Agjencioni floripress.blogspot.com
2021/05/24
Njoftim publikë kundër roterit google.com
NJoftojmë opinionin publikë që në një afat sa më të shkurtër Agjencioni Floripress,do e padisa roterin google.com për fshirjen nga Agjencioni "Floripress" të rreth 20,000 mijë artikujve të botuar ku do të kërkojmë dëmshpërblim ndërkombëtar rreth 2 milion euro ngase shkrimet kanë qenë autoriale si dhe të bashkëpunëtorëve nga të gjitha vendet e botës.
Kërkojmë falje lëxuesve të shumtë të "Floripress""-it i cili nuk është në gjendje më i kthyer artikujt e botuar nga roteri google.com-it i cil është administruar nga firma Flomed (Floripress)në bazë të rregullave ndërkombëtare ....
Më roterin google do të shifemi në gjykatën ndërkombëtare ..., për fshirjen e shkrimeve të pa autorizuara , e tash që po mundohët ti kthejë pas letrës tonë publike të dërguar sot duke i kompiluar nga ish blogspoti Floart-Press blogspot.com , i cili nuk ekziston më.
Editori përgjgjës i Floripress-it.
Akademik Prof.dr.Flori Bruqi
Ptcflomed@yahoo.co.uk
Prishtinë, 24.05.2020.*:03 PM.
2021/05/23
“Golgotha Shqiptare”Si u gjet libri i holokaustit. Serbët vranë 500 000 shqiptarë – Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë në vjeshtën e vitit 1912.
Leo Freundlih, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.
Holokausti mbi shqiptarët. Serbët vranë 500 000 njerëz
Libri i tij “Akuza që ulërijnë” dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Ebraik. Masakrat që u ndërmorrën serbët në trojet shqiptare. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë në vjeshtën e vitit 1912.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrotje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdhe të popullit shqiptar në Ballkan, është gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiouesja Safete Juka, me banim në Amerikë.
Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. I revoltuar ai ngriti zërin e tij kundër asaj që ai e qujati “Golgotha Shqiptare”, e që u shoqërua nga masakra të atij tipi që nuk i kishte njohur Bota më parë. “Unë e dënoj dhunën që ushtrohet padrejtësisht ndaj çdo populli. Ai që nuk bën kështu sot, të mos çuditet nëse nesër edhe ai vetë do të bëhet viktimë e një Golgothe tjetër” – thotë shkrimtari hebre.
Vetëm pas 10 vjetësh, pikërisht në vitin 1992, ky libër njohu botim në tri gjuhë, në saj të ndihmës së jashtëzakonshme të gjermanit Hans Peter Rullman me banim në Hamburg. Botimi në anglisht u bë në saj të zotit Steve Tomkin, kroat i lindur në Kosovë. Në Kroatisht libri i përkthye dhe u botua nga mjeku Dr. S Leban, i lindur në Bosnje. Ndërkohë që përkthimin në shqip e realizoi Riza Lahi, nën sponsorizimin e Xhaferr Kastratit nga Kosova dhe përkujdesjen e shtypshkronjës “Eurorilindja” në Tiranë.
Serbia, “macja që kërkon të behet luan”
Pas traktat të Shën Stefanit mes Turiqë që humbi luftëra të njëpasnjëshme dhe Rusisë fituese, kombi shqiptar u vu në rrezik të jashtëzakonshëm, pasi aleatja ballkanike e perendorisë së Carëve Serbia, kërkoi të zgjeronte zotërimet e veta për tu kthyer në një fuqi ballkanike dhe evropiane, megjithëse kishte një popullsi vetëm 900 mijë banorë. Por nëse deri në vitin 1911 synimet ruse dhe serbe në Ballkan do të dështonin, kjo nuk erdhi për meritë të Perendorisë Turke nën të cilën ndoshej Shqipëria, por thjesht nga fakti që shqiptarët me anë të Lidhjes së Prizrenit më 1878 nuk e lejuan një gjë të tillë dhe e kundështuan me armë.Që nga viti 1906 deri në vitin 1912, një sërë kryengritjesh për pavarësi të shqiptarëve, kryesisht në veri të trojeve etnike shqiptare, u shtypën me dhunë dhe barbari nga na e ushtrive turke. Me fillimin e luftës ballkanike, Shqipëria ishte gjysëm e shkretuar dhe trupat serbe, në ëmër të luftës kundër Perendorisë Osmane, ndërmori një sërë pushtimesh të cilët i shoqëruan me masakra masive kundër një popullise krejtësisht të paarmatosur, ku sipas shtypit evropian humbën jetën 250 mijë shqiptarë.
Ndërkohë ka të dhana të sigurta se shifta mund të jetë edhe një gjysëm milioni. Nga 180 mijë kilometra katrorë, me një popullsi rreth 2 milionë banorë që numëroheshin brenda teritoreve shqiptare në fund të shekullit të XIX, në vitet ‘ 30 kishin mbetur teritore shqiptare vetëm 80 mijë km katrorë, dhe këto në pjesën më të madhe jashtë shteti shqiptar. Sipas historinëve të kohëve moderne, ekspasioni sllav që u shoqërua dhe me shpërgulje masive dhe dukje të popullisive etnike të vendeve të mësipërme, që njehsohej me ekpansionin komunist më vonë i mori popujve gjernanë, hungarezë, shqiptarë, rumunë, armenë etj teritore të cilat kapnin sipërfaqen rreth një milionë kilometra katrorë nga të cilat një dhjeta i takonin teritoreve shqiptare. Etnia shqiptare në prag të shkatërrimit të perendorisë së kalbur Osmane humbi më shumë se gjysmën e teritoreve të veta. Zona e Tivarit, e Hotit, e Grudës, e Pazarit të Ri, Sanxhakut (Novipazarit) Nishit, Rrethinat e manastrit, shtoju këtyre edhe humbjen e krahinave të Janinës dhe të Çamërisë, të cilat u shpopulluar ose u asimiluan me forcë nga Greqia, përbëjnë edhe fushatën më të egër atishqiptare të ekspansionit sllav kundër popullit më të vjetët në Ballkan dhe Evropë. Njëri ndër libra që hedh dritë mbi shpërnguljet masive të shqiptarëve është edhe libri historik i Leo Freundlich “Golgotha shqiptare” Dëshmitare e krimeve të serbëve në vitin 1912-1913 ka qenë edhe “Nënë Tereza”, atëherë fëmijë. Ajo pa me sytë e saj sesi serbët i helmosën të atin, ndërkohë që anëtarët e tjerë të familjes shpëtuan duke u arratisur në drejtim të Tiranës.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Shqiptarët në holokaust para Hebrenjve
( Shënime të gazetarit gjerman Hans Peter Rullmann)
Më 1913, të dielën e pashkëve, sa pa shpërthyer Lufta Ballkanike një shkrimtar vienez, Izraeliti Leo Frojdlih botoi një libër të titulluar “Akuza që ulurijnë” (Accusation Records). Në të përfshihen dokumeta akuzuese të cilat rrëfejnë barabarizmat masive të bëra nga Serbët në krahinat shqiptare të veriut jo më larg se 80 vite më parë, ose më saktë rreth 30 vite më parë se të ndoshte lufta e dytë botërore. Holokausti i parë Evropian është planifikuar dhe zbatuar nga Serbia kundër popullit shqiptar.
Leo Frondlih përshkruan ngjarjet nga mezi i tetorit 1912 deri në marsin e vitit 1913. Në një periudhë kohe më pak se pesë muaj ushtria dhe bandat çetnike serbe “egërisht dhe në mënyrën më antihumane që ka shfaqur ndonjëherë çizmja e pushtuesit, bëri barbarizma që nuk kanë të përshkruar. Me qindra e mijëra burra të paarmatosur, të therur, gra të përdhunuara, pleq të mbytur, me qindra gra të djegur dhe të rrafshuar për tokë” Gjatë luftrave evropiane të shekullit të XVIII dhe XIX , nuk ka pasur asnjëherë synime për shfarosjen kolektive të ndonjë kombi. Në rastin më të keq, një vend orvatej për të pushtuar një vend tjetër. Përpara luftës serbe kundër shqiptarëve më 1912, askush nuk është përpjekur për të zhdukur një popull të tërë. Në vitin 1912, kur mbi shqiptarët po ndodhte katastrofa e madhe, Frojndlih kishte një parandjenjë se sundimi serb kundër ekzistencës së një kombi të tërë, kishte përmasat e një sinjali historik. Ai ishte i vetëdijshëm se ky kthim i paparitur kundër qytetërimit dhe shpirtit human, siç kishte nisur Serbia nuk do të venitej aspak në të ardhmen, në qoftë se bota nuk do të ndëshkonte popull në mënyrë të menjëhershme.
Freundlih përshkruan masakrimin e shqiptarëve
Mënyra sesi ushtria serbe, veproi më 1912-1913 ndaj shqiptarëve gjatë luftës ballkanike, përbën edhe rastin e parë të një zhdukje masive të një populli nga një popull tjetër. Megjithëse Mbretëria Serbe u njoftua se Komisioni Ndërkombëtar i kufinjve, menjëherë sapo situata të qetësohej do të niste punë për përcaktimin e kufinjve, ushtria e këtij shteti nuk i njohu paralajmërimet e fuqive të mëdha dhe vazhdoi pushtimin e teritoreve jo serbe. Më 22 tetor të vitit 1912, këmbësoria serbe pushtoi qytetin e Prishtinës në Kosovë. Më pas ajo vazhdoi sulmin në dy drejtime. Nga krahu i Shkupit dhe tjetri nga Prizreni për tu futur në drejtim të luginës së Drinit të Zi. Pas një muaji, më 20 nëntor 1912 serbët pushtuan edhe gati gjithë Shqipërinë e veriut dhe më 29 nënëtor 1912 pararoja e kësaj ushtrie u vendost në Durrës. Lufta e serbëve kundër shqiptarëve, nuk kishte karakter pushtues, por shumë më tepër. Ajo mori karakterin e spastrimit etnik, dhe synonte që brenda një kohe të shkurtër ti tregonin Botës se shqiptarët qenë zhdukur nga Ballkani. Pikërisht për këtë arsye eta i quanin shqiptarët turq dhe me këtë justifikim ose i shpërngulnin ose i masakruan. Frojdlih i përshkruan masakrat e serbëve në vjeshtën e vitit 1912 – pranverën e ’13 në trojet shqiptare, Kosovë, Maqedoni kështu: “Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin ti shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilët përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ata ishin shtazana, ju çahej barku me bajonetë dhe pasu u nxirrej fëmija nga barku vendosj në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin vere, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”.
Pas krimeve, Edit Durham nis e urren serbët
Gjatë kohës që në Shqipërinë etnike, shiptarët masakroheshin në shtëpitë e tyre, anglezja Mery Edit Durham, punonte për “Macedonia Relief Organisacion”. Kur shkeli për herë të parë në Ballkan, historiania dhe antropolog’ja Angleze ishte admiruese e popullit serb, si shumë njerëz të tjerë në perendim. Por siç vëren anëtari i Parlamentit Anglez Aubrey Hernert “ishte vetëm mizoria e serbëve që e ktheu dashurinë e saj në përbuzje”. Pas masakrave të njëpasnjëshme, ajo vendosi të dalë hapur kundër serbo-malazezëve: ” E mbështolla medaljen e florinjtë që ma kishte dhënë Krajl Nikolla duke e bërë të qartë se Nuk mund të pranoja një medalje nga ata që kishin miqësi me Abdul Hamidin dhe merrnin dekorarat dhe paret e tij. Unë e kam kuptuar, i shkruan Durham krajlit Malazez se pasuesit e tu, janë shumë më mizorë sesa turqit, dhe unë nuk mund ta mbaj më për asnjë çast dekoratët e përlyer me gjak të pafajshmish”. Vendimin e saj ajo ai komunikoi shtypit anglez dhe austriak. Meqenëse nuk kishte mundësi për të takuar Mbretin ser Petër, ajo i tha shtypit anglez se do të ruante rastin e përshtatshëm për tia kthyer urdhërin e “Shën Savës” që në takimin e parë.
Të dhëna mbi shqiptarët, para masakrave serbe
Ami Bue, botanist, gjeograf dhe gjeolog Francez, i lindur në qytetin Hamburg të Gjermanisë në fillim të Shekullit të XIX, gjatë viteve 1836 –37 ndërmori një udhëtim në ballkan, i cili në atë kohë i përkiste Perendorisë së madhe Turke. Pas kthimit në Gjermani më 1840, Bue përmblodhi në katër volume, secili me nga 400 faqe të mëdha, përshtypjet e tija të udhëtimit në Evropën Juglindore. Saktësia shkencore e tij, pati një vlerësim të jashtëzakonshëm edhe nga vetë serbët . Akademiku Aleksandër Beliç shkroi se “Librat e Buesë janë një enciklopedi e vërtetë, e cilat nuk mund të krahasohen nga saktësia me asnjë botim tjetër të këtij lloji”. Sipas shkencëtarit, Serbia në gjysmën e parë të shekullit të XIX ka pasur më pak se 900 mijë banorë, kurse Shqipëria mbi 1 milionë e 600 mijë banorë. Në analizat e tij gjeografike Shqipëria etnikisht e pastër ka ka qenë një hapsirë me rreth 180 mijë kilometra katrorë. Në gadishull- gjithmonë sipas tij – kishte shumë më tepër Shqiptarë sesa Grekë dhe së paku dy herë më shumë shqiptarë sesa Serbë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Kronologjia e krimeve serbe ndaj shqiptarëve
Pranverë 1912 : Rreth 6 mijë familje shqiptare shpërgulen me forcë nga zona e Nishit në drejtim të Turqisë. Po në këtë kohë nisin masakrat e malazezëve në krahinat shqiptare të Hotit e Grudës.
12 nëntor 1912: “Dejli Chronicle” shkruan se 2 mijë shqiptarë në krahinën shqiptare të Shkupit dhe 5 mijë në afërsi të Prizrenit janë therur në mënyrë masive.
Dhetor 1912 – Gazeta pariziene “Humanite” shkruan se në Drenicë dhe Palikurë u mbytën të gjithë banorët. Në këtë vend është zbuluar një vargan varresh masive, një pjesë e të cilëve si gurë varri kanë kafka njerëzish. Në fund janë varret e atyre që janë djegur të gjallë. Gjatë masakrave 31 fshtata dhe qytete shfarosen krejtësisht.
1913 : Masakrohen 300 shqiptarë në krahinën e Lumës. Gazeta gjermane FRANGFURTER ZEITUNG shkruan se fëmijët u dogjën në kashtë në sy të prindërve, dhe më pas u masakruan prindërit me batare pushkësh dhe bajoneta
Pranverë 1945- vriten 40 mijë shqiptarë në krahinë e Kosovës, me pretekstin ser ishin atikomunistë dhe të shitur në perendim.
1930 – përfundon asimilimi me forcë i gjithë shqiptarëve të Sanxhakut
1949-50- Largohen forcërisht nga zonat kiufitare Kosovë Lindore serbi rreth 300 mijë shqiptarë, pas një marrëveshje turko-jugosllave.
1989- Helmohen në sholla fillore nga ushtria serbe mbi 6000 fëmijë të vegjël shqiptarë.
Mars 1998, masakrohen 32 banorë të fshatit Raçak në Kosovë
Mars – Qershor 1999, gjatë luftës në kosovë, përzihen nga shtëpitë e tyre 1 milionë shqiptarë dhe vriten mbi 12 mijë gra, burra, fëmijë dhe pleq.
2000 -Kosova Lindore ( Preshevë, Medvegjë – Bujan), vazhdon të mbetet e pushtuar prej Serbisë, nën shtetërrethim. Mbi 300 shqiptare janë vrarë nga vera e vitit 1999 deri në verën e vitit 2000 në këtë krahinë.
Akademia serbe ka dy harta për ndarjen e Kosovës: Pretendimet e akademikëve serbë janë deri në Ferizaj dhe Deçan
Pjesëtari i shoqërisë civile në Kosovë, Shkodran Ramadani, ka publikuar dy harta të propozimeve të Akademisë serbë për ndarjen e Kosovës.
Në këto harta, shihen pretendimet e qarta të Serbisë për marrjen e tokës së Kosovës.
Sipas hartave, pretendimet e Serbisë janë të marrin tokën e Kosovës deri në Ferizaj dhe Deçan.Keto jane dy hartat e propozimeve te Akademise Serbe per ndarjen e Kosoves.
Sic edhe shihet, kufijte e propozuar ketu parashohin vendosjen e kufijve deri ne Deçan dhe Ferizaj.
Nje ndarje e thelle e Kosoves deri ne Jug gati. Pervec kesaj, bazuar ne kete ide Lugina duhet te mbetet jashte Kosoves. Pra nuk eshte shkembim i territoreve, por ndarje e Kosoves.
Kontrast shume i madh me idete qe aktualisht po qarkullojne. Idete e tanishme parashohin shkembim territoresh te siperfaqeve shume me te vogla sesa keto harta ketu.
Idete e sotshme jane me rreziqet dhe pikepyetjet e tyre dhe si te tilla jane te kontestueshme, por te quhen ide çetnike serbe eshte poshtersi qe nuk i ben nder askujt.
PS
Elaborimet me te gjera per keto harta dhe te dhenat shtese nga arkiva te ndryshme i ka Nexhmedin Spahiu.
Flori Bruqi
Flori Bruqi lindi më 29.6.1952 në Isniq të Deçanit. Studimet e defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato posdiplomike (magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës – në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe të Sportit. Bashkëpunoi me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri më tash (“Bota e re” – Prishtinë, ”Rilindja” – Prishtinë, “Danas” – Zagreb, ”Dello” – Lubjanë, ”Dnevnik” – Lubjanë, “Veqer” – Maribor,”Nasha Borba”, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).
Është anëtar i Kryesisë së LSHK.
Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayrit” të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicrës.
Mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe josportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra. Në punimin e magjistraturës nga fusha e kineziologjisë fiziologjike, ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë, duke përdorur kriteret e avancuara të programeve më të avancuara moderne.
Autori ka botuar qindra punime në shtypin e kohës dhe në internet.
Në vitin 2016 është pranuar anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane dhe ka titullin shkencor Prof. Dr. PH. D. Bordi i Akademisë në korrik të vitit të kaluar e ka emëruar drejtor për marrëdhënie me publikun të ASHASHA-së për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Amerikë.
Ka botuar këto vepra:
Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995
Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995
Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996
Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996
Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996
Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997
Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998
Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000
Pallati i Akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, Nju-Jork, 2000
Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002
Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004
Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004
Delikuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004
Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr-it”, libër shkencor, Prishtinë, 2004
Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra(punim magjistrature, Prishtinë 2005)
Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjeruar i botuar në “Floart”, 2005
Si ta njofim internetin, “Flomed”, tetor 2005
Sëmundjet infektive seksuale, “Floart”, tetor 2005
Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, “Flomed”, 2006
Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, “Floart”, janar 2006
Kosova nuk është i berzë e zezë, “Floart”, dhjetor 2005
Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, “Flomed”, 2005
THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006 etj.
DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK(Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), “Flomed”, 2006
Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008
Olimpi shqiptar,”Rugova-Art”,Prishtinë, 2009
Triumfi shqiptar, “Rugova-Art”, Prishtinë , 2009
Polemika shqip, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2009
“Antika greke” – Homeri, Eskili, Sofokliu, Aristofani dhe Aristoteli, “Albemigrant”, 2009
Nëse kam ditur të guxojë, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2012
Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004, Prishtinë, 2012
Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”, Prishtinë, 2013
Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”, Prishtinë, 2013
Diademë letrare, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2013
Diademë letrare II,Tiranë, 2014
Atdheu im s’më vret,poezi, Tiranë, 2015
Diademë letrare III,Tiranë, 2015
Vademecun për dezinfektues 1, Prishtinë, 2016
Vademecum për dezinfektues 2, Prishtinë, 2016
Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë, 2016
Praktikat e pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve spitalore dhe ambulantore në Kosovë, Prishtinë, 2017
Dëshmi të krimit të pandëshkuar, Prishtinë-Tiranë, 2017
Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkencore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në periudhën 1974-1982, si dhe mijëra punime në shumë webfaqe interneti (2003-2016).
Nga viti 2005 është editor dhe kryeredaktor përgjegjës i webfaqes elektronike “Agjencioni Floripress”.
Flori Bruqi mban titullin shkencor Prof. Dr. Ph.D dhe është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SHBA.
2021/05/22
Çfarë ndodh nëse Berisha e fiton gjyqin ndaj zyrtarit të lartë të SHBA-së? Analisti i njohur shqiptar paralajmëron zhvillime të bujshme
Analisti Arjan Çuri foli mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e lirë’ për padinë që ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur ndaj Antony Blinken në Francë me akuzën ‘për shpifje’.
Sipas Çurit, avokati i Berishës duhet të kërkojë një qasje mozaikë, që të mundësojë që kjo gjykatë ta pranojë atë si çështje.“Rëndësi ka a do ta marri përsipër ndonjë Gjykatë ta gjykojë? Berisha këtu me anë të avokatit të tij mund të pretendojë se z. Berisha nuk do t’i bëhej një gjyq i mirë në Shqipëri... Në SHBA nuk e bën dot gjyqin se është shpallur non-grata. Po të isha unë avokati do t’i kërkoja Gjykatës të bënte një qasje mozaike, të bindja Gjykatën se Parisi është i vetmi vend interes i denoncuesit ku ai mendon se mund të marri një gjykim të paanshëm. Nëse Gjykata e pranon si çështje dhe z. Berisha e fiton si çështje, rëndësi ka që ai fiton betejën e tij morale me Blinken. Por duhet të pranojë Gjykata ta hapi si çështje”, tha Çuri.
“Nëse i referohen gjërave që ka bërë kur ka qenë në pushtet, nuk dënohet. Vetëm po ta lidhin me vrasje, se vrasja dënohet më shumë se 40 vjet. 21 Janari është gjykuar, është mbyllur”, shtoi Çuri.
“Non grata” Berisha OK, – po ata që justifikojnë Berishën?
Rrënjët e të keqes në Shqipëri janë të thella dhe më negativja është se janë të trashëgueshme
If You See Square Waves In The Ocean Get Out Of The Water Immediately
MyHealthReads.com
|
Sponsored
These Wedding Moments Are Unforgettable For All The Wrong Reasons
Gadgetheory
|
Sponsored
She Turned Heads At The American Country Music Awards
Crafthought
|
Sponsored
Man Gives Girlfriend A Necklace, 2 Years Later She Screams When She Realizes What’s Inside
Bedtimez
|
Sponsored
Big Data Online Courses Might Be Cheaper Than You Think
Big Data Courses | Search
|
Sponsored
“Ishte manovër fantastike”, ish-ministri merr në mbrojtje Sali Berishën, befason me deklaratën për padinë ndaj Blinken: Unë e njoh! Mendoj se avokati mund ta bëjë edhe falas!
Anxhela Peristeri çon Shqipërinë në finalen e Eurovisionit, flet kreu i delegacionit shqiptar: Pritshmëritë janë...
The Most Epic Oscars Dresses Of All Time
Dailyforest
|
Sponsored
Më të lexuarat
“Nuk ishte rastësi kjo stërvitje e madhe ushtarake”/
“Nuk ishte rastësi kjo stërvitje e madhe ushtarake”/ Shpallja ‘non-grata’ e Sali Berishës, Romeo Kara kap detajin dhe flet për prapaskenat e rëndësishme: Për llogari të krimit...
“Kokëpalarë”/ Presidenti Meta i quajti amerikanët
“Kokëpalarë”/ Presidenti Meta i quajti amerikanët ‘të pacipë’ pas shpalljes non-grata të Sali Berishës, reagon ‘flakë për flakë’ qeveria Rama
“Nuk është e lehtë të shkëpusësh
“Nuk është e lehtë të shkëpusësh Berishën apo berishizmin nga PD”, Arben Ristani nxjerr prapaskenat nga selia blu: Edhe unë jam mbështetur prej tij!
Më në fund reagon Presidenti/ Thyen heshtjen për vendimin e DASH
Më në fund reagon Presidenti/ Thyen heshtjen për vendimin e DASH ndaj Berishës, shpërthen i revoltuar dhe tregon kush ishte porositës: “Fletërrufe” nga ... (Zbardh edhe mesazhin që i ka dërguar në privat ish kryeministrit)
“Më ka thënë se sapo të shkojë në Parlament
“Më ka thënë se sapo të shkojë në Parlament do të bezdisë Ramën”/ Nano zbulon bisedën me deputetin demokrat dhe tregon nëse është penduar që e promovoi si personazh: Me të më ndan një hon i madh!
Kush fshihet pas shpalljes ‘non-grata’ të Berishës? Arian
Kush fshihet pas shpalljes ‘non-grata’ të Berishës? Arian Çani i bën pyetjen provokuese, ‘zbërthehet’ Gjekmarkaj dhe befason me ato që tregon: U shokova kur e dëgjova lajmin!
Çfarë ndodh nëse Berisha e fiton gjyqin ndaj zyrtarit të
Çfarë ndodh nëse Berisha e fiton gjyqin ndaj zyrtarit të lartë të SHBA-së? Analisti i njohur shqiptar paralajmëron zhvillime të bujshme
Dënimi me burg i Adriatik Llallës dhe shpallja ‘non-grata’
Dënimi me burg i Adriatik Llallës dhe shpallja ‘non-grata’ e Sali Berishës, Artan Hoxha del me paralajmërimin e fortë edhe për kryeministrin Rama: E ka vendosur...
Pse këmbëngul Berisha të qëndrojë në
Pse këmbëngul Berisha të qëndrojë në politikë? Arben Ristani e thotë troç: Ky është problemi kryesor i PD-së!
Akuzat e DASH, zbardhen shifrat si ndryshoi pasuria e Berishës gjatë 8
Akuzat e DASH, zbardhen shifrat si ndryshoi pasuria e Berishës gjatë 8 viteve në pushtet, nga fitimet e majme të fëmijëve, te vilat, pronat e makinat e tyre
Vendimi për shpalljen “non grata” të Berishës u mor
Vendimi për shpalljen “non grata” të Berishës u mor nga administrata e Trump, ja lëvizjet në prapaskenë për futjen e tij në listën e zezë
Fati i Metës varet nga Kushtetuesja, ambasada e SHBA mesazh
Fati i Metës varet nga Kushtetuesja, ambasada e SHBA mesazh anëtarëve për çështjet e bujshme, gjykata goditje presidentit për letrat shantazhuese
Mesazhe Promocionale
Gossip
DASH shpalli non grata Sali Berishën, Besnik Mustafaj zbulon prapaskenat: Edhe mua më ka ndodhur. Ja çfarë ‘fshihet’ pas heshtjes së Ramës
Ish ministri Besnik Mustafaj e ka quajtur akt të mirëfilltë propagandistik shpalljen non-grata të Sali Berishës në SHBA në një kohë kur ai nuk ka kërkuar të shkojë në atë shtet dhe prej tetë vitesh nuk ka më asnjë funksion publik.
“DASH shpall persona non-grata sepse neni është një hapësirë ligjore që ai ka për të marrë vendime. Këtë hapësirë ligjore e shfrytëzojnë për të marrë në lidhje me njerëz që janë në funksion. Ne kemi një fakt që Sali Berisha dhe fëmijët e tij, por dhëndri ndahet nga e shoqja në këtë drejtim. Kemi një shpallje për një familje që nuk ka kërkuar të shkojë në Amerikë.
Asnjë shtet nuk është i detyruar të japë shpjegime në momentin kur të refuzojnë vizën. Çdo refuzim vize është person non-grata. Të gjithëve na ka ndodhur edhe mua më ka ndodhur, jam kthyer në shtëpi. Jo nga Amerika. Ky është një gjest mirëfilli propagandistik. Në tre rastet e mëparshme është shpjeguar pse nuk duhen. Kanë bërë një gjest më shumë se sa janë të detyruar”, deklaroi ai.
Musfataj deklaroi në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu se tezat se kjo ka ardhur për shkak se ka qenë kundër afrimit PD-PS janë legjenda. Mustafaj u ndal edhe te reagimet politike dhe heshtja e presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
“Mua më duken legjenda që opinion ynë publik është i prirur t’i prodhojë. Nuk është as në strategjinë e SHBA. Presidenti ka një qasje të tij ndaj këtyre problemeve dhe do të flasë në kohën kur ai e mendon në mënyrë të arsyeshme. Sot Berisha është qytetar privat i ndëshkuar sepse nuk thuhet në asnjë moment deputet i Partisë Demokratike.
Nuk besoj se është e domosdoshme që presidenti të shprehet për atë që ka vendosur DASH. Rama besoj se ka një heshtje më të ndërlikuar. Ai po gëzohet dhe nxori Taulant Ballën i cili nuk mendon me kokën e tij. Në asnjë version nuk mund të konsiderohet qëndrimi i shtetit tjetër si indicie për nisjen e hetimesh. Vetëm kur ka fakte. DASH është agjenci diplomatike e një shteti. Sali Berisha ka tetë vite larg pushtetit dhe shumica e akuzave kanë mbaruar afatin ligjor”, u shpreh ai.Ish ministri Besnik Mustafaj e ka quajtur akt të mirëfilltë propagandistik shpalljen non-grata të Sali Berishës në SHBA në një kohë kur ai nuk ka kërkuar të shkojë në atë shtet dhe prej tetë vitesh nuk ka më asnjë funksion publik.
“DASH shpall persona non-grata sepse neni është një hapësirë ligjore që ai ka për të marrë vendime. Këtë hapësirë ligjore e shfrytëzojnë për të marrë në lidhje me njerëz që janë në funksion. Ne kemi një fakt që Sali Berisha dhe fëmijët e tij, por dhëndri ndahet nga e shoqja në këtë drejtim. Kemi një shpallje për një familje që nuk ka kërkuar të shkojë në Amerikë.
Asnjë shtet nuk është i detyruar të japë shpjegime në momentin kur të refuzojnë vizën. Çdo refuzim vize është person non-grata. Të gjithëve na ka ndodhur edhe mua më ka ndodhur, jam kthyer në shtëpi. Jo nga Amerika. Ky është një gjest mirëfilli propagandistik. Në tre rastet e mëparshme është shpjeguar pse nuk duhen. Kanë bërë një gjest më shumë se sa janë të detyruar”, deklaroi ai.
Musfataj deklaroi në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu se tezat se kjo ka ardhur për shkak se ka qenë kundër afrimit PD-PS janë legjenda. Mustafaj u ndal edhe te reagimet politike dhe heshtja e presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
“Mua më duken legjenda që opinion ynë publik është i prirur t’i prodhojë. Nuk është as në strategjinë e SHBA. Presidenti ka një qasje të tij ndaj këtyre problemeve dhe do të flasë në kohën kur ai e mendon në mënyrë të arsyeshme. Sot Berisha është qytetar privat i ndëshkuar sepse nuk thuhet në asnjë moment deputet i Partisë Demokratike.
Nuk besoj se është e domosdoshme që presidenti të shprehet për atë që ka vendosur DASH. Rama besoj se ka një heshtje më të ndërlikuar. Ai po gëzohet dhe nxori Taulant Ballën i cili nuk mendon me kokën e tij. Në asnjë version nuk mund të konsiderohet qëndrimi i shtetit tjetër si indicie për nisjen e hetimesh. Vetëm kur ka fakte. DASH është agjenci diplomatike e një shteti. Sali Berisha ka tetë vite larg pushtetit dhe shumica e akuzave kanë mbaruar afatin ligjor”, u shpreh ai.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...