Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/05/15

Pse NATO, e bombardoi Jugosllavinë?

 Gjatë këtyre viteve, pas intervenimit humnaitar të NATO-s, kundër Jugosllavisë, kemi pa dhe dëgju shpesh, qëndrime e deklarime nga më të ndryshmet, në jo pak raste edhe me qëllime jo të mira, duke dhënë kahje tjera nga ajo që realisht kishte.

Pas Luftës së II Botërore, ka pasur rreth 1200 konflike, e që NATO, ndërhy në rastin e Kosovës, Bosnjës, por jo edhe në rastet e Burmas, Kamboxhias, Çeçenisë, Kongos, luftës Iran-Irak, Liberisë, Libanit, Somalisë etj.[1] Kjo organizatë (NATO) e formuar në Traktatin e Atlantikut Verior, më 4 prill 1949, është sistem i mbrojtjes kolektive, ndaj një sulmi të armatosur kundër një a më shumë anëtarëve të këtij traktati konsiderohet si sulm kundër të gjithve dhe për pasojë të gjithë duhet të veprojnë bashkarisht dhe individualisht edhe me përdorimin e forcës së armatosur për ta rikthy dhe mbrojt sigurinë në hapësirat e Atlantikut Verior.[2] Kundër NATO-s, ishte Pakti i Varshavës, e që NATO gjatë Luftës së Ftohtë, nuk ndërmori asnjë operacion ushtarak, edhe pse në këtë periudhë Pakti i Varshavës, kishte kryer disa invazione kundër disa vendeve joanëtare të NATO-s, si ndaj Polonisë më 1956, pastaj më 1968 kundër Çeko-sllovakisë. Derisa pas Luftës së II Botërore deri në përfundim të Luftës së Ftohtë, në mbi 75% e vdekjeve kanë ndodhur në konflike.[3] Derisa SHBA, kishte ndërhy në më shumë se 240 herë e që mund të kalonte në total 300 raste, duke përfshirë nga veprimet demonstrative e deri të luftërat e mëdha, derisa SHBA pas Luftës së Ftohtë në 36 raste ka dërguar misione paqëruajtëse, e që prej Luftës së II Botërore deri në Luftën e Ftohtë kishte dërguar 10 herë misione.[4]

Mirëpo vetëm pas Luftës së Ftohtë, u pa nevoja që NATO, të ndërhyjë edhe në rastet kur dështon diplomacia, me qëllim të menaxhimit të krizës.[5] Pas presionit të publikut, OKB kërkoi nga NATO, që të intervenonte, në Luftën e Bosnjës, pas dyshimeve për kryerje të krimeve të luftës kundër civilëve.[6] Për herë të parë, në konfliktin e Bosnjës, NATO bëri përpjekjet e para për dhënijen fund të trazirave, e që filloi me:

  1.  Operacionin “Martime Monitor” më 16 korrik 1992 deri më 22 nëntor 1992, që ishte bllokad në ujërat ndërkombëtare për Serbinë, e sanksionuar me rezolutat 713 dhe 757 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.[7]
  2. Pasuar me Operacionin “Sky Monitor”, prej 16 tetor 1992 deri më 13 prill 1993, i sanksionuar me rezolutën 781 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që ndalonte zonën e fluturimit në hapësirën ajrore të Bosnjës, por që avionët serb në rreth 500 raste e shkelën ndalesën.[8]
  3. Operacionin “Maritime Guard”, prej 22 nëntor 1992 deri më 1993, i sanksionuar me rezolutën 787 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që ndalonte lundrimin në ujërat e Adriatikut për anijet Jugosllave.[9]
  4. Operacioni “Deny Flight”, prej 13 prill 1993 deri më 20 dhjetor 1995,  ndalonte fluturimin në hapësirën ajrore të Bosnjës, e sanksionuar me rezolutat 816 dhe 836 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në incidentin e Banja Llukës, më 28 shkurt 1994, avioni amerikan në kuadër të NATO-s, duke përmbushur Operacionin “Deny Flight” rrëzoi 4 avion prej 6 sa kishin bombarduar një fabrikë boshnjake,[10] për shkelje të zonës së ndalimit të fluturimit. Derisa burimet serbe theksojnë që janë rrëzuar 5 nga 6 avionët e tyre në këtë incident, Ky incident ishte i pari rast në historinë e NATO-s, që përfshihej në luftime.[11]
  5. Operacioni “Sharp Guard”, që prej 15 qershor 1993 deri më 2 tetor 1996, që kishte të bënte me bllokadën navale ndaj Jugosllavisë, e që ishte sanksionuar në një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si rezolutat 713, 757, 787, 820, 943.[12]
  6. Kulminoi me kampanjën e parë ajrore i filluar më 30 gusht dhe përfunduar më 20 shtator 1995, në Opracionin “Deliberate Force”, pasi ushtria e të vetëquajturës “republika srpska” kishte kërcënuar dhe sulmuar zonat e sigurta të caktuara nga OKB, në Srebrenicë dhe Markala, pastaj në granatimin e tregut të Sarajevës, më 28 gusht 1995.[13] 

Pas përfundimit të konfliktit në Bosnje, me Marrëveshjen e Dejtonit, NATO kreu edhe tre operacione në këtë vend, e që janë IFOR( Operation Joint Endeavour) dhe SFOR( Operation Joint Guard dhe Operation Joint Forge).

Prandaj me rastin e konfliktit të Bosnjës, shohim evoluimin e NATO-s, nga një organizatë krejtësisht defanzive ushtarake, që nuk kishte vepruar në asnjë rast më parë, në një organizatë që do merrte rolë më aktiv.

Në të njejtën kohë Perëndimi nuk ishte i përgatitur që ta emërtonte si luftë dhe që t’i përgjigjej Serbisë, madje tërë kohën duke u përpjekur ta shmangnin veprimin ushtarak kundër Jugosllavisë, duke përdorur diplomacinë dhe duke menduar që përmes saj do arrinin të shmangnin veprimet ushtarake, madje edhe përmes demonstrimit të veprimeve ushtarake vetëm nëse dështonte diplomacia.[14] Askush nuk do hynte në luftë, askush nuk do sakrifikonte jetën e vetë, për ta mbrojtur dhe çliruar vendin e tjetrit. Intervenimi humanitar i NATO-s, në rastin e krizës humanitare në Kosovë, ishte rasti më i pastër në histori. Derisa zërat që ndryshe theksojnë, që kishte edhe qëllime të tjera, qartë janë pjesë të propagandës serbe karshi këtij intervenimi humanitar. Në rastin kur Serbia përgatitej për ekzekutimin e planit për spastrim etnik në Kosovë, NATO e kuptoi situatën që ishte tejet serioze dhe me qëllim të parandalimit të saj,[15] edhe pse nga shumë burime theksohet që ajo veproi me vonesë, do duhej të ndërhynte edhe më përpara.

Kosova paraqiste një nga imperativët moral më të qartë, që impononte veprimin ushtarak, që nga Lufta e II Botërore. Afër 2 milion njerëz në Kosovë, kërcënoheshin nga spastrimi etnik dhe s’kishte asnjë dyshim për atë që ndodhte dhe për pasojat që në të ardhmen mund të ndodhnin. Perëndimi kishte përvojën e holokaustit në Luftën e II Botërore dhe poashtu edhe pasojat e spastrimit etnik në Bosnje. Të njejtat operacione Serbia i përgatiste edhe në gusht të 1998 dhe me shkeljen e kushteve të marrëveshjes së tetorit 1998, qartë provohej që Serbia shumë shpejt do të shkonte në luftë me popullin e Kosovës.[16] Gjegjësisht ishte e pritshme lufta e Serbisë ndaj popullatës civile tërësisht të papërgatitur për t’iu kundëvënë forcës ushtarake, policore dhe paramilitare të Serbisë. Pushtimi Osman, në bashkësundim me Patrikanën e Stambollit, e kishte bërë të veten, duke tjetërsuar edhe kulturën Shqipëtare të mbrojtjes së vendit. E kjo do nënkuptonte një krizë të rëndë humanitare dhe një spastrim etnik të ri në Europë, edhe në rastin e Kosovës.

Vetë NATO, deklaroi më 23 prill 1999, objektivat e saj ndaj intervenimit ushtarak humanitar në rastin e Kosovës:

  1.  Verifikimin e ndalimit të të gjitha veprimeve ushtarake dhe dhënijes fund menjëherë të dhunës dhe represionit;
  2. Tërheqjen nga Kosova të  forcave ushtarake, policore dhe paramilitare;
  3. Stacionimin në Kosovë të prezencës ushtarake ndërkombëtare;
  4. Kthimin e pakusht dhe të sigurtë të refugjatëve dhe personave të zhvendosur dhe mospengimin  në qasjen e tyre në organizatat e ndihmës humanitare, si dhe
  5. Themelimi i një marrëveshje kornizë politike për Kosovën, mbi bazën e Pajtimit të Rambujes në pajtim me ligjin ndërkombëtar si dhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara.[17]

Madje edhe intensifikimi i bombardimeve kundër Jugosllavisë, u bë me rastin kur Serbia filloi spastrimin masiv etnik,[18] gjë që tregonte që praktikisht  intervenimi i NATO-s, kishte qëllimin primarë ndalimin e spastrimit etnik.

Prandaj ishte dhe mbeti tërësisht intervenim ushtarak humanitar, më i pastër dhe më i pakontestuar deri më tash.

Më:30.04.2021

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 55.

[2]https://www.nato.int/nato_static_fl2014/assets/pdf/stock_publications/20120822_nato_treaty_en_light_2009.pdf, neni 5, paragrafi 1.

[3] The historical survey work of Herbert J. Tillema, International Conflict Since 1945, Boulder, Westview, 1991.

[4] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 56 dhe 81.

[5] https://www.nato.int/nato-welcome/index.html.

[6] https://www.brookings.edu/articles/decision-to-intervene-how-the-war-in-bosnia-ended/ .

[7] The Air Force Law Review, Vol.41, 1997, faqe 261.

[8] Beale, Michael. Bombs over Bosnia: The Role of Airpower in Bosnia-Herzegovina. Air University Press. 1997, faqe 19; https://www.nytimes.com/1993/03/19/world/un-moving-to-toughen-yugoslav-flight-ban.html.

[9] https://www.globalsecurity.org/military/ops/maritime_guard.htmhttp://www.euc.illinois.edu/_includes/docs/ReportoninterplayWEB.pdf, faqe 33-79; https://www.nato.int/acad/fellow/99-01/lemos-maniati.pdf, faqe 22.

[10] Beale, Michael, Bombs over Bosnia: The Role of Airpower in Bosnia-Herzegovina. Maxwell Air Force Base, Montgomery: Air University Press, 1997,faqe 2-3; https://peacekeeping.un.org/sites/default/files/past/unprof_b.htm .

[11] Owen, Robert, “The Balkans Air Campaign Study: Part 1”. Airpower Journal, (verë 1997). faqe 21.

[12] Peter L. Hays; Brenda J. Vallance; Alan R. Van Tassel. American Defense Policy. JHU Press. 1997, faqe 533; https://www.nato.int/ifor/general/shrp-grd.htm ; https://www.nato.int/ifor/un/u960924a.htm.

[13]http://www.afsouth.nato.int/factsheets/DeliberateForceFactSheet.htm .

[14] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 54.

[15] Po aty, faqe 78.

[16] Po aty, faqe 54.

[17] Po aty, faqe 23-24.

[18] John A Tirpak, “Short’s View of the Air Campaign, Air Force Magazine, September 1999, faqe 43-47; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 84.

Brenda qelive të burgut me militantë të ISIS, 5000 persona të infektuar me SIDA dhe hepatit që numërojnë ditët e mbetura…

 Qelitë janë të tejmbushura aq sa trupat e të burgosurve mbulojnë çdo centimetër katror. Shumë prej tyre janë të infektuar me SIDA, me hepatit, si dhe me plagë të hapur prej të cilave u duken organet. Vetëm rreth 300 prej tyre mund të kalojnë natën në repartin ambulator për tu kuruar.

Një grup gazetarësh të AFP kanë shkuar në Siri dhe kanë imazhe të rënda nga një burg ku mbahen ish luftëtarët e ISIS-it, të ruajtur nga forcat kurde.

Bëhet fjalë për rreth Rreth 12 tdyshuhte skandaloze, të sëmurë e të infektuar.

Qelitë janë të tejmbushura aq sa trupat e të burgosurve mbulojnë çdo centimetër katror. Shumë prej tyre janë të infektuar me SIDA, me hepatit, si dhe me plagë të hapur prej të cilave u duken organet. Vetëm rreth 300 prej tyre mund të kalojnë natën në repartin ambulator për tu kuruar.

Shumë prej të burgosurve flejnë në dysheme. Të paktë janë ata ‘me fat’ që kanë një shtrat për t’u shtrirë.

Nëpër ‘rrugicat’ e ngushta të qelive mund të shihen edhe ‘sonambul’ që lëvizin pa sens, të përhumbur në pavetdijen e tyre.

Asnjëri prej tyre nuk ka dalë nga qelitë për të marrë rreze dielli qoftë një herë të vetme përgjatë shumë muajve që mbahen të izoluar.

Në një qeli të veçantë mbahen fëmijët nën 18 vjeç të cilët stërviteshin nga terroristët e ISIS për të qënë luftëtarë të shtetit islamik.

Shumë prej të burgosurve akuzohen se kanë kryer mizori, ekzekutime masive, përdhunime, skllavërime dhe tortura gjatë ‘mbretërimit’ në kalifatin e tyre.

Të gjithë luten të kthehen në vendet prej nga kanë ardhur, nga 50 vende të ndryshme të botës.

Burimet dhe lidhjet financiare dhe kriminale me radikalët islamik të hoxhës grek Elvis Anastasit-Naços

 1

Jetëshkrimi që Elvis Naçi ka shkruar për vetveten në vetën e tretë dhe që gjendet në faqen zyrtare të Fondacionit “Firdeus”, të themeluar prej tij, thotë shumë për përsonalitetin e tij (po citoj të plotë pjesën e mbetur pas asaj që citova më lart):
“Elvis Naçi është një figurë publike që frymëzon në mënyrë aktive përmes aktivizmit në fushën e bamirësisë, publikimeve në një faqe Facebooku me mbi 800.000 abonentë- ndjekës (janar 2020) dhe rregullisht vendos videot e hytbes në kanalin e tij në Youtube, i cili ka më shumë se 196,000 abonentë (janar 2020). Falë popullaritetit të tij të madh në mesin e myslimanëve të Shqipërisë, por edhe me shqiptarët e tjerë myslimanë, ai u bë i njohur në nivel kombëtar. Ai është gjithashtu themelues i emisionit Shqiptarët për Shqiptarët, një emision që frymëzon shqiptarët në mbarë botën të angazhohen e të solidarizohen në mbështetje të më të varfërve e të pashpresëve për t’ iu rikthyer buzëqeshjen. Imami Elvis Naçi njihet për frymën e tij antiradikale.”
Në tekstin e mësipërm të bie në sy, sa paaftësia e një folësi (oratori) të pompuar (fryrë) për t’ u shprehur qartë në fjalën e shkruar mbi veprimtarinë e vet, aq edhe kujdesi instinktiv I tij për të përzgjedhur fjalët kur duhet të fshehë punët e veta. Kështu, ai thotë për vetveten se është një imam që vepron në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë. Nuk thotë që është Imami i Xhamisë së Tabakëve, si duhet të ishte shprehur normalisht. Të tjera formulime të tij, të shërbejnë si ndriçues të cektësisë së formimit të tij intelektual. Kjo del qartë kur ai thotë se “frymëzon në mënyrë aktive përmes aktivizmit”!
Është domethënëse që Naçi e gjen të nevojshme në jetëshkrimin e vet që të shpjegojë se si u bë i njohur në rrafsh kombëtar. Kështu ai thotë për vetveten:
“Falë popullaritetit të tij të madh në mesin e myslimanëve të Shqipërisë, por edhe me shqiptarët e tjerë myslimanë, ai u bë i njohur në nivel kombëtar.”
Këtu, përveçse ai thotë për vetveten gjëra të cilat rëndom duhet t’ i thonë të tjerët për një person, ai thjesht e riformulon pyetjen me fjalë të tjera pa i dhënë përgjigje. Kështu, kur ai thotë fjalët e mësipërme, ka në mendje pyetjen që bën shumëkush se si u bë i njohur ky Elvis Naçi në rrafsh kombëtar. Dhe ai i përgjigjet tërthorazi kësaj pyetjeje, se u bë i njohur “falë popullaritetit të tij të madh”.
Por pyetja mbetet, e formuluar ndryshe: Si e arriti ai këtë popullaritet? Nëpërmjet Facebook dhe Youtube? Nëse keni ndjekur ligjëratat e shumta të imamëve shqiptarë në videot që gjenden në Youtube, atëherë, kur dëgjon ligjëratën (hutben) e Naçit vini re se ratingu i tij është e shumta në mesataren e tyre. Naçi nuk thotë asgjë të veçantë në krahasim me qindra e qindra imamë të tjerë shqiptarë. Ai madje është më poshtë se shumë prej tyre. Ai flet shumë por nga ato që thotë nuk të mbetet asgjë në mendje. Ai ka fjalor të varfër, mangësi formimi teologjik, kjo e fundit pasojë e mungesës së shkollimit.
Cili është pra sekreti i popullaritetit të tij? Ky sekret ka të bëjë me atë se Naçi ishte i pari hoxhë nga Shqipëria që ndërmori udhëtime në trojet shqiptare, domethënë në Kosovë, Maqedoninë Veriore, Serbi dhe Malin e Zi, për të mbajtur atje ligjërata (hutbe) te besimtarët muslimanë shqiptarë të atjeshëm. Këto ture nisën në vitin 2016. Sigurisht që shumë hoxhë nga hapësira shqiptare do të kishin dashur që të bënin ture të tilla, por për këtë duhet të kishin lejën e autoriteteve të pesë shteteve. Është e tepërt të thuhet se sa të vëmendshëm janë autoritetet e këtyre vendeve ndaj veprimeve të tilla të hoxhëve. Prandaj është e sigurt se turi i Elvis Naçit në pesë shtete të regjionit është bërë me miratimin e shërbimeve të fshehta dhe zyrave të posaçme policore te tyre.
Si i pari hoxhë nga Shqipëria që ndërmori një tur të tillë, Elvis Naçi nxiti kureshtjen te shqiptarët e këtyre vendeve. Pjesëmarrësit në tubimet e tij nuk u mrekulluan me ligjëratat e tij, ata thjesht kënaqën kureshtjen me praninë e tij. Askujt prej tyre nuk i mbeti asgjë në mendje nga ato që u thanë në ligjëratat e tij. Turi i autorizuar i Elvis Naçit në pesë shtetet me popullsi shqiptare, ishte pjesë e një agjende për ndërtimin e kultit të tij. Si pjesë e kësaj agjende ishte edhe rritja e pranisë së tij në televizionet e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë Veriore etj.

Ai tashmë është zëri zyrtar i shtetit shqiptar për Islamin e pëlqyeshëm për t’ u praktikuar këtu, është zëri edhe i qendrave të huaja perëndimore që duan reformimin e Islamit me kahje nga një Islam i ashtuquajtur europian, përkundër Islamit radikal.
Por a ndryshon në thelb i moderuari Elvis Naçi nga radikalët islamikë. Çështja kryesore që i ndan ose bashkon nuk është thirrja për Xhihad, luftë të shenjtë islamike. Çështja kryesore që i ndan ose I bashkon është pikëpamja për raportin mes Islamit dhe arabizimit të riteve në hapësira publike. Nëse ushtrimi i riteve të arabizuara në hapësira publike, përtej hapësirës së kufizuar fetare, si thirrja e ezanit pesë herë ditën me megafonë nga minaret e xhamive, shihet si një kusht në Islam, atëherë ky i moderuar nuk ndryshon në thelb nga radikalët islamikë. Xhihadi është thjesht një mjet për islamizimin dhe arabizimin me dhunë të tokave të krishtere dhe hebreje. Ritet e arabizuara janë një përpjekje për arabizimin e butë.
Hoxhë Elvis Naçi në një ligjëratë televizive në nëntor 2016 ka mbrojtur shumë dobët përdorimin e gjuhës arabe në ritualet fetare islame në Shqipëri. gjetur edhe një argument ekskluziv për të mbrojtur përdorimin e arabishtes në ritualet fetare islame në Shqipëri. Elvisi mori përsipër t’ u përgjigjet kritikave të atyre që iu thonë muslimanëve: “Ezanin e thërrisni arabisht, namazin e falni arabisht, edhe selamin e jepni arabisht.”
Këtë ligjëratë të tij mund ta ndiqni në Youtube, nëse shkruani atje “Pse e thirni ezanin arabisht. Pse faleni arabisht. Përgjigjie perfekte nga Elvis Naçi”
Hoxhë Elvisi ia nisi duke dhënë këtë shpjegim: “Por Kuranin e kemi përkthyer shqip, ligjëratat i mbajmë shqip, bisedat i bëjmë shqip, kafet i pijmë shqip, vizitat në shtëpi i mbarojmë shqip.”
Aq më tepër nëse Kurani është përkthyer në shqip nuk ka kuptim që thirrja për lutje (ezani) të bëhet në arabisht, e po kështu edhe namazi e salami.
Sa për ligjëratat, ato i mbajnë pjesërisht në shqip, të përziera me shumë fjalë dhe fraza të gjata në arabisht, duke promovuar një gjuhë të përzier, që nuk mund të quhet veçse shqipe e arabizuar. Për të vërtetuar këtë mjafton të dëgjosh ligjëratat e Hoxhë Elvisit, që janë të gjitha në këtë shqipe të arabizuar. Dhe kafet i pijnë në këtë gjuhë, jo në shqip, e në të njëjtën i kryejnë edhe vizitat te njëri-tjetri.
Por argumenti kryesor i Hoxhë Elvisit për të mbrojtur arabishten si gjuhë rituale fetare në Shqipëri, është ky:
“Pse ti zotëri nuk të ka bërë përshtypje kur shkon në Itali, kur shkon në Kinë, kur shkon në Arabi, kur shkon në gjithë vendet e botës, po t’ i shikosh tabelat që të orientojnë nëpër aeroporte p.sh., në veçanti i ke të gjitha anglisht. Pse, ti je në Kinë, je në Japoni, je në Australi, ti je në Itali, ti je në Gjermani, ti je në Shqipëri? Pse tabelat janë në gjuhën angleze? Sepse ka disa që quhen ndërkombëtarizma. Kur janë gjërat botërore, orientimet, për disa çështje që t’ i orientohesh në botë, duhet të jenë të një gjuhe standard për gjithë botën.”
Kështu thotë Hoxha. Nëse do të qëndronte shpjegimi që thotë Hoxhë Elvisi, atëherë, ashtu si tabelat janë në gjuhën vendase së pari, edhe ezani do të thirrej në fillim në gjuhën shqipe, pra në gjuhën e vendit ku ndodhet xhamia, pastaj në arabisht. Por nuk ndodh kështu. Dhe pastaj, në një vend laik si Shqipëria, nuk mund të dhunohet pesë herë ditën hapësira publike laike me thirrje fetare në një gjuhë të huaj, për shkak të disa të huajve që ka ndodhur të udhëtojnë këtu. Ata e dinë kohën e lutjes, të mësojnë edhe ku ndodhet xhamia, dhe nuk ka nevojë për thirrje që shqetësojnë qytetarët e tjerë.
Përveç këtyre, është e çuditshme që një hoxhë e barazon religjionin me shërbimet publike të rëndomta. Feja ka të bëjë me identitetin e njeriut. Lidhja e një feje me një gjuhë të caktuar, të gjallë, që i përket një shteti, ose disa shteteve, shihet si një mënyrë për promovimin e Naçionalizmit religjioz, për asimilim etnik të besimtarëve. Kjo gjë vlen edhe në rastin e përdorimit të arabishtes si gjuhë rituale e fesë islame.
Arabishtja e ritualit fetar nuk mund të quhet gjuhë ndërkombëtare në kuptimin që quhet anglishtja e komunikimit global. E para është kod për nënshtrimin e njerëzve, besimtarëve, e dyta është mënyrë informimi neutral. Sepse njerëzit nuk përulen me adhurim kur lexojnë tabelat e aeroporteve dhe dyqaneve, të shkruara edhe në anglisht përveç gjuhës së vendit, siç ndodh me thirrjen e ezanit në arabisht. Pra, ezani është një formulë nënshtrimi e njerëzve, një formulë në arabisht, pra një instrument i kontrollit dhe sundimit global të njerëzve.
Përveç kësaj, përse besimtarët muslimanë shqiptarë paskan nevojë për një kod fjalësh në arabisht, kur ato fare mirë mund të përkthehen në shqip? Pra, ezani, thirrja në lutje të bëhet në shqip, namazi të falet në shqip, përshëndetja e tyre me njëri-tjetrin të bëhet në shqip. Hoxhë Elvisi ka këtë shpjegim:
“Duke qenë se Kurani famëlartë ka zbritë në gjuhën arabe, çështjet që na përcaktojnë neve, vetëm këto bazat që është falja dhe ezani dhe selami duhet të jenë ndërkombëtare. Se ma shpjego ti mu këtu në xhami kur të takohem unë me një kinez, si t’ ia japim selamin njëri-tjetrit, unë: ‘Paqja e Zotit qoftë mbi ty’ ai ‘Çim çim çim çim çim’ a ku di unë si flet ai. Ma thuj, kush njef ndonjë që di si folet në kinezçe dhe jam në rregull. Kështu që ndërkombëtarizmat janë nëpër aeroporte, nëpër gjëra të ndryshme, nëpër spitale, në gjuhën angleze, kurse këto tonat ngaqë zbriti Kurani në arabisht janë arabisht.”
Tallet me gjuhën kineze hoxha dhe pastaj nuk i pëlqen kur tallen me arabët e tij! Sa kinezë muslimanë ka që e paska këtë problem Hoxhë Elvisi? Këtij Hoxhë Elvisit as që i shkon në mendje se ai dhe kinezi mund t’ i luten Zotit si muslimanë secili në gjuhën e vet, pra në shqip dhe kinezisht, dhe jashtë ritualeve fetare mund të komunikojnë me njëri-tjetrin në anglishten globale. Sepse Hoxhë Elvisi nuk e pranon që ai thjesht si shqiptar, kinezi musliman thjesht si kinez, pra jashtë dimensionit fetar, të komunikojnë në anglishten globale. Për të i vetmi komunitet global i pranueshëm është ai arabishtfolës. Merret vesh, Hoxhë Elvisi është thellësisht i arabizuar, me një arabizim kundërshtues ndaj hapjes së muslimanit shqiptar ndaj kulturës perëndimore. Përpjekja e Hoxhë Elvisit për të barazuar përdorimin global të anglishtes për shërbimet publike, me përdorimin ritualistik të arabishtes, është intelektualisht mjeran dhe qesharak. Sepse Hoxhë Elvisi iu thotë qytetarëve të Shqipërisë që nuk janë praktikues të fesë islame, se duhet të pranojnë thirrjen e ezanit pesë herë ditën në arabisht nga megafonët e minareve të xhamive, sepse kinezët muslimanë dhe arabët që janë në Shqipëri duhet të njoftohen për të kryer ritet fetare islame.
Hoxhë Elvisi si pa gjë të keq i fton shqiptarët që të arabizohen: “Ne i themi, pesë fjalë që i ka ezani i mëson, njerëzit po mësojnë anglishten, italishten, frëngjishten, gjermanishten, një gjuhë të plotë, ti s’ mëson dot pesë fjalë, mësoji pra se janë ndërkombëtarizma. Pse i ke mësu ti pesë fjalë në anglisht që të mos humbësh në aeroport, pra.”
E jo Hoxhë Efendi, se nuk janë e njëjtë gjë, një formulë fetare që të fton në nënshtrim ndaj një zoti arab, pra formulë kontrolli ndaj njerëzve, me një tekst informues për shërbimet publike.
Hoxhë Elvisi më kot përpiqet që të fshehë me argumente qesharake arabizimin e tij të thellë, dhe rolin e tij si predikues i arabizimit të shqiptarëve muslimanë.
Ezani i thirrur në arabisht nga megafonët e minareve është një akt radikalizmi islamik, sa flagrant aq edhe i sofistikuar. Ai nuk iu adresohet aspak besimtarëve të xhamisë për t’ i ftuar të kryejnë ritet atje. Sepse besimtarët janë shqiptarë të cilët nuk dinë arabisht, dhe nëse ka nevojë të ftohen për të kryer ritet, kjo gjë mund të bëhet fare mirë në shqip.
Por ezani i thirrur në arabisht i adresohet pjesës tjetër të popullsisë që nuk janë muslimanë, iu adresohet të krishterëve, ateistëve, hebrenjve të Shqipërisë, iu adresohet atyre muslimanëve jopraktikues të Shqipërisë, të cilët quhen gabimisht muslimanë vetëm sepse paraardhësit e tyre janë konvertuar me dhunë në fenë islame në kohën e pushtimit osman, por që me përfundimin e pushtimit osman nuk e ushtruan më fenë islame.
Të gjithë këtyre iu adresohet ezani i thirrur në arabisht për t’ i terrorizuar psikologjikisht, për t’ i provokuar, për t’ i ngacmuar, për t’ iu bërë me dije se zëri i Allahut sundon në vendin e tyre, çka do të thotë se do të vijë dita kur edhe ata do të jenë të detyruar t’ i nënshtrohen Allahut. Ezani i thirrur me megafonë pesë herë ditën nga minaret e xhamive nuk është ritual fetar por ritual i terrorit psikologjik, i Xhihadit. Ky i ashtuquajtur ritual nuk argumentohet në asnjë mënyrë, qoftë teologjike, qoftë praktike. Për më tepër është edhe antikushtetues pasi gjuha zyrtare në Shqipëri është gjuha shqipe.
Në 16 nëntor 2015, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ku u debatua mbi temën “A e kërcënon ISIS Shqipërinë?”, i ftuar në emision, si përfaqësues i Komunitetit Musliman të Shqipërisë ishte edhe Hoxhë Elvis Naçi.
Në këto paraqitje televizive Hoxhë Elvisi ngjan shumë me imituesit e Elvis Presley, të cilët nga ana e tyre ngjajnë shumë me Elvisin e vërtetë, por janë Elvisë të rremë. Hoxhë Elvisi imiton modelin e muslimanit të krijuar në manualet apo blueprintet e Komitetit Shtetëror të Kulteve në Shqipëri (institucioni shtetëror që mbulon çështjet fetare), të cilët nga ana e tyre janë produkt i fabrikave të ideve që punojnë për të krijuar të ashtuquajturin Islam Europian. Hoxhë Elvisin nuk do ta marrësh për hoxhë, deri në momentin që atë e kanë prezantuar si hoxhë. Edhe pas këtij momenti ai flet më tepër si një pastor protestant i cili është ftuar të flasë për Islamin dhe që kërkon të tregohet i përmbajtur.
Hoxhë Elvisi u shpreh kundër terroristëve dhe radikalëve, por abstragoi duke mos thënë se bëhej fjalë për terroristë dhe radikalë islamikë, a thua se terrorizmi kryhej nga jashtëtokësorët. Hoxhë Elvisi tha se Shqipëria nuk ka nevojë për modele radikale të fesë që vinë nga vende të tjera. Edhe këtu ai abstragoi, duke mos cilësuar as fenë as vendet nga vinin modelet, kështu që dhe duhej nënkuptuar se bëhej fjalë për modele radikale të fesë islame të ardhur nga vende arabe. Hoxhë Elvisi e qortoi Blendi Fevziun që nuk kishte ftuar kurrë në emisionin e tij specialistë të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe në SHISH (shërbimin e fshehtë). Fevziu u përgjegj se i kishte ftuar shpesh herë por ata nuk pranonin të vinin në emision, jo vetëm në të tijin, por në asnjë emision.
Ndoshta specialistët e Antiterrorit mendojnë se ata i përfaqëson shumë mirë në këto raste Hoxhë Elvisi, si zëdhënës i Elvislamizmit, ose Islamit europian të shpikur në zyrat e instituteve të dështuara perëndimore, që iu jepet si manual edhe këtyre zyrave policore në Shqipëri. Nuk e di se si kanë reaguar Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe SHISH për këtë thënie të Hoxhë Elvisit, por me siguri që nuk iu ka pëlqyer. Sepse për ata që kuptojnë u zbulua se Hoxhë Elvisi paska të drejtën që t’ i thërresë edhe ata nëpër studiot televizive, në mbështetje të tij.
Islami që përfaqëson Elvisi është Elvislamizëm, një Islam i rremë, që nuk bind askënd. Për këtë, i pari është i vetëdijshëm vetë Elvisi. Nuk ka elvislamikë. Por për Elvisin cdo gjë është në rregull sa kohë që për këtë punë paguhet mirë. Ai di të punojë edhe me radikalët, nëse vjen koha e tyre. Ai gjithmonë e mban një kanal të hapur me ta, dhe u dërgon sinjale, siç kam thënë më lart, në ligjëratat e tij.
Prandaj Hoxhë Elvisi është radikali islamik i sofistikuar në Shqipëri. Hoxhë Elvisi është më i rrezikshëm se radikalët islamikë me mjekrra si të ushtarëve të ISIS dhe me pantallona me prerje mbi nyjen e këmbës. Hoxhë Elvisi flet kundër tyre që të fitojë të drejtën për të thirrur ezanin në arabisht me megafonë nga minarja e xhamisë.
Në momentin që në Shqipëri do të ndodhë një kryengritje islamike, në krye të saj nuk do të jenë radikalët islamikë të deklaruar me mjekrra si të ushtarëve të ISIS dhe me pantallona me prerje mbi nyjen e këmbës. Në krye të kësaj lëvizjeje do të dalin njerëzit si Hoxhë Elvisi do të ndryshojnë retorikën dhe do të bëhen prijësit, ideologët e saj. Kështu ndodhi në rebelimin islamik të 1914 në krye të të cilit ishin si ideologë disa hoxhë si Musa Qazimi, paraardhësi i Hoxhë Elvisit, të cilët deri më atëherë nuk kishin nguruar që të vishnin edhe kostum europian, madje edhe të mbanin kravatë. Në librat e historisë ka fotografi të tilla të tyre. Këta prijës, vërtet mbanin në vijën e dytë si simbol për të tërhequr fanatikët njerëz si Haxhi Qamili, por kontrollin e lëvizjes e mbanin fort në duart e tyre.
Duke e marrë Hoxhë Elvisin për modelin e muslimanit të moderuar europian, shteti shqiptar sillet si ai njeriu që besonte se kishte takuar Elvis Presley real, kur takonte një imitues të tij./

2.


Se çfarë kulti duan t’ i krijojnë atij, kjo kuptohet nga fjalia e fundit e jetëshkrimit që ai ka shkruar për vetveten: “Imami Elvis Naçi njihet për frymën e tij antiradikale.”
Nënkuptohet se është kundër radikalizmit islamit. Fjala “frymë” është shumë mëtuese në kuptimin në të cilin e përdor këtu Elvis Naçi. “Frymë” në këtë rast do të thotë një ide mbizotëruese te popullsia për një çështje të caktuar.Pra ai mëton se është krijuesi i një fryme kundër radikalizmit islamik në pesë shtetet ku jetojnë shqiptarë në trojet e tyre. A e ka krijuar Naçi një frymë të tillë? Fakti është se nëse do të kërkoni në kanalin e tij personal në Youtube, ku gjenden videot me ligjëratat e tij, një ligjëratë antiradikale, kjo do të jetë një humbje kohe. Asgjë të tillë nuk ka atje. E shumta, Elvis Naçi mund ta mëtojë antiradikalizmin e tij me pamjen e tij të jashtme, veshjen luksoze sekulariste (laike).
Nëse është i njohur për ndonjë gjë Elvis Naçi, në lidhje me radikalët islamikë, dhe këtu fjalën e kam për ata që e njohin në vazhdimësi të thellë karrierën e tij, mund të thuhet se ai është i njohur për shfrytëzimin e radikalëve islamikë me të cilët ka pasur miqësi, për përfitime, përparimin e karrierës së tij, dhe më pas për braktisjen dhe sharjen e tyre, duke treguar mosmirënjohje të skajshme. Kjo histori nis që me Sulejman Çerkes, një radikal islamik i njohur në Kosovë, njëherësh edhe politikan, Artan Kriston dhe deri te shtetasi malazez me prejardhje boshnjake Hajriz Brçvak, të cilin Elvisi na e paraqet si miliarder bamirës.
Ndonëse Elvis Naçi, me mënyrën sesi flet, mëton se i interpreton Kuranin dhe hadithet në një mënyrë të moderuar, ai nuk ka shkruar asgjë për teorinë e tij, asnjë artikull në media, aq më pak një libër. Por Elvisi aty-këtu nëpër ligjëratat e tij thotë edhe gjëra të cilat iu pëlqejnë radikalëve islamikë. Kështu, në një ligjëratë të mbajtur në Shkup, në 2016, ai tha:
“I madhi Allah sundues i gjithësisë jemi mbledhë këtu vetëm për kënaqësinë tënde. E duam njëri tjetrin vetëm në emrin tënd.” (Videon mund ta shikoni në Youtube nëse shkruani atje: “Elvis Naçi- lutje e fuqishme në Shkup”)
Vini re: njerëzit mund ta duan njëri-tjetrin veç në emër të Allahut, pra si muslimanë. Ato që thotë Elvisi për Shqiptarinë, Shqiptarët për shqiptarët etj., janë gënjeshtra për t’ u dukur i moderuar.

Kur ndërrohen qeveritë, Elvisi ndërron krahun politik, duke u vënë në shërbim të atij që ka pushtetin. Ai u vu në shërbim të Edi Ramës, në krah të të cilit doli në një mbledhje për kapërcimin e pasojave të tërmetit të vitit të kaluar. Kur në mars Edi Rama tha që të ndërpriten ritualet fetare në grup, me rastin e karantinës për Virusin Korona Elvis Naçi e mbylli xhaminë me dryn dhe madje vuri roje private që të mos lejojë besimtarët të hyjnë me forcë.
Pas turit të tij të ligjëratave islame, Elvis Naçi shpalli fushatën e tij për mbledhjen e parave për bamirësi. Është domethënëse që ai deri më sot ka mbledhur shumë pak para në Shqipëri, ku pak a shumë e njohin se cili është. Shumicën e parave i ka mbledhur në diasporë, në Zvicër, nga shqiptarë të Kosovës, të cilët nuk e njohin ndryshe përveçse me imazhin që i ka krijuar vetvetes për publicitet.
A ka ndonjë shqiptar të Kosovës, i ardhur në Shqipëri si i dëbuar nga serbët në 1998-99, që të mbajë mend se ka marrë ndonjë ndihmë nga Elvis Naçi në atë kohë, kur shumë djem të rinj të moshës së tij (21-22 vjeç) punonin vullnetarisht për të grumbulluar dhe shpërndarë ndihma për shqiptarët e Kosovës që kishin ardhur në Shqipëri si refugjatë lufte?
Një gjë që të bën përshtypje është se Elvisi thotë se ka jo pak njerëz që dhurojnë shuma të mëdha parash për fondacionin e tij, por nuk duan që t’ u bëhet i njohur emri, pasi nuk e bëjnë për famë. E megjithatë, Elvisi ka bërë të ditur emrin e një dhuruesi të madh financiar, çka sipas fjalëve të mësipërme të Elvisit nënkupton se është bërë me dëshirën e këtij dhuruesi. Për këtë person Elvisi tha në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në prill se është një miliarder me banim në Malin e Zi, por që është boshnjak dhe ka dhuruar 85 mijë euro.
Ky njeri është shtetasi malazez me Naçionalitet boshnjak Hajriz Brvçak, i njohur edhe me nofkën “Haçko”, nga Bjello Polje. Brvçak është një aventurier, i cili në vitet shtatëdhjetë emigroi në Gjermaninë Perëndimore. Atje, në vitin 1993, në kohën e luftës në Bosnjë-Herzegovinë, nisi papritur një karrierë si biznesmen por shpejt falimentoi, duke pasur në ngarkim shumë borxhe. Po kështu ndodhi edhe në përpjekjen e dytë për të bërë biznes, përsëri falimentim me shumë borxhe. Më pas arriti të gjente përsëri para dhe në 2016 u tha se i pagoi borxhet. Por kur u martua në 2017 nuk mund t’ i ofronte gruas një shtëpi për shkak se emri i tij ishte ende i shënuar në regjistrat e zyrave të përmbarimit për t’ iu konfiskuar çdo lloj pasurie. Që atëhere gjendja e tij është përmirësuar dhe tashmë zotëron një fabrikë me 400 punëtorë. Gjithsesi është larg të qënit miliarder. Për të thuhet se qarkullon paratë e qendrave radikale islamike nga vendet arabe.
Kur një njeri si Brvçak i jep 85 mijë euro Elvis Naçit kjo do të thotë se ai e ka fokusuar Elvisin dhe fondacionin e tij si mjet të vlefshëm për të qarkulluar paratë e dyshimta me prejardhje nga kanalet radikale islamike. Aq më tepër që tani Elvisi ka nisur ta zgjerojë veprimtarinë duke blerë një spital të madh privat dhe kushedi çfarë tjetër. Elvisi gjithashtu është në bisedime për të blerë një televizion privat.
Do të ishte interesant një krahasim i Elvisit dhe gruas së tij, si bamirës, me Nënën Tereze. Ashtu si Elvis Naçi dhe gruaja e tij, edhe Nëna Terezë bënte bamirësi me paratë e të tjerëve. Por dallimi mes tyre është se Nënë Tereza u vetësakrifikua si njeri duke hequr dorë nga çdo lloj kënaqësie e jetës tokësore dhe gjithë jetën veshi vetëm një lloj uniformë të bamirësisë, që ishte rroba e urdhërit të saj fetar. Elvisi Naçi dhe gruaja e tij përdorin veshje të shumta luksoze, të cilat i ekspozojnë në televizione. Fondacioni i shërben Elvisit edhe për të fshehur automjetet që i përdor familja e tij. Ai përdor vetë një Mercedes Benz veturë dhe një xhip off road. Këtë të fundit rrallë e përdor për off roading, më shumë e përdor në rrugët e Tiranës dhe ato ndërqytetëse.
Elvisi nuk banon më në banesën e thjeshtë ku e ka vizituar Shpëtim Desku. Elvisi tani ka marrë me qera një vilë të madhe trekatëshe në zonën e quajtur “Fresku” në Tiranë, fare pranë xhamisë së quajtur “e artë”. Sa për orientim, aty afër ështe edhe vila dhe sipërfaqja e madhe tokësore në pronësi të Bamir Topit. Katin e parë, Elvisi e përdor për zyra, ndërsa në dy katet e tjerë banon. Me sa duket atje do të blerë një sipërfaqe të madhe toke, pasi atje ka toka të lira, duke qenë një nga zonat e pakta kaq afër qendrës së Tiranës ku mund të gjenden ende toka të lira.
Duket se atje do të ndërtojë edhe depot e fondacionit, pasi për nevojat e fondacionit ai ka marrë me qera një depo gjigande, mbajtja e së cilës duhet të kushtojë shumë para.
Elvis Naçi si ligjërues islamik dhe bamirës është më tepër se një projekt i vetvetes.

3.

etëshkrimi që Elvis Naçi ka shkruar për vetveten në vetën e tretë dhe që gjendet në faqen zyrtare të Fondacionit “Firdeus”, të themeluar prej tij, thotë shumë për përsonalitetin e tij (po citoj të plotë pjesën e mbetur pas asaj që citova më lart):
“Elvis Naçi është një figurë publike që frymëzon në mënyrë aktive përmes aktivizmit në fushën e bamirësisë, publikimeve në një faqe Facebooku me mbi 800.000 abonentë- ndjekës (janar 2020) dhe rregullisht vendos videot e hytbes në kanalin e tij në Youtube, i cili ka më shumë se 196,000 abonentë (janar 2020). Falë popullaritetit të tij të madh në mesin e myslimanëve të Shqipërisë, por edhe me shqiptarët e tjerë myslimanë, ai u bë i njohur në nivel kombëtar. Ai është gjithashtu themelues i emisionit Shqiptarët për Shqiptarët, një emision që frymëzon shqiptarët në mbarë botën të angazhohen e të solidarizohen në mbështetje të më të varfërve e të pashpresëve për t’ iu rikthyer buzëqeshjen. Imami Elvis Naçi njihet për frymën e tij antiradikale.”
Në tekstin e mësipërm të bie në sy, sa paaftësia e një folësi (oratori) të pompuar (fryrë) për t’ u shprehur qartë në fjalën e shkruar mbi veprimtarinë e vet, aq edhe kujdesi instinktiv I tij për të përzgjedhur fjalët kur duhet të fshehë punët e veta. Kështu, ai thotë për vetveten se është një imam që vepron në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë. Nuk thotë që është Imami i Xhamisë së Tabakëve, si duhet të ishte shprehur normalisht. Të tjera formulime të tij, të shërbejnë si ndriçues të cektësisë së formimit të tij intelektual. Kjo del qartë kur ai thotë se “frymëzon në mënyrë aktive përmes aktivizmit”!
Është domethënëse që Naçi e gjen të nevojshme në jetëshkrimin e vet që të shpjegojë se si u bë i njohur në rrafsh kombëtar. Kështu ai thotë për vetveten:
“Falë popullaritetit të tij të madh në mesin e myslimanëve të Shqipërisë, por edhe me shqiptarët e tjerë myslimanë, ai u bë i njohur në nivel kombëtar.”
Këtu, përveçse ai thotë për vetveten gjëra të cilat rëndom duhet t’ i thonë të tjerët për një person, ai thjesht e riformulon pyetjen me fjalë të tjera pa i dhënë përgjigje. Kështu, kur ai thotë fjalët e mësipërme, ka në mendje pyetjen që bën shumëkush se si u bë i njohur ky Elvis Naçi në rrafsh kombëtar. Dhe ai i përgjigjet tërthorazi kësaj pyetjeje, se u bë i njohur “falë popullaritetit të tij të madh”.
Por pyetja mbetet, e formuluar ndryshe: Si e arriti ai këtë popullaritet? Nëpërmjet Facebook dhe Youtube? Nëse keni ndjekur ligjëratat e shumta të imamëve shqiptarë në videot që gjenden në Youtube, atëherë, kur dëgjon ligjëratën (hutben) e Naçit vini re se ratingu i tij është e shumta në mesataren e tyre. Naçi nuk thotë asgjë të veçantë në krahasim me qindra e qindra imamë të tjerë shqiptarë. Ai madje është më poshtë se shumë prej tyre. Ai flet shumë por nga ato që thotë nuk të mbetet asgjë në mendje. Ai ka fjalor të varfër, mangësi formimi teologjik, kjo e fundit pasojë e mungesës së shkollimit.
Cili është pra sekreti i popullaritetit të tij? Ky sekret ka të bëjë me atë se Naçi ishte i pari hoxhë nga Shqipëria që ndërmori udhëtime në trojet shqiptare, domethënë në Kosovë, Maqedoninë Veriore, Serbi dhe Malin e Zi, për të mbajtur atje ligjërata (hutbe) te besimtarët muslimanë shqiptarë të atjeshëm. Këto ture nisën në vitin 2016. Sigurisht që shumë hoxhë nga hapësira shqiptare do të kishin dashur që të bënin ture të tilla, por për këtë duhet të kishin lejën e autoriteteve të pesë shteteve. Është e tepërt të thuhet se sa të vëmendshëm janë autoritetet e këtyre vendeve ndaj veprimeve të tilla të hoxhëve. Prandaj është e sigurt se turi i Elvis Naçit në pesë shtete të regjionit është bërë me miratimin e shërbimeve të fshehta dhe zyrave të posaçme policore te tyre.
Si i pari hoxhë nga Shqipëria që ndërmori një tur të tillë, Elvis Naçi nxiti kureshtjen te shqiptarët e këtyre vendeve. Pjesëmarrësit në tubimet e tij nuk u mrekulluan me ligjëratat e tij, ata thjesht kënaqën kureshtjen me praninë e tij. Askujt prej tyre nuk i mbeti asgjë në mendje nga ato që u thanë në ligjëratat e tij. Turi i autorizuar i Elvis Naçit në pesë shtetet me popullsi shqiptare, ishte pjesë e një agjende për ndërtimin e kultit të tij. Si pjesë e kësaj agjende ishte edhe rritja e pranisë së tij në televizionet e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë Veriore etj.


Rroli i SHBA-ve në bombardimin e Jugosllavisë

 Intervenimi humanitar i NATO-s, në rastin e konfliktit të Kosovës, nuk do ndodhte pa këmbënguljen e SHBA-së, e cila tërhoqi dhe bindi shumicën e shteteve anëtare të NATO-s, derisa shumë pak i jepte rëndësi Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara në rastin e Kosovës.[1]

Në fazën fillestare të bombardimit në NATO-s, ndaj Jugosllavisë, dominuan vetëm avionët dhe raketat amerikane, e cila i kishte të gjitha asestet qoftë të inteligjencës, vëzhgimit, luftës elektronike, shënjestrave, vlerësimit të dëmeve dhe menaxhimit të asesteve të betejës. Pra ishte vendi i vetëm i NATO-s, që kishte kapacitete të rëndësishme për lëshimin e një numri të madh të raketave kryqëzore, derisa Britania e Madhe kishte kapacitete të kufizuara që lëshoi një numër të caktuar nga nëndetsja. Pastaj SHBA ishte e pajisur dhe e trajnuar për gjitha kushtet klimatike për kapacitetet e sulmeve ajrore precize, prandaj ishte vendimtare edhe në fillimin e fushatës ajrore kundër Jugosllavisë, që ishte kohë me mot të keq.[2] Këtë e thekson edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, që aleatët e NATO-s, për pjesën më të madhe të kohës shkaku i motit nuk kanë pasur aftësi të kryejnë operacione natën dhe gjatë kushteve të këqija klimatike.[3]

Po ashtu SHBA, në shumë raste është thënë se ka vepruar edhe jashtë kordinimit dhe ombrellës së NATO-s, sidomos për sa i përket caqeve që ka bombarduar, e për të cilën e dëshmojnë edhe oficerët francez të NATO-s,[4] jo vetëm për sa i përket raketave kryqëzore, bombarduesëve të rëndë dhe avionëve ushtarak të padetektueshëm, pa i integruar brenda zinxhirit komandues të NATO-s, por edhe në disa sulme që SHBA i kreu pa u konsultu fare me NATO-n ose me Francën.[5] Vetëm pas bombardimit të Ambasadës kineze në Beograd më 7 maj 1999, edhe këto u integruan në kuadër të komandës së NATO-s, me qëllim të evitimit të ndonjë gabimi të mundshëm në të ardhmen.[6] Caqet e para të sulmuara në natën e parë të bombardimeve u përzgjodhën nga Shtëpia e Bardh, nga presidenti Bill Clinton, sekretari i mbrojtjes William Cohen dhe gjenerali Shelton.[7] Në këtë natë SHBA dhe Britania lëshuan 55 raketa Tomahawk Land Attack Missiles (TLAM-s), kundër 23 caqeve,[8] duke goditur në Prishtinë, në Batajnicë( bazën kryesore ajërore të Serbisë) dhe në Golubovc( ajroportin më të madh në Mal të Zi),[9] por edhe depon e municionit në Danilovgrad dhe caqet ushtarake në Radovac, Shipçanik, Ulqin.[10] Në Prishtinë u godit sistemi elektrik dhe barakat e ushtrisë jugosllave(Kosovski Junaci[11]), në Batajnicë dhe Golubovc u godit ajroporti dhe qendra komanduese.[12]

Në vazhdimwsi gjatw gjithë Operacionit të Forcave Aleate, ishte vendimtar qwndrimi amerikan, në vazhdimin dhe dhwnijen fund të konfliktit të Kosovws.

NATO raportonte se janë bërë 37.465 fluturime, prej të cilave 14.006 ishin sulmuese dhe shtypëse të mbrojtjes antiajrore dhe 10.808 ishin fluturime sulmuese.[13] Sekretari amerikan i mbrojtjes Kohen, më 20 korrik 1999, dëshmon në Komitetin për shërbimet  e armatosura të SHBA-së, theksonte që NATO, në total ka bërë 37.225 sulme dhe fluturime mbështetëse.[14] Kurse në raportin e më vonshëm në  Komitetin e shërbimeve të armatosura në Senat, theksonte sekretari amerikan i mbrojtjes se SHBA kishte bërë 24.000 fluturime luftarake.[15] Raporti britanik deklaronte që NATO, kishte bërë 38.004 fluturime, prej të cilave 10.484 ishin fluturime sulmuese, e që SHBA, ishte kontributori kryesor, kurse Britania thekson që ka bërë 1.008 fluturime sulmuese prej 1.618 fluturimeve në total të saj.[16] Kurse raporti final i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, në janar 2000, thekson se ishin bërë 38.000 fluturime, 1/3 e të cilave ishin sulmuese dhe shtypëse të mbrojtjes antiajrore.[17] Në të thuhet që NATO, kreu mbi 23.300 misione sulmuese kundër caqeve, ndaj plotë 7.600 caqeve që ishin fikse dhe pak më shumë se 3.400 caqe mobile.[18]

Grafikoni 1. Të dhënat grafike, për përfshirjen e SHBA-së dhe Aleatëve të NATO-s, në Operacionin Forcat Aleate, në bombardimin e Jugosllavisë.

Pra, SHBA kreu mbi 60% të të gjitha fluturimeve,[19] me rreth 70% të gjitha sulmeve kundër Jugosllavisë,[20] mbi 80% të municioneve të hedhura, 71% të fluturimeve mbështetëse, mbi 90% të misioneve të zbulimit dhe inteligjencës së avansuar, mbi 90% të misioneve të luftës elektronike, mbi 80% të armëve precize dhe lëshoi mbi 95% të raketave kryqëzore.[21] Edhe George Robertson, në fjalimin e tij më 8 shtator 1999, theksonte që NATO, ishte e varur nga asestet e inteligjencës dhe fuqisë ajrore të SHBA-së.[22]

Grafikoni 2Numri i municioneve që SHBA dhe NATO, përdorën në bombardimin e Jugosllavisë.[23]

Kostoja e kampanjës ajrore të SHBA-së si pjesë e NATO-s, dhe paqëruajtjes përfshirë edhe ndihmën refugjatëve gjatë qershorit 1999, ishte 5.05 miliardë dollarë,[24] kurse administrata e presidentit të SHBA-së, kishte kërkuar 6.57 miliardë dollarë,[25] e që shfyrtëzoi fondet emergjente për operim në Kosovë dhe në shpenzimet e tjera të mbrojtjes rreth 12 miliardë dollarë,[26] e që 3.6 miliardë dollarë për bombardimin nga 24 marsi deri në fund, 698 milion dollarë për plotësimin e raketave dhe municioneve me dirigjim preciz( PGM) dhe 335 milion dollarë për ndihma për refugjatët.[27]  Për paqeruajtësit e SHBA-së, paraprakisht kostoja për vitin 2000, ishte 2.04 miliardë dollarë.[28]

Kontributi i SHBA-së, është edhe më i madh, në bindjen dhe tërheqjen e vendeve të tjera anëtare të NATO-s, për përfshirje në Operacionin Forcat Aleate dhe dhënijen fund të pushtimit serb të Kosovës, por edhe në avansimin e të drejtave të Shqipëtarëve në rajon. Duke gjetur Shqipëtarët një mbrojtës të vërtetë dhe jovetëm por edhe popujt e tjerë të nëpërkëmbur nga pansllavizmi rus, me vasalin e saj Serbinë( Jugosllavinë). Pastaj kontributi i SHBA-së, ishte i pallogaritshëm edhe në kundërshtimin e sektorit rus në Kosovë dhe ndalimin e coptimit të Kosovës nga prania e forcave ruse, pastaj në përcaktimin e statusit final dhe pavarësisë së Kosovës dhe në shtetëndërtimin. SHBA do edhe në marrëveshjen dy faqëshe që i ishte ofruar Millosheviqit më 2 qershor 1999, me rastin e kapitullimit të Serbisë SHBA-ja theksonte që do kishte 15% të forcave të KFOR-it në Kosovë.[29]

Prandaj populli Shqipëtar, më në fund me ndihmën e SHBA-së arriti aspiratën për Kosovë të Lirë dhe të Pavarur, për ç’arsye thellësisht e përjetësisht jemi mirënjohës.

Më:10.05.2021

Skender Jashari ish i burgosur politik nga  EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] https://core.ac.uk/download/pdf/11581855.pdf, faqe 76.

[2] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 17.

[3] Secretary of Defense William S. Cohen, Prepared Testimony to the Senate Armed Services Committee, korrik 20, 1999, faqe 7.

[4] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 64.

[5] Les Enseignements du Kosovo, Alain Richard, Paris Ministry of Defense, Nëntor 1999,

www.washington/actu/kossovo/actualities/dossier/d36https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 64.

[6] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 65.

[7] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 22.

[8] “NATO’s War in the Balkans: A Preliminary Analysis,” Joel Hayward, New Zealand Army Journal, nr. 21, (21 korrik 1999): faqe 11; NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 21; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 88.

[9] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 88 ;

Brent Sadler, and Christiane Amanpour, “Airstrikes on Yugoslavia suspended, more attacks likely,” Carl Rochelle, CNN, 25 Mars 1999, http://www.cnn.com/WORLD/europe/9903/25/kosovo.strikes.01/   (qasur 28 dhjetor 2013).

[10] “Operation Allied Force: The First 30 Days,” Robert Hewson, World Air Power Journal, Fall 1999, faqe 16.

[11] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 21.

[12] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 88; “Bombs over Belgrade; Wave of NATO Air Strikes as Milosevic Remains Defiant,” Chris Gray and Boris Worrall, The Birmingham Post (United Kingdom), (25 Mars 1999), faqe 1.

[13] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 47.

[14] Prepared statement to the Senate Army Service Committee, July 20, 1999, faqe 4.

[15] https://www.congress.gov/congressional-report/107th-congress/senate-report/32/1?s=1&r=40;

https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 37.

[16] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 37.

[17] Po aty..

[18] Report to Congress Kosovo Operation Allied Force after-action report, faqe 87; The Lessons and Non-lessons of the Air and Missile Campaign in Kosovo, By Anthony H. Cordesman, 2001, faqe 43.

[19] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 60.

[20] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 19.

[21] Secretary of Defense William S. Cohen, Prepared Testimony to the Senate Armed Services Committee, korrik 20, 1999, faqe. 5-6; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 61.

[22] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 61.

[23] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 64.

[24] “NATO Burdensharing and Kosovo: A Preliminary Report”, Carl Ek, Congressional Research Service. RL30398 (3 janar 2000).

[25] “What the Supplemental Bill Does”, Robert Tomkin, Congressional Quarterly Weekly (22 maj 1999), faqe 1226-1229.

[26] Po aty.

[27] NATO’s Air War for Kosovo: A Strategic and Operational Assessment, By Benjamin S. Lambeth, faqe 36.

[28] “NATO Burdensharing and Kosovo: A Preliminary Report”, Carl Ek, Congressional Research Service. RL30398 (3 janar 2000).

[29] Po aty, faqe 57.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...