Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/10/06

Vështrim rreth monografisë “Carrabregu në gjurmët e historisë dhe traditës”, të autorit Arton Loshaj

 MSc. Adem Lushaj

       Monografia “Carrabregu-në gjurmët e historisë dhe traditës” të autorit, Arton Loshaj, është ndër të rrallat të shkruara deri më tash në Komuën e Deçanit. Kjo monografi, krahas asaj “Lluka nëpër shekuj” e Arif Molliqit, duhet të jetë shtytëse edhe për fshatrat tjera të kësaj komune, që do ishin ndër dokumentet më të rëndësishme të historisë, kulturës, lashtësisë, trashëgimisë, arsimimit dhe qendresës, ndaj çdo pushtue


 Në këtë monografi, autori e përshkruan historinë e fshatit Carrabreg, bazuar në dokumentet historike dhe arkeologjike, por edhe në gojëdhënat popullore. Loshaj në mënyrë të argumentuar ka bërë përshkrim të historisë, arsimimit dhe të zhvillimit, të kulturës dhe sportit, etnografisë, luftës dhe qëndresës kombëtare, të banorëve të fshatit të tij.

      Gjithashtu, Loshaj ka përshkruar relievin e Carrabregut, përbërjen e tokës, klimën, ujërat, botën bimore dhe shtazore. Ka bërë shpjegime për toponimet dhe mikrotoponimet që gjenden në Carrabreg, gjë që nxjerrë edhe vjetërsinë e fshatit të tij.

      Autori, fillimisht ka treguar për etimologjinë e emrit të fshatit Carrabreg, duke e përshkruar si një vend të lashtë në të cilin ka dominuar druri qarri. Etimologjia e emrit vjen nga fjalët “Qarri në breg apo Qarri n’breg”, që gradualisht ka ardhur deri te emërtimi “CARRABREG”.

     Sipas dëshmive të prezantuara në këtë monografi, Carrabregu del të jetë një nga vendbanimet më të vjetra në territorin e Deçanit, së bashku me Lloçanin.

     Profesori i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, autori i kësaj monografie, Arton Loshaj, ka punuar gjatë në hulumtimin dhe grumbullimin e të dhënave dhe dëshmive nëpër çdo periudhë dhe në të gjitha fushat e jetës, ku zënë vend edhe kulti i pritjes dhe bujarisë, traditës së mikpritjes dhe aspektet kanunore, deri te sporti, arsimimi dhe ngritja profesionale nëpër breza, aktivitetet politike e kombëtare të bashkëvendësve të tij dhe lëmitë tjera shoqërore. Këtë më së miri e përshkruajnë recenzentët e librit, të cilët i japin vlerësim të lartë punës dhe arritjes së dëshmimit të historisë dhe traditës së banorërve të këtij fshati nëpër shekuj, të autorit Arton Loshaj.

      Në këtë monografi mësojmë për djemtë e Carrabregut që treguan trimëri kur e veshën uniformën e UÇK-së, kur u armatosën, kur luftuan përballë serbëve me atë pak armatim që e merrnin në Shqipëri.  Këtu shkruhet për dëshmorët, për të gjallët, për të rinjtë, për të moshuarit. Shkruhet për jetën e re, për ndërtimet e reja të ndërtuara mbi gërmadhat që ishin cak i sulmeve serbe.  

E veçanta e autorit është se nuk e harron as të tashmen, kur fshati i tij ka arritur zhvillime të mëdha, si në aspektin e infrastrukturës, ashtu edhe në jetën kulturore, biznesore, arsimimit, pluralizmit politik dhe në fushat e tjera që ndikojnë në mirëqenien qytetare dhe demokratizimin e shoqërisë.  

Rrugën e Llukes dhe të Carrabregut, duhet ndjekur edhe fshatrat thera, duke lënë dëshmi të autoktonisë sonë në këto treva, të zhvillimeve nëpër kohë dhe historinë e vërtetë të Deçanit, duke mos ua lënë në dorë që historinë tonë ta shkruajnë të tjerët.

E vlerësimin më të mirë për punën e çmuar të Arton Loshaj, e jep redaktori i këtij libri, Esat Loshaj, ku thotë:

Autori nuk sajon, por analizon dhe verifikon të dhënat mbështetur në ballafaqimin e dëshmive kryesisht shkencore dhe të arkivave, në caqet e supozimeve. Është si bleta e mirë që ka kërkuar, gjetur, grumbulluar me zell e kompetencë një fond të konsiderueshëm të dhënash.

Mediat mercenare në Shqipëri helmojnë opinionin dhe prishin shoqërinë




                                             Nga Skënder Sadri KAPITI

Pothuajse të gjitha mediat e shkruara, ato vizive dhe portalet në Shqipëri janë institucione informative mercenare, servile, të korruptuara nga pushteti dhe paraja, pa marrë parasysh se nga vijnë paratë dhe nga kush financohen ato.  Shumica por kryesisht mediat “famoze e të mëdhatë” janë media gënjshtare dhe mashtruese, manipulatore dhe të paskrupullta që helmojnë dhe verbojnë qytetarët, dhe qytetari shqiptar i mëson, e sheh dhe informohet për  të vërtetat dhe realitetin shqiptar, për të vërtetat e politikës shqiptare  nga mediat e huaja.

Shumica janë medie të njëanshme dhe që flasin  e propagandojnë atë të cilën ua do interesi i tyre dhe duke bërë “marketingun”politik me anë të administrimit të lajmeve në favor të politikës dhe të pushtetit që rastisin që të qeverisin., duke paraqitur vetëm “pozitiven” e dëshiriuar të pushtetit .

Dhe ky është pra mercenarizmi mediatik.

Media të cilat nxjerrin lajme të këqija dhe ordinre me qëllim për ta larguar opinionin dhe publikun nga problematikat kyesore. Media të cilat manipulojnë opinionin . Kjo krijon një marrëdhënie simbiotike qeveri-media, pasi qeveria ka nevojë për mediat, për mbështejen reciproke, duke manipluar me lajmet për interesin e të dyja palëve

Mediat në Shqipëri, shumica e tyre,  janë dhe shërbejnë si biznese që mbijetojnë nga lëmoshat që marrin nga bizneset dhe monopolet biznesore të politikës dhe të politikanëve me lidhje krimi, hajnije e korrupsioni, e deri madje edhe duke marrë paranë e atyre të cilët paguajnë që mediat, gazetat, televizionet dhe gazetarët, analistët dhe opinionistët për shërbimin që ato u bëjnë  kauzave antishqiptare, sic dhe e kanë pranuar dhe pohuar p.sh. këtë edhe politika dhe politikanë të vëndit fqinj me Shqipërinë, Greqia.

Në asnjë vënd të botës nuk e gjen atë “gadishmëri” dhe atë zell e “dëshirë” të zjarrtë se sa mediat në Shqipëri që në një kohë rekord të japin dhe të paraqesin në konkurencë të fortë mes tyre: lajmet e zeza, skandalet,  vrasjet, krimet, grabitjet, vjedhjet, trafiqet e droges e qënieve njerëzore, divorcet,dhe imoralitetet  dhe turpet seksuale, duke i ripërsëritur dhe zmadhuar ato në faqet e para të gazetave dhe në gjysmën e parë   të kohës së lajmeve nëpër televizione, duke na i paraqitur si telenovela informative dhe edukative.

Me kësi lloj  “lajmesh bombastike”, mediat në Shqipëri po u shërbejnë strategjive  antishqiptare të qarqeve europiane por sidomos aty greko-serbe, të cilat sot punojnë me mjaft finesë që të përhapin në Shqipëri kulturën, sjelljet  dhe imazhin e korrupsionit, gënjeshtrave, vjedhjes, imoralitetit, pasigurisë  dhe antiligjit me qëllim që ta prishin shoqërinë shqiptare, dhe realizimin e  strategjisë së tyre të përkeqësimit të imazhit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në Europë dhe botë.

Nuk është aspak e vështirë për të kuptuar anshmëritë e tejskajshme politike të mediave, televizioneve dhe të gazetave në Shqipëri, madje më të varura dhe shërbëtore të politikës dhe të pushtetit janë mediat e televizionet të cilët pretendojnë se janë të pavarura, se sa vetë gazetat politike të partive politike.

Nuk është e vështirë  për të konstatuar që televizionet dhe gazetat  shqiptare, pothuajse të gjitha  mbysin dhe nëpërkëmbin, injorojnë dhe me presion e kërcënim për largim nga puna  ua imponojnë gazetarëve të vertetë, profesionistë dhe me dinjitet që ata të shkruajnë, të thonë e të lexojnë ato cfarë dëshiron vullneti, dëshirimi, korrupsioni dhe interesi personal i pronarëve të mediave dhe politika.

Të gjitha llojet e programeve duhet të kalojnë në filtrin dhe brënda kornizës që imponon pronari i medias në shërbim të interesit te ngushte të tij dhe të mercenarizmit politik të cilit ai i shërben.

Mediat në Shqipëri, informacioni dhe programet që ato japin e promovojnë janë manipulative dhe të orientuara e të “urdhëruara” nga interesat e padronit, politikës, korrupsionit dhe të parasë . Amoralitetin e tyre nuk është vështirë për ta kostatuar  edhe nga “tradhëtia” dhe ndërrimi i padronëve politiko-korruptiv në rastin më të parë sapo ndërrohen qeverisjet dhe pushtetet.

Kjo vihet re te mediat shqiptare servile, puthadore dhe mercenare  të cilat “braktisin” politikën qeverisëse të një partie e kualicioni sapo ajo kalon në opozitë, dhe shndërrohet në servile dhe mercenare e politikës që merr dhe fiton pushtetin duke u bërë “armike” e ishpadronit të politikës kur ai sapo  bie nga pushteti.

Ky fakt tregon karakterin e ulët , amoralitetin dhe mercenarizmin që i karakterizon mediat, shumicën e tyre , dhe sidomos ato të mëdhatë, që quhen e pretendojnë se janë kombëtare.

Mediave në Shqipëri më shumë u interesojnë se kush zgjidhet president, kryeministr e kush  fiton zgjedhjet  në Amerikë,Francë, Itali e Gjermani por edhe në Serbi, në Iran, Irak etj., se sa  në  Kosovë.

Madje pati edhe gazetarucë  si puna e ndonjerit që nuk po ia përmend emrin se i duket vetja pastaj si i  rëndësishëm se pyet në një shkrinm të tij se:

kujt i intereson se kush zgjidhet kryeministër në Kosovë?!

Apo dikush halabak tjetër i cili i quan kandidatët kosovarë për kryeministra si frikacakë , pasi  ata nuk tregohen injorante, pse nuk shajnë , nuk fyejnë,nuk konfliktohen dhe pse nuk nxisin përplasje e ngatërresa mes simpatizanëve të tyre.

Madje  mediat vizive,  TV-të e gazetat  informative nga Shqipëria edhe për zgjedhjet e 6 Tetort 2019 në Kosovë, gjatë fushatës elektorale atje, më shumë ishin të interesuara për të gjuajtur e gjetur apo edhe për të shpikur  ndonjë thashethem për ndonjë shkelje e parregullsi zgjedhore se sa për mbarëvajtjen e tyre, që t’i amplifikonin e starzmadhonin ato me qëllim  që  sadopak përpiqeshin për t’i përbaltur zgjedhjet në Kosovë, të cilat realisht  realizuan më së miri të gjitha cilësitë dhe standardet moderne e demokratike ku  u vu re maturia, pjekuria politike, morale, demokratike, qetësia dhe pjesmarrja e konsiderueshme, dalja në kohë rekord e rezultatit të zgjedhjeve dhe pranimi i tyre po në një kohë rekord nga të gjitha subjektet që morën pjesë në garën elektorale.

Antikosovarizmi i mediave shqiptare është edhe shumë i rafinuar dhe ka një finesë djallëzie , sa që edhe kur bën e duket se e duan Kosovën , ato djallëzisht intrigojnë kundër saj, ekspozojnë emisione të parapërgatitura me objektiv afatmesëm dhe afatgjatë antiKosovë.

Kështu bëjnë në emisionet e tyre kur edhe ftojnë personalitete nga Kosova, të cilët mundohen  që t’i fusin në kurthet që i ngrenë  gazetarucët ,opinionistët dhe analistët nga ata që drejtojnë emisionet opinion në  Shqipëri, por edhe lajmet e informacionet që japin gazetat i shkruajnë të deformuara, dhe shkruajnë ato të cilat cfarë u parapëlqen atyre.

Që mediat në Shqipëri janë në lidhje të ngushtë me politikën në Shqipëri e tregoi edhe fakti i “indiferentizmit” apo “territ” informativ të mediave të Tiranës për fushatën elektorale në Kosovë, ku përjashtohet p.sh.gazeta “bulevard” që  del në Durrës e botuesit Artur Llana, e cila është e rralla dhe ndër të paktat media në Shqipëri e cila ka pasqyruar dhe informuar publikun në Shqipëri për  fushatën elektorale në Kosovë, për mbarëvajtjen dhe kulturën demokratike të Partive politike, të elektoratit të tyre dhe të  votuesve në Kosovë, por edhe për rezultatet ,arritjet e fitoret e sportit kosovar.

Ky “indiferentizëm”mediatik për zgjedhjet në Kosovë shpjegohet me faktin se:  fushatën në Kosovë e dominonin si më të preferuarit dhe më të admirueshmit publikisht e mediatikisht dy personazhet kryesore, Albin Kurti i VV dhe   Vjosa Osmani e LDK , por që të dy këta nuk ishin të dëshirueshëm  nga elita  dhe as nga establishment politik as ai i Majte (PS-Rilndja) dhe as nga ai i Djathtë, (PD me aleate) në Shqipëri ,  të cilët   e kanë  kapur dhe e mbajnë  peng politikën,pushtetin, shtetin shqiptar, drejtësinë, shoqërinë dhe integrimin në BE të Shqipërisë.

Pra politika e Tiranës dhe mediat politike në shërbim të saj nuk e donin fitoren e Albinit e të VETVENDOSJES , dhe as të Vjosës pasi kishin frikë për një reaksion të tillë antiestablishment politik në Tiranë, kishin frikë për një ndëshkim edhe të tyre ashtu sikurse u ndëshkua politika  që kishte kapur shtetin , ligjin dhe demokracinë në Kosovë.

Pra ashtu si gjithcka negative që ka Shqipëria si: politikën , drejtësinë, keqeverisjen, diplomacinë, problematikat demokratike, integruese dhe korrupsionin ,problem tjetër i madh e negativ  në Shqipëri janë edhe ato media mercenare edhe ato të kriminalizuara, të korruptuara, antikulturë dhe sidomos mercenare.  Pra në Shqipëri duhet  VETTING edhe për mediat

Lexoni leksionet e Prof. Eshref Ymeri

                                      





          

                                                 Nga Skënder Sadri KAPITI 

Lexoni dhe merrni leksione e mësime historie, politike, demokratike, filozofike dhe sidomos , sidomos mesoni leksione patriotizmi nga prof. Eshref Ymeri, lexojeni edhe shkrimin më të fundit të tij :”Në pritje të aktit të tretë të tradhtisë së lartë” i cili më motivoi për të shkruar këtë konsideratë të shkurtër ndaj tij .

Është fat i madh që kemi intelektualë të tillë, por që fatkeqësisht janë jasht Shqipërisë, por që shqiptarët kanë aq shumë nevojë e domosdoshmëri për ta.

Unë këtu nuk do të ndalem që të bëj analizën apo komentin për shkrimin e tij , jo vetëm për këtë më të fundit por edhe të atyre të tjerëve para këtij. Por unë edhe si studiues i politikës, historisë kombëtare dhe asaj botërore por edhe si eseist, opinionist e shkrimtar mësoj shumë nga Profesorët dhe akademikët si Eshref Ymeri, kundrejt të cilit vendosa qw t’i përcjell atij respektin dhe mirënjohjen time të thellë për atë kontribut të tij të jashtëzakonshëm për ndërgjegjsimin dhe edukimin e brezit të ri dhe të shqiptarëve kudo që ata janë me ndjenjën e patriotizmit dhe të shërbimit për atdheun.

Te profesor Ymeri gjen të mishëruar erudicionin e lartë akademiko-shkencor dhe guximin e përkushtimin maksimal të tij me mish e me shpirt për t’i shërbyer atdheut dhe cështjes kombëtare shqiptare akoma të pazgjidhur.

I lutem lexuesve që të  shpenzojnë  kohë  dhe t’i përkushtohen leximeve e leksioneve të Prof. Eshref Ymerit mbi kombin , atdheun , shqiptarizmën dhe mbi të vërtetat, mbi historinë dhe për vizionin edukativ që mbartin leksionet e tij aq të duhura e të vyera për edukimin patriotik, heroik e kombëtar shqiptar.

Lexoni leksionet e Prof. Ymerit se ato kanë edhe modestinë, edhe guximin, edhe filozofinë por edhe thjeshtësinë akademike mjeshtërore të një gjuhe dhe komunikimi të kuptueshëm për të gjithë njerëzit si ata të thjeshtë ashtu edhe për intelektualët.

Një ese që të ngjall emocione të fuqishme

 




Akademik Eshref   Ymeri,PHD

 

       Prof.dr. Fatmir Terziu, Mjeshtër i Madh, meriton përgëzimet më të sinqerta dhe falënderimet më të përzemërta për botimin në numrin e sotëm (04 tetor 2021) të Portalit “Fjala e Lirë” të Esesë shumë prekëse, me titull“Udhëtim në pyjet e këngëve çame”, të poetit  të talentuar Agim Mato. Në shënimin hyrës, Prof.dr. Fatmir

Terziu shkruan:

“Shkruar 1986. Hyn në shtyp në revistën “Nëntori” dhe hequr nga shtypi me porosi të KQ të PPSH”.

Nuk e kam informacionin e duhur nëse kjo Ese është botuar në ndonjë organ tjetër pas zëvendësimit të sistemit komunist me një sistem neokomunist që po “gëzojmë” sot pas demoshëmtisë dhjetoriste. Sidoqoftë, botimi i kësaj Eseje në Portalin “Fjala e Lirë” 35 vjet pas krijimit të saj, është një nderim i veçantë që Prof.dr. Fatmir Terziu i bën poetit Agim Mato, i cili u largua për në botën e përtejme më 10 maj 2021

Eseja më emocionoi tej mase, prandaj e hodha në rojtinën e kompjuterit për ta lexuar kohë pas kohe, jo vetëm në nderim të autorit të talentuar, por edhe në nderim të Çamërisë, të cilën e dashuroj si vendlindjen time. Heroina kryesore e asaj eseje është Çamëria, trualli ynë amtar, të cilin banditët-shovinistë evropianë, për pazotësin tonë, si komb, ia rrëmbyen trungut amtar dhe ia bënë dhuratë Greqisë. Tragjedia e Çamërisë, vepër e përbindshmne e shovinizmit grekokriminal, zbulon tradhtinë e partisë komuniste, me në krye argatin e regjur të grekosllavizmit Enver Hoxha, i cili e pati soditur me gjakftohtësi kasaphanën e bishës së tërbuar Napolon Zerva kundër vëllezërve dhe motrave tona çame. Argati i Beogradit dhe i Athinës Enver Hoxha, atje, në jug të vendit, kishte trupa partizane, por tradhtia ndaj atdheut amë nuk e lejoi që t’i fuste në truallin e Çamërisë për t’i dhënë dajakun që meritonte kryekriminelit Zerva dhe të shmangte atë masakër të lemerishme. Nuk e bëri një gjë të tillë, sepse zbatonte me rreptësi të madhe porositë e prera që i jepnin dy emisarët e Beogradit, Dushani dhe Miladini, dy komisarët e Titos në Shqipëri, të cilët, faktikisht, drejtonin partinë komuniste dhe ushtrinë. Partia komuniste dhe kryetradhtari i saj Enver Hoxha, ashtu siç tradhtuan Çamërinë më 27 qershor 1944, po ashtu patën tradhtuar Dardaninë që gjatë viteve të luftës, kur u bënë bashkëpunëtorë të serbosllavizmit në kryerjen e masakrës së Tivarit. Qëndrimin tradhtar ndaj Dardanisë dhe trojeve të tjera shqiptare në Jugosllavi, ata e vazhduan edhe pas luftës, kur Beogradi, në vitet ’50, nëshkruante marrëveshje me Ankaranë për shërnguljen me dhunë të shqiptarëve rrënjës drejt Turqisë. Po ashtu, nuk u bënë të gjallë për mbrojtjen e vëllezërve tanë dardanë gjatë dhunës së egër që serbosllavizmi ushtroi në Prishtinë kur patën shpërthyer demonstratat e fuqishme të vitit 1981. Të njëjtin qëndrim tradhtar mbajtën partia komuniste dhe pasardhësi i Enver Hoxhës, krimineli Ramiz Alia, edhe në ngjarjet e vitit 1989, kur Beogradi e shfuqizoi autonominë e Dardanisë, duke e shndërruar atë në koloni të Serbisë. Pasardhësit e veteranëve komunistë, neokomunistët që dolën në skenë pas demoshëmtisë dhjetoriste, e vazhduan tradhtinë e etërve të tyre në qëndrimin ndaj Dardanisë. Kur Millosheviçi, kryebanditi i gadishullit tonë, në vitin 1998 dhe në fillim të vitit 1999, pati nisur masakrimin e Dardanisë, partia neomuniste dhe udhëheqja e saj nuk ndërhynë ushtarakisht absolutisht, paçka se në Veri të vendit, siç më ka rrëfyer një ushtarak i lartë i forcave të armatosura, asokohe ishin të pozicionuar 400 tanke. Ky ishte një qëndrim i turpshëm nga ana e udhëheqjes tradhtare të atdheut amë ndaj bashkatdhetarëve tanë dardanë. Prandaj edhe ndalimi i botimit në revistën “Nëntori” të vitit 1986 i esesë së shkëlqyer të poetit Agim Mato, dëshmon për vazhdimësinë traditës së tradhtisë së partisë komuniste dhe të udhëheqjes së saj ndaj bashkëkombasve tanë çamë. Fakti që Tirana zyrtare nuk ngriti kurrë padi në gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për masakrën e Tivarit, për masakrimin  Çamërisë dhe për masakrimin e Dardanisë, flet fare qartë se udhëheqja shqiptare e atdheut amë ka qenë, është dhe vazhdon të mbetet kështjella e tradhtisë kombëtare, me kryekështjellarin Rama majë saj, i cili flirton me afsh të nxehtë me kriminelin Vuçiç, trashëgimtarin e veprës së Millosheviçit.

San Diego, Kaliforni

04 tetor 2021

 

2021/10/02

“Një Grua midis dy Burrave” – “A Woman Between Two Man”, Romani, që përmban dramë, frikë, dhe shpresë……

 Nga Beqir Sina

I dashur Flori,
Te falenderoj shume per publikimin e kesaj interviste rreth romanit 'Nje grua midis dy burrave', qe e kam shkruar se bashku me shkrimtaren amerikane, Kerri  Huper.

Perzemersisht,
Skifteri
Boston, SHBA




Carrie Hooper, është amerikania që jep mësime private të gjermanishtes, spanjishtes, pianos, dhe kantos në Elmira, Nju Jork, e cila ka një histori shumë të veçantë : ajo është e verbër, por kjo nuk e ka penguar të zotërojë gjashtë gjuhë të huaja, mes tyre edhe shqipen, të përfundojë studimet universitare për muzikë, të këndojë dhe interpretojë në disa vegla muzikore, të shkruajë poezi dhe të jetë një admiruese e historisë dhe zakoneve shqiptare.

 Mirë po ajo që edhe tërhoqi vemendjen tone, dhe po zhvillojmë këtë intervistë është fakti që për here, të pare një shkrimtare amerikane Carrie Hooper dhe një shkrimtar shqiptar në Amerikë, sjellin për lexuesin amerikan,  shqiptar dhe të huaj librin “Një Grua midis dy Burrave” – “A Woman Between Two Man”.

 “Një Grua midis dy Burrave” – “A Woman Between Two Man”, me temë amerikanoshqiptare, është botuar në Amerikë nga Enti Botues dhe ka bashkëautorë dy shkrimtarë, një amerikane dhe një shqiptar, Carrie Hooper dhe Skifter Kellici Dhe është hera e parë që në Amerikë botohet një roman me temë amerikano-shqiptare, shkruar nga një autore amerikane, Carrie Hooper, (Kerri Huper), dhe një autor shqiptar, Skifter Këlliçi, i cili prej 22 vjetësh jeton në Boston dhe veç shumë veprave letrare të botuara edhe vitet e fundit në Shqiperi, njihet gjithashtu për punime publicistike të botuara gjerësisht në mediat shqiptare dhe shqiptaro-amerikane, ”Bota sot”, “Illyria” dhe “Dielli” dhe portale e media sociale. 

Për më shumë flet bashkëautoria e librit “Një Grua midis dy Burrave” – “A Woman Between Two Man”, Harrie Cooper

 Harrie Cooper :   Së pari, ju falënderoj, Zoti Sina për mundësinë që më dhatë të bisedoja me ju rreth romanit, Një grua midis dy burrash. U njoha me Zotin Këlliçi në telefon në vitin 2018 nëpërmjet shkrimtares shqiptare, Sabije Veseli kur qëndroja te ajo dhe familja e saj. Atëherë Shoqata e shkrimtarëve shqiptaroamerikanë organizoi një promovim të volymit tim poetik, Piktura në fjalë. Që nga ajo kohë, unë dhe Zoti Këlliçi vazhdonim të shkëmbenim emaile dhe të bisedonim në telefon. Më tregoi për romanin e tij në dorëshkrim, Një grua midis dy burrash, më dërgoi përmbledhjen e tij, dhe më ftoi të bashkëpunoja me të në këtë roman sepse donte ta botonte në Amerikë dhe i pëlqeu ideja e një bashkëpunimi shqiptaroamerikan. Unë lexova romanin, bëra disa ndryshime të vogla në variantin shqip, dhe e përktheva në anglisht, duke bërë më shumë ndryshime. Pastaj një shoku im më ndihmoi ta futja në faqen e Internetit të vetëbotimit, Lulu.

Çfarë përmban libri “Një Grua midis dy burrash: dramë, frikë apo shpresë për jetë?

Harrie Cooper :     Romani Një grua midis dy burrash përmban dramë, frikë, dhe shpresë. Tregon historinë e infermieres, Mary Davenport, e cila fejohet me shkencëtarin Charlie smith. Ndërkohë dashurohet me Kreshnik Gërmenin, birin e një shqiptari, Lonit, të arratisur nga Shqipëria komuniste dhe të emigruar në Amerikë. Për fat të keq, disa grabitës e vrasin Babain e Kreshnikut kur përpiqet ta shpëtojë jetën e një polici. Pas vrasjes së babait, Kreshniku rritet nga shoku i Lonit, James Clemens, i cili është alkoolist dhe luan lojrat fati. Për të paguar një borxh të babait të tij, Kreshniku detyrohet të bëhet trafikues droge por faktikisht ka aftësi si poet dhe i pëlqen muzika klasike. Kur Mary njihet me të, e nxit ta lërë jetën e felliqtë të shitjes së drogës.

Veç faktit që është roman me temë amerikano-shqiptare, a mendoni  se ai sjell diçka të re në letërsinë amerikane?

Cilat janë disa nga veçorite e këtij romani?

Harrie Cooper :     Një grua midis dy burrash tregon anën njerëzore të një keqbërësi. Kreshniku nuk trafikon drogat sepse e dëshiron por sepse rrethanat e detyrojnë ta bëjë. Nuk është një histori e thjeshtë dashurie por është një histori të njerëzve komplekse që udhëtojnë në rrugën e ndërlikuar të dashurisë.

A gjykoni se romani “Një Grua midis dy burrash me një autor amerikane dhe një autor shqiptar, do të pritet mirë nga lexuesit shqiptarë, amerikanë dhe të huaj?

Ju shkruani në mos gabohem në gjashtë gjuhë . Ndjenja juaj kur shkruani Shqip, dhe kur veprat tuaja filluan të shkruhen edhe në gjuhën Shqipe?

Harrie Cooper :    Ndihem të çliruar në një farë mënyre kur shkruaj në çfarëdo gjuhë të huaj. Mund të shpreh idetë për të cilat nuk i gjej fjalët për t'i shprehur në anglisht, gjuhën time amtare. Për mua të shkruaj në gjuhë të huaja është si të përdorja ngjyrë të ndryshme për të pikturuar mendimet e mia. Meqë shkruaj në brail, çdo gjuhë ka texturën e saj të veçantë.

Çfarë lexon Carrie Hooper? Çfarë përzgjedh për lexim? Nga autorët Shqiptar?

Çfarë keni mësuar nga veprat që keni lexuar të autorëve Shqiptarë?

Harrie Cooper :    Leximi i veprave të shkrimtarëve shqiptarë më ka ndihmuar ta përmirësoj shqipen dhe ta kuptoj më mirë historinë shqiptare, dhe më ka afruar me Shqipërinë, një vend që do ta doja ta vizitoja një ditë.

Sipas jush, Çfarë është letërsia shqipe dhe çfarë do të donit të ishte?

Harrie Cooper :  Do të thoja se letërsia në çdo gjuhë duhet ta pasqyrojë përvojën njerëzore me fjalë hyjnore. Veprat letrare nuk duhen shkruar vetëm për të fituar para por për ta sjellë kulturën njerëzve. Kemi nevojë për më shumë fjalë shëruese dhe kuptimplote. 

Ju faleminderit, që gjetët kohë!

Harrie Cooper :  Ju faleminderit, Suksese! Ju

“The Guardian”: Po zien armiqësia e gjatë e pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë, asgjë nuk është zgjidhur

Rritja e numrit të KFOR-it e rritë sigurinë brenda territorit të Republikës së Kosovës ,por në të njëjtën kohë është një mesazh për Qeverinë serbe se i vetmi mandatar i cili është ta ruaj sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, por edhe gjendjen e sigurisë së përgjithshme publike është KFOR-it, kësisoj mendoj që Vuçiqit iu përçua një mesazh që nuk guxon të luaj me ndërhyrje eventuale ushtarake në territorin e Kosovës

Anëtarët e forcës paqeruajtëse KFOR patrullojnë zonën pranë pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në JarinjeGazeta britanike: Ata që u larguan sot nga kampet e tyre në kufi pranuan se asgjë nuk ishte zgjidhur


Gazeta e njohur britanike “The Guardian”, ka shkruar për tensionet e fundit në veri mes Kosovës dhe Serbisë.

https://www.youtube.com/watch?v=pSBAFTvojQE


Gazeta ka shkruar se tensionet mes të dyja vendeve, nisën nga një protestë e vogël e serbëve të zemëruar në Jarinje, se automjetet që mbanin targa serbe dhe hynin në Kosovë duhej t’i zëvendësonin me ato të Kosovës, përcjell Bota sot.

Teksa raporton për kronologjinë e ngjarjes, “The Guardian” shkruan se “nën një marrëveshje të ndërmjetësuar nga BE, bllokuesit dhe policia e Kosovës u tërhoqën të shtunën për t'i lejuar politikanët të gjejnë një kompromis, ata që u larguan nga kampet e tyre pranuan se asgjë nuk ishte zgjidhur”.

https://www.youtube.com/watch?v=DrAcJeOkQQ0



Sipas saj, dialogu mes të dyja vendeve në Bruksel, nuk ka arritur të merret me çështjen qendrore: refuzimi i njohjes së Kosovës si shtet autonom i pavarur, nga ana e SerbisëMedia citon kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, se ai kishte pritur një grindje me Serbinë - por jo në shkallën e asaj që doli.

Shkrimi i plotë i “The Guardian”

Pas një mosmarrëveshjeje të vogël në dukje, zien armiqësia e gjatë e pazgjidhur me Serbinë 

Në një pikë karburanti të braktisur, gjysmë milje nga pika kufitare Jarinje e Kosovës me Serbinë, një flamur gjigant serb ishte vendosur në çati. Në ish-fushën e përparme, një grup të rinjsh u ulën në arka me birrë të harxhuara, duke ndarë shishe me ujë dhe raki të bërë në shtëpi në gota të vogla plastike. "Kjo është skuadra jonë, forcat tona speciale", bëri shaka njëri, teksa katër burra të gjatë dhe muskulorë u afruan për t'u bashkuar me ta.

https://www.youtube.com/watch?v=pRH_9xzdomY


Rruga malore pranë tyre, e rrethuar nga të dyja anët nga grupet e protestuesve rreth tendave dhe zjarreve të ndezura të kampit, ishte bllokuar mirë nga kamionët e burrave të ngarkuar rëndë.

Megjithë atë që skenat pranë fshatit Jarinje mund të duken misterioze për botën e gjerë, kjo, për 12 ditë, ka qenë vija e parë e një përleshjeje të tensionuar midis Serbisë dhe Kosovës për identitetin dhe sovranitetin që ofron një kujtesë për botën më të gjerë për potencialin e rrezikshëm në tensionet e pazgjidhura të këtij rajoni.

https://www.youtube.com/watch?v=zIANvRnttbE


Bllokimi në dy vendkalimet kufitare nga serbët në Kosovë kishte bërë që qeveria e Kosovës të dërgonte forcat speciale të Policisë për të mbajtur kufijtë e hapur. Kjo u pa në Beograd si një provokim i mjaftueshëm për vendosjen e avionëve luftarakë dhe tankeve MiG në skena që i bënë jehonë të mjaftueshme të kaluarës që liderët ndërkombëtarë të ndiejnë nevojën për të bërë thirrje për qetësi.

Policia e Kosovës raportoi fundjavën e kaluar se një ndërtesë komunale e përfshirë në lëshimin e regjistrimeve të automjeteve ishte djegur. Një e dytë ishte sulmuar me granata, të cilat nuk kishin arritur të fikeshin. KFOR-i i drejtuar nga NATO, i cili ka pasur një rol paqeruajtës në Kosovë që nga viti 1999 - rriti patrullat e tij. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë erdhi për të vëzhguar kufirin, i shoqëruar nga ambasadori i Rusisë në Beograd - një spektër alarmant për shumë njerëz.

https://www.youtube.com/watch?v=9W7EeKmVN-o


Milani, një nga protestuesit në bllokadën e Jarinjes, pranoi se njerëzit e zakonshëm po lodheshin nga intensifikimet e tilla periodike të tensioneve politike dhe thjeshtë donin të vazhdonin jetën e tyre. "Kur isha më i ri, isha për një lloj zgjidhjeje etnike - edhe nëse armët ishin të përfshira", tha ai. "Por meqenëse jam baba tani dhe jam martuar, mendoj ndryshe. Unë thjeshtë dua një zgjidhje. ”

https://www.youtube.com/watch?v=_uKhrVDCmH0




Gjetja e një përgjigjeje të tillë ndaj realiteteve shpesh paralele të jetuara krah për krah në rajon, ka qenë qëllimi përfundimtar i një procesi të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, i cili filloi në 2011. Por, analistët thonë se ai kurrë nuk ka arritur të merret me çështjen qendrore: refuzimi i njohjes së Kosovës si shtet autonom i pavarur.

Për shumë vëzhgues, zhvillimet gjatë dy javëve të fundit kanë nxjerrë në pah mungesën e lidershipit ndërkombëtar për këtë çështje, veçanërisht nga BE-ja.

Megjithatë, si Serbia, Kina dhe Rusia, pesë nga 27 vendet anëtare të BE-së (Sllovakia, Rumania, Greqia, Qipro dhe Spanja), - ende nuk e njohin Kosovën, kryesisht nga frika e inkurajimit të lëvizjeve të pavarësisë brenda territoreve të tyre.

Dhe derisa - para takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, që do të mbahet në Slloveni të mërkurën me udhëheqësit e Ballkanit perëndimor - disa kanë folur për caktimin e një afati 2030 për pranimin, të tjerët e kanë qeshur atë.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron e ka bërë të qartë se duke pasur parasysh degradimin e sundimit të ligjit në Poloni dhe Hungari dhe dobësinë e institucioneve të Brukselit në përgjigjen ndaj këtij kërcënimi, përparësia e BE-së duhet të jetë forcimi i asaj që ata kanë. “Kjo është një “jo” për zgjerimin nga Parisi”, ka thënë Vjosa Musliu, asistente e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Vrije në Bruksel. "Duke pasur parasysh qëndrimin e tij të çrregullt ndaj rajonit, veçanërisht në javët e kaluara, BE shfaqet si aktori më jonormal në të gjithë këtë strukturë."

“BE-ja e ka paraqitur dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit si thjeshtë teknik, por në fakt është thellësisht politik dhe kërkon udhëheqje”, shtoi Musliu. "Nuk mund të injorosh elefantin shumë të madh në dhomë”, ka thënë ajo.

Kriza e fundit kishte ardhur pasi një pjesë e një marrëveshjeje të vitit 2016 të arritur në Bruksel mbi aranzhimet e përkohshme për targat e automjeteve kishte skaduar. Sipas rregulloreve të reja të shpallura nga qeveria e Kosovës, targat "neutrale të statusit" që nuk mbajnë asnjë shenjë të Kosovës nuk janë më të vlefshme. Targat serbe duhet të zëvendësohen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila erdhi në pushtet në mars pasi fitoi bindshëm në zgjedhjet e përgjithshme të muajit shkurt, tha se rregullat e reja mbi targat ishin thjeshtë pjesë e një qasjeje të re, duke siguruar reciprocitet në marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.

Ndjenja mbizotëruese në mesin e shumicës së popullsisë shqiptare në Kosovë është se është Beogradi është përgjegjës për mohimin e lirisë së lëvizjes, pasi njerëzve që hyjnë në Serbi me automjete me targa RKS u është dashur prej kohësh t'i heqin ato në kufi dhe të paguajnë për zëvendësimet e përkohshme.

Kurti pranoi në një intervistë me Observer se ai kishte pritur një grindje - por jo në shkallën e asaj që doli. "Ne parashikuam se do të kishte një reagim, por jo reagimin që do të shihnim avionë luftarakë MiG-29 në ajër dhe tanke T-72 në kufirin tonë dhe më pas automjete të blinduara dhe automjete luftarake ushtarake. Këto nuk ishin parashikuar”.

Kurti, i cili si aktivist për pavarësinë e Kosovës u burgos nga qeveritë e Republikës Federale Socialiste të atëhershme të Jugosllavisë dhe më pas Republikës së Serbisë, për tensionet e fundit fajëson presidentin serb Aleksandar Vuçiq, një ish-ministër i informacionit në administratën e Sllobodan Millosheviqit. "Në ditët e sotme, pak a shumë, Serbia nuk i njeh fqinjët e saj që nuk janë pjesë e BE-së", tha ai. “Qëndrimi i Beogradit është se Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë shtete të përkohshme që Serbia duhet t'i kontrollojë ose t'i zhbëjë. Nëse ata nuk ju kontrollojnë, ata duan t'ju bëjnë jofunksional dhe të kthehen në një gjendje të dështuar. Në këtë kuptim, ai është besnik ndaj origjinës së tij".

Por, Kurti gjithashtu kishte një mesazh për BE-në. "Më pëlqen BE-ja për vlerat e saj, por kam një kritikë ndaj BE-së, një kritikë pa hidhërim, sepse dua që BE-ja të përmirësohet dhe të mos shpërbëhet", tha ai. “Arsyeja pse nuk mund të jem i hidhëruar ndaj BE-së është, sepse një pjesë nga mungesa e besimit që BE-ja ka tek ne “gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor” është një shprehje e mungesës së vetëbesimit në vetvete. Nuk është se ata na urrejnë, por nuk i besojnë sa duhet vetes. "

BE po përgatitet të shpenzojë 3.3 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor për të ndihmuar në rimëkëmbjen e tij nga Covid, një masë që Kurti e krahasoi me një "plan mini-Marshall", të ngjashëm me atë të zbatuar nga SHBA pas Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht ngjarjeve të fundit, kryeministri i Kosovës tha se nuk ishte pa shpresë.

"Presidenti Biden e ka thënë shumë qartë se qendra e një marrëveshjeje është njohja reciproke: Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova nuk e njeh Serbinë", tha Kurti. “Ne kemi nevojë për njohje reciproke. Është koncepti me të cilin mund të ecim përpara. Do të jetë shumë e vështirë, por përsëri, disa politikanë kur shohin se bashkësia ndërkombëtare është serioze, mendoj se më shumë gjëra janë të realizueshme ... Të gjitha zgjidhjet varen më pak nga imagjinata dhe krijimtaria dhe më shumë nga gatishmëria për të ndryshuar këtë mendim, këtë bindje të Serbisë, se “fqinjët e saj nuk janë shtete të duhura””, tha ai.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...