2021-11-25

Fatos Klosi i ndjekur nga hija e Ahmet Krasniqit! Kur do të dal para gjykatës speciale!?

 NGA: IDRIZ MORINA 



Foto ilustrim: Fatos Klosi dhe Ahmet Krasniqi

Ahmet Krasniqi u vra në Shqipëri, por në një situatë ku shteti ishte i përfshirë plotësisht.

Koloneli edhe më parë kishte pësuar sulme, por i kishte kaluar pa rrezik.

Bastisjet

Dy ditë para ekzekutimit do t’i bastisej zyra dhe i gjithë objekti ku sapo ishte vendosur, në rrugën e Dibrës, tek Drejtoria Informimit e Ministrisë së Mbrojtjes. Bashkë me materialet që ia morën, policia arrestoi një pjesë të konsiderueshme të stafit, thuaja të gjithë. Edhe pse nuk u gjet asnjë lloj armatimi me rëndësi, përveç një revole dhe një granate dore, që gjendeshin në zyrën e vetë Ministrit, të arrestuarit u mbajtën edhe 48 orë në arrest.

Përveç që i kishin keqtrajtuar ata e kishin bërë të qartë qëndrimin armiqësor ndaj ministrit Ahmet Krasniqi.

Gjatë kohës sa qe zhvilluar kjo ngjarje, Ahmet Krasniqi për katër ditë i inspektoi trupat në veri, duke kërkuar angazhim më të madh, dhe që të bëheshin gati për një hyrje masive në Kosovë, siç kishte paralajmëruar koloneli, më së largu në muajin tetor.

Edhe gjatë kthimit nga inspektimi i trupave eskorta e automjeteve me të cilat po udhëtonte u ndal për kontroll. Në veturë kishin gjetur një revole, dhe me këtë donin ta arrestonin ministrin. Në një situatë të nderë, mezi ishte arritur, që ministri të mos ndalohej.

Por, mbetet esenciale të sqarohet se pse ministrit iu ndërrua vendbanimi, nga atje ku ishte afër rrugës së Elbasanit, dhe kishte edhe ndriçim, por ai u zhvendos në një rrugë çore, pa drita. Kjo ka të bëjë me njerëzit që mund të kenë bashkëpunuar në komplot.

Ahmet Krasniqi, u vra ndërsa po kthehej nga një darkë me ushtarakët, të cilën e kishte porositur edhe për nder të Tahir Zemajt, betejës së fituar në Logjë, gjatë verës së vitit 1998.

Versioni i vrasjes dhe akuzave është i ndryshëm, por asnjëherë nuk është përjashtuar nga kjo, Fatos Klosi, ish shefi i SHIK-ut.

“Fatos Klosi është ekzekutori i tij”

Më decidivi në akuza ndaj Klosit, është ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili në paraqitje televizive ka thënë se koloneli Ahmet Krasniqi u vra pabesisht nga shteti i Shqipërisë. Sipas tij vrasësit e Krasniqit dihen. “Fatos Klosi është ekzekutori i tij. Dihet me emër dhe mbiemër kush janë dy oficerët e SHIK-ut që ishin prezentë”, ka thënë Berisha.

Edhe Berisha për argumentim përdorë faktin, që zyrat e ministrit u bastisën, dhe rojës së tij nuk iu lejuan armë.

Sipas Berishës para se të vritej Ahmet Krasniqi u çarmatos e më pas u ekzekutua në prezencë të dy zyrtarëve të Shërbimit Informativ të Kosovës.

Një indikacion për një vepër kriminale të Fatos Klosit, del edhe një raportim i bërë në kohë lufte, kur ishte vrarë një ushtar vullnetarë, që stërvitej në veri. Sipas raportimit të mediave të kohës, bëhej fjalë për një të ri kumanovar, me mbiemrin Gashi. Trupi i tij ishte zhdukur nga spitali, ndërsa reparti ku kishte ndodhur rasti në Mollëz të Burelit, ishte vizituar nga Fatos Klosi dhe nga Jakup Krasniqi.

Pjesë e fshehjes së këtij krimi përmendet ish shefi i SHISH-it Fatos Klosi, dhe zëdhënësi i Shtabit të UÇK-së, që drejtohej nga drejtori politik Hashim Thaçi.

Përkundër disa raportimeve se ai do të intervistohet nga gjykata speciale për vrasjet politike, ende nuk ka asnjë konfirmim, nëse ai është intervistuar apo se mund të arrestohet!





Kreu i ri i Interpol, gjenerali i Emirateve të Bashkuara i akuzuar për tortura, u mbështet nga politikanë të lartë britanikë

 


Një gjeneral i Emirateve të Bashkuara Arabe i akuzuar për tortura ndaj qytetarëve perëndimore, është zgjedhur sot në krye të agjencisë botërore të policisë. Britanikja Daily Mail shkruan se megjithë akuzat, fituesi kishte mbeshtetje nga figura te larta te politikes britanike.

Major Gjeneral Ahmed Naser al-Raisi, inspektor i përgjithshëm i ministrisë së brendshme të Emirateve u zgjodh sot në krye të agjencisë me një mandat katër-vjeçar në asemblenë e përvitshme të Interpol në Stamboll.

Daily Mail shkruan se deputeti Alistair Burt dhe baronesha Ashton kanë pajtuar grupe lobimi per te promovuar ngritjen e Al Raisi.

Ish ministri britanik i mbrojtjes, konservatori Michael Fallon, dhe ish-deputeti Sir Richard Ottoway gjithashtu lobonin për Al Raisi.

Zgjedhja e tij vjen megjithë akuzat nga grupet e të drejtave të njeriut për përfshirje në torturë, pengmarrje dhe burgosje arbitrare në Emiratet e Bashkuara.

Akademiku britanik Matthew Hedges, thotë se është burgosur dhe torturuar nga maji deri në nëntor 2018 në Emiratet e Bashkuara pas arrestimit për akuza të rreme spiunazhi gjatë një udhëtimi akademik.

Akuzat e tij mbështeten nga britaniku tjetër Ali Issa Ahmad, 28 vjeç, tifoz futbolli i arrestuar atje në 2019 sepse mbante veshur një bluzë me ngjyrat e kombëtares së Katarit, vendi fqinj rival politik i Emirateve.

Ahmad, thotë se gjatë marrjeve në pyetje është torturuar me rrymë elektrike, është djegur dhe goditur me thikë.

Al-Raisi akuzohet për torturë në pesë vende të ndryshme përfshi dhe Francën ku Interpol ka selinë e tyre kryesore.

Vendimi duket se vjen pas financimeve të mëdha nga Emiratet e Bashkuara për selinë e Lyon, dhe akuzave ndaj Abu Dhabi për abuzim të sistemit të Interpol me sinjalizimet për të dyshuarit për persekutim të disidentëve.

Raisi u zgjodh pas tre raundesh votimi në të cilat mori 68.9 përqind të votave nga vendet anëtare, tha Interpol në deklaratë.

Votimi për presidentin po ndiqej veçanërisht nga afër, që kur presidenti i parë kinez i agjencisë Meng Hongwei, u zhduk në mes të mandatit të tij gjatë një udhëtimi në Kinë në 2018.

I vetmi kandidat që konkuronte kundër Al-Raisi  ishte ish-kreu cek i inteligjencës Sarka Havrankova, i cili kishte publikuar më parë akuzat ndaj rivalit.

Tre parlamentarë evropianë kishin dërguar një letër ankese ne KE kundër kandidaturës së fituesit, ku mes te tjerave thuhej: “Zgjedhja e Gjeneral Al-Raisi minon misionin dhe reputacionin e Interpol për realizimin e misioneve të saj”

1/5
Ceremonia e hapjes së asemblesë së përgjithshme të Interpol u përfshi nga kontestimet teksa kandidati për kreun e organit të lartë të zbulimit, akuzohet për tortura.

Përpara largimit, Fifi i lë banorëve porositë e fundit

 

Pak minuta përpara largimit Fifi e përlotur ka lënë për banorët porositë e fundit

Ajo i ka kërkuar atyre të mos konfliktohen me njëri-tjetrin dhe të tregojnë më të mirën e tyre.

‘’Ju lutem ta shijoni këtë eksperiencë dhe të mos debatoni. Tregoni që jeni artista’’,- tha ajo.

Për njeriun më të afërt brenda shtëpisë, Sabianin ajo uroi që ta prekë finale.

‘’Dua të bësh lojën që nuk bëra dot unë. Tregoji njerëzve që je burri i besës, që je me zemër të madhe dhe që je zemërmirë’’,- tha ajo.

Përkundrazi, Antonelës i la një porosi të një tjetë lloji: Ngacmoji pak banorët.

Kujtojmë se këngëtarja la shtëpinë për shkak të një gjendjeje emocionale të rënduar.

Ilirit, me të cilin ka kaluar shumë kohë por ka pasur edhe disa debate i tha vetë një fjalë: Qetësohu!

Përpara largimit, Fifi i dhuron banorëve sendet e saj personale


Pak minuta përpara largimit Fifi ka vendosur të dhurojë disa nga sendet e saj personale.Si një mënyrë e mirë për të kujtuar këtë eksperiencë, Fifi ka dhuruar produkte apo vehsje për secilin prej banorëve.

Kjo gjë fillimisht u kundërshtua nga banorët por disa minuta më pas ato e pranuan këtë gjest me përlotje dhe nostalgji.

Pas largimit të Fifit, në shtëpi kaploi heshtja dhe mërzitia.

Ata janë përpjekur të ngushëllojnë njëri-tjetrin për këtë ngjarje të papritur.

Knëgëtarja gjithashtu i tregoi banorëve dhe vendin ‘’sekret’’ ku ajo kishte fshehur cigaret.

Përpara largimit, Fifi i lë banorëve porositë e fundit

 


Pak minuta përpara largimit Fifi e përlotur ka lënë për banorët porositë e fundit.

 

Ajo i ka kërkuar atyre të mos konfliktohen me njëri-tjetrin dhe të tregojnë më të mirën e tyre.

‘’Ju lutem ta shijoni këtë eksperiencë dhe të mos debatoni. Tregoni që jeni artista’’,- tha ajo.

Për njeriun më të afërt brenda shtëpisë, Sabianin ajo uroi që ta prekë finale.

‘’Dua të bësh lojën që nuk bëra dot unë. Tregoji njerëzve që je burri i besës, që je me zemër të madhe dhe që je zemërmirë’’,- tha ajo.

Përkundrazi, Antonelës i la një porosi të një tjetë lloji: Ngacmoji pak banorët.

Kujtojmë se këngëtarja la shtëpinë për shkak të një gjendjeje emocionale të rënduar.

Ilirit, me të cilin ka kaluar shumë kohë por ka pasur edhe disa debate i tha vetë një fjalë: Qetësohu!

 

Përqafime dhe lot, kush e priti Fifin jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”?

Fifi u largua këtë të enjte përfundimisht nga shtëpia më e famshme në shtëpi, pasi rrëfeu se nuk ndihet mirë dhe ka nevojë të përqendrohet dhe vetja dhe shëndeti i saj.

Dua t’ju informoj se unë duhet të lë sot shtëpinë. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë dhe për këtë duhet të merrem pak me veten. Duhet të kujdesem për veten dhe nuk mund të vazhdoj më. Nuk po marr dot frymë këtu brenda”, tha këngëtarja.

Banorët u përshëndetën mes lotësh, ndërsa këngëtarja u tha me humor se “jam banore shumë e fortë, ta dini që po jua bëj lojën më të lehtë meqë po iki”.

Sapo mësuan për vendimin, miqtë më të ngushtë erdhën për ta pritur jashtë shtëpi. Ardit Çuni i dha një përqafim të ngrohtë dhe sqaroi se pavarësisht çdo gjëje që ka ndodhur në shtëpi, mbeten miq, pasi “respekti për njëri-tjetrin është kryesori”.

Edhe ish-konkurrentja Paloma takoi artisten, ndërsa u shpreh se vendimi për t’u larguar ishte i duhuri për të.

Argjira dhe Graciano, moderatorët e “E Diell” mezi pritën të përqafoheshin me mikeshën e tyre e Fifi të ndante me ta ndjesitë e para jashtë shtëpisë.

1/30

Përpara largimit, Fifi i lë banorëve porositë e fundit

 

Pas incidentit të ndodhur gjatë spektaklit live të ‘Big Brother Vip’, kur Fifit i ra të fikët, pas një debati mes saj dhe opinionistes Balina, këngëtarja ka vendosur t’i shkruajë vetes një letër.

Këtë letër e shkruan teksa qëndron në privatësi, larg banorëve të tjerë dhe merr kohën që i nevojitet për të shkruajtur mendimet e saj.

Letra

E dashur Fifi,

Si je?

Uroj të të gjejë mirë kjo letër.

Kam diçka shumë të rëndësishme për të thënë.

A ke mendu ndonjëherë të bëhesh njeri pak më i ftohtë?

A ke mendu ndonjëherë të mos i marrësh gjërat aq përzemër?

A ke mendu ndonjëherë me e kuptu që jo çdokush do bëhet njish me atë që ti percepton?

A ke mendu ndonjëherë që nuk është e domosdoshme t’u pëlqesh të gjithëve?

A ke mendu ndonjëherë ta vlerësosh veten më shumë për atë që je ti, jo për atë çfarë duan të tjerët që ti të jesh?

A ke mendu ndonjëherë që jo të gjithë do të të respektojnë?

PSE I BËN DËM VETES?

A ke mendu ndonjëherë që duhet të strukësh mendimet dhe të fillosh mos të përkujdesesh për të tjerët më shumë se për veten?

Jo çdo kush do të të kuptoj.

Jo çdo kush do ta marrë mendimin për bazë.

Jo çdo kush do të të dojë.

Pak minuta përpara largimit Fifi e përlotur ka lënë për banorët porositë e fundit.

‘’Ju lutem ta shijoni këtë eksperiencë dhe të mos debatoni. Tregoni që jeni artista’’,- tha ajo.

Për njeriun më të afërt brenda shtëpisë, Sabianin ajo uroi që ta prekë finale.

‘’Dua të bësh lojën që nuk bëra dot unë. Tregoji njerëzve që je burri i besës, që je me zemër të madhe dhe që je zemërmirë’’,- tha ajo.

Përkundrazi, Antonelës i la një porosi të një tjetë lloji: Ngacmoji pak banorët.

Kujtojmë se këngëtarja la shtëpinë për shkak të një gjendjeje emocionale të rënduar.

Ilirit, me të cilin ka kaluar shumë kohë por ka pasur edhe disa debate i tha vetë një fjalë: Qetësohu!

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...