Agjencioni floripress.blogspot.com
2021/05/21
Ekrem Gegë Gërvalla – O BACË, KULLU NJËHERË
O bacë, sa të ligj paskemi qenë! Sot kur çika jote e bija jonë Donika, ndodhet në rrezik jete nga bandat e SHIK-ut, ne vëllezërit tuaj i kemi shti veshët n‘lesh dhe asnjeri prej nesh nuk po e thotë, të paktën, një fjalë në mbështetje të saj, në mbështetje të bijës tonë e në mbrojtje të nderit të fisit e kombit, por bacë, njëherë e një kohë, kur ishte në pyetje rrahagjoksi e krenaria e gjakut tuaj, ne, bridhnim me fotografin tende në gjep!
Atëherë, o bacë, ishin vërsul çakejtë e UDB-së e nuk lanë gurë pa rrotullu derisa të gjetën e të vranë ty, shokun e idealit dhe vëllain tuaj të bardhë e faqebardhë, kurse ne, atëherë u arsyetuam se nuk kishim çfarë të bënim më shumë për ty e fëmijët tuaj që u rritën jetim dyerve të botës! Por, sot o bacë, kush po na ndalon ta mbrojmë nderin tuaj të nëpërkëmbur? Kush po na ndalon ta mbrojmë bijën tonë të madhe që kësaj radhe nuk ia dhamë atdheut “me fishek në pajë”?
Shih o bacë, njëfarë Dardani i Molliqve, njëfarë Abelardi i shkalafendët i Tahirve, nëfarë filozofi i Latifëve (po kur ka dalë ndonjë filozof nga Latif agai, o bacë?), njëfarë Blerta e Deli begut dhe njëfarë Eliza e hoxhallarët (që po e thërret ezanin se Allahu po kërkon kurban), sot po ta sulmojnë bijën tuaj e tonën, bijën e fisit e nderin e kombit! E këta çakej s’janë gjë tjetër veçse nipa e mbesa të Rankoviqit e dora e fshehtë e Vuçiçit që po pështyn në fytyrën tonë të bardhë si bora.
O bacë, kollitu njëherë nga varri e tregona pse ju vranë! Hiqe atë rrasë të rëndë varri e jep kushtrim se si duhet të mbrohet bija jonë e madhe, bija e fisit e princesha e kombit? Dil bacë e tregona çfarë ngjyre ka gjaku që e derdhe për këtë tokë, se ne, nuk po e dallojmë dot! Tregona bacë shijen e hidhur të robërisë se jemi qorra e nuk po shohim as pikën e kristaltë të lotit të nënës Ajshe që pa mundohen ta çnderojnë zagarët e Hashimit atje, në varr!
O bacë, të betohem edhe sot, qysh t’u betova atëherë se sa të jem gjallë e në bazë të rrethanave që do të më krijohen do ta mbroj familjen e fisin, atdheun e shqiptarinë… do ta mbroj Donikën tonë të madhe, princeshën e kombit! Tek e fundit ajo është e jona, është Gërvallë e lindur gjakpastër e në robëri, e rritur në krisma plumbash e larë në gjakun e t’et e lotin e nënë sy-Zanë!
Çakej, aty mos prekni! Ne, i dalim Zot.
Ekrem Gërvalla
Stuttgart 09. 05. 2021.
Lisen Bashkurti – Ukshin Hoti- Nje i lire I burgosur dhe i burgosur i lire
Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Keto dite populli i Kosoves ka shpalle “Javen e Ukshin Hotit”. Nje promemorie e merituar per nje njeri te permasave te jashtzakonshme te se shkuares, te sotmes dhe te ardhmes se Kombit Shqiptar.
Ne kujtesen e popullit shqiptar Ukshin Hoti ngrihet gjithnje e me shume si nje profil i larte dhe i trazuar, plot virtyte te ndritshme, me nje mendje intelektuale brilante dhe me veprimtari te paepur qytetare dhe patriotike.
Me jeten e tij dramatike, Ukshin Hoti na krijon ndjesine e atij personaliteti te larte, qe jeton mes nesh dhe njekohesisht na mungon, qe na dhemb ne shpirt e njeherazi na frymezon, qe na brengos me dilemat e qenies e mosqenies se tij e ne te njejten kohe na ndrin me vizionet e ideve te tij.
Ukshin Hoti eshte filozofi politik me modern ne shkencat tona bashkekohore. Ne vepren e tij filozofike Ukshin Hoti hedh themelet e filozofise politike bashkekohore me nje thellesi mendimi, pasuri metodologjie dhe zhdervjelltesi stilistike unike.
Ukshin Hoti eshte njohesi me i thelle dhe me i avancuar i te drejtes nderkombetare publike ne hapsirat shqiptare. Ne studimet e tij Ai gershetonte filozofine politike bashkekohore me kulturen e gjere juridike nderkombetare, duke na dhene analiza dhe prognoza vizionare e te ndritura per te ardhmen politike te Kombit Shqiptar.
Ukshin Hoti ishte intelektuali i pakompromis me te keqen. Ai qendronte mbi uren e psheretimave te disa krijuesve bashkekohes te tij, ngrihej mbi arratisjet ne mitologji te disa shkrimtareve te tjere shqiptare, lartesohej mbi filozofet materialiste vulgare dhe dogmatike te qarqeve politike dhe akademike, ballafaqohej me arguemente te padiskutueshme me hijenat e “bashkim-vellazerimit” ne Kosove e jashte saj.
Ukshin Hoti eshte veprimtar dhe lider politik i ralle ne historine politike te popullit shqiptar. I zgjuar, i mprehte, krenar, orator, karizmatik-Ukshin Hoti la gjurme te pashlyera tek kushdo qe pati rastin ta takonte, ta njihte dhe ta degjonte. Jehona e fjales, tonit, emocionit te Ukshin Hotit eshte kumbuese edhe ne ditet tona. Dhe e tille do mbetet perjete.
Ne Jugosllavine e AVNOJ-it Ukshin Hoti ishte i burgosur gjate gjithe jetes se tij te lire, por do mbetej i lire gjate gjithe jetes se tij te burgosur. Ne vepren e tij per jeten prapa hekurave, Ukshin Hoti i thyen barrierat e burgut. Ai rrefen qe vetem trupi i tij mund te ndalohet prapa hekurave. Ndersa mendimi i tij nuk mund te prangosej. Mendimi filozofik, politik e patriotik i Ukshin Hotit do te mbetej lumturisht i lire.
Ukshin Hoti eshte jeta tipike tragjike e humanistit, iluministit dhe atdhetarit shqiptar. Ai rron midis qenies dhe mosqenies, midis dukjes dhe zhdukjes, midis dhimbjes dhe shpreses, midis te kaluares e te ardhmes. Ukshin Hoti lindi qe te mbetej perhere i tille midis nesh. Ai eshte e kaluara e gjalle, e bartur ne projektin madhor te ardhmerise se Kombit Shqiptar.
Ndrek Luca, malësori nga Dukagjini që e shndërroi në kult artin skenik
Nga Luigj Shkodrani
Vitet ikin, por emri dhe vepra e të madhit Ndrek Luca mbetet emblematike e traditës së artit skenik shqiptar. Tipat dhe karakteret që ai solli me një mjeshtëri të admirueshme, e kanë shndërruar Ndrek Lucën në një prej korifejve të artit skenik. Rolet e tij, pavarësisht se shumican prej tyre e përbëjnë personazhet negativ, mbeten të papërsëritshëm dhe konkurues përnga niveli interpretativ, plastika dhe origjinaliteti i jetësimit.
Ndrek Luca lindi më 3 shtator 1927 në Dukagjin dhe u shua më 16 janar 1993.
Aktivitetin e tij skenik e filloi në vitin 1950 me Teatrin e Ushtrisë, ku bënin pjesë dhe aktorë të tjerë me emër. Nën drejtimin e regjisores Zina Andri, ai interpreton në dy pjesë teatrale dhe pas një viti kalon në Teatrin Kombëtar si aktor profesionist. Roli i tij i parë është ai i Shpen Gjeto Plakut në dramën “Halili dhe Hajria”. Ishte ky rol, ku spikati talenti i tij dhe i hapi rrugë roleve të tjera për më se 30 vjet në skenë.
Nga viti 1951 e deri në vitin 1987, vit kur doli në pension, Ndrekë Luca realizoi mbi 100 role në skenë.
Filma: “Detyrë e posaçme”, “Komisari i Dritës”, “Oshëtimë në bregdet”, “Dueli i heshtur”, “Prita”, “Njësiti gueril”, “Plagë të vjetra”, “Gjurma”, “Operacion zjarri”, “Shtigje lufte”, “Shpërthimi”, “Në fillim të verës”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Pylli i lirisë”, “Tinguj lufte”, “Thirrja”, “Nga mesi i errësirës”, “Udha e shkronjave”, “Mysafiri”, “Nusja”, “Një natë pa dritë”, “Qortimet e vjeshtës”, “Balada e Kurbinit”, etj.
Teatër: “Halili dhe Hajria”, “Shtatë Shalianët” (aktor dhe autor), “Dragoi i Dragobisë”, “Familja e peshkatarit”, “Trimi i mirë me shokë shumë”, “Toka jonë”, “Arturo Ui”, “Në anën tjetër”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Përmbysja”, “Baca i Gjetajve”, “Epoka para gjyqit”.
Çmime: 1976, Medaljon dhe çmim në Festivalin e I të filmit (“Rrugicat që kërkonin diell”, Gani Herri) 1983, Medaljonin e Festivalit të V të Filmit (“Flaka e maleve”, zejtari) 1990, Medaljon në Festivalin e IX të filmit (“Balada e Kurbinit”, pashai)
Dukagjinasi që superonte dhe donte origjinën
Nuk ishte malësori i ashpër që ecte me mentalitetin e kohës, por megjithatë Dukagjinin e kishte të ngulitur thellë në mendje dhe zemër. “Ndreka ka lindur në thelb të varfërisë materiale. Ka lindur në Dukagjin, e më pas ka zbritur në Shkodër”, thotë gruaja e tij, Mimika, duke shtuar se Ndreka gjithmonë ka ndier një detyrim shpirtëror ndaj prejardhjes së tij. “Njerëzit e veriut e kanë pasur derën të hapur dhe rrinin me ditë në shtëpinë tonë, aq sa edhe sot djali, Gjergji, thotë se është dukagjinas”.
Miqtë e paktë të Ndrekës
Qëndronte shumë me njerëzit, por miqtë e ngushtë ishin të paktë. Kishte një shok të ngushtë në Shkodër, një punëtor në Tiranë. Me Petro Markon ishte shumë i lidhur, si dhe kompozitorët shkodranë Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi etj. Shumë mik kishte edhe Halim Gjakovën, me të cilin hanin çdo mëngjes bukë misri me djathë”, kujton bashkëshortja e aktorit të madh, Mimika, duke shtuar se Ndreka nuk ishte natyrë që pinte dhe ishte tepër familjar.
Kur Luca interpretonte Makbethin
Pavarësisht nga shkollimi si pilot, ai ishte autodidakt në drejtim të artit. Në bibliotekën e tij i gjen të gjithë veprat filozofike të të gjitha rrymave. “Duke lexuar jashtëzakonisht shumë, ishte ai që ishte. Kur u kthye nga studimet në Jugosllavi kishte vetëm valixhe me libra dhe asnjë gjë tjetër”, kujton duke shtuar se edhe më i madh ishte pasioni i tij për skenën. “Edhe kur ka qenë në reanimacion, pasi ka pësuar infarkt mbante “Makbethin” nën jastëk. Jam tmerruar kur e kam parë. Pas tri ditësh shkoi në Shkodër të luante”.
Vlerësimi i vonuar i shtetit
Shteti vendosi ta nderonte, atëherë kur të gjithë e quanin Artist i Popullit, edhe pse nuk ia kishin dhënë këtë titull. E ndjente këtë vlerësim ngado, te njerëzit që e përshëndesnin rrugës dhe tek ata qindra kartolina që i dërgonin, sidomos shqiptarët e Kosovës. “Vlerësimi shtetëror, megjithatë iu dha, edhe pse me vonesë. Por ka vuajtur shumë për të arritur deri atje. Ishte çdo moment i shqetësuar. Për një natyrë të drejtë, çdo padrejtësi ishte dhimbje. Këtu qe një popull i tërë që i qe bërë një padrejtësi e madhe, e llahtarshme”, thotë Mimika, duke shtuar se Ndreka ishte titanik në forcën e tij.
2021/05/20
Gërvalla dhe Çeku i dërgojnë letër Presidentit të Europa Nostra për Manastirin e Deçanit
Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i kanë dërguar letër Presidentit Ekzekutiv të Europa Nostra në lidhje me përfshirjen e Manastirit të Deçanit në listën e monumenteve më të rrezikuara në Europë.
Vendimi i Europa Nostra është i padrejtë dhe i ndikuar politikisht. Gjatë procesit, Europa Nostra nuk e ka vizituar Kosovën e Manastirin, dhe nuk është konsultuar me palët e interesit. Manastiri i Deçanit dhe çdo kishë ortodokse në Kosovë gëzojnë nivelin më të lartë të sigurisë. Me këtë letër, Ministrat ftuan organizatën Europa Nostra në Kosovë për ta parë nga afër monumentin dhe për të biseduar me banorët e zonës, klerikët e Manastirit, organizatat e shoqërisë civile, profesionistët, institucionet e sigurisë, organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, zyrtarët e shtetit dhe të tjerët. Dëmi që iu shkaktua reputacionit të Kosovës me këtë vendim të pabazuar duhet të kompensohet pa vonesë.
Më poshtë ju ftojmë të lexoni letrën e plotë në gjuhën shqipe:
—
I nderuari z. Hermann Parzinger, President Ekzekutiv i Europa Nostra,
Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës shprehim shqetësimin tonë për vendimin e Europa Nostra për të përfshirë Manastirin e Deçanit në listën e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë”. Jemi të bindur që ky vendim është i pabazuar, pasi nuk përkon me faktet në terren. Për më shumë, vendimi është qartësisht i ndikuar politikisht, një praktikë e paprecedentë në historinë me reputacion të lartë të Europa Nostra.
Ne ju ftojmë të vizitoni Kosovën dhe shihni nga afër gjendjen e Manastirit të Deçanit. Gjatë marrjes së këtij vendimi keni neglizhuar një dimension esencial, konsultimet me palët e interesit, ndërsa keni marrë për bazë një tekst tendencioz dhe joprofesional të organizatës nominuese. Prandaj, ju ftojmë të vini dhe të bisedoni me banorët e zonës, klerikët e Manastirit, organizatat e shoqërisë civile, profesionistët, institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë, organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, zyrtarët e shtetit dhe të tjerët.
Është vlerësim i pavarur dhe profesional i institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të rendit dhe sigurisë që kishat ortodokse në Kosovë gëzojnë nivel të lartë sigurie dhe nuk janë të rrezikuara. Me shpalljen e pavarësisë, shteti i Kosovës ka miratuar të gjitha garancitë kushtetuese, ligjore, institucionale dhe politike për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve joshumicë në vendin tonë. Republika e Kosovës është plotësisht e përkushtuar për mbrojtjen e të gjitha aseteve të trashëgimisë kulturore të vendit, e në veçanti të kishave dhe manastireve ortodokse, klerit ortodoks, praktikuesve të fesë e komuniteteve joshumicë.
Institucionet e Republikës së Kosovës janë instanca më e lartë e mbrojtjes së aseteve të trashëgimisë kulturore në vend. Ne e mbrojmë trashëgiminë tonë. Trashëgimia jonë është universale, ajo i takon krejt njerëzimit, brezave të kaluar, të tashëm dhe të ardhshëm. Në këtë frymë, ju ftojmë për bashkëpunim parimor me synim mbrojtjen sa më efektive të trashëgimisë kulturore. Jemi kundër instrumentalizimit të trashëgimisë kulturore për përfitimet politike të njërit shtet apo tjetrit.
Vizita e delegacionit tuaj në Kosovë propozojmë të realizohet sa më shpejtë. Dëmin që ia keni shkaktuar reputacionit të Kosovës me vendimin tuaj të padrejtë dhe të pabazuar, duhet ta kompensoni pa vonesë. Jemi të prirur të besojmë që rezultati i vizitës dhe vlerësimit tuaj të gjendjes do të rezultojë me rishikimin e listës tuaj duke e larguar Manastirin e Deçanit.
Me respekt,
Donika Gërvalla-Schwarz
Zv. Kryeministre
Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Kameleonët abstraksionist
Me bindje të plotë i pranoj thëniet dhe faktet e të moçmëve tanë të nderuar që: “Natyra njerëzore njihet nga veprimet që bëjnë dhe jo nga fjalët, pasi fjalët shkojnë dhe i merr era.”
Unë, nëse duhet të krijoj, shpesh ndaloj mes ankthesh dhe mendimesh që më lodhin, e bëj këtë me një analizë kronologjike, dhe më befason më shumë fakti se si i kam lënë tërë këto vite të shkojnë në rrjedhën e kësaj monotonie absurde.
Konkretisht dua të sjell disa fakte shqetësuese, se çfarë po bëjnë për artin njerëzit e pushtetit drejtues në vendin tim…
Arti ka marrë një formë aisbergu që të sjell drithmën me rënkimet të shkuarës dhe pasthirmat e të nesërmes pa rrugë dalje…
Artistët të hallakakatur, të pa vlerësuar dhe pa përkrahje nga institucionet përkatëse shteterore janë përballë një pasqyre gjigande që aktron vetveten, dhe ku roli pret venitjen me moshat tona që zënë ulërijnë me komedinë që nuk mund qeshë kurrë…
Aktorët humbën skenat që gjëmonin nga duartrokitjet artdashëse. Sot, këta aktorë edhe pse janë pensionistë, rolet e pafund nuk mund t’ia kompesojnë këtë shpërblim qesharak mediokër dhe poshtërues pushtetar. Një artist në opera, koncertist, apo instrumentist që akoma deputon dhe shpalos talentin me dinjitet, sot kanë një vlerësim qesharak në vlerë materiale monetare, pasi talentet vihen në raport me vlerësimin minimal jetësor të mbarë vendit… Por ulkonjat numërojnë paratë në natën pa hënë si në përrallat me Ali babanë me 40 hajdutë… Krim, krim që as Homeri vetë nuk mund t’ia lejojë vetes ta verë në skenë këtë akt poshtërues…
Këta pushtetarë, ne vetë i kemi zgjedhur edhe votuar, ky si një gabim fatal nga pabesia dhe mos njohja e ngjyrave të vërteta që ata fshehin nën lëkurë…
Por përsëri dua të kthehem tek senset e mia, dhe pyes; “A ka ndonjë sekret, apo truk jo të dukshëm në këto kolltukë ku ulen këta pushtetarë, dhe që na shndërohen në përbindsha dhe në kllounë modernë të pallateve mbretërore…?!
Kollarexhinjtë, që sot po bëjnë politikën e vendit manifestojnë, trumpetojnë dhe premtojnë një ton, por shpërblimi që japin është një notë të vetme muzikore të pa jetë, ku vetëm klithmat dhe qeshjet e tyre histerike bëjnë një koncert abstraksionist të tërë premtimesh…
Oh çmenduri… dhe ju me këto bla… bla… blatë e kohëve destruktive… !!!!
Pra, vetëm fjalë, premtime boshe, artikuj gazetash që publikojnë genjeshtra magjepse të cilat marrin jehonë në mediat televizive apo edicionet speciale, ku rolet “aktoreske” luhen nga politikanët tanë “të supër talentuar”. Këta, të vetëquajtur “aktorë”, krekosen duke zaptuar shpesh e më shpesh ekranet televizive përmes çarmeve të lukut pompoz, të pantallonave të kuqe, këmishës së verdhë, dhe çorapeve të bardha si një dominim të një kameleoni abstraksionist, por le ta quajmë “modern”…
Rëndësia e sfidës së problemit real kohor, është futur shpesh si butafori me një valixhe parash apo dokumentash “të rëndësishme” për jetën dhe fatin e kombit tonë, dhe ky politikan “aktor” i ruante dhe i mbante me fanatizëm pranë vetes gjatë pjesëmarrjes në këto edicione televizive.
Por, mua si Dianë më lindëte pyetja përsëri:
“Çfarë të ketë brenda në këtë valixhe ky bisnesmen politikan, me siguri mban hipokrizinë stoike të mos sinqeritetit, apo … kush e di çfarë ?!”
Me xhestikulacionet e duareve të ndotura nga krimet politike, këta individë duan të na e bëjnë personalitetin e tyre më tërhëqës në medjat… ndoshta jo pa qëllim dua ti quaj truke televizive dhe si një pasqyrë e dukshme e bllofeve, e injorancës të vetëquajturit “aktor” politikan, por ata kurrë nuk mund të përfaqësojë kulturën e një kombi.
Pushtetarët japin imazhin e hidhur të shtetit tonë, nëpërmjet servilosjes ndaj të shteteve të huaja matanë oqeanit, duke kërkuar ndihma apo “ projekte” për të “mirën” e kombit…
Ky nuk është shtet që ecën me këmbët e veta, por një shtet çalaman që ecën me paterica, dhe korrupsioni zvarritet të kapë majat e Himalajës…
Mendoj që askush nuk e ndërton shtëpinë pa qenë vetë i zoti i shtëpisë, sepse siç thotë populli: “Ne vetë e dimë ku na pikon çatia e shtëpisë…”
Ne si komb duhet t’i dalim për zot vendit tonë, dhe çdo gjë duhet ta ndërtojmë vetë, pasi nuk mbahet shtëpia me miell hua gjithë kohën. Sigurisht që politikat e huaja si dhe ambasadat diplomatike kanë rëndësinë e tyre të pa diskutueshme në mbarëvajtjen politike të vendit.
Shpesh herë nuk më zë gjumi duke menduar se si tërë këto politikanë, sharlatanë parlamentarë, dhe një pjesë e tyre që janë komplet injorantë, e jetojnë jetën e tyre pas tërë këtyre “lodhjeve të mëdha” duke “punuar” vazhdimisht për kombin…?!
A mos vallë një pjesë simfonike muzikore, apo një nga këngët e kompozuar nga unë dhe që kurrë nuk është shpërblyer apo e vlerësuar materialisht, ju çlodh dhe relakson në kohën e lirë…?!
Në ditët e sotme, vlerësimet e artistëve me tituj të ndryshëm janë korruptuar dhe manipuluar sipas çmimeve të mundshme individuale materiale, dhe kjo për të siguruar një pension të posaçëm të pa merituar.
Krijimi është jeta ime e vërtetë në kompozicion, ai është një bashkëbisedues i pazëvendësueshëm, dhe do të mbetet shprehja më e sinqertë rrëfyese e vetvetes. Unë marr shkas nga krijuesi dhe kompozitori i mirënjohur Miron Kotani, ku me shumë kujdes nëpërmjet mediave vlerëson dhe nuk harron të na sjellë në kujtesë të paharruarit dhe gjigandët muzikës shqiptare si të nderuarit Fehim Ibrahimi, Çesk Zadeja, Tonin Harrapi, por pa harruar dhe shumë e shumë artistë të tjerë që nuk i kam përmendur këtu, por që kanë skalitur gjurmë të thella në krijimtarinë tonë artistike. Unë, si e vetmja kompozitore shqiptare që nuk pushoj së konkuruari, dhe të marr pjesë në çdo pistë artistike të Festivaleve kombëtare për vite me rradhë, por që sot po personalizohen, tjetërsohen, dhunohen nga shoqja Vera Grabocka qëllimisht. Pjekuria dhe maturia ime nuk ma shuan aftësinë time krijuese në fushën e kompozicionit, edhe kur këto regjisorë apo regjizore vetëvendosin në përzgjedhjet e “duhura” për të lenë gjurmë të shëmtuara. Por, pikërisht në këto konfrontime të padrejta muzika ime merr përmasa galopante në mbarë mediat lokale dhe ato ndërkombëtare. Lumturia ime kap majat e lumturisë vetëm kur dëgjuesit dhe populli im më vlerëson dhe kritikon me sinqeritetin e pafiltruar. Thjeshtësia ime është virtyt i modestisë personale, dhe kjo më bën të mos ndalem kurrë në krijimtarinë time. Unë gjithmonë mbetem me shpresë që një ditë këto vepra muzikore të skaliten në kulturën artistike, dhe të bëhen pjesë e kulturës së popullit tim.
Sot ndihem më shumë krenare pasi krijimtaria, aftësia dhe talenti im është trashëguar në brezat që kam edukuar për vite me rradhë në Liceun Artistik, por edhe tek fëmijët e mi të talentuar që për edukatë kanë punën dhe dashurinë për artin. Shija e hidhur që ne të gjithë mbartim me vete është emigrimin i kësaj plejade talentesh në mbarë botën. Dua t’ua bëj të ditur, dhe jam e sigurt që jehona e duartrokitjeve tona të sinqerta është pjesëmarrëse në çdo sukses që ata ndërtojnë në vite.
Gjithashtu vlerësimi material i aftësive të këtyre talenteve është në vlerat minimale, qesharake nga institucionet kulturore të atdheut që i solli në jetë.
I vetmi refren që mësojmë përmendësh ne artistët është: “S’kemi para… S’kemi fonde…” .
Shpesh herë kam dashur të ndërtoj një projekt dhe duke ngjitur shkallët e Ministrisë së Kulturës jam përballur vazhdimisht me shprehjen: “ Ministrija nuk është këtu, është jashtë vendit…” .
Pra, sipas kësaj fraze ndërtova frazën time: “ Ministrja e Kulturës punët e vendit i bën jashtë vendit…” .
Pra, gjithmonë jemi përcjellë me një lugë bosh pa më të voglin ndryshim si dje, por edhe sot…
Gjithmonë mendoj, çfarë duhet të bëjmë?…, dhe se si mund të lëvizë arti nga ky ngërç i shëmtuar…
Dhe cilat janë mundësitë për gjetjen e formave të reja për zhvillimin në art, për këtë krizë të përgjithshme të fushave të artit. Unë nuk mund ta konceptoj një komb pa art, kjo do të ishte një jetë pa frymëmarrje…
Me respekt
D. Ziu 13/06/2020…
Burimi/Facebook – Diana Ziu
Si u torturuan barbarisht shqiptarët, për të ndërruar fenë!
Në vitin 1843, kur porta e lartë, e proklamoi “Hatisherifin e Gjylhanes” në Kosovë, kjo nuk u prit mirë nga popullata shqiptare, menjëherë filluan trazirat dhe popullata u ngrit në kryengritje. Në fillim qendrat e kryengritjes u bënë sanxhaku i Shkupit dhe ai i Prizrenit. Zemërimi i madh i shqiptarëve ishte shtuar, kur përveç shtimit të madh të taksës, regrutimit të dhunshëm në ushtrinë osmane, porta e lartë filloi zëvendësimin e feudalëve shqiptarë, me funksionar osman dhe, shtimin e masave represive për islamizimin e popullatës dhe osmanizmin e administratës.
Ushtria e rregullt e sulltanit, e dërguar në trojet shqiptare, ndërmerrte masa çnjerëzore, dhe bëte presion shumë të madh ndaj kriptkatolikëve shqiptar në Shqipërinë veriore, me qëllim që të shtoj zhvillimin e procesit të islamizimit të popullatës shqiptare.
Në vijim po ofroj disa nga shembujt e mbledhur në ditarët e mi, gjatë punës time në terren:
Një numër i madh i popullatës shqiptare në viset veriore, edhe pas shumë sakrificave deri në këtë periudhë, ju kishte përballuar të gjitha presioneve të pushtetit osman, që kishte ndërmarrë për islamizimin e dhunshëm të shqiptarëve.
Pas shpalljes së reformave të reja, ku identifikimi i kombit bëhej sipas religjionit, shqiptarët e islamizuar detyroheshin të regjistrohen si osmanlinj.
Pjesa dërmuese e shqiptarëve për t’i shpëtuar këtij procesi, u detyruan të regjistrohen si bullgar, serbë dhe kroat. Numër i madh i shqiptarëve të besimit ortodoks shkuan në drejtim të Beogradit dhe atje u serbizuan, ndërsa një numër që mbeti rreth qyteteve dhe fushave në Kosovën e sotme, pas dy dekadave, me hapjen e shkollave laike serbe dhe kishtare në Kosovë, këta shqiptarë u serbizuan.
Gjatë viteve 1843-1846, u shtuan masa të posaçme ndaj shqiptarëve që paraqiteshin si myslimanë të rrejshëm (kriptokatolikë të fshehtë).
Këtë dhunë në familjet shqiptare për ta pranuar procesin e islamizimit mund ta vërtetojmë me shumë argumente dhe përmes kujtimeve të popullatës për gjenezën familjare në shumë fshatra të Kosovës.
Masa të ashpra u zbatuan sidomos ndaj popullatës kriptokatolike në fshatrat e Malit të Zi, në anën jugore të Gjilanit.
Për shkak të rezistencës që ta pranojnë me dhunë procesin e myslimanizmit, banorët e këtyre fshatrave malore, u arrestuan nga feudalët shqiptarë me ndihmën e ushtrisë së sulltanit. Feudalët shqiptarë i mbushën burgjet me të burgosur, i torturuan dhe të lidhur në pranga e s’inxhire i dorëzuan tek ushtria osmane, të cilët u internuan si kundërshtar të islamizimit në Filadorë të Azisë së Vogël.
Në internim u dërguan 207 shqiptarë, të cilët gjatë rrugës pësuan torturat më barbare që njeh historia nga ushtria e sulltanit. Nga torturat e shumta shumë prej këtyre shqiptarëve të arrestuar vdiqën rrugës për në Filador dhe në burgjet osmane. Pas tri viteve të qëndrimit në burgjet e P. Osmane, me ndërhyrjen e diplomacisë franceze, arritën që të kthehen në vendlindje vetëm 102 shqiptarë.
Në këto rrethana të procesit të dhunshëm për islamizimin e shqiptarëve, diplomacia evropiane dhe françeskanët nuk patën mundësi, që ta përcjellin gjendjen e popullatës shqiptare kriptokatolike në zonat e thella malore.
Gjatë fushatës së arrestimeve të kryengritësve shqiptarë në anën veriore të Prishtinës, zonën e Kurshumlisë, Krushecit, Prrokuplës, Nishit, Leskocit, dhe Vrajës, françeskanët nuk mund të kishin ndonjë informatë për fatin e shqiptarëve në ato treva. Popullata shqiptare kriptokatolike në zonat në mes të këtyre qyteteve, nga masat represive të ushtrisë së rregullt osmane, përfundimisht u detyrua që ta pranonte islamizimin në familjet e tyre.
Një pjesë e popullatës shqiptare e këtyre anëve, duke mos mundur ta pranojnë islamizimin u detyruan që të shpërngulen në zonën e Nishit, Aleksincit, Qyprisë dhe qyteteve tjera ku presioni i ushtrisë osmane ishte më i vogël.
Sipas njoftimeve të Tihomir Gjorgjeviqit, i cili shkruante, numrin më të madh të osmanlinjve në Beograd e përbënin arnautët. Ai po ashtu shkruan se edhe në Aleksinc dhe në Qypëri, shqiptarët kanë jetuar shumë kohë më përpara. Mes tjerash Tihomiri njofton se në vitin 1821, në Qypëri vijnë për të jetuar edhe 15 familje shqiptare nga malësia e Galabit.
Kjo ndjekje e shqiptarëve nga malet e Galabit, kishte ndodhur për shkak të pjesëmarrjeve në kryengritje, dhe represalieve të ashpra të ushtrisë osmane, ndaj tyre. Po ashtu një numër i madh, i familjeve shqiptare ortodokse, nga fshatrat e Artanës, Dardanës, Gjilanit dhe viseve tjera shqiptare, gjatë kryengritjeve të viteve të dyzeta të shekullit XIX, u shpërngulën në zonën në mes të Nishit, Prokuples dhe Leskocit, ku presioni i ushtrisë osmanë ishte pak më i vogël. Në anën tjetër serbët të shtyrë nga politika ruse, stimuloheshin që të lëvizin në drejtim të Krushecit, Qyprisë, Aleksincit me qëllim që të shtojnë ndikimin e tyre në qytetin e Nishit.
Shqiptarët e zonës së Krushecit, Prokuples, e të cilët që nga fillimi i kishin përkrahur, lëvizjet e kryengritjeve shqiptare, nën udhëheqjen e Mustafa Pashë Bushatliut, e kundërshtonin lëvizjen e serbëve drejt vendbanimeve të tyre.
Bazuar në dokumentet arkivore serbe, Sadullah Brestovci shkruan se, në fshati Gërgur të Arnautllukut, agjentët serbë e kishin vrarë një spahi shqiptar. Si reagim ndaj kësaj vrasje në Krushec, ishin mbledhur për të kundërshtuar 5000 shqiptar.
Është me rëndësi të ceket se, gjatë gjithë kryengritjeve shqiptare, që u zhvilluan gjatë shekullit XIX, popullata shqiptare, kriptokatolike e zonave më të thella veriore shqiptare, u bashkuan me kryengritësit, pa marrë parasysh se kush i udhëhiqte kryengritjet, pashallarët apo klerikët mysliman shqiptar. Kjo u dëshmua edhe gjatë kryengritjes së Mustafa Pash Bushatliut dhe Dervish Carës.
Popullata shqiptare ortodokse që u serbizua, në gjysmën e dytë të shekullit XIX, dhe gjatë shekullit XX, me ndikimin e politikës dhe kishës ortodokse serbe, i përvesuan të gjitha objektet e kultit, dhe përmes procesit të konservimit e restaurimit, më qëllim të falsifikimit të historisë së tyre u dëmtuan.
Si shembull, po ofrojë të dhënat, sipas qytetarëve serbë për bartjen e gurëve, prej manastirit të Moçarës, në kishën e Reçanit (Hajnocit), në komunën e Dardanës.
Nga: Dr. Qazim Namani
Palestina duhet të kërkojë zgjidhjen dhe paqen në Washington
Popujt dhe luftërat
Populli palestinez, që nga viti 1948 dhe deri tash, nuk e ka ndalur luftën për shtetin e vet dhe në këtë pjesë të Lindjes së Mesme. Në këtë tokë të shejtë boll është derdhur gjak dhe, nëpër kronikat e kohës kemi parë tmerret e luftës, në mes të popullit hebre dhe palestinez.
Udhëheqësit e krahut të luftës Hamas dhe të tjerët, duhet të ndërtojnë platformën e përbashkët kombëtare palastineze dhe të drejtohen në Washington, ku çështja e pazgjidhur në mes të popujve në këtë tokë të shejtë (Jerusalemi) dhe çëshjtja e shtetit të Palestinës do të përfundonte me rrugën e paqes.
Udhëheqësit palastinezë (Hamas dhe presidenti Mahmud Abaz), duhet sa më parë të dalin nga vetja dhe nga qasjet e përçarjeve dhe të nisin rrugën e paqes dhe për shtetin e vet në këto hapësira të (tokës së shejtë) në Jerusalem dhe zgjidhja e konfliktit në mes Israelit dhe Palestinës, përmes ndërmjetësimit të Washingtonit.
Boll janë bërë luftëra që nga viti 1948 e deri sot, në këto hapësira për “tokën e shejtë” dhe në fillim të shekullit të ri të nis rruga e paqes dhe të vlerave të lirisë dhe të demokracisë në këtë pjesë të botës së trazuar.
Thirrje për Paqe në mes të dy popujve hebrejë dhe palestinezë!
Çikago, 11 maj 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...