Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/11/03

Clark flet për Hashim Thaçin në vitin 1999: Tepër të vendosur dhe entuzgjastë

 TIRANË- Gjenerali amerikan Wesley Clark ka folur për figurën e Hashim Thaçit dhe për rolin e tij në zhvillimet e luftës së Kosovës. I ftuar në emisionin “Opinion”,

Wesley  Clark ka thënë se  Hashim Thaçi në luftën e Kosovës ka qenë më shumë si lider politik.



Clark e ka cilësuar grupin e shqiptarëve si entuziastë e të vendosur, ndërkoëh që theksoi se nuk mund të krijohet një shtet i ri nëse qytetarët nuk janë të gatshëm të luftojnë dhe të vdesin për vendin.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Keni thënë se Hashim Thaçi në atë takim kishte moshën e djalit tuaj në atë kohë. Besoni se ishin shumë entuziastë për të ardhmen e vendit?

Clark: Shumë entuziastë ishin, tepër të vendosur. Nuk mund të krijosh një shtet të ri, nëse nuk je gati të luftosh dhe të vdesësh për të. Në Siri në 2010, 2011, 12 a 2013… jam takuar me raste me liderët e opozitës siriane. Ata nuk futeshin ne Siri. Njerëzit luftonin brenda ne Siri, po ata nuk futeshin. U kam thënë në atë kohë… Alija Izetbegoviçi nuk do ta kishte mbajtur kurrë të bashkuar Bosnjën, po te mos kishte qëndruar në Sarajeve. Nëse je udhëheqës politik duhet të jesh atje, ku është konflikti. S’mund të rrish në Paris, duke ngrënë kruasan e pirë kapuçino e duke u mundur të komandosh se çfarë do të ndodhë. Ata thjesht nuk shkonin, nuk rrezikonin. Si rezultat Harasadi është në pushtet.

Fevziu: Keni pasur gjatë luftës njësi speciale brenda territorit të Jugosllavisë, brenda territorit të Kosovës?

Clark: Po le të themi se po ndodhnin shumë gjëra.

Fevziu: Thaçi me armë.

Clark: Po, por nuk e di a ka luftuar vërtet. Më thonë se ka qenë më tepër si një lider politik.

Fevziu: Pra, keni pasur njësi brenda territorit të Kosovës?

Clark: Jo. Në mënyre romantike imagjinohej se kishte forca tokësore, spiunë, por jo.

(I.A/dosja.al)

Policia e Kosovës ka dalë me një sqarim duke demantuar raportimet se një nga dy rusët e shpallur non grata së fundmi është parë në Kosovë.

 

Policia sqaron: Rusët e shpallur non grata s’janë në Kosovë

Policia sqaron: Rusët e shpallur non grata s’janë në Kosovë



Sipas Policisë, të dy shtetasit rusë kanë lëshuar territorin e Kosovës më 23 tetor dhe se personi tjetër i cili është parë në vend, e për të cilin u raportua se është shtetasi rus i shpallur non grata, është tjetër kush.

“Dy personat Alexey Krivosheev dhe Denis Vengerskii shtetas rus, janë shpallur non-grata nga institucionet shtetërore të Kosovës me datë 22.10.2021, dhe bazuar në informacionet zyrtare të Policisë së Kosovës të evidentuara në sistemin kufitar, të njëjtit me datë 23.10.2021 (në ora 14:46 dhe 14:50), përmes pikës kufitare në Merdare kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës. Vlen të potencohet se të njëjtit, nga data 23.10.2021, nuk kanë hyrë në Republikën e Kosovës, ndërsa personi i cili është publikuar dhe shfaqur në media përmes fotografive dhe videos, është person tjetër (V.L.) i njohur për institucionet e sigurisë në Kosovë, si punonjës në zyrën ruse në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi më 22 tetor se dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës ruse në Kosovë janë shpallur persona non grata. Osmani pati deklaruar se kjo është bërë për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, “i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetutes të Republikës së Kosovës”.

Kur do të fillohet me dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë?

 Në shtetin fqinjë me Kosovën, në Shqipëri tashmë ka filluar edhe dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19, por një gjë e tillë nuk ka filluar edhe në vendin tonë.




E, për këtë Ministria e Shëndetësisë ka një përgjigje.

“Sa i përket dozës përforcuese dhe dozës së tretë, është diskutuar për to dhe pritjet janë që në vitin tjetër të fillohet me to, por paraprakisht duhet të merret një vendim në momentin që konsiderohet e përshtatshme për të filluar me këtë proces”, ka bërë të ditur MSh-ja.

MSH-ja dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në vazhdimësi po bëjnë thirrje për vaksinim, duke paralajmëruar se vala e ardhshme është e pashmangshme.

Të martën, MSH-ja miratoi rekomandimin edhe për vaksinimin e fëmijëve të grupmoshës 12 deri në 15 vjeç. 

Hashim Thaçi në Hagë, avokati i tij kryesor largohet nga ekipi mbrojtës

 Avokati Samuel Blom-Cooper nuk do të jetë më avokat i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Express.

Kjo pasi ai është larguar nga ekipi mbrojtës i Thaçit, më 28 tetor të këtij vitit.

Avokat kryesor i ish presidenti të Kosovës,zt.Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka bërë të ditur se ndërprerja e kontratës së Bloom Cooper do të bëhet pa efekt të kundërt në interesat e Thaçit.

“Më 28 tetor 2021, avokati z. Gregory Kehoe, informoi Zyrën e Mbrojtjes se z. Blom-Cooper i ka pushuar shërbimet si bashkë-avokat i z.  Hashim Thaçi. Në bazë të nenit 18(6) të Direktivës për avokatin, avokati informoi më tej Zyrën e Mbrojtjes se ndërprerja e kontratës së z. Blom-Cooper do të realizohej pa efekt të kundërt në interesat e z. Hashim Thaçi dhe kohëzgjatjen e procedures”, ka thënë ai.

zt.Gregory Kehoer në shkresën e tij gjithashtu ka informuar se ai vazhdon të ndihmohet nga katër bashkë-avokatë të tjerë.

Kush është Gregory W. Kehoe që Specialja e akreditoi si mbrojtës të Thaçit

Kush është Gregory W. Kehoe që Specialja e akreditoi si mbrojtës të Thaçit

Gregory W. Kehoe ishte  avokati  i ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale.



Kehoe e kishte pranuar  kërkesën e ish-presidentit dhe kishte  njoftuar zyrën e Mbrojtjes për emërimin e tij, për të cilën çështje u raportua në mediat kosovare dhe Floripress disa ditë më parë.

”Kehoe kishte njoftuar  Zyrën e Mbrojtjes se ai ishte thirrur me një kërkesë për të përfaqësuar Z. Hashim Thaҫi dhe se ai do të pranonte emërimin”, thuhet në shkresë.

Por, kush është Gregory W. Kehoe? – i cili ishte i  akredituar nga Gjykata Speciale si mbrojtje e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Me më shumë se 30 vjet përvojë, Gregory W. Kehoe ka një praktikë kombëtare dhe ndërkombëtare që përqendrohet në përfaqësimin e individëve, korporatave dhe institucioneve financiare.

Kjo përfshin përfaqësimin para gjykatave federale, shtetërore dhe ndërkombëtare.

Kehoe, ka përfaqësuar edhe ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina deri në pafajësinë e tij të plotë para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Kehoe, gjithashtu ka përfaqësuar ish-gjeneralin Mohammed Hussein Ali përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, gjë që çoi në rrëzimin e të gjtha akuzave që rëndonin mbi të.

Kehoe ka punuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA si prokuror për mbi 20 vjet me çështje të ndryshme të vendosura në Amerikë, Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut. Ndërsa ka shërbyes edhe si ndihmës i avokatit të shtetit të SHBA-ve. Ai ishte përgjegjës për ndjekjen penale të një numri çështjesh të profilit të lartë që përfshinin institucionet financiare dhe akuzat e mashtrimit të korporatave si dhe akuzat për raketim.

Kehoe gjithasht ka drejtuar ekipin e avokatëve dhe hetuesve që këshilluan Tribunalin Special të Irakut, një gjykatë ad hoc e formuat për të ndjekur penalisht Saddam Hussein dhe anëtarët e ish-regjimit të tij.

Kehoe ka shkollim të lartë në fushën e drejtësisë dhe gjithashtu ka çmime të shumta dhe mirënjohje për punën e tij në çështjet e drejtësisë


Flori Bruqi


MgidMgid

“Open Balkan”, plani i Soros përfundoi në kosh!

 



Që kur u ngjiz ‘minishengeni ballkanik’ sot i quajtur “Open Balkan”,  u dekonspirua si një plan i multimiliarderit Gorge Soros, i cili tentoi edhe një herë të hedhë kthetrat e tij në këtë pjesë të ndezur të Evropës.Dhe dyshja e përzgjehdur –[rje tij për të reklamuar këtë projekt ishte Rama-Vuçiç dhe sigurisht me ndihmën pas tyre të benjaminit të Soros në Maqedoninë e Veritur, Zoran Zaev.

Por planet nuk shkuan sic ishin menduar. Mininishengenin e refuzuan të gjitha vendet e tjera të Ballkanit, duke nisur nga Kosova e më pas Mali i Zi dhe Bosnja. Dhe në kushte kur nisma nuk po gjente mbështetjen e duhur u mendua plani i ndryshimi të emrit dhe objektivave duke folur për “Ballkanin e Hapur”. E megjithatë rezultati ishte po i njejtë. Treshes Rama-Vuçiç-Zaev nuk ju bashkua asnjë lider tjetër i Balkanit.

E ndërsa ishte parashikur mbajtja e Samitit të radhës në Beograd, një tjetër humbje e paparashikuar solli dobësimin e mëtejshëm të “Open Balkan”. Kryeministri Zoran Zaev tha publikisht se do të dorëhiqej nga detyra pas humbjes së zgjdhjeve vendore në M.V. Në këto kushte kur opozita fituese nuk ka aspak një opinion të mirë për nismën “Open Balkan” shanset janë që kjo iniciativë ë mbesë vetëm me dy shtete, Shqipërinë dhe Serbinë.

Nga “Foltorja” e Kamzës, Berisha tha sot se Ballkani i Hapur’ vdiq në Maqedoninë e Veriut pas votimit për zgjedhjet vendore.  “Një përshëndetje të përzemërt dua t’u përcjell zgjedhësve të Maqedonisë së Veriut që ia prenë biletën një aventurieri i cili me aventurën e tij e shndërroi Maqedoninë e Veriut në mollë sherri midis Bullgarisë dhe Serbisë.  Zhvillim i madh pozitiv në Maqedoninë e Veriut ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros “Ballkani i Hapur”, aty edhe vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë”, u shpreh Berisha, duke shtuar se me “Ballkanin e Hapur”, Rama tentoi ta shndërrojë Shqipërinë në vasale të Serbisë.

E megjithatë duyshja Rama-Vuçiç nuk ndalen, porositë i kanë të tilla. Edi Rama ka konfirmuar se do të jetë nesër i pranishëm në kryeqytetin e Serbisë, në datat 3 dhe 4 nëntor. Zyra e kryeministrit ka deklaruar, se nuk ka asnjë ndryshim plani për takimin e nesërm, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Një ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç vuri në dyshim zhvillimin e takimeve në Beograd, ku tha: “A duhet të mbajmë apo shtyjmë një takim në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup?”.

Qartazi humbja e Maqedonisë së Veriut e bën edhe më të vështirë suksesin e “Open Balkan”, i cili tanimë përbën një nismë të vetëm dy shteteve, që kanë në krye dy liderë që janë në duart e Sorosit. Vazhdimi duket i errët, askush nuk e gëlltiti përallën e Sorosit për një Balkan pa kufi!

vaksina kundër gripit sezonal në Kosovë, orari i vaksinimit në disa komuna

saktësisht më 27 tetor  2021 ka nisur shpërndarja e 140 mijë vaksinave kundër gripit sezonal në Kosovë,2021.

Ministria e Shëndetësisë kishte njoftuar se kategoritë me prioritet për vaksinim kundër gripit sezonal janë: qytetarët mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe lehonat, personeli shëndetësor dhe fëmijët me indikacione shëndetësore.

“Koha për vaksinim është tani, sepse vaksina ju mbron juve dhe njerëzit përreth nga gripi sezonal si dhe e ul ngarkesën e sistemit shëndetësor gjatë pandemisë Covid-19. Secila komunë do të informoj qytetarët e saj për oraret dhe qendrën e vaksinimit kundër gripit sezonal”, thuhej në njoftim.

E tashmë disa komuna kanë nisur vaksinimin kundër gripit sezonal, disa pritet të nisin, raporton Telegrafi.

Në Prishtinë, vaksinimi kundër gripit ka nisur më 28 tetor, nga ora 08:00 deri në 19:00 në sallën 1 Tetori.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një postim në Facebook kishte shkruar se grupet me prioritet për vaksinim janë: punëtorët shëndetësor, personat mbi moshën 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, shtatzënat dhe fëmijët me imunitet të dobësuar.

Të premten, më 29 tetor edhe në Fushë Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të Komunës së Fushë Kosovës.

“Nga sot, e premte datë 29.10.2021 do të filloj vaksinimi i qytetarëve të Fushë-Kosovës me vaksinën kundër gripit sezonal. Vaksinimi do të bëhet çdo ditë pune nga ora 07:00 deri 19:00 në sallën e sportit të shkollës fillore ‘Vëllezërit Frashëri’ në fshatin Miradi e Poshtme (lokacioni i njëjtë ku bëhet vaksinimi kundër COVID19)”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sot, më 30 tetor procesin e vaksinimit kundër gripit e ka nisur edhe komuna e Gjilanit.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan është furnizuar me vaksina të gripit sezonal dhe nga e shtuna fillon dhënia e tyre.

Kështu është thënë në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Sipas njoftimit, drejtoresha Arbenita Hajdari ka bërë të ditur se dy ditët e para (e shtunë dhe e diel) vaksinimi do të bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania, nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

Nga e hëna, 1 nëntor, vaksinimi bëhet në tri Qendra të Mjekësisë Familjare: në QKMF, si dhe në ambulancat ‘Dheu i Bardhë’ dhe ‘Ramiz Cërnica’ (te Zalli), duke filluar nga ora 8:00 deri në 14:00.

“Vaksinat kundër gripit sezonal janë të dedikuara për grupet më të ndjeshme, si të moshuarit dhe të prekurit nga sëmundjet kronike, si nevojë për rritjen e aftësisë reaguese të organizmit ndaj viruseve të ndryshëm”, tha ajo.

Ndërkaq, nga komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është njoftuar se është bërë furnizimi me vaksina kundër gripit sezonal në një sasi prej 8 mijë dozash.

Shpërndarja e këtyre vaksinave bëhet nga e hëna deri të premten prej orës 08:00 deri në 20:00 në qendrën e vaksinimit në sallen e Edukatës Fizike në shkollën “Fehmi Agani”.

2021/11/02

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan i ka reaguar, së fundmi i ka reaguar raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramonit lidhur me Manastirin e Deçanit.

 





“Viola Von Cramon, eurodeputete gjermane dhe raportuese për Kosovën, në Parlamentin Evropian, duhet të dije se vendimi anti kushtetuesë dhe anti ligjor i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i majit 2016, për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, të cilat në mënyrë anti ligjore po mundohen të i falen Manastirit të Deçanit, nuk duhet të zbatohet, ngase buron në ligjet e kohës se masave të dhunshme të kohës së Millosheviçit.




 Ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore të kohës së Millosheviçit, gjitha shtetet demokratike të botës, përfshirë edhe Gjermaninë, i kanë luftuar dhe i kanë cilësuar diskriminues.”, është bërë e ditur në reagim.





Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan ka theksuar se Manastiri i Deçanit, nuk është i rrezikuar nga ana e shqiptarëve, por siç është theksuar “ai është i rrezikuar vetëm nga politikat dashakeqe të personelit serb të Manastirit të Deçanit”





“Viola Von Cramon dhe gjithë zyrtarët e tjerë ndërkombëtarë duhet të dinë se Manastiri i Deçanit, nuk është i rrezikuar nga askush, pra nga ana e shqiptarëve, ai është i rrezikuar vetëm nga politikat dashakeqe të personelit serb të Manastirit të Deçanit. Pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” duhet të i kthehen në menaxhim Komunës së Deçanit. Ato prona i takojnë deçanasëve, dhe jo Sava Janjiçit.”, është shkruar tutje në reagim.





Ndryshe, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon dje ka vizituar Manastirin e Deçanit, me ç’rast ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.





Pesë vjet më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim, sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë. Manastiri i Deçanit është ndër monumentet e trashëgimisë më të dalluara të kohës së tij, i ndërtuar në gjysmën e parë të shekullit të 14-të.



Akademik Flori Bruqi,PHD.



Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...