2021-05-22

“Dosja e DASH u përgatit në Tiranë”/ Deputetja e PS-së del me reagimin e fortë pas deklaratës së bujshme të Sali Berishës për Ramën: Ka dalë nga binarët!

Deputetja e zgjedhur e PS-së në Pogradec, Blerina Gjylameti komentoi sot për emisionin ‘Ditari’ deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha pas shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA. “Ndër vite në Shqipëri, për shkak edhe të drejtësisë së kapur, në shumë raste nuk ka pasur drejtësi, shumë herë të dhimbshme për shqiptarët, si Gërdeci apo “21 janari”. Sot jemi në një moment që kemi një drejtësi të pavarur nga politika”, u shpreh Gjylameti. Sa iu përket akuzave të Berishës, se dosja është përgatitur në Tiranë, Gjylameti e hodhi poshtë kategorikisht një gjë të tillë.“Nuk e di si mund të interpretohet një deklaratë e tillë, e cila mendoj se është një dalje nga binarët për momentin, por nuk mendoj se është diçka e mirëmenduar me një logjikë të pastër. Nuk mund ta mendojmë se Sekretari i Shtetit mund të përgatisë një deklaratë të tillë, në bazë të një informacioni që i çon një shtet përkatës”, u shpreh Gjylameti. Për Gjylametin, nëse drejtësia shqiptare do të kishte qenë e pavarur nuk do të kishim persona të shpallur non grata nga SHBA.Nëse do të kishim pasur një drejtësi të pavarur do të kishim marrë përgjigje për shumë situata që kanë dëmtuar interesin e Shqipërisë ndër vite. Nuk besoj se do të kishim ardhur deri në këtë pikë që të kishim të shpallur “non grata” njerëz të një niveli të lartë politik”, u shpreh Gjylameti.

“Vajza ime dhe bashkëshorti i saj u kthyen me 1 milionë dollarë të konfirmuara nga OKB”/ Por çfarë kishte punuar e bija e Sali Berishës në Kosovë që erdhi me shuma marramendëse

Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e kaluar në studion e emisionit' Opinion' se vajza e tij dhe bashkëshorti i saj janë kthyer në Shqipëri me 1 milion dollarë, që kanë fituar gjatë punës 7-vjeçare në Kosovë. Por, çka ka punuar vajza e Berishës? Ndërsa ju përgjigj akuzave të DASH, ngritur ndaj tij dhe familjes duke i penguar hyrjen në SHBA, Berisha ka mohuar në mënyrë kategorike që ai dhe familjarët e tij të jenë përfitues të fondeve publike. Duke ju referuar vajzës së tij, Berisha tha se pas 7 viteve punë në Kosovë, ajo dhe bashkëshorti i saj u kthyen me 1 milionë dollarë të konfirmuar nga OKB. “Marrim vajzën. Këtu, në këtë studio kur është kthyer nga Kosova kanë bërë bilancin. Ata kanë punuar 7 vite në Kosovë në pozicion të mirë ajo dhe dhëndri. Të ardhurat 7 vjeçare të të dyve arrinin në 1 milion e 400 mijë dollarë. Kishin shpenzuar 400 mijë dhe janë kthyer me 1 milion të konfirmuara nga OKB”, tha Berisha, duke shtuar se fëmijët e tij nuk e kanë përdorur kurrë pushtetin e tij për influencë. Për punët që ka bërë në Kosovë, vajza e Berishës, Argita Malltezi, ka treguar në CV’në e saj. Ajo ka treguar se që nga viti 2000 e deri në vitin 2005, ka punuar si juriste në Kosovë, në kuadër të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Nga viti 2000 deri në 2002, ajo ka punuar si jurist në Zyrën e Prokurorit Ndërkombëtar Prishtinë, DoJ, UNMIK. Më pas ka punuar në Divizionin Ndërkombëtar të mbështetjen Ligjore, për të kaluar në Zyrën e Gjyqtarit Ndërkombëtar. Puna e fundit që ka bërë në Kosovë ka qenë si juriste në Dhomën Speciale të Gjykatës së Lartë të Kosovës, për çështjet e privatizimit. Në këtë pozitë, ajo ka punuar deri në nëntor të vitit 2005.

“Më tha o shkatërrohet PS-ja, o ti do na e zgjidhësh këtë"/ Pas ish ambasadorit, edhe gazetari i njohur plas “bombën”: Krahut të djathtë të Ramës iu hoq brenda 24 orëve “non grata” në SHBA, si e bindi Fatos Nano DASH-in?

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, gazetari i njohur Basir Çollaku ka hedhur akuza të forta për kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin. Gazetari ka shkruar se në vitin 2004 iu hoqë “non grata” në SHBA brenda 24 orësh.Çollaku pyet sesi ia doli kryeministri i kohës Fatos Nano që të bindte DASH-in në tërheqjen e një vendimi të tillë, dhe ironizon me pretendimet e DASH se ka dosje në rastin e Berishës. “Si u hoq brenda 24 oreve “non grata” nga DASH per Gramoz Ruçin ne vitin 2004?? Si i bindi Fatos Nano amerikanet te nderronin mendje kaq shpejt?! Meqe DASH ka dosje…”, shkruan Çollaku në postimin e tij në rrjetet sociale. “Më tha o shkatërrohet PS-ja, o ti do na e zgjidhësh Një pretendim të tillë, që një zyrtar i nivelit të lartë në PS ishte shpallur non grata në SHBA, e tha disa ditë më parë dhe diplomati Agim Nesho, por ai nuk përmendi emra. “Para disa kohësh një zyrtari të lartë të Shqipërisë nuk i jep viza për në SHBA. Më thirri Nano e më tha o shkatërrohet PS-ja, o ti do na e zgjidhësh këtë. Kam qenë personalisht atje dhe kam bërë takimet. Çova ftesë personale dhe ky personi non-grata u ul me motrën e Bush. Nga PS-ja në Kongresin Amerikan. Tani ështën ë pozicione të larta. Nuk dua të them emra, nuk merrem me njerëzit”, u shpreh Nesho.

Paditi për shpifje Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Saimir Vishaj parashikon ‘ditë të errëta’ për Sali Berishën: Është i humbur!

Ish- kryeministri, Sali Berisha, ka vendosur të padisë Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, pas vendimit për ta shpallur ‘non-grata’, duke e konsideruar “të korruptuar”. Avokati Saimir Visha u shpreh prerazi se në këtë betejë, ish-kryeministri Berisha është i humbur. Sipas avokatit, nuk mund të shkohet në një gjykatë pa një provë. “Në momentin që ka zgjedhur për të vendosur dinjitetin e tij në një gjykatë ndërkombëtare, është i humbur përpara se të ngrihet një padi. Sepse në Konventën e Vjetës të vitit 196, ku kanë aderuar dhe SHBA-të dhe shumë shtete evropiane, mënyra e vendimmarrjes së një shteti, i cili disponon me vendim për mënyrën se simund të të shpallë ‘Non-grata’ që shqipërohet i padëshirueshëm, nuk të jep arsyet. Dhe nuk mund të shkosh në një gjykatë, për të zgjidhur ose për të kërkuar një të drejtë, pa një provë.”

“Ish ambasadori Donald Lu i ka kërkuar të arrestojë Metën”/ Hoxha tregon fundin tragjik të Presidentit, nxjerr emrat e njohur që do marrin goditjen e fuqishme nga DASH: Ju tregoj kush e ka radhën për t’u shpallur “non grata” nga Amerika

Vendimi më i fundit i Gjykatës për dënimin me dy vite burg të ish kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, dhe sekuestrimin e pasurisë së tij është komentuar ditën e sotme edhe nga gazetari Artan Hoxha.Gjithashtu gazetari i njohur tregoi se kush e ka radhën për t’u shpallur “non grata” nga Amerika. Ai tha se Ilir Meta do të shpallet “non grata” sapo të largohet nga Presidenca. “U ndëshkua për atë gjë që ka bërë në detyrë, gjate kohës që ai ka qenë në detyrë. Është futur në listën e zezë për korrupsion. Për shumë shqiptarë është konsideruar si një dënim i vogël, por ky është vetëm fillimi. Nuk do të jetë i vetmi gjykim, do kemi dosje dhe hetime të tjera ku do shohin se Llalla ka qenë i përfshirë”, tha gazetari i njohur. Sipas tij, Llalla u prezantua nga Meta dhe më pas u zgjodh nga Berisha si prokuror i Përgjithshëm, e si pasojë mbronte interesat e tyre. “Llalla vetë ka thënë se ish-ambasadori, Donald Lu, i ka kërkuar që të arrestojë Metën. Por i vetmi arrestim ishte që më shoqëroi mua dhe më mori celularët. Avioni me kanabis është i lirë ashtu si dhe piloti italian. Janë sekuestruar dy celularët e mi, ku njëri është shkri aq i vjetër ishte, dhe një i ri”, shtoi Hoxha. Gazetari vijoi duke thënë se ish-prokurori i Përgjithshëm është ndëshkuar si kamikazi i dy personave që janë në listën e Amerikës, njëri u shpall Berisha, e tjetri do shpallet sa të largohet nga Presidenca. I pyetur nëse Amerika po ndihmon PS-në për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra, gazetari u shpreh se “nuk beson se SHBA ndërhyjnë në këtë punë, pasi edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka cilësuar si ngjarje të brendshme”. “Është penalizuar ushtari i Berishës dhe Metës. Dy janë me meritë në listën e zezë dhe presim të tretin. Aleati i Berishës nuk themi dot se ishte Nard Ndoka, por zëvendëskryeministri i tij, Meta. Ky i fundit do të shpallet ‘non grata’ sapo të largohet nga Presidenca”, tha Hoxha.

Berisha korri e shiu për 30 vjet pa e ditur çfarë e pret

NGA PROF. DR. AGO NEZHA 22 MAJ 2021 Berisha korri e shiu për 30 vjet pa e ditur çfarë e pret Miti i gjeniut të së keqes ra. Lajmi dritësjellës i 19 majit, është kambana e alarmit për të gjithë politikanët, shtetarët, drejtësinë dhe median e korruptuar, se në truallin shqiptar nuk ka më individë apo institucione të paprekshme dhe të pandëshkueshme, që janë kthyer në idole të periudhës 30-vjeçare të shkatërrimokracisë dhe kriminalokracisë demokratike. Kur u dëgjua deklarata bombë e DASH, nëpërmjet Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, për shpalljen “non grata”, të Sali Berishës dhe suitës së tij familjare përfshirë bashkëshorten, djalin dhe vajzën e tij, ishte një sihariq që ngjall shpresë tek ajo pjesë e popullit që duan Shqipërinë më shumë se partinë, ndryshe nga disa militantë që aderojnë e përfitojnë benefite të pamerituara. Akuzat ndaj ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Berisha, janë të njohura për opinionin e publikut shqiptar, të publikuara në mediat e shëndosha dhe të pakompromentuara nga korrupsioni dhe krimi, por që ishin kthyer në një ritual të mërzitshëm që kishin humbur vitalitetin ndërgjegjësor të popullit, për shkak të pandëshkueshmërisë. Tabloja e krimeve të Sali Berishës është një odise që nis qysh me marrjen e pushtetit në 1992 duke shkatërruar gjithë pasurinë kombëtare dhe vazhdon me tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 vetë të pafajshëm, 21 janari i 2011, ku u vranë 4 demonstrues në mes të bulevardit duke i soditur Berisha nga dritaret e kryeministrisë dhe Basha nga ballkoni i Ministrisë së Brendshme, 1997 me viktimat e panumërta që shkaktuan firmat piramidale dhe 1998 me dështimin e grushtit të shtetit, si dhe aferat konvejer me CEZ, Rrugën e Kombit dhe shitjen e armëve dhe naftës regjimit gjakatar të Millosheviçit, duke thyer dhe embargon që vuri SHBA, shitje e 344 km2 det Greqisë, e shumë të tjera që i kam shkruar e publikuar te gazeta “SOT” për më shumë se 20 vjet. Veçanërisht një paraqitje kronologjike e kam bërë në shkrimin titulluar “Bilanci i bëmave të bajraktarit Berisha” botuar te gazeta “SOT”, jo shumë larg para një muaji më datën 21 prill, ku analizoj gjithë bëmat e tij monstruoze. Opinionet dhe qëndrimet e miqve dhe shokëve të mi nga e majta dhe nga e djathta kanë qenë kontradiktore. Dikush më thoshte pse lodhesh kot se ata s’duan të dinë për shkrimet e gazetave e dikush tjetër më dashamirës më këshillonte: “mendo dhe për vete”, se ky vend nuk ndreqet, ka marrë rrugën e humnerës. Unë kam ecur në trasenë time, me mendimin se intelektuali i ndershëm nuk duhet të heshtë para të këqijave që kanë pllakosur shoqërinë tonë të sëmurë. Deklarata e DASH, ishte një qetësim i ndërgjegjes për të gjithë ata që kanë thënë të vërtetën pa kompromis. Ky lajm sensacional ngjalli shpresë te shqiptarët e ndershëm, por të deziluzionuar se Shqipëria do bëhet, me ndihmën e aleatit tonë strategjik dhe shpirtëror, shpëtimtarit, SHBA. Drejtësia nuk vendoset me juristët berishian të plepave, por me funksionimin e SPAK-ut, që do i bëjë radioskopinë çdo politikani të korruptuar, pavarësisht nga emri apo përkatësia politike, i majtë apo i djathtë. E rëndësishme është që të vendoset drejtësia mbi themele të forta dhe terapia e korrupsionit të zbresë në mënyrë kapilare nga qeveritarët e pushtetarët e lartë te kryebashkiakët e rretheve që kanë shirë për 30 vjet sa majtas djathtas. Kjo pasuri është e popullit, që një pjesë e mirë lëngon e noton në varfëri të tejskajshme. Në rast ndëshkimi i klasës politike që ka drejtuar Shqipërinë në vitet e demokracisë do reduktohet te shpallja “non grata” e disa zyrtarëve të lartë për të mos udhëtuar për në SHBA, atëherë do kemi të bëjmë më një komedi që do sjellë vetëm fatkeqësi. Berisha dhe sozitë e tij, janë lodhur duke shkuar në Amerikë me dhjetëra herë me fëmijë, me nipër e mbesa, saqë u është mërzitur Amerika. Pushtetarët e lartë notojnë në pasuri. Me tentakulat e pushtetit, ata Amerikën e kanë ngritur në gjithë trupin e vendit, duke filluar nga Tirana, te Gjiri i Lalzit, Durrës, Vlorë, Himarë e mbyllin ciklin në Sarandë. Populli shqiptar, këto histori i di dhe i ka parë. Shpallja “non grata” e familjes Berisha, duhet jetë kambanë alarmi për të gjithë shtresën e politikanëve të korruptuar. Reagimet kanë qenë gjithëplanëshe. Më ka lënë shije të keqe një profesor që del për natë në studio te emisioni Çani, ku lulëzon prostitucioni e megalomania, që shprehu keqardhje që doktori ia besoi drejtimin e partisë Bashës, kur tha ai: “mendoj se partinë doktori duhej t’ia linte Argitës, siç bëri Iliri, që ia la Monikës”. Një gjykim i tillë e thënë nga një profesor që ka studiuar jashtë shtetit në një studio publike është fatkeqësi për këtë shoqëri të ashtuquajtur demokratike. Publikimi i DASH, ka ngjallur reaksion te shumë politikanë, moderatorë televizionesh, gazetarë militantë, opinionistë oportunistë, ish-ambasadorë me këmborë të kohës së komunizmit, që kanë një dashuri të verbër për Berishën dhe që admirimin e tyre nostalgjik, nuk e sundojnë dot me arsye dhe pasionet e tyre dalin ekstremisht, saqë akuzojnë SHBA dhe Ambasadoren Yuri Kim, etj., se po iu nëpërkëmbin liderin e tyre historik. Berisha ka qeverisur me dorë të hekurt jo vetëm kur ka qenë në pushtet, por dhe në opozitë. Ai, ka nxitur dhunën, shantazhin dhe përmbysjen e pushtetit me mjetet e violencës, duke përdorur si instrument Partinë Demokratike, që e drejton dhe sot pas kuintave, duke nxjerrë në skenë spikerin Basha. Kjo parti qysh nga krijimi i saj është drejtuar nga Berisha me filozofinë e shkatërrimit, korrupsionit dhe krimit ndaj kundërshtarit politik. Sofokliu shkruan se: “Nuk ka shtet atje ku sundon një njeri”. Lëvizja që ka nisur te Partia Demokratike, për ta reformuar atë rrënjësisht ka shansin që të ndryshojë filozofinë e drejtimit dhe të fusë frymën demokratike në të gjitha qelizat e këtij organizmi politik. Në rast se do ndalet vetëm te ndërrimi i liderit, ajo nuk do mund dot të operojë kancerin e autokracisë që i ka zënë frymën prej 30 vjetësh këtij subjekti politik. Sado i fortë të jetë lideri dhe partia që drejton, po nuk sundoi ligji dhe drejtësia, nuk shëndoshet demokracia.

"Po akuzohet nga DASH me video të montuara në zyrën e Ramës?", Spartak Ngjela zbulon çfarë fshihet pas deklaratës së Berishës dhe goditja e madhe që ai do të marrë pas padisë së Francës

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar për deklatatën për mediat që dha dje ish-kryeministri Sali Berisha , pas shpalljes non-grata nga SHBA. Berisha deklaroi se do të padisë në Francë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ishte i pari që bëri njoftimin e bujshëm në “Twitter”. Ndërkohë do të jetë avokati francez, Jean-yves le Borgne, i cili do të përfaqësojë Berishën në Paris. Në një intervitë për emisionin ‘Breaking’, Ngjela u shpreh se Berisha ka rënë në logjikë të vogël, pasi kjo është një goditje shumë e rëndë për të. Sipas tij, çështja nuk ka ndodhur në Francë që të gjykohet aty dhe nuk gjykon dot çështjet e Amerikës

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...