Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/05/17

Alergjikët duhet të vaksinohen/ Por para vaksinimit duhet të bëjnë testin se nga çfarë kanë alergji

Personat alergjikë janë ata të cilët janë të pasigurtë dhe druajnë të marrin vaksinën antiCovid. Madje, kjo është pyetja që ata nuk reshtin ta bëjnë sapo takojnë një mjek. Por, alergologu Mehmet Hoxha, mjek në shërbimin e alergologjisë në spitalin francez, në QSUT, thotë se çdo pacientë që ka alergji nga polenat, ushqimet apo medikamentet duhet të vaksinohet. Kur shkon për tu vaksinuar në pyetësor ka një pyetje nëse je alergjik i formës së lehtë, të mesme apo të rëndë. Por, ne të gjitha rastet ka një zgjidhje, thekson Prof. Hoxha, mjafton të konsultohesh me mjekun alergolog. Sipas tij një personi alergolog mund ti duhet thjesht të bëjë një përzgjedhje të vaksinës, nëse ai është alergjikë ndaj disa substancave që gjendet tek parfumet apo edhe medikamentet. Pacientë alergjikë, më parë duhet të bëjnë testin e alergjisë për të vërtetuar ekzaktësisht se kush ia shkakton alergjinë. Jo të gjithë pacientët alergjikë do të duhet të përzgjedhin llojin e vaksinës që duhet të aplikojnë.

Masakër mbi palestinezët/ Erdogan kërkon ndihmën e Papës-sanksione Izraelit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i kërkoi Papa Françeskut të ndihmojë në mobilizimin e botës për të miratuar sanksione kundër Izraelit për "masakrën" e tij ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës. Turqia ka shtuar angazhimin diplomatik për situatën në Gazaa dhe telefonata midis Erdoganit dhe Papa Françeskut u zhvillua në këtë vijë. Erdogan i tha Papa Françeskut se "palestinezët do të vazhdojnë t'i nënshtrohen një masakre nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e dënon Izraelin me sanksione", tha presidenca turke. Sipas Turqisë, mesazhet e Papës janë të një rëndësie të veçantë për të “mobilizuar botën e krishterë dhe bashkësinë ndërkombëtare". Të dielën, Papa Françesku, tha se humbja e jetëve të pafajshme në Gaza ishte "e tmerrshme dhe e papranueshme".Erdogan, i cili ka mbështetur çështjen palestineze gjatë qeverisjes së tij 18-vjeçare, ka folur vazhdimisht kundër veprimeve të Izraelit. Ai i tha Papës se "i gjithë njerëzimi duhet të jetë i bashkuar kundër" Izraelit. Në përpjekje për të marrë mbështetje ndërkombëtare për sanksione të mundshme ndaj Izraelit, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu bisedoi me homologun e tij britanik, Dominic Raab. Cavusoglu i tha Raabit se është "thelbësore që bashkësia ndërkombëtare të bëj një reagim të fortë" ndaj agresionit të Izraelit, tha një burim i ministrisë së jashtme turke.

Kosova i del në krah Izraelit: Ka të drejtë të mbrohet nga Hamasi!

 

Përmes një deklarate të ministrisë së jashtme, Kosova e bëri të qartë se në cilën anë rreshtohet në konfliktin mes izraelitëve e palestinezëve, i cili shpërtheu sërish duke i dhënë fund një periudhe qetësie.

Në deklaratë thuhet se “Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin të mbrojë popullin e tij kundër 2,000 raketave të shkrepura ndaj civilëve, vetëm nga Hamasi”. Ky ishte reagimi i parë zyrtar i Kosovës, që prej përshkallëzimit të dhunës mes Izraelit dhe grupit militant që udhëheq me Rripin e Gazës. Në reagimin e ministrisë së Jashtme të Kosovës thuhet se Hamasi po i mban civilët palestinezë si pengje të luftës së tij, ndërsa bëhet thirrje për ndalimin e dhunës dhe arritjen e një zgjidhjeje paqësore.

Vetëm disa javë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit shkurtin e këtij viti, Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem, vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që e hidhte një hap të tillë.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës u tha atëherë se vendosja e selisë së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem bazohej në Marrëveshjen e Washingtonit të 4 shtatorit 2020, ku zyrtarizohet njohja e ndërsjelltë mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit dhe zotimit të qeverisë së Kosovës ndaj qeverisë izraelite dhe administratës amerikane si dhe veprimet e ndërmarra nga 1 shkurti.

Palestina ndërkohë nuk e njeh Kosovën, por e konsideron pjesë të Serbisë.

Premieri i Kosovës,zt.Albin Kurti prezanton programin dhe qeverinë e re në parlament

 


Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, të hënën prezantoi para deputetëve të kuvendit, programin qeverisës për vitet 2021-2025. Po ashtu ai prezantoi edhe emrat e rinj të qeverisë.

Ky program, sipas tij, synon të fokusohet në dy prioritete më urgjente: menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, duke synuar që të minimizohen pasojat në shëndetin publik, dhe lehtësimin e pasojave ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia, të cilat kërkojnë mobilizimin e potencialit shtetëror.

Emrat e prezantuar nga Kurti

Besnik Beslimi, zv kryeministri i parë- zhvillimi i qëndrueshëm , integrimi evropian dhe dialogu i mirëfilltë

Zv kryeministrja e dytë Donika Gërvalla, forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës

E treta Emilja Rexhepi: një shoqëri e përbashkët që ofron mundësi për të gjithë qytetarët dhe të gjitha pakicat.

Ministri i financave punës dhe transferëve, Hekuran Murati: Sistem i qëndrueshëm i Financave publike që mundëson zhvillim ekonomik dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë.

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu: Drejtësi e pavarur dhe e paanshme

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj: Forcë e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontribuese në paqe

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Shvefshla: shërbime efikase për qytetarët .

Ministri i shëndetësisë Arben Vitia ; popullatë e shëndetshme

Ministria e arsimit, Shkencës dhe teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci: për shoqëri konkurrente dhe bashëkpunuese e dijes.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Hajrulla Çeku: Rini a , kultura e sporti motor i zhvillimit të qëndrueshëm

Ministri i administrimit të pushtetit lokal Elbert Krasniqi; qeverisje lokale e qëndrueshme

Ministri i mjedisit të planifikimit hapësinor dhe infrastrukturës Liburn Aliu: Zhvillim i qëndrueshëm në harmoni me mjedisin

Ministri i Bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural Faton Peci: zhvillim bujqësor që përmirëson jetën rurale dhe bilancin tregtar

Ministrja e industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë Rozeta Hajdari: Ndërmarrje konkurruese.

Ministrja e ekonomisë: Arta Zhvanolli , zhvillim ekonomik i qëndrueshëm përmes energjisë të pastër dhe të përballueshme

Ministri i Zhvillimit rajonal Fikrim Damka

Ministri për komunitetin dhe kthim Goran Rakiç

Sulmi ajror, Izraeli vret me raketë komandantin e lartë të Xhihadit Islamik në Gaza

 

Ushtria izraelite tha se Hussam Abu Harbeed, një komandant i lartë i grupit të armatosur Xhihadi Islamik, është vrarë nga një sulm ajror izraelit në Gaza.

Komandanti i Lartë i Xhihadit Islam, Hussam Abu Harbeed u vra të hënën në Rripin e Gazës, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

Abu Harbeed, udhëhoqi sulmet kundër ushtarëve izraelitë dhe civilëve për gati 15 vjet, tha ushtria në një deklaratë.

Ushtria izraelite tha se ai “ishte pas disa sulmeve terroriste me raketa anti-tank kundër civilëve izraelitë”.

Grupi Xhihadi Islamik shpesh punon së bashku me sundimtarët e Hamasit në Gaza, dhe krahët e tyre të armatosur janë të lidhur ngushtë


Çfarë po gatuhet? Vuçiç braktis samitin e Sllovenisë, s’ka marrëveshje për kufijtë!

 

Samiti i krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, i mbajtur në Bërdo të Sllovenisë, përfundoi pa një thirrje të përbashkët për mosndryshimin e kufijve në rajon.

Mësohet se presidenti serb Aleksandar Vuçiç u largua përpara përfundimit të takimit me arsyetimin se ka takime në selinë e NATO-s në Bruksel. Ai citohet t’u ketë thënë gazetarëve serbë se nuk ka pranuar që në deklaratën finale të përmendej mosndryshimi i kufijve në rajon, pa u përfshirë edhe kërkesa e Serbisë, që kjo të nënkuptojë “mosndryshimin e kufijve të njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”, çka sipas tij, nuk është pranuar nga presidentja e Kosovës.

Vuçiç insistoi se Kosova është “pjesë e Serbisë” dhe se “me shpalljen e pavarësisë së saj po ashtu nuk është respektuar parimi i mosndryshimit të kufijve”. Pas takimit, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor tha se formulimi që kërkoi Vuçiçi, për deklaratën përfundimtare, do të nënkuptonte, që disa shtete, përfshirë edhe shtetin e tij, të tërhiqnin njohjen e Kosovës. “

“Presidenti Vuçiç nuk ishte kundër që të diskutohej për ndalimin e ndryshimit të kufijve kombëtarë, por ai propozoi një formulim të tillë që do t’i ndalonte të gjitha shtetet që ta njohin Kosovën sepse Kroacia e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, Sllovenia dhe disa shtete të tjera e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Jo të gjitha shtetet e BE-së e kanë njohur. Ishte e qartë se ne mund të nisnim diskutimet për këtë temë, por ato nuk do të përfundonin kurrë”, tha Pahor, i cituar nga REL. Ndërsa  presidenti kroat, Zoran Millanoviç, e bëri të qartë se samiti, ku mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  kishte për qëllim t`i ndihmonte shtetet e Ballkanit Perëndimor “që të afrohen me BE-në, dhe jo t`i komplikojë gjërat edhe me keq.

Merkel: Solidaritet me Izraelin, ka të drejtën e vetëmbrojtjes

 


Kancelarja gjermane Angela Merkel bisedoi sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe shprehu solidaritetin e Gjermanisë me Izraelin.

Merkel tha se Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtje dhe dënoi vazhdimin e sulmeve me raketa ndaj Izraelit, nga Rripi i Gazës, raporton AP.

Kancelarja gjermane tha se shpresonte që përplasjet të mbaronin shpejt, duke pasur parasysh viktimat midis civilëve në të dy palët.

Kabineti i Merkel deklaroi se ajo vuri në dukje se qeveria gjermane do të vazhdojë të “reagojë me vendosmëri kundër protestave në Gjermani, ku urrejtja dhe antisemitizmi po përhapen”.

Një nga kandidatët kryesorë për pasardhësen e Merkel, Analena Berbock nga të Gjelbrit gjermanë, dënoi sulmet me raketa nga Hamasi dhe mbështeti të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

Ajo i bëri thirrje Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian të mbështesin përpjekjet e presidentit të SHBA-së Joe Biden për të ndërmjetësuar midis palëve ndërluftuese.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...