Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/05/15

Përse koronavirusi i “kursen” fëmijët?

Lajmi i fundit i mirë po ashtu kërcënon të mbetet në hije si pasojë e kritikave të mëdha ndaj zyrtarëve kinezë, pasi ka dyshime se ata janë duke fshehur informacion jetik me shkencëtarët jashtë këtij territori. Ky shtet është qortuar edhe për censurën që ka aplikuar duke i paralajmëruar dhe ndëshkuar qytetarët e vet, nëse këta të fundit kanë folur në kohën e shpërthimit të virusit. Megjithatë, këto paralajmërime dhe kritika nuk e kanë ndalur Pekinin nga të ofruarit e ekspertizës dhe nga dërgimi i një numri të madh të maskave, respiratorëve dhe pajisjeve të tjera mjekësore në shumë vende të botës. Brenda një muaji të arritjes së pikut të infektimit, Kina dhe disa qytetarë të mirënjohur kinezë janë kthyer, nga drejtues gishtash drejt fajtorëve për dështim të kontrollimit të pandemisë, në ofrues të ndihmës në Shtetet e Bashkuara. Këto veprime janë përshkruar si “luftë e propagandës me koronavirus”, e cila sipas revistës Politico është ushqyer “me fushatë jo edhe aq të mprehtë” nga Pekini.

Përfaqësuesi i Departamentit për rend, ligj dhe siguri i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se Programi i Qeverisë për katër vitet e ardhshme është sipërfaqësor dhe se përmban orientime të përgjithshme.

Manaj në një konferencë për media ka thënë se qeveria nuk ka paraparë asnjë masë për integrimin e plotë të veriut të Kosovës. “LDK vlerëson se dokumenti i miratuar në qeveri është sipërfaqësor, nuk i përmbush kriteret e programet qeverisëse por përmban disa orientime të përgjithshme sepse nuk përcakton veprime, masa e buxhetin për realizimin e tyre. Vërehet se qeveria nuk e ka të qartë cilat janë problemet me të cilat përballen qytetarët. Kjo qeveri në program nuk ka paraparë asnjë masë konkrete për integrimin e plotë të veriut të Kosovës, shtrirjen e autoritet të saj në këtë pjesë të vendit tonë”, ka thënë ai. Manaj ka thënë se qeveria nuk ka bërë asnjë plan për shqiptarët dhe institucionet e Kosovës në veri të vendit. “Nuk ka përcaktuar asnjë masë dhe nuk ka ndarë buxhet për të mbështetur institucionet e drejtësisë në këtë pjesë. Qeveria nuk ka paraparë asnjë masë për rikthimin e shqiptarëve në atë pjesë dhe t’u sigurojë mirëqenie. Në vend të kësaj kanë vendosur të paguajnë 11 milionë euro për shlyer borxhet e rrymës së papaguar të serbëve në veri të vendit tonë”. Ndërkaq, ka shtuar se as për Policinë e Kosovës nuk ka paraparë asnjë plan, ashtu si edhe për trajtimin e krimeve të luftës. “Nuk ka strategji kombëtare për trajtimin e krimeve të luftës. LDK vlerëson se krimet e luftës nuk janë trajtuar me seriozitetin e duhur. Kjo qeveri nuk ka paraparë në programin e saj strategjinë nacionale për krimet e luftës. Nuk mjafton vetëm rritja e numrit të prokurorëve dhe gjyqtarëve por duhet të ngritën kapacitetet profesionale dhe të shtohet mekanizma të tjerë”, ka thënë ai. Manaj ka thënë se adaptimi i praktikës së Kroacisë lidhur me atë se si i kanë trajtuar krimet e luftës do i shërbente shumë Kosovës. Për vettingun, Manaj tha se qeveria nuk ka ide të qartë dhe plan.

Aleksander Vuçiq: Një fuqi e madhe së shpejti do të bëjë kërkesë për tërheqjen e KFOR-it e UNMIK-ut nga Kosova

 

Vuçiq: Një fuqi e madhe së shpejti do të bëjë kërkesë për tërheqjen e KFOR-it e UNMIK-ut nga Kosova
 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se një fuqi e madhe do të kërkojë tërheqjen e KFOR-it dhe të UNMIK-ut nga Kosova.

Vuçiq u ka thënë gazetarëve në kazermën në Dedinje se do të ishte katastrofë nëse ndodh kjo, raporton Tanjug.

Ai ka thënë se do të bisedojë për këtë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin pritet të takohet të hënën në Bruksel.

“Kemi marrë informacione se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkesë zyrtare për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut (nga Kosova). Do të përpiqem të flas me Stoltenbergun për të bërë gjithçka të mundur që të mos ndodhë kjo”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq u tha gazetarëve në Beograd se nuk mund të thotë se për cilën fuqi bëhet fjalë, porse informacionet janë nga “burimet zyrtare”.

Ai po ashtu tha se Prishtina ka paralajmëruar se do të ndajë 100 milionë euro në vit për ushtrinë - shumë që, sipas tij, është e pakrahasueshme me Serbinë, e cila ndan dy miliardë euro.

“Këto nuk janë të dhëna të krahasueshme, nuk duhet të kemi frikë, por është e qartë ajo që dikush dëshiron të bëjë”, tha Vuçiq.

Aluzionet e Vuçiqit për tërheqjen e KFOR-it, të pabaza Aleanca veriatlantike dhe Kombet e Bashkuara, në këtë kohë nuk do të tërheqin misionet e tyre nga Kosova, vlerësojnë ekspertët e sigurisë dhe ata të politikës së jashtme. Por, ata shtojnë se do të vijë një ditë kur misioni i KFOR-it dhe ai i UNMIK-ut, do të largohen nga Kosova. Ndërkaq, nga NATO-ja dhe UNMIK-u, për Radion Evropa e Lirë kanë thënë se për çdo ndryshim eventual të misionit të tyre në Kosovë, duhet të merret një vendim në këto institucione. Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar që të deklarohet për këtë temë. Këto reagime vijnë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 13 maj tha se vendi i tij ka marrë informacione nga burimet e inteligjencës, se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë të kërkojë zyrtarisht tërheqjen e forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova. Presidenti i Serbisë po ashtu deklaroi se për këtë çështje do të përpiqet të diskutojë edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin pritet të takohet më 17 maj në Bruksel.

Dje marshi solidarizues me popullin palestinez në Prishtinë

Marshi i djeshem  në Prishtinë, sulmet ndaj palestinezëve po konsiderohen fashizëm dhe spastrim etnik Është mbajtur të premten në kryeqytet marsh protestues në solidarizim me popullin palestinez. Dhjetëra qytetarë kanë dalë në sheshet e Prishtinës në mbështetje të familjeve në Gaza dhe kundër dhunës që po përdoret nga Izraeli, teksa kanë kërkuar nga qeveria që të reagojë karshi spastrimit etnik që po ndodhë mbi popullin palestinez. “Liri për Palestinën”, “Mos i prekni fëmijët”, “Kundër fashizmit” dhe “Kundër spastrimit etnik”, brohoritnin marshuesit. Aktivisti i shoqërisë civile, Gazmend Qyqalla, tha se janë mbledhur për të deklaruar kundërshtimin e çfarëdo shtypjeje, kundër çdo populli. Ai tha se fashizmi e shovinizmi i Izraelit po vazhdon spastrimin etnik shtëpi për shtëpi e lagje për lagje, duke i dëbuar palestinezët e zëvendësuar ata me hebrenj. Teksa shtoi se çlirimi i Palestinës dhe popullit palestinez është e vetmja mënyrë që liria dhe barazia të kenë kuptim. “Kjo dhunë sistematike e cila po hasë në vesh të shurdhër të shteteve të shpallura si demokratike e organizatave humanitare, po kundërshtohet fuqishëm nga qytetare e qytetarë, të ndërgjegjshëm për padrejtësitë që po iu bëhen popullatës civile. Ne jemi mbledhur këtu për të thënë se feja po keqpërdoret nga shteti fashist i Izraelit për të arsyetuar spastrimin etnik që po bën në Jerusalem. Jemi këtu për të kundërshtuar krimet e luftës nga bombardimet e vazhdueshme të 2 Milion banorëve të Gazas. Jemi këtu që të të drejtat e popullit palestinez i cili tash e 73 vjet po vuan nën okupim, kolonizim, bombardim dhe po jeton nën aparteid nga shteti i Izraelit. Çlirimi i Palestinës dhe popullit palestinez është e vetmja mënyrë që liria dhe barazia të kenë kuptim”, tha ai. Këtij marshi i është bashkuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, i cili në një prononcim për media, tha se kishte dalë për të mbrojtur të drejtën e njerëzve të pafajshëm që po vriten në Palestinë. Rrahmani që marshit të sotëm i ishte bashkuar në cilësinë e qytetarit dhe atë të deputetit, tha se marshi i sotëm nuk mund të dëmtojë raportet e Kosovës me Izraelin. “Ishim këtu më iu bashkëngjit një marshi qytetar në shenjë solidariteti me popullin e Palestinës, në mbështetje të tyre... Prezenca ime këtu e jep një mesazh cilin duhej të ishte qëndrimi i gjithsecilit në këtë pikë... Ne këtu nuk jemi as kundër Izraelit as kundër askujt, por jemi në mbrojtje të fëmijëve dhe të grave që po vriten në Palestinë e kudo tjetër në botë”, tha ai. Sot është dita e pestë e konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa Izraeli ka intensifikuar sulmet në Gaza.

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, “alarmojnë” mediat e rajonit

“Pas Kosovës me bazën e Bondsteelit, edhe Shqipëria po kthehet në një fortesë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor”, shkruan media greke greke “Pentapostagma.gr”. Ndërkohë që NATO-ja ka hyrë zyrtarisht në pjesën perëndimore të Ballkanit në një përpjekje për të bllokuar ndikimin rus, shkruajnë mediat e rajonit, teksa njoftojnë se ka filluar puna në bazën ajrore të Kuçovës, 64 kilometra në jug të Tiranës. “Kryeministri shqiptar Edi Rama ofron ‘tokë dhe ujë’ në SHBA për baza me mijëra ushtarë dhe sistemeve të armëve”, vijon “Pentapostagma.gr” në shkrimin e saj. Sipas medias greke, qëllimi i Shqipërisë dhe NATO-s është të bllokojë përpjekjet e Rusisë për të depërtuar në rajon dhe për të forcuar ndikimin e saj nëpërmjet shërbimeve sekrete, investimeve dhe propagandës përmes mediave. Edhe agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” ka raportuar për fillimin e punës në këtë bazë ajrore, ndërsa mediat në rajon kanë publikuar edhe fotografi që tregojnë se aeroplanët e vjetër kinezë dhe rusë aktualisht janë “të strehuar” rrëzë një mali që kufizohet me bazën. Ndërkohë që “Tanjug” bën fjalë për nisje të punimeve në bazën e Kuçovës, kjo nuk rezulton të ketë ndodhur. Punimet për ta kthyer bazën e Kuçovës në të parën bazë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor pritet të nisin pas përfundimit të procedurave të zakonshme, pikërisht në tetor të vitit 2021. Kjo është bërë e ditur nga ish-ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, gjatë prezantimit të procedurave për kontraktorët e interesuar për projektin e bazës ajrore të Kuçovës në dhjetor të vitit kaluar. NATO-ja, por edhe Ministria e Mbrojtjes nuk kanë bërë të ditur emrin e kompanisë fituese që do të ndërtojë bazën ajrore të Kuçovës. Komisioni për Sigurinë Kombëtare në parlamentin e Shqipërisë, miratoi në tetor të vitit kaluar marrëveshjen teknike ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s, për realizimin e projekteve të Kuçovës, të financuara nga programi i investimeve të NATO-s për sigurinë, vitet 2019-2022. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të investojnë në bazën e Kuçovës miliona euro. Sipas parashikimeve amerikanët do të investojnë fillimisht 41.317.000 euro. Sipas marrëveshjes, në fund të vitit 2023 mund të nisin normalisht fluturimet nga baza e Kuçovës.

Izraeli thotë se ndërtesa e shembur në Gaza përmbante asete të “Hamasit”

Ushtria izraelite ka konfirmuar sulmin e ndërtesës në të cilën ishin edhe zyrat e dy mediumeve ndërkombëtare në Gaza. Sipas Izraelit, ndërtesa përmbante “asete ushtarake” që i përkisnin “Hamasit” dhe banorët shërbenin si “mburojë”. Ndërtesa – e cila kishte edhe zyra të tjera e apartamente – u evakuua pak para sulmit, pas një paralajmërimi nga autoritetet izraelite. Një i dërguar special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka arritur të shtunën në Tel Aviv për të zhvilluar biseda për armëpushim mes Izraelit dhe Palestinës. Hady Amr do të marrë pjesë në bisedimet mes dy vendeve dhe me zyrtarët e Kombeve të Bashkuara, me shpresën për arritjen e marrëveshjes për armëpushim. Mëngjesin e së shtunës Izraeli ka kryer sërish sulme ajrore në Gaza ndërkohë që militantët palestinezë i janë përgjigjur me raketa. Përplasjet mes dy vendeve të cilat kanë nisur që pesë ditë, po shënojnë dhunën më të keqe viteve të fundit në Lindjen e Mesme. Konflikti ka nisur të hënën pas disa javëve tensione mes Izraelit dhe Palestinës në Jerusalemin Lindor. Ndërkohë, armiqësitë arritën kulmin në përplasjet që u zhvilluan në vendin e shenjtë, xhaminë Al-Aqsa, e cila ka një rëndësi të madhe edhe për muslimanët edhe për hebrenjtë. Grupi islamik i cili udhëheq Gazan, Hamasi, pati nisur të gjuante me raketa pasi e kishte paralajmëruar Izraelin që të tërhiqej nga xhamia. Të paktën 133 persona kanë mbetur të vdekur deri më tani në Gaza ndërkaq 8 kanë vdekur në Izrael, që kur ka nisur sulmet. Ushtria izraelite ka konfirmuar sulmin e ndërtesës në të cilën ishin edhe zyrat e dy mediumeve ndërkombëtare në Gaza. Sipas Izraelit, ndërtesa përmbante “asete ushtarake” që i përkisnin “Hamasit” dhe banorët shërbenin si “mburojë”. Ndërtesa – e cila kishte edhe zyra të tjera e apartamente – u evakuua pak para sulmit, pas një paralajmërimi nga autoritetet izraelite. 15:05 AP-ja e quan sulmin e Izraelit në zyrat e saj si tentim për të heshtur raportimin Një sulm ajror ka shkatërruar një ndërtesë në Gaza. Në të ishin zyrat e mediumeve ndërkombëtare, Associated Press dhe Al Jazeera. Agjencia prestigjioze e lajmeve e ka cilësuar sulmin si një përpjekje të fundit nga ushtria izraelite për të heshtur raportimin nga territori në një kohë konflikti me grupin “Hamas”. Sulmi erdhi një orë pasi Ushtria urdhëroi njerëzit të evakuonin ndërtesën, që po ashtu kishte edhe zyra të tjera e apartamente të banuara. Sulmi shembi të gjithë ndërtesën 12-katëshe, duke shkaktuar edhe tym të madh në hapësirën përreth. S’ka pasur shpjegim të menjëhershëm përse është sulmuar. Kjo ngjau pak orë pas një tjetër sulmi izraelit në një kamp refugjatësh në Gaza, e ku vdiqën të paktën dhjetë palestinezë, kryesisht fëmijë, në një nga sulmet më të rënda në konfliktin aktual. Gazetarët e “Al Jazeeras” përshkruajnë sulmin Korrespondenti i “Al Jazeeras”, Safwat al-Kahlout, ka reaguar për sulmin në ndërtesën e mediumeve “Associated Press” dhe “Al Jazeera” në Gaza. Sipas tij, gjithçka u shemb për vetëm dy sekonda. “Kam punuar këtu qe 11 vjet. Kam mbuluar ngjarje nga kjo ndërtesë, kemi kaluar përvoja profesionale dhe tash, gjithçka u zhduk për vetëm dy sekonda”, ka thënë ai. “Të gjithë kolegët e mi, përkundër mërzisë, nuk janë ndalur asnjë sekondë – do të përpiqen të gjejnë një alternativë për të mbajtur ‘Al Jazeeran’ në krye të lajmeve”. “Ky është moment tejet personal për ne të gjithë. Ideja që ky vend nuk ekziston më është jashtëzakonisht e paimagjinueshme”, ka thënë Harry Fawcett nga “Al Jazeera”, që po raportonte nga Gaza për konfliktin mes Izraelit dhe grupit “Hamas”. 14:42 Ndërtesa me media shembet nga sulmet e Izraelit Një ndërtesë në Gaza, e në të cilën ishin zyrat e mediumeve “Associated Press” dhe “Al Jazeera”, është shembur pas sulmeve nga Izraeli. Ndërtesa ishte evakuuar pasi një nga pronarët kishte marrë paralajmërimin për avancim të sulmeve. Ndërtesa kishte po ashtu edhe një numër të madh të apartamenteve dhe zyrave të tjera.

Nëse ka një ndarje të Kosovës, do të ketë luftë!


Nëse ka një ndarje të Kosovës, do të ketë luftë! Me pak fjalë, ky është një paralajmërim i Gjermanisë dhe Angela Merkelit e thënë nga goja e njeriut që konsiderohet dora e djathtë e kancelares, Norbert Roetgen, raporton portali serb “Srbija danas”.

Mesazh i qartë i është dërguar Beogradit dhe Prishtinës, por sigurisht dhe Donald Trumpit dhe administratës së tij në Uashington, ku fjalë për fjalë është shkruar në një raport konfidencial që në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë e ka prezantuar Roetgen, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Merkelit dhe kreu i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman.

Dokumentin, përmbajtja e të cilit është bërë publike, ai e ka përpiluar së bashku me Robert Cooper, një ish-mbikëqyrës në dialogun teknik autoriteteve të Serbisë dhe të Kosovës.

Raporti thuhet se ka tre faqe, ku përmendet drejtpërdrejt një konflikt i mundshëm i armatosur.

“Ndryshimi i kufijve në Kosovë me siguri nuk do të kalojë pa dhunë, ajo nuk mund të kryhet në mënyrë të qetë, dhe do të çojë në emigrimin e serbëve – ky është vetëm një nga citatet e raportit të përpiluar nga Roetgen dhe Cooper.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...