Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/09/01

Struktura etnike e Kosovës

 


Në analizat e politologëve është thënë shpesh se shqiptarët dhe serbët gjatë historisë janë munduar të manipulojnë me faktorin etnik me qëllim të përfitimeve politike.

Që nga koha e ish-mbretërisë jugosllave ka pasur projekte të ndryshme për ndryshimin e strukturës etnike të Kosovës.

Përqindjet e popullsisë kanë lëvizur varësisht nga zhvillimet në terren, por shqiptarët gjithmonë kanë qenë shumicë e konsiderueshme.

Regjistrimi i parë i popullsisë që u bë pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1948, flet se 23 përqind e popullsisë në Kosovë kanë qenë serbë, ndërsa 69 përqind ishin shqiptarë.

Demografët thonë se përqindja më e lartë e popullsisë serbe në Kosovë shënohet në regjistrimin e vitit 1961.

Sipas të dhënave të asaj kohe, 23.6 përqind e banorëve të Kosovës ishin serbë. Demografi Rifat Blaku flet për atë qe ai e quan politikë favorizuese serbe.

"Ndiqej një politikë krejtësisht favorizuese për serbët dhe një politikë diskriminuese, lënie nën margjina dhe si qytetarë të rendit të dytë, për shqiptarët," thekson zoti Blaku.

Ndryshim i strukturës etnike

Historianët ndërkaq thonë se në periudhën prej vitit 1945 deri me 1965 në Kosovë janë sjellë rreth 64.000 qytetarë me prejardhje sllave.

Struktura e popullsisë në Kosovë filloi të ndryshonte pas vitit 1966, e posaçërisht pas nxjerrjes së Kushtetutës të vitit 1974, e cila u jepte shqiptarëve gati të drejta të barabarta me popujt e tjerë në Jugosllavi.

Zoti Blaku thotë se disa serbë, duke mos u pajtuar me barazinë etnike, filluan të shpërngulen nga Kosova.

Struktura nacionale e popullsisë në vitin 1981 në Kosovë ishte: shqiptarë 77,4%, serbë 13,2%, malazezë 1,7% dhe turq 0,8%.

Azem Vllasi ka qenë funksionar i lartë në ish-Jugosllavi. Ja çfarë thotë ai për shpërnguljen e serbëve nga Kosova në vitet 70-të e 80-të.

"Atëherë nga propaganda dhe politika serbe thuhej se po shpërngulen serbët për shkak të presioneve të shqiptarëve, mirëpo të gjitha analizat që bëheshin atëherë tregonin se shpërngulja më e madhe e serbëve nga Kosova ndodhte për arsye ekonomike", thotë zoti Vllasi.

Politikani serb i Kosovës, Momçillo Trajkoviq, thotë se arsyet e shpërnguljes së serbëve nga Kosova kanë qenë jo vetëm të natyrës ekonomike, por edhe politike.

"Në vitin 1981 edhe pse shqiptarët kanë patur pothuajse shtetin e tyre, sipas Kushtetutës së vitit 1974, proceset në Kosovë kanë qenë mjaft të rënda, ka patur shpërngulje të mëdha të serbëve.

Sigurisht që shpërnguljet janë bërë për shkaqe ekonomike, por edhe nën presionin e shqiptarëve, sepse njëra nga tezat e tyre ka qenë se Kosova do të bëhet republikë vetëm nëse do të ketë sa më pak serbë, sepse atëherë ka qenë e rëndësishme përqindja e popullsisë për t'u realizuar kërkesa për shkëputjen e Kosovës nga Serbia dhe Jugosllavia, përkatësisht që Kosova të jetë Republikë në kuadër të Jugosllavisë së atëhershme", u shpreh njëri nga udhëheqësit komunistë të Kosovës, Momçillo Trajkoviq.

Zoti Trajkoviq thotë se komunistët në Beograd nuk kanë mundur të parandalojnë shpërnguljen e serbëve nga Kosova.

"Më 1983-84, domethënë pas vitit 1981, kur u mbajtën demonstratat e shqiptarëve, filloi buja serbe. Serbët kërkonin ndërprerjen e kësaj politike.

Në një lëvizje të tillë, ekzistonin opsione të ndryshme, prej atyre që kanë patur qëllimin më të mirë, që të parandalohej shpërngulja e popullsisë.

Një qasje të tillë e kishin edhe komunistët shqiptarë. Ata thonin se kjo shpërngulje duhet të ndalet dhe atëherë flitej për kthimin e atyre që ishin zhvendosur për shkak të presionit.

Një ambient të tillë e kanë shfrytëzuar lëvizje të ndryshme ideologjike edhe në Beograd, edhe në Serbi, duke krijuar mundësinë që gjërat të komplikohen më shumë", deklaroi Momçillo Trajkoviq, njëri nga ish- funksionarët serbë në Kosovë.

Pas rrënimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, pushteti serb filloi zbatimin e projekteve për popullimin e Kosovës me serbë. Për këtë qëllim ndërtoi të paktën pesë vendbanime kolektive, duke vendosur edhe mbi një mijë serbë dhe malazezë të Shqipërisë në Kosovë.

Gazetari Zenun Çelaj jep hollësi të këtyre projekteve.

"Serbia hartoi plane për rikolonizimin e Kosovës dhe hartoi plane për ndërtimin e vendbanimeve për ata serbë. Ato gjurmë i kemi edhe sot afër Vushtrrisë, Gjakovës dhe në ato pjesë ku popullsia ishte më e pastër etnikisht, Serbia donte të fuste serbë. Në Deçan ata erdhën me numër të kufizuar dhe u larguan natyrisht kur shpërtheu lufta", thotë gazetari Çelaj.

Dëshmitarët e kësaj periudhe thonë se serbët që ktheheshin nga Serbia në Kosovë pas viteve të 90-ta kishin privilegje të mëdha. Atyre u sigurohej një vend pune, u jepej banesë apo ndonjë parcelë, kredi afatgjata pa kamatë si dhe përfitime të tjera, ndërkohë që shqiptarët largoheshin dhunshëm nga vendet e tyre të punës. Edhe avokati Azem Vllasi, ish-shef i partisë në Kosovë, thotë se në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, kishte lëvizje të mëdha të serbëve që vinin nga republikat ish-jugosllave në Kosovë.

"Prej vitit 1990 deri më 1999 prej të gjitha pjesëve të Serbisë dërgoheshin njerëz në Kosovë në shërbim policor, në administratë apo punë të tjera dhe ishin të detyruar që, nëse shërbenin dy muaj në Kosovë, ta paraqisnin vendqëndrimin këtu", deklaron z.Vllasi.

Sipas historianëve lufta në Kroaci dhe përndjekjet e serbëve nga atje, reflektuan në ndryshimin e strukturës etnike në Kosovë. Sipas të dhënave statistikore, brenda një kohe të shkurtër në Kosovë, u vendosën rreth 14 mijë serbë të ardhur nga Kroacia e Bosnja. Ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviq, po planifikonte të sillte në Kosovë edhe mijëra serbë të tjerë. Por e gjithë kjo u ndërpre për shkak të konfliktit të fundit.

Tërheqja e forcave ushtarake e policore të Serbisë nga Kosova morri me vete edhe një valë të madhe të refugjatëve serbë. Disa prej tyre u dëbuan, ndërsa një numër syresh u larguan nga frika e hakmarrjes së shqiptarëve. Kjo bëri që të ndryshojë pasqyra etnike e Kosovës, këtë herë në dëm të serbëve.

Milivoje Janiçeviq, rreth të gjashtëdhjetave, është njëri nga të zhvendosurit serbë nga Kosova. Zoti Janiçeviq bashkë me familjen e tij 11 anëtarëshe tani jeton në Batoçinë, një qytezë afër Kragujevcit në Serbi.

"Fqinjët kanë ardhur të më thonë që të largohem për 2-3 ditë, unë kam shkuar nga Kaçaniku në Ferizaj dhe aty kam qëndruar tre ditë, prej aty na kanë dëbuar pastaj. Përndryshe në Kacanikun e Vjetër, jam rritur me shqiptarë dhe nuk kam patur kurrë probleme. Jam nisur në Serbi. Nuk kam dashur të largohem sepse në Serbi nuk kam pasur askënd të familjes. Kam shkuar pa dëshirë", shprehet ai.

Shtëpia e Milivoje Janiçeviqit në Kaçanikun e Vjetër është shkatërruar pas luftës në Kosovë. Ky qytetar serb thotë se serbët ia kanë vrarë vajzën e tij, e cila punonte si infermiere në Kosovë në kohën e luftës. Zoti Janiçeviq thotë se traumat që ka pësuar gjatë periudhës së konfliktit, e pengojnë të kthehet për të jetuar në Kosovë.

"Unë do të isha kthyer në Kosovë, sikur ta kisha vajzën gjallë, por atë e kanë vrarë njerëzit tanë, serbët. Çka të them më shumë", deklaron z.Janiqeviq.

Autoritetet në Kosovë nuk kanë shifra të sakta që flasin për numrin e të zhvendosurve serbë në periudhën e pasluftës. Zyrtarët në Beograd kanë thënë së numri i të shpërngulurve serbë nga Kosova ishte rreth 250 mijë. Por këto të dhëna janë hedhur poshtë nga zyrtarët vendorë e ndërkombëtarë në Prishtinë.

Fatmir Sheholli është zëdhënës në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës.

"Rreth 160 mijë serbë të zhvendosur nga Kosova janë në Serbi. Në Mal të Zi kemi gjithsej rreth 17 mijë të zhvendosur, prej tyre 60 përqind janë serbë, pra në Mal të Zi gjenden nëntë deri në dhjetë mijë serbë", thotë z.Sheholli.

Qeveria e Kosovës dhe donatorët ndërkombëtarë kanë dhënë miliona euro për kthimin e serbëve të zhvendosur, por rezultatet janë shumë të vogla. Kjo për shkak të politizimit të çështjes së kthimit nga ana e Beogradit, thotë zëdhënësi i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Fatmir Sheholli.

"Arsyet për këtë duhet t'i kërkojmë kryesisht në mosbashkëpunimin dhe në aspektin e asaj që Beogradi zyrtar nuk ka dashur të punojë në koncept të mirëfilltë të kthimit të të zhvendosurve, por ka politizuar shumë me këtë çështje", vlerëson ai.

Situata e pasluftës në Kosovë ka ndikuar edhe në lëvizjen e brendshme të popullsisë serbe. Mijëra serbë që janë zhvendosur nga pronat e tyre në pjesë të ndryshme të vendit, pas vitit 1999 janë përqëndruar në Kosovën Veriore, ku aktualisht përbëjnë shumicën e popullsisë. Ata kanë ruajtur lidhjet e tyre me Beogradin zyrtar, kanë organizuar institucione paralele, ndërsa janë distancuar nga strukturat legjitime të Kosovës.

Kosova është i vetmi vend në Evropë ku nuk ka pasur një regjistrim të popullsisë për më shumë se 25 vjet, kështu që askush nuk e di me saktësi se sa banorë ka ajo. Por bazuar në regjistrat që janë bërë për zgjedhjet në Kosovë, besohet se përqindja e popullsisë aktualisht është mbi 90 përqind shqiptarë dhe më pak se 10 përqind të tjerë, duke përfshirë këtu edhe serbët që përbëjnë pjesën dërmuese të këtij dhjetë përqindëshi.

Ali Ahmeti,ky mercenar në shërbim të sllavizmit

 


                   Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,AAAS

 

Ali Ahmeti,ky mercenar në shërbim të sllavizmit

 

Një shënim me tingëllim aktual pas kërkesës së mercenarit Ali Ahmeti për pajtimin

e shqiptarëve me serbët

 

Në kalanë e fshatit Sellcë të Maqedonisë, më 16 mars 2012, për të njëmbëdhjetën herë, u zhvillua aktiviteti me temë “Pranvera e Dinjitetit”, një manifestim ky që mbahet për të përkujtuar dëshmorët e rënë të luftës së vitit 2001. Me këtë rast, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi:

“Program i UÇK-së, është i pandalshëm siç nuk ndalet ky diell, pavarësisht se disa thera të vogla mendojnë se mund ta ndalin dritën e diellit. Amanet që nga rilindësit e deri tek ushtarët e UÇK-së e kemi të jetojmë të lirë në hapësirat ku ne jetojmë. Dhe ne do e bëjmë se nuk bën ndryshe , shqiptarët do frymojnë lirshëm dhe pa kufij”.

Nga kjo përshëndetje Ali Ahmetit, mësojmë se ai kërkon ta nanurisë popullin shqiptar në Maqedoni me pallavrat e veta karakteristike për jetesën e shqiptarëve pa kufij. Por është halli se kufijtë po i ruajnë me xhelozi sllavogrekët. Me kësilloj deklaratash të paturpshme edhe gati 11 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Ali Ahmeti, ky sulltan i popullit shqiptar në Maqedoni, po e vërteton në praktikë që është një tradhtar i regjur i kombit shqiptar dhe një shërbëtor besnik i sllavizmit.

Drejtori i Radios “Kosova e Lirë”, zoti Ahmet Qeriqi, shkruan:

“Luftëtarët e lirisë nuk e mirëpritën marrëveshjen, meqë ishin qind për qind të bindur se autoritetet sllavomaqedonase njohin vetëm një gjuhë, atë të forcës, e cila i detyroi ta nënshkruajnë armëpushimin, në të cilin kreu i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nuk diktoi kushte, edhe pse kishte forcë të diktonte dhe të mos i lëshonte armët nga dora, për shkak se në mënyrë direkte nuk ishte palë në bisedime… Dihet, po ashtu se asokohe, në Shkup, kishte shkuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, admirali Gregori Xhonson dhe i kishte bindur autoritetet e Qeverisë së Shkupit se nuk mund ta fitonin luftën kundër shqiptarëve, por mund ta ruanin shtetin e tyre, nëse do të nënshkruanin një marrëveshje, e cila do t’ i joshte shqiptarët mendjelehtë dhe do të ruhej status quoja edhe për një kohë të gjatë në këtë shtet të krijuar si Republikë jugosllave në vitin 1945 (Citohet sipas faqes së internetit “I robëruari s’ka ç’humb në luftë, përveç këmishës së zezë të robërisë”. 16 dhjetor 2009).

Pra, admirali Xhonson, si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, kishte shkuar në Shkup për të përcjellë mendimin e kristalizuar të Evropës se shqiptarët janë mendjelehtë dhe ata mund t'i joshësh fare kollaj me çfardolloj marrëveshjesh në dëm të interesave të kombit shqiptar. Deklarata e admiralit Xhonson nënkuptonte tradhtinë e Ali Ahmetit në krye të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, i cili, për interesat e karrierës së tij të fëlliqur politike, ishte gati të bënte kurban interesat kombëtare të popullit shqiptar në Maqedoni dhe të shkelte mbi gjakun e dëshmorëve të rënë në beteja. Mendjelehtë nuk është kombi shqiptar, mendjelehtë nuk është populli shqiptar në mbarë trojet e veta etnike, mendjelehtë janë mercenarët dhe tradhtarë që dalin nga gjiri i tij, të cilët “për kolltuk dhe ylefe” shndërrohen në paçavure për të fshirë këpucët e të huajve.   Deklarata e admiralit Xhonson, po ashtu, nxjerr në shesh një të vërtetë tragjike për kombin shqiptar: klasa politike shqiptare, në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup, është një mercenare e kualifikuar dhe tradhtare e çështjes kombëtare shqiptare.

Me këtë deklaratë prej tradhtari besnik të sllavizmit, Ali Ahmeti kërkon që ta vërë në gjumë popullin shqiptar në Maqedoni dhe të vazhdojë të përjetësojë pushtetin personal, duke u tërhequr zvarrë para shovinizmit sllavomaqedonas.

Tiranë, 16 mars 2012

 

2021/08/30

Çfarë po ndodh në Afganistan? Ekspertja: Po fashiten arritjet e 20 viteve

 

FOTO GALER


Një eksperte për çështjet e Afganistanit thotë se me ardhjen e talebanëve në pushtet, të drejtat dhe përparimet e bëra gjatë 20 viteve të luftës së Shteteve të Bashkuara atje, po fashiten. Rina Amiri me Qendrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Nju Jorkut thotë se talebanët po përdorin një taktikë strategjike të komunikimit për Perëndimin që është ndryshe nga realiteti në terren. Në një intervistë me kolegen Rudina Dervishi, zonja Amiri e cila ka shërbyer si këshilltare e lartë e përfaqësuesit amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin në administratën Obama, flet për të ardhmen e pasigurtë të vendit që mund të shkojë drejt një lufte civile.

Doja të merrja mendimin tuaj për atë që po ndodh në Afganistan. Sa e shqetësuar jeni për atë që po ndodh dhe çfarë po dëgjoni nga njerëzit në terren?

Rina Amiri: Jam shumë e shqetësuar. Ka një nivel të jashtëzakonshëm frike mes njerëzve me të cilët flas. Është sikur një perde e errët të ketë rënë mbi vendin brenda natës. Ajo që më trondit kur flas me njerëzit, qofshin aktivistë, gazetarë, gra apo juristë, është se ata mendojnë se të drejtat e tyre u zhdukën brenda natës. Eekziston kultura e kërcënimit dhe frikës nga talebanët dhe ajo është reale. Ka një nivel të jashtëzakonshëm pasigurie dhe ankthi për të ardhmen.

Retorika e përdorur nga talebanët është se gjërat do të jenë ndryshe këtë herë. Çfarë mund të presim kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave? A mund të besohen talebanët?

Rina Amiri: Do të doja t'i besoja. Si çdo afgane, dua t'i besoj sepse ata janë një forcë tani që kanë në dorë qeverinë. Ka patur një përpjekje, veçanërisht nga ana e grave afgane dhe shoqërisë civile për t'i angazhuar ata gjatë rrjedhës së disa viteve për të provuar të vlerësohej shkalla me të cilën ata mund të kishin ndryshuar perspektivën e tyre dhe kishte njëfarë shprese. Por mendoj se ajo që i ka shkatërruar ato shpresa është fakti se ka pasur një qasje sistematike nga talebanët në lidhje me gratë dhe aktivistët e të drejtave të njeriut. Ndërsa kanë marrë territore, ata kanë marrë në pyetje gratë dhe anëtarët e shoqërisë civile. Ata kanë krijuar një kulturë të vërtetë frike. Ata kanë lista me emrat e tyre. Hyjnë në shtëpi, u kontrollojnë materialet e tyre, kontrollojnë celularët. Pra, po bëjnë gjithçka si më parë, por në një mënyrë shumë më të ashpër dhe sistematike. Në të njëjtën kohë janë duke thënë gjëra shumë pozitive, por ato nuk po materializohen në terren.

Pra i shihni të përgatitur për të shkuar pas një grupi të caktuar, atyre që janë më të arsimuara, apo jo?

Rina Amiri: Po. Ata i kanë vënë në shënjestër këta njerëz sepse, këto gra dhe aktiviste nuk e kanë bërë këtë punë vetëm 20 vitet e fundit. Ato i kanë kushtuar jetën aktivizmit dhe kanë një vizion dhe një ëndërr për Afganistanin. Ato nuk duan të largohen. Ato donin të besonin se talebanët do të ishin një parti me të cilën mund të punonin. Por mënyra se si talebanët janë sjellë në të gjithë vendin, i ka tmerruar. Ndërsa talebanët përparuan duke marrë territore, ata përdorën fjalime të hartuara për mediat perëndimore. Ata duan t'ju bindin se kanë ndryshuar. Pra, mendoj se ata po frikësojnë popullatën ndërsa thonë gjëra që Perëndimi dëshiron të dëgjojë. Ata kanë një ndërmarrje strategjike komunikimi shumë të sofistikuar. Komunikimi strategjik është mjeti i dytë pas armëve për sa i përket fuqisë së tyre. Me llogaritë e tyre në Twitter, Facebook dhe shtyp, ata kanë bërë një punë shumë të mirë. Janë rehabilituar plotësisht me Perëndimin. Tani po shihen si aktorë të respektuar dhe ndërsa kishin tre vende që i njohën në vitet '90, tani komuniteti ndërkombëtar po u jep mbështetje të plotë.

A mendoni se talebanët do të njihen zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara?

Rina Amiri: Ka fotografi të zyrtarëve të lartë amerikanë që përqafohen me ta. Pra, po, kjo nuk ka qënë e fshehur për sytë dhevpublikun afgan. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të distancohen nga qeveria e mëparshme afgane dhe të përqafojnë talebanët haptazi.

Çfarë mendoni se do të ndodhë me brezin e ri të vajzave, që janë rritur gjatë këtyre 20 viteve pa praninë e talibanëve? A mendoni se përfitimet që kanë gëzuar gratë afgane do të zhduken?

Rina Amiri: Ka një frikë të madhe. Gjashtëdhjetë e pesë për qind e popullsisë në Afganistan janë të rinj, që nuk janë rritur nën regjimit taleban. Është njësoj sikur një forcë të vijë në vendin tuaj apo kudo në Perëndim dhe papritmas të heq të gjitha të drejtat tuaja dhe të vendos një ideologji të huaj. Kështu është për këta të rinj. Ata janë të tmerruar. Janë rritur në një kulturë të hapur dhe papritmas e gjithë kjo po zhduket si për burrat ashtu edhe për gratë, por sigurisht shumë më keq për gratë. Kam dëgjuar nga familjet që u është dashur t'u thonë vajzave të tyre të vogla se ndoshta nuk mund të shkojnë më në shkollë ose vajzave më të mëdha se do të duhet të veshin burka. Dua të theksoj se burka nuk është gjëja më e keqe në këtë histori, por jeta e tyre po ndryshon brenda natës dhe kjo është ajo që të thyen zemrën - është shkatërrimi i ëndrrave dhe shpresave të të rinjve në të gjithë vendin dhe ka shumë pak gjëra që janë më tragjike se kjo.

Dhe çfarë ndikimi mendoni se kanë Shtetet e Bashkuara mbi talebanët për t'i bërë ata të respektojnë të drejtat e grave dhe të drejtat e vajzave?

Rina Amiri: Fatkeqësisht, Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi kanë hequr dorë nga shumë mekanizma gjatë dy viteve të fundit. SHBA-ja dhe Perëndimi e ndryshuan strategjinë e tyre mbi të drejtat e grave sepse për ta gjëja më e rëndësishme ishte largimi – hartimi i një strategjie daljeje -dhe në atë strategji, për të drejtat e grave, përparësia ndryshoi nga ‘të drejtave e grave janë një çështje e rëndësishme’ në atë se ‘u takon afganëve vendas të marrin vendime në lidhje me një çështje të brendshme. Kjo u pa nga shumë gra afgane si një gjuhë e koduar për të thënë se të drejtat e grave do t’i mbanin të lidhura Shtetet e Bashkuara në Afganistan. Kjo është një tradhti e vërtetë për to sepse pas 11 shtatorit SHBA dhe partnerët e koalicionit shkuan në Afganistan dhe të drejtat e grave u përdorën si flamur për të justifikuar ndërhyrjen e Perëndimit, për të mbrojtur gratë nga talebanët. Tani ata sapo i vunë gratë nën regjimin taleban pasi luftuan aq shumë gjatë 20 viteve të fundit për të bërë përparim për të drejtat e tyre. Ata kanë thyer shpresat dhe ëndrrat e afganëve. Bota mban përgjegjësi për këtë. Ka një bashkëfajësi për këtë. Kështu që mendoj se ka gjithashtu një përgjegjësi nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe bashkësisë ndërkombëtare tani për të identifikuar mënyrat për të mbështetur gratë brenda vendit, si dhe gratë në diasporë që do të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre. Ekziston dhe është detyrë e Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit të monitorojnë dhe të mbajnë talebanët përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të popullsisë, duke përdorin sanksione të targetuara kundër talibanëve, së pari duke mos e njohur qeverinë e tyre në këto kushte dhe duke tërhequr këtë mbështetjeje diplomatike që Perëndimi po i jep një grupi që nuk ka vepruar në mënyrë kuptimplotë për të mbështetur të drejtat e popullatës dhe veçanërisht ato të grave.

Vende si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut që kanë rënë dakord të marrin një numër afganësh të rrezikuar. A jeni befasuar që këto vende të vogla kanë ofruar të ndihmojnë ndërsa vende të tjera nuk po bëjnë të njëjtën gjë?

Rina Amiri: Jam shumë mirënjohëse para së gjithash sepse është absolutisht situatë urgjente. Dhe këta janë njerëz që kanë vlerat që i duhen një vendi. Ata përqafojnë demokracinë, të drejtat e njeriut, të drejtat e grave dhe janë kampionët e asaj që shumë prej nesh duan të shohin për shoqëritë në nivel global. Jam e habitur? Jo sepse mendoj se ka shumë bujari dhe shumë ndjeshmëri në vendet e vogla. Jam e zhgënjyer nga vendet më të mëdha perëndimore, të gjithë ata që kanë një përgjegjësi për situatën ku ndodhet Afganistani tani dhe të cilët gjithashtu kanë një rol për të luajtur në parandalimin e shkeljeve të mëtejshme të të drejtave të këtyre njerëzve që nuk kanë ku të shkojnë.

Image
Një ushtarak amerikan luan në kitarë për fëmijët afganë të evakuuar në bazën amerikane në Ramstein, Gjermani
FOTO GALERI

Duket se Shtetet e Bashkuara ishin të bindura për t'u tërhequr nga Afganistani dhe kjo mbështetej në opinionin publik. A mendoni se opinioni publik po ndryshon tani që amerikanët janë duke parë këto skena nga Kabuli dhe e gjithë media po raporton për këtë tërheqje kaotike?

Rina Amiri: Unë e sfidoj argumentin se kjo tërheqje bazohej në mbështetjen e publikut amerikan. Nuk mendoj se administrata, qoftë kjo administratë, apo administrata Trump, bëri një përpjekje për të bindur, apo për t’u shpjeguar amerikanëve se si do të ishte ky operacion. Numri i trupave ishte zvogëluar deri në 2500, dhe kjo nuk ishte një force luftuese. Ishte një force këshilluese që ndihmonte në terren, ndante informacione të inteligjencës dhe ishte në thelb atje për të siguruar mbështetje për Forcat Afgane të Sigurisë Kombëtare që po kryenin luftimet. Kjo nuk përbënte ndonjë problem për publikun amerikan dhe kishte një angazhim për të ruajtur fitoret e arritura. Pra, ky ishte një vendim i marrë që nuk mendoj se është i lidhur me atë që publiku amerikan dëshiron. Sigurisht që nuk e dëgjoj këtë kur flas me amerikanët në të gjithë vendin, që thonë se ne kemi qenë në atë vend për 20 vjet tani. SHBA po largohet me talebanët më të fortë. Më parë ata kontrollonin 96 përqind, tani kontrollojnë 100 përqind të vendit. Na thanë se në 20 vitet e fundit një nga gjërat që kemi arritur me gjakun e kaq shumë ushtarëve janë të mirat për shoqërinë afgane, dhe kjo po zhduket brenda natës. Mendoj se administrata amerikane duhet të ketë parasysh se duhet të japë llogari për atë që ka lënë pas. Nëse largohesh nga Afganistani dhe qytetarëve u hiqen të drejtat e tyre ashtu siç u janë hequr, (nuk ka pse ta mbulojmë këtë fakt, të drejtat e tyre janë zhdukur brenda natës, janë marrë, janë rrëmbyer). Çfarë mund t’u thonë për këtë qytetarëve amerikanë dhe tatimpaguesve - çfarë keni bërë gjatë 20 viteve të fundit dhe për çfarë ishte ky investim? Mendoj se duhet të mbrohen fitimet e arritura sepse ky është një investim që është shumë i denjë dhe që duhet të japë rezultate.

Si e shihni më tej përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Afganistan?

Rina Amiri: Ajo që shpresoj të shoh është që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të qëndrojnë të përfshira në mënyrë diplomatike. Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të sigurojnë mbështetje si financiare ashtu edhe humanitare. Ekziston një krizë e madhe humanitare që po shfaqet në Afganistan dhe Shtetet e Bashkuara, edhe pse influenca e tyre është zvogëluar ndjeshëm, kanë ende shumë fuqi dhe kanë një rol për të luajtur. Do të doja që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol të fortë në mbështetjen e rajonit dhe zhvillimin e një mekanizmi për të siguruar që në Afganistan të ketë stabilitet. Kam frikë nga talebanët, por kam frikë edhe më shumë nga një luftë civile.

Ekziston një mundësi vërtet e madhe, që vendi të shkojë në këtë drejtim. Nëse kjo ndodh, niveli i shkatërrimit do të jetë i madh. Numri i refugjatëve do të jenë katastrofik dhe ata do të jenë në oborrin e Evropës. Ekstremizmi dhe terrorizmi do të dalin nga vendet e rajonit dhe do të bëhet më i fuqishëm. Ka shumë arsye që Shtetet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare të vazhdojnë të investojnë në Afganistan. Nuk është vetëm një përgjegjësi morale, por është një nevojë strategjike për ta bërë një gjë të tillë./VOA

Kosova pranon 55 automjete ushtarake nga SHBA

 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e pranim – dorëzimit të 55 automjeteve të blinduara ushtarake (ASV), donacion ky i Shteteve të Në ceremoninë që u organizua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, folën Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti i shprehu mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyeshme për zhvillimin e sistemit të mbrojtjes së vendit tonë. të Amerikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës.pakursyeshme për zhvillimin e sistemit të mbrojtjes së vendit tonë.

Image

“Në rrugën e rritës dhe zhvillimit të ushtrisë sonë, rol jashtëzakonisht tërëndësishëm është duke luajtur partneri ynë i pazëvendësueshëm strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha kryeministri Kurti, dhe theksoi se ShBA së bashku me shtetet e tjera partnere vazhdojnë të jenë kontribues aktiv në çdo fazë të zhvillimit dhe modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

E nderuara presidente e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani,

I nderuar Ministër i Mbrojtjes, zotëri Armend Mehaj,
I nderuari Gjeneral Major, Enver Cikaqi,
I nderuari zëvendësministër i Mbrojtjes, zotëri Shemsi Syla,

Gjeneralë, oficerë dhe ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,





Të nderuar përfaqësues të Ambasadës dhe Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

Përfaqësues të KFOR-it dhe Ekipit këshillues të NATO-s për FSK-në,

Republika e Kosovës këto ditë është duke u përballur me sfida e vështirësi që vijnë si rezultat i pandemisë globale. Institucionet e vendit janë duke u angazhuar maksimalisht që kjo valë e radhës e pandemisë Covid-19, me variantin më të rrezikshëm Delta, të kalojë me sa më pak jetë të humbura dhe me sa më pak pasoja për qytetarët dhe ekonominë e vendit tonë. Pavarësisht kësaj gjendje të rënduar, Republika jonë, vazhdon të mbetet e përkushtuar që të punojë, bashkë me aleatët dhe partnerët për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale e globale.

Vendi ynë po mirëpret refugjatët afganë, po mbështetë ushtarakisht paqen në Lindjen e Mesme si dhe po mbështetë vendet e rajonit në përballimin me fatkeqësitë natyrore, siç ishte rasti me zjarret në Republikën e Shqipërisë. Forca e Sigurisë së Kosovës është duke luajtur rol të rëndësishëm e duke dhënë kontribut të çmuar në këto zhvillime. E, kjo për faktin që kjo Forcë vazhdon të zhvillohet e ngritet në përputhje me vlerat dhe standardet që promovon dhe aplikon Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës krahas angazhimit për mbështetjen e institucioneve dhe qytetarëve të vendit tonë janë duke punuar pandalshëm për ngritjen e kapaciteteve luftarake me qëllim ndërtimin e aftësive të reja ushtarake për mbrojtjen e territorit, përkrahjen e autoriteteve civile të vendit dhe mbështetjen e paqes në botë.

Në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të ushtrisë sonë, rol jashtëzakonisht të rëndësishëm është duke luajtur partneri ynë i pazëvendësueshëm strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ShBA-të së bashku me shtetet tjera partnere vazhdojnë të jenë kontribuues aktiv në çdo fazë të zhvillimit dhe modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mbështetja me automjete të blinduara nga ShBA për Forcën e Sigurisë së Kosovës është vetëm njëra nga shumë fusha, ku Shtetet e Bashkuara po kontribuojnë ndjeshëm për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit dhe të popullit tonë.

Me këtë rast në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës shprehë falënderimet më të sinqerta dhe u jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyeshme për zhvillimin e sistemit të mbrojtjes së vendit tonë.Qeveria e Kosovës, mbrojtjen e territorit dhe sovranitetin e Republikës sonë e sheh si një interes vital shtetëror dhe, në këtë aspekt, përkrahjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës e trajton me prioritet të veçantë.

Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë politikat e mbrojtjes, të përditësojmë kornizën ligjore dhe të ndërtojmë kapacitetet operacionale të FSK-së në atë drejtim që të jenë të përputhshme dhe të ndërveprueshme me NATO-n dhe me qëllim përafrimin dhe anëtarësimin në këtë organizatë.

Zbarkimi i përbashkët i pjesëtarëve të FSK-ë me pjesëtarët e ushtrisë amerikane në Kuvajt, pjesëmarrja dhe mikpritja si vend nikoqir i ndërmarrjes më të madhe ushtarake “DEFENDER EUROPE 2021”, ka dëshmuar që Forca e Sigurisë së Kosovës i k amë të mëdha aftësitë se sa mundësitë, prandaj vullnetit tuaj të paepur me të cilin jeni të pajisur si ushtarakë, ne po ja bashkëngjesim, bashkërisht edhe pajisjet e tjera ushtarake siç janë këto automjete moderne.

Andaj, i nderuar ministër Mehaj dhe ju ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,

Uroj që këto automjete të blinduara të përdoren në mënyrën më të mirë në shërbim të ruajtjes së interesave të vendit dhe sigurisë e stabilitetit në vend, në rajon dhe më gjerë.

Njëkohësisht, edhe një herë, falënderoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara për këtë donacion me shumë vlerë për forcën tonë.

Ju faleminderit.

Kryeministri Albin Kurti nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka folur për gjendjen pandemike në vend.

Sipas tij, institucionet po punojnë maksimalisht që kjo valë e re të kalojë me sa më pak dëme në ekonomi.

Me pranimin e donacionit prej 55 automjeteve të blinduara nga ShBA-ja ai tha se FSK-ja po zhvillohet dhe kjo falë aleatëve strategjik që po ndihmojnë për sigurinë e vendit.

“Vendi ynë po mirëpret refugjatët afgane po mbështet paqen në lindjen e mesme ushtarakisht. FSK po jep kontribut të veçantë në këto zhvillime. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK po punojnë pandalshëm për rritjen e kapaciteteve ushtarake”.“Republika e Kosovës këto ditë është duke u përballur me sfida si rezultat i pandemisë globale. Institucionet po punojnë maksimalisht që kjo valë e re të kalojë me sa më pak dëme në ekonomi”.


“Në rrugën e zhvillimit të ushtrisë sonë rol të rëndësishëm po luan ShBA dhe partnerët tjerë strategjik. Kjo mbështetje është vetëm një nga fushat ku ShBA-të po ndihmojnë për sigurinë e vendit tonë”.

“Qeveria e Kosovës mbrojtjen e territorit e sheh si një interes vital shtetëror. Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë politikat e mbrojtjes që të jenë të përputhshme me NATO-n me qëllim anëtarësimin në këtë organizatë”, tha ai.

“FSK-ja i ka më të mëdha aftësitë se sa mundësit. Ne po ju bashkëngjisim pajisjet tjera ushtarake si këto pajisje moderne. Uroj që këto automjete të blinduara të përdorën në mënyrën më të mirë”.

***

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë dhuruar Kosovës 55 automjete ushtarake. Me këtë rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen e saj ndaj presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ushtrisë amerikane si dhe popullit amerikan.

Presidentja Osmani tha se SHBA-ja po kujdeset që Kosova t’i zhvillojë kapacitetet e saj ndërvepruese ushtarake.

“Dua që t’i shpreh mirënjohjen e thellë të qytetarëve të Republikës së Kosovës presidentit të Shteteve të Bashkuara, presidentit Biden, ambasadorit Kosnett, gjithë qeverisë amerikane, në veçanti ushtrisë së SHBA-së, por mbi të gjitha popullit amerikan, i cili po kujdeset që Kosova t’i zhvillojë kapacitetet e saj ndërvepruese ushtarake krahas zhvillimit të jetës demokratike dhe funksionimit të mirëfilltë të institucioneve të vendit”, tha Osmani.

Image

Ajo më tej tregoi karakteristikat e automjetet që SHBA-ja ia dhuroi FSK-së. Osmani tha se ato u rezistojnë predhave dhe se janë të ndërtuara për terrene të vështira.

“Këto pajisje të cilat janë karakteristikë për terrene të vështira dhe kanë rezistencë efikase ndaj goditjes së predhave, do t’u mundësojnë juve që veprimet tuaja në ruajtjen e paqes t’i zgjeroni e t’i shtrini gjithandej ku ju kërkohet”, tha presidentja Prof.dr.Vjosa Osmani.


Image

Kosova pranon nga SHBA automjete ushtarake të blinduara për FSK-në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot i kanë dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës 55 automjete ushtarake.

Image

Për pritjen e këtyre automjeteve është organizuar një ceremoni ku është duke marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

***

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) organizojnë ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete ushtarake të blinduara, të tipit  M1117 Armored Security Vehicle (ASV).

Ceremonia në fjalë do të mbahet sot në Kazermën “Adem Jashari”

Me këtë rast, do të marrin pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Gjithashtu, në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe autoritete të larta ushtarake civile vendore dhe  ndërkombëtare.

Të zhdukur kanë qenë rreth 6.500 persona gjatë luftës në Kosovë


Nga Flori Bruqi

 Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Kur janë bërë 22 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, zyrtarisht edhe mbi 1600 persona figurojnë si të zhdukur.Kjo ditë do të shënohet me disa aktivitete nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Marshi  përkujtimor fillon nga ora 09:30, nga sheshi “Zahir Pajaziti”, për të arritur te lapidari dedikuar personave të zhdukur, pranë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Vendosja e luleve te lapidari për persona të zhdukur fillon në orën 10:00. Vizita dhe homazhe në lokacionin e pranimit të mbetjeve mortore gjatë procesit të riatdhesimit afër pikë kalimit kufitar në Merdare fillon nga ora 12:00.Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, të zhdukur kanë qenë rreth 6.500 persona. Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

Gërmimet e fundit janë bërë në muajin maj, në varrezën masive në Kizhevak të Rashkës në Serbi, ku janë gjetur mbetjet mortore të nëntë kosovarëve, të vrarë gjatës luftës.

2021/08/29

Kryeservili i serbosllavizmit

 

                      Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri


 

Kryeservili i serbosllavizmit

      

Në Portalin “Voal” të ditës së sotme, 24 gusht,  lexova shënimin me titull Rama për Bregoviçin: Muzikant i jashtëzakonshëm, ata që e sulmojnë janë kategoria më e ulët njerëzore”.

       Në këtë shënim, lexuesit me vetëdije të lartë kombëtare, njihen me përpjekjet e dëshpëruara të Ramës për t’u prezantuar shqiptarëve një tjetër Bregoviç, i cili, sipas tij, na përfaqësuaka “simbolin” e bashkëjetesës së popujve në gadishullin tonë. Me sa duket, Ramës nuk i paska bërë fare përshtypje Eseja e shkëlqyer e gazetarit dhe e publicistit të talentuar Skënder Buçpapaj, me titull “Ftesa për Bregoviçin është politike”, e botuar po në Portalin “Voal”, të datës 18 gusht. Mbështetur në fakte konkrete, autori i ka bërë “rezonancën magnetike” figurës së Goran Bregoviçit, i cili, siç theksohet në Esenë në fjalë, “është tashmë zyrtarisht Hero i Popullit i Serbëve, pra, ai vjen në këtë veprimtari si hero i popullit të tij. Ai është fare i freskët nga marrja e Urdhërit të Yllit të Karagjorgjeviçit, dekretuar e dorëzuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç. Lexojmë te zëri përkatës enciklopedik se ky urdhër është dekorimi më i lartë civil dhe ushtarak i Serbisë. U themelua në Mbretërinë e Serbisë dhe fillimisht iu dha ekskluzivisht qytetarëve serbë në këmbim të shërbimeve të kryera ndaj monarkisë serbe, popullit serb dhe shtetit serb”.

       Në të njëjtën kohë, autori i nderuar i Esesë, i ka bërë “rezonancën magnetike” edhe vetë Ramës, mikut të përzemërt të Bregoviçit, duke theksuar:

“Vështirë të gjejë shpjegim tjetër inferioriteti i Ramës ndaj Bregoviçit, kur kryeministri i Shqipërisë, prej 24 vjetësh në pushtet e prej 31 vjetësh në politikën aktive, nisur nga statistikat e internetit, është dymbëdhjetë herë më i famshëm se i ftuari i tij në festivalin e Korçës. Ndërsa Vuçiçi, sipas këtyre statistikave, është dhjetë herë më i famshëm se Bregoviçi.Nga ata fëmijë të çmeritur të Bllokut dhe të periferive të tij, që iu ka mbetur i rrënjosur në tru Bregoviçi dhe jugosllavi i viteve 1970 e 1980, mund të jetë kryeministri aktual i Shqipërisë”.

Domosdo, duke qenë vetë viktimë e kompleksit të inferioritetit, Rama e ka truallin të gatshëm për të qenë inferior ndaj të huajve, të cilët, në rastin konkret, për mjerimin e tij, janë armiq të kombit shqiptar. Sepse Bregoviçi, paçka se nuk ka vrarë shqiptarë me dorën e vet, nuk ka ndonjë dallim nga kriminelët serbë, për të cilët ka kënduar, këndon, ka ushqyer dhe vazhdon të ushqejë simpati nën maskën e neojugosllavit.

Duke provokuar rëndë Prishtinën me ftesën që i bëri Bregoviçit, Rama dëshmoi fare shkoqur se është një kryeservil i regjur i serbosllavizmit, se është përçarës shembullor i kombit shqiptar, se është vazhdues i sprovuar i trashëgimisë serviliste të kryekriminelit të popullit shqiptar Enver Hoxha, i cili, siç dëshmon intelektuali i njohur me brumosje të admirueshme nacionaliste, inxhinieri kimist nga Çamëria, Sali Bollati, kishte dhënë porosi që, në librin e Abetares së fillores në vitet 1945-47, në faqen e parë, të botohej fotoja e mareshalit Tito, e shoqëruar me vjershën:

Tito luftëtar,

Tito Çlirimtar,

Tito Shpëtimtar i Popullit Tonë!

       Ashtu si kryekrimineli Enver Hoxha, i cili, i brumosur deri në pore me kryeservilizmin e pështirë ndaj Titos, s’e kishte për gjë të shkelte mbi gjakun e dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e vendit, edhe Rama s’e ka për gjë t’i fyejë rëndë të gjithë shqiptarët atdhetarë që ishin kundër ftesës për Bregoviçin dhe t’i vlerësojë ata si “kategoria më e ulët njerëzore.

       Të gjithë ata bashkëkombas të nderuar dhe të respektuar, që Rama i fyen publikisht për qejfin e Vuçiçit dhe të këngëtarit të tij, të cilin e ka dekoruar me dorën e vet, të mos e ndiejnë veten aspak të fyer. Përkundrazi, duhet ta ndiejnë veten krenarë. Le të lexojnë materialin e avokatit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur Ilir Malindi, me titull Edi Rama një i sëmurë psikik tepër i rrezikshëm. Ka diagnozën “skizofren agresiv”” (Faqja e internetit “Albaniapress”. 26 maj 2020). Le të lexojnë, gjithashtu, artikullin bukur të goditur, me autor A. Morina, me titull “Edi Ramës i vjen një ‘goditje’ e rëndë: Ti je turp kombëtar, mohove gjenocidin serb mbi shqiptarët” (Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 24 gusht 2021).

       Feniks, Arizona 

 gusht 2021

 

 

 

 

 

 

 

 

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...