2021-01-27

Covid 19 dhe Vksinat

 




Është e vështirë të mos e shohësh me frikë fillimin e dobët të fushatës së vaksinimit anti-Covid në Bashkimin Evropian. Unioni ka arritur të shpërndajë deri tani vetëm rreth 8.9 milion doza, pra 2 dy për çdo 100 qytetarë. SHBA-ja dhe Britania e Madhe po konkurrojnë përkatësisht me 7 dhe 10.5, ndërsa Izraeli është me 43 në çdo 100 qytetarë.

Meqë që të gjitha vaksinat që janë miratuar deri më tani kërkojnë që 2 doza të jenë efektive, programi i vaksinimit i BE-së ka përpara një “mal shumë të pjerrët” për të ngjitur. Dhe për fat të keq, e ardhmja nuk po duket shumë e ndritshme.

Brukseli synon të vaksinojë plotësisht të paktën 70 për qind të popullsisë në secilin shtet anëtar deri në fund të sezonit të verës, por ky objektiv është që tani në rrezik. Evropa ka aprovuar dy vaksina, një të Pfizer Inc. dhe BioNTech SE dhe tjetrën nga Moderna Inc., por sasia e aktual është e pamjaftueshme.

Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA), është e vendosur të rishikojë këtë javë vaksinën e AstraZeneca-Universiteti i Oksfordit. Por kompania farmaceutike britanike, thotë se mund të reduktojë me gati 60 për qind sasitë që do të arrijë të prodhojë brenda3-mujorit të parë.

Një tjetër vaksinë kandidate nga kompania “Sanofi” e Francës, nuk do të jetë gati të paktën deri në fund të këtij viti, për shkak të problemeve të mëdha gjatë testeve. Nëse nuk adresohen shpejt, pasojat e këtij dështimi mund të jenë katastrofike.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve,BE ka pësuar

deri tani gati 426.000 vdekje nga Covid-19. Sa më shumë kohë që do të duhet për t`a vënë nën kontroll pandeminë, aq më shumë jetë njerëzish do të humbasin.

Në rrezik është vetë reputacioni i BE-së:Si mund të krenohet ajo me “modelin e saj shoqëror” nëse nuk mundet të mbrojë as qytetarët e saj më të rrezikuar?Ndërkohë, një fushatë e suksesshme e vaksinimit, është mënyra e vetme e qëndrueshme për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë së bllokut.

Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar në tetor 2020,kombinimi i një pasigurie të madhe, bllokimeve, dhe masave të tjera të distancës sociale, solli një tkurrje prej 7.6 për qindtë Prodhimit të Brendshëm Bruto të Evropës vitin e shkuar.

Dështimet e BE-së filluan që me porositë e para të vaksinave. Ndërsa krijoi një portofol gjithëpërfshirës shumë kohë përpara se të aprovoheshin të gjitha vaksinat, BE ishte shumë i ngadaltë dhe konservatore me zhvillimet më premtuese:vaksinat bazuar në teknologjinë inovative të ARN mesazhere (mRNA) nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

EMA mbeti shumë pas Britanisë dhe SHBA-së në aprovimin e vaksinës së Pfizer. Vonesa e saj mbi miratimin e vaksinës së AstraZeneca është më e kuptueshme, duke pasur parasysh problemet që shoqëruan testet e saj (AstraZeneca nuk ka aplikuar ende për miratimin nga enti rregullator FDA në SHBA).

Shpërndarja e vaksinave anti-Covid në Evropë ka qenë e ngadaltë, sidomos në vende të tilla si Franca dhe Belgjika. Për më tepër ka pyetje nëse shtetet anëtare po bëjnë thirrjet e duhura se cilët duhet t`a marrin të parët vaksinën.

Në Itali vetëm 1 në 10 doza ka shkuar tek banorët e azileve, ndërsa gati 1 në 4 ka shkuar tek punonjësit e kujdesit shëndetësor që nuk janë mjekë ose infermierë. Ka shumë kuptim që të mbrohet personeli i spitalit, por ky ekuilibër nuk duket i duhuri. Një problem tjetër ka të bëjë me shpërdorimin e flakonëve.

Pra, çfarë mund të bëhet? Bashkimi Evropian po synon të bëjë si “kokë turku” për problematikën kompanitë farmaceutike. Të hënën zyrtarët e BE-së takuan drejtuesit e lartë të AstraZeneca, dhe kërkuan shpjegime të detajuara për vonesën që po ndodh me dorëzimin e vaksinave, duke kërkuar që kompania të mbajë premtimet e saj.

Nga ana e saj,AstraZeneca fajëson për problemet një nga vendet evropiane që ka marrë përsipër prodhimin e vaksinës. Por Komisioni Evropian druhet se ajo mund t’i ketë dhënë përparësi vendeve të tjera. “Shtetet anëtare të BE-së janë të bashkuara”- shkroi të hënën në Twitter Stella Kyriakides, Komisionere e BE-së për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit. “Prodhuesit e vaksinave kanë përgjegjësi shoqërore dhe kontraktuale, të cilat duhet që t’i mbajnë”- theksoi ajo. Qeveritë evropiane kanë çdo të drejtë që të kërkojnë zbatimin e kontratave që kanë nënshkruar me kompanitë e vaksinave.

Mbi të gjitha, ato kanë paguar paraprakisht shuma të majme, duke pritur që dërgesat në fjalë të vijnë në kohë. Kontratat me kompanitë farmaceutike janë sekrete, por ka të ngjarë që ato t’u garantojnë prodhuesve të ilaçeve disa klauzola shmangieje nga përgjegjësitë në rastin e problemeve me furnizimin me vaksina.

Nga ana tjetër, Brukseli duhet të jetë i kujdesshëm për të bërë dallimin midis sjelljes oportuniste, dhe problemeve që mund të priten. Ekziston rreziku që politikanët t’i përdorin kompanitë e vaksinave si “koka turku” për të maskuar dështimet e tyre.

Kjo lloj sjellje është vërejtur edhe gjatë pandemisë, kur faji për përhapjen e Covid-19iu hodh më shumë turistëve tëhuaj sesa politikave të këqija të qeverive. Javën e kaluar, disa qeveri të BE-së u zemëruan me kompaninë Pfizer pasi ajo njoftoi një ulje të përkohshme të shpërndarjes së dozave,pasi po e riorganizonte prodhimin e vaksinës në një fabrikë në Belgjikë.

Pfizer premtoi se do t`a rikuperonte mungesën gjatë 3-mujorit të ardhshëm. Bashkëpunimi i ngushtë midis Pfizer dhe Izraelit, e ka lejuar vendin të arrijë rezultate të mrekullueshme në shpërndarjen e vaksinave. Fushata izraelite ofron leksione të çmuara.

Ndaj,BE-ja duhet të jetë e gatshme që të bashkëpunojë më ngushtë me kompanitë e vaksinave, për shembull duke ofruar ndihmë financiare kontraktorëve që zgjedhin t’i përshtatin fabrikat e tyre për të zgjeruar prodhimin.

Ndërsa më shumë para nuk do t’i zgjidhin që të gjitha pengesat, ato mund të ndihmojnë në zvogëlimin e tyre. Nuk është tepër vonë për të adresuar dështimet e mëparshme, por politikanët e BE-së duhet të veprojnë me shpejtësi. Rikthimi i normalitetit të dikurshëm është një garë që duhet të fitohet, si për arsye shëndetësore po ashtu edhe ekonomike. Ata që mbërrijnë të dytët do të përballen për një kohë të gjatë me pasojat

Kreu i OBSH për vaksinat: Vendet e pasura po zënë radhën, pjesa tjetër e botës ka mbetur pas

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus ka akuzuar vendet e pasura se po përpiqen të “zënë radhën” në shpërndarjen e vaksinave. Ghebreyesus u shpreh po ashtu se shpërndarja e drejtë e vaksinave në të gjithë botën është një domosdoshmëri morale dhe thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë. Tedros tha në një sesion të asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës të mërkurën se “premtimi i një aksesi të barabartë është në rrezik serioz”. “Një qasje e tillë lë më të varfrin dhe më të prekurin në botë në rrezik,” tha kreu i OBSH , ndërsa shtoi se mund të jetë vetë-shkatërrues. “Shumë vende kanë blerë më shumë vaksina sesa nevojiten. Tani përballemi me rrezikun e vërtetë që edhe kur vaksinat u sjellin shpresë atyre në vendet e pasura, shumë në botë mund të lihen pas,” shtoi Tedros. Tedros tha po ashtu që programi COVAX i OBSH-së kishtOBe siguruar kontrata për dy miliardë doza nga pesë prodhues këtë vit dhe ka mundësi për një miliard doza të tjera të bëhen në vitin e ardhshëm. “Dorëzimet e para të dozave të blera përmes programit duhet të bëhen muajin tjetër,” shtoi kreu i OBSH.

Mjeku i spitalit Infektiv Pëllumb Pipero është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Jo vetëm Pipero, mjekët dhe infermierët e vaksinuar të Infektivit kanë patur simptoma të forta Covid-i Mësohet se Pipero ndodhet duke u kuruar në shtëpi, ndërsa mjeku vetë shprehet se dalja pozitiv mund të jetë edhe për shkak të vaksinës që bëri disa ditë më parë. Ai ishte ndër të parët që u vaksinua duke marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer më datë 11 janar dhe po priste dozën e dytë. Për të hequr çdo dyshim, pritet të bëhet një tjetër test pas 72 orësh.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë aderon në Lëvizjen për Luftën Kundër Antisemitizmit

 


Vendimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për të aderuar në Lëvizjen për Luftën Kundër Antisemitizmit shpallet me rastin e 27 janarit, që është Dita Ndërkombëtare e Kujtesës Institucioni më i lartë akademik në Republikën e Shqipërisë është bërë pjesë e institucioneve simotrave në luftën kundër antisemitizmit. Akademia e Shkencave të martën ka miratuar vendimin për aderim në Lëvizjen për Luftën kundër Antisemitizmit. Përmes një letre që është nisur në adresë të Robert Singerit, kryesues i Qendrës Hebraike në Lëvizjen për Luftimin e Antisemitizmit, si dhe ambasadorit izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, kryeakademik Skënder Gjinushi ka njoftuar për vendimin e Kryesisë së Akademisë shqiptare për t’u bërë pjesë e kësaj lëvizjeje, duke e miratuar përkufizimin e përdorshëm për antisemitizmin sipas kuptimit në dokumentin e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit. “Duke qenë se shteti shqiptar është vend bashkëthemelues i Forumit Ndërkombëtar të Holokaustit, duke qenë se shteti shqiptar si vend organizator i Forumit të Ballkanit kundër Antisemitizmit ka pranuar interpretimin e antisemitizmit sipas përcaktimit nga Lëvizja kundër Antisemitizmit dhe është anëtarësuar në këtë lëvizje, duke qenë se Akademia e Shkencave është bashkëhartuese e Ligjit për Ditën e Kujtesës dhe organizatore e shumë konferencave shkencore në përputhje me të, duke qenë se botimet shkencore të Akademisë së Shkencave dhe bashkëpunëtorëve të saj kanë luajtur një rol të rëndësishëm për njohjen ndërkombëtare të rolit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë SHOAH-ut, Asambleja e Akademisë së Shkencave ka vendosur të aderojë si institucion në nismat ndërkombëtare IHRA (International Holocaust Remembrance Alliance) dhe CAM (Combat Anti-Semitism Movement)”, thuhet në letrën e Gjinushit. Ky vendim, sipas ASH-së, shpallet me rastin e 27 janarit, që është Dita Ndërkombëtare e Kujtesës. Ndërkaq, Shaban Sinani, sekretar shkencor në ASH, ka thënë se vendimi i Asamblesë së institucionit më të lartë akademik në Shqipëri u është përcjellë organizatave ndërkombëtare. Vetë kryetari i Qendrës Hebraike, Robert Singer, duke reaguar ndaj vendimit të ASH-së, e ka quajtur këtë si “vendim të jashtëzakonshëm” duke e cilësuar si hap kolosal që edhe një institucion akademik jo vetëm përcakton pozicionin e vet në lidhje me termin antisemitizëm në kuptimin e sotëm dhe në kushtëzimet që ka termi me Holokaustin, por ndikon që edhe institucione të tjera akademike e universitare në Ballkan të ndjekin një hap të tillë. Edhe ambasadori izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, në letrën e dërguar në adresë të kryetarit të ASH-së, ka theksuar se “populli shqiptar ka mbajtur gjithnjë anën e vërtetë të historisë”.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë do ta rikandidojë shkrimtarin Ismail Kadarenë për “Nobel”


Në 85-vjetorin e lindjes së akademikut Ismail Kadare, Akademia e Shkencave do të propozojë rikandidimin e tij për çmimin Nobel në Letërsi. Ky vendim do të njoftohet në një veprimtari shkencore me temën “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore” që do të mbahet më 28 janar 2021, ora 12.00, në Akademinë e Shkencave, në sallën “Akademikët”. Lajmi është bërë me dije në një njoftim për mediat nga Akademia e Shkencave.

“Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në nderim të 85-vjetorit të akademikut Ismail Kadare, do të organizojë një veprimtari shkencore me temën “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”. Veprimtaria do të mbahet më 28 janar 2021, ora 12.00, në Akademinë e Shkencave, në sallën “Akademikët”. Në këtë veprimtari, fjalën e hapjes do ta mbajë kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi.

Më pas do të vijojë kumtesa me temë “Kadare në letërsinë europiane botërore”, që do të mbahet nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, z. Pirro Misha,  dhe më tej kumtesa e studiuesit të letërsisë shqipe, prof. Bashkim Kuçukut, , me temën “Kadareja në kritikën botërore, një paraqitje enciklopedike e ndërkombëtarizimit të veprës së shkrimtarit shqiptar; paraqitje e dy vëllimeve të para “Kadareja në kritikën franceze”.”

Pas këtyre kumtesave, do të jepet njoftimi për rikandidimin e shkrimtarit Ismail Kadare për çmimin Nobel në Letërsi nga kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi, dhe më pas do të çelet ekspozita fotografike me foto dhe dëshmi që lidhen me momente kyçe të jetës së shkrimtarit, përgatitur nga Roland Tasho”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave.


2021-01-26

‘Janë bërë gabime trashanike', mjekja shqiptare jep alarmin: Kujdes me këto trajtime kundër COVID-19!

 

‘Janë bërë gabime trashanike', mjekja shqiptare jep

Mjekja shqiptare në Gjermani, DR.Aurora Dollenberg teksa ka folur në lidhje me trajtimin e covidit-19, thotë se antiviralët janë dhënë në mënyrë të ekzagjeruar, ndërsa përdorimi i oksigjenit tej normës së duhur ka sjellë dëmtimin e mushkërinjve. 

Ajo i ka cilësuar si gabime trashanike mënyrën e marrjes së medikamenteve në sasi të tepruar.

“Janë blerë medikamente pafund. Antiviralët janë dhënë në mënyrë të ekzagjeruar dhe sidomos ato më të shtrenjtit. Ka pasur raste kur janë dhënë edhe 2 antiviralë të njëkohësishme me besimin e mirë që do të funksionojë edhe më tepër. Janë bërë gabime trashanike në disa lloj aspektesh mjekësore.

Tendenca që të gjithë shqiptarët të kenë një bombol oksigjeni dhe ta gëzojnë sipas një rekomondimi të mjekut, por jo shumë të qartë është shumë e lartë dhe mund të themi që kjo ka çuar në një dëmtim masiv edhe të mushkërinjve sepse pjesa më e madhe e tyre tentojnë që t’i japin oksigjenin deri në 10 litra po të jetë e mundshme gjë që ka edhe efekte toksike për mushkëritë”- shtoj  Dollenberg.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...