Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/10/09

The Guardian : Shumica e informacionit të rremë mbi vaksinat vjen nga vetëm 12 njerëz në rrjete sociale, zbulon studimi

 Shumica dërrmuese e teorive të dezinformimit dhe konspiracionit anti-vaksinë Covid-19 e kanë origjinën nga vetëm 12 persona, gjeti një raport nga Qendra Kundër Urrejtjes Dixhitale (CCDH) cituar nga Shtëpia e Bardhë.

CCDH, një organizatë jo-fitimprurëse dhe jo-qeveritare në Mbretërinë e Bashkuar / SHBA, zbuloi në mars se këto 12 personalitete në internet kanë një ndjekje të kombinuar të 59 milion njerëzve nëpër platforma të shumta të mediave sociale, me Facebook që ka ndikimin më të madh .

CCDH analizoi 812,000 postime në Facebook dhe zbuloi se 65% vinin nga këto 12 dezinformues. Vetëm në Facebook, ata janë përgjegjëse për 73% të të gjithë përmbajtjes anti-vaksinë, megjithëse vaksinat janë konsideruar të sigurta dhe efektive nga qeveria amerikane dhe agjencitë e saj rregullatore. Dhe 95% e dezinformatave të Covid të raportuara në këto platforma nuk u hoqën.



Edhe dy fjalë për Esenë e studiuesit Vladimir Muça

 



Akademik Eshref Ymeri,PhD.

 

Publicisti i njohur nacionalist Skënder Kapiti, sot kishte botuar në internet Esenë e studiuesit Vladimir Muça, me titull “Rreth librit “Triumfi i Kombit” të Skënder Kapitit”.

E përshëndes ngrohtësisht autorin e Esesë, e cila është e nivelit akademik në trajtimin e nacionalizmit, ndaj meriton plotësisht të jepet si leksion me vlera të jashtëzakonshme njohëse në auditoret e fakultetit të filozofisë. Sepse studentëve u duhet sqaruar përfundimisht se ç’është nacionalizmi. Kjo për arsye se sot, në Shqipërinë Londineze, në mjetet e informimit masiv, si zor të haset kund termi nacionalizëm. Jo vetëm kaq, por edhe kur përmendet, ky term shoqërohet me një mbiemër qesënditës: nacionalizëm folklorik. Por një herë e një kohë, kur komunistët nuk kishin dalë në skenën e jetës shqiptare, ky term ishte mjaft i respektuar. Madje për lartësimin e kuptimit të këtij termi, ishin të interesuara drejtpërsëdrejti strukturat më të larta të shtetit shqiptar, deri te vetë Mbreti Ahmet Zogu. Dhe një interesim i tillë nuk ishte i rastësishëm. Sepse nacionalizmi, në thelb, përfaqëson në vetvete një ideologji dhe një orientim të politikës që ka si parim themelor tezën për vlerën e kombit, si formën më të lartë (më supreme) të unitetit shoqëror në procesin e shtetformimit. Nacionalizmi, si një lëvizje politike, ka si pikësynim mbrojtjen e interesave të bashkësisë kombëtare në raport me pushtetin shtetëror. Në themelin e vet, nacionalizmi predikon besnikërinë ndaj kombit, pavarësinë politike dhe punën në të mirë të popullit, ngritjen kulturore dhe shpirtërore të tij, bashkimin e vetëdijes kombëtare për mbrojtjen e kushteve të jetesës së kombit, të territorit ku ai banon, të resurseve ekonomike dhe të vlerave shpirtërore. Ai mbështetet mbi ndjenjën kombëtare, e cila do të thotë atdhetari. Si ideologji, nacionalizmi ka për qëllim të bashkojë shtresat e ndryshme të shoqërisë, pavarësisht se ato mund të kenë edhe mospërputhje interesash.

Një historian i njohur flet me fakte konkrete për vlerat e nacionalizmit shqiptar në kohën e Mbretërisë:

      “Mbreti Zog kishte merak të madh edukimin e fëmijëve të shkollave me ndjenja patriotike e nacionaliste. Më 1927 Ministria e Arsimit shpalli konkurs kombëtar për tekstin më të mirë për “Patriotizëm e nacionalizëm”, konkursin e fitoi Kristo Floqi, një intelektual mjaft i njohur i kohës, dhe me lejë nr. 1290, datë 24. XI. 1927, botohej teksti i tij “Patriotizëm dhe nacionalizëm”, i detyruar “Për shkollat publike e private të shtetit. Tiranë 1928”, shkruhet në faqen e parë të tekstit. Është tekst shumë i mirë që edhe sot nga të rritur e të rinj do të lexohej me kënaqësi” (Citohet sipas: Vasfi Baruti. “Enver Hoxha në optikë të re”. Shtëpia Botuese UEGEN. Tiranë, 2013, f. 206).

 Për fatkeqësinë tonë kombëtare, politikanët shqiptarë, në shumicën e tyre dërrmuese, janë mercenarë në shërbim të të huajve dhe për shkak të mangësisë që kanë në formimin e tyre intelektual, këshillojnë Athinën dhe Beogradin “të heqin dorë nga nacionalizmi i tyre i sëmurë”. Të mjerët politikanë që janë kaq injorantë. Ngatërrojnë shovinizmin me nacionalizmin. Sikur Athina dhe Beogradi të ishin nacionalistë në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, kjo për ne nuk do të përbënte kurrfarë shqetësimi, se ata kësisoj mbrojnë vlerat e tyre kombëtare, por ato dy vatra ballkanike kanë qenë, janë dhe do të vazhdojnë të mbeten vatra  shovinizmi në qëndrimin ndaj kombit shqiptar. Se në ato qëndrime ndaj nesh është manifestuar dhe vazhdon të manifestohet vetëm shovinizëm i kulluar.

Me veprën e vet, publicisti i shquar Skëndet Kapiti, i ka dhënë një leksion fort kuptimplotë klasës politike shqiptare, e cila duhet të ndërgjegjësohet, duhet të heqë dorë nga mercenarizmi dhe servilizmi para të huajve dhe ta kuptojë një herë e mirë se pa edukimin  dhe kalitjen e ndjenjave nacionaliste, pa vendosjen e nacionalizmit në themelet e jetës sonë, çka do të thotë çelikosje e vetëdijes së lartë kombëtare, do të jetë i pamundur realizimi i idealit mbarëkombëtar për ribashkimin e trojeve tona etnike.

San Diego, Kaliforni

08 tetor 2021

 

2021/10/07

Auditorja e Përgjithshme kërkon t’i ulet paga, Komisioni për Buxhet nuk ia miraton kërkesën

  

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës zbritjen e pagës së saj nga rreth 3 mijë 800 euro me shtesa në 2 mijë e 800 euro ose 12 mijë euro më pak në vit.

Kërkesa për caktimin e pagës për Auditorin e Përgjithshëm, e shqyrtuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfer, është vlerësuar nga deputetët e opozitës si pozitive, por kritikuan Qeverinë që nuk po miraton Ligjin për Pagat, i cili sipas tyre rregullon pagat e të gjithë punonjësve në sektorin publik.

Me propozim të kryetarit të Komisionit, Armend Muja është shtyrë aprovimi i kërkesës së auditores, Spanca deri në javën e ardhshme kur të bëhet edhe një analizë e pagave për institucionet e ngjashme sikur ZKA.

“Për shkak të rrethanave ekonomike kam menduar që do të ishte e drejt paga ime të jetë më e ulët dhe në proporcion me pagën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Spanca gjatë paraqitjes së kërkesës, përcjell KP.

Gjatë raportimit, Spanca tha se me marrjen e pozitës së re, ka marrë vendim për uljen e pagave për disa pozita, derisa pozitën e këshilltar për media ka shuar.

Deputeti Eman Rrahmani nga LVV-ja ka përgëzuar auditorin e përgjithshme për kërkesën e saj sa i përket zbritjes së pagës.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca

“Paga e lartë që ka qenë deri tash për këtë pozitë, vërtet ka qenë pagë e lartë”, tha Rrahmani.

Sa përket kësaj kërkese për pagat e larta, shqetësim lidhur me këtë pati deputeti, Mërgim Lushtaku nga PDK, kërkojë miratimin e Ligjit të Pagave, që siç tha ai e rregullon këtë fushë.

Deputeti Avdullah Hoti nga LDK ka kërkuar që mos të zbriten edhe pagat e auditorëve, krahas uljes së pagës së Auditorit të Përgjithshëm për të cilën tha se duhet të jetë konform pagës në Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti Pal Lekaj nga AAK, theksoi se është një shembull i mirë kur zyrtarët publik kërkojnë zbritjen e pagave, teksa shtoi se Projektligji për Paga që qëndron në sirtarët e Qeverisë, e rregullon këtë çështje por që duhet të miratohet.

“Me një individ ne asgjë nuk mund të bëjmë. Por qeveria duhet sa më parë ta miraton ligjin e pagave. Kjo është një praktikë e mirë nga auditorja, por në përgjithësi duhet të ketë një barazi mes sektorëve dhe pozitave”, tha Lekaj.

U ekzekutua nga bashkëshorti, qindra qytetarë në Mal të Zi protestojnë për 19-vjeçaren shqiptare

Qindra qytetarë protestuan sot në Mal të Zi për vrasjen e 19-vjeçares Shejla Bakija.

Vrasja e të resë nga bashkëshorti dy ditë më parë, tronditi komunitetin në Tuz të Malit të Zi.

Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të grave si dhe qytetarë të thjeshtë kanë dalë këtë të diel në rrugë dhe kanë kërkuar hetimin e plotë për rastin dhe arrestimin e autorit.

Ata thonë se policia ka heshtur gjatë kohës kur e reja ka bërë denoncime për dhunë, duke çuar kështu në vrasjen e saj.

Ilir Gjokaj shkoi në shtëpinë e Shejlës dhe e qëlloi për vdekje atë dhe gjyshen e saj.

Policia e ka shpallur në kërkim, por ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.

Në të gjithë rajonin janë raportuar raste në rritje të dhunës dhe vrasjes së grave. Në shumicën e ngjarjeve, vajzat kishin raportuar më herët për dhunë në polici, por sërish  gjetën veten të pambrojtura përballë burrave vrasës./tch.

 

Kosova në sytë e turistit turk, mikpritëse dhe e ngrohtë

 Turisti turk, Yigit Ozbas vjen në Kosovë për të katërtën herë me radhë. Sa herë që vjen, ai thotë se ndihet si të ishte në shtëpinë e tij. Dy vjet më parë ai ka nisur ta realizojë ëndrrën e tij për shëtitje të botës, teksa deri më tani ka qenë në Azerbajxhan, Gjeorgji dhe Iran.

“Njerëzit këtu janë shumë mikpritës, jam pritur shumë mirë”, shprehet turku me prejardhje nga qyteti Mersin.

Ai thotë se në telefon ka një listë për qytetet të cilat dëshiron t’i vizitojë, teksa përmend Gjilanin, Pejën, Ferizajn, Lipjanin.

“Kam qenë në Prizren dhe më ka pëlqyer shumë, është një qytet i ëmbël ku të gjithë flasin gjuhën turke”, thotë Yigit Ozbas.

PATRICK PESTER : A do të jenë ndonjëherë njerëzit të pavdekshëm?

 

Ilust

Nëse je njeri, do të vdesësh! Ky nuk është mendimi më ngushëllues i mundshëm. Por vdekja është çmimi i pashmangshëm që duhet të paguajmë të gjithë, për shkakun e të qenit gjallë. Megjithatë njerëzit, po bëhen gjithnjë e më të aftë në shtyrjen e datës së vdekjes, pasi ilaçet dhe teknologjitë tona po përparojnë vazhdimishtNëse jetëgjatësia e njeriut do të vazhdon të rritet, a mund të bëhemi ne një ditë të pavdekshëm? Përgjigja varet nga ajo që mendoni se do të thotë të jesh një njeri i tillë.

“Unë nuk mendoj se kur njerëzit pyesin mbi pavdekësinë, ata nënkuptojnë në fakt pavdekësinë e vërtetë”-thotë Suzan Shnajder, filozofe dhe drejtoreshë themeluese e Qendrës për Mendjen e së Ardhmes në Universitetin Atlantik të Floridas. “Nëse dikush, do tapërmirësonte trurin dhe trupin e tij për të jetuar një kohë vërtet të gjatë, ai sërish nuk do të ishte në gjendje të jetonte përtej fundit të Universit”- thekson ajo.

Shkencëtarët presin që një ditë Universi të shkatërrohet. Por disa shkencëtarë kanë spekuluar për mbijetesën edhe pas kësaj ngjarjeje, siç mendon eksperti Xhon Horgan. Gjithsesi nuk ka gjasa që ndonjë nga njerëzit e gjallë të përjetojë zhdukjen e UniversiShumë njerëz plaken dhe vdesin. Për të jetuar pafundësisht, ne duhet që të ndalim plakjen e trupit. Një grup kafshësh mund ta kenë zgjidhur tashmë këtë problem, prandaj kjo ide nuk është dhe aq e çuditshme sa na duket.

Hidra janë jo–vertebrorë të vegjël, të ngjashëm me kandilët detit. Ato kanë një qasje të jashtëzakonshme ndaj plakjes. Hidrat përbëhen kryesisht nga qeliza burimore që ndahen vazhdimisht për të krijuar qeliza të reja, kur vdesin qelizat e tyre të vjetra.

Fluksi i vazhdueshëm i qelizave të reja, i jep mundësi hidrës të përtërijë veten dhe të qëndrojë përgjithmonë e re. “Këto specie duket se nuk plaken ndonjëherë, kështu që ato janëpotencialisht të pavdekshme”- thotë Daniel Martinez, profesor i biologjisë në Kolegjin Pomona në Klermont, Kalifornia.

Rastri i hidrës tregon se kafshët nuk mund të plaken. Por kjo nuk do të thotë se njerëzit mund të përsërisin zakonet e tyre rigjeneruese. Me një gjatësi prej vetëm 10 milimetrash, hidrat janë të vogla dhe nuk kanë organe. “Ne nuk mund të kopjojmë proceset e tyre, pasi trupat tanë janë super kompleksë”-thekson Martínez.

Njerëzit kanë qeliza burimore që mund të riparohen dhe madje të rigjenerojnë pjesë të trupit, si për shembull mëlçia. Por trupi i njeriut nuk është i përbërë tërësisht nga këto qeliza, siç ndodh janë hidrat. Kjo gjë ndodh sepse njerëzit kanë nevojë për qeliza për të kryer funksione të tjera, përveç ndarjes dhe krijimit të qelizave të reja.

Ne nuk mund t’i flakim tej qelizat tona të vjetra siç bëjnë hidrat, pasi kemi nevojë për to. Për shembull, neuronet në tru transmetojnë informacionet. “Ne nuk duam që ato të zëvendësohen. Pasi përndryshe, ne nuk do të kujtojmë dot asgjë”-deklaron Martinez.

“Hidra mund të frymëzojë kërkime, që t’i lejojnë njerëzit të kenë një jetë më të shëndetshme. Për shembull, duke gjetur mënyra sesi qelizat tona të funksionojnë më mirë me kalimin e moshës”- thekson më tej ai. Gjithsesi Martinez, beson se njerëzit nuk do të arrijnë asnjëherënjë pavdekësi të tillë biologjike.

Gjithsesi ai mendon se njerëzit tashmë janë të aftë të arrijnë një formë të pavdekësisë. “Unë gjithmonë them se ne njerëzit jemi të pavdekshëm. Shkrimtarët janë për mua të pavdekshëm, pasi ata ndikojnë ende tek ne pas kaq shumë vitesh. Pra unë mendoj se njerëzit do tëmbijetojnë përmes trashëgimisë së tyre”- thotë ai.

Njeriu që ka jetuar më shumë deri tani është Zhan Kalment nga Franca, që vdiq në moshën 122 vjeçare në vitin 1997. Në një studim të këtij viti, të botuar në revistën “Nature Communications“, studiuesit raportuan se njerëzit mund të jenë në gjendje të jetojnë deri në maksimumi 120–150 vjet, pas së cilës, studiuesit parashikojnë një humbje të plotë të aftësisë së trupit për t’u rikuperuar nga gjëra si sëmundja apo dëmtimet.

Për të jetuar përtej këtij kufiri, njerëzit do të duhet të ndalojnë plakjen e qelizave dhe të parandalojnë sëmundjet. Ata mund të jenë në gjendje të jetojnë përtej kufijve të tyre biologjikë falë përparimeve të ardhshme teknologjike që përfshijnë nanoteknologjinë.

Konkretisht përmes prodhimit të materialeve në një shkallë nano, më pak se 100 nanometra (1 miliardi i metrit). Pajisje kaq të vogla mund të udhëtojnë në gjak, dhe ndoshta të parandalojnë plakjen, duke e riparuar dëmtimin e qelizave me kalimin e kohës.

Po ashtu e ashtuquajtura Nanotech, mund të shërojë sëmundje të caktuara, përfshirë disa lloje kanceri, duke zhdukur qelizat kanceroze nga trupi. Ndërsa teknologjia po përparon, futuristët parashikojnë dy arritje përcaktuese. E para është veçantia, në të cilën ne do të dizajnojmë inteligjencën artificiale (AI) mjaftueshëm të zgjuar për të ridizajnuar vetveten, e cila do të bëhet progresivisht më e zgjuar, derisa të jetë shumë më superiore krahasuar me inteligjencënsonë.

Hapi i dytë është pavdekësia virtuale, ku ne do të jemi në gjendje të skanojmë trurin tonë, dhe të transferohemi në një mjedis jo-biologjik, si një kompjuter. Studiuesit tashmë kanë hartëzuar lidhjet nervore të një krimbi të rrumbullakët (Caenorhabditis elegans ).

Si pjesë e projektit “OpenWorm”, ata simuluan trurin e krimbit në një softuer që përsëriste lidhjet nervore dhe e programuan atë softuer për të drejtuar një robot Lego. Më pas vetëroboti nisi të sillej si një krimb i rrumbullakët.

Shkencëtarët nuk janë ende afër krijimit të një harte me lidhjet midis 86 miliardë neuroneve të trurit të njeriut (krimbat e rrumbullakët kanë vetëm 302 neurone), por përparimet në inteligjencën artificiale mund të na ndihmojnë të arrijmë në atë pikë.

Marrë me shkurtime “Live Science” .

Pas samitit të Sllovenisë kërkohen ndëshkime të ashpëra për këta persona – kjo është sfida e Kurtit

 !


Udhëheqës të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ata të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Mali të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës) u takuan gjatë ditës së djeshme në Slloveni “për të riafirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, e cila është me interes të ndërsjellë strategjik dhe mbetet një zgjedhje e përbashkët strategjike”

Ky samiti u komentua shumë dhe mori vëmendje të madhe të mediave vendore dhe ndërkombëtare. 

Natyrisht që në këtë rast u komentua edhe pjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti, ku gjatë ditës edhe zhvilloi takime me liderë ndërkombëtar, përfshirë atë Spanjës, Francës dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. 

Profesori universitar, Enver Bytyçi në një prononcim për gazetën “Bota sot” e vlerësoi samitin e mbajtur në Slloveni si një ndër më të suksesshmit për Kosovën ndonjëherë, kjo për shkak se për herë të parë Franca dhe Holanda mbështeten idenë e zgjerimit të Unionit me vendet e Ballkanit. 

amiti i djeshëm i BE-së në Brdo të Sllovenisë për mua ishte një samit ndër më të suksesshmit për shkak se për herë të parë Franca dhe Holanda, si dy vende skeptike, shfaqën entuziazëm në zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Për Kosovën ishte një sukses i madh pjesëmarrja e Spanjës dhe takimi i kryeministrit spanjoll me kryeministrin Kurti. Mos harrojmë se para gjashtë muajsh Spanja pati bojkotuar samitin e Sofjes për shkak të pjesëmarrjes së shtetit të Kosovës! U bë një përparim i dukshëm. Dhe unë besoj se vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën po shkojnë drejt ndryshimit të qëndrimeve të tyre ndaj saj”, deklaroi Bytyçi. 

Gjithashtu, ai tha se ky samiti ishte i suksesshëm edhe për faktin se kryeministri Kurti reflektoi dhe kritikoi BE-në për mos  liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. 

Mirëpo, krahas kësaj Bytyçi kërkoi nga Qeveria e Kosovës të luftojë korrupsionin dhe të ndëshkojë personat që kanë vjedhur, kanë grabitur pasuritë dhe taksat e qytetarëve. 

“Samiti i djeshëm ishte i suksesshëm për Kosovën jo pse zoti Kurti kritikoi BE-në për mos mbajtjen e fjalës për liberalizmin e vizave, por se unë pashë që pati reflektime për këtë. Është ky një sukses. Edhe pse jo i plotë ishte një lloj suksesi. Dhe mos harrojmë: Qeveria Kurti ka gjashtë muaj në pushtet. Edhe sikur të kishte rezultate spektakolare, Kosova nuk mund të trajtohet menjëherë si "delja e bardhë", kur deri në prillin e kaluar ajo ishte "delja e zezë"! Duhet pak kohë, duhen dhe rezultate konkrete në qeverisjen e vendit për luftën kundër korrupsionit. Duhen ndëshkime, jo vetëm konstatime. Kush ka vjedh, kush ka grabit pasuritë dhe taksat e qytetarëve duhet të shkojë para drejtësisë, pavarësisht pozitës që ka pasur ose ka. Kjo do ta ndryshojë plotësisht imazhin, pozicionin dhe do ta sjellë suksesin e Kosovës në integrim”, nënvizoi profesori. 

Në vazhdim, Bytyçi deklaroi se Kurti para evropianëve dëshmoi se i dhe qeveria e tij janë të angazhuar për realizimin e standardeve të demokracisë. 

Ai tha se kjo e dëshmoi përkushtimin e Qeverisë Kurti në lidhje me plotësimin e kushteve të Bashkimit Evropian. 

 “Unë mendoj se zoti Kurti ditën e djeshme u dëshmoi evropianëve se ai dhe qeveria e tij janë të angazhuar për realizimin e standardeve të demokracisë, kur tha se fondet e BE-së duhet të kushtëzohen me këto standarde. Ishte kjo një sfidë, por edhe një mendësi që dëshmon përkushtimin e qeverisë së Kosovës në këtë drejtim. Sfida u drejtohej liderëve autoritarë të rajonit, para së gjithash Aleksandër Vuçiq dhe Edi Ramës”, theksoi ai. 

Ndër të tjera, profesori konsideroi se qëndrimi i kryeministrit Kurti ishte në harmoni më qëndrimin e kancelares gjermane Angela Merkel. 

Ai potencoi se Kurti në këtë rast e ka respektuar Procesin e  Berlinit dhe angazhimin e tij për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

“Kjo sfidë e zotit Kurti shkoi në harmoni me qëndrimin e zonjës Merkel, e cila refuzoi caktimin e një afati (2030) për integrimin përfundimtar të vendeve të rajonit tonë në BE, duke theksuar se integrimi nuk është çështje afatesh, por standardesh. Suksesi tjetër i kryeministrit të Kosovës lidhet me qëndrimin e tij të vendosur për të respektuar Procesin e Berlinit dhe angazhimi i tij për integrim. Ky lloj qëndrimi ishte i kundërt me atë që predikoi kryeministri i Shqipërisë, i cili para shtetarëve evropianë shtroi alternativën "Ose na pranoni kështu si jemi, ose përkrahni Open Balkan"! Kjo do të thotë se nisma e Ballkanit të Hapur është një nismë sfiduese për rrugën e integrimit dhe që hap mundësinë për të pranuar ndikimin e aktorëve të tjerë lindorë në rajon”, përmendi Bytyçi. 

Tutje, ai beson se Kosova e ka të qartë vizionin e të ardhmes për BE-në, derisa Serbia ende është në mëdyshje: “Me BE-në apo me Rusinë!”. 

Krahas kësaj, Bytyçi tha se mbështetja e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është detyrim dhe interes personal. 

“Unë besoj se alternativa e integrimit në Bashkimin Evropian do të duhet të jetë pa kthim për Kosovën. Kjo sepse Kosova është në Evropë dhe se me këtë qëndrim ajo bën dallimin me Serbinë, e cila është në mëdyshje: "Me BE-në apo me Rusinë"! Nuk mund të ketë një ndarje të tillë nga ana e Kosovës. BE dhe SHBA janë aleatë për fatin e mirë tonin, prandaj mbështetja te të dy akterët dhe faktorët ndërkombëtarë është detyrim dhe interes nacional. Ruajtja e një ekuilibri në qëndrimet ndaj BE-së dhe Amerikës, kur këto dy aktorë nuk pajtohen, është gjithashtu pjekuri dhe aftësi diplomatike e politike e institucioneve të Kosovës”, deklaroi profesori. Krejt në fund, Bytyçi kërkoi të ecim përpara me hapa të kujdesshëm me qëllim që të forcojmë shtetësinë e Kosovës. Ai u shpreh se e di që çdokush do të dëshironte zgjidhjen e problemeve brenda ditës, por një gjë e tillë, sipas tij është e pamundur. 

“Samiti i djeshëm në Slloveni ishte një hap pozitiv, ndonëse jo më i kënaqshmi. Duhet të mësohemi të ecim përpara në mënyrë evolutive, me kujdes, pa u rrëzuar, pa trauma. Duhet të hedhim çdo herë një hap më tej, me qëllim që të shtohen tullat në shtet ndërtimin dhe shtet funksionimin e Kosovës. Kjo do ta bëjë më të qëndrueshëm zhvillimin. Gjithkush do të dëshironte zgjidhjen e problemeve brenda ditës. Por është e pamundur. Edhe grosha në zjarr duhet të qëndrojë pesë a gjashtë orë që të zihet. Koha është gjithçka. I lumtur është ai që e përdor gjithnjë në të mirën e vet e të kombit të tij!”, përmbylli Enver Bytyçi, 

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...