Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/05/21

Marrëveshja Kosovë – Serbi, Material eksklusiv nga burimet e vendimarrjes ndërkombëtare!

EKSKLUZIVE: DISA NGA PIKAT KYÇE TË DRAFT MARRËVESHJES SË PROPOZUAR TË “TRAKTATIT TË MIQËSISË DHE FQINJËSISË SË MIRË” NDËRMJET SERBISË DHE KOSOVËS Palët kanë rënë dakord me dokumentin zyrtar prej 22 pikash nën ndërmjetësimin e SHBA-ve, RUSISË DHE FRANCES ! Palët në përfundim të miratimit të kësaj marrëveshje firmosin TRAKTATIN E MIQËSISË dhe FQINJËSISË së mirë! Të dyja shtetet e reja me kufinjtë e rinj njihen mes veti dhe bëhen anëtare të OKB-së në të njëjtën kohë. Kufiri perëndimorë mes dy shteteve është tërë vija gjatësore e Liqenit Ujman/Gazivod. Nga ana kosovare në linjën: Vitkovigje – Bërnjak – Rezallë – Kovaç – Zubin Potok. Nga ana serbe pjesa mbi Zubin Potok deri në kufirin aktual. Serbisë i kalon territori në linjën Zubin Potok – Zupçe – Zveçan – Zheronicë – Banjskë – Vuçe – Leposaviq – Zemanicë. MITROVICA – bashkohet, merr statusin e “FREE CITY” me afat kohor prej 35 vjetësh jo më shumë se 99 vjeçare dhe përfshin rrethin me kufinjtë: Zemanicë – Dren – Ceraj – Maxhere – Stari Tërg – Bajgor – Kqik i Madh – Koshutovë – Zupçe. Administratori/Kryetari i qytetit është me Presidium: një serb, një shqiptarë dhe një i caktuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së me mandat 5 vjeçarë. Qyteti ka edhe KUVENDIN e vet me 50 asambleist, të ndarë përgjysëm dhe 5 të huaj të caktuar nga Administratori i huaj. Qyteti ka buxhetin, policinë, letërnjoftimet dhe pasaportat e veta, kurse ushtria NATO-së ruan sigurinë. Monedha që përdoret është EURO. BUJANOCI merr statusin SPECIAL DISTRIKT për 35 vjet jo më shumë se 99 vite me këtë linjë rrethore: Bozhinjevc – Zhuzeljic – Srpska Kuca – Davidovac – Ristovac – Karadnik – Rakovac – Ternoc i Madhe – Konçul – Lluçan – Nesalcë – Borovac – Somolice. Qyteti ka Presidium prej 3 anëtarësh, Kuvendi me 30 anëtarë përgjysëm, 3 të huaj. Policia është e përzier prej 3 anëtarësh, buxheti financohet nga Serbia, Kosova dhe BE proporcionalisht. Monedhat e lejuara janë EURO dhe DINARI. Letërnjoftimet dhe Pasaportat janë me simbole të BE-së, por qytetarët zgjedhin edhe një tjetër në mes Serbisë dhe Kosovës si dokumente të dyta. Qyteti merr edhe statusin e “FREE TAX ZONE”. Presheva hyn tërësisht në Kosovë me këtë linjë kufitare: Slavujevc – Ljanik – Svinjishte – Sebrat – Kustice – KLENIKE – Trejak – Bogdanovac – Somolicë – Letovicë. Baza ushtarake “JUG” në CEPOTIN bëhet bazë e SHBA-ve, por e përzier, e cila do të ketë rreth 1700 ushtarë, prej tyre 50 për qind serb dhe 50 për qind shqiptarë me status civil mbikqyrës dhe këshillues. Korridori 10 për 15 vite është i mbrojtur nga NATO dhe lëvizin lirshëm gjitha palët. Serbia me financim të BE-së ndërton Korridorin e ri që ndjek linjën Davidovac – Ristovac – Krsevice – Klinoc – Sv.Petka – Klenike – Starac dhe del në Pelince (MKD). Medvegja si qytet mbetet nën Serbi me ca fshatra. Në Kosovë kalojnë : Vrapce, Svirce, Sijarina, Stara Banja, Marovc, Tupalle, Kapiti. Janë në negocim me Banjën e Sijarines dhe Retkocerin. Palët nuk kanë pretendime për reparacione lufte. TREPÇA merr STATUS SPECIAL, me krijimin e Konzorciumit të përbashkët nga kapitali amerikan – francez – rus – kinez, për 99 vite në shfrytëzim. Nga kontributet 15% i ndahen Mitrovicës, 35% për Serbinë dhe 50% për Buxhetin e Kosovës. Ujmani/Gazivoda bëhet pronë e përbashkët serbo-shqiptare me administrim sipas konventave ndërkombëtare. Investimet dhe administrimi teknik i jepet një Kompanie angleze dhe gjermane për 99 vite. Elektroenergjetika ndahet në proporcion 75% për Kosovën dhe 25% për Serbinë, për shkak të DAB-eve dhe Interkonjeksioneve. Administrimi amerikan, austriak dhe gjerman. Modalitetet tjera akoma të pazgjidhura. Patriarkana e Pejës dhe Kisha e Deçanit marrin status EKSTRATERRITOR(EX-PATRIA). Kisha e Prizrenit dhe Manastiri i Graçanicës merr status Ekstraterritorial në territor të Kosovës. Kishat e tjera mbesin pa status. Formohet Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë pa fuqi ekzekutive, por vetëm si KËSHILL NACIONAL për të adresuar problemet në qeveri. Të gjitha pikat kufitare mes dy shteteve do të jenë TË INTEGRUARA me një kalim. Serbia merr statusin shtet anëtarë i BE-së brenda vitit 2021-2022, kurse Kosova brenda vitit 2030. Serbia përfiton Një Plan Marshall me investime prej 3.5 miliardë euro për infrastrukturë moderne dhe investime strategjike. Kosova përfiton nga ky Plan investiv prej 1.2 miliardë euro. Të dyja shtetet brenda 10 viteve obligohen të heqin nga tekstet shkollore terminologjitë raciste dhe denigruese për njëri- tjetrin. Njihen pensionet dhe sigurimet ndërmjet dy palëve, qytetarët pavarësisht gezojnë të drejtat respektive në të dyja shtetet. Kjo marrëveshje garantohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, BE-ja dhe NATO-ja. * * Në negocim janë edhe tri çështje tjera: Serbia kërkon që të njoh Kosovën në emrin e saj kishtarë si Kosova e Metohija për nevoja të saj lokale, kurse në OKB do ta njoh si Kosovo, pra don ta regjistroj me dy emra. Asnjë shtet nuk ka drejtë të bashkohet me shtetin tjetër, apo territorin tjetër për 99 vjet (zgjidhet kriza në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoni). Palët obligohen që të kenë votë unanime në OKB për çështjet e caktuara (për çështjet teknikisht ende të hapura). Të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të mbarojnë deri në datën 15 Maj 2019. Marrëveshja finale firmoset nga data 28 qershor deri 13 korrik 2019. Deri në fund të tetorit 2019, parlamentet e të dyja shteteve e bëjnë ratifikimin dhe i ndryshojnë Kushtetutat e tyre. Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje fillon më 01 Nëntorë 2019.

ASHAK zgjedh 10 anëtarë të rregullt dhe me korrespodencë

ASHAK zgjedh 10 anëtarë të rregullt dhe me korrespodencë ASHAK në Prishtinë,në fundin e këtij motmoti ka zgjedh 10 anëtarë të rregullt dhe me korrespodencë.Shumë janë bërë me këtë titull të lartë shkencor të dijes(Akademikë) në Kosovë. Nëpër botë në këtë institucion të lartë të dijes kanë krejt tjera kritere për anëtarë të rinj. Në ASHA të Francës,sipas kritereve dhe të Statutit të institucionit franqez,ata për çdo 10 vjetë përzgjedhin nga një ose dy anëtarë të rinjë nga fushat e ndryshme të dijes shkencore. Në Kosovë jemi krejt të veçantë,përmes shijeve politike,për çdo vit pranojmë herë 10 e herë më shumë anëtarë të ASHAK-së sa për të realzuar dëshirën, që,ata kanditatë me tituj të ndryshëm shkencor të nderohen me këtë titull të lartë akademikë! Në Kosovë jemi të veçantë prej të tjerëve…! Skender Kraçica
Ne nji interviste dhane rrevistes ‘’Hylli I drites’’ Ismail Kadare , lidhun me trajtimin qe I ka ba At Gjergj Fishtes thote;’’ Askush ne Boten e qytetruar nuk te ven para pergjegjsise per kritiken qe I ban nji shkrimtari. Kjo ndodh kur kritika nuk asht tendencioze ndersa te shprehunit e mllefit te ban pergjegjes s’pari para vetes tande e para te tjerve qe e vlersojn prestigjin e vlersuesit ne baze te vlersimit qe u ban te tjerve.Justifikimi tjeter Kaderjan asht ; Ne vitet 60 vlersimi ndaj letersis klasike filloi te zbehet kudo ne bote e une beja pjese ne kto vlersuesa .Kjo e dhane nuk ka si I perket se vertetes sepse vlersimi I letersis klasike asht vulos qysh ne kohen e krijimeve gjeniale te asaj letersie . Nder ato vlersime ban pjese edhe thanja e Viktor Hygoit ;’ Sa ma tej te rrjedh koha aq ma I vogel bahet Bonaparti e aq ma I madh rritet Dante Aligeri ‘’ sepse letersia klasike nuk ishte vetem fryt I epokes se saj por I perjetsise , prandej autoret e pjedestalit te arte te te letersis klasike mbeten yjet e kostelacionit ma te ndritshem letrar , ndaj sheji ma I vogel I perpjekjes me e zbeh vlersimin e asaj letersie do t’bahej njolla ma e madhe e turpit e atyne qe do t’flisnin qofte edhe nji fjale te vetme per zbemjen e vlersimit te letersis klasike. Prandej kjo e dhane e padegjueme kurre para se ta thonte Ismail Kadare nuk do t’duhej perfshi nga intervista ne fjale. Ma tutje thote ; Une e kam ofendue Fishten per mos me e lane ne harrese emnin e tij . Un mendoj se shfajsimi qe mundohet me ba I vetes Kadare me thanjen ; E ofendova qe t’mos harrohet e smadhon fajin e tij sepse ofendimi qe I ka ba Fishtes ka qene nji sulm mllefi e shpifjesh te turpshme . Fjalet ‘’Une e ofendova qe te mos harrohej’’ do te thone se fyemjet e mija jane ma te ransishme se veprat e Fishtes per mos me lane me u harrue emni I tij. Kadare e ka dit mire se njeriu qe mbahet mend ne saje te shamjeve do t’ishte ma mire te mos ishte lind . A mund te mendohet ulja e poetit kombtar deri ne kte ultesi nga nji shkrimtar I njohun qe mendon se me shamjet e tija I ban nder te ofenduemit kaq padrejtsisht? Pergjegja e pyetjes qe I bahet Kadarese per qendrimin e tij kundrejt katolicizmit nuk e justifikon qendrimin e tij ndaj ktij besimi fetar. Pergjegja e tij eshte ‘’Uren me tre harqe e kam vene ne gojen e nje prifti’’.Nese qendrimi I Kadarese ndaj katolicizmit do t’ishte si duhet qene nuk do ti kishte kushtue mirdites e vetmja krahine krejt katolike e mbase ma e perndjekuna ne shqipni rromanin ‘’Prilli I thyer’’ gjate te cilit mirditoret trajtohen ne mnyren ma te pameritueshme apo rromanin ‘’Dosja H qe sipas personazheve te tija nder ta Pjeter Lleshi e Rrok Gera qyteti ‘’N’’ asht shkodra qendra e katolicizmit shqiptar. Ne kte rroman shohim edhe kte fraze ‘’ Ktu flitet shum per mardhanjet e priftave me murgesha’’ . Ne rromanin ‘’Lkura e daulles’prifti I jep malorit kafen per nen gju qe asht mnyra ma nxitse per marrjen e gjakut’’ . Ne rromanin ‘’Gjenerali I ushtris se vdekun prifti qe shoqnon te ashtuquejtunin general te ardhun me te e ven ne skllavri te plote te gjeneralit vetem e vetem per me shpreh dufin e mllefit anti-katolik. E ne rromanin ‘’Kronike ne gur’’ nder shum here qe permend vajzat e shpis publike bashk me to permend edhe murgeshat qe sic dihet qendrimet e tyne njerzore jane krejt te kunderta. Pershkrim te neveritshem shohim per tingujt te kembanave te kishes e per kryqin ne kumbonaren e saj. Gegnishten qe e flasin besimtaret e kater rreligjoneve ne shqipni perfshi kosoven , Kadare e quen gjuha e Krishtit , kte percaktim e konsideroi fyemje te dyfishte -Fyemje ndaj gegnishtes e fyemje ndaj katolicizmit. Un mendoj se e vetmja gje qe ne mos me e shlye fajin krejt e zbut ndjeshem asht kerkesa e ndjeses.Ne vijim te intervistes thote; Poetet tone kombtar Naim Frashri e Gjergj Fishta. Ky percaktim I Kadarese tingllon teper I cuditshem sidomos duke mendu se nji shkrimtar nuk ka si te mos e dije se dy poet kombtar nuk ka asnji vend I botes . Sipas Kadares a vetem shqipnija e ban kete perjashtim? Ne vazhdim Kadare thote ; Poet kombtar nuk esht ma I miri por I caktuar’’ . Poeti I perzgjedhun me I dhan titullin ‘’Poet kombtar’’ asht ai , poezit e te cilit kane vlera te nalta artistike e mesazhe shum te efektshme ne te mire te kontributit ma te dobishem per kombin e tij. E Gjergj Fishta asht nder poetet ma te rralle te Botes qe do ta meritonte titullin poet kombtar edhe vetem per ‘’Lahuten e malsise’’ . Edhe vetem per ‘’Mrizin e Zanave’’ . Edhe vetem per ‘’Anzat e Parnasit’’ . Ngase sejcila prej tyne asht kryevepra e gjinis letrare ne letersin shqipe ne te cilen asht shkrue. Prandej kto kryevepra na bajn me e quejt Fishten Krenaria e Shqipnise e krenaria e poezise. Un I uroj shkrimtarit Ismail Kadare jete sa ma te gjate e sinqeritet sa ma te dlirte ne vlersimet qe e nderojne vlersuesin.

Çun Lajçi – Unë Çuni, që gja nuk di!

Ju të PDK-së Keni mbetë tue u sill rreth mullarit t’lamës, e as elb me fshi as tërshanë, e konopi i shkurtë ka qëllua e as mu lidhë as mu zgjidhë, u batë gaz i kombit! Kur votohej Specialja, i futshi n’podrum nji nga nji ( jo grushta me i rreh, po me i bind me votua me zor) e ata që s’iu bindëshin i quejshit tradhëtarë! (Iu kemi në internet, për fat!) Kqyre tash shqiptarin e PDK-së. Po ata që e votuen vet, i kërkojnë nji zonje, nji t’vetme që i mban n’strajcë krejt ata, me dhanë dorëheqje, pse kjo dikur i paska akuzua Hashimin e Kadrinë!? E pse i çuet n’Hagë pra? Juve po iu pyes, pse ju i çuet, pse? A e themeluet gjykatën? A e votuet? Për kend e votuet? Hajt ti Enveri i ditun trego? Pse ti s’flet po të tjerve u shkruen çka me folë? E keni ditë se për kend po e votoni, e mënzi keni pritë me ua nxanë vendin,e tash po mundohi me folë mirë, sepse ata do t’dalin por ju ku do t’shkoni? A dini mu ndalë me marri, apo jeni tue u lidhë edhe ma fort për mullarit?! Këputeni konopin e turpit e mos u lidhni për gjuhë, se iu duhet ende me tregua kush ishit për dekada! Donika asht e Isufit e ju kurrë si bani veprat madhore të tij, e Donika asht shpatë që s’tupitët! Ecë Donikë, ti s’je me fshi tërshanë. Vazhdo he t’priftë e mbara, se shqiptari gjithçka pranon, veç suksesin s’ta duron, thoshte Ramiz Jakup Kelmendi! Unë Çuni që s’din kurgja, i smutë fola! Spital, 04.05.2021

Ekrem Gegë Gërvalla – O BACË, KULLU NJËHERË

O bacë, sa të ligj paskemi qenë! Sot kur çika jote e bija jonë Donika, ndodhet në rrezik jete nga bandat e SHIK-ut, ne vëllezërit tuaj i kemi shti veshët n‘lesh dhe asnjeri prej nesh nuk po e thotë, të paktën, një fjalë në mbështetje të saj, në mbështetje të bijës tonë e në mbrojtje të nderit të fisit e kombit, por bacë, njëherë e një kohë, kur ishte në pyetje rrahagjoksi e krenaria e gjakut tuaj, ne, bridhnim me fotografin tende në gjep! Atëherë, o bacë, ishin vërsul çakejtë e UDB-së e nuk lanë gurë pa rrotullu derisa të gjetën e të vranë ty, shokun e idealit dhe vëllain tuaj të bardhë e faqebardhë, kurse ne, atëherë u arsyetuam se nuk kishim çfarë të bënim më shumë për ty e fëmijët tuaj që u rritën jetim dyerve të botës! Por, sot o bacë, kush po na ndalon ta mbrojmë nderin tuaj të nëpërkëmbur? Kush po na ndalon ta mbrojmë bijën tonë të madhe që kësaj radhe nuk ia dhamë atdheut “me fishek në pajë”? Shih o bacë, njëfarë Dardani i Molliqve, njëfarë Abelardi i shkalafendët i Tahirve, nëfarë filozofi i Latifëve (po kur ka dalë ndonjë filozof nga Latif agai, o bacë?), njëfarë Blerta e Deli begut dhe njëfarë Eliza e hoxhallarët (që po e thërret ezanin se Allahu po kërkon kurban), sot po ta sulmojnë bijën tuaj e tonën, bijën e fisit e nderin e kombit! E këta çakej s’janë gjë tjetër veçse nipa e mbesa të Rankoviqit e dora e fshehtë e Vuçiçit që po pështyn në fytyrën tonë të bardhë si bora. O bacë, kollitu njëherë nga varri e tregona pse ju vranë! Hiqe atë rrasë të rëndë varri e jep kushtrim se si duhet të mbrohet bija jonë e madhe, bija e fisit e princesha e kombit? Dil bacë e tregona çfarë ngjyre ka gjaku që e derdhe për këtë tokë, se ne, nuk po e dallojmë dot! Tregona bacë shijen e hidhur të robërisë se jemi qorra e nuk po shohim as pikën e kristaltë të lotit të nënës Ajshe që pa mundohen ta çnderojnë zagarët e Hashimit atje, në varr! O bacë, të betohem edhe sot, qysh t’u betova atëherë se sa të jem gjallë e në bazë të rrethanave që do të më krijohen do ta mbroj familjen e fisin, atdheun e shqiptarinë… do ta mbroj Donikën tonë të madhe, princeshën e kombit! Tek e fundit ajo është e jona, është Gërvallë e lindur gjakpastër e në robëri, e rritur në krisma plumbash e larë në gjakun e t’et e lotin e nënë sy-Zanë! Çakej, aty mos prekni! Ne, i dalim Zot. Ekrem Gërvalla Stuttgart 09. 05. 2021.

Lisen Bashkurti – Ukshin Hoti- Nje i lire I burgosur dhe i burgosur i lire

Prof. Dr. Lisen Bashkurti Keto dite populli i Kosoves ka shpalle “Javen e Ukshin Hotit”. Nje promemorie e merituar per nje njeri te permasave te jashtzakonshme te se shkuares, te sotmes dhe te ardhmes se Kombit Shqiptar. Ne kujtesen e popullit shqiptar Ukshin Hoti ngrihet gjithnje e me shume si nje profil i larte dhe i trazuar, plot virtyte te ndritshme, me nje mendje intelektuale brilante dhe me veprimtari te paepur qytetare dhe patriotike. Me jeten e tij dramatike, Ukshin Hoti na krijon ndjesine e atij personaliteti te larte, qe jeton mes nesh dhe njekohesisht na mungon, qe na dhemb ne shpirt e njeherazi na frymezon, qe na brengos me dilemat e qenies e mosqenies se tij e ne te njejten kohe na ndrin me vizionet e ideve te tij. Ukshin Hoti eshte filozofi politik me modern ne shkencat tona bashkekohore. Ne vepren e tij filozofike Ukshin Hoti hedh themelet e filozofise politike bashkekohore me nje thellesi mendimi, pasuri metodologjie dhe zhdervjelltesi stilistike unike. Ukshin Hoti eshte njohesi me i thelle dhe me i avancuar i te drejtes nderkombetare publike ne hapsirat shqiptare. Ne studimet e tij Ai gershetonte filozofine politike bashkekohore me kulturen e gjere juridike nderkombetare, duke na dhene analiza dhe prognoza vizionare e te ndritura per te ardhmen politike te Kombit Shqiptar. Ukshin Hoti ishte intelektuali i pakompromis me te keqen. Ai qendronte mbi uren e psheretimave te disa krijuesve bashkekohes te tij, ngrihej mbi arratisjet ne mitologji te disa shkrimtareve te tjere shqiptare, lartesohej mbi filozofet materialiste vulgare dhe dogmatike te qarqeve politike dhe akademike, ballafaqohej me arguemente te padiskutueshme me hijenat e “bashkim-vellazerimit” ne Kosove e jashte saj. Ukshin Hoti eshte veprimtar dhe lider politik i ralle ne historine politike te popullit shqiptar. I zgjuar, i mprehte, krenar, orator, karizmatik-Ukshin Hoti la gjurme te pashlyera tek kushdo qe pati rastin ta takonte, ta njihte dhe ta degjonte. Jehona e fjales, tonit, emocionit te Ukshin Hotit eshte kumbuese edhe ne ditet tona. Dhe e tille do mbetet perjete. Ne Jugosllavine e AVNOJ-it Ukshin Hoti ishte i burgosur gjate gjithe jetes se tij te lire, por do mbetej i lire gjate gjithe jetes se tij te burgosur. Ne vepren e tij per jeten prapa hekurave, Ukshin Hoti i thyen barrierat e burgut. Ai rrefen qe vetem trupi i tij mund te ndalohet prapa hekurave. Ndersa mendimi i tij nuk mund te prangosej. Mendimi filozofik, politik e patriotik i Ukshin Hotit do te mbetej lumturisht i lire. Ukshin Hoti eshte jeta tipike tragjike e humanistit, iluministit dhe atdhetarit shqiptar. Ai rron midis qenies dhe mosqenies, midis dukjes dhe zhdukjes, midis dhimbjes dhe shpreses, midis te kaluares e te ardhmes. Ukshin Hoti lindi qe te mbetej perhere i tille midis nesh. Ai eshte e kaluara e gjalle, e bartur ne projektin madhor te ardhmerise se Kombit Shqiptar.

Ndrek Luca, malësori nga Dukagjini që e shndërroi në kult artin skenik

Nga Luigj Shkodrani Vitet ikin, por emri dhe vepra e të madhit Ndrek Luca mbetet emblematike e traditës së artit skenik shqiptar. Tipat dhe karakteret që ai solli me një mjeshtëri të admirueshme, e kanë shndërruar Ndrek Lucën në një prej korifejve të artit skenik. Rolet e tij, pavarësisht se shumican prej tyre e përbëjnë personazhet negativ, mbeten të papërsëritshëm dhe konkurues përnga niveli interpretativ, plastika dhe origjinaliteti i jetësimit. Ndrek Luca lindi më 3 shtator 1927 në Dukagjin dhe u shua më 16 janar 1993. Aktivitetin e tij skenik e filloi në vitin 1950 me Teatrin e Ushtrisë, ku bënin pjesë dhe aktorë të tjerë me emër. Nën drejtimin e regjisores Zina Andri, ai interpreton në dy pjesë teatrale dhe pas një viti kalon në Teatrin Kombëtar si aktor profesionist. Roli i tij i parë është ai i Shpen Gjeto Plakut në dramën “Halili dhe Hajria”. Ishte ky rol, ku spikati talenti i tij dhe i hapi rrugë roleve të tjera për më se 30 vjet në skenë. Nga viti 1951 e deri në vitin 1987, vit kur doli në pension, Ndrekë Luca realizoi mbi 100 role në skenë. Filma: “Detyrë e posaçme”, “Komisari i Dritës”, “Oshëtimë në bregdet”, “Dueli i heshtur”, “Prita”, “Njësiti gueril”, “Plagë të vjetra”, “Gjurma”, “Operacion zjarri”, “Shtigje lufte”, “Shpërthimi”, “Në fillim të verës”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Pylli i lirisë”, “Tinguj lufte”, “Thirrja”, “Nga mesi i errësirës”, “Udha e shkronjave”, “Mysafiri”, “Nusja”, “Një natë pa dritë”, “Qortimet e vjeshtës”, “Balada e Kurbinit”, etj. Teatër: “Halili dhe Hajria”, “Shtatë Shalianët” (aktor dhe autor), “Dragoi i Dragobisë”, “Familja e peshkatarit”, “Trimi i mirë me shokë shumë”, “Toka jonë”, “Arturo Ui”, “Në anën tjetër”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Përmbysja”, “Baca i Gjetajve”, “Epoka para gjyqit”. Çmime: 1976, Medaljon dhe çmim në Festivalin e I të filmit (“Rrugicat që kërkonin diell”, Gani Herri) 1983, Medaljonin e Festivalit të V të Filmit (“Flaka e maleve”, zejtari) 1990, Medaljon në Festivalin e IX të filmit (“Balada e Kurbinit”, pashai) Dukagjinasi që superonte dhe donte origjinën Nuk ishte malësori i ashpër që ecte me mentalitetin e kohës, por megjithatë Dukagjinin e kishte të ngulitur thellë në mendje dhe zemër. “Ndreka ka lindur në thelb të varfërisë materiale. Ka lindur në Dukagjin, e më pas ka zbritur në Shkodër”, thotë gruaja e tij, Mimika, duke shtuar se Ndreka gjithmonë ka ndier një detyrim shpirtëror ndaj prejardhjes së tij. “Njerëzit e veriut e kanë pasur derën të hapur dhe rrinin me ditë në shtëpinë tonë, aq sa edhe sot djali, Gjergji, thotë se është dukagjinas”. Miqtë e paktë të Ndrekës Qëndronte shumë me njerëzit, por miqtë e ngushtë ishin të paktë. Kishte një shok të ngushtë në Shkodër, një punëtor në Tiranë. Me Petro Markon ishte shumë i lidhur, si dhe kompozitorët shkodranë Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi etj. Shumë mik kishte edhe Halim Gjakovën, me të cilin hanin çdo mëngjes bukë misri me djathë”, kujton bashkëshortja e aktorit të madh, Mimika, duke shtuar se Ndreka nuk ishte natyrë që pinte dhe ishte tepër familjar. Kur Luca interpretonte Makbethin Pavarësisht nga shkollimi si pilot, ai ishte autodidakt në drejtim të artit. Në bibliotekën e tij i gjen të gjithë veprat filozofike të të gjitha rrymave. “Duke lexuar jashtëzakonisht shumë, ishte ai që ishte. Kur u kthye nga studimet në Jugosllavi kishte vetëm valixhe me libra dhe asnjë gjë tjetër”, kujton duke shtuar se edhe më i madh ishte pasioni i tij për skenën. “Edhe kur ka qenë në reanimacion, pasi ka pësuar infarkt mbante “Makbethin” nën jastëk. Jam tmerruar kur e kam parë. Pas tri ditësh shkoi në Shkodër të luante”. Vlerësimi i vonuar i shtetit Shteti vendosi ta nderonte, atëherë kur të gjithë e quanin Artist i Popullit, edhe pse nuk ia kishin dhënë këtë titull. E ndjente këtë vlerësim ngado, te njerëzit që e përshëndesnin rrugës dhe tek ata qindra kartolina që i dërgonin, sidomos shqiptarët e Kosovës. “Vlerësimi shtetëror, megjithatë iu dha, edhe pse me vonesë. Por ka vuajtur shumë për të arritur deri atje. Ishte çdo moment i shqetësuar. Për një natyrë të drejtë, çdo padrejtësi ishte dhimbje. Këtu qe një popull i tërë që i qe bërë një padrejtësi e madhe, e llahtarshme”, thotë Mimika, duke shtuar se Ndreka ishte titanik në forcën e tij.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...