2020-11-20
Ish-komandanti i UÇK, Latif Gashi: Basha më arrestoi, ishte me maskë, e njoha! Ishte dhe vajza e Berishës
Rama: Lulëzim dil fol vetë për akuzat që t'i bëjnë dëshmitarët e masakrave në Kosovë! E ke bërë partinë si leckë; Basha: Ti po gënjen, merru me COVID
Dokumenti/ Basha, drejtor i Zyrës Biografike Serbe, ku 'kopsiteshin' dosjet e luftëtarëve të UÇK! Vartës Argita Berisha, Aurela e Erion Isufi
Lulzim Basha dhe Latif Gashi
Latif Gashi, ish komandat i UÇK në zonën e Llapit, një nga luftëtarët e UÇK që është arrestuar nga UNMIK dhe është dënuar me akuzat për krime lufte, tregon pas shumë vitesh procesesh gjyqësore, se Lulzim Basha ka marrë pjesë në arrestimin e tij.
INTERVISTA ME ZOTIN LATIF GASHI
Latif Gashi: Jam arrestuar më 28 janar 2002
Top Channel: Nga kush jeni arrestuar?
Latif Gashi:Jam arrestuar nga forcat e UNMIK-ut, pothuajse të gjitha nacionalitetet, përfshirë edhe ruse.
Top Channel: Cila ishte arsyeja e arrestimit?
Latif Gashi: Arsyeja e arrestimit ka qenë për krime lufte. Ai ka qenë një standard ndërkombëtar, që u ka qit Kosovës bashkëpunimin me drejtësinë ndërkombëtare. Besoj se ka qenë standard jo i drejtë. Jemi arrestuar më 28 janar 2002. Procesi gjyqësor ka zgjat plot 16 vite. Duke filluar nga 2003 që ka qenë një proces gjyqësor, 2005 e 2009, pastaj 2013, 2015 deri në 2016 kam marrë formën e preme. Po ashtu pasoja i kemi vujt deri në fillim të vitit 2018 që do të thotë që plot 16 vjet ka zgjat procesi gjyqësor. Zgjatja e këtij procesi gjyqësor e dëshmon që ka qenë proces politik, i cili u konfirmu pa prova materiale pa dëshmi konkrete. Pas ekzaminin të gjendjes reale pa konstatim të asgjëje. Vetëm i arsyetuar në mision e quajtur UNMIK dhe misionin e quajtur EULEX.
Top Channel: Për çfarë konkretisht akuzoheshit ju zoti Gashi?
Latif Gashi: Lënda ka qenë për krime ndaj popullatës civile shqiptare, e cila faktikisht ka ra gjatë procesit gjyqësor se nuk janë dëshmue ato. Ka mbetur vetëm trajtimi dhe kushtet. Por edhe ato dy pika që jena dënue gjykata e UNMIK në 2005 thotë që duhet të bëhet ekzaminim të kushteve të popullatës civile dhe egzaminin i të trajtuarve të personave që kanë qenë të ndaluar, do te bëhet ekzaminimi se ka qenë pikë e akuzës trajtimi njerëzor mirëpo gjykatat në vazhdim asnjë prej tyre nuk e kanë egzaminue dhe trajtue kërkesën e gjykatës supreme. Kështu që ato të gjitha janë publike, proceset gjyqësore kanë qenë publike dhe çdokush mundet me hy dhe me i pa
Top Channel: Në momentin e arrestimit si ka shkuar procesi keni pasur ndonjë vërejtje?
Lutfi Gashi: Procesi i arrestimit tim ka qenë rasti i parë kur jam arrestu për krime lufte dhe kanë qenë forca të mëdha ja të UNMIK-ut. Ka qenë një spektakël. Ka pas trajtim dhe përdorim të forcës së teprume. Në rast e arrestimit tim kanë pas një trajtim jo njerëzor ata dhe janë dhe gjatë atyre një vit sa ka qenë ka pasur raporte të mira dhe janë janë mjaftu me më thirr.
Top Channel: Ju jeni arrestuar në prani të familjarëve?
Lutfi Gashi: Po unë Jam arrestu para banesës sime dhe jam sulmu fizikisht sa më vonë tani u organizu një gjyq apo hetim për teprim të forcës fizike të pjestarëve të policisë. Dhe me familjen time ka pas një sjellje jo njerëzore brenda në banesë ka qenë gruaja ime dhe ka pas një sjellje jo të mirë
Top Channel: Nga kush ka pas këtë sjellje?
Lutfi Gashi: Dëgjo e nderuar sjellja jo e mirë është bërë fillimisht publike nga një kolegu imi dhe ju si televizion që jeni të interesu me dit të vërtetën. Sjellja jo e mirë ka ndodh përveç të tjerëve që mendoj se kanë qenë më korret ka ndodh dhe nga një përkthyes i quajtur Lulzim Basha për emrin e të cilit familja ime mer vesh, se në momentin e kontrollit të banesës sime ai ka qenë me maskë. Po si duket e kanë tradhtuar vetullat e sytë e tij karakteristike e flokët e tij dhe zëri i tij, i cili gjatë marrjes së vizitave nga anëtarët e familjes sime ai ka qenë prezent te gjykatësi dhe kur ka shkue familja ime me marrë leje për vizitë ai i ka prit atyo dhe i ka pëkthyer ato dhe familja ime ka identifikue personin e njëjtë që ka qenë në banesë, Edhe në momentin kur u fut ai u ka drejtua gruas sime po flas gjithherë me dëshminë e gruas sime që ma ka thënë atëherë kur ka ardh në vizitën e parë, ju ka drejtue grus sime dhe dhe familjes sime. Ku i ke kalamajtë?. Gruaja i ka thënë, ctë duhen kalamajtë e mij, kësshtu që ai edhe sjellje të tjera jo humane. Jo me lujt rolin e përkthyesit por rolin një polici, sikur përpara që na ka hi policët serb. Fatkeqësisht ka fol gjuhën shqipe.
Plot 20 vite kanë kalue dhe s’kam dash ta bëjë teme. Një kolegë i imi, e ndëgjova, ose më mirë ma thënë ju ma keni kujtue e ka dhanë një intervistë dhe e ka përmend këtë çështje. Unë e konfirmoj që ai ka qenë në banesës time dhe s’e ka pas sjelljen e mire, Po. Por ajo që duhet sqaruar për publikun është se gjatë kontrollit në banesën time, në zyrën time është marrë një ditar lufte. Edhe ai ditar i luftës për mua ka pas një vlerë të madhe historike dhe për popullin tonë. Dhe unë besoj, që duke marrë parasysh pozitën e tij si përkthyes edhe si një njeriu më i besuar në atë kohë për gjykatën e UNMIK-ut me një rrogë marramendës, besoj se ai ditar është përkthyer nga ana e tij dhe ai ditar së paku besoj se i duhet një sqarim publik por më obligohet edhe mue si një edhe si ish luftëtar i lirisë që ta japë një sqarim publik. A e ka pasur në dorën e tij. E ka përkthyer dhe a din për fatin e tina?
Ngase ai ditar kurrë nuk është procedue si provë materiale gjatë procesit gjyqësor, por veç u mor u përkthye dhe nuk i ka konvenue drejtësisë ndërkombëtare edhe e kanë zhduk. Në procesverbal shkruhet të konfiskimit provë materiale se është shkrue që është marrë ditar lufte prova material numër 49.
Ndërkaq. Në të gjitha proceset gjyqësore unë e kërkoj të administrohet si provë materiale se i gjithë aktiviteti im i luftës dhe pothuajse i zonës së Llapit ka qenë i shkrujt çdo ditë. Ai ditar ka qenë i rëndësishëm për historinë dhe pse jo edhe si provë material kryesore që procesi gjyqësor shumë shkurt do përfundonte. Nuk i ka konvenue drejtësisë ndërkombëtare dhe e kanë zhduk.
Top Channel: Çfarë saktësisht zoti Latifi përmbante ai ditar? Çfarë mund të nxjerrë në dritë?
Latif Gashi: Ditari mbante konkretisht çdo aktivitet timin, çdo ramjet, çdo betejë, çdo ramje e dëshmorëve, çdo send që e kam ditë në luftë që është bo e në mbrëmje e kam shkrujt në ditar kur kam përfunduar betejën. Është pjesëmarrja ime, pothuajse në të gjitha betejat në zonën operative të Llapit. edhe për drejtësinë ndërkombëtare i kanë me rëndësi të përdoret ajo. Për shembull unë jam akuzu në një vend të caktu për kinse krime, ditari im e ka përshkru në gjendje reale faktine të ndodhur në kohë edhe ai ditar e a demantue akuzën, plotësisht 100 përqind, akuzën që e kan bo hetues se të cilët dokument apo dëshmi e kanë marrë policët dhe hetuesit e unmikut.
Top Channel: Pse ju zoti Latifi mendoni se ky ditar mund te jete humbur apo te ketë dorë edhe zoti Lulzim Basha në humbjen e tij
Latif Gashi: Dëgjo unë nuk e akuzoj, me kon që e kisha akuzue procesi ka ndodh gati që 20 vite, edhe unë me kon që e kisha dasht më e bo tem Lulzim Bashën e kish abo, që mos ke ken Lulzim Basha përkthyes kish me qenë një Lulzim tjetër, edhe aty nuk ka qen veç Lulzim Basha, ka qenë edhe cika e Sali Berishës, Argita Berisha qysh e ka emrin vajza e tina edhe ajo ka qenë me maskë dhe gjatë marrjes time në biseda besoj se ka qenë edhe ajo në bazë të zënit….Besoj, ose nëse s’ka qenë ajo ka qenë një shoqe e sajna s’ka rëndësi, por mua më intereson, një njeri që pretendon me o bo kryeministër i Shqipërisë që për atë Shqipni, iluzionet për të na kanë mbajt dhe gjithçka ne në Kosovë e kanë ba. Edhe ai njiri a ka pas obligim për me raportue të shteti i vet për shërbimet që ja ka bo UNMIK, përveçse ka qenë njeri i shitun dhe ka punue për pagën e vet, ai është dashur për gjithçka që ka ba ty, është dashur me raportue me shtetin e tij në Shqipëri te organet e Shqipërisë. Unë e di 100 përqind që një pastrues serb nëqoftëse ka punue për UNMIK për EULEX ai ka bashkëpunue me shtetin e vet por nuk e di Lulzim Basha ai i ka raportuar shtetit të tina që unë isha, kështu kështu kështu, kam punue qëtu qëtu edhe së paku sot ballë hapun me dalë dhe me ju përgjigj, me thanë po isha kështu ose jam dëshmitar dhe kam përkthye edhe ai ditar nuk u përdor kurë sepse ka shkue në favor të Latif Gashit dhe pse Unë kam dokument se në 2013 është mbajt me insistimin tim dhe te mbrojtjes sime, është mbajtur një hetim i veçantë ku janë kontrollu gjithë arkivat e UNMIK nga hetues ndërkombëtar të EULEX dhe është kërkue ditari apo prova material numër 49. Edhe në dosjen e lëndës sime është një dokument ku më thuhet më thuhet mue se ditari juaj është zhduk nga hetues të UNMIK edhe kërkush nuk jep llogari për të dhe definitivisht kjo e dëshmon edhe marrjen edhe zhdukjen. Pra Lulzim Basha të vetmin faj ka, apo unë po të isha ken përkthys në vendin e tij gjatë përkthimit, kur e kam pa që aq i rëndësishëm është për historinë. Unë pa e marrë një kopje te tina me e rujt se kisha lënë. Apo dojnë policët e UNMIK me i hup, një kopje të tina se ajo u kan e rëndësishme për gjeneratët që vijnë përveç, unmikut përvec u ka dasht me kriminalizu luftën ka dasht edhe me zhduk historinë e luftës sonë clirimtare. Na ka organizue na ka quejt ndërmarrje e përbashkët kriminale edhe ma herët. Të lutem, ndërmarrje të përbashkët kriminale nuk mundet me qujt nji ushtri çlirimtare të Kosovës, i njëri term ka qenë qysh është tash në gjykatën speciale, edhe për neve. Nuk mundesh me i quajt nji popull, apo ta marrë përshembull familjen time.
Unë që në moshën 15 vjeçare isha i organizum në organizatën ilegale të kohës, çlirimtare, të udhëhequr nga Adem Demaçi, të cilin e kisha ideal për tu frymëzuar me ideologji çlirimtare. Po ashtu duke pasur parasysh e duke pasur njohuri për familje time. Katragjyshi im është vra me pushkë në dorë duke luftuar kundër okupatorit serb. Gjyshi im është vrarë duke luftuar kundër okupatorit serb me pushkë në dorë për çlirim edhe babai im është detyruar të largohet nga Kosova dhe emigron në Gjermani për punë etj etj. Domethënë histori pothuajse të gjitha familjet në Kosovë e kanë. Duke pasur krejt këto se okupatori serb ka qenë në Kosovë edhe çdo familje ka pasur historinë e vet pra organizimi i Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë ka ndodh, ka qenë një obligim, ka qenë i detyrueshëm dhe nuk ka qenë një organizim kriminal për qëllime kriminale dhe definitivisht të gjitha ato teza kur s’kanë me mujt me i nxit luftës sonë as popullin tonë. Janë përpjekje të dështuara. Jena marrë me procesin gjyqësor plot 16 vite dhe kur kam vendos të futem në zgjedhje jam dalë autoriteti apo kandidati më i votuar në rajonin tim nga i cili vij. Pra nuk ia kanë arritur qëllimit ta kriminalizojnë luftën e liderët e saj ti kriminalizojnë apo ti demitizojnë, nuk do të munden ta bëjnë këtë.
Top Channel: Zoti Latifi duke u bazuar në deklaratën tuaj që ju ka humbur ditari dhe po ashtu duke u bazuar në deklaratën e Milaim Bellanicës një banori të Krushës së Madhe që e ka xhiruar masakrën në Krushën e madhe dhe po ashtu dosja e tij ka humbur, kaseta e tij ka humbur. Dhe po ashtu ai pretendon se në këtë proces ka qenë edhe Lulzim Basha. A njihni ndonjë person tjetër që ka ndonjë fakt që I është marrë nga UNMIK.
Latif Gashi: Dëgjo zonjë e nderuar, unë nuk jam këtu avokat i askujt edhe as nuk gjykoj askënd. E gjithashë pak qenë në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare 16 vite edhe dy vite të tjera me procese të tjera. Kështu që definitivisht ishëm në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare për të plotësuar standart që padrejtësisht ju qet Kosovës, bashkëpunimi me drejtësinë ndërkombëtare. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, ne nuk e qitëm Kosovën në një bankë më thanë, nuk bashkëpunon me drejtësinë ndërkombëtare. Prandaj ndodhën edhe procese të tjera, procesi i pamvarësisë në 2008 edhe të gjitha proceseve të tjera si rezultat i plotësimit të standardeve ndërkombëtare për Kosovën. Pra me një fjalë, çmim, pa paguam çmim për lirinë, paguem çmim për pavarësinë, paguam çmim për shtetndërtimin. Edhe kjo që po ndodh sot me drejtësinë ndërkombëtare në gjykatën speciale është çmimi i padrejtë, i tepërt për të gjitha këto që në sot i kemi. Që Kosova i ka. Pra plot padrejtësi, të gjitha këto janë padrejtësi se po gjykohet lufta e drejtë çlirimtare. U gjykue gjitha këto procese ca përmendet atje, të gjitha pothuajse 90 përqind të tyne janë të gjykuara në Kosovë janë Copy Paste edhe po procedohen në gjykatën e Hagës kundër ish udhëheqësve të ushtrisë çlirimtare. Pra nuk janë të drejta, janë të padrejta, nëqoftëse gjykatat e UNMIK dhe të EULEX edhe gjykata speciale ka të drejtë apo ka bazë të drejtë, atëherë duhet të gjitha këto konventa ndërkombëtare të luftës duke fillue nga viti 1949 e tutje të ndryshohen edhe të shkruhet se ndalohen luftërat çlirimtare. Lejohen vetëm luftat okupuese ngase vetëm luftëtarët po gjykohen edhe okupatorët nuk po gjykohen. Pra kjo është padrejtësi edhe ndërkombëtare edhe gjithçka, kështu që unë nuk jom këtu edhe nuk kam qenë i gatshëm dhe as do të jem i gatshëm kurrë me i ba akuzë dikuj. Ka pas edhe Lulzim të tjera, Lulzim Basha të tjerë që i kanë bo shërbim atij procesi. Kurrë asnjërin nga ta se kom përmend, se luftën e kena bo për të gjithë njerëzit, për të gjitha krijesat e gjalla që i ka fal zoti pamvarësisht a e meritojnë a se meritojnë. Edhe nuk ja heq asnjë pikë edhe asnjë presje shërbimeve që i kom bo për vendin
Top Channel: Zoti Latifi kur jeni marrë në pyetje e dini kush ka qenë përkthyes?
Latif Gashi: Dëgjo e nderuar gazetare. Të kërkoj falje ty që jo jeni, ndoshta nuk I takoni kohës, por ky interesim kur unë kam në procese gjyqësore nuk ka qenë as të mediave të Shqipërisë dhe as të mediave të Kosovës, përkundrazi janë mundue të jenë në anën e këtyne që i kan bo këto padrejtësi. Kështu që unë edhe në fillim e thashë, si përkthyes, gjithë përkthyes ca kanë qenë ka qenë të Shqipërisë, që janë ardhur nga Shqipëria. Së paku ata me të cilën unë më ka rastis të jem në marrjen në pyetje nga hetuesit ndërkombëtar edhe përkthyesi që ka përkthye ka qenë e Shqipërisë ngaqë theksi ka qenë i veçantë, i Shqipërisë edhe tash. Përkthyesja ka qenë me maskë, unë nuk muj me thanë që ka qenë qat ditë Argita, por e di 100 përqind që edhe ajo ka qenë njëna e përkthyesve të UNMIK e cila ka qenë po ashtu në marrëdhënie punë me UNMIK sikurse edhe Lulzim Basha. Mirëpo ajo ka qenë me maskë edhe mue nuk më ka rastis me i takue ma vonë gjatë proceseve gjyqësore se kam qenë në arrest. Tjetër është identifikimi i Lulzim Basha, që e ka identifikue familja eme dhe bashkëshottja eme gjatë marrjes së lejeve për vizita. Domethënë e kanë identifikue që është që ky person dhe bindja e plotë 100 përqind ka qenë kur ai o dalë si politikan në Shqipëri edhe ka marrë mandate të ministrit të infrastrukturës edhe thjeshtë ai për me pas një shpirt të qetë edhe me qenë mirë me familjen time, se mu smë oblikohet kurrgjo, hic, por me familjen time ai duhet me i bo një deklarim publik. Çfarëdo që thotë për mue ka vlerë. Çfarëdo që thotë. Pse. Në ato momente kur gruaja ime e shef bashkëshortin me kokën plot gjak, nëse ka pas sulm fizik me tyta armësh në kokën time edhe duke më arrestue, etj, edhe ajo fare nuk e dinte ne ato momente cila forcë është, a hini Serbia, ca u ba a. Edhe tash ai huni në banesën time dhe në vend që mi përdor një fjalor tjetër ai përdori fjalorin më të keq. Edhe kjo është ajo që unë mendoj që ai duhet me u sqaru publikisht/ Top Chanel
John Clint Williamson: Kënaqësia është imja!
Williamson nënvizon gjatë intervistës së tij se, akuzat ndaj individëve duhet të ndahen nga akuzat ndaj një populli të tërë.
Pjesë nga intervista
Zoti Williamson, faleminderit që ju bashkuat kësaj interviste në televizionin Ora në Tiranë, Shqipëri!
Zoti Williamson a shikoni ju një lidhje mes aktakuzave të prokurorit special dhe raportit tuaj të hetimit?
https://www.youtube.com/watch?v=5xGzRp8CNUw&feature=emb_title
John Clint Williamson: Po, konfirmimi i aktakuzës është padyshim një zhvillim i rëndësishëm dhe një tregues që prokurori pati prova të mjaftueshme për ta dërguar çështjen në gjyq. Nga leximi që i kam bërë aktakuzës, shikoj se përmban informacione të ngjashme me çfarë ne menduam se provat do të tregonin në momentin që unë bëra deklaratën fillestare, mbi gjetjet tona hetimore nga investigimi i vitit 2014. Kështu që mendoj se është një konfirmim i punës që kemi bërë, kur isha kryeprokuror i task forcës hetimore. Por, është e rëndësishme të thuhet se në këtë pikë akuzat duhen vërtetuar në gjyq dhe pala e akuzuar do të ketë mundësi të paraqesë mbrojtjen e saj. Ata prezumohen të pafajshëm dhe vetëm në rastin kur ka një verdikt që thotë të kundërtën, ata do të shpallen fajtorë.
A është shumë vonë për këtë proces gjyqësor, pasi tashmë kanë kaluar 22 vjet, që nga koha e luftës?
John Clint Williamson: Ka marrë shumë kohë për të arritur në këtë pikë në të cilën ne gjendemi tani, dhe besoj se asnjeri nuk është i lumtur për këtë gjë. Por ne shpesh kemi parë raste që përfshijnë akuza për krime lufte që duan vite e vite për t’i sjellë çështjet në gjyq. Këtë gjë e pamë me disa nga çështjet, si për shembull me rojet e kampeve naziste që përfunduan në emigracion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në shtete të tjera europiane. Këta persona nuk u ndoqën penalisht për dekada të tera pasi i kishin kryer krimet. Për Kmerët e Kuq në Kamboxhia procesi nisi pasi kishin kaluar më shumë se 30 vjet nga kryerja e krimeve. Fatkeqësisht është natyra e këtyre lloj krimesh që kërkon kohë për t’i hetuar dhe shpeshherë qasja në prova, varet mbi të gjitha nga vullneti politik për të ecur përpara.
Patjetër, por a është e mundur të hetosh dhe të gjesh prova për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit pasi kanë kaluar gati dy dekada nga lufta?
John Clint Williamson: Sigurisht që është e mundur. Shumica e dëshmive vjen nga deklaratat e dëshmitarëve okularë, por duhet të jesh në gjendje t’i përpunosh këto dëshmi dhe t’i kryqëzosh me njëra-tjetrën. Ka nevojë për prova mbështetëse. Disa herë ato vijnë në formën e dokumenteve, herë të tjera vijnë nga pamje video që mund të jenë xhiruar nga kameramanë lajmesh, apo nga hapja e varreve masive. Ka shumë lloje provash që mund të gjenden dhe pas 10-20-30 vjetësh. Pra, nuk është e pamundur të bëhet, por më e vështirë me kalimin e kohës.
A mund të bazohen këto akuza vetëm tek rrëfimet e dëshmitarëve?
John Clint Williamson: Unë mendoj se këto akuza do të bazohen kryesisht në dëshmitë e mbledhura, por siç e thashë, ata (prokurorët) nuk do të marrin vetëm dëshminë e një dëshmitari dhe të sjellin akuza në këtë mënyrë. Patjetër që nevojitet të ketë bashkëpunim, që mund të vijë në formën e disa dëshmitarëve të tjerë që flasin për atë që kanë parë, kështu shikohet dhe nëse historitë e tyre përputhen. Një mënyrë tjetër është që të përfshihen prova të dokumentuara të cilat përmbajnë urdhra të lëshuar gjatë asaj periudhe. Ka disa lloje provash të mbledhura që mund të përdoren, për të vërtetuar se çfarë një dëshmitar okular po thotë. Nuk ka gjasa që akuzat të ngrihen vetëm bazuar në dëshminë e një dëshmitari të vetëm.
A janë këto dëshmitarë të besueshëm dhe efikas për hetimin?
John Clint Williamson: Në çdo hetim penal kjo është pyetja kryesore. Çdo person që udhëheq hetimin duhet të vërtetojë që ai që po jep dëshminë është i besueshëm. Duhet të kalosh në një numër të caktuar hapash që ta vërtetosh këtë gjë. Dhe siç e thashë më përpara, është e rëndësishme të shikohet se cilat janë provat e tjera që mbështesin dëshminë e marrë. Nëse dëshmitari ka dhënë një dëshmi direkt pasi ngjarja ka ndodhur, këtë dëshmi mund ta këtë marrë një ushtar i NATO-s ose një punonjës i të drejtave të njeriut që mund të ketë qenë duke mbledhur prova. Në rast se gjenden elementë të tjerë për të mbështetur dëshminë, atëherë ajo bëhet më e besueshme. Por në fund të fundit ky është një vendim që merret nga gjyqtarët gjatë procesit. Gjykatësit do t’i dëgjojnë dëshmitë, ata do t’i vlerësojnë nëse janë të besueshme. Në fund gjykatësit do të vendosin nëse do t’i besojnë apo jo dëshmitarit.
Lufta u fitua, por betejën e kemi humbur!
Nehat Shaqiri
Kosova e çliruar deri buzë lumit Iber! Andej kanë harruar që është Kosovë. Edhe statistikat tregojnë që Kosova nuk ka shtrirje atje. Ajo pjesë e “largët” e Kosovës, ka mbetur nën “mëshirën” e kriminelëve serbë – bashkëpuntorëve të një pjese të madhe të liderëve politik në Kosovë.
Kjo është e pabesueshme për shumë kë, por realitet i hidhur për Kosovën.
Institucionet e Kosovës, pasi e fituan luftën harruan që duhet të fitojnë edhe betejën me Serbi. Dështuan, madje dështuan shumë keq, sa që, me duart e tyre ia falën një pjesë të madhe Serbisë. Mund ta kundërshtoni për patriotizëm, por s’mund t’a ndryshoni këtë fakt tronditës për Kosovën.
Qindra – mijëra shqiptarë kanë derdhur gjak për liri, që Kosova të çlirohet anë e mbanë, cepum cep, por ja që rrethanat ndryshuan, askush se priti këtë ditë.
Betejen me Serbinë harruan se duhet ta çojnë deri në fund. Lakmia e madhe karrieriste, për pushtet e pasuri, ua vërboi sytë. Dështuan!
Dështuan një nga një. Secila Qeveri e bëri një hap prapa me veriun e Kosovës. Fjalë shumë e vepra pak – më mirë të themi vepra hiç. Ata dështuan. E harruan gjakun e derdhur për liri. I harruan dëshmorët. I harruan vrasjet e Serbisë që bëri në Kosovë. E harruan gjenocidin ku vrau pleq e fëmijë. Të gjitha i harruan, por një gjë nuk e harruan. Nuk harruan të bëjnë biznes e kontrabandë me Serbinë. Nuk harruan të pasurohen duke bashkëpunuar me armikun. Ata u zmbrapsën. Aa humbën, ashtu siç e humbën edhe një pjesë territori të Kosovës.
Nuk harruan të thirën në lufën e shtrenjt të UÇK-së. Krejt këto thirrje i bënë dhe vazhdojnë t’i bëjnë që të përfitojnë personalisht ata, por jo edhe qytetari, jo edhe Kosova. E kjo është e tmerrshmja që ndodhi në Kosovën tonë të çliruar pas një luftë të drejtë të UÇK-së, nga forcat aletate të shtetit tonë NATO-s.
Kjo është e vërteta. Tjetrat janë gënjeshtra. Janë devijim i historisë. Por e vërteta nuk mund të ndryshohet, sado që dikush mundohet ta bëjë këtë.
Në kohën kur Kosova, ka pasur të gjitha mundësit që të bëjë mijëra dosje kundër Serbia, nuk e bëri atë, dhe Serbia arriti që me punën e pandalshme të saj ta paraqes Kosovën në arenën ndërkombëtare shtet kriminal, ku Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e paraqesin si terrorist.
Kjo edhe u arrit kur nga Gjykata Speciale, e quajtën UÇK-në si një ‘ndërmarrje kriminale’.
Në fakt, Serbia pas mijëra krimeve që bëri në Kosovë, arriti të punoj aq fuqishëm në arenën ndërkombëtare, që Kosovën nga viktima e bëri kriminale.
E kjo ishte pafuqia e shtetit tonë. Ky ishte dështimi më i madh i Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Kosova nuk arriti të punoj për shtet e për komb. Disa qeveritarë tanë arritën të punojnë vetëm për interesat e tyre personale e klanore.
Ata dështuan me Kosovën, ata shkelën gjakun e derdhur për liri!
Ata u pasuruan, u thirrën në luftë – populli iu besoi për vite me radhë, por nuk punuan për Kosovën, ata dështuan.
Tash, për fajin e tyre, Kosova dhe qytatarët e saj janë në një pozitë aspak të këndshme. Në një anë Kosova nuk ka shtrirje territoriale në tërë Republikën, dhe në anën tjetër qytetarët e saj janë më të varfrit dhe më të izoluarit në tërë botën.
Të gjitha gjurmët e përçarjes së faktorit politik shqiptar të çojnë në Beograd!
Prof. Asc. Dr. Enver Bytyçi
Kur qeveria serbe pagoi anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dick Marty, që të publikonte “akuzat” me shpifje për “ekzistencën e një shtëpie të verdhë në Mat të Shqipërisë dhe transplantimin e organeve të pengjeve serbe aty”, kjo akuzë-shpifje u bë kryefjala e diskursit politik anti-shqiptar dhe vuri në vështirësi gjithashtu miqtë e shqiptarëve. Ishte një akuzë e rëndë, e fabrikuar në atë mënyrë që të nxiste reaksion të madh te opinioni publik. Në këto kushte Shqipëria ishte e detyruar të pranonte hetimin e çeshtjes në territorin e saj, sepse vetëm kjo masë do të provonte se shpifja e Beogradit është thjesht një sajesë. Po ashtu Kuvendi i Kosovës ishte i detyruar të miratonte gjykatën speciale të saj, me qëllim hetimin e akuzës që mori dhenë dhe u përhap me shpejtësi në çdo cep të globit.
Aso kohe, ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u betua se do ta hedhë Dick Marty-n në gjyq për shpifje. Por nuk ndodhi kjo, sepse zoti Thaçi u tremb nga disa akuza të tjera, për të cilat sot ai është në Hagë. Dick Marty dhe qeveria serbe arritën kështu suksesin më të madh në luftën speciale kundër shqiptarëve dhe kundër Kosovës. Arritën që të përhapin një shpifje makabre, pa shkaktuar kundër-reaksion te politika shqiptare, me qëllim ndëshkimin e autorëve të kësaj shpifjeje.
Edhe sot dhjetë vite pas akuzës serbo-dick, jemi përballë pasojës që kishte parashikuar që atë kohë skenari serb i përçarjes së shqiptarëve. Në vend që politika të bëhet bashkë e të gjejë mënyra se si do të duhet demantuar kjo politikë serbe e transmetuar nga Dick Marty, ajo me grindjet e saj po bën lojën e Beogradit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është vënë në krye të orkestrës dhe dirigjon gjithë këtë skenar serb. Ndërsa për publikun shfaqet si i merakosur për ish-komandantët e UÇK-së, të cilët me po ato akuza gjenden në Hagë. Në vend të sulmojë shpifjet e Beogradit e të Dick Marty-it, sajon shpifje dhe trillime kundër kreut të opozitës shqiptare, Lulzim Bashës. Në vend të kërkojë hetime dhe ndëshkim për shpifjen e Dick Marty-t dhe të Beogradit, vazhdon retorikën e “Shtëpisë së Verdhë” dhe të transplantimit e tregtisë me organet e viktimave serbe”! Në vend të kërkojë nga miku i tij Vuçiç ndjesë për këtë shpifje si dhe për krimet mizore të tij kundër shqiptarëve, e përligj miqësinë me Beogradin përmes thënies “Mjaft me të shkuarën”! Madje në emisionet televizive të sponsorizuara prej Beogradit, ai ende vazhdon të nxitë këshilltarët e tij të flasin për atë se “çfarë përfaqëson Shtëpia e Verdhë”!
Ndërsa i thotë “mjaft të shkuarës me terroristët serbë”, shpif dhe dreqos njëmijë kalkulime kundër politikanëve shqiptarë, si Lulzim Basha, Ilir Meta, Sali Berisha, Ramush Haradinaj, Albin Kurti etj. Në vend të ulet vetë e të japë shpjegime për akuza të personaliteteve ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Ramës në projektin serb të ndarjes së Kosovës, i kërkon kreut të opozitës që të “shpjegojë” shpifjet e babaleve të Kosovës, marioneta të Serbisë në duart e Edi Ramës! Në vend të japë llogari, ky kryeministri ynë, Edi Rama, vetëm se kërkon llogari dhe çirret e bërtet kundër kujtdo, me akuza, fyerje e bullizëm të skajshëm.
Të gjitha këto ai nuk i bën për shkak të asaj që thotë: “Ja ky jam, kështu jam unë”! Përkundrazi, Edi Rama e kalkulon çdo gjë në interesin e pushtetit të tij personal. Edhe kur tha para pak ditësh se “Akuzat ndaj Lulzim Bashës nuk kanë të bëjnë me politikën”, menjëherë lëshoi frazën politike, sipas së cilës “Ai duhet të përgjigjet se pretendon që nesër të marrë në dorë fatet e shtetit”! Ai që nuk u përgjigj kurrë, për asnjë nga skandalet e tij, ai që e dhunon shtetin në emër të pushtetit të tij personal, ky person, pra Edi Rama, kërkon të futë në lojën e vet të shpifjes kreun e opozitës, edhe pse e di fort mirë se gjithçka që ai e ka sajuar së bashku me Beogradin është një fabrikim.
Ylli Manjani kishte të drejtë kur thoshte se akuzat kundër Bashës çojnë ujë në Beograd. Unë do të shtoja se të gjitha gjurmët e kësaj lufte politike të çojnë gjithashtu në Beograd. Dje përdorin Dick Marty-in, sot përdorin Edi Ramën që të ringjallë fantazmën e disk Marty-it. Ndryshe nuk ka pse në emisionet televizive të Edi Ramës ende flitet për “Shtëpinë e Verdhë” dhe organet serbe të transplantuara, kur vetë Prokuroria dhe Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë e ka hedhur poshtë këtë akuzë makabre. Dhe kjo ka ndodhur falë vendimit të drejtë të qeverisë shqiptare të vitit 2011, për t’i dhënë dritën jeshile EULEX-i që të hetojë edhe në Shqipëri. Pa atë hetim nuk do të ishte mbyllur kjo plagë e rëndë në trupin e shoqërisë sonë.
Pas këtij suksesi, politikanët shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë duhet të merren vesh për mënyrat se si të ndëshkohen shpifësit e Beogradit dhe bashkë me ta Dick Marty, e jo të sajojnë shpifje të reja për të maskuar dhe mbyllur kërkesat e shqiptarëve për ndëshkim ndaj tyre! Edi Rama nuk ka asnjë merak për këtë. Shqetësimi i tij i vërtetë si ta fshehë përgjegjësinë e Aleksandër Vuçiç për shpifjen makabre kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër Shqipërisë.
Duda Balje “çartet”: 'A e dini çfarë mesazhi të keq keni qu dje'
Deputetja Duda Balje ka reaguar ashpër pas debatit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës dhe deklaratën e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj për të pagjeturit.
Në takimin e Komisionit per te Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona te Pagjetur dhe Peticione, Balje u është drejtuar anëtarëve të komisionit, duke i pyetur nëse janë në dijeni për mesazhin e keq që e kanë përcjellë.
“…kam pa edhe disa media në Serbi, shumë mesazh të keq kemi çu dje. Mos e përmendni pozitën e opozitën këtu, nuk është fer për të pagjeturit. A e dini bre çfarë mesazhi kemi çu?…”, ka thënë Balje.
Albulena Haxhiu s’ia përmend emrin Driton Selmanajt dhe kërkon shkarkimin e tij
Haxhiu s’ia përmend emrin Driton Selmanajt dhe kërkon shkarkimin e tij
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po kërkon që Driton Selmanaj të shkarkohet nga pozita e zëvendëskryeministrit.
Gjithashtu, Haxhiu thotë që pas Selmanajt duhet të rrëzohet edhe Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti.
Lexoni edhe:
Nënë e bijë pilote, historia e dy grave që po frymëzon të rinjtë
“D.Selmanaj duhet të shkarkohet sa më parë e pas tij e gjithë Qeveria!”, ka shkruar Haxhiu, e cila s’ia ka shkruar zëvendëskryeministrit emrin e plotë në reagimin e saj.
Ky reagim i Haxhiut ka ardhur pas një debati në Kuvendin e djeshëm për të pagjeturit, e cili më pas u trajtuar edhe në emisionet televizive politike.
Saranda Bogujevci: Deklaratat e Driton Selmanajt më kanë fyer
Saranda Bogujevci: Deklaratat e Driton Selmanajt më kanë fyer
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selamanaj dje ka folur rreth çështjes së të pagjeturve dhe përplasjeve që kanë ndodhur në seancën e djeshme, për të cilët ka thënë se është i lodhur duke dëgjuar për këso raste.
Ndërsa, Saranda Boguejvci thotë se e kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër.
“Unë jetoj me atë pjesë çdo ditë, msohesh me gjet mënyrën me jetu nuk e harron kurrë, nuk largohet, bohet pjesë e jotja dhe une do të jetoj me këtë pjesë deri sa të vdes. Deklarata e Driton Selmanajt, zv.kryeminstër i Kosovës thotë se kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër”, ka thënë Bogujevci.
MSH-ja lejon testimet diagnostike rapide për detektimin e antigjeneve të COVID-19
Ndërsa, Selmanaj thotë se është keqinterpretuar deklarata e djeshme në Pressing për Saranda Bogujevcin.
Selmanaj i tha se të gjithë ata që kanë reaguar duhet të shikojnë emisionin pasi ajo çfarë ka thënë është se “Jemi lodhë nga keqpërdorimi dhe manipulimi që mbi këto tema të ndishme që dikush provon me ndërtu kauzë politike”, duke shtuar se krejt kjo është një fushatë shpifëse kundër tij.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...