2021-11-13

Zëri i Amerikës: Kosova do të ftohet në Samitin e Bidenit për Demokraci?

 

Kosova do të ftohet në Samitin për Demokraci që organizohet nga presidenti amerikan Joe Biden mëson Zëri i Amerikës nga burimet e saj në Washington.

Sipas Zërit të Amerikës s’ka konfirmim zyrtar akoma dhe se Departamenti i Shtetit su ka kthyer përgjigje atyre lidhur me këtë çështje.

Gazeta prestigjioze Politico kishte publikuar listën e shteteve që presidenti Biden kishte ftuar për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci më 9 dhe 10 dhjetor, por që Kosova nuk përfshihej në të.

Një grup i organizatave joqeveritare nga Kosova, ka kërkuar përmes një letre që, Shtetet e Bashkuara të shqyrtojnë thirrjen e Kosovës për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci, të organizuar më 9 dhe 10 dhjetor nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Vërtetësinë e kësaj letre e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë njëri nga nënshkruesit e saj, Agon Maliqi, kryetari i bordit të platformës jofitimprurëse, Sbunker.

“Ne jemi të vetëdijshëm për kontekstin delikat të sigurisë në Ballkan, që prodhon ndarje të thella etnike dhe shpesh paqëndrueshmëri. Megjithatë, duke pasur parasysh përparimin e vazhdueshëm që Kosova ka bërë gjatë viteve për të ndërtuar demokraci, por edhe raportet e posaçme mes popullit të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara, ne besojmë se Kosova meriton të jetë pjesë e kësaj iniciative strategjike dhe do të përfitonte nga e njëjta”, thuhet në letër.

Samiti për demokraci do të ketë tri tema kyçe: mbrojtjen kundër autoritarizmit, adresimin dhe luftimin e korrupsionit dhe avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut.

Pas takimit të parë dhe konsultimeve në të, Biden do të ftojë liderët botërorë sërish, që të diskutojnë rreth përparimit të bërë.

Daniel Greenwood, 38 vjeç, po përballet me një hetim për lidhjen e tij të dyshuar me Caitlin Howarth, 21-vjeçe.

 

Kanë 17 vite diferencë/ Zbulohet lidhja e fshehtë e policit me kolegen e re s*ksi

Një shef policie i cili është i martuar është pezulluar nga detyra mes akuzave për një marrëdhënie me një oficere nën komandën e tij. Daniel Greenwood, 38 vjeç, po përballet me një hetim për lidhjen e tij të dyshuar me Caitlin Howarth, 21-vjeçe.

Hetuesit do të shqyrtojnë mesazhet me tekst dhe takimet mes të dyve. Shefi i Policisë së West Yorkshire është vënë në dijeni të situatës dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale të forcës po heton gjithashtu çdo sjellje të pahijshme të supozuar.

Shefi Greenwood ka qenë në polici për gati 20 vjet dhe është komandanti i qarkut Bradford. Ai është i martuar dhe jeton në Bingley, West Yorks. Oficerja Howarth, e cila gjithashtu jeton në Bingley, në shtëpinë e nënës së saj, ka shijuar udhëtimet për blerje me mamanë e saj gjatë pezullimit të saj.

Ajo poston rregullisht foto të veshura me veshje zbuluese në faqet e saj në rrjetet sociale dhe ka më shumë se 10,000 ndjekës në Instagram.

Rritja e frikshme e rasteve Covid, disa shtete evropiane rikthejnë masat kufizuese


Evropa është sërish epiqendra e pandemisë së koronavirusit, ku disa shtete po rivendosin masa kufizuese me qëllim që të frenojnë rritjen e re të rasteve me COVID-19.

Pavarësisht niveleve të larta të vaksinimit dhe sistemeve të mira të kujdesit shëndetësor, rastet me koronavirus në Evropë janë rritur që prej fillimit të tetorit dhe tani niveli i rasteve është më i lartë se që prej fillimit të pandemisë.

Në shtatë ditët e fundit, mbi 2.1 milionë raste janë regjistruar në Evropë, duke e thyer rekordin me më së shumti raste, që ishte shënuar në javën e parë të nëntorit të vitit 2020.

Pesë shtete – Britania, Gjermania, Rusia, Turqia dhe Ukraina – së fundmi kanë shënuar rritje të rasteve me COVID-19 për më shumë se 50 për qind.

Numri i vdekjeve po ashtu është rritur. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se numri i viktimave javën e kaluar është rritur për 10 për qind dhe vdekjet në baza ditore janë mbi 4,000.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) më 12 nëntor tha se situata po vazhdon të përkeqësohet dhe futi nëntë shtete – Poloninë, Holandën, Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Estoninë, Greqinë, Hungarinë dhe Slloveninë – në kategorinë e shteteve me shqetësimin më të lartë.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se rritja e infeksioneve po ndodh për shkak të variantit më infektues Delta, ndryshimit të stinëve dhe imunitetit në rënie nga vaksinat.

Shtetet evropiane po i përgjigjen në forma të ndryshme kësaj vale të re të pandemisë. Qeveria holandeze më 12 nëntor njoftoi për izolim të pjesshëm për tri javë, ndërkaq kancelari austriak, Alexander Schallenberg njoftoi se personat e pavaksinuar në dy rajone të shtetit nga 15 nëntori do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye specifike.

Austria është duke përjetuar një prej shpërthimeve më serioze të virusit në Evropën Perëndimore, së bashku me Gjermaninë, që ka raportuar rekord infeksionesh në ditët e fundit.

Christian Drosten, kreu i virologjisë në spitalin Charite të Berlinit, tha se Gjermania duhet që shumë shpejt ta rrisë nivelin e vaksinimit, që aktualisht është 67 për qind. Por, zyrtarët kanë hequr dorë nga vaksinimi i detyrueshëm dhe duan që të shmangin çdo masë izoluese.

Prandaj, Gjermania dëshiron që të rihapë qendra të vaksinimit në mbarë shtetin që njerëzit të mund të marrin doza përforcuese të vaksinimit, ndërkaq Instituti Robert Koch ka lëshuar një thirrje urgjente që “ngjarjet e mëdha të pezullohen kurdo që munden apo të shmangen, dhe që të gjitha kontaktet jothelbësore të ulen”.

Franca së fundmi ka njoftuar se personat mbi 65 vjeç duhet të marrin dozë përforcuese të vaksinës në mënyrë që të mund të marrin pasaportë shëndetësore. Italia po ashtu po zgjeron dhënien e vaksinave përforcuese dhe po bën thirrje që personat që ende nuk janë imunizuar, ta bëjnë një gjë të tillë.

Në Rusi, ku numri i vdekjeve në baza ditore më 12 nëntori tejkaloi shifrën prej 1,200 për të katërtën ditë me radhë, qeveria ka dërguar në parlament dy projektligje që do të detyrojnë qytetarët që të kenë pasaporta shëndetësore në mënyrë që të kenë qasje në restorante dhe transportin publik.

Në Shtetet e Bashkuara, një gjykatë e apelit ka lënën në fuqi vendimin për të pezulluar një urdhër për kompanitë me 100 apo më shumë punëtorë që t’u kërkojnë vaksina apo testime të rregullta kundër COVID-19 punëtorëve të tyre.

Gjykata e Apelit në Nju Orllins të Luizianës, konfirmoi vendimin e saj të mëparshëm, pavarësisht qëndrimit të administratës së presidentit, Joe Biden që një vendim i tillë do të mund të çojë në vdekjen e dhjetëra apo qindra personave.

Pse Evropa u shndërrua në epiqendër të pandemisë?

Në fillim të nëntorit, drejtori për Evropë në Organizatën Botërore e Shëndetësisë, Hans Kluge tha se “sipas projeksioneve, nëse vazhdojmë në këtë trajektore ne do të shohim edhe gjysmë milioni vdekje nga COVID-19 në Evropë dhe Azinë Qendrore deri në fillim të shkurtit të vitit të ardhshëm – 43 shtete të rajonit tonë do të përballen në një pikë, gjatë kësaj periudhe, do të përballen me presion të madh në spitale”.

OBSH-ja thotë se janë dy arsye kryesore pse Evropa, por edhe Azia Qendrore janë në një situatë të vështirë:

Mbulimi i pamjaftueshëm i vaksinimit

Lehtësimi i masave kufizuese shëndetësore dhe sociale

Nivelet e vaksinimit në Evropë kanë rënë muajve të fundit, por ato dallojnë nga shteti në shtet. Për shembull, në Spanjë pothuajse 80 për qind e popullatës është vaksinuar plotësisht, ndërkaq në Rusi, deri në tetor janë vaksinuar vetëm 32 për qind e popullatës.

Mesatarisht, vetëm 47 për qind e popullsisë së Evropës janë vaksinuar plotësisht. Tetë shtete kanë tejkaluar shifrën prej 70 për qind të të vaksinuarve, ndërkaq dy shtete kanë vaksinuar nën 10 për qind të popullatës.

Në shtetet ku vaksinimi është i ulët, numri i shtrimeve në spital është i lartë, siç është rasti i shteteve Baltike, të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe në rajonin e Ballkanit.

Ndërkaq, Portugalia, Malta dhe Irlanda kanë vaksinuar mbi 90 për qind të popullatës

Kriza e emigrantëve/ Policia polake gjen trupin e pajetë të një siriani pranë kufirit me Bjellorusinë


Trupi i pajetë i një të riu sirian u gjet në Poloni pranë kufirit me Bjellorusinë, tha policia polake të shtunën mes tensioneve në rritje ndërkombëtare mbi krizën e emigrantëve, për të cilën Bashkimi Evropian thotë se ishte orkestruar nga Minsku.

Mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme në kushte të ftohta fshihen në pyjet midis Bjellorusisë dhe vendeve anëtare të BE-së Polonia dhe Lituania, të cilat nuk i lejojnë të kalojnë.

Tashmë ka të vdekur dhe frikë për sigurinë e të tjerëve me afrimin e kushteve të dimrit, raporton “The Guardian”.

“Dje, trupi i një të riu sirian u gjet në një pyll afër kufirit pranë Wolka Terechoëska”, njoftoi policia polake në Tëitter. Policia tha se nuk mund të përcaktojë menjëherë shkakun e vdekjes në vendngjarje.

Trupi u gjet në ditët e rritjes së tensioneve ndërkombëtare për krizën e emigrantëve dhe fqinjët e Bjellorusisë paralajmërojnë se situata mund të përshkallëzohet në një konflikt ushtarak. Shqetësim u shpreh edhe nga presidenti amerikan Joe Biden.

Policia kufitare polake tha të shtunën se gjatë natës, ushtarët bjellorusë shkatërruan një pjesë të një gardh të përkohshëm të ngritur nga Polonia për të penguar emigrantët.

“Edvin Kristaq Rama ka shkatërruar arsimin shqiptar”, PD reagon pas premtimeve të kryeministrit për rritje page: Gjatë 8 viteve nuk është bërë asgjë, kanë kthyer mësuesit në patronazhistë!

Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Ramës i cili ditën e sotme prezantoi projekt-buxhetin e vitit 2022 për ministrinë e Arsimit ku premtoi rritje pagash në nivelin 40% për mësuesit në të gjithë Shqipërinë.

Në një postimi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha se Edi Rama gjatë 8 viteve qeverisje kanë shkatërruar arsimin në Shqipëri duke i kthyer sipas saj mësuesit në patronazhistë. Zhupa rendit premtimet e pa mbajtura të qeverisë Rama duke theksuar se gjatë 8 viteve qeverisje pagat për mësuesit janë rritur vetëm 10 mijë lekë të vjetra.

Reagimi i Ina Zupës:
Flasin për arsimin sikur kanë ardhur sot në pushtet ndërkohë në 8 vjet vetëm e kanë shkatërruar atë! Rama është kryeministri me aktet me antikombëtare përsa i përket arsimit.

Kanë kthyer mësuesit në patronazhistë dhe shkollat në shkolla partie ku drejtojnë militantë dhe jo profesionistë.
Nuk kanë mbajtur asnjë premtim, as për tekstet shkollore që janë objekt talljesh në rrjetet sociale. As për trasportin e nxënësve dhe mësuesve që janë objekt i peticioneve dhe ndonjëherë edhe shkak për mos shkollimin e fëmijëve shqiptare. Dhe as për trajtimin psiko-social, as për sigurinë në shkolla që ngjarjet tragjike edhe të fundit e konfirmojnë fare mirë!

Premtimin e rritjes së pagës e ricikluan edhe sot nga goja e kryeministrit. Kur paga është qesharake! Kanë premtuar cdo fillim mandati që do e rrisin me 40% si fjalimi i ish ministres Nikolla ne 12 shtator 2017 dhe e kanë rritur realisht vetëm 10 mijë lek te vjetra në 8 vjet.

Asgjë nuk kanë bërë dhe nuk kanë ndermend të bëjnë për arsimin! Gjithë synimet e shfaqura në buxhetin 2022 janë asgjë më shumë se një operacion copy-paste i premtimeve të pambajtura këtyre 8 viteve të shkuara!

A u vranë 4 turistët në Shqipëri? Flet ambasadori rus: Moska ka hapur hetimet! Ata nuk kanë konsumuar drogë, ka shumë pyetje…

Sergey Burenkov, gruaja e tij, Natalya Burenkova, vajza e çiftit Ekaterina Burenkova dhe partneri i saj Nikita Belousov u gjetën të vdekur në një nga hotelet në zonën e Qerretit të Kavajës rreth një muaj më parë. Dhe vdekja e menjëhershme e tyre shtoi së tepërmi misteret: Ishte një vdekje e zakonshme, apo ndaj tyre kishte pasur ndonjë akt vdekjeprurës?

Fakti që vdiqën të katër njëherësh shtoi më shumë misteret, ndërsa rriti mundësinë e një përplasjeje mes Rusisë dhe Shqipërisë.

Fillimisht u hodhën teza se një nga personat e vdekur ishte punonjës i shërbimit sekret, ndërsa u aludua se vdiqën nga kimikatet e shumta e hedhura në pishinë, apo nga një helmim i mundshëm i ushqimit të katër turistëve rusë që kishin udhëtuar më parë në Maqedoni përpara mbërritjes në Shqipëri.

Ambasadori rus Mikhail Afanasiev në një intervistë për “Zona Zero” në Top News ka folur me këto teoritë që janë hedhur mbi të shkuarën e katër shtetasve rusë. Ndërsa bën të ditur se pala ruse ka nisur hetimet nga ana e saj.

“Më pas, siç e dini, me iniciativën e Policisë së Shtetit, Prokuroria nisi një hetim për veprën penale për “vrasje”, pasi në shumicën e rasteve, kur nuk ka shenja të dukshme të vdekjes natyrore (dhe ky është një rast i tillë), hapet një çështje për “vrasje”. Kjo bëhet si në Shqipëri, ashtu edhe në Rusi.

Pas kësaj, pala shqiptare na njoftoi për kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe mjeko-ligjore si në vendngjarje, ashtu edhe në laboratorë të specializuar duke përdorur mostrat e materialit biologjik, të marra si rezultat kryerjes së autopsisë së trupave. Deri më tani, ne nuk jemi në dijeni të ndonjë rezultati specifik të këtyre kërkimeve”, shprehet ambasadori rus në intervistën e dhënë.

Ai thekson se 4 shtetasit rus nuk kanë konsumuar as lëndë narkotike.

Gazetarja: Zoti ambasador ndalemi pak tek ngjarja e rende e ndodhur pak jave me pare, ajo e vdekjes se 4 turisteve rus në Shqipëri. Në media janë hedhur shume teza mbi Sergei Burenkov dhe të shkuarën e tij. A mund të na saktësoni çfarë profesionesh kishin 4 viktimat?

Mikhail Afanasiev: Së pari, nuk mund të mos shpreh pikëllimin dhe trishtimin tim lidhur me këtë ngjarje tragjike – humbjen e jetëve të katër turistëve rusë në Shqipëri. Është një tragjedi e madhe njerëzore, e cila, për keqardhjen time të thellë, nuk mori një pasqyrim adekuat në media.

Kur përmend median, kam parasysh si median shqiptare, ashtu edhe atë ruse. Humbën jetën katër persona, të së njëjtës familje, të cilët erdhën në Shqipëri me pushime dhe u kthyen në shtëpi në arkivole plumbi. Kur nisi hetimi nga organet ligjzbatuese të Shqipërisë, në shtyp dolën shumë të dhëna, informacione, referime, insinuata për personalitetet e viktimave.

Në veçanti, ka pasur shumë ankesa në adresë të Ambasadës së Federatës Ruse në Shqipëri se ne gjoja fshehim se kush ishin këta persona, me se merreshin, arsyen e ardhjes në Shqipëri. E habitshme, por mediat, më së shumti, i trillojnë vetë historitë, i zhvillojnë ato dhe, më pas, angazhohen të kërkojnë komente mbi insinuatat e tyre. Në fakt, informacionet se kush janë ata, emrat, të dhënat e pasaportës, vendbanimit, adresat dhe profesionet e tyre u janë dhënë që në fillim organeve ligjzbatuese shqiptare në masën që Ambasada dispononte.

Në veçanti, nëse flasim për profesionet konkrete të anëtarëve të familjes: kreu i familjes, Sergei Burenkov, në momentin e ngjarjes tragjike punonte si menaxher (madje, do të thosha i një hallke jo drejtuese) në një prej fabrikave të prodhimit të xhamave pasqyrë në Moskë. Nuk kemi asnjë informacion mbi të kaluarën e tij. Pretendimet se ai i ishte pjesë e shërbimeve speciale apo gjeneral në pension, janë spekulime.

Ne nuk kemi fakte të tilla. Fjalët e përhapura, lidhur me mungesën e faqeve të tij në Facebook apo Instagram, të cilat gjoja dëshmojnë se ai punonte për shërbimet speciale, janë një absurditet i plotë. Njerëzit e moshës së tij, si në Rusi, ashtu edhe në Shqipëri, nuk ka gjasa të jenë përdorues aktivë të rrjeteve sociale Facebook apo Instagram. I tillë është brezi. Ndërkohë, vajza e tij e ndjerë, Ekaterina Burenkova kishte faqe të tilla, në të cilat publikonte shumë fotografi nga jeta e saj personale, jeta e të fejuarit, udhëtimet me prindërit e ndjerë në vende të tjera.

Domethënë, askush nuk i fshihej publicitetit. Thjesht, secili kishte mënyrën e vetë të jetesës. Ekaterina ishte një punonjëse në një prej bankave ruse. Sidoqoftë, ajo gjithashtu nuk kishte ndonjë pozicion drejtues. Nëna e saj, bashkëshortja e zotit Burenkov, dikur kishte punuar si mësuese e gjuhës angleze dhe, me sa dimë, pas daljes në pension jepte mësime private të anglishtes për nxënësit e shkollave.

Anëtari i katërt i kësaj familjeje, i fejuari i Ekaterina Burenkovës, punonte në të njëjtën kompani shtetërore, në të cilën punonte e fejuara e tij, Ekaterina, por në një departament tjetër. Nëse ajo punonte në bankë, ai punonte në sektorin e ndërtimit.

Në përgjithësi, kjo është një kompani shtetërore, e cila merret me zbatimin e programeve shtetërore të ndërtimit të banesave në të gjithë Federatën Ruse. Megjithatë, ai ishte gjithashtu një drejtues i nivelit të mesëm.

Jona Mançellari: Si ka qene bashkepunimi me autoritetet shqiptare per kete hetim? Dyshimet mbi shkaqet e vdekjes?

Mikhail Afanasiev: Që në fillim, kur mësuam për ngjarjen, Ambasada iu drejtua, nëpërmjet Departamentit Konsullor, autoriteteve përkatëse të Shqipërisë me kërkesë për dhënien e informacionit të disponueshëm. Në Ambasadë mbërritën një grup policësh shqiptarë, të cilët na njohën me rrethanat e ngjarjes dhe kërkuan të dhëna personale për viktimat.

Më pas, siç e dini, me iniciativën e Policisë së Shtetit, Prokuroria nisi një hetim për veprën penale për “vrasje”, pasi në shumicën e rasteve, kur nuk ka shenja të dukshme të vdekjes natyrore (dhe ky është një rast i tillë), hapet një çështje për “vrasje”. Kjo bëhet si në Shqipëri, ashtu edhe në Rusi.

Pas kësaj, pala shqiptare na njoftoi për kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe mjeko-ligjore si në vendngjarje, ashtu edhe në laboratorë të specializuar duke përdorur mostrat e materialit biologjik, të marra si rezultat kryerjes së autopsisë së trupave. Deri më tani, ne nuk jemi në dijeni të ndonjë rezultati specifik të këtyre kërkimeve.

Ju e dini që ekziston një koncept i tillë, si fshehtësia e hetimit, i cili lidhet me faktin se rrethanat dhe rastet e një ngjarjeje, apo krimi nuk i zbulohen publikut të gjerë deri në përfundimin e hetimit. Dhe kjo nuk është rastësi, sepse detajet e zbuluara mund t’i japin një krimineli të mundshëm informacion se si dhe ku duhet të mbulojë gjurmët e tij. Ne ende nuk mund të themi se bëhet fjalë për një krim specifik, një vrasje specifike. Përfundime për klasifikimin pa mëdyshje të ngjarjes si një aksident, ende nuk ka.

Ne njoftimin e Ambasades thuhej se do ti nenshtroheshin dhe nje autopsie ne Rusi. A kemi te informacione mbi kete autopsi?

Mikhail Afanasiev: Unë vetëm sa mund të konfirmoj faktin se, pas riatdhesimit të trupave nga Shqipëria, një autopsi e dytë e viktimave u krye në Rusi në kuadrin e procedurës standarde të çështjes penale të hapur në Rusi mbi po ato baza. Pra, nëse kallëzuesi i krimit në Shqipëri ka qenë policia shqiptare, dhe, bazuar në deklaratat e saj, është hapur një çështje penale, në Rusi, duke qenë se bëhet fjalë për shtetas të këtij vendi, familjarët gjithashtu janë drejtuar në polici.

Është hapur një çështje penale bazuar në të njëjtin nen, atë për “vrasje”, e cila mund të rikualifikohet pas përfundimit të hetimeve.

Prokuroria e Përgjithshme e Federatës Ruse po kryen gjithashtu studimin e nevojshëm të rrethanave të çështjes dhe, siç e kuptoj, ende nuk janë publikuar përfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore deri në përfundimin e veprimeve të tjera hetimore.

A mund të guxoj t’u bëj një pyetje, duke qenë se nuk besoni tek një vdekje natyrale e 4 personave. Besoni që është një vrasje dhe pse?

Mikhail Afanasiev: Dua të sqaroj se hetimi duhet të marrë parasysh të gjitha versionet e asaj që ndodhi. Është hapur një çështje penale për “vrasje”. Ka shumë pyetje: nga njëra anë, pse katër persona vdiqën në të njëjtën kohë. Nga ana tjetër, nuk u konstatuan gjurmë dhune, siç e kuptoj unë, edhe pas ekzaminimit të trupit të viktimave.

Lulzim Basha i ka vjedhur Facebook-un? Albana Vokshi “shpërthen” me akuza: Ke bërë vepër penale, na preve në besë. Rikthe urgjentisht faqen e LDGSH


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një tjetër veprim që ka shkaktuar polemika brenda selisë blu.

Drejtuesja e LDG, Albana Vokshi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan se Basha i ka prerë në besë dhe u ka “grabitur” faqen zyrtare të Facebook Lëvizjes Demokratike të Gruas.

Ajo shkruan se i është hequr aksesi për administrimin e faqes, ku dhe i ka bërë thirrje kreut të PD që të urdhërojë urgjentisht rikthimin e aksesit të faqes së LDGSH e të ndalë sulmet në dinjitetin e mijëra grave demokrate dhe ndërhyrjet brutale në veprimtarinë e LDG-së. Vokshi thekson se ato distancohen nga propaganda e Bashës, ndaj kërkojnë të drejtën e tyre për akses në faqe.

Reagimi i Albana Vokshi:
Uzurpim dhe prerje në besë –
Lulzim Basha grabit faqen në Facebook të LDGSH
Kohë më parë i kisha dhënë personit përgjegjës për Organizimin Dixhital të Partisë akses si administrator në faqen zyrtare të Facebook të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, me qëllim që të postonte direkt veprimtaritë e rëndësishme të PD-së.

Por, disa ditë më parë, faqa e LDGSH u “grabit” duke hequr nga administratore e çdo lloj aksesi gratë, përfshi dhe mua, që administronim faqen. Ky është një veprim i paligjshëm, tinzar prej besëpreri, duke shfrytëzuar mirëmbesimin që ju kishim dhënë për akses në faqen e LDGSH.
Tani që e kanë kanë grabitur atë, postojnë propagandën e Lulzim Bashës. Shtiren si gra, dhe ofrojnë në emër të LDGSH edhe sulmet që lidershipi aktual I bën forumit të gruas dhe gjithë anëtatarëve të partisë.
Ata që kanë ekzekutuar urdhërin e Lulzim Bashës, duhet ta dinin se grabitja e faqes së LDGSH, uzurpimi dhe përdorimi pa leje I logos dhe simboleve të LDGSH përbën vepër penale.

Cdokush e ka të qartë që urdhëruesi është Lulzim Basha, i cili po tenton të grabisë çdo pushtet të partisë, duke e kthyer atë në pronë private. I vetmuar në zyrën e tij, Zotit Basha ju dashka edhe faqja në Facebook e LDG-së për “të komunikuar” me gratë dhe demokratët që nuk mund t’i takojë dot.
I kërkoj z. Basha të urdhërojë urgjentisht rikthimin e aksesit të faqes së LDGSH e të ndalë sulmet në dinjitetin e mijëra grave demokrate dhe ndërhyrjet brutale në veprimtarinë e LDG-së.

LDGSH, si organizatë partnere e PD, distancohet nga propaganda e lidershipit të PD, e do vijojë veprimtarinë e saj në promovimin dhe përhapjen e vlerave themelore të një shoqërie bazuar mbi mbrojtjen e gruas dhe nga dhunimi e degradimi moral, si dhe evindetimin dhe propagandimin e vlerave tradicionale morale të familjes dhe gruas shqiptare.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...