Agjencioni floripress.blogspot.com
2021/05/22
Paditi për shpifje Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Saimir Vishaj parashikon ‘ditë të errëta’ për Sali Berishën: Është i humbur!
Ish- kryeministri, Sali Berisha, ka vendosur të padisë Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, pas vendimit për ta shpallur ‘non-grata’, duke e konsideruar “të korruptuar”.
Avokati Saimir Visha u shpreh prerazi se në këtë betejë, ish-kryeministri Berisha është i humbur. Sipas avokatit, nuk mund të shkohet në një gjykatë pa një provë.
“Në momentin që ka zgjedhur për të vendosur dinjitetin e tij në një gjykatë ndërkombëtare, është i humbur përpara se të ngrihet një padi. Sepse në Konventën e Vjetës të vitit 196, ku kanë aderuar dhe SHBA-të dhe shumë shtete evropiane, mënyra e vendimmarrjes së një shteti, i cili disponon me vendim për mënyrën se simund të të shpallë ‘Non-grata’ që shqipërohet i padëshirueshëm, nuk të jep arsyet. Dhe nuk mund të shkosh në një gjykatë, për të zgjidhur ose për të kërkuar një të drejtë, pa një provë.”
“Ish ambasadori Donald Lu i ka kërkuar të arrestojë Metën”/ Hoxha tregon fundin tragjik të Presidentit, nxjerr emrat e njohur që do marrin goditjen e fuqishme nga DASH: Ju tregoj kush e ka radhën për t’u shpallur “non grata” nga Amerika
Vendimi më i fundit i Gjykatës për dënimin me dy vite burg të ish kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, dhe sekuestrimin e pasurisë së tij është komentuar ditën e sotme edhe nga gazetari Artan Hoxha.Gjithashtu gazetari i njohur tregoi se kush e ka radhën për t’u shpallur “non grata” nga Amerika. Ai tha se Ilir Meta do të shpallet “non grata” sapo të largohet nga Presidenca.
“U ndëshkua për atë gjë që ka bërë në detyrë, gjate kohës që ai ka qenë në detyrë. Është futur në listën e zezë për korrupsion. Për shumë shqiptarë është konsideruar si një dënim i vogël, por ky është vetëm fillimi. Nuk do të jetë i vetmi gjykim, do kemi dosje dhe hetime të tjera ku do shohin se Llalla ka qenë i përfshirë”, tha gazetari i njohur.
Sipas tij, Llalla u prezantua nga Meta dhe më pas u zgjodh nga Berisha si prokuror i Përgjithshëm, e si pasojë mbronte interesat e tyre.
“Llalla vetë ka thënë se ish-ambasadori, Donald Lu, i ka kërkuar që të arrestojë Metën. Por i vetmi arrestim ishte që më shoqëroi mua dhe më mori celularët. Avioni me kanabis është i lirë ashtu si dhe piloti italian. Janë sekuestruar dy celularët e mi, ku njëri është shkri aq i vjetër ishte, dhe një i ri”, shtoi Hoxha.
Gazetari vijoi duke thënë se ish-prokurori i Përgjithshëm është ndëshkuar si kamikazi i dy personave që janë në listën e Amerikës, njëri u shpall Berisha, e tjetri do shpallet sa të largohet nga Presidenca.
I pyetur nëse Amerika po ndihmon PS-në për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra, gazetari u shpreh se “nuk beson se SHBA ndërhyjnë në këtë punë, pasi edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka cilësuar si ngjarje të brendshme”.
“Është penalizuar ushtari i Berishës dhe Metës. Dy janë me meritë në listën e zezë dhe presim të tretin. Aleati i Berishës nuk themi dot se ishte Nard Ndoka, por zëvendëskryeministri i tij, Meta. Ky i fundit do të shpallet ‘non grata’ sapo të largohet nga Presidenca”, tha Hoxha.
Berisha korri e shiu për 30 vjet pa e ditur çfarë e pret
NGA PROF. DR. AGO NEZHA
22 MAJ 2021
Berisha korri e shiu për 30 vjet pa e ditur çfarë e pret
Miti i gjeniut të së keqes ra. Lajmi dritësjellës i 19 majit, është kambana e alarmit për të gjithë politikanët, shtetarët, drejtësinë dhe median e korruptuar, se në truallin shqiptar nuk ka më individë apo institucione të paprekshme dhe të pandëshkueshme, që janë kthyer në idole të periudhës 30-vjeçare të shkatërrimokracisë dhe kriminalokracisë demokratike. Kur u dëgjua deklarata bombë e DASH, nëpërmjet Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, për shpalljen “non grata”, të Sali Berishës dhe suitës së tij familjare përfshirë bashkëshorten, djalin dhe vajzën e tij, ishte një sihariq që ngjall shpresë tek ajo pjesë e popullit që duan Shqipërinë më shumë se partinë, ndryshe nga disa militantë që aderojnë e përfitojnë benefite të pamerituara. Akuzat ndaj ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Berisha, janë të njohura për opinionin e publikut shqiptar, të publikuara në mediat e shëndosha dhe të pakompromentuara nga korrupsioni dhe krimi, por që ishin kthyer në një ritual të mërzitshëm që kishin humbur vitalitetin ndërgjegjësor të popullit, për shkak të pandëshkueshmërisë. Tabloja e krimeve të Sali Berishës është një odise që nis qysh me marrjen e pushtetit në 1992 duke shkatërruar gjithë pasurinë kombëtare dhe vazhdon me tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 vetë të pafajshëm, 21 janari i 2011, ku u vranë 4 demonstrues në mes të bulevardit duke i soditur Berisha nga dritaret e kryeministrisë dhe Basha nga ballkoni i Ministrisë së Brendshme, 1997 me viktimat e panumërta që shkaktuan firmat piramidale dhe 1998 me dështimin e grushtit të shtetit, si dhe aferat konvejer me CEZ, Rrugën e Kombit dhe shitjen e armëve dhe naftës regjimit gjakatar të Millosheviçit, duke thyer dhe embargon që vuri SHBA, shitje e 344 km2 det Greqisë, e shumë të tjera që i kam shkruar e publikuar te gazeta “SOT” për më shumë se 20 vjet. Veçanërisht një paraqitje kronologjike e kam bërë në shkrimin titulluar “Bilanci i bëmave të bajraktarit Berisha” botuar te gazeta “SOT”, jo shumë larg para një muaji më datën 21 prill, ku analizoj gjithë bëmat e tij monstruoze. Opinionet dhe qëndrimet e miqve dhe shokëve të mi nga e majta dhe nga e djathta kanë qenë kontradiktore. Dikush më thoshte pse lodhesh kot se ata s’duan të dinë për shkrimet e gazetave e dikush tjetër më dashamirës më këshillonte: “mendo dhe për vete”, se ky vend nuk ndreqet, ka marrë rrugën e humnerës. Unë kam ecur në trasenë time, me mendimin se intelektuali i ndershëm nuk duhet të heshtë para të këqijave që kanë pllakosur shoqërinë tonë të sëmurë. Deklarata e DASH, ishte një qetësim i ndërgjegjes për të gjithë ata që kanë thënë të vërtetën pa kompromis. Ky lajm sensacional ngjalli shpresë te shqiptarët e ndershëm, por të deziluzionuar se Shqipëria do bëhet, me ndihmën e aleatit tonë strategjik dhe shpirtëror, shpëtimtarit, SHBA. Drejtësia nuk vendoset me juristët berishian të plepave, por me funksionimin e SPAK-ut, që do i bëjë radioskopinë çdo politikani të korruptuar, pavarësisht nga emri apo përkatësia politike, i majtë apo i djathtë. E rëndësishme është që të vendoset drejtësia mbi themele të forta dhe terapia e korrupsionit të zbresë në mënyrë kapilare nga qeveritarët e pushtetarët e lartë te kryebashkiakët e rretheve që kanë shirë për 30 vjet sa majtas djathtas. Kjo pasuri është e popullit, që një pjesë e mirë lëngon e noton në varfëri të tejskajshme. Në rast ndëshkimi i klasës politike që ka drejtuar Shqipërinë në vitet e demokracisë do reduktohet te shpallja “non grata” e disa zyrtarëve të lartë për të mos udhëtuar për në SHBA, atëherë do kemi të bëjmë më një komedi që do sjellë vetëm fatkeqësi. Berisha dhe sozitë e tij, janë lodhur duke shkuar në Amerikë me dhjetëra herë me fëmijë, me nipër e mbesa, saqë u është mërzitur Amerika. Pushtetarët e lartë notojnë në pasuri. Me tentakulat e pushtetit, ata Amerikën e kanë ngritur në gjithë trupin e vendit, duke filluar nga Tirana, te Gjiri i Lalzit, Durrës, Vlorë, Himarë e mbyllin ciklin në Sarandë. Populli shqiptar, këto histori i di dhe i ka parë. Shpallja “non grata” e familjes Berisha, duhet jetë kambanë alarmi për të gjithë shtresën e politikanëve të korruptuar. Reagimet kanë qenë gjithëplanëshe. Më ka lënë shije të keqe një profesor që del për natë në studio te emisioni Çani, ku lulëzon prostitucioni e megalomania, që shprehu keqardhje që doktori ia besoi drejtimin e partisë Bashës, kur tha ai: “mendoj se partinë doktori duhej t’ia linte Argitës, siç bëri Iliri, që ia la Monikës”. Një gjykim i tillë e thënë nga një profesor që ka studiuar jashtë shtetit në një studio publike është fatkeqësi për këtë shoqëri të ashtuquajtur demokratike. Publikimi i DASH, ka ngjallur reaksion te shumë politikanë, moderatorë televizionesh, gazetarë militantë, opinionistë oportunistë, ish-ambasadorë me këmborë të kohës së komunizmit, që kanë një dashuri të verbër për Berishën dhe që admirimin e tyre nostalgjik, nuk e sundojnë dot me arsye dhe pasionet e tyre dalin ekstremisht, saqë akuzojnë SHBA dhe Ambasadoren Yuri Kim, etj., se po iu nëpërkëmbin liderin e tyre historik. Berisha ka qeverisur me dorë të hekurt jo vetëm kur ka qenë në pushtet, por dhe në opozitë. Ai, ka nxitur dhunën, shantazhin dhe përmbysjen e pushtetit me mjetet e violencës, duke përdorur si instrument Partinë Demokratike, që e drejton dhe sot pas kuintave, duke nxjerrë në skenë spikerin Basha. Kjo parti qysh nga krijimi i saj është drejtuar nga Berisha me filozofinë e shkatërrimit, korrupsionit dhe krimit ndaj kundërshtarit politik. Sofokliu shkruan se: “Nuk ka shtet atje ku sundon një njeri”. Lëvizja që ka nisur te Partia Demokratike, për ta reformuar atë rrënjësisht ka shansin që të ndryshojë filozofinë e drejtimit dhe të fusë frymën demokratike në të gjitha qelizat e këtij organizmi politik. Në rast se do ndalet vetëm te ndërrimi i liderit, ajo nuk do mund dot të operojë kancerin e autokracisë që i ka zënë frymën prej 30 vjetësh këtij subjekti politik. Sado i fortë të jetë lideri dhe partia që drejton, po nuk sundoi ligji dhe drejtësia, nuk shëndoshet demokracia.
"Po akuzohet nga DASH me video të montuara në zyrën e Ramës?", Spartak Ngjela zbulon çfarë fshihet pas deklaratës së Berishës dhe goditja e madhe që ai do të marrë pas padisë së Francës
Avokat Spartak Ngjela ka reaguar për deklatatën për mediat që dha dje ish-kryeministri Sali Berisha , pas shpalljes non-grata nga SHBA. Berisha deklaroi se do të padisë në Francë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ishte i pari që bëri njoftimin e bujshëm në “Twitter”. Ndërkohë do të jetë avokati francez, Jean-yves le Borgne, i cili do të përfaqësojë Berishën në Paris.
Në një intervitë për emisionin ‘Breaking’, Ngjela u shpreh se Berisha ka rënë në logjikë të vogël, pasi kjo është një goditje shumë e rëndë për të.
Sipas tij, çështja nuk ka ndodhur në Francë që të gjykohet aty dhe nuk gjykon dot çështjet e Amerikës
2021/05/21
PSE KOSOVA E SHTYPI VETVETEN ME SHUME SE KUR E SHKELI SERBI
Fishta u pat thene: “Kendoni ne Lahute heronjte qe te mos vdesin e shqip te frymojne. Ky eshte shenjtnimi me i madh per nje komb!” Martin Camaj u pat thene: “Flisni gjuhen qe nana ne djep ua mesoj!” Ndersa Arshi Pipa u coj fjale:” Ate dite qe do te harroni Pjeter Budin ate dite do te shtypni veten!”
Po shqiptari si shqiptari marroset pas politikes dhe injorances, kurre nuk e pranon dijen e vete ta kete mbi krye! Njoh disa qe jane sfide e gjalle qe keta porosi i kane si drita e diellit. Jane pak, por si shenjteri e dheut te vet si shenjti Agustin qe te pakten e donte pak! Si thone ne Mirdite pak e sak. Me librat e tyre Flori Bruqi, Nusret Pllana Anon Nike Berisha, Dibran Fylli, e ndonje tjeter jane me shume se kater akademi. Puna e tyre eshte me shume se nje apo 100 heronj lufte se ata shkruan per heroizmin, shkrifterimin e dheut qe fara te mbije e shendetshme
…ne ATSH, Agjensine e lajmve shterore shqiptare ne vitin 1998 na erdhi nje serb nga Franca te na bente organizimin e strukturave, kur fitoj pushtetin PS.
ZEF PERGEGA
Sa mund te kene derguar te tille ne Kosove?!
Rrenjet e mashtrimt te Serbise per kulturen shqiptare ne Kosove, jane neper hendeqe akademike, ndersa puna e shqiatreve per ta mbrojtur dhe dokumentuar eshte sa ajo e miut…Serbet kane mberritur qe njerin e tyre ta kishin ne drejtimin e gazetes “Le Mond” te Frances e ne gerrhisnim nen lekuren e guaces tone te mbyllur se jemi fanar ndricimi ne bote…sa erdhem e fikem sa gjithe hiri i ketij fanari fantazem erdh e u be buke e pjekur e krimit me monstruoz politik ne bote. Nderkohe Serbia e pa te domosdoshme mashtrimin e opinionit boteror, duke i dhene vetes nje arme te forte sulmi, kur ne shullaheshim ne nje lare dielli perpara nje filxhani kafeje apo nje gote raki me gjize osmane…Ne jemi me keq se korbi qe turpin e kemi si buken me djathe. Ne jemi vrastare te dijes. Ne qeverisemi nga kopilizmi serb, grek dhe turk!
Po dheu yne ka njerez te mire qe kane kapercyer fene e emrit te tyre dhe e kane bashkuar me fene e kombit deri thelle ne gjak e gur te trollit tone. Edhe pse studiesit tone nuk botuan nevojshem libra akademik mbi gjurmet, dardane, ilirike, arberore te kristianizmit e te osmanizmit me analiza dhe burime te sakta ne arshivat e Vatikanit, Romes, Vjenes dhe Stambollit, duke marre rrogen per te ngrohur vezet e karrikes, Kosova pati njerez qe i dolen zot situates dhe deshmise, ti tregonin botes fytyren e genicidit serbo sllav ne Kosove me foto dramatike e renqethese te krimit me makaber te njrezimit qe as lufta e Trojes nuk e ka pare… Tre te tille i njoh personalisht. Nusret Pllanen, Flori Bruqin dhe Dibran Fyellin.
Kam mare pjese ne promovimin e librave te tyre. Nje grusht njerezish qe gjalle e mbajne patriotizmin ne fund te zemres dhe shpirtit te tyre. As nje shenj nga gaveria shqiptare dhe Kosovare. Pusht-tetaret e kane vra dheun tone, historine , gjakun e lirise, kane humbur cdo gjurme e shenj per tu shenjuar ato vete ne brox te ndryshkur… Ndonese mundesia e perhapjes se librave, te Nusretit, te Florit, te Dibranit eshte e vogel me gjithe zanin e madh te shpirtit te tyre sa duket se shteti i nenqesh per punen lapidare te tyre! Eshte nje serb me emrin Vuçic, i cili ia dhuroj Europes nje liber shume interesant per Europen, duke treguar para opinionit te cilivizuar europian faqen e zeze te shqiptarit e fatkeqesi per ne, nen okelion “Trashigimia e krishterë ( kuptohet serbe ) në Kosovë e Metohi "
Shtrohet pytja sa libra ia ka prezentuar Kosova Europes, ku bindshëm te kete shkruar qe objektet e kultit te krishter ne Kosove, se pari jane shqiptare te " vjedhura" nga serbet?!.
A e ka bere kete Akademia e shkencave shqiptare me nje batalion akademikesh apo Universiteti me nje kopani profesoresh?! Pse me tre lule si Nusreti, Flori e Dibrani e ndonje tjeter, mund te vjen pranvera ne Kosove?! Pranvera nuk eshte kur mbjelle nje peme ne trotuar me gjethe jeshile, por kur boton nje liber qe me te cel lulja e gjakut te lirise qe na e kane pire tradhetart, se pari brenda pragut tone.
Nje shtet gjakatar, pushtues e kriminali krijuar ne vitin 1803, Serbia posedon te gjithe pasurine kulturore kishtare shqiptare te Kosoves.
Me kujtohet ne promovimin e librave te Nusretit ne Detroit dhe te Dibranit ne Prishtine, kur njerez kerkuan qe librat, filmat te botohen ne anglisht, por ata qe kishin ne dore, pushtetaret te larte te Kosoves dhe lider te diapores u ra nje hije ngjyre metaline, kur llava e metalit ngrine mbi kallepe. Keta emra qe permenda Nusretin , Florin e Dibranin, sigursiht ka edhe individe te tjere, duhej shoqeria ti mbante ne pellembe te dores dhe bashke me ta te shkonin ne kryeqytetet e Europes , ne mediat dhe forumet e tyre per te folur…por ato sikur thane “le te flain keta qe i kemi zgjedh per pushtet”
Si mund ti besosh as gjate ato qe i ke zgjedh si zgjedhe qe nuk te leshon pa ta pa shkumen e fundit te shpirtit ne buze. Dalin sot e protestojne 30-40 veta se ata i shohin ne Hage dhe nuk marrin librat e shkrimtareve kosovare ti mbanje ne dore se per momentin ato japin mesazhe me shume se mbajtja e flamurit te patriotizmit. Akademia e Kosoves, a eshte ajo nje pandemi ne vete?! A m und te quhet institucion akademik, kur nuk ke forcen as sa nje foshnje te guxosh per te verteten historike?!
Me tha nje mik ne Kosove ne promovimin e librit te Dibran Fyellit, ku vetem dy krijues katolik merrnim pjese se ne kosovaret nuk jemi islamike dhe 95% e popullit e don Gjergj Kastriotin si hero te kombit dhe Nana Terezen si shenjtore te kombit..
Po more vellai dashur, ju keni eleminuar nga skena poltike partine qe e krijoi edhe me mebeshtetjen e Rugoves, shkrimtari dhe akademiku i ndjere Mark Krasniqi!!! Ju ia keni lene shtatoren e pajtuaesit te gjaqeve Anton Qeta te shtrire per dhe per shume vite dikun ne nje cep te oborrit. Ju te dashur vellezer ne politike keni derguar ne misione diplomatike njerez qe eshte turp ti shikosh te punojne si kamajer e furrtar, kur Serbia dergon njerez te shkolluar ne perendim.
Ju vellezer jeni shtet multi etnik dhe duhet ta keni nje serb amasador ne vendet ballkanike ao gjetke, , duhet ta keni nje egjypjan ne vendet qe e flasin gjuhen e ketij kombi, duhet ta keni nje turk ne vendet arabe, duhet ti keni pese apo gjashte katolik ne Washinton, Lomder, Zvicer, Gjermani, Austri, Danimarke apo dikun tjeter. Keni njerez te tille. Dhe nese nuk mundeni ti gjeni ti kisht derguar ne shkolle. Por pse nuk keni derguar Florin, Nusretin Dibranin se ato do te flisnin, sic mund te flas une lirshem nga Amerike per kulturen, historine per rrenjet, per tolerance fetare, por nuk keni dashur..
Kjo eshte tradhetia qe i keni brre dheut tuaj, duke iu pershpirtur politikes si gjarperi vezeve te breshkes! Me ato poltikane nje dite nuk eshte cudi te hani kembet tuaja. Po shkrimtari me i shquar mbi vepren e Nana Terezes dhe shume veprave te tjera, Anton Nike Berishaj, per disa vite professor ne Universitetin e Kozences ne dere te shtepise e keni! Po nuk keni deshire ti thoni mire mengjes se eshte kaurr. U larguat prej krimit serb dhe rate ne gropen e krimit Osman.
Nuk mbijetohet keshtu! Buxheti i Serbise per kete propagande mashtruese per Kosoven, eshte shume me i madh se pasuria e Bexhetit qe prest si struci ta zgjase qafen ne ndonje hije karrikeje, duke e prit Thacin te dale nga ajo vrime e zeze qe e kane futur. Duke gerthitur per “vellane” turk, qe nga paslufta i ndertuan 800 xhami, dhe tani dalim me "kryevepren 30 milioneshe " me xhamine e Prishtines. Asgje nuk kam me vprat e kultit dhe as besimet se I kam ne familje, por edhe per ate kishe u shkruan libra kundra, u ndezen kovachanat e kundershtise, sikur nuk i njihni rrenjet tuaja, ndaj Serbia qe e stimuloi kete marri ju quan tani nje mbeturine turke! Ne vend qe te ngriheshi e ti thoni ndal si dardan! Po heronjte i vrane dhe gjakun u pijne per lavdi sot njerez qe nuk kane pike lavdije, por bunker i madh hajnie.
NJE FILM PER SKENDERBEUN….APO PER GJERGJIN
…e vrafte buka njeriun e lig! –thote nje fjale popullore
Osmanet shqiptar dhe heleneve grek ne Shqiperi u pelqen ta quajne Skenderbeu. Duke punuar keta sulltane ne Akademite tona e kane futur kete term qe nuk ka te beje me emrin e djepit dhe te pagezimit neper literature!. Si do te quhej ne film, Gjergj Kastrioti apo Skenderbeu?! Në sytë e Amerikanëve dhe të gjithë perëndmorëve: në nuk kemi qënë kurrë një popull, dhe aq më pak një nacion. Ne për ata jemi thjesht turmë laramane të mbetura e të mbledhura nga ngjarjet historike, ku kusht të mundet hyn e zhvillon lojra interesash. Nuk ka egzistuar në mijëra vjet histori njerzore që: një popull mysliman të ketë hero katolik, apo e kundërta, dhe në fakt shumica absolute myslimane nuk e ka njohur kurrë si hero të tij! Tani ka gjithnjë e më shumë që deklarohen hapur dhe në mënyrën më agresive kundra. Ashtu sic jemi në të vërtetë, ashtu na trajtojnë dhe respektojnë: dmth pa identitet..ose thënë turkçe: pa din e iman. Ne administraten Amerikane shqiptaret qe punojne jane ose musliman ose ortodoks dhe habiten e ngrene supet kur degjojne emra katolike.
Ne Detroit katoliket jane te njuhur prej malesoreve te Malesise se Madhe, por edhe kontributi i tyre sidomos per Kosoven e lire eshte kompromentuar nga mediat globaliste soro-komuniste, sa edhe pak do ta shuajne emrin dhe organizimet e tyre. Ketu kane interferuar disa jugor islame te djallezur deri ne brire, te cilet me misionin e tyre po shkaterrojne cdo vlere kombetare qe nga pas u shkon ndonje lider fetar. Nese Hollivudi do ti ngrinte nga dheu e balta e mohimit vlerat qytetruese, perbashkuese dhe europiane te Heroit tone kombetar, kjo do te binte ndesh me realitetin shqiptar dhe me psikologjine e rrenjosur te perendimoreve te sotem se gjithe kjo histori nuk ka si te jete e vertete, sepse para syve kane librat e mashtrimit serb, sepse etnogjeneza e saj eshte e kalllur nga vete shqiptaret dhe tradhetuar prej tyre.
Sic thote Konica se shumica e shqiptarve mund te pershkruhen si te tille. Te gjithe filmat qe jane bere nga Hollivudi per ngjarje romake, greke, te cilat ka prej tyre shqiptare qe jane pervetesuar nga keto dy kombe, Irlandeze per heronjte e tyre qofshin ato locale apo kombetar tregojne se ato e kane trasheguar mesazhin e luftes dhe se nuk ka polemika mbi jeten dhe vepren e tyre.
Ndyshon puna ne Shqiperi, minaren ne mes Tiranes ia kane ngulur heroit ne sy. Shikoni me kujdes siglen e Sokol Balles apo te njonje tjetri si ai i Zhejit, japin minaren, kishen ortodokse, ndonese aty afer as 500 metra eshte Katedralja. Ne asnje vend prendimor festat edhe ato katolike apo muslimane nuk behen ne shesh sic behen ne sheshin e Tiranes festat e muslimaneve, duke treguar nje supermaci ndaj fete e tjera dhe duke fyer rende ateistet dhe intelektualet. Kjo eshte prekje e hapur e lirise se tjetrit. Nese do cdo komunitet fetar te marre me qera stadiumin dhe te festoje atje, e shqiptaret per te realizuar kete fe mbulojne permendoren e Heroit tone kombetar ne mes te Tiranes, apo perdhosin shtatoren e nena Trezes ne Mitrovice apo gjekte, pikerisht ato qe dolen me qirnjte e saj ndezur ne mes te Prishtines, duke kerkuar liri nga genocidi serb. Si mund te behet film nga amerikanet kur islamiku me pikepamje lindore, Rexhep Qosja e llogarit diktatorin si burrin me te madh te kombit, duke e vene ne krah te Skenderbeut???!!! Kur diktatorit ia hodhen shtatoren, kush mund te jape garanci qe ne vend te Skenderbeut do te vihet ajo e Haxhi Qamilit, sic ka dashur ne fillim Enveri. E c’vlere do te kishte filmi?!. Se edukimi ne Shqiperi e Kosove, historia dhe letersia i ka rrenjet tek partia, keshtu ka thene Ismail Kadare. Po te kishin nxjerre islamiket apo othodokesit nje njeri te permasave te Gjergj Kastriotit do kishin lene qimet e kokes dhe filmin do ta kishin realizuar.
Ruset e bene per ne nje film dhe Enveri nuk ua prishi. Qellimet e ruseve diheshin. Supermaci ne Ballkan!. Ne jemi popull i lashte ilir neper fjale e harta, por jo ne vepra te shkruara qe mund te perballen me boten ne argumenta. Ne jemi mesuar te themi: “Rofte sulltati, rrofte beu, rrofte bajaraktari, rrofte partia, por kurr rrofshin njrezit e dijes, ata I kemi cuar ne hell e i kemi pjekur kukurec…!”
Lexoni keta autor te dijes qe permenda me lart, te shikoni syte e vertete te Kosoves drejt perendimit. Lexoni shkrimet e shqiptaro-amerikanit Agim Vunici. Lexoni vec lexoni per te gjetur vlerat e bashkimit dhe mos i mbani syte tek analistat e ekraneve. Asht rrene krejt bre!
ZEF PERGEGA
Detroid, SHBA
Outlook
outlook.live.com
+ Add to contacts
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i nis letër organizatës që futi Manastirin e Deçanit mes monumenteve të rrezikuara
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i ka drejtuar një letër organizatës “Future for Religious Heritage”, e cila pati nominuar Manastirin e Deçanit për listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë të Europa Nostras.
Çeku ka listuar një sërë pyetjesh në emër të shtetit të Kosovës lidhur me vendimin e tyre për nominimin e Manastirit, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Çeku ka kërkuar përgjigje nga kjo organizatë për pyetjet:
- Cili ka qenë burimi i informacionit për sulmin e pretenduar të organizatës terroriste ISIS në Manastirin e Deçanit?
- Kujt saktësisht i referoheni kur përmendni termin “ekstremistë lokalë” dhe në raportet e cilave institucione të sigurisë jeni bazuar në lidhje me katër sulmet e pretenduara?
- Cili ka qenë burimi i informacionit për konstatimin tuaj se në afërsi të dyerve të manastirit planifikohet ndërtimi i një autostrade të madhe ndërkombëtare?
- A jeni në dijeni për marrëveshjen e arritur vitin e kaluar mes palëve (përfshi klerin ortodoks) në lidhje me rrugën, e cila as nuk ka qenë e menduar si autostradë dhe as nuk është ndërtuar?
- Cilat janë burimet e tjera mbi të cilat e keni ndërtuar argumentin tuaj për të nominuar Manastirin e Deçanit?
- Ne besojmë që çështja e manastirit dhe dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë të ndërlidhura. A mund të na sqaroni cila është lidhja e pretenduar në tekstin tuaj mes këtyre dyjave?
- A mund të na tregoni se me cilat organizata të shoqërisë civile, institute e profesionistë, institucione e grupe të tjera nga Kosova jeni konsultuar për këtë nominim?
- A e keni vizituar Manastirin e Deçanit për të parë nga afër gjendjen reale gjatë procesit të nominimit?
- A keni informacion të mjaftueshëm mbi gjendjen aktuale, situatën e sigurisë, mbrojtjen kushtetuese, ligjore dhe institucionale të Manastirit të Deçanit?
Ngrihet aktakuzë ndaj zyrtares së BE-së në Kosovë, dyshohet për keqpërdorim fondesh me miliona euro
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurës Albina Nura, që si zyrtare e Bashkimit Evropian në Kosovë dyshohet se ka keqpërdorur fonde në vlerë miliona euro.
Në njoftimin e Prokurorisë s’jepen detaje, njoftohet vetëm se ndaj të pandehurës është ngritur aktakuzë për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe për “konflikt interesi”. Ndërkaq, KOHA ka mësuar se bëhet fjalë për dyshime se Nura ka keqpërdorur fonde në vlerë prej 3 deri 4 milionë eurosh.
Një prej operatorëve që ka përfituar nga këto fonde dyshohet se ka lidhje me Nurën.
Siç ka mësuar KOHA, rasti është iniciuar nga zyra e BE-së në Kosovë, ndërsa është hetuar nga OLAF-i (Zyra Evropiane kundër mashtrimeve) në koordinim me Task-Forcën dhe Prokurorinë Speciale.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit
Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit ose Çakorri është një qafë mali që shtrihet në Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...