Agjencioni floripress.blogspot.com
2021/05/20
Enver Bytyci “Historia e shqiptarëve për të huajt”?! Çfarë do të thotë kjo? Nga Luigj Shkodrani
Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi
Qeveria e neo – socialistëve në Shqipëri ka planifikuar miliona dollarë amerikanë për të shkruar një histori të shqiptarëve, siç e quan ajo, në tri volume, prej antikitetit e deri në rënien e diktaturës komuniste në vitin 1990. Sipas deklarimeve kjo histori do të shkruhet në tri volume dhe do të adresohet për studiuesit e huaj. Edhe Ramiz Alia në vitet e qeverisjes së tij në vitet 1980 inicoi dhe realizoi një tekst të Historisë së Shqipërisë në katër volume, por pa e specifikuar si destinacion për të huajt. Duket se ideologjizimi nis që në momentin kur një punim shkencor realizohet me qëllime propagandistike. Ndryshe nuk kishte kuptim nocioni “Historia e Shqiptarëve” për të huaj. Ndërkaq është e ditur se studiuesve të huaj nuk ua imponon askush çfarë referimesh të kenë në kërkimet e tyre shkencore!
Nuk kam dashur të paragjykoj asgjë për një iniciativë të tillë. Por debatet e zhvilluara këto kohët e fundit për realizimin e një projekti si ky i kanë shtuar dyshimet në sensin e dilemës, nëse do të kemi përfundimisht një histori reale e jo të njëanshme të popullit shqiptar. Historianët e ngarkuar për realizimin e këtij projekti edhe pse të njëanshëm nga përkatësia nuk do të kishte sens t’i paragjykonim thjesht për këtë shkak. Në fund të fundit secili ka të drejtën të mendojë e të besojë atë që dëshiron.
Megjithatë diskutimet në studiot televizive na japin përshtypjen se këta historianë janë historianë të llogoreve. Shumica prej tyre qëndrojnë fort në llogoren e pozicionit doktrinar të diktaturës së komunizmit. Ndonjë prej tyre madje në konflikt interesi në raportin që ka me vetë familjen e diktatorit. Edhe pse i kualifikuar për historinë e mesjetës, një historian i tillë nuk ngurron të flasë p.sh për “nacionalizmin e diktatorit Hoxha”! Ndërsa një bashkëkoleg i tij e ndan historinë e diktatorit në dy pjesë e në dy ngjyra, bardh e zi,, gjë që nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh në asnjë vend të botës. Ndërkohë ngurron haptazi të ridimensionojë historinë e Mbretërisë Shqiptare!
Në vend që të diskutohet metodologjia e hartimit të këtij projekti për historinë e shqiptarëve, diskutohet përmbajtja ende pa nisur të skedohen dhe sistemohen të dhënat që ekzistojnë. Dhe ende pa nisur puna, grupi i historianëve që do ta shkruajë “historinë” ka formuluar qëndrimin për epokat dhe personalitetet kombëtare shqiptare të historisë. Ajo që bie në sy në debatet televizive lidhet sidomos me përpjekjet për të justifikuar krimet e diktaturës komuniste dhe për të rënduar pozitën e Mbretit Zog me deklarata politike të kohës?! Shkurt, “historianët” e indoktrinuar do të bëjnë “historinë e paanshme”! Dhe se këta historianë janë të tillë na njoftuan ende pa nis puna përmes studiove televizive. Na thanë se kjo histori nuk do të ketë asnjë ndryshim përmbajtësor me tekstet e kaluara.
Për mua një tekst i Historisë së Shqipërisë është i vonuar. Realizimi i një vepre të tillë është domozdoshmëri, ashtu si edhe pastrimi i teksteve shkollore dhe universitare nga indoktrinimi dhe ideologjia e së majtës ekstreme. Një histori e tillë nuk ka pse të cilësohet si “Histori për të huajt”, siç u paraqit projekti në studiot televizive! Asnjë vend i botës nuk ka dy histori, një për të huajt dhe një për vendasit! Vetë koncepti “Histori për të huajt”, është dëshmi e politizimit ose njëanshmërisë së këtij punimi. Nëse e pranojmë këtë tezë, atëherë duhet pranuar se grupi i punës do të bëjë një histori të modelit komunist, me të cilën t’i paraqesë shqiptarët para botës si njerëz , të cilët “Në gojë të ujkut hedhin valle”!
Nga ana tjetër thuhet se kjo do të jetë “Historia e Shqiptarëve” dhe jo “Historia e Shqipërisë”! Por askush nuk e di se si do të trajtohet kjo histori! Çdo të thotë “Histori e Shqiptarëve” dhe çfarë është “Historia e Shqipërisë”?! Nëse deri në vitin 1913 historia e shqiptarëve ishte e njejtësuar, kjo nuk do të thotë se territoret shqiptare në Ballkan deri në këto kohë nuk i korrespondonin së paku si njësi gjeografike edhe Shqipërisë! Nëse pretendohet që të trajtohet si e tillë historia e Shqipërisë pas shpalljes së pavarësisë së saj e deri sot, në kushtet e vendosjes së sundimit serb në Kosovë dhe territoret shqiptare përtej kufijve, atëherë kjo histori është e ndarë në pikëpmje të zhvillimeve politike, demografike, deri diku edhe kulturore, përveçse zakonore e gjuhësore. Si do të bëhet kjo? A ka historianë të Kosovës dhe shqiptarë të Maqedonisë të inkuadruar në këtë projekt? Apo historianët e Tiranës do t’u imponohen atyre në Prishtinë e në Shkup?! Kush do të merret me Kosovën, me historinë e shqiptarëve të Maqedonisë, atë të Luginës, shqiptarëve të Malit të Zi dhe me Çamërinë?!
Pa pretenduar të bëja një punim shkencor në këtë rast për këtë temë, mua më shqetëson gjithashtu fakti se cila do të jetë metodika e hartimit të kësaj historie! Do të jetë një kronologji ngjarjesh? Do të jetë një histori vetëm politike e nacionale, apo edhe me studime në fushën e kulturës, demografisë, ekonomisë, mirëqenies, besimit fetar për çdo epokë? Historiani i ideologjizuar do të shkruajë edhe zhvillimet dhe shkallën e emancipimit shoqëror e kulturor, apo do të ketë studiues të fushës përkatëse?! Po për strukturën e shoqërisë do të shkruhet?
Dhe jo vetëm kaq, por në studiot televizive kërkojnë përgjigje disa momente kyçe gjithashtu. P.sh si do të zhvishet historia jonë nga mitet politike e historike, të cilat pengojnë të thuhet e vërteta?! A do të flitet për kulturën në qytet e kulturën në fshat, për arsimimin dhe krijimin e elitave, për kriminalitetin dhe banditizmin, kur fenomene të tilla e kanë zotëruar sjelljen e shqiptarëve, për lëvvizjen e popullsisë dhe migracionin, si dhe shkaqet e tij, duke filluar nga mesjeta e këtej. A do të zenë vend modeli familjar, reformat e shumta nga antikiteti e deri sot, tradita e zejtarisë dhe proto-industrializimit, çeshtjet e mentalitetit dhe sistemit ekonomik, ato të urbanizimit, civilizimit dhe socializimit, si dhe ruralizimit?! Si do të trajtohet oksidentalizmi dhe antioksidentalizmi në psikologjinë, marërdhëniet shoqërore, kulturore dhe politike? Çfarë vendi do të zejë raporti midis mangësive akademike dhe zhvillimeve në këtë fushë, ose ai midis kulturës së përgjithshme dhe kulturës së lartë të elitave?! E deri te ajo se cila është shkalla e kulturës politike dhe e organizimit shoqëror në çdo fazë të zhvillimit historik të vendit! Cili është (ishte) modeli kushtetues dhe ligjor gjithashtu!
Tri volumet do të shtrihen deri në vitin 1990, kur u shemb deiktatura komuniste. Ndërkaq mbeten të palëvruara tri dekadat e fundit. D.m.th do të ketë përsëri një histori të paplotë. Do të mungojnë në të ndryshimet kushtetuese, strukturore, ekonomike, politike të post diktaturës. Nuk do të njohin ende shqiptarët shkaqet dhe pasojat e anarkisë së vitit 1997. Nuk do të mësojnë për proceset integruese në strukturat euro-atlantike. Nuk do të plotësojnë dijet e tyre me zhvillimet në Kosovë ose në Maqedoni e e gjetkë ku jetojnë shqiptarët. Do mungojë historia e krijimit të shtetit paralel në Kosovë, historia e luftës dhe e bombardimeve të NATO-s për çlirimin e saj, historia e krijimit të shtetit etj. Pse? Sepse qeveria dhe Akademia e Shkencave janë në dilemë: – Nuk duan të ndajnë fajet dhe sukseset me të të tjerët!
Askush nuk e di gjithashtu, nëse kjo histori do të ketë referenca krahasuese me fqinjët ose jo si në sistemin politik ashtu dhe në qëndrimet dhe formulimet politike, në zhvillimin ekonomik e të mirëqenies, në zhvilimin arsimor e kulturor, në urbanizim e deri te aleancat!
Pra, do të ketë përsëi një histori skematike me ngjarje dhe personazhe politike e ushtarake të saj, apo do të kemi një histori gjithëpërfshirëse?! Për t’u dhënë përgjigje të gjitha këtyre dilemave, që duken proçeduriale e metodike, por në fakt formësojnë përmbajtjen e punimit, duhet një ekip, i cili të ishte i zhveshur nga paranojat, konceptet dhe ideologjitë e njëanshme dhe i pandikuar nga politika ditore! Pikërisht këto i mungojnë këtij projekti shumë të rëndësishëm për të hartuar një “Histori” të pretenduar për shqiptarët dhe jo për Shqipërinë!
2021/05/17
Ismail Kadare: “Albin Kurti është shpresa e vetme për Kosovën, drita e vetme…”
Ismail Kadare është shkrimtari me i madh i letërsisë shqipe dhe jo vetëm, ai gjithashtu është kandidat i çmimit nobel në letërsi.
I pyetur për zgjedhjen e Albin Kurtit kryeministër ai ka thënë se e sheh të Albin Kurti shpresën e vetme për Kosovën.
Shumë përpara divorcit, Bill Gates kishte një reputacion për sjellje të dyshueshme me punonjëset
Kur Melinda French Gates vendosi t’i japë fund martesës së saj 27-vjeçare me Bill Gates, burri i saj njihej publikisht si pionier i programeve kompjuterike, miliarder dhe filantropist global.
Por në rrethe të tjera Bill Gates kishte krijuar një reputacion për sjellje të dyshueshme në ambjentet e punës, dhe këto të fundit po marrin vëmendje tani gjatë divorcit të një prej çifteve më të fuqishme të botës.
Në 2018, zonja French Gates nuk ishte e kënaqur me trajtimin që burri i saj po bënte ndaj një pretendimi për ngacmim seksual nga financieri i vjetër i Bill. Kur zoti Gates lëvizi për ta mbyllur çështjen në mënyrë konfidenciale, zonja French Gates insistoi për një hetim të jashtëm. Por menaxheri i tij Michael Larson, mbetet në vendin e tij të punës.
Në të paktën disa raste, zoti Gates kishte përndjekur femra që punonin për të në kompaninë Microsoft dhe në fondacionin Bill e Melinda Gates, sipas personave me njohuri për çështjen.
Në vitin 2019, bordi i drejtorëve të Microsoft, ku merrte pjesë dhe zonja Gates, hapi një hetim për një nga rastet kur Bill raportohet se “kishte kërkuar marrëdhënie intime me një punonjëse në vitin 2000,” tha dje Frank X. Shaw, zëdhënës i Microsoft. Një vit më vonë zoti Gates dha dorëheqjen nga bordi Microsoft.
“Ka pasur një çështje para 20 vjetësh që u mbyll në mënyrë miqësore,” tha Bridgitt Arnold, zëdhënësja e Gates. “Vendimi tij për largimin nga bordi nuk kishte lidhje me këtë çështje”, shtoi ai.
Dhe më pas është çështja e Jeffrey Epstein, me të cilin Gates ishte njohur që prej vitit 2011, tre vjet pas akuzave të para për trafik seksual ndaj Epstein, dhe nxitje të prostitucionit nga vajza minorene.
Zonja French Gates kishte shprehur sikletin e saj për shoqërimin e të shoqit me një shkelës seksual të dënuar, por zoti Gates vazhdoi ta bënte këtë.
Kështu që kur në vitin 2019, marrëdhënia mes Gates dhe Epstein doli në syrin e publikut, zonja French Gates nisi procedurat e divorcit duke u konsultuar me avokatët, procesi që kulminoi këtë muaj me njoftimin zyrtar.
Shumë burime thonë se zoti Gates është përfshirë në disa marrëdhënie në ambjente pune, që nuk i shkojnë per shtat drejtuesit të një prej kompanive më të mëdha të botës dhe një prej filantropëve më me influencë.
Zoti Gates e zonja French Gates takoheshin në punë dhe teknikisht ai ishte shefi i saj. Ai drejtonte grupin Microsoft, ku ajo kishte nisur të punonte prej vitit 1987. Gjatë marrëdhënies së tyre ata shpesh përmendin detaje romantike të lidhjes së tyre.
Por pas martesës së tyre në 1994, Gates raportohet se nisi ‘ndjekjen’ e grave nëpër zyrat e tij, siç ishte rasti i vitit 2006, kur pas prezantimit të një punonjëse të Microsoft, Gates, i kërkoi asaj të dilnin për darkë bashkë. “Nëse kjo të vë në siklet, hiqu sikur nuk ka ndodhur kurrë”, i shkruante ai mes të tjerash punonjëses së tij.
Prsidenti serb Aleksandër Vuçiç ha byrek përpara takimit me Kurtin: Do jetë javë e vështirë!
Përmes një fotoje në profilin e tij në Instagram, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tregoi sesi po përgatitet për javën e ardhshme, kur e pret një darkë pune në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
“Byrek dhe kos, përgatitje e shkëlqyeshme për javën e vështirë përpara. Ne kemi takime të rëndësishme e besoj dhe të suksesshme në Lubjanë, Bruksel dhe Pragë. Parimet politike janë forca jonë, dhe bashkëpunimi me Europën dhe botën na garanton siguri ekonomike dhe një të ardhme më të mirë për ne. Rroftë Serbia”, shkroi Vuçiç në krah të fotos.
Takim joformal, i thirrur nga shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell shihet si një zhvillim i dobishëm në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes shteteve. Ai do të përbëjë të parën herë që Vuçiç dhe kryeministri Kurti takohen përballë. Një ditë më parë, presidenti serb iu rikthye temës së ndryshimit të kufijve, duke thënë se është kundër saj, por shtoi se një ide e tillë do të mund të gjente zbatim nëse do të mandatohej nga Kombet e Bashkuara ose një institucion tjetër.
Gjatë javëve të fundit, mediat në rajon, por edhe më gjerë, kanë shkruar për idetë për ndryshimin e kufijve të vendeve në rajonit të Ballkanit si mundësi për të zgjidhur çështjet e mbetura si të pazgjidhura nga procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Covid shpejton plakjen/ Të sëmurët pas shërimit shfaqin probleme serioze në lëkurë
Pacientët, të cilët kanë kaluar Covid-19, përveç patologjive të tjera, të cilat u janë rendur po manifestojnë edhe probleme serioze në lëkurë deri dhe plakje të saj.
Mjekja dermatologe Monika Fida thotë se ka një numër të konsiderueshëm pacientësh të cilët paraqiten për vizitë për shkak të ndryshimeve që kanë pësuar në lëkurë post Covid.
Mjekja dermatologe Fida sugjeron të gjithë ata që kanë kaluar Covidin të konsultohen me dermatologët pasi përveç patologjive për të cilat ata kanë vuajtur më parë, si ekzemat dhe të tjera që janë agravuar, ka pacientë tek të cilët janë shfaqur rishtas sëmundje të lëkurës.
Por, ndërkohë që janë vënë re dëmtime të thonjve dhe të flokëve.
Si për plakjen e lëkurës por edhe për sëmundjet e saj ndikon se në çfarë gjendje e kanë kaluar sëmundjen e Covid qytetarët, pasi sa më rëndë ta kenë kaluar aq më shumë pasoja post Covid manifestojnë.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...