Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/05/17

Grabitja barbare në Greqi/ Vrasësit e 20-vjeçares kishin informacion për €100 000, bashkëshorti identifikon të arrestuarin

Bashkëshorti i një nëne 20-vjeçare që u torturua e u vra barbarisht gjatë një grabitjeje në Greqi, është njoftuar sot të identifikojë një të dyshuar që është arrestuar për ngjarjen, pasi kishte parë fytyrën e vrasësit kur i kishte rënë maska.

20 vjecarja britaniko-filipinase Caroline Crouch, u mbyt për vdekje nga grabitës të maskuar, që në një moment kishin vendosur grykën e pistoletës te koka e foshnjes së saj, 11 muajshe.

Nw grabitjen tragjike qw ka shokuar Greqinë, Charalambos “Babis” Anagnostopoulos, bashkëshorti i Caroline, ishte lidhur i tëri në shtëpinë e tyre luksoze në periferi të kryeqytetit Athinë.

Ai ishte duke identifikuar sot fotografitë e rreth 30 të dyshuarve të mbledhur nga policia me shpresën se do të kujtojë vrasësin e gruas së tij.

“Ne po avancojmë me hetimet dhe laboratorët e policisë kanë gjetur gjurmë ADN-je e shenja gishtërinjsh në skenë”, tha një oficer për mediat.

“Lista e të dyshuarve është ngushtuar në 30 njerëz”, shtoi ai.

Anagnostopoulos e përshkruante vrasësin si të gjatë, me ngjyrë të errët lëkure dhe nën 30 vjeç.

Policia beson se vrasësi nuk e di se Charalambos ka pare fytyrën e tij, por për këtë arsye kishte vrarë Caroline.

Trupi i Caroline u gjet i lidhur te një shtyllë druri, ku vrasësit e kishin torturuar në papafingon e shtëpisë në prezencë të bebes.

Ndërsa Charalambos thotë se ishte lidhur i tëri si një “salçiçe”, i prangosur dhe me sy e gojë të mbyllura.

Dje një burrë nga Gjeorgjia është arrestuar me një pasaportë false në kufirin Greqi-Bullgari, si i dyshuar për lidhje me krimin, por spekulimet po zbeheshin sot.

“Ai ka lidhje me vjedhje të tjera të shtëpive por provat për lidhje me vdekje e Caroline po pakësohen,” shtoi oficeri.

Autoritetet shtuan se grabitësit dukej se kishin informacion informacion të brendshëm për një tërheqje prej 100,000 euro që Anagnostopoulos kishte bërë së fundmi me qëllim të blinte një tokë në Greqi.

“Duket se sulmuesit e dinin këtë por jo faktin që blerja ishte kryer”, tha oficeri duke shtuar se ata nuke  kishin besuar burrin kur i kishte thënë se kishte vetëm 15,000 euro të fshehura në shtëpi.

Rinis hetimi për Artan Santon/ Prokuroria kalon dosjen në SPAK: Dyshohet se u eliminua nga një grup i strukturuar kriminal

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se Prokuroria ka të dhëna të reja në lidhje me dosjen e bankierit Artan Santo, një prej vrasjeve të bujshme që mbetet ende e pazbardhur. Santo u ekzekutua 7 vite më parë, në qershorin e vitit 2014 ai u ekzekutua ndërsa po hynte në selinë e bankës ku punonte. Gazetarja Anila Hoxha sqaron se pasi ka kryer një sërë veprimesh hetimore, prokuroria ka shpallur moskompetencën dhe ia ka dorëzuar SPAK duke qenë se ka dyshime të forta se eliminimi i Artanit është kryer nga një grup kriminal dhe vrasës me pagesë. Mbeten private të dhënat e reja në lidhje me dosjen e Santos, por mësohet se janë nxitur dhe nga emisioni “Top Story” që dha dëshmi me interes në fillim të këtij viti. Kjo cështje që prej javësh së kaluar është në duart e prokurorëve të posacëm kundër krimit të organizuart

iVICA Daçiq thotë se kërkesa për tërheqjen e KFOR-it nga Kosova është më tepër kërcënim, sesa gjë reale

Kryeparlamentari i Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se kërkesa për tërheqjen e KFOR-it dhe UNIMK-ut nga Kosova, paraqet më tepër një kërcënim, sesa që mund të ndodh në realitet, raporton Tanjug. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha pak ditë më parë se një fuqi e madhe do të kërkojë tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Serbia. Daçiq në lidhje me këtë, ka thënë se nuk ishte befasuar me deklarimin e Vuçiqit, duke deklaruar se këto janë informacione politike dhe të inteligjencës që merr Serbia në lidhje me qëndrimet e vendeve të caktuara. Vuçiq të hënën në Bruksel takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku ndër tjera do të bisedojë edhe për informatat se një fuqi e madhe do të kërkojë tërheqjen e KFOR-it e UNMIK-ut nga Kosova.

Sot në Lipjan është konfiskuar një sasi rreth 400 kilogramë kokainë më vlerë 400 milion euro

Burimet e Top Channel bëjnë me dije se 2 ton e 200 kg kokainë janë kapur në Kosovë. Operacioni siç bëjnë me dije u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane, me sinjalizimin e DEA-s amerikane. Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia, e cila ka lejuar që kamioni të shkojë te porositësit. Sipas ABC News, kamioni ka qenë i mbushur me mish dhe i është vendosur çipi nëpër kontejner. Gjithnjë sipas kësaj medie, sasia e sekuestruar është 400 kg e jo 2.2 ton. Kontejneri u ngarkua në kamionin me tabela 01 263 OD në Portin e Durrësit. Policia shqiptare kishte dy muaj që priste për një sasi të tillë pasi ishte sinjalizuar nga DEA. Sekuestrimi i këtij kamioni u bë nga Policia e Kosovës. KOHA ka kontaktuar me Doganën e Kosovës, mirëpo këta nuk ishin të informuar për rastin. Ndërkohë, Policia deri në këto momente, nuk ka kthyer përgjigje. Kamioni me kokainë u kap në Lipjan Kamioni i kapur me sasi të mëdha të kokainës është kapur në Lipjan, sipas ABC News. Kamioni kishte 15 ditë që kishte mbërritur në portin e Durrësit, ndërsa Policia e Shqipërisë po priste vendin se ku do të shkonte kjo porosi, e cila u sekuestrua nga Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme. Sipas ABC News, kamioni barte 400 kg kokainë. Pritet të ketë paraqitje për media nga Policia e Kosovës në orën vijuese. SPAK-u ende po e peshon sasinë e kapur të kokainës në Kosovë ABC News ka siguruar fotot e kokainës së kapur në një kamion në Kosovës. Sasia prej kokainës ishte fshehur në një kontejner me mish që vinte nga Brazili. Ndërkohë kokaina ishte futur në disa pako kartoni, ndërsa ambalazhi dyshohet të jetë i ngjashëm me paketimin e mishit për t’u kamufluar. Siç mëson abcnews, bëhet fjalë për një operacion të kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte. Krahas DEA-s, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku kontejneri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës pasi u zbulua se cili do të ishte destinacioni final i tij. Më pas kontejneri u ngarkua në kamionin me targa 01 263 OD. Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, Arben Kraja ka thënë se sasia e vërtetë e kapur ende nuk dihet. “Operacioni i përbashkët mes SPAK, DEA-s, policisë italiane dhe asaj të Kosovës. Sasia e kokainës ende po peshohet”, ka thënë Kraja. MInistri i punëve të Brendshme tovës Sveçla pas kapjes së kokainës në Lipjan: Pas 14 shkurtit, Kosova nuk do të jetë më strehë e kriminelëve Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës bashkë me partnerët, për kryerjen e detyrës ku u kapen rreth 300-400 kg kokainë në Lipjan. Sveçla ka thënë se Kosova do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve. “Sot gjatë një aksioni të koordinuar me institucionet e partnerëve tanë, Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar, kokainë. Falënderoj institucionet e partnerëve tanë aleat që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre. Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit”. Ministri i Brendshëm ka shtuar se “pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës nuk do të jetë më strehë e kriminelëve”. Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë mbajtur konferencë për media pas konfiskimit të 400 kilogramëve të substancave narkotike të llojit kokainë, ku është bërë e ditur se janë arrestuar shtatë persona. Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi ka thënë se me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës autoriteteve italiane dhe atyre të Shqipërisë, janë konfiskuar 400 kg kokainë, vlera e të cilës arrin 20 milionë euro. Ai ka thënë se janë sekuestruar gjithashtu të holla, vetura dhe gjëra të tjera. Lumezi ka thënë se gjatë fazës së hetimeve janë përdorur masa të fshehta, ku janë përcjellë narkotikët nga Brazili. Ai ka thënë se puna e përbashkët ekipore dërgon porosi të qarta te grupet kriminale se do të përballen me Policinë. “Kemi bashkëpunuar me partnerët tanë. Kjo jo vetëm që ishte sfidë por edhe detyrim për ta luftuar krimin e organizuar”, ka thënë ai. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sabedin Mehmeti, ka thënë se ka pasur bashkëpunim me autoritetet italiane për përcjelljen e kësaj dërgese. Ai ka thënë se janë arrestuar shtatë persona dhe disa të tjerë janë në kërkim. Mehmeti ka thënë se institucionet e tri shteteve përfshirë edhe ato të Shqipërisë janë koordinuar mes vete. Ai ka deklaruar se dërgesa në Kosovë ka ardhur më datë 15 maj duke shtuar se palët sot kanë filluar aktivitetin kriminal për tërheqjen e saj. “Policia ka arrestuar personat e dyshuar. Prokurori i rastit ka autorizuar bastisjen edhe disa lokacioneve tjera. Dërgesa kishte destinacion edhe shtete të tjera. Deri më tani janë arrestuar shtatë persona shtetas kosovarë. Janë konfiskuar edhe telefona, vetura edhe një armë. Policia e Kosovës është në kërkim edhe të disa të dyshuarve tjerë”, ka thënë ai. Mehmeti ka thënë se operacioni është duke vazhduar dhe mund të ketë të arrestuar dhe bastisje të tjera. Sipas tij, momentalisht të arrestuar janë vetëm shtetas të Kosovës. Sot në Lipjan është konfiskuar një sasi rreth 400 kilogramë kokainë. KOHA ka siguruar pamje nga transporti i saj për në Prishtinë pas konfiskimit nga Policia. Në video ndër të tjera shihet se ajo është transportuar nën masa të shtuara të sigurisë. Pastaj ajo është futur brenda objektit nga personat përgjegjës.Policia identifikon kompanitë që trafikonin drogën e zënë në Lipjan Policia e Kosovës është në ndjekje të kompanisë Mcfood.al në rastin e drogës së konfiskuar në Lipjan. Sipas Qendrës Kombëtare te Biznesit (QKB), kompania Mcfood.al është regjistruar si kompani në nëntor të vitit 2020 me bashkëpronarë nga Shqipëria dhe Kosova. I.Sh. dhe B.H. janë bashkëpronarët e kësaj kompanie. KOHA mëson se kjo kompani ka seli në Lipjan dhe në Kavajë. Dyshohet se në Kosovë është aktive kjo kompani nëpërmjet kompanisë nënkontraktore "Seara", duke qenë se sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në kamion me këtë logo.

2021/05/15

Punesim me nepotizem







 


 







Me xhepa të thellë, Kina synon të rrisë ndikimin në Lindjen e Mesme

Për më tepër, shumë aktorë po ashtu janë më të kujdesshëm, kur bëhet fjalë për krijimin e iniciativave të reja që mund të shihen si rivalë të nismës “Brezi dhe Rruga” apo të çfarëdo iniciative që mund të shihet si anti-Kinë. Daniel Markey, profesor në Universitetin Johns Hopkins, njëherësh ish-zyrtar në Departamentin amerikan të Shtetit, tha se çfarëdo alternative që mund të krijohet në të ardhmen, duhet të mundohet që partneriteti të bazohet mbi standarde dhe norma të përbashkëta. Rritja e kompanive vendore të teknologjisë në Kinë përmes nismës “Brezi dhe Rruga”, i ka mundësuar këtyre kompanive që të kenë një pozitë dominuese në mbarë botën dhe e ka lejuar Pekinin që të vendosë standardet për shumë prej teknologjive të gjeneratës së re. Markey tha se çdo nismë e re duhet të fokusohet në sektorët krucialë dhe jo vetëm të investojë në infrastrukturë. “Në vend të hartimit të një strategjie që do t’i kundërpërgjigjej drejtpërdrejtë nismës ‘Brezi dhe Rruga’, qasja e Uashingtonit duhet të përdorë pikat e forta të SHBA-së dhe aleatëve të saj dhe jo të tentojë që ta mposhtë Kinën në lojën e saj apo në shtëpinë e saj”, tha ai.

Kina rrit ndikimin në Ballkan përmes universiteteve në Serbi

“Nisma ‘Brezi dhe Rruga’ tashmë ka humbur shkëlqimin”, tha për Radion Evropa e Lirë, Theresa Fallon, drejtoreshë e Qendrës për Studime Rusi, Evropë dhe Azi. “Pozicionet ndaj Kinës tashmë janë forcuar dhe ky është shansi i Evropës që të fillojë të mendojë në mënyrë strategjike për rajonin dhe më gjerë”. Ende janë duke u diskutuar idetë se si do të mund të dukej alternativa e Perëndimit, por me gjasë kjo alternativë pritet të mundohet që të forcojë marrëveshjet e kaluara dhe të varet nga fondet publike dhe private. Bashkimi Evropian më 2018 lansoi një plan të lidhjes dhe nënshkroi një marrëveshje me Japoninë më 2019. Këtë marrëveshje, ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe e kishte quajtur “një lidhje të qëndrueshme, të bazuar në rregullat e lidhjes që nga Indiano-Paqësori në Ballkanin Perëndimor dhe në Afrikë”. Shtetet e Bashkuara më 2018 kishin miratuar të ashtuquajturin Akt të Ndërtimit, që ka për qëllim rritjen e investimeve nga sektori privat në vendet në zhvillim dhe po ashtu lansuan “Rrjetin Pika e Kaltër” me Japoninë dhe Australinë më 2019, si një mënyrë për të pasur standarde në projektet infrastrukturore. Megjithatë, asnjëra nga këto nisma nuk ka dhënë rezultate konkrete, duke ngritur shqetësimin se Perëndimi nuk është në gjendje që të ofrojë një alternativë të vërtetë ndaj vizionit ekonomik, që mbështetet nga shteti, që e ka prezantuar presidenti kinez, Xi. Sipas Fallon, shtetet perëndimore nuk duhet të fokusohen që t’i ngjajnë iniciativës së Kinës, sa i përket volumit të financimit, por në vend të kësaj, duhet të shikojnë që të përdorin një shtytje të infrastrukturës, që projektet të ndërtohen me standarde më të larta dhe që të ketë më shumë transparencë gjatë negocimit të kontratave të projekteve. “Thjesht, prania në terren rrit ndikimin në Kinë, duke i bërë ata që të përmirësojnë ofertat e tyre dhe të jenë më transparentë, në mënyrë që të mund të konkurrojnë”, tha Fallon. Si mund të duket alternativa e Perëndimit? Teksa përpjekjet për të gjetur një alternativë për ta rivalizuar Kinën, nisma e Pekinit tashmë po përballet me shumë pengesa. Aktualisht, vendeve perëndimore iu mungon koordinimi në bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës. Prandaj, kjo e bën të pamundur që të materializohet një iniciativë e unifikuar që do të mund ta rivalizonte nismën “Brezi dhe Rruga”. Analistët thonë se çdo iniciativë që mund të ndërmerret në të ardhmen nga Perëndimi, me gjasë do të jenë një përzierje e projekteve të ndara, por të koordinuara në mes të aktorëve të ndryshëm, siç janë Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Japonia dhe India. “Interesi politik rreth kësaj ideje është duke lëvizur, por krijimi i një alternative të përbashkët dhe si do të mund të dukej ajo, ende nuk është zhvilluar”, tha për Radion Evropa e Lirë, Andrew Small, anëtar i Fondit gjerman Marshall në Berlin. “Ka qenë mjaft e vështirë për sistemin e çdo shteti që ta bëjë këtë vetë, e jo më që të gjithë shtetet të bashkëpunojnë dhe të koordinohen së bashku”. Një tjetër pengesë potenciale është financimi. Përderisa institucionet publike nga shtetet e G7-ës mund të ofrojnë financim, një pjesë e madhe e fondeve do të duhej të vinte nga sektori privat, që tradicionalisht është më hezitues që të përfshihet në projekte të mëdha infrastrukturore.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...