Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/11/02

Situata me Epideminë e gripit sezonal në Kosovë

 




Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën mbikëqyrjen permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes dhe në kuadër të kësaj mbikëqyrje edhe raportimin dhe situatën epidemiologjike me gripin sezonal.

 

Sa i përket situatës epidemiologjike, Instituti Kombëtar përcjell me vëmendje ecurinë e rritjes së rasteve të gripit sezonal në të gjitha vendbanimet e territorit të Republikës së Kosovës.

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situates epidemiologjike në raportin e sotëm përmbledhës ka konstatuar intensitet të shtuar të rasteve të gripit sezonal.


 






 


  1. Epidemi të gripit sezonal.
  2. Rekomandimet e mjekëve  epidemiolog dhe infektolog mbeten në fuqi dhe vlejnë për tërë territorin e Republikës së Kosovës duke ritheksuar edhe njëherë masat e domosdoshme në të gjitha institucionet shëndetësore.
  3.  Ministrja e Shëndetësisë dhe  e MASHT-it,duhët   që të njohtojnë të gjitha institucionet parashkollore, fillore dhe të mesme (publike dhe private) se të gjithë fëmijët dhe nxënësit me shenja dhe simptoma të gripit (Temperaturë e lartë, lodhje, rrjedhje të hundëve, dhimbje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku e muskujsh) t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut familjar apo pediatrave, infektologëve,epidemiologëve etj.

Mjekët  rekomandojnë  që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorim sa më shume lëngje të nxehta dhe vitamina.

 

Të gjithë personat që ndjehen të sëmurë duhet të paraqiten sa më herët te mjeku familiar për të parandaluar komplikimet.

 

Paraqitje e sëmundjes është e obliguar me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse nr. 02-L-109 andaj të gjitha institucionet shëndetësore kanë obligim që ta paraqesin sëmundjen në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.


 

 Inspektoratin shëndetësor mbikqyrin  të gjitha Institucionet shëndetësore të Kosovës për të urdhëruar për obligimin ligjor të paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse.

 

Rekomandojmë Institucionet shëndetësore (veçanërisht SHSKUK):

  • Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale të Kosovës )
  • Përdorimi i mjeteve mbrojtëse për profesionistët shëndetësorë
  • Dezinfektimi i të gjitha hapësirave të institucioneve shëndetësore (veçanërisht SHSKUK, repartet infektive, pediatrike dhe gjinekologjike).

Zyrtarët e IKSHK e  përcjellin me vëmendje shfaqjen e virusit H3N2 në hemisferën jugore (Australi) qe po  po përhapet edhe në Europë, e që bënë pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm dhe simptomat e sëmundjes janë të ngjashme me gripat e zakonshëm, por që mund të shkaktojë komplikime të rënda të sistemit respirator, sidomos te personat e moshuar dhe ata me imunitet të dobësuar nga sëmundjet kronike(diabet,sëmurje koronare,sëmurje renale,të mushkërive,karcinomave etj.)

 

Shtetet të cilat kanë raportuar intenzitet të lartë me grip janë Italia, Bullgaria dhe Irlanda. 

Ndërsa shtete tjera kanë intenzitet mesatar (Anglia, Gjermania, Franca, Koracia, Sllovenia etj) dhe intenzitet të ulët në shtetet tjera.

 

Në Shqipëri gripi gjithashtu ka kaluar pragun epidemik dhe situata epidemiologjike është e njejtë edhe në shtetet fqinje.


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rritur vigjilencën dhe nuk ka vend për panik në popullatë sepse të gjitha rastet e rënda trajtohen me kujdes në SHSKUK. Situata epidemiologjike nuk varet nga shifrat por nga ashpërsia klinike e sëmundjes dhe nga numri i rasteve të rënda. 


Instituti Kombëtar dhe Institucionet shëndetësore janë të përgaditur për t’u përballur me raste të shtuara të gripit si sëmundje e paparashikueshme dhe për çdo ndryshim të situatës epidemiologjike qytetarët do të informohen me kohë.

 

Si të mbrohemi nga Gripi sezonal

 

Gripi sezonal

 

Gripi sezonal është një infeksion akut viral. 

Transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne menyre indirekt me prekjen e objekteve të kontaminuara me virusin e gripit sezonal.

 

Për sa kohë një person i sëmurë e përhap gripin tek të tjerët?

 

Personi i infektuar me virusin e gripit mund të jetë infektues për të tjerët, 1 ditë para se të sëmuret dhe 5 ditë pas shenjave të gripit. Tek fëmijët, apo personat me imunitet të ulur, periudha e infektimit mund të jetë pak më e gjatë.

 

Kush rrezikohet nga gripi sezonal?


Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët. 


Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal si:


• Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç

• Njerëzit 65 vjeç e sipër

• Gratë shtatëzëna.

• Njerëzit me sëmundje kronike.


Shenjat e zakonshme të gripit sezonal janë:

 

  • Temperaturë e lartë
  • Kollë
  • Dhimbje fyti
  • Lodhje
  • Dhimbje koke
  • Diarre dhe vjellje
  • Dhimbje barku
  • Rrjedhje të hundëve
  • Dhimbje muskujsh

 

Shenjat paralajmëruese për emergjencë.


Duhet të dini se sëmundja zakonisht zgjat rreth një javë POR drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse:


Fëmijët shfaqin:


• Frymëmarrje te shpejtë, ose probleme me frymëmarrjen

• Ndryshim të ngjyrës së lëkurës

• Nuk konsumojnë mjaftueshëme lëngje

• Kanë ethe me një skuqje të lëkurës

• Fortësim te qafës

Të rriturit shfaqin:

• Vështirësi në frymëmarrje apo gulçim

• Dhimbje apo presion në gjoks apo bark

• Marramendje të papritur

• Konfuzion mendor

• Të vjella të vazhdueshme


Si të mbrohemi nga virusi i gripit sezonal?

 

Ju rekomandojmë tre hapa për të luftuar gripin: vaksinimin, masat e përditshme parandaluese, dhe trajtimi me barna antivirale nëse mjeku i rekomandon.


I. VAKSINIMI


Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjen se gripit.

  • Vaksinimi kundër gripit bëhet në muajt tetor – dhjetor:2021)
  • Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes
  • vaksina aplikohet në pjesën e sipërme të krahut.

Vaksina kundër virusit të gripit i rekomandohet sidomos :


  • Fëmijëve mbi 6 muaj
  • Personave mbi 50 vjeç
  • Personave me rrezik më të lartë
  • Personelit shëndetësor
  • Grave shtatëzëna
  • Personat kujdestarë si edukatoret e çerdheve, kopshteve, kujdestarët e te moshuarëve.

Vaksina kundër virusit të gripit nuk i rekomandohet :

  • Personave që kanë alergji në vezë
  • Gjendje akute me temperaturë
  • Fëmijët nën 6 muaj

II Masat e përditshme që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal


• Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini me faculetë.

• Lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose përdorni desinfektues(desmanol,desderman etj.te fabrikës Schulke + të distributorit Flomed SHPK Prishtinë).


• Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.

• Përpiquni të shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit e sëmurë.

• Ushqehuni shëndetshëm

• Bëni aktivitet fizik

• Bëni gjumë të mjaftueshëm.

Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku banoni


Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit 


Barnat kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, por mjekues









Ato përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe duhen të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.

 

Kujdes, antiviralët jepen vetëm me rekomandimin e mjekut

 

Nëse jeni të sëmurë me grip :

  • Qëndroni në shtëpi.
  • Qëndroni veç nga të tjerët
  • Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë
  • Mbuloni gojën dhe hundën me faculetë ,maskë , kur kolliteni apo teshtini
  • Lani duart mirë me ujë e sapun ,dezinfektues ,mbas çdo kollitje apo teshtimi
  • Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj
  • Evitoni kontaktet me njerëzit.
  • Qytetarët e Prishtinës, duke nisur nga e enjtja, mund ta marrin vaksinën kundër gripit sezonal në sallën “1 Tetori”.

    Ish Kryetari  në detyre i komunës së Prishtinës, zt.Shpend Ahmeti, ka thënë se nga e enjta, duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 19:00, fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal.

    Sipas tij, grupet me prioritet janë: punëtorët shëndetësorë, personat mbi moshën 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, shtatzënat dhe fëmijët me imunitet të dobësuar.

    “Nesër me datë 28 tetor 2021, fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. Vaksinën mund ta marrin të gjithë qytetarët e Prishtinës nga ora 08:00 deri në ora 19:00 në sallën 1 Tetori. Grupet me prioritet për vaksinim janë: Punëtorë shëndetësor, personat mbi moshën 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, shtatzënat dhe fëmijët me imunitet të dobësuar Ju lusim të paraqiteni për vaksinim dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj!”, ka shkruar zt.Shpend  Ahmeti në Facebook.

Të premten, më 29 tetor edhe në Fushë Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të Komunës së Fushë Kosovës.

“Nga sot, e premte datë 29.10.2021 do të filloj vaksinimi i qytetarëve të Fushë-Kosovës me vaksinën kundër gripit sezonal. Vaksinimi do të bëhet çdo ditë pune nga ora 07:00 deri 19:00 në sallën e sportit të shkollës fillore ‘Vëllezërit Frashëri’ në fshatin Miradi e Poshtme (lokacioni i njëjtë ku bëhet vaksinimi kundër COVID19)”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sot, më 30 tetor procesin e vaksinimit kundër gripit e ka nisur edhe komuna e Gjilanit.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan është furnizuar me vaksina të gripit sezonal dhe nga e shtuna fillon dhënia e tyre.

Kështu është thënë në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Sipas njoftimit, drejtoresha Arbenita Hajdari ka bërë të ditur se dy ditët e para (e shtunë dhe e diel) vaksinimi do të bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania, nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

Nga e hëna, 1 nëntor, vaksinimi bëhet në tri Qendra të Mjekësisë Familjare: në QKMF, si dhe në ambulancat ‘Dheu i Bardhë’ dhe ‘Ramiz Cërnica’ (te Zalli), duke filluar nga ora 8:00 deri në 14:00.

“Vaksinat kundër gripit sezonal janë të dedikuara për grupet më të ndjeshme, si të moshuarit dhe të prekurit nga sëmundjet kronike, si nevojë për rritjen e aftësisë reaguese të organizmit ndaj viruseve të ndryshëm”, tha ajo.

Ndërkaq, nga komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është njoftuar se është bërë furnizimi me vaksina kundër gripit sezonal në një sasi prej 8 mijë dozash.

Shpërndarja e këtyre vaksinave bëhet nga e hëna deri të premten prej orës 08:00 deri në 20:00 në qendrën e vaksinimit në sallen e Edukatës Fizike në shkollën “Fehmi Agani”.


Flori Bruqi

Paralajmërojnë ekspertët: Po përhapet një sëmundje e rrallë sek*ualisht e transmetueshme

 

Një sëmundje e rrallë seksualisht e transmetueshme e cila kalb lëkurën është në rritje në Angli, kanë paralajmëruar ekspertët e shëndetit.

Bakteret që gjenden normalisht në vendet si Afrika e Jugut dhe India, tani po shfaqen edhe në Mbretërinë e Bashkuar, me një numër në rritje të vazhdueshme.

Donovanosis ose klebsiella granulomatis krijon lezione rreth ijëve dhe organeve gjenitale të cilat mund të kthehen në ulcera me erë të keqe nëse nuk trajtohen.

Të dhënat nga Shëndeti Publik në Angli tregojnë se në 2016 u raportuan 19 rastet të infeksionit, por që u rritën ndjeshëm në 30 deri në vitin 2019, sipas Mirror.


Përveç simptomave të tmerrshme, është një faktor rreziku i njohur për transmetimin e HIV. Shenjat e hershme janë gunga rreth organeve gjenitale ose anusit që rriten në madhësi dhe marrin një pamje të kuqe të fortë.

“Këto mund të zhvillohen në ulcera që, pa trajtim, mund të infektohen, të cilat mund të rezultojnë në dhimbje dhe një erë të pakëndshme. Ka më shumë gjasa të prekë meshkujt”.

Rastet e Donovanosis janë ende të rralla me vetëm 114 nga 2016 në 2020 në kontrast me më shumë se një milion raste të klamidisë dhe 266,000 të gonorresë.

Dr Shree shtoi: Përdorimi i kontracepsionit zvogëlon ndjeshëm rrezikun e kontraktimit të sëmundjes, ndërsa mund të trajtohet me antibiotikë. Por rastet e rënda mund të çojnë në plagë të përhershme dhe dëmtim të organeve gjenitale, si dhe njollë dhe madje edhe ënjtje të pakthyeshme.

Dhe madje edhe gjatë bllokimeve të pandemisë koronavirus kishte ende 18 raste në Angli, duke shkaktuar shqetësim në mesin e zyrtarëve shëndetësorë.

Konsulent obstetër -gjinekolog në Londrën MyHealthcare Clinic Dr Shree Datta tha për Sun: “Këto shifra sugjerojnë se donovanoza – e cila më parë mendohej se ishte e kufizuar në vende si Indina, Brazili dhe Guinenë e Re, po bëhet më e zakonshme në këto brigje.

Donald Vishaj flet për herë të parë për djalin e Bora Zemanit: Jam shumë i lidhur me të, e dua shumë

 


Aktori Donald Veshaj u ka rrëfyer disa banorëve të “Big Brother VIP” historinë e njohjes me Bora Zemanin, me të cilën është ndarë pak muaj më parë. Aktori zbuloi se Bora është femra që ai ka dashur më shumë, por u ndanë pas zënkave të shumta.

Donaldi zbuloi gjithashtu se tekstin e këngës së Elgit Dodës, “TL” (Toxic Love, Dashuri Toksike), e ka shkruar ai dhe i dedikohet marrëdhënies që ka pasur me Borën.

Aktori i humorit foli edhe për djalin e Zemanit, Arborin, për të cilin tha se e do shumë dhe ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer.


Nuk e di a jam gati ta lë të më ikë si person. Për mua është historia më e bukur që më ka ndodhur në jetë dhe jam shumë me fat që e kam përjetuar. Sido që të jetë. Unë e vlerësoj atë gocë, sepse është një gocë fantastike, është një grua e fortë, sepse ka një fmi dhe është një njeri që përpiqet shumë për gjërat e veta.

Jam shumë i lidhur me çunin e vet dhe e them me plot gojë që e dua shumë. Është gjashtë vjeç. E dua shumë. Ai kishte festën e ‘Abetares’ dhe unë doja që të isha aty, por ishim ndarë dhe nuk shkoja dot”- tha aktori.

Çfarë ndodhi vërtet në Wuhan”(Kina ka refuzuar të bashkëpunojë për një hetim të plotë për origjinën dhe ekspertët thonë se fshehja po vazhdon edhe sot.)

 

Pekini sulmoi  dhe doli kundër një rishikimi të inteligjencës amerikane për origjinën e pandemisë Covid-19, duke e quajtur atë "politike dhe të rreme" ndërsa i kërkon Uashingtonit të ndalojë së sulmuari Kinën.

Gazeta tha se, pa informacion të ri, agjencitë e inteligjencës nuk do të ishin në gjendje të ofronin një gjykim më të mirë nëse virusi u shfaq nëpërmjet transmetimit nga kafsha te njeriu ose një rrjedhje laboratorike.






Ai shtoi se bashkëpunimi i Kinës ndoshta do të ishte i nevojshëm për të arritur një vlerësim përfundimtar mbi origjinën, megjithëse theksoi se Pekini vazhdoi të "pengojë hetimin global".


Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin tha në një deklaratë të dielën se Kina kishte shprehur kundërshtim të fortë ndaj gjetjeve fillestare të publikuara në raportin përmbledhës në gusht.







"Pavarësisht se sa herë publikohet ky raport dhe sa versione janë sajuar, ai nuk mund të ndryshojë natyrën e kësaj të qenit tërësisht politik dhe të rremë," tha Wang.

Ai shtoi se fakti që agjencitë e inteligjencës u përgjuan në përpjekjet për gjurmimin e origjinës ishte "dëshmi e hekurt" e politizimit dhe i kërkoi SHBA-së të "ndalonte sulmin dhe njollosjen e Kinës".

Pekini është vënë nën presion për të shqyrtuar një hetim të ri mbi origjinën e pandemisë pas një vizite të vonuar dhe shumë të politizuar nga një ekip ekspertësh ndërkombëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që nuk arriti të konkludonte se si shpërtheu virusi për herë të parë.


Çfarë ndodhi vërtet në Wuhan? Del në shitje libri që do të ‘trondisë’ botën

Republika e Kinës  shfrytëzoi në mënyrë të pamëshirshme pandeminë Covid 19 si pjesë e qëllimit të saj për të arritur dominimin global në botë.

Përfundimi vjen nga ish-shefa të spiunazhit dhe diplomatë. Kupola e vendit komunist, e akuzuar për fshehjen e origjinës së sëmundjes  Covid 19 ,pas dyshimeve për një rrjedhje nga laboratori, thuhet se ka përdorur krizën për të shtuar kontrollin mbi njerëzit e saj, por edhe të fitonte avantazhe në luftën ekonomike kundër rivalëve perëndimorë (amerikan,gjerman,britanike,franceze,spanjolle,rus etj.)

Ekspertët theksojnë se ekonomia e Kinës po lulëzon sërish pothuajse dy vjet pasi virusi u zbulua për herë të parë në qytetin kinezë në Wuhan. 

Në krahun tjetër SHBA ka pësuar recesionin e saj më të keq me dhjetëra milionë njerëz të papunë ndërsa rivali kryesor India është në kaos dhe kolaps ekonomiko-shëndetësor. Kina hapi edhe një luftë tregtare me Australinë bashkë me kërcënimet për ta goditur atë me raketa bërthamore në hakmarrje për kërkesën e saj për një hetim.

Ditët e fundit në Britani  të Madhe është publikuar një libër që hedh dyshime shokuese se Covid  19 (SARS KOV 2) doli nga Instituti i Virologjisë në qytetin  Wuhan, një strukturë e sigurisë së lartë e specializuar për koronaviruset. 

Dhjetëra shkencëtarë kanë sugjeruar se Covid  19 mund të ketë dalë nga laboratori përmes një studiuesi të infektuar. Por kjo nuk u pranua asnjëherë nga Pekini zyrtar.

Libri mban firmën e Sharri Markson, me titull “Çfarë ndodhi vërtet në Wuhan” ka zbuluar një varg të dhënash që tregojnë përpjekjen e Pekinit “të menduara mirë” për të fshehur të vërtetën. 

Janë ish-shefa të inteligjencës që thonë se ka prova të një “aksidenti” laboratorik dhe se ka pasur një fshehje të incidentit të llogaritur “që nga dita e parë”.

Sipas tyre kishte një periudhë “intensive” dhe “aktivitet të pazakontë dhe të pashpjeguar” që në  qytetin kinez Wuhan në javët para pandemisë duke ngritur dyshimet për një shpërthim virusi që u pasua nga një sterilizim masiv në laborator. Aeroporti i qytetit u mbyll për ditë të tëra, pati një ndërprerje të valëve të telefonisë celulare dhe siguria u rrit masivisht në vend.

Disa nga dëshmitë kryesore të veprimtarisë së pashpjegueshme që Markson paraqet në librin e saj është pyetja e vazhdueshme në lidhje me bazat e të dhënave të viruseve të fshira në Wuhan për të cilat disa kanë spekuluar se mund të shpjegojë origjinën e Covid 19.

Baza e të dhënave që përmban 22 mijë viruse u fshi më 12 shtator 2019, tre muaj para se Kina të paralajmëronte zyrtarisht botën për virusin.

Në të njëjtën ditë laboratori i Wuhanit shtoi shpenzimet dhe rriti sigurinë, zëvendësoi sistemet e ventilimit të ajrit dhe blenë një incenerator të ri të mbeturinave. 2 muaj më vonë. Në Nëntor, laboratori bleu gjithashtu një makinë të re të testimit të PCR – një paketë që është bërë kaq e njohur në botë që nga pandemia. 


Ndërkohë, duket se ka pasur një sterilizim masiv të laboratorit dhe një bllokim të rrugëve që në tetor 2019.

 Kontrollet në rrugë raportohet të jenë ngritur rreth laboratorit dhe kishte një ndërprerje të valëve të telefonit celular rreth objektit.

Një ish-zyrtar i administratës së Donald Trump e përshkroi këtë aktivitet si “në përputhje me protokollin për një incident biologjik që ndodh në një laborator”.

Gjatë të njëjtës periudhë fluturimet e linjave ajrore që largoheshin nga Wuhan u ndërprenë, me një numër jashtëzakonisht të lartë anulimesh. 

Ndërkohë një stërvitje ushtarake kundër koronaviruseve u krye gjithashtu në aeroportin e Wuhan dhe në spitalet e qytetit vetëm disa muaj para pandemisë.

Për gazetaren investigative, kjo është dëshmi e rëndësishme që kombinuar me intervistat dhe hulumtime të tjera çon në përfundimin se virusi ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga laboratori.

Kina ka refuzuar të bashkëpunojë për një hetim të plotë për origjinën dhe ekspertët thonë se fshehja po vazhdon edhe sot.

Ata thonë se shkatërrimi që solli përhapja e virusit në të gjithë botën është kthyer në një avantazh strategjik të Kinës – qoftë i qëllimshëm apo jo.

Ish-shefi i MI6, Sir Richard Dearlove thotë: “Shikoni pasojat e asaj që ka ndodhur. Nëse ata donin të përshpejtonin suksesin e tyre ndërkombëtar dhe dominimin përballë vendeve rivale, ata nuk mund ta kishin bërë atë në mënyrë më efektive. Shikoni se çfarë po ndodh në Indi. Shikoni se çfarë i është bërë ekonomisë amerikane. Është e qartë se shtetet autoritare janë më të afta për të kontrolluar popullsinë e tyre përballë një pandemie sepse ato mund të vendosin menjëherë kontrolle të cilat popullata nuk i vë në dyshim.”

Rrëzimi Ekonomik i SHBA

Karantina e parë i Amerikës në pranverën e 2020 e çoi ekonominë më të madhe në botë në rënie të lirë pasi bizneset duhej të mbylleshin. 

Një rekord prej 22 milionë amerikanë humbën punën e tyre. 

Qeveria shpenzoi gati 6 trilionë dollarë për lehtësimin e pandemisë.

 Dhe kjo nuk llogarit koston njerëzore: deri më tani 684 mijë amerikanë kanë vdekur nga Covid dhe miliona të tjerë vuajtën sëmundjen e rëndë.

India në kaos

Ndryshe nga Kina, autoritetet në Indi mund të bëjnë pak për të ndaluar përhapjen e virusit në një popullsi aq të dendur.

 Spitalet u pushtuan në mënyrë të pashmangshme nga miliona pacientë dhe krematoriumet punuan ditë e natë për të përballuar vdekjet në rritje. 

Zyrtarisht janë rreth 447 mijë të vdekur, por mbajtja e dobët e regjistrave do të thotë se numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë herë më i lartë.
 Pandemia ka qenë një goditje e madhe për shpresat e Indisë për të zëvendësuar Kinën si “fabrika e botës”.

 Ekonomia e Indisë në rritje u tkurr me 24% në fund të vitit të fundit fiskal. 

Në kulmin e pandemisë hakerat kinezë thuhet se shënjestruan rrjetin elektrik të Mumbait, duke zhytur spitalet në errësirë. Analistët thonë se ky ishte një paralajmërim për të mos “tejkaluar kufirin” pas përplasjeve vdekjeprurëse kufitare në Himalaje.



Librin e autorit Flori Bruqi "LEKSIKON ENCIKLOPEDIK..." mund ta shkarkoni falas në sektorin „Literaturë“

 

Shkruan: Flori BRUQI

       

LEKSIKON ENCIKLOPEDIK I AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE

 

 

Librin e autorit Flori Bruqi "LEKSIKON ENCIKLOPEDIK..." mund ta shkarkoni falas në sektorin

 

 

„Literaturë“

 

 

(E falënderoj përzemërsisht autorin dhe Akademinë

Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve)

 

 

 

 

 

PËR LEKSIKONIN ENCIKLOPEDIK TË AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE TË SHKENCAVE DHE ARTEVE

 

NË VEND TË HYRJES

 

Botimi i parë i “Leksikonit enciklopedik” për akademikët dhe Akademinë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve shpresojmë që do t'i plotësojë zbrazëtirat në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe letërsisë shqiptare, ngase një leksikon i tillë nuk ka ekzistuar derimë sot.

Pas tranzicioneve demokratike në trojet shqiptare dhe diasporë, zhvillimi i shkencës, letërsisë, artit etj., mori hov si kurrëmë parë.

28 Nëntori i vitit 1995 shënoi një kthesë historike, pasi që me këtë datë u themelua edheAkademia e Shkencave Shqiptare Amerikane në NewYork. Themelues të Akademisë janë Prof. Dr. Skënder Kodra, Dr. Ulvi Vehbiu, Dr.Adem Harxhi, Dr. Namik Shehu, Mentor Mata, Sanie Selita etj.

Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar, ngase ka anëtarë nga Prishtina, Peja dhe Tetova e Presheva, nga Tirana, Gjirokastra, Shkodra, nga Çamëria e Malësia dhe nga Diaspora.

Bashkërisht në këtë Akademi organizuam një sërë aktivitetesh shkencore dhe kombëtare si fjala vjen; Konferenca kushtuar 600 vjetorit të lindjes së Heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, 70 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare. Konferenca për gjuhën e njësuar shqipe, ku senatori i gjuhës dhe kulturës kombëtare prof. Peter Prifti mbrojti me argument origjinale rëndësinë historike të Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë 1972, kundër qëndrimeve subjektive, politike dhe antishkencore tëArshi Pipës.

Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork punimet e veta shkencore i ka botuar në revistën shkencore të Akademisë “Dituria” dhe revista tjera prestigjioze. Ndërsa në vitin 2019 kjo Akademi i botoi dhe përuroi në Prishtinë dy libra të autorëve nga Kosova: Dibran Fylli ”Tokë e mbjellë në Varre”(Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999), si dhe librin e Jahja Llukës “Përmbledhje shkrimesh”.

Është përgatitur për botim libri i parë “Leksikoni enciklopedik”, i cili sadopak do t'i plotësojë zbrazëtirat që janë hetuar në zhvillimin e shkencës, letërsisë, artit, kulturës etj, ngase një leksikon i tillë biografik dhe bibliografik derime tash nuk ka ekzistuar.

Shkencëtarët, shkrimtarët dhe artistët tanë, edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre, me përmbajtjet e veprave, me personazhet, me ambientin, e madje edheme deklaratat e tyre se janë shqiptarë.

Gjatë shkrimit të këtij leksikoni, për 4 vjet pandërprerë na kanë përcjellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin, verifikimin dhe sistemimin e të dhënave.

Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie, ku të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësajAkademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në diasporë.

Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një kontribut i çmuar i kësaj akademie, që nga themelimi i saj në vitin 1995 e derimë sot.

Pas një pune të mundimshme dhe të suksesshme, autori më bashkë- punëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit, si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë, letërsi dhe art.

Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë të këtyre autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, Çamërisë dhe në Diasporë. Autori së bashku me stafin redaksional ka punuar me dashuri dhe përku- shtim në mbledhjen e këtyre biografive dhe bibliografive të njerëzve të shquar të trojeve shqiptare dhe të diasporës.

Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj edhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi. Mirëpo këmbëngulja e stafit tonë ka bërë që asnjë prej anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve të mos mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre. Kjo tregon seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të përmasave të tilla madhore.

Nuk kanë hyrë në “Leksikon enciklopedik” ata që nuk kanë vepra shkencore, letrare etj., të botuara, si dhe ata që nuk i kanë dërguar më kohë biografitë dhe bibliografitë e tyre.

Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen, jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por edhe me prurjet shkencore që ata kanë sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore.

Ky libër enciklopedik do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve të rinj shkencorë dhe gjithë atyre që janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre...

 

Akademik Flori Bruqi

mars 2020

Rreziku i ndarjes së Bosnjes është shumë real, shkruan “The Guardian”.

 E përditshmja prestigjoze britanike citon një zyrtar të lartë të BE-së të pohojë se kërcënimet e separatistëve serbë për të krijuar ushtrinë e tyre rrezikojnë të kthehen në konflikt të mirëfilltë.

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, paralajmëroi se nëse “separatistët serbë e vënë në jetë kërcënimin e tyre, duke i ndarë kështu forcat e armatosura kombëtare në dysh”, atëherë në Bosnje do të duhet të dërgohen më shumë paqeruajtës ndërkombëtarë, për ta ndaluar rrëshqitjen e vendit drejt një lufte të re.






Detyrat paqeruajtëse ndërkombëtare në Bosnje aktualisht i ka një forcë e Bashkimit Evropian, e njohur si Eufor, që i ka rreth 700 trupa. NATO-ja ka një seli formale në Sarajevë.Në raportin e tij të parë që nga marrja e postit në muajin gusht, Schmidt tha se Bosnja po përballet me “kërcënimin më të madh ekzistencial të periudhës së pasluftës”.

“Mungesa e përgjigjes ndaj situatës aktuale do të rrezikojë [Marrëveshjen e Dejtonit], ndërsa paqëndrueshmëria në Bosnje do të kishte implikime më të gjera rajonale. Perspektivat për ndarje të mëtejshme dhe konflikt janë shumë reale”, citon Guardian përfaqësuesin ndërkombëtar.

Lideri serb i Bonjës, Millorad Dodik, është duke kërcënuar me ndarjen e Republikës Serbe – entitet i banuar me shumice serbe – nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Ai e ka deklaruar hapur se serbët e Bosnjës do të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit dhe do të rikrijojnë një forcë serbe.

Mizoritë e luftës në Kosovë, 1998/1999. Veprimet makabre të soldateskës serbe në Kosovë:“Histori të tmerrit 1998-1999”.

Nga Flori Bruqi  Sanije Gashi, zonja e madhe e kulturës shqiptare.... “M'u kujtuan, saora, tragjeditë e Shekspirit, edhe ‘Ferri' i D...