Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/09/07

Lufta diplomatike ruse dhe dezinformimi medial...!

                       

                                                     NGA: ISMAIL MUQIQI                           

Instituti Kipred i Kosovës pas një analize të gjerë hartojë raportin analitikë të gjendjes aktuale të diplomacisë Ruse dhe dezinformimi medial kundër Kosovës. Rusia si aleate tradicionale e serbisë, po zhvillon luftë propagandistike kundër Shtetësisë së Kosovës në të gjitha mekanizmat ku ajo bënë pjesë në arenën ndërkombë

Diplomacia ruse në kontunuitet zhvillojë propagandë kundër shtetësisë së Kosovës duke e akuzuar perëndimin për bombardimet e NATO-së, për formimin e Forcave të Armatosura të Ushtrisë së Kosovës si dhe për trajnimin dhe furnizimin me armatim të Ushtrisë së Kosovës. Propaganda ruse për interesat e saj “cariste” në vazhdimësi është pozicionuar kundër Shtetit të Kosovës përmes diplomacisë së saj si dhe përmes dezinformimi medial.

Mjerisht rusët ishin ata të cilët i ndihmuan serbisë që në këshillin e Evropës përmes Dick Martyt të  akuzojnë UQK-në dhe udhëheqjen e saj për krimet e luftës deri tek nxjerrja e organeve. Ajo ofanzivë diplomatike me plotë të pa vërteta por në mënyrë të sinkronizuar serbia dhe Rusia arritën qëllimin e tyre që ti instrumentalizojn mekanizmat ndërkombëtar për formimin e tribunalit të HAGES.

Politika ruse asnjëherë nuk është ndalur kundër Shtetësisë së Kosovës ajo përmes këshillit të sigurimit dhe me ndihmën dhe përkrahjen e aleateve të saj punojë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO dhe Interpol. Propaganda mediale ruse nga 500 artikujt medial 92% prej tyre ishin dezinformata. Rusia bashkë me serbin gjatë viteve të fundit është  aktivizuar me propagandë diplomatike nëpër Shtetet e ndryshme të Afrikës dhe Amerikës Latine në q/njohjen e Shtetit të Kosovës. Të dhënat tregojnë se në kuadër të diplomacisë së jashtme ruse dhe serbe punon taskforca propagandistike mediale e cila lajmet dhe informatat kundër Kosovës i përkthen nga rusishtja në gjuhën Angleze duke i furnizuar ministritë e jashtme të Shteteve të ndryshme të Botës me plotë të pa vërteta kundër Shqiptareve dhe shtetit të Kosovës. Tani kur pritet të fillojë punën Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara diplomacia ruse dhe propaganda mediatike ruso serbe po lobojnë kundër pranimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar.

Për fat të keq pas ramjës së komunizmit ka mbetur vetëm serbia vrimë e zezë në Ballkan e cila interesat e Rusisë për tu faktorizuar në këtë pjesë të Ballkanit po mundohet ti mbaj gjallë, përmes Kishës Ortodokse bashkë me udhëheqësin e Shtetit e cila e ka ëndërr projektin e serbisë së madhe. Kjo më së miri u vërtetua para dy dite në Mal të Zi ku forcat ultra nacionaliste të udhëhequra nga Kisha dhe krerët e shtetit serbë e atakuan rendin kushtetues, integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Malit të Zi.     

Kisha sllave i hodhi benzinë zjarrit të luftës në Kosovë, dhe tani këndon këngën “kur ushtria kthehet në Kosovë”

                                                                    NGA: BEQIR SINA 

Shkrimi me përshtaje me kohën, është huazuar nga faktet që botoi gjatë luftës në Kosovë Raporti i Departamentit të Mbrojtjës Anxhensia e Informacionit USIA-s, e cila administrohej atë kohë nga Qeveria amerikane.

  

Beqir Sina

Shkrimi me përshtaje me kohën, është huazuar nga faktet që botoi gjatë luftës në Kosovë Raporti i Departamentit të Mbrojtjës Anxhensia e Informacionit USIA-s, e cila administrohej atë kohë nga Qeveria amerikane.

Të dielën, më 5 shtator, mitropoliti i Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, Joanikije u fronizua në Manastirin e Cetinjës me angazhimin e forcave të fuqishme policore, për shkak të protestave që janë përcjellur me incidente, në të cilat u lënduan rreth 60 persona. Protestat u organizuan nga organizatat dhe lëvizjet kombëtare malazeze, të udhëhequra nga subjekti më i fuqishëm opozitar, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), si dhe të mbështetur nga presidenti malazez Millo Gjukanoviq. Përballë tyre, ceremonia në Cetinje u mbështet nga kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe për fat të keq dhe nga zv/Kryeministri Dritan Abazoviq, dhe një pjesë e ministrave të Qeverisë së Malit të Zi, të afërt me Kishën Ortodokse Serbe. Qeverinë aktuale e kanë votuar partitë kryesisht pro-serbe, të cilat fituan pushtetin në zgjedhjet e gushtit të vitit të kaluar dhe pas tre dekadash zëvendësuan DPS-në e Gjukanoviqit. Mandati i Gjukanoviqit, si kreu i shtetit, zgjat deri në maj të vitit 2023.

Në ceremoninë e shugurimit të Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije priftërinjtë kënduan një këngë, në tekstin e së cilës thuhej edhe “kur ushtria kthehet në Kosovë”.

Haverford Pensilvani: Anëtarët e Kishës Ortodokse Serbe dhe qeveria ish-jugosllave ishin duke bërë një akuzë të rëndë. Ata pretendonin gjatë luftës në Kosovë se NATO-ja ishte duke bombarduar Manastiret e mëdha ortodokse serbe që datojnë në mbretëritë serbe të mesjetës.

Ueb-sajti i Institutit të qeverisë së Beogradit, athere për mbrojtjen e monumenteve të kulturës të Serbisë tregonte fotografi manastiresh gjysmë të dëmtuara nga goditjet ajrore të NATO-s, duke përfshirë edhe dy hapësira të zeza me fjalën"të shkatërruara" që shkruhet në to në mënyrë kobndjellëse. Faqja e internetit e Kishës Ortodokse Serbe, e titulluar "Bombardimi i vendeve të shenjta serbe" ka qenë gjatë luftës edhe më provokues. Në këtë faqe tregohej një hartë me faltoret më të mëdha serbe në Kosovë, me ikona që tregojnë shpërthime bombash në secilën prej tyre, sikur bombat e NATO-s të kenë rënë drejt e mbi to. Rëndësia fetare dhe historike e Manastireve në Kosovë -- një zonë që disa e quajnë "Jeruzalemi Serb" -- bën që pretendime të tilla të kenë një efekt të madh, veçanërisht në vendet me popullsi të mëdha të krishtere ortodokse(Rusi, Greqi, Rumani). Kështu që kërcënimet ndaj qendrave të shenjta simbolizojnë kërcënimet ndaj popujve që i vlerësojnë ato.

Megjithatë, në ato faqe të internetit nuk jepej asnjë provë për të përligjur etiketimet "të shkatërruara" apo titullin "Bombardimi i vendeve të shenjta serbe". Faqet paraqesnin fotografi të monumenteve përpara shkatërrimit të supozuar, por asnjë pamje të dëmtimeve që ata pretendonin se janë shkaktuar nga NATO-ja -- me përjashtim të figurave me të çara muresh që mund të jenë shkaktuar nga çdo gjë. Autoritetet serbe nuk kanë ngurruar të tregojnë detaje grafike të shkatërrimeve civile të shkaktuara nga bombat e NATO-s të rëna gabimisht. Sikur NATO-ja të kishte bombarduar manastiret, pamjet e rrënojave do të ishin transmetuar në të gjithë botën.

Këto akuza kundër NATO-s janë bërë qëllimisht të ngjashme me akuzat e nacionalistëve serbë të vitit 1986 se shqiptarët e Kosovaës po shkatërronin Manastiret. Këto akuzë gërshetoheshin me pretendime të tjera zjarrvënëse se shqiptarët e Kosovës na paskan qenkan emigrantë të paligjshëm që duhen dëbuar; se shqiptarët kanpërdorur natalitetitn si mjet për të kryer një "gjenocid demografik" kundër pakicës serbe të Kosovës; dhe se na paskan kryer përdhunime të grave serbe në masë. Më 1986, peshkopët ortodoksë serbë i përsëritën këto akuza duke pretenduar se kundër serbëve të Kosovës, po kryhej një genocid. Të njëjtat akuza u përsëritën në të famshmin "Memorandum" të shkruar nga disa intelektualë serbë që sulmonin kushtetutën jugosllave dhe autonominë e Kosovës. Në këtë mjedis të nxehtë, Slobodan Milosheviçi, "kërceu" menjëher në pushtet duke premtuar se do të mbronte popullin serb dhe vendet e tij të shenjta nga armiqtë e tij, duke sposuar shqiptarët mbasi i ksihte humbur dy lufta në Kroaci dhe Bosnje.

Cila është e vërteta e këtyre akuzave frikësuese?

Në Kosovë, qoftë nga shqiptarët, qoftë nga serbët, kanë ekzistuar fërkime e pakënaqësi reale dhe të dy grupet e kanë ndier veten të kërcënuara. Por gazetarët e pavarur serbë dhe punonjësit e të drejtave të njeriut kanë konstatuar se akuzat më zjarrvënëse kanë qenë kryekëput sajime. Nga një studim të fakteve të policisë në Kosovë, rezulton se në një vit të tërë ka ndodhur vetëm një përdhunim i një serbeje etnike nga një shqiptar. Po ashtu, gjoja shkatërrimi i altareve serbe doli se në të vërtetë kishte të bënte vetëm me raste të izoluara vandalizmi, me shkrime të pahijshme në mure apo me prerje pemësh në oborrin e kishës, gjë që ka të bëjë ndofta me krime të diktuara nga urrejtja, po kurrsesi me një asgjësim të organizuar genocidal të pretenduar.


Mirëpo akuza se shqiptarët na paskan praktikuar qëllimisht shkatërrimin e trashëgiminë fetare serbe ka gjetur jehonë, pavarësisht nga provat për të kundërtën. Kjo akuzë është mishëruar në një histori të mitologjizuar, në të cilën turqit otomanë dhe muslimanët ballkanas autoktonë paraqiten si të dalldisur nga dëshira për të çrrënjosur si serbët, edhe qendrat e shenjta serbe. Nacionalistët serbë e përsërisin pareshtur këtë akuzë -- pavarësisht nga mbijetesa e kësaj trashëgimie të mrekullueshme gjatë pesë shekujve të sundimit otoman mu në mes të fqinjëve shqiptarë dhe pavarësisht nga dëshmitë otomane që vërtetojnë mbështetjen e patriarkatit ortodoks serb dhe autorizimin e tij, për të ndërtuar e riparuar kishat serbe.

Për të kuptuar të gjithë potencialin e akuzave për shkatërrimin e manastireve, duhet të vëmë në dukje edhe simbolet e tjera që u bashkangjiten këtyre manastireve. Princi serb mesjetar, Llazari, është portretizuar si figura e Krishtit, dhe vdekja e tij në betejën e Kosovës më 1389 është paraqitur si "Golgota e Serbisë". Nacionalistët serbë kanë filluar të akuzojnë sot muslimanët e Ballkanit, se i kanë duart të lyera me gjakun e princit-Krisht Llazar. Në të njëjtën kohë, eshtrat e serbëve të vrarë nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre ustashë gjatë Luftës II Botërore ç'varroseshin ritualisht nën trumbetimin e propagandës nacionaliste që i demonizonte të gjithë shqiptarët, muslimanët sllavë dhe kroatët si gjenocidistë të lindur. Koha mitologjike (1389), kujtesa historike (Lufta II Botërore) dhe akuzat e rreme për gjenocidin bashkëkohor shqiptar u janë bashkangjitur simbolikisht këtyre manastireve.

Në 28 qershorin lapidar të vitit 1989, në 600-vjetorin e betejës së Kosovës, reliket e Llazarit u brodhën solemnisht nga një manastir në tjetrin, derisa mbërritën në manasatirin e Graçanicës (një nga vakëfet që sot pretendohet se kanë qenë në shënjestër të sulmeve të NATO-s). Një turmë e pafund vështronte zbulimin e relikeve në manastir për të shkuar pastaj pranë fushës së betejës. Atje, një turmë akoma më e madhe prej një milion serbësh, dëgjoi fjalimin luftënxitës të Millosheviçit që vuloste planin e tij për të anuluar autonominë e Kosovës. Simbolet e demontuara me kujdes dhe të ekspozuara me një forcë të tillë ritualiste e teatrale u instrumentalizuan më pas në spastrimin e radhëve të ushtrisë jugosllave, në mbrojtjen e grupeve ekstremiste paraushtarake nga qeveria dhe në propagandën e mediave.

Në vorbullën e një psikologjie frike e tërbimi masiv, shoqëria serbe u radikalizua. Personi më popullor serb në ditët e sotme është krimineli i akuzuar për krime lufte, Arkani, dhe politikani serb më popullor është Vojislav Shesheli, një mbrojtës i hapur i asgjësimit të shqiptarëve të Kosovës dhe i të gjithë muslimanëve të Ballkanit. Dhuna e konceptuar për Kosovën fillimisht u materializua në konfliktet në Kroaci e Bosnje.

Në Bosnje, militarët serbë -- të nxitur nga akuzat për shkatërrimin e manastireve serbe -- asgjësuan vende të shenjta joserbe. U shkatërruan të gjitha xhamitë dhe vakëfet e tjera muslimane (mbi 1.400 të tilla), ndër të cilat përfshiheshin edhe disa kryevepra të klasit botëror të ndërtuara në shekujt e 15-të e të 16-të. Në disa qytete, të gjitha xhamitë u shkatërruan brenda një nate të vetme duke përdorur vënien e njëkohshme të dinamitit. Xhamia e Ferhat Pashait (1583) në Banjallukë u shpërthye me dinamit tri herë, rrënojat e saj u kthyen në pluhur me çekiçë shpimi dhe u transportuan me kamionë, për t'i mohuar bashkësisë muslimane të mbijetuar që ta gëzonte atë trashëgimi të përbashkët. Në qytetin e Foçës, kryevepra e shekullit të 16-të, e njohur si "Xhamia me Ngjyra", si dhe të gjitha vakëfet e tjera muslimane, u hodhën në erë dhe vendet bosh të tyre u kthyen në parkingje. Kur kryebashkiakët e rinj nacionalistë të Foçës dhe Zvornikut u pyetën se pse ishin shkatërruar të gjitha xhamitë, ata u përgjigjën se në ato qytete nuk kishte patur kurrë xhami.

Në rastin kur ushtria serbe nuk mund ta pushtonte dot një zonë, ajo vinte në shënjestër qendrat kulturore duke i goditur me artileri, kurse në Sarajevë dogji Institutin Oriental -- bashkë me koleksionin e tij të paçmuar me dorëshkrime arabe, persiane, turke e sllave -- si dhe Bibliotekën Kombëtare, që kishte patur mbi një milionë vëllime -- djegia më e madhe e librave në histori. Në tre vjet, militarët serbë çrrënjosën pesë shekuj të trashëgimisë muslimane të Bosnjes si dhe të gjitha dëshmitë se muslimanët dhe serbët i përkisnin të njëjtit qytetërim. Ndërkohë, manastiret serbe në Kosovë mbetën të pacënuara, ashti si dhe janë edhe sot si dëshmi, që siç u kishin rezistuar shekujve të tërë nën sundimin otoman dhe fqinjëve shqiptarë.

Mirëpo tani po dëgjojnmë akuza të ngjashme zjarrvënëse se NATO-ja, dhe UÇK-ja na paskan duke bombarduar e shkatërruar manastret serbe. Në të gjithë këtë histori për manastiret, ne priremi të harrojmë se edhe bashkësia shqiptare ka qendrat e veta muslimane e katolike, që i gjetën pas luftës në 1999, të bombarduara dhe të shkatërruara. Qendrat muslimane përfshinin xhamitë, medresetë (shkollat fetare, shpesh të pajisura me biblioteka dorëshkrimesh), teqetë (vakëfe dervishësh), tyrbetë (mauzoleume, shpesh qendra pelegrinazhi) hamamet (komplekse banjash për burra e gra) dhe pazaret (shpesh të ndërtuara pranë ndonjë xhamie për të nxitur kontributet e përshpirtshme). Shumë prej tyre ishin nga ato që datojnë në shekullin e 15-të e të 16-të.

Refugjatët kosovarë të intervistuar në kufi, kur nisi lufta në 24 Mars 1999, shpesh sillin njoftime që përputheshin me njoftime të tjera se kishin parë me sytë e tyre se si u ishin shkatërruar xhamit dhe vakëfet në Kosovë. Në Kishat katolike shqiptare, ushtria serbe dhe miltarët ushtronin presion dhe i mbanin të rrethuar edhe vetëm se ishin shqiptare i shikonin me syrin e urrejtjes. Ashtu si në rastin e Bosnjes, dëshmi të tilla nga Kosova, gjatë dhe pas luftës dolën se ishin tmerrësisht të vërteta.

Regjimi i Beogradit, jo më kot me ndihmën e ushtarve rusë nguli këmbë, se forcat serbe duhet të qëndronin në Kosovë, gjoja për të mbrojtur Manastiret. Por fakti se Manastiret serbe mbijetuan gjatë pesë shekujve pa ushtrinë e Milosheviçit dhe forcat e policisë speciale, botës i treguan të kundërtën. Në Kosovë, popujt joserbë dhe monumentet nuk kanë parë asnjë sulm, edhe pse nën "mbrojtjen e monumenteve" nga regjimi i Beogradit. Që nga viti 1986, nacionalistët serbë e kanë manipuluar shqetësimin për vendet e shenjta për të motivuar, përligjur e zbatuar "spastrimin etnik" dhe asgjësimin e monumenteve artistike e fetare joserbe shekullore. Duke shfrytëzuar Manastiret serbe dhe trashëgiminë serbe, ata kanë synuar të nxitin urrejtjen e dhunën, kanë shpërshenjtëruar një trashëgimi serbe të madhe.

Të gjitha vendet e shenjta në Kosovë, edhe sot mbrohen nga një forcë shumëkombëshe që të përfshijë paqeruajtës nga vende me popullsi të mëdha ortodokse(grek e rumunë). UNESCO dhe organizatat e tjera kan vite që'i mbikëqyrin ato dhe të katalogojnë çfarëdo dëmtimi. Shkatërrimi i qëllimshëm i monumenteve dihet që penalizohet në Hagë si krim lufte. Por, deri sot nuk kemi parë ndonjë gjyq kundra shqiptarëve për pretendimin e Beogradit, se shqiptarët na paskan shkatërruar manastiret serbe në Kosovë.

Sa për ushtrinë, milicinë, policinë speciale dhe paraushtarakët e Beogradit -- bota ka parë boll se çfarë "mbrojtjeje monumentesh" kanë bërë, në Kosovë.

Autori i këtij studimi ka qenë, 22 vjet më parë një nga personalitetet me të njohura të kësaj fushe në Amerikë . Ai është Majkëll Sellz, autori i librit "Ura e tradhtuar: feja dhe gjenocidi në Bosnje", botimi i dytë, 1998. (Ish - profesor i feve krahasuese në Kolegjin Haverford, Pensilvani).                                    

 

Azem Vllasi paralajmëron trazira nëse ceremonia e Patriarkut Profir mbahet në Pejë, ka këtë kërkesë



 
                                                                        Avokati Am Vllasi



Ish-politikani dhe avokati Azem Vllasi ka kërkuar që ceremonia e prezantimit të Patriarkut Porfir në fron nuk duhet të organizohet në Pejë, por në Tempullin e Shën Savës në Beograd.Vllasi vlerëson se "Kisha Ortodokse Serbe është një instrument fuqie në Serbi, siç dëshmohet nga ngjarjet e fundit në Mal të Zi", ku, siç thotë ai, është bërë një ngjarje politike në vend të një ceremonie fetare që nga kurorëzimi i Mitropolitit Janikus.

"Duke pasur parasysh rolin politik të luajtur nga Kisha Ortodokse Serbe, do të ishte më mirë të kryhej kjo ceremoni në kishën e Shën Savës në Beograd sesa në Kosovë, ashtu siç ishte shumë më mirë të kryhej ceremonia e kurorëzimit të Mitropolitit Janikus në kishë në Podgoricë sesa në Cetinje. Pra, nuk ka arsye për ndalim nga autoritetet e Kosovës, por që do të nxit dhe rrit tensionet, dhe nuk do të ketë ndonjë rol pajtues”, deklaroi Vllasi për “Kosovo Online”.


Sipas tij, ngjarjet e fundit në Mal të Zi kanë vënë në pah ndarjet e mëdha që ekzistojnë në këtë rajon, të cilat nuk janë të mira për stabilitetin e vetë Malit të Zi, as për marrëdhëniet në fqinjësi.

2021/09/04

Numri i shqiptarëve nëpër botë

Pavarësisht regjistrimeve zyrtare të popullsisë që bëhen në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, asnjëherë nuk dihet sa shqiptarë ka në botë për shkak të shpërnguljeve të vazhdueshme ndër vite.

Megjithatë mund të thuhet se nuk ka vend në botë ku nuk jeton së paku një shqiptar. Besfort Axhanela kishte ideuar një projekt përmes të cilit synon të identifikojë të gjithë shqiptarët në botë, duke i mbledhur në një bazë të dhënash që quhet “Një Komb”, njofton Zhurnal.

Projekti është një faqe interneti që “njekomb” ku për tre muaj janë regjistruar mbi 430 mijë shqiptarë. Axhanela ka treguar për TCh idenë e tij dhe synimin e projektit. “Ideja për ta filluar këtë projekt ka ardhur si rezultat i faktit që jam i sigurt se mbi 95 për qind e shqiptarëve e kanë pasur në mendje që sa herë kanë shkuar diku jashtë kanë pyetur veten së paku njëherë: sa shqiptarë janë këtu? Domethënë, krejt kjo ka ardhur si nismë e fillimit të këtij projekti. Projekti ynë njëkomb është projekt që synon të identifikojë të gjithë shqiptarët nëpër botë dhe ku ndodhen ata”, tregon ai.

Megjithatë sipas të dhënave të fundit, shqiptarët në shumë vende të botës janë me mijëra. Më poshtë ju sjellim në statistika përafërsisht se sa shqiptarë jetojnë nëpër botë.

Shqiptarët në Gjermani: 450.000
Shqiptarët në Zvicër: 300.000
Shqiptarët në Suedi: 70.000
Shqiptarët në Danimarkë: 12.000
Shqiptarët në Belgjikë: 60.000
Shqiptarët në Itali: 800.000 – 1 milion.
Shqiptarët në Angli: 100.000
Shqiptarët në Amerikë: 200.000-800.000 (1.000.000)
Shqiptarët në Siri: 10.000
Shqiptarët në Turqi: 5.000.000
Shqiptarët në Argjentinë: 50.000
Shqiptarët në Kanadë: 35.000
Shqiptarët në Ukrainë: 50.000
Shqiptarët në Finlandë: 9.000
Shqiptarët në Rumani: 10.000
Shqiptarët në Hungari: 1.500
Shqiptarët në Bosnjë: 5.000
Shqiptarët në Bullgari: 300
Shqiptarët në Kroaci: 18.000
Shqiptarët në Sloveni: 8.000
Shqiptarët në Serbi: 65.000
Shqiptarët në Mal të Zi: 32.000
Shqiptarët në Greqi: 1.200.000 (5.000.000)
Shqiptarët në Maqedoni: 800.000
Shqiptarët në Kosovë: 1.700.000
Shqiptarët në Shqipëri: 2.800.000
Shqiptarët në Azerbajxhan: 10.000.

Floripress


Lexoni edhe kete:http://www.instat.gov.al/media/6547/diaspora-2019.pdf

Shqiptarët në Turqi

  






Shqiptarët në Republikën e Turqisë (turTürkiye'deki Arnavutlar) përbëjnë një pakicë kombëtare në Turqi, e cila nuk është e njohur zyrtarisht. Kjo pakicë përbëhet nga shqiptarë të cilët erdhën në Turqi gjatë periudhës osmane, kryesisht shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e sotme, nga Çamëria, si dhe në numër më të vogël nga Shqipëria dhe Mali i Zi i sotëm, të cilët mërguan si pasojë e persekutimit serb dhe grek pas fillimit të Luftërave Ballkanike.[1] Numri i shqiptarëve në Turqi llogaritet të jetë nga 500 mijë deri në 1.3 Në censusin e vitit 1965, 12,832 shtetas të Turqisë flisinin shqipen si gjuhë amtare, që përbënte rreth 0.04% të popullsisë. Shumica ishin të vendosur në Bursa, Sakarja, Tokat dhe Stamboll. 390,613 të tjerë flisin shqipen si gjuhë të dytë (1.28% e popullsisë). Gjithësej, numri i popullsisë shqipfolëse në Turqi në vitin 1965 ishte 403,445 ose 1.3% e popullsisë së Turqisë.,[2] ndërsa sipas disa burimeve tjera nurmri i personave me prejardhje shqiptare është rreth 5 milieuSi pasojë e doktrinës së shenjtë serbe dhe si pasoj e migrimit shqiptarë gjatë kohës së perandoris Omane një numër i konsiderueshem i shqiptarvë kanë marr shtetësin e Turqisë pas krijimit të saj. Për shkak të mungeses së regjistrimit të popullsisë sipas racës edhe numri i shtetasve turk me prejardhje shqiptare nuk mund të dihet saktësisht.
Si do që të jetë dihet se në Stamboll ka pasur familje të racës shqiptare që kanë jetuar dhe punuar aty. Mirëpo shumica e shtetasve turk të racës shqiptare anë të ardhur nga teritoret e Sanxhakut të NishitVilajetit të KosovësSanxhaku i Manastirit dhe Sanxhaku i Janinës, të gjitha këto njësi administrative të asaj kohe.

Shqiptarë të njohur në Turqine


Në Republikën e Turqisë


Sa shqiptarë jetojnë në Turqi? Anadolu Agency: Janë 5 milionë



Gjithnjë ka patur diskutime për numrin e shqiptarëve që jetojnë në Turqi për shkak se informacionet zyrtare ose kanë munguar ose kanë qenë kontradiktore, megjithatë, shifra është lëkundur nga 500 mijë deri në 5 milionë, çka tregon për një diferencë të madhe në raportime.Gjithsesi, media shtetërore turke, Anadolu Agency, duke iu referuar Drejtorisë së Përgjithshme të Turqisë për Menaxhimin e Emigracionit, raporton se në këtë vend jetojnë 5 milionë shqiptarë. Duhet sqaruar se ‘AA’, në artikull, nuk i konsideron shqiptarët emigrantë, njësoj si boshnjakët, të mbërritur aty kryesisht gjatë gjenocidit serb në vitet 1992-1998.

Shifra prej 5 milionë është shumë herë më e lartë nga sa është raportuar në censusin e vitit 1965, kur shqiptarët përbënin 403,445 ose 1.3% e popullsisë së Turqisë apo edhe nga raporti i vitit 2008-të i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Turqisë që fliste për 1.3 milion shqiptar.

FLORI BRUQI

Si të kundrohet fati i shqiptarëve të Turqisë sot e tutje…?


Fatin e shqiptarëve në Turqi, nuk duhet ndarë asnjëherë nga fati i shqiptarëve që gjenden sot jashtë trungut të Shqipërisë londineze: në Kosovë, Serbi, Mal i Zi, Maqedoni e Greqi.
Deportimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, ishin pasojë e të njëjtave procese politike-historike, që sollën copëtimin e trojeve shqiptare në Ballkan dhe pengimin që ata të realizojnë të drejtat e tyre historike-kombëtare.

Numri i shqiptarëve në Turqi sot, nga burime të ndryshme, njoftohet ndërmjet 5 milionë minimumi e deri në 20 milionë frymë. Edhe kjo shifra e fundit nuk duket jashtë mendjes së shëndoshë, kur dihet së ne 500 vjet pushtimi nga Perandoria Osmane, numri i rekrutëve shqiptarë si jeniçerë e më vonë si nizamë, ishte shumë i madh. Një numër i ushtarëve të rekrutuar shqiptarë, ra në beteja të ndryshme, ndërsa ata që shpëtuan, mund të kenë ndërtuar një jetë në hapësirat e ish Perandorisë-Turqisë së sotme, pa futur këtu deportimet dhe shpërnguljet masovike e të dhunshme të shqiptarëve nga mesi i dytë i shekullit XIX, e deri në vitet 70-të të shekullit XX.

Ndonëse shqiptarëve në Turqi nuk u njihet identiteti kombëtar formalisht, as gjuha dhe as e drejta e shkollimit të rregullt në gjuhën amtare (nuk u janë njohur asnjëherë këto cilësi themeltare njerëzore gjatë gjithë fazës së pushtimit osman edhe shqiptarëve në trojet etnike të tyre), me afinitetet e veçanta që kanë treguar, kanë dëshmuar se mund të jenë pjesë përcaktuese e modelit qeverisës të shtetit turk, njëkohësisht edhe bartës të një misioni për një rol të caktuar në vendosjen e linjave gjeopolitike në rajon dhe botë.

Disa miliarderë shqiptarë në Turqi, mijëra milionerë, mijëra figura të shquara të politikës, ushtrisë, kulturës e sportit, me origjinë shqiptare, me një koordinim të ndërgjegjshëm, lehtë do të mund të bëheshin ndër faktorët kryesorë të përcaktimit të së ardhmes së Turqisë dhe rrjedhimisht, edhe të rivendosjes së linjës gjeopolitike e gjeokulturore që do të ndalonte brutalitetin e përplasjes së kobshme ndërmjet dy botëve.

Shqiptarët janë shfrytëzuar maksimalisht, shpeshherë edhe brutalisht, për ngritjen e Perandorisë Osmane dhe Turqisë moderne, ndaj, rendi hyjnor e do që tani të fillojnë në mënyrë të organizuar të kërkojnë hisen e tyre në rrjedhat e mëtejme, bashkë me të drejtat kulturore-politike dhe ekonomike të avancuara.

Besim Zymberi-Ferizaj

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...