2020-12-22
Mutacioni i ri i Covid-19 në Britani/Disa vende te BE ndërpresin fluturimet për të ndaluar përhapjen
Italia dhe Austria i janë bashkuar Holandës dhe Belgjikës dhe me shumë gjasa pritet të bashkohen edhe Franca, Gjermania dhe Irlanda, vendeve që kanë ndaluar udhëtarët nga Britania të udhëtojnë me avion nga ishulli drejt vendeve të tyre për shkak të frikës se mutacionit të ri të koronavirusit të zbuluar në Londër dhe në jug dhe lindje të Anglisë.
Sipas Ministrit britanik të Shëndetësisë, Mat Hencock, “kemi të bëjmë me një virus shumë të rëndë që ka dalë jashtë kontrollit”, për shkak se ka një nivel transmetueshmërie që shkon në 77 për qind me shumë se variantet e njohura deri më sot. Nuk dihet origjina se nga ka ardhur, por mendohet se ka më shumë se një muaj që ka mbërritur në ishull.
Belgjika ka ndërprerë edhe lidhjet hekurudhore me Londrën, përmes Eurostarit që lidh Londrën me Brukselin.
Ndërkohë ka shqetësim ne radhët e komunititet shqiptar në Britani, një pjesë e të cilëve kanë prerë biletat për festat e fundvitit për të fluturuar drejt Tiranës nga aeroporti i Luton dhe Heathrow të Londrës. Jo pak kanë vendosur të mos fluturojnë nga shqetësimi se mund të infektojnë njerëzit dhe të afërmit e tyre në Shqipëri e cila po kalon një krizë serioze të pandemisë, ku infektimi me mutacionin e ri do ishte akoma më problematik për shëndetin publik.
Deri tani linjat ajrore që ende fluturojnë drejt Tiranes, si Wizzair ashtu edhe British Airways ende ofrojnë bileta për udhëtime në Shqipëri.
Masat për ndalimin e fluturimeve pritet të zgjasin deri në ditët e para të janarit.
Nga e diela Londra dhe Anglia jugore dhe ajo Lindore kanë kaluar në lockdown, ose nivelin e katërt më të ashprin e masave shtrënguese, çka ishte e dukshme nga zbrazëtia më e madhe e rrugëve dhe jetës në kryeqytet gjatë kësaj të diele.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
2020-12-12
Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri U duk si socialist i mirë,por paska qenë “shejtan me brirë”
Para do kohësh qe botuar në internet informacioni në vijim:
“Pandeli Majko, sot ministër i Diasporës, i njohur ndryshe edhe si ministri i lojës “Mos u nxeh”, është akuzuar dhe lakuar nga politikanë të së majtës dhe së djathtës për fshehjen e 5 milionë USD para të pista në bankat e Qipros... Personi që dyshohet se e spiunoi për herë të parë Majkon, është Anastas Angjeli, i konsideruar si Mamuthi i korrupsionit në Shqipëri… Vite më vonë, Majko u shpreh:
“Diku nga viti 2000, unë kisha dhënë dorëheqjen si kryeministër, dhe kryetari i opozitës, zoti Berisha, në atë kohë bënte opozitën e dytë, ishte në kulmin e vetë të akuzave. Në atë periudhë doli në publik dhe tha që Pandeli Majko ka 5 milionë USD në bankat e Qipros. Dhe të them të drejtën, e mbaj mend mirë atë mëngjes që kam ardhur në Parlament, mendova se do më thumbonin, do më thonin “ç’janë këto histori, ku, tek, si…”. Kalova në këtë sallë dhe vajta në kafe dhe çfarë të shoh, “mirëmëngjesi” njëri, “mirëmëngjesi, o yll”, tjetri. “Ti paske qenë i madh”, më thoshin të tjerët. U ula në një tavolinë, që u çuan 12 veta në këmbë, duke më pritur dhe duke më thënë “eja dhe ulu”, dhe e di kush ishte konkluzioni? “Ne të dinim të mbaruar, por ti paske qenë tepër i veçantë”. Pra, kjo është psikologjia, mbi të cilën funksionojmë ne te kafja”…
Javët e fundit, ministria me në krye Majkon, ka bërë një tender skandaloz dhe fyes, duke blerë 2 mijë kuti “Loja mos u nxeh’. Edhe me këtë skandal Majko u përpoq të bëjë humor!” (Citohet sipas: “Pandeli Majko 5 milionë USD në bankat e Qipros, e spiunoi një ministër socialist”. Faqja e internetit “Pamfleti”. 08 gusht 2020).
Ky informacion, i cili më ngjalli një ndjenjë të thellë zhgënjimi, më nxiti të shtegtoj nëpër faqet e internetit për të mësuar se cili është jetëshkrimi i Pandeli Majkos, të cilin deri tani e kam pasë vlerësuar si një socialist korrekt dhe të panjollosur nga pisllëku i korrupsionit. Megjithëse një dyshim të vogël e kam pasur për figurën e tij, kur ca kohë të shkuara pati deklaruar se donte më shumë partinë socialiste sesa Shqipërinë. Asokohe nuk i pata vënë rëndësi asaj deklarate, por ma pati risjellë në kujtesë publicisti i talentuar me brumosje nacionaliste Erl Kodra, i cili e ka cituar në një shkrim të botuar më shumë se një vit më parë. Në atë shkrim ai rrëfehet, duke e vënë veten në rolin e Pandeli Majkos. Ja rrëfimi në vijim:
“A ju kujtohet një shprehje e imja, ku deklarova diçka me Partinë Socialiste dhe Shqipërinë? Më besoni, kurrë në jetën time nuk kam qenë më i sinqertë. Unë e dua Shqipërinë, por më shumë e dua Partinë Socialiste” (Citohet sipas: Erl Kodra. “Pandeli Majko “braktis” Edi Ramën”. Faqja e internetit “Syri”. 01 mars 2019).
Pra, ja ku fleka lepuri: Pandi do më shumë partinë socialiste, si një parti me udhëheqësi antishqiptare, kurse Shqipëria për të na qenkej e huaj, se ai, siç do të sqarohet më poshtë, qenka bullgar.
Më shumë se 11 vjet më parë, faqja e internetit “fv.al” e datës 27 mars 2009, pati botuar një material interesant për Pandeli Majkon, me titull “Origjina e Pandeli Majkos, ky socialist “i shquar””. Aty thuhet:
“Në verën e vitit 1991, në Ambasadën e Bullgarisë në Tiranë u paraqit një grup shtetasish shqiptarë me nacionalitet të supozuar bullgar, kryesisht me origjinë nga Gollobërda, Gora dhe Prespa, që qenë nismëtarë për krijimin e shoqatës “Ivan Vazov”, e cila do të bashkonte bullgarofonët e Shqipërisë. Në këtë grup qe dhe një djalë i ri, që binte në sy për dy veti që do të mbeteshin më të spikaturat për të edhe në të ardhmen, se flokët kishin filluar t' i thinjeshin shumë shpejt dhe se vazhdimisht qeshte. Kur i erdhi radha që të prezantohej, njeriu që kryesonte grupin, Namik Dokle (i cili, meqë ra fjala, më pas nuk pati më dëshirë që t’i kujtohet kjo aventurë bullgare, sepse familjarët e vet u bënë nismëtarë të orientimit të Gorës nga Serbia), me sensin e vet të njohur të humorit, e prezantoi djaloshin si inxhinier Pandeli Majko, bullgar i padyshimtë dhe i pastër, jo vetëm nga emri, por edhe nga shpirti. Pandeli Majko reagoi duke bërë të vetmen gjë që ai realisht di të bëjë, ai qeshi. Diplomati bullgar që i priste dhe të cilit i bëri përshtypje mbiemri i të riut, pyeti për origjinën e tij. Djaloshi Pandeli Majko tha se origjina e familjes së vet qe nga Prilepi i Maqedonisë ku pati lindur babai i vet, Sotir Majko”.
Në vijim, në atë material flitet se cila do të ishte ecuria e jetës së Pandeli Majkos, si inxhinier mekanik.
Prof.dr. Eshref Ymeri
U duk si socialist i mirë,
por paska qenë “shejtan me brirë”

“Çfarë do të bënte djaloshi 24 vjeçar Pandeli Majko me diplomën e inxhinierit mekanik, diplomë kjo që në Shqipërinë e vitit 1991 vlente praktikisht aq sa njëzet centimetra lëkurë viçi me të cilën qe veshur, aq më tepër që Majko dhe notat i kishte të ulta? Sigurisht asgjë. Djaloshi Pandeli Majko qe në kërkim të një alternative. Atëhere qe koha kur në Shqipëri inicohej krijimi i gjithfarë shoqatave dhe organizatave të etnive dhe kështu Pandeliu një ditë dëgjoi për nismën për krijimin e shoqatës së shtetasve shqiptarë me origjinë bullgare. Atëhere thuhej se kjo shoqatë do të kishte mbështetje të madhe financiare nga shteti bullgar dhe diaspora bullgare në Perëndim, çka për Pandin do të thoshte një alternativë për të nxjerrë bukën e gojës pa shumë mund. Kështu që Pandi, të cilit iu kujtua historia familjare bullgare, e kapërceu “Rubikonin” dhe iu përkushtua çështjes nacionale bullgare, duke zgjedhur të qe një “minoritar” bullgar në Shqipëri. Por Pandeliut nuk i eci dhe aq në këtë aventurë, pasi grupi nismëtar i shoqatës “Ivan Vazov” u bë shpejt një fole intrigash, ku një zog ende pa pupla nuk akomodohej dot. Por, Namik Dokle, nismëtari i krijimit të shoqatës “Ivan Vazov” qe ai që do t’i hapte Pandit perspektivën e vërtetë, duke e lançuar djaloshin Pandeli Majko në politikë”.
Dhe Pandeli Majko, si edhe dikush tjetër nga radhët e neokoministëve shqiptarë, të cilët i ngjiti në skenën e politikës demoshëmtia dhjetoriste shqiptare, nga bankat e universitetit, me një diplomë inxhinieri krejtësisht formale në xhep, përfundoi në kolltukun e deputetit të Kuvendit, i cili do të çelte perspektivën ylberiane për shumimin e oligarkëve parazitë. Dhe Pandi, duke thënë me vete “kur të vjen e mira në derë, s’ka nevojë t’ia hapësh, se e mira e hap derën vet”, me siguri që duhet të ketë klithur nga entuziazmi kur ka firmosur listëpagesën e “ylefesë”së parë: “për hair më qoftë rroga e parë në jetën time si deputet!”. Dhe që asokohe, Pandi, për më shumë se 28 vjet rresht, vazhdon të firmosë listëpagesën për marrjen e “ylefesë” dhe as që është kujtuar më ndonjëherë për “diplomën e inxhinierit”, e cila i ka zënë myk diku në ndonjë “zgëq” të shtëpisë. Domosdo. Ç’i duhej Pandit puna e inxhinierit, i cili bukën e gojës e fiton me djersën e ballit, kur dihet që politika në Shqipëri është biznesi më fitimprurës, madje është kaq fitimprurës, saqë, pa derdhur fare pikë djerse, të bën milioner dhe miliarder, duke të ndihmuar që kapitalin financiar ta fshehësh nëpër bankat e huaja pa kurrfarë mundimi.
Në rubrikën “komente” për materialin e sipërcituar për Pandin, më bënë përshtypje të thellë dy ndërhyrje. E para mban pseudonimin “mirela”, ku thuhet:
“Këtu në këtë vend duhet një revolucion tip Zhan d’Ark… Po kush ta bëjë revolucionin, të vdekurit…!?”.
Po jo, moj e nderuara “mirela”, nuk zgjidhet gjë me revolucion në Shqipëri, edhe sikur të dalin në skenë njerëz të gatshëm për kryerjen e tij. Sepse nuk ka siguri që ata do të jenë të zhveshur nga psikologjia mercenariste, nga servilizmi para të huajve, tipare këto që janë të rrënjosura në gjenin tonë që nga lashtësia pellazgoiliriane dhe që kanë dëshmuar se pellazgoilirët dhe shqiptarët, si pasardhës të tyre, të huajin e kanë pasë respektuar dhe vazhdojnë ta respektojnë më shumë se vetveten.
Veç kësaj, e nderuara “mirela”, nuk mund të bëhet revolucion në Shqipëri edhe për një tjetër arsye madhore, po të keni parasysh ca fjalë të arta të njërit prej përfaqësuesve më të shquar të opozitarizmit të diktaturës komuniste dhe të demoshëmtisë neokomuniste, të ndjerit Maks Velo, i cili ka thënë:
“…Problem është se ne si popull e duam të keqen. E duam të fortin, atë që thyen rregullat, hajdutin, sepse ai që është i mirë dhe që punon, është një copë budalla” (Citohet sipas: “Jehona e botimit të UET-PRESS, Maks Velo: “Ne si popull e duamn të keqen, e duam të fortin…””. Faqja e internetit e gazetës “Mapo”. 03 gusht 2018).
Në një material, të botuar kohë më parë, kam pasë cituar shqiptarin e nderuar kosovar Sokol Braha, me banim në Zvicër, i cili, këtu e nëntë vjet të shkuara, pati botuar një libër fort interesant. Aty ai shkruan:
“Shqiptarët përshëndetin, nderojnë, urojnë, përgëzojnë, presin e përcjellin me krenari, sepse i kanë në traditën e tyre këto dhe i ruajnë me krenari. Edhe pse këta komshinj nuk i ftuam ne, por na erdhën si miq të paftuar! Por unë pyes veten: a na solli neve ndonjë të mirë bujaria dhe zemërgjerësia me të huajt? Asnjëherë, kurrë! (Sokol Braha. “Vjen i kodrës, nxjerr të votrës”. Shtypshkronja “Grafobeni”. Prishtinë, 2011, f. 56).
Sigurisht që qëndrimin kaq mikpritës, me kaq bujari dhe zemërgjerësi të tepruar ndaj të huajve, këta e kanë pasë vlerësuar dhe vazhdojnë ta vlerësojnë si kompleks inferioriteti të shqiptarëve. Por për njerëz me komplekse inferioriteti nuk ka kush asnjë fije repekti. Prandaj shqiptarët, në heshtje, nuk gëzojnë aspakt respekt, qoftë nga ana e fqinjëve tanë grekosllavë, qoftë nga ana e Perëndimit evropian. Dhe kjo për shkak të politikanëve “tanë”, të cilët, me servilizmin e tyre të pështirë, sidomos para diplomatëve e huaj në Tiranë, e le më në takime me personalitete evropiane dhe amerikane jashtë vendit, na kanë turpëruar keq në sytë e tyre.
Ndërsa në ndërhyrjen e dytë, me pseudonimin “nostra” theksohet:
“Si nuk doli një figurë shqiptare që të mos ta ketë të kaluarën kaq të njollosur, prejardhjet kaq të dyshimta, qellimet kaq të mistershme dhe atdhedashurinë kaq në pikëpyetje? Meqenëse jemi te pikëpyetjet, a drejtohet vallë Shqipëria nga shqiptarë?”.
E kuptoj fare mirë shqetësimin e komentueses apo komentuesit me pseudonimin “nostra”. Pyetja nëse vendi ynë drejtohet nga shqiptarë ose jo, është shumë e drejtë. Fajtorë jemi vetë ne shqiptarët, sepse nuk kemi qenë në gjendje të krijojmë qytetërimin shqiptar përmes kalitjes së vetëdijes kombëtare. Kjo për arsye se gjatë shekujve jemi hedhur sa nga njëra fe te tjetra. Por s’kemi qenë të aftë ta kuptojmë rolin e fesë në çimentimin e vetëdijes kombëtare. Vaso Pasha lëshonte thirrjen e famshme që nga Libani “feja e shqiptarit është shqiptaria”. Jo, ore i nderuar pasha, që nuk pranove të vije guvernator në Shqipëri, por pranove të shkoje në Liban. E ka pasur gabim pashai i nderuar. Se ajo “shqiptaria”, për të cilën bën thirrje ai, nuk u bë kurrë vatër dhe kudhër e fuqishme e kalitjes së vetëdijes kombëtare, e krijimit dhe e çimentimit të qytetërimit shqiptar. Sepse vetëdija kombëtare dhe qytetërimi shqiptar mund të kaliteshin dhe të çimentoheshin vetëm përmes kudhrës së fesë, e cila ka luajtur një rol vendimtar në krijimin e qytetërimit evropianoperëndimor dhe grekosllavolindor. Shqiptarët, në shumicën dërrmuese, u hodhën në krahët e errësirës otomane, shumë prej tyre hynë në shërbim të saj, braktisën organizimin mbarëkombëtar, shtruan kurrizin dhe, për qejfin e patrikanës së Stambollit dhe të sulltanagait, si bashkëpunëtorë të ngushtë me njëri-tjetrin, ndenjën pa shkolla shqipe për shekuj me radhë.
Në mbyllje dëshiroj të theksoj se nuk më bëjnë fare përshtypje ato 5 milonë USD të Pandeli Majkos, sepse të tjerë politikanë-oligarkë të partisë socialiste dhe të partisë demokratike mund të kenë të depozituara gjetiu edhe shumë më tepër miliona. Por më bën përshtypje diçka tjetër:
Së pari, pse ky deputeti dhe ministri Pandeli Majko e përcjell vetëm me një buzëqeshje akuzën që i është bërë për ato 5 milionë USD, të fshehura në bankat e Qipros? Nëse në këtë akuzë nuk ka asgjë të vërtetë, cila është arsyeja që ai nuk ka ngritur padi kundër akuzuesve për shpifje? Sepse nëse akuza është thjesht një shpifje hesapi dhe Pandeliu vazhdon të heshtë, atëherë lexuesit kanë plotësisht të drejtë të mendojnë se ai qenka kaq burracak, saqë paska frikë edhe nga hija e vet. Heshja e tij a nuk dëshmon për bukuri se akuzuesit kanë të drejtë?
Së dyti, Pandeli Majko deklaron se si e pritën në kafe kolegët deputetë, me çfarë entuziazmi të jashtëzakonshëm, duke u çuar më këmbë, kur kishin marrë vesh për atë depozitë në Qipro. Ky qëndim i kolegëve të tij deputetë, biçim politikanë, më kujtoi marrëdhëniet e çifligarëve rusë me njëri-tjetrin në kohën e carizmit, kur ishte në fuqi e drejta e bujkrobërisë, se si i mburreshin shoku-shokut se sa bujrobër kishte njëri dhe sa kishte tjetri në pronësi, çka për ta ishte kapital financiar. Madje njëri prej tyre pati arritur deri aty me mburrjet e veta, saqë pati deklaruar si bujkrobër të vet edhe të vdekur nga radhët e tyre, çka pati shërbyer si subjekt për një vepër artistike, të cilën e pati shkruar shkrimtari i njohur Nikollaj Gogoli (1809-1852), me titull “Shpirtra të vdekur” (1842). Pra, kriteri kryesor i vlerësimit të politikanit nga ana e biçim politikanëve deputetë në vendin tonë, është shifra disamilionëshe e kapitalit financiar që ai ka në zotërim, të fshehur në bankat e huaja. Kjo dëshmon se sa lart e vlerësojnë hajdutin dhe sa respekt të madh kanë për të biçim politikanët “tanë”. Nuk e di me saktësi nëse këtë “demaskim” të kolegëve të vetë Pandi e ka bërë se është ndodhur bosh, apo ka pasë qenë i kapluar për një çast nga naiviteti.
Akuza në adresë të Pandeli Majkos për depozitën prej 5 milionë USD në bankat e Qipros, një akuzë kjo që nuk është hedhur poshtë me vendim gjykate, si edhe deklarata e sipërcituar e tij për entuziazmin e kolegëve deputetë, dëshmojnë për dy gjëra.
E para - Shqipëria, për politikanët shqiptarë, shërben si tokë e premtuar, pra, si kopshti i Edenit apo si kopshtet e Armidës, sepse votuesit shqiptarë të kujtojnë delet e Panurgut [heroi i romanit “Gargantua dhe Pantagruel” (1532) i shkrimtarit francez Fransua Rable (François Rabelais - 1494-1553)].
E dyta - ky “sinqeritet pa dashje” i Pandit vërteton më së miri se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, të cilin në një shkrim të dikurshëm e pata vlerësuar si universitet të servilizmit, s’përfaqëson gjë tjetër, veçse një shportë karavidhesh që të kujton fare mirë shportën e karavidheve të Bllokut të famshëm komunist që rrethohej nga bajonetat e Gardës.
Në faqen e internetit “freeforumzone” të datës 30 tetor 2006, qe botuar një material më i hollësishëm për jetëshkrimin dhe karrierën politike të Pandeli Majkos. Ai material titullohej “Sekretet e karrierës së Pandeli Majkos”. Edhe ky material më bëri shumë përshtypje se mbyllej si më poshtë:
“Nga të gjitha ato egërsira në udhëheqësinë socialiste-korrupcioniste, Pandeli Majko dukej më i miri, por ja që edhe ky na doli bullgar, edhe një arsye më shumë që tregon se partia socialiste është me të vërtetë një parti antishqiptare”.
Ky përfundim nuk më duket plotësisht i drejtë, sepse antishqiptare nuk është e gjithë partia socialiste. Antishqiptare është vetëm kasta e saj drejtuese. Kurse masa e thjeshtë e socialistëve janë shqiptarë, por shqiptarë kurrizshtruar, të cilët kasta socialiste antishqiptare i shkel me këmbë kur të dojë dhe si të dojë. Dhe një gjë e tillë e ka gjetur plotësisht mishërimin e vet në praktikë gjatë më shumë se shtatë vjetëve të fundit të qeverisjes socialiste, kur vendin e kanë braktisur gjysmë milioni apo edhe më shumë njerëz për shkak të varfërisë që i pllakosi nga qeverisja në fjalë.
Brumosjen e vet antishqiptare Pandeli Majko e ka vulosur me qëndrimin që paska mbajtur dikur kundër Armatës Kombëtare Shqiptare dhe kundër Frontit të Bashkuar Kombëtar Shqiptar. Ja çfarë shkruhej asokohe në një faqe interneti, në të cilën pati qenë botur një letër e hapur që i drejtohej Pandeli Majkos:
“Mbrëmë, sapo të dëgjova rrëfimin idiotesk, dhënë një TV shqiptar, thashë me vete: “ja, ky bullgari, tash sulmon edhe AKSH-në dhe liderët e FBKSH-së”. Nuk mund të them se u habita me përbuzjen që ai shprehu në drejtim të AKSH-së, por nuk mund të them se nuk u revoltova nga ky sulm i hapur kundër një prej grupimit politik në Shqipërinë Etnike, që ka qenë dhe mbetet shpirti i atdhetarizmës shqiptare” (Citohet sipas: Flori Bruqi. “Sekretet e karrierës së Pandeli Majkos. Letër e hapur Pandeli Majkos”. Faqja e internetit “Forumi Shqiptar”. 16 tetor 2007).
Duhet të jemi të vetëdijshëm se sulmi i Pandeli Majkos kundër AKSH-së dhe FBKSH-ë nuk duhej trajtuar kaq thjesht. Sepse ai ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e pandarë e strukturave të larta të partisë socialiste, si krahu i djathtë i kryetarit të saj. Prandaj qëndrimi i tij kundër Armatës Kombëtare Shqiptare dhe Frontit të Bashkuar Kombëtar Shqiptar, ishte reflektim i drejtëpërdrejtë i qëndrimit tradicional antikombëtar të udhëheqësisë së partisë socialiste ndaj tyre, çka pasqyronte mbështetjen e pikëpamjes së Fatos Nanos, i cili pati mëkatuar rëndë në takimin me Millosheviçin në Kretë dhe me deklaratën armiqësore që pati lëshuar që nga Lisbona, se kryeqytet i Kosovës na qenkej Beogradi!!!

2020-11-30
Mbahet Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Drini poetik”, temë diskutimi kritika letrare si dhe përurimi i librave nga LSHK.
PRISHTINË .30 NËNTOR 2020.
Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës "PJETëR bOGDANI"PRISHTINë, është mbajtur Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Drini poetik”, ku temë diskutimi ishte kritika letrare, raporton aGJENCIONI fLORIPRESS. PROF.DR. Shyqri Galica, kRYETAR i LSHK-së , me një fjalë rasti ka përshëndetur dhe ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje.“’Drini Poetik’ edhe këtë herë do të përmbajë linja kryesore të projektit duke përjashtuar mundësinë e aktiviteteve në Prizren dhe në Kukës, pra pas pak do të fillojmë me sesionin letrar, kritika letrare dhe botimet aktuale, pastaj me letrën e hapur përurohen disa botime të krijuesve tanë dhe do të paraqitën disa anëtar të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe mysafirë që na kanë nderuar me praninë e tyre në këtë manifestim”.
pROG.DR.sHYQRI GALICA është shprehur poashtu se kritika letrare vjen pas veprës së botuar për të cilën ka nevojë autori, por ndihmohet edhe lexuesi.“Tani siç dihet objekti i kritikës letrare në një vepër të botuar është kritika e stilistikës e lidhur ngusht me stilin dhe stilistikën. Kritika stilistike mbështetet në elemente stilistike të veprës letrare ndërsa kritika estetike veprën letrare e studion vetëm në aspektin estetik.
Kritika letrare vjen pas veprës së botuar për të cilën ka nevojë autori por ndihmohet dhe lexuesi. Jo një mësues letërsie as poeti, prozatori apo dramaturgu sa do të përgatitur profesionalisht qofshin nuk janë në nivelin e kërkuar që të merren me zhvillimin e kritikës letrare”.Ai ka konsideruar se kritikës letrare i duhet vetëm specialisti i ashtuquajtur kritik letërsie, raporton EO.“Kësaj fushe i duhet vetëm specialisti i ashtuquajtur kritik letërsie. Them kështu sepse kritika letrare zhvillohet në bazat e përshtypjeve individuale të veprës së lexuar dhe mbresave të cilat i transmeton vepra letrare. Si degë e veçantë e shkencës së letërsisë ajo ka për detyrë të vlerësoj mënyrën e veprës letrare dhe të tregoj se ç’rëndësi ka vepra në çastin kur ajo botohet e publikohet. Tashmë pasuria jonë letrare është letërsia shqipe që botohet në Republikën e Kosovës, Shqipërisë. Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, letërsia e Arbëreshe por edhe ajo e diasporës”.Kurse Naxhije Kastrati, kritike letrare, tha se kjo degë letrare ka për detyrë të të shpjegoj atë që është më e fshehtë dhe e ndërlikuar në veprën letrare, raporton EO.“Kritika letrare është degë e shkencës së letërsisë e cila merret me vlerësimin dhe gjykimin e vlerave letrare midis veprës letrare dhe lexuesit. Kritika letrare si degë e veçantë e shkencës së letërsisë ka për detyrë të vlerësoj veprën letrare dhe të reagojë se ç’rëndësi ka në çastin kur ajo botohet. Detyra e kritikës letrare është të shpjegoj atë që është më e fshehtë dhe e ndërlikuar në veprën letrare. Kritika duhet të tregoj se ç’risi parqet publikimi i një vepre në kohën kur është shfaqur e ç’ndikim ka pasur ajo në zhvillimin e mëtejshëm të letërsisë”, ka thënë ajo.
Sot u përuuruan edhe disa Libra.
Për LIbrin " Leksikon i enciklopedisë" foli akademik Dibran Fylli i cili në mes tjerash tha:Vëllimi i parë i “Leksikonit enciklopedik” për akademikët dhe Akademinë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve do t'i plotësojë zbrazëtirat në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe letërsisë shqiptare, ngase një leksikon i tillë nuk ka munguar prej kohesh.Pak fjalë për Akademinë Shqiptare Amerikane. 28 Nëntori i vitit 1995 shënoi një kthesë historike, pasi që me këtë datë u themelua edhe Akademia e Shkencave Shqiptare Amerikane në New York. Themelues të Akademisë janë: Prof. Dr. Skënder Kodra, Dr. Ulvi Vehbiu, Dr. Adem Harxhi, Dr. Namik Shehu, Mentor Mata, Sanie Selita etj. Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar, ngase ka anëtarë nga Prishtina, Peja, Tetova e Presheva, nga Tirana, Gjirokastra, Shkodra, nga Çamëria e Malësia dhe nga Diaspora.Shkencëtarët, shkrimtarët dhe artistët tanë, edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre, me përmbajtjet e veprave, me personazhet, me ambientin, e madje edhe me deklaratat e tyre se janë shqiptarë.Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie, ku të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësaj Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në diasporë. Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një kontribut i çmuar i kësaj akademie, që nga themelimi i saj në vitin 1995 e deri më sot.Pas një pune të mundimshme dhe të suksesshme, autori më bashkëpunëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit, si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë, letërsi dhe art.Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë të këtyre autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, Çamërisë dhe në Diasporë. Autori së bashku me stafin redaksional ka punuar me dashuri dhe përkushtim në mbledhjen e këtyre biografive dhe bibliografive të njerëzve të shquar të trojeve shqiptare dhe të diasporës. Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj edhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi. Mirëpo këmbëngulja e stafit tonë ka bërë që asnjë prej anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve të mos mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre. Kjo tregon seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të përmasave të tilla madhore.Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen, jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por edhe me prurjet shkencore që ata kanë sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore. Ky libër enciklopedik do t`u vijë në ndihmë mësuesve
dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve të rinj shkencorë dhe gjithë atyre që janë të interesuar t’i thellojnë dijet. Kjo Enciklopedi është hartuar në atë mënyrë, që edhe lexuesit e zakonshëm, por edhe studiuesit e fushave të ndryshme të kenë mundësinë që të njihen me arritjet e secilit autor dhe të përzgjedhin prej tyre atë që ata kërkojnë. Në këtë botim janë përfshirë një numri të konsiderueshëm autorësh, të cilët kanë sjellë kontribute të rëndësishme në të gjitha fushat e dijes, duke filluar me arritjet në shkencat natyrore dhe veçanërisht në fushën e mjekësisë, në albanologji dhe gjuhësi, në histori dhe filozofi, në art dhe letërsi, në ekonomi, teknologjisë, jurispondencës e në çdo sferë tjetër të dijes njerëzore. Artikujt dhe studimet e këtyre autorëve përfshijnë figurat më të rëndësishme historike, që u kanë dhënë emrin e tyre ngjarjeve më kulmore të historisë sonë.Leksikoni Enciklopedik përfaqëson një vepër shkencore. Në kumtesat dhe studimet e këtyre autorëve do të gjesh botën shqiptare në gjithë dimensionin e saj historik, nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Prandaj, mund të themi se kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar.Në këtë Leksikon Enciklopedik do të gjesh autorë me veprimtari të gjerë dhe me vlera të spikatura në fushën e mjekësisë, teknologjisë, biznesit, gjuhësisë të cilat konsiderohen studime të mirëfillta shkencore, duke i dhënë një shtysë të mëtejshme shkencës shqiptare në veçanti. Raportet e gjuhës shqipe me gjuhët e popujve fqinj, që nga antikiteti deri në ditët e sotme janë dëshmi e sigurt e ekzistencës së shqiptarëve në trojet ku jetojmë sot që nga kohët parahistorike. Këto studime gjuhësore janë shoqëruar me një dokumentacion të pasur dhe me burime të drejtpërdrejta nga autorë shqiptarë dhe të huaj që janë marrë me origjinën e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.Në këtë leksikon enciklopedik ku përfshihen 352 autorë të trojeve shqiptare dhe diaspora janë përfshirë të gjitha fushat e dijes njerëzore.Do të gjesh personalitete të spikatura me kontribute shkencore dhe artistike që janëngritur vazhdimisht drejt nivelit evropian dhe botëror. Duke lexuar bibliografitë e këtyre autorëve, lexuesi do të gjejë fushën e interesit të tij, do t`u drejtohet lehtësisht bibliotekave dhe librarive.Duke lexuar këtë libër enciklopedik do të vijë më e plotë pamja e gjithë arritjeve shkencore dhe artistike të deritanishme të realizuara nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Arteve dhe të gjithë atyre shkrimtarëve dhe studiuesve që kanë bashkëpunuar me këtë institucion prestigjioz të trojeve shqiptare dhe në diasporë, tha Akademik Dibran Fylli.Ndërsa për librin :Për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës kanë shkruar shumë studiues shqiptarë e të huaj, historian, shkrimtar e profesorë universitarë. Kontributin më të madh prej të gjithëve e ka dhënë Dibran Fylli, ngase ai më fakte shkencore e ndriçojë veprën e heroit dhe kolosit të kombit shqiptar, Hasan Prishtina.Në fokus të librit Fylli e ka vënë gjenealogjinë e familjes së Hasan Prishtinës, pasi që viteve të fundit ka pasur shumë paqartësi dhe pasaktësi rreth prejardhjes së heroit tonë kombëtar. Qëllimi i tij në botimin e tretë të librit ka qenë orientimi i gjenealogjisë së Hasan Prishtinës dhe familjes së gjerë nga ana e babës dhe nga ana e nënës ngase kjo çështje sipas autorit nuk është rrekë sa duhet nga studiuesit e deritanishëm, ose edhe ata qe janë marrë me biografinë e Hasan Prishtinës, ngase nuk përputhen për disa çështje, prandaj ai ka dashur që përmes dokumenteve të ja jap publikut një të vërtetë në këtë libër. Ideja e autorit Dibran Fylli për të ribotuar për herë të tretë librin e përmasave të tilla i ka lindur qysh moti dhe konkretisht ka filluar të merret me mbledhjen e fakteve dhe materialeve mbi 30-të vjetë. Vepra e autorit Dibran Fylli (ribotimi III) ka zgjuar interes të veçantë, për hartimin e librit studimorë për intelektualin dhe luftëtarin e denjë të kohës, Heroin kombëtar Hasan Prishtina. Autori ka shfrytëzuar një material të bollshëm burimor, dokumentet arkivore pranë Arkivit të Vjenës dhe Gjenevës, Institutit të Historisë në Tiranë, Arkivit ë Kosovës si dhe arkivit personal të studiuesit tonë kosovar Akademik Prof. Dr. Hakif Bajrami, Ph.D., si dhe literaturë shkencore nga autor të huaj e ato shqiptar si dhe shtypin e kohës.Krahas pjesës hyrëse ka edhe vështrime të shkurtra rreth disa mendimeve nga autor dhe politikan të kohës për Hasan Prishtinën, që veçohen nga autori Dibran Fylli. Studimi i Dibran Fyllit, Hasan Prishtina stërnip i Abdullah Veliqit, mbështetët në një kompozicion funksional dhe eksplikativsht të ndërtuar në çdo aspekt drejtë, sepse me lehtësi kuptohet, se Akademik Dibrani është mjeshtër i shtjellimit të veprave të mëdha, që kanë peshë specifike në rrjedhat e historisë. Ta fitosh këtë nivel të diturisë është punë shumë e vështirë, por që të plason para publikut lexues me faqe të bardhë. E kur t`i shtohet këtij konstatimi edhe stili aq narrativ dhe i lehtë historik, në vetën e parë njëjës, kuptimi i realitetit në studimin e Dibranit, është dyfish më edukativo-arsimor, më kultivues i kulturës, jo përmbi klasën dhe mbi njeriun, por për publikun dhe thjeshtësinë e njeriut kreativ dhe civilizues. E deri te ky nivel socio historik shkencor, autori ka ardhur duke përdorë dokumente (argumente), sepse historia pa argumente është si bari pa lagështi. E kur jemi te ky nivel i prezantimit lehtë është për ta gjetur argumentin (Heuristika si shkencë ndihmëse e historisë, për mënyrën e zbulimit të fakteve), por është vështirë për ta plasuar argumentin dhe atë rrafsh, si të plasuar nuk ka askush të drejtë të përshtatë, të shartojë, sepse kohës dhe individit, shoqërisë i sjellë dilema, i faturon faje, nëse e shtrembëron realitetin. E kur ke punë me Hasan Prishtinë, ke punë me zërin e Kombit dhe të Zotit.Dibran Fylli me një gjuhë që kuptohet shumë lehtë, nga çdo kategori lexuesish, me një eksplikacion shtrues e plason Hasanin para lexuesve si një figurë që shkëlqen në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare, që mbjellë frikë në çdo zyre të krajlive, të fqinjëve dhe më gjerë, sepse ishte nga një trevë që kurrë nuk është dorëzuar para asnjë okupatori dhe atë edukatë e ka shpërndarë edhe te kombet tjera.
Nëse shkruan për Hasan Prishtinën, duke u pasuruar me dokumente, qofshin ato për apo kundër tij, aty fiton bindjen se prej tij mëson filozofi urtie. Së këndejmi, për dallim nga BIOGRAFITË tjera, ku ka edhe skajshmëri politike, dhe dështime shkencore, zakonisht të padokumentuara, Dibran Fylli, si shkrimtar që e njeh “fijet e holla” të etnopsikologjisë popullore,ka dëshmuar se edhe politika mund të humanizohet, nëse i qasësh me urti gnosologjike dhe dashuri objektive, sepse ke kënd ta nderosh si persoanlitet emblematik.Në librin studimor etnografik dhe sociokulturor dhe politiko-historik Dibran Fyllit, HasanPrishtina, stërnip I Abdullah Veliqit, mësojmë risi të detalit dhe të tërësisë, që rrëfejnë në veten e parë shumës, sepse Hasani (për këtë shkruan Dibrani) duhet të bëhet Abetare e popullit: i pa shibla, luftëtar, i thjesht, e i paepur, trim dhe liberator kryengritës dhe ideator shteti për krijimin eshtetit shqiptar, por i ndjekur dhe i sharë e urrejtur deri në vdekje, pasi që AI do të luftojë deri në vdekje, për një kauzë të drejtë. E atë kauzë Dibran Fylli e kupton si një ujë që rrjedh prej kroit nëgojë të barinjve arbëror, të cilët Hasani i ngritë në luftëtarë më 1910, më 1912, më 1915, më 1919- deri në vdekje, të gjithë në kryetrima nga Kulina e në Crarralevë, nga Kaçaniku e në Shkup, nga Shkupi e deri në Junik e Drenicë, por kurrë nuk mendoi që të krijojë liri për shqiptarëe robëri për të tjerët. JO, Hasani lirinë sipas fakteve të Dibran Fyllit e kupton si mall i përbërë nga ajri, i cili i ushqen të gjitha gjallesat- njësoj, sa kanë nevojë, aq ka leje të konsumojë, por pa e dëmtuar tjetrin që nuk është as i kombit, as i religjionit e as i racës së Hasanit legjendar, si soj i arbërit të moçëm.Guximi i Dibran Fyllit, që të shkruaj edhe ky monografi për Hasanin kuptohet se ky shkrimtar artist, do të na thotë diçka më tepër se të tjerët, sepse dinë të bëjë film për dallim prej autorëve tjerë, sepse është shkrimtar e shkrimtari hynë më thellë në limfatë e kombit se sa çdo historian. E filmi dhe romani historik, ka një botë tjetër që peshon në argumente, peshon në libra të shkruara, por Dibrani është me dituri që dinë të bëjë edhe libër historik, si në rastin konkret, por dinë të bëjë edhe film dhe dramë që pasqyrojnë imtësitë e jetës në çdo grimcë të saj. Të dy obligimet regjisori Dibran Fylli i kryen në të njëjtën kohë, sepse publikimi i këtij libri shoqërohetedhe me një DVD-film dokumentar, që kurdoherë mund të lexohet Hasani si në pasqyrë, madje duke dëgjuar edhe nëse je i verbër.Lidhur me këtë Dibran Fylli e studion Hasanin edhe në fushën e ndikimit ontologjik dhe etnologjik, madje historiko civilizues në stilin e filozofisë racionaliste (Mendoi pra jam!) për të nxjerr prej veprës së Hasanit një aksiomë jetësore dhe politike kombëtare tjetër, sepse Hasani në politikën shqiptare është si Hegeli në filozofinë botërore, por shumë më të thellë dhe më revolucionar, sepse zbulohet me lufta dhe argumente duke pohuar: Mendoi, flas, punoi, pra jam këtu shqiptar me tapi.Libri i Dibran Fyllit “Hasan Prishtina stërnip i Abdullah Veliqit” (2020) është ndriçim i jetës dhe i veprës së Heroit dhe intelektualit Hasan Prishtina, tha mes tjerash Flori Bruqi.
Floripress.
2020-11-24
“Hasan Prishtina, stërnip i Abdullah Veliqit”, Prishtinë, 2020
Shkruan : Akademik Flori Bruqi,Ph.D
HASAN PRISHTINA, Dibran Fylli, “Hasan Prishtina, stërnip i Abdullah Veliqit”, Prishtinë, 2020
Për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës kanë shkruar shumë studiues shqiptarë e të huaj, historian, shkrimtar e profesorë universitarë. Kontributin më të madh prej të gjithëve e ka dhënë Dibran Fylli, ngase ai më fakte shkencore e ndriçojë veprën e heroit dhe kolosit të kombit shqiptar, Hasan Prishtina. Në fokus të librit Fylli e ka vënë gjenealogjinë e familjes së Hasan Prishtinës, pasi që viteve të fundit ka pasur shumë paqartësi dhe pasaktësi rreth prejardhjes së heroit tonë kombëtar. Qëllimi i tij në botimin e tretë të librit ka qenë orientimi i gjenealogjisë së Hasan Prishtinës dhe familjes së gjerë nga ana e babës dhe nga ana e nënës ngase kjo çështje sipas autorit nuk është rrekë sa duhet nga studiuesit e deritanishëm, ose edhe ata qe janë marrë me biografinë e Hasan Prishtinës, ngase nuk përputhen për disa çështje, prandaj ai ka dashur që përmes dokumenteve të ja jap publikut një të vërtetë në këtë libër. Ideja e autorit Dibran Fylli për të ribotuar për herë të tretë librin e përmasave të tilla i ka lindur qysh moti dhe konkretisht ka filluar të merret me mbledhjen e fakteve dhe materialeve mbi 30-të vjetë. Vepra e autorit Dibran Fylli (ribotimi III) ka zgjuar interes të veçantë, për hartimin e librit studimorë për intelektualin dhe luftëtarin e denjë të kohës, Heroin kombëtar Hasan Prishtina. Autori ka shfrytëzuar një material të bollshëm burimor, dokumentet arkivore pranë Arkivit të Vjenës dhe Gjenevës, Institutit të Historisë në Tiranë, Arkivit ë Kosovës si dhe arkivit personal të studiuesit tonë kosovar Akademik Prof. Dr. Hakif Bajrami, Ph.D., si dhe literaturë shkencore nga autor të huaj e ato shqiptar si dhe shtypin e kohës. Krahas pjesës hyrëse ka edhe vështrime të shkurtra rreth disa mendimeve nga autor dhe politikan të kohës për Hasan Prishtinën, që veçohen nga autori Dibran Fylli. Studimi i Dibran Fyllit, Hasan Prishtina stërnip i Abdullah Veliqit, mbështetët në një kompozicion funksional dhe eksplikativsht të ndërtuar në çdo aspekt drejtë, sepse me lehtësi kuptohet, se Akademik Dibrani është mjeshtër i shtjellimit të veprave të mëdha, që kanë peshë specifike në rrjedhat e historisë. Ta fitosh këtë nivel të diturisë është punë shumë e vështirë, por që të plason para publikut lexues me faqe të bardhë. E kur t`i shtohet këtij konstatimi edhe stili aq narrativ dhe i lehtë historik, në vetën e parë njëjës, kuptimi i realitetit në studimin e Dibranit, është dyfish më edukativo-arsimor, më kultivues i kulturës, jo përmbi klasën dhe mbi njeriun, por për publikun dhe thjeshtësinë e njeriut kreativ dhe civilizues. E deri te ky nivel socio historik shkencor, autori ka ardhur duke përdorë dokumente (argumente), sepse historia pa argumente është si bari pa lagështi. E kur jemi te ky nivel i prezantimit lehtë është për ta gjetur argumentin (Heuristika si shkencë ndihmëse e historisë, për mënyrën e zbulimit të fakteve), por është vështirë për ta plasuar argumentin dhe atë rrafsh, si të plasuar nuk ka askush të drejtë të përshtatë, të shartojë, sepse kohës dhe individit, shoqërisë i sjellë dilema, i faturon faje, nëse e shtrembëron realitetin. E kur ke punë me Hasan Prishtinë, ke punë me zërin e Kombit dhe të Zotit. Dibran Fylli me një gjuhë që kuptohet shumë lehtë, nga çdo kategori lexuesish, me një eksplikacion shtrues e plason Hasanin para lexuesve si një figurë që shkëlqen në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare, që mbjellë frikë në çdo zyre të krajlive, të fqinjëve dhe më gjerë, sepse ishte nga një trevë që kurrë nuk është dorëzuar para asnjë okupatori dhe atë edukatë e ka shpërndarë edhe te kombet tjera. Nëse shkruan për Hasan Prishtinën, duke u pasuruar me dokumente, qofshin ato për apo kundër tij, aty fiton bindjen se prej tij mëson filozofi urtie. Së këndejmi, për dallim nga BIOGRAFITË tjera, ku ka edhe skajshmëri politike, dhe dështime shkencore, zakonisht të padokumentuara, Dibran Fylli, si shkrimtar që e njeh “fijet e holla” të etnopsikologjisë popullore, ka dëshmuar se edhe politika mund të humanizohet, nëse i qasësh me urti gnosologjike dhe dashuri objektive, sepse ke kënd ta nderosh si persoanlitet emblematik. Në librin studimor etnografik dhe sociokulturor dhe politiko-historik Dibran Fyllit, Hasan Prishtina, stërnip I Abdullah Veliqit, mësojmë risi të detalit dhe të tërësisë, që rrëfejnë në veten e parë shumës, sepse Hasani (për këtë shkruan Dibrani) duhet të bëhet Abetare e popullit: i pa shibla, luftëtar, i thjesht, e i paepur, trim dhe liberator kryengritës dhe ideator shteti për krijimin e shtetit shqiptar, por i ndjekur dhe i sharë e urrejtur deri në vdekje, pasi që AI do të luftojë deri në vdekje, për një kauzë të drejtë. E atë kauzë Dibran Fylli e kupton si një ujë që rrjedh prej kroit në gojë të barinjve arbëror, të cilët Hasani i ngritë në luftëtarë më 1910, më 1912, më 1915, më 1919- deri në vdekje, të gjithë në kryetrima nga Kulina e në Crarralevë, nga Kaçaniku e në Shkup, nga Shkupi e deri në Junik e Drenicë, por kurrë nuk mendoi që të krijojë liri për shqiptarë e robëri për të tjerët. JO, Hasani lirinë sipas fakteve të Dibran Fyllit e kupton si mall i përbërë nga ajri, i cili i ushqen të gjitha gjallesat- njësoj, sa kanë nevojë, aq ka leje të konsumojë, por pa e dëmtuar tjetrin që nuk është as i kombit, as i religjionit e as i racës së Hasanit legjendar, si soj i arbërit të moçëm. Guximi i Dibran Fyllit, që të shkruaj edhe ky monografi për Hasanin kuptohet se ky shkrimtar artist, do të na thotë diçka më tepër se të tjerët, sepse dinë të bëjë film për dallim prej autorëve tjerë, sepse është shkrimtar e shkrimtari hynë më thellë në limfatë e kombit se sa çdo historian. E filmi dhe romani historik, ka një botë tjetër që peshon në argumente, peshon në libra të shkruara, por Dibrani është me dituri që dinë të bëjë edhe libër historik, si në rastin konkret, por dinë të bëjë edhe film dhe dramë që pasqyrojnë imtësitë e jetës në çdo grimcë të saj. Të dy obligimet regjisori Dibran Fylli i kryen në të njëjtën kohë, sepse publikimi i këtij libri shoqërohet edhe me një DVD-film dokumentar, që kurdoherë mund të lexohet Hasani si në pasqyrë, madje duke dëgjuar edhe nëse je i verbër. Lidhur me këtë Dibran Fylli e studion Hasanin edhe në fushën e ndikimit ontologjik dhe etnologjik, madje historiko civilizues në stilin e filozofisë racionaliste (Mendoi pra jam!) për të nxjerr prej veprës së Hasanit një aksiomë jetësore dhe politike kombëtare tjetër, sepse Hasani në politikën shqiptare është si Hegeli në filozofinë botërore, por shumë më të thellë dhe më revolucionar, sepse zbulohet me lufta dhe argumente duke pohuar: Mendoi, flas, punoi, pra jam këtu shqiptar me tapi. Libri i Dibran Fyllit “Hasan Prishtina stërnip i Abdullah Veliqit” (2020) është ndriçim i jetës dhe i veprës së Heroit dhe intelektualit Hasan Prishtina.
PRISHTINË,24.11.2020.
2020-11-20
AKADEMIA SHQIPTARE-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE NEW YORK, PRISHTINË, TIRANË, SHKUP
AKADEMIA SHQIPTARE-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE NEW YORK, PRISHTINË, TIRANË, SHKUP
03 korrik, 2020 |
Nr. 025/’20
Dt. 01.07.2020
New York – Prishtinë
LETËR PUBLIKE
Drejtuar:
-Kryetarit të Gjykatës Speciale në Hagë
-Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
-Këshillit të Evropës
Me publikimin e aktakuzave të para nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve në New York, Tiranë, Prishtinë e Shkup, duke u bazuar në aktet dhe normat juridike, të studiuara nga anëtarë të Akademisë, ekspertë të drejtësisë ndërkombëtare kemi gjetur shkelje në përmbajtjen e “aktakuzës” dhe për vet faktin se në aktakuzën e publikuar nga Zyra e Prokurorisë të Dhomave Speciale, përveç shkeljeve ligjore, në të shkruhet termi “vrasje joligjore” dhe kjo na jep të kuptojmë se, sipas kësaj Prokurorie po ekzistuakan “vrasje ligjore”, dhe kështu; vrasjet që i ka bërë ushtria, policia e formacionet paraushtarake serbe ndaj shqiptarëve civil në Kosovë 1998/1999 na qenkan “vrasje ligjore”, këtë duhet ta sqarojnë Prokuroria dhe Gjykata speciale!
Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve, asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk do të ndërhyjë në punën e drejtësisë, por jemi të sigurtë se duhet dhe është e ligjshme që nga të gjitha dokumentet, aktakuzat e aktet tjera juridike të hiqet termi “krimet e pretenduara të UÇK-së”.
Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, luftë për vetëmbrojtje, luftë çlirimtare, prandaj çdo kush që thotë se në Gjykatën Speciale do të pastrohet lufta e UÇK-së nuk qëndron, kjo është qesharake dhe e padrejtë, sepse diçka që është e drejtë, është edhe e pastër, në të kundërtën nuk do të intervenonte NATO, për ta ndihmuar UÇK-në dhe për ta shpëtuar popullin shqiptarë nga gjenocidi serb. (vrasje, ekzekutime, përdhunime, masakra, djegie, shkatërrime, dëbime...)
Nëse me vëmendje e shikoni, lexoni dhe analizoni raportin e ICMP-së, do të bindeni se kush ishte agresori e kush viktima, atëherë edhe mund të gjykoni drejtë edhe do ta veni drejtësinë në vend, por jo, dhe në asnjë mënyrë nga raporti i Dick Marty, kryekëput i bazuar në dëshmi të fabrikuara nga agjencitë serbo-ruse, të cilat le që nuk janë të vërteta por janë qesharake dhe të pamundura për situatën për të cilën flet raporti i tij...
Në vazhdim po ua përshkruajmë një pjesë të raportit të antropologut të lartë të ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr.Mark Skinner:
Në Raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, thuhet se gjatë luftës në Kosovë, në mesin e viktimave civile, të cilat janë gjetur në varrezat e masive në Serbi, janë ngritur dyshime serioze për heqjen e organeve të civilëve shqiptarë, që ishin marrë peng nga forcat serbe në Kosovë. Ky raport është hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr. Mark Skinner, sipas të cilit këto dyshime janë përqendruar te 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi, ku të njëjtit më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës.
Ekspertiza ka vërtetuar se këta trupa nuk ishin ekzekutuar me plumba apo mbytur me mjete tjera, por vdekja e tyre është krejtësisht e një natyre tjetër, ka shkruar ne raport Dr. Skinner, i cili potencon se në Batajnicë kishte 8 lokacione, ku janë bërë këto zhvarrime. Të gjitha lokacionet në këtë raport janë shënuar me shkurtesa si; BA1, BA2, deri në BA8. Nga zhvarrimet e këtyre lokacioneve janë 705 kufoma të plota. Serbia nuk ka qenë aq humane që t'i dërgojë viktimat për pushkatim e më pas të përkujdesej për varrimin e tyre në mënyrë të rregullt. Në mesin e këtyre viktimave që dyshohet se iu janë nxjerrë organet, kanë qenë 13 meshkuj, 14 femra dhe 9 fëmijë.
Dhe në vazhdim fakte për gjenocidin serb gjatë luftës në Kosovë, të vërtetuara nga Organizatat ndërkombëtare:
-Shtëpi të shkatërruara të popullatës shqiptare: 100.589
-Shkolla të shkatërruara me dokumentacion: 358
-Zyra të vendit: 71
-Shtëpi kulture: 30
-Biblioteka publike dhe shkollore: 93
-Objekte shëndetësore: 123
-Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215
-Kisha katolike: 5
-Objekte ndihmëse - përcjellëse: 88.101.
Pasojat e luftës në njerëz, masakra të mëdha, vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra gjatë periudhës janar 1998 - qershor 1999:
-Të vrarë: 13.500 viktima nga Kosova,
-1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.
-296 fëmijë deri në 5 vjeç.
-1.739 femra
-1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.
-1.450 banorë ende janë të pagjetur.
-Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.
Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga Kosova ka pasur afro 1 milion refugjatët të dëbuar prej Kosove, gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-së. Vendosja e refugjatëve sipas shteteve ishte:
-443.300 ishin vendosur në Shqipëri;
-247.800 në Maqedoni,
-69.300 në Mal të Zi;
-21.700 në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Pra, sipas të dhënave të sakta ishte një total prej 782.100.
Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë:
-13.639 në Gjermani,
-7.581 në Turqi,
-5.829 në Itali,
-5.730 në SHBA, pastaj edhe në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael e vende tjera të botës...
Letra publike është e vërtetuar nga persona të poshtëshënuar, anëtarë të rregullt të AAAS, të cilët marrin përsipër vërtetësinë e saj:
1. Akademik Prof. dr. Flori Bruqi, Ph.D, Drejtor për marrëdhënie me publikun,
2. Akademik Prof. Dibran Fylli, regjisor, anëtar i Senatit të AAAS (Kosovë),
3. Akademik Prof. dr. Skënder Kodra, Ph.D, Kryetar i AAAS (New York, USA),
4. Akademik Prof. dr. Naim Kelmendi, Ph.D (Prishtinë, Kosovë),
5. Akademik Prof.dr. Abdullah Mehmeti (Shkup, Maqedoni e Veriut),
6. Akademik Mr. Asllan Krasniqi, fotograf (Bruksel, Belgjikë),
7. Akademik Prof. dr. Eshref Ymeri. Ph.D, (Tiranë, Albania),
8. Akademik Prof. Vilheme Vrana Vranari (Vlorë, Albania)
9. Akademik Prof. dr. Sci. Zef Pergega (Detroid, USA)
10. Akademik Prod. dr. Hakif Bajrami, Ph.D (Prishtinë, Kosovë),
11. Akademik Mr. Sci. Prof. Jahja Lluka (Prishtinë, Kosovë),
12. Akademik Prof. dr. Nijazi Halili (Ferizaj, Kosovë),
13. Akademik Prof. Asllan Qyqalla (Prishtinë, Kosovë),
14. Akademik Prof. dr. Arjan Hamiti, Ph.D. (Tiranë, Albania),
15. Akademik Prof. Gjin Kol Musa (Romë, Itali),
16. Akademik Prof. dr. Sci. Zef Mulaj (Romë, Itali),
17. Akademik Prof. dr. Sulejman Abazi, Ph.D (Tiranë Albania),
18. Akademik Prof. dr. Mustafë Haziri (Mitrovicë, Kosovë),
19. Akademik Prof. Bedri Tahiri (Vushtrri, Kosovë),
20. Akademik Prof. Migena Arllati (Gjakovë, Kosovë),
21. Akademik Prof. Iljaz Bobaj (Tiranë, Albania),
22. Akademik Prof. dr. Aziz Rexhepi (Ferizaj, Kosovë),
23. Akademik Prof. dr. Rabit Sadiku (Gjilan, Kosovë),
24. Akademik Mr. Sc. Dr. Fahri Dervinja (Prishtinë, Kosovë),
25. Akademik Prof. dr. Hivzi Muharremi (Prishtinë, Kosovë),
26. Akademik Prof. Isuf Bajrami (Gjilan, Kosovë),
27. Akademik Zeqir Bërdynaj (Radavc-Pejë, Kosovë),
28. Akademik Prof. Esat Loshaj (Pejë, Kosovë),
29. Akademik Prof. dr. Basri Lenjani, Ph.D (Prishtinë, Kosovë),
30. Akademik Mr.sci. Lule Alidema, psikologe kimike (Prishtinë, Kosovë),
31. Akademik Dr. spec. Ali Prebreza (Prishtinë, Kosovë),
32. Akademik Prof. Kujtim Mateli (Tiranë, Albania),
33. Akademik Nehat Jahiu (Orizare, Maqedonia e Veriut),
34. Mrs. Rajmonda Maleçka, poete, publiciste (Tiranë, Albania),
35. Prof. Mr. Sci. Fatmir Halimi, poet, shkrimtar, botues (Podujevë, Kosovë),
36. Mrs. Dude Balje, deputete-kryetare për të drejtat e njeriut (Prishtinë, Kosovë),
37. Gjeneral lejtnant Kadri Kastrati (Prishtinë, Kosovë),
38. Major Krist Gjokaj, (Gjakovë, Kosovë),
39. Mr. Hysni Gucati, Kryetar i OVL-së (Prishtinë, Kosovë),
40. Gjeneral Nasim Haradinaj, Nënkryetar i OVL-së (Prishtinë, Kosovë),
41. Mr. Emin Lati, Kryetar i OVL-së (Skënderaj, Kosovë),
42. Mr. Hajdin Balaj, Kryetar i OVL-së (Klinë, Kosovë),
43. Mr. Jakup Ismaili, Ek.dip. (Prishtinë, Kosovë),
44. Mr. Dan Kosumi, poet, shkrimtar (Zvicër),
45. Mr. Adnan Dreni, aktivist (Pejë, Kosovë),
46. Prof. Bedri Halimi, poet, shkrimtar - LSHK (Prishtinë, Kosovë),
47. Mr. Ali Berisha, poet shkrimtar - LSHK (Gjermani),
48. Mr. Habib Zogaj, gazetar, publicist, poet, shkrimtar (Malishevë, Kosovë),
49. Mr. Zeqir Bekolli, poet, shkrimtar - LSHK (Prishtinë, Kosovë),
50. Mr. Xheladin Mjeku, poet, shkrimtar - LSHK (Prishtinë, Kosovë),
51. Mr. Shaban Baksi, poet shkrimtar (Prishtinë, Kosovë),
52. Mr. Aziz Salihu, sportist i shekullit (Prishtinë, Kosovë),
53. Mr. Safet Selimi, aktivist (Skënderaj, Kosovë),
54. Mr. Valdet Berisha, shkrimtar, publicist (Klinë, Kosovë),
55. Mr. Qazim Beka, aktivist, këngëtar (Skënderaj, Kosovë),
56. Mr. Selman Qerimi, aktivist (Prishtinë, Kosovë),
Në këtë letër publike pro janë deklaruar pesdhjetë e gjashtë (56) veta.
Vërtetuan:
Akademik Dibran Fylli, regjisor
Akademik Prof.dr. Skënder Kodra, Ph.D
Akademik Prof.dr. Flori Bruqi, Ph.D
Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...