mbetjet e personave të zhdukur.
      • - Të dy palët angazhohen për identifikimin dhe zbatimin e zgjidhjeve afatgjata për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit.
      • - Të dy palët angazhohen të identifikojnë një pikë kontakti për të udhëhequr këto përpjekje brenda ministrive të tyre përkatëse të qeverisë dhe për të koordinuar midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe do të ofrojnë një azhurnim vjetor mbi numrin e çështjeve të zgjidhura në pritje
      • - Të dy palët do të punojnë me 69 vendet që kriminalizojnë homoseksualitetin për të nxitur dekriminalizimin
      • - Të dy palët zotohen të deklarojnë Hezbollah në tërësinë e saj si një organizatë terroriste dhe të zbatojnë plotësisht masat për të kufizuar operacionet dhe aktivitetet financiare të Hezbollah në juridiksionet e tyre
      • - Kosova (Prishtina) do të pranojë të zbatojë një moratorium një-vjeçar rreth kërkesës për t’u anëtarësuar në Organizatat Ndërkombëtare. Serbia [Beogradi] do të bie dakord për një moratorium një-vjeçar të fushatës së saj të çnjohjes dhe do të tërhiqet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose Organizata Ndërkombëtare për të mos e njohur Kosovën [Prishtinë] si një shtet i pavarur. Të dy marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë.
      • - Kosova [Prishtina] dhe Izraeli bien dakord të njohin njëra-tjetrën.

2020-09-03

Pengu i një miqësie të vonuar

 

Resmi Osmani

                 

 Mëngjesin e 15 qershorit, si zakonisht hapa kompjuterin.Në feisbuk, që në krye, mu shfaq porteti i Moikom Zeqos dhe sipër tij tre fjali që lajmëronin ikjen e tij nga jeta. Kumt i kobshëm në vetëm tri fjali. Nuk u besova syve, thashë se dikush kishte lajthitur,hyra te gazetat.Lajmi ishte i vërtetë. Më hipi një ngashërim dhe sytë mu mbushën me lot. I telefonova Enver Kushit. Me zë të ngadaltë, të pikëlluar e duke rënkuar, më pohoi se Moikomi kishte pushuar së jetuari. Ata ishin të lidhur me një shoqëri vëllazërore. E ngushëllova.

    Moikomi na la. Gati e pabesueshme. E parakohshme ikja. Kur ai, sido i sëmurë,  por me dashuri për jetën, me kurajo dhe një vullnet të pazakontë shkruante, publikonte dhe botonte librat e tij të mrekullueshëm.

    Emri dhe krijimtaria e Moikom Zeqos, ishte e njohur për mua qe në vitet 70-të, por njohje të afërt s’më kishte ardhur rasti të kasha, edhe pse e dëshiroja. E kush ishte ai që nuk do të dëshironte të kishte njohje dhe të këmbente mendime me Moikom Zeqon?

    Rasti e solli që shkrova esenë ”Zonja Çame nga Parga”, për novelën e Enver Kushit ”Zonja nga Parga”, në krye të së cilës, në vend të parathënies ishte vlerësimi i Moikomit:”Ky është një libër i jashtzakonshëm i Enver Kushit”. Kaq. I kishte thënë të gjitha.

   Moikomi e lexoi esene time. I pëlqeu dhe i shprehu dëshirën Enver Kushit që të njiheshim dhe të merrnim bashkërisht një kafe. U ndjeva mirë. Rasti e solli më 14 dhjetor 2019. U bëm katër. Me ne u Bashkua edhe professor Agim Vinca, që kishte ardhur nga Prishtina. Një drekë modeste. Me pamje të lodhur por fytyra dhe sytë i rrezatonin mirësi, fisnikëri dhe mënçuri. Flokët e gjata dhe mjekra e thinjur i jepnin pamje patriarku. Më vuri në dijeni se kishte lexuar shkrime të miat. I kishte pëlqyer. I përkorë në të ngrënë, teksa ne ngjëronim verën, ai piu vetëm ujë. Biseda, edhe me pjesëmarrjen e prof.Agimit, u bë e shtruar, e mençur dhe me vizion. Më së shumti heshta.Vetëm iu përgjigja ndonjë pyetjeje. Ishte bukur të dëgjoje ligjëratën e shtruar por të thellë në mendim e me interesa të gjera,retrospektiv dhe aktual, gati universal, deri thellë në lashtësi,  enciklopedik të Moikom Zeqos.

     Këmbyem librat.I dhashë disa nga romanet e mi historikë, kurse ai me dhuroi librin”Emrat e Zotit” me këtë dedikim: “Resmi Osmanit, me respekt dhe nderim, miqësisht,Moikom Zeqo.Tiranë 14 dhjetor 2019.

      Kur u kthyem,taksia na la afër shtëpisë së tij. Enveri dhe prof. Agimi u ndanë nga ne. Moikomi deshi të rrinim te kafja e pallatit ku kishte banesën.Ashtu bëm. Foli me mërzi për përditshmërinë, ekonominë e rrënuar dhe politikën e mbrapshtë, që ai i ndiqte me shqetësim. U ndam me premtimin se do të rishiheshim sërish. U takuam në përurimin e librit të Enver Kushit në hotel Tirana. I dhurova dy romanet e mi të fundit ”Pas Trojës” dhe “Andrea Topia dhe princesha Helena”.

   Nisëm të këmbenim mesazhe.

18.01.2020.

I dashur prof.Moikom.Së pari dëshoiroj të jeni mirë.Jam interesuar nëpërmjet Enverit(kushit),pork am ndjekur edhe veprimtarinë me aktivitetet tuaja.Lexova shenimin Tuaj, në një jetshkrim timin, publikuar nga Floripress në Prishtinë dhe e çmoj shumë vëmendjen që tregoni.Pa dashur tu rëndoj, sapo kam përfunduar një esse për Mjedën”Andrra e jetës”. Po ua postoj.Perfundova edhe novelën për Seremben.

    Faleminderit për vemendjen dhe dashamirësinë Tuaj që unë e vlerësoj së tepërmi.

    Karantina e pandemisë së kovid-19, na mbylli Brenda, nuk mund të shkoja ta takoja.Këmbyem disa telefonata, por duke e ditur që ishte I sëmurë, ja kurseja bisedat, më së shumti, për shëndetin dhe gjendjen e tij pyesja Enver Kushin . 

    Më 2. 4. 2020, më erdhi ky mesazh: “I dashur Resmi, të kam kujtuar shpesh.E kam shfletuar dhe lexuar pjesërisht, tagencialisht librat e tu të bukur e të frymëzuar për motive të motshmërisë sonë.

Jam i nderuar që të kam njohur.

     Përgjigja ime:”Shumë I dashur professor Moikom.Të mendoj dhe të kujtoj përditë.Qortoj veten që nuk u kam njohur më shpejt.Mirënjohje dhe nderim përgjithësa më shkruani.Në këto ditë ngujimi kemi nevojë për njeri-tjetrin. Uroj të jeni mirë familjarisht.

    Moikomi: Kalofsh një ditë të mbarë.

    Suksese.

3.04.2020.

    I dashur Resmi,

    Po të dërgoj intervistën time të botuar te gazeta online Fjala.

    Përqafime,

    Moikom

    Përgjigja ime: Profesor, e lexova me vëmendje, jam tërësisht I një mendimi me ato që parashtroni veçanërisht për ne dhe gjendjen tonë si shoqëri, shtet, ekonomi dhe financë.

    Urime.

    Prof.Resmiu,

Po të dërgoj me PDF një librin tim për Leonardo da Vinçin që u botua më 2019, në jubileun e 500 vjetorit të vdekjes së Leonardos.

Përqafime dhe përshëndetje,

Të uroj gjith të mirat e botës.

   Moikom.

Mesazhi im i fundit, ishte ai i 3 qershorit 2020, me rastin e ditlindjes:

    I nderuar prof.Moikom; ndjehem i lumtur t’u uroj gjithë të mirat, shendet e lumturi me rastin e ditlindjes Suaj dhe si përherë gurra juaj mos u shterroftë asnjëherë.

   Resmiu 

   Por ja që urimet dhe dëshirat e mira edhe pse bëhen me dashuri dhe gjith zemër, vjen koha që nuk bëhen realitet Dymbëdhjetë dit pasi mbushi shtatëdhjet e një vjeç, Moikomi iku në amshim.

   I bëra nderimet e fundit, pëshpërita para trupit të tij:”Të qoftë e lehtë toka e mëmëdheut që ti aq shumë e deshe, pusho në paqe…….Ngushëllova familjarët për këtë humbje të pa ngushëllueshme.

      Më nbeti një peng: njohja dhe miqësia e vonuar.

      Kur na ikën një  shok e mik i vyer, na duket se diçka na ikën edhe nga uni ynë, por kur ikën nga jeta një personalitet me përmasa mbarë kombëtare si Moikom Zeqo, kultura kombëtare bëhet më e varfër.

   20.6.2020.