Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/12/09

Kodi i krijimtarisë së gazetarit Bajram Kabashi

 


Akademik  Prof.dr. Eshref Ymeri


 

       Gazetari i shquar kosovar, Bajram Kabashi, me banim në Norvegji që prej prillit të vitit 1999, para do kohësh më dërgoi me internet librin me titull “Rilindja, përkushtim dhe trishtim”. Është një libër befasues për të vërtetat tragjike që ai shpalos në faqet e tij. Për këtë libër ai shkruan:

          “… është testamenti im për jetën e hidhur e krenare, të kaluar në profesionin e gazetarisë nga koha e pushtimit serb. A janë ftohur këto plagë pas afro dy dekadash në liri? Mjekja, poetja e figura e njohur publike, Flora Brovina, do të thoshte “Plagët dhembin kur ftohen””.

          Më la një vragë të thellë në shpirt fjala e fundit e titullit të librit - trishtim, e cila, në këndvështrimin tim, do të thotë zhgënjim.     

Zhgënjimi i gazetarit Bajram Kabashi është një ndjenjë pakënaqësie që i ka lindur për shkak të mosrealizimit të shpresave ose ëndrrave, të pritjeve të mbetura larg, përtej një horizonti që nuk është arritur kurrë, të mospërputhjeve të përfytyrimeve të punës që i ishte përkushtuar me mish e me shpirt me kodin e krijimtarisë së tij, duke pasur si busull orientuese ndershmërinë shembullore profesionale për të zbuluar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Prandaj ai shkruan:

“Intelektuali i vërtetë kurrë nuk pranon mendime të

“gatshme” për tjetrin.., mendimin e duhur për këdo e krijon vetë, duke e respektuar tjetrin, jetën dhe dinjitetin e

tij… Betimi im profesional është i shenjtë dhe i shtrenjtë dhe prej tij as nuk jam shmangur dhe as që jam ligështuar  ndonjëherë duke e zbatuar, pra, për asnjë çast deri në këto momente. Kam qenë pothuaj gjithë kohën “i vetmuar” në rrugën time profesionale, i tradhëtuar madje edhe nga ai që nuk e prisja, ta zëmë, “shoku im më i ngushtë””.

          Ku e ka burimin zhgënjimi i gazetarit në përgjithësi? Në këndvështrimin tim, ekzistojnë disa burime të tilla.

Së pari,  në praktikën e jetës profesionale qëllon që gazetarët t’i vlerësojnë edhe si gënjeshtarë, si servilë të shitur, si njerëz të pasigurt, të cilëve nuk iu besojnë. Kjo mund të sjellë si pasojë edhe mungesën e dëshirës së të intervistuarve për të dhënë informacion, duke filluar nga bishtnimi me marifet deri te refuzimi kategorik, edhe qëndrimin negativ ndaj gazetarëve dhe ndaj mjeteve të informimit masiv që gazetari përfaqëson, edhe moslejimin e tij për të marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme.

Së dyti, gazetari, shumë më shpesh se përfaqësuesit e profesioneve të tjera, përplaset me disa  realitete të pista të jetës shoqërore, me egërsinë e tyre, me padrejtësinë, çka ngjall në shpirtin e tij ndjenja pakënaqësie, dhembje dhe dëshpërim, ndërkohë që atij, si përfaqësues i “pushtetit të katërt”, s’i krijohet mundësia t’i vijë në ndihmë një njeriu konkret që ka një shqetësim që e mundon, apo për të zbuluar një të vërtetë ulëritëse.

          Së treti, gjatë ushtrimit të profesionit të vet, gazetarit i krijojnë vështirësi të tilla, të cilat sjellin si pasojë pamundësinë për të siguruar një jetesë dinjitoze.

          Së katërti, përveç talentit dhe meritave për një karrierë të suksesshme, në praktikën  profesionale janë të domosdoshme edhe disa tipare jo fort ideale, por ama tepër jetësore, si aftësia për të qenë “i afërt” me instancat e larta, në mënyrë që, kur është e domosdoshme, të ushtrohet një presion i gjithanshëm ndaj, fjala vjen, një burimi “kryeneç” për marrjen e një informacioni të domosdoshëm.



Bajram Kabashi 



          Së pesti, siç dihet, konkurrenca jo gjithmonë është e ndershme, si në mjetet e informimit masiv, ashtu edhe në radhët e gazetarëve.

          Në krijimtarinë gazetareske të Bajram Kabashit bie në sy menjëherë pozicioni që ai ka zënë në raport me realitetin dhe me qytetarin  e thjeshtë, sistemi i vlerave që ai mbron. Mjetet e informimit masiv, si instrument i ndikimit mbi opinionin publik, mund ta nxisin këtë të fundit të pranojë versionin që gazetari jep për realitetin e përditshëm. Por ai, si gazetar tashmë veteran i gazetës “Rilindja”, ka pasë vënë re se gazeta në fjalë jo thjesht informonte opinionin  publik për ngjarjet e ditës, por edhe e formësonte “realitetin” përmes përzgjedhjes, theksimit dhe interpretimit të atyre ngjarjeve, çka rezultonte se auditorit i imponohej një realitet i caktuar. Kjo sillte si pasojë që ngjarjet reale, shpesh herë, të mbeteshin në prapaskenë ose të përshkruheshin midis rreshtave. Pra, hidhej dritë mbi ngjarjet, por lihej mënjanë nënteksti, thelbi i tyre.

      Dihet që informacioni në gazetari është si puna e mallit në treg, i cili mund ta interesojë publikun, kurse gazetari shërben si subjekt i atij tregu të mjeteve të punës, për të cilat ka kërkesë. Në këtë mes lind konkurrenca që luan rolin e stimulit. Por problemi është se për çfarë konkurrence bëhet fjalë? Është fjala për konkurrencë të ndershme, kur gazetarit i rritet paga, duke punuar më mirë se të tjerët, apo për konkurrencë të pandershmë, kur ai arrin poste të larta dhe merr një pagë të mirë, pa bërë kurrfarë pëpjekjesh në ushtrimin e profesionit të vet?

Gazetari Bajram Kabashi pati vënë re se gjatë punës, ai, megjithëse gazetar mjaft i talentuar, nuk gëzonte gjithmonë respektin e duhur nga ana e drejtuesve të gazetës dhe të disa kolegëve që nuk ishin të paktë në numër. Nga ana tjetër, ai ka pasur parasysh se pasqyrimi krejtësisht i plotë i ngjarjeve, sidomos i atyre me ngjyresë emocionale negative, në radhët e opinionit publik ngjall një reagim të caktuar ndaj pozicionimit të gazetës. Por ai ka qenë i bindur thellësisht se ndjenja e përgjegjësisë, pozicioni shoqëror i gazetarit, në përputhje të plotë me kodin e profesional, shtronte gjithmonë para tij alternativën: të mbronte me vendosmëri vetëm të vërtetën dhe t’ia përcillte me hollësi, tërësisht, opinionit publik. Sepse për të ishte i papranueshëm parashtrimi i fakteve me mosinteresim, me moskokëçarje. Por, fatkeqësisht, siç dëshmon ai, “përveç gazetarëve të zgjuar e fisnikë që flijuan edhe jetën në luftën e tyre për lirinë dhe bashkimin e Shqipërisë, siç ishte dëshmori i kombit Jusuf Gërvalla, në Rilindje u injektuan edhe gjithfarë dobiçësh, spiunësh dhe karrieristësh nga lloji më i lig. Këta të fundit, qoftë nëpërmjet shërbimit të verbër ndaj pushtetit jugosllav, qoftë nëpërmjet rrugëve të dyta nepotiste e karrieriste, arritën të zënë poste me rëndësi në hierarkinë e gazetës”.





          Këto pohime me domethënie kuptimplote aforistike, janë thellësisht dëshpëruese.

          Bajram Kabashi e filloi punën në gazetën “Rilindja” në vitin 1982 dhe e vazhdoi deri më 01 prill 1999, kur e mbylli serboshovinizmi i kriminelit Millosheviç. Pasqyrimi që ai i ka bërë jetës kosovare gjatë 17 vjetëve në atë gazetë, shërben si një enciklopedi e vërtetë për njohjen e saj sa më afër nga ana e lexuesve. Nga sa shtjellon autori, del në pah më së miri se udbashizmi kishte hyrë thellë në poret e jetës kosovare dhe rrjeti i mercenarëve në shërbim të tij nuk ishte i vogël. Prandaj jetën e ka pasur të rrezikuar me kurthe të organizuara për rrëmbin e tij. Familja e tij ka qenë objekt përndjekjesh të egra nga udbashët e instaluar gjithandej në Kosovë. Babain e tij, atdhetarin trim Hysen Kabashi, sepse mbrojti me ngulm një familje që rrezikohej ta internonin në Srem të Vojvodinës, udbashët e torturuan rëndë, çka solli si pasojë vdekjen e tij në moshën 50-vjeçare. Vëllain e tij, Sali Kabashi, gazetar i talentuar dhe trim, e rrahën deri në zgrip të vdekjes.

Mjaft të dhimbshme janë faqet e librit, në të cilat autori përshkruan largimin biblik nga ana e kriminelëve serbë të banorëve të Prishtinës, të rrasur me dhunë nëpër trena me drejtim Bllacën e Maqedonisë, ku njerëzit, nën qiellin e hapur, kaluan ditë të tëra në gjendje mjerimi, por mbijetuan në saje të ndihmës së vëllezërve shqiptarë në atë shtet. Me këtë rast, ai përmend hakërrimin e një polic-banditi serb, i cili e pati kërcënuar:

“Kuptoje mirë ti..., kur të bëhen dy javë, nuk do të ketë më shqiptarë në këtë vend”.

Pra, serbosllavizmi shovinist po vinte në jetë platformat e shpopullimit të Kosovës, të hartuara nga kriminelët shovinistë Ivo Andriç dhe  Vasa Çubrilloviç në fundvitet ’30 të shekullit që lamë pas.




Bajram Kabashi, në rolin e gazetarit, pati shkuar në Shqipëri në shtator të vitit 1996. Aty ai pa me sytë e vetë se ku ishte katandisur Shqipëria, pa “mjerimin dhe poshtërimin e një populli nga udhëheqja e po atij populli!”. Prandaj ai deklaron: “Zoti ua kishte dhënë të gjitha - dhe njeriu ua kishte marrë”. Dhe vazhdon:

“Kur u hap perdja e hekurt dhe e zbuloi pamjen e tmerrit, ne mbetëm të shtangur nga zhgënjimi i madh, meqenëse shumica prej nesh, megjithatë, Shqipërinë e kishte menduar ndryshe, më të fortë dhe më të përparuar. Do të thotë se mjerimi, poshtërimi, përgjakja dhe vrasja e njerëzve të atij populli, nuk kishin ndodhur si pasojë e një pushtimi të jashtëm, siç i kishte ndodhur Kosovës, por, fatkeqësisht, si pasojë e pushtimit të brendshëm, apo vetëpushtimit!.. Varfëria e madhe në vend e kishte ulur aq poshtë dinjitetin kombëtar e shtetëror…” (Të njëjtën gjë thotë Profesori i nderuar Vedat Kokona, i cili, në librin me kujtime “Në tisin e kohës”, shkruan: “Pushtimi i shqiptarëve nga shqiptarët ka qenë më i rëndë se pushtimi i huaj”).

Këto fjalë të dhimbshme të këtij gazetari të rrallë në zbulimin  e së vërtetës për Shqipërinë, më sollën në kujtesë diçka. Ishte 23 qershori i vitit 1999, kur, për herë të parë, shkova në Kosovë për të shoqëruar në rolin e përkthyesit një grup gazëtarësh ukrainas, të cilët, me sponsorizimin e Zyrës së Shtypit të NATO-s, kishin ardhur në Prishtinë për përgatitjen e disa reportazheve në mbarim të luftës. Pas përfundimit të shërbimit, në orën 08:00 të mbrëmjes  së 30 qershorit, hipa në autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë. Autobusi qe mbushur me emigrantë kosovarë, të cilët udhëtonin për herë të parë në atë linjë, për të shkuar në Durrës dhe për t’u nisur me traget drejt vendeve evropiane. Kishte kaluar ora 01:00 e natës kur arritëm në Fushë Arrëz. Atje qëndruam për të ngrënë diçka në një lokal nate. Kur dolën nga autobusi, kosovarët mbetën të befasuar me pamjet e mjedisit përreth, çka dëshmonte se Shqipëria qenkej katandisur në një mjerim të papërfytyrueshëm. Dikush nga kosovarët m’u drejtua me habi:

“Ore zotëri, po ne kemi menduar se Shqipëria është krejt ndryshe, është vend i përparuar, por ky mjedis po na kall lemerinë”.

Mbresa të thella të lënë faqet e librit, ku autori bën fjalë për Kishën tonë ortodokse, veprën e shquar  të Fan Nolit dhe të mbretit Ahmet Zogu për pavarësimin e saj, por, për shkak të tradhtisë së klasës politike të Tiranës, ajo ra në duart e Janullatosit, emisarit të shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë. Për herë të parë u njoha me qëndrimin e një gazetari me dinjitet të lartë kombëtar në mbrojtje të Kishës sonë fanoliane, për pushtimin e së cilës nga Janullatosi dhe pasojat e rënda të atij pushtimi, qenë botuar dikur me dhjetra e dhjetra analiza vetëm në gazetën “Rimëkëmbja” që drejtonte diplomati i njohur Abdi Baleta. Për fat të keq dhe për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, presidenti Ilir Meta, në rolin e mercenarit në shërbim të Athinës, Janullatosit i dha shtetësinë shqiptare, duke ia shitur përfundimisht Kishën tonë ortodokse shovinizmit grekokaragjoz me një dekret të posaçëm të datës 24 dhjetor 2017 dhe duke i bërë realitet fjalët e historianit shovinist grek





“Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX” (Citohet sipas deklaratës së zotit Petrit Bidoshi, Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë, në emisionin “Shqip” të zonjës Rudina Xhunga në kanalin TV “Top Channel” të datës 04 dhjetor 2004. Citatin e mësipërm  zoti Bidoshi e kishte nxjerrë nga libri me titull “Grekët dhe ballkanasit e rinj” të historianit të lartpërmendur).





Megjithëse gazetari kishte ardhur në atdheun amë, prapëseprapë nuk i shpëtoi dot provokimit të një agjenti të Beogradit, i cili, me sa duket, e përgjonte ngado që shkonte dhe në një lokal të Tiranës u shpreh me shpoti, pa iu drejtuar drejtpërdrejt:

 “Ja si është bërë si me qenë komandant i NATO-s. Me çantë të zezë e kokën lart! Kujtojnë se kanë çfarë t’i bëjnë Serbisë... Amerika dhe askush tjetër s’ka çka t’i bëjë Serbisë, se Serbia është e fortë...”.

Jo vetëm kaq, një tjetër provokator i fëlliqur dhe agjent i UDB-së e pati goditur deri në gjakosje dhe ashtu, i përgjakur, pati shkuar në shtëpinë e Abdi Baletës.





Nga sa pati parë dhe pati vëzhguar edhe gjatë dy vizitave të tjera në Shqipëri në mars dhe në qershor të vitit 1999, Bajram Kabashi, si një gazetar mendjehollë, vjen në këtë përfundim shumë të drejtë:

“Shqipëria mund dhe duhet kritikuar, por nuk duhet harruar se ajo nuk ka mundësi të dalë nga lëkura e vet për shkak të problemeve të trashëguara nga lufta civile e shkaktuar qyshkur. Enver Hoxha e kishte pushtuar me dhunë pushtetin në fund të viteve të ’40 të shekullit njëzet”.

Artikujt e tij me të dhëna nga Shqipëria lexoheshin me shumë ëndje në Kosovë. Por, çuditërisht, në intervistat me Abdi Baletën, Bajramit nuk ia shënonin emrin ata të gazetës Rilindja. Atij i kishin lënë ca mbresa të thella, deri në befasi, disa fjalë që Abdi Baleta ia kishte thënë gjatë një interviste:

          “Megjithëse ju kosovarët e keni serbin mbi krye, nganjëherë duhet ta ktheni shikimin nga Jugu i Shqipërisë që na e kërcënon greku!”.

          Si kosovar, i cili e ka pasë konsideruar Shqipërinë si një mbështetje të fuqishme për Kosovën, e kishte të vështirë ta përfytyronte që ajo të ishte katandisur deri në atë gjendje, saqë jugu i saj të kërcënohej nga grekoshovinizmi.

          Si një gazetar me vetëdije të lartë kombëtare, Bajram Kabashit i ka pasë bërë shumë përshtypje servilmercenarizmi i disa kolegëve të Tiranës, të shndërruar në argatë të pështirë të politikës neokomuniste të partisë soicialiste. Pas kundërrevolucionit të vitit 1997, ata servilmercenarë, si Ben Blushi, Frrok Çupi e Vladimir Prela, u shpërblyen me poste të larta në hierarkinë qeverisëse të asaj partie.





Me shumë dëshpërim në shpirt lexova faqet e librit, ku autori bën fjalë për vrasjet në Kosova gjatë dhe pas luftës. Ato vrasje janë një njollë e zezë jo vetëm në historinë e Kosovës, por edhe në historinë e mbarë kombit shqiptar. Me trishtim të thellë në zemër ai flet për vrasjet e kolegëve të vet gazetarë, si Ali Ukaj, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku. Në gazetën “Bota Sot”, në njërin nga numrat e saj të dhjetorit të vitit 1999, gazetari Bajram Kabashi kishte lexuar një artikull të Mero Bazes, në të cilin theksonte se zëdhënësin e parë publik të UÇK-së, Ali Ukajn, e kishte vrarë Hashim Thaçi. Një muaj më parë, Mero Bazes, këtij njeriu të njohur mirë në varganin e gazetarëve kryeservilë të pështirë të politikës së Tiranës, të cilët lëpijnë herë sahanët e PS-së, herë sahanët e PD-së, gazetari me dinjitet të lartë profesional Bajram Kabashi, ia ka nxjerrë bojën paq në analizën me titull“Mero Baze, “gjenerali i SHIK-ut të Partisë Demokratike”, vazhdon t’i dalë në mbrojtje Hashim Thaçit e ta sulmojë Albin Kurtin!”, të botuar në portalin “Drini”. 08 nëntor 2021. Në atë analizë ai bën fjalë për vizitën e Mero Bazes në qelinë e Hashim Thaçit në Hagë më 05 nëntor 2021, vizitë që u pasua me botimin e artikullit me titull Gjyqi i pafilluar ndaj Hashimit dhe gjyqi i mbaruar ndaj Albinit”, ribotuar po në të njëjtën datë në portalin e përmendur më lart. Bajram Kabashi, në atë analizë, shkruan:

“… për Mero Bazen, nëse gjykojmë bazuar në shkrimet e tij, personazhi më negativ ishte Hashim Thaçi, si dhe të tjerë “të luftës” që synonin t’ua merrnin “pushtetin” atyre të “paqes”. Pra, mu ai Hashim Thaçi që Meroja njëzet e sa vite më vonë e viziton në Burgun e Hagës, në Holandë. Mero Baze atëherë, sikurse sot, ka mbetur një gazetar i shpifur… Si të kuptohet ndryshe afria e tij aq e madhe me Sali Berishën dje dhe urrejtja e paimagjinueshme ndaj tij sot?”.



l

                     Zekeria Cana, ndër të vetmit që preku terrorin e ushtrisë serb      e"


 Sipas të dhënave që janë bërë publike në mjetet e informimit masiv, gjatë dhe pas luftës, në Kosovë janë kryer 1820 vrasje, të cilat kanë mbetur të pazbuluara deri në ditët tona.

Sipas rreshtimit që gazetari u bën ngjarjeve rreth atyre vrasjeve, rezulton se Beogradi, që para fillimit të luftës, në Kosovë ka ndjekur të njëjtin skenar, si edhe në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në Shqipëri pati rekrutuar fillimisht njeriun  pa shtyllë kurrizore Enver Hoxha, për ta vënë në krye të partisë komuniste, me qëllim shndërrimin e saj në agjenturë të serbosllavizmit, siç edhe e shndërroi konkretisht, futjen e vendit në luftë vëllavrasëse dhe vazhdimin e saj me luftën e klasave pas nëntorit të vitit 1944, për shfarosjen me rrënjë të përfaqësuesve të nacionalizmit shqiptar. Edhe në Kosovë, Beogradi pati rekrutuar me kohë krytradhtarin Hashim Thaçi, kopjen e kryetradhtarit Enver Hoxha, për ta vënë në krye të PDK-së, po me të njëjtin pikësynim - shndërrimin e PDK-së në agjenturë të Beogradit. Franca, si mbështetëse e fuqishme e serbosllavizmit dhe e rusopolitikës, armikes tradicionale të kombit shqiptar, e pati rekrutuar Hashim Thaçin përmes shëbimit të saj sekret. Në një informacion, të botuar në internet  një vit më parë, thuhet:

“Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish-shefi i shërbimit francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të Canal +. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë oficer hulumtues për Çështje të Ballkanit” (Citohet sipas: “Ish-shefi i shërbimit sekret francez: Thaçi është agjent i yni, e rekrutuam në Rambuje”. Faqja e internetit “Lajm”. 09 dhjetor 2020).

Në kulmin e trishtimit, gazetari Bajram Kabashi i drejtohet popullit të përgjumur, të cilin kryeargati i Beogradit Hashim Thaçi po e shpërbënte kulturalisht dhe shpirtërisht, duke e mbajtur nën trysninë e frikës nga vrasjet e shumta që ndodhën pas luftës. Në këndvështrimin e tij, vrasjet ishin rezultat i ndeshjes mes dy shërbimeve sekrete të PDK-së dhe të LDK-së. Prandaj ai shkruan:

“… vrasjet e aktivistëve të ndryshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë ndodhur, dhe ato nuk i ka ekzekutuar asnjë lloj UDB-je drejtpërdrejt, siç dëshirojnë sot ta mjegullojnë çështjen “qerthuj” të ndryshëm analistësh, pseudointelektualësh dhe policësh të rrejshëm. Ata, është e qartë se i ka vrarë “UDB”-ja, por ajo është “UDB”-ja e “kokës sonë”, që përbëhej nga njerëz-hijena e patriotë të shpifur…”.

Diku më lart citova autorin e këtij libri, i cili theksonte se Shqipëria e ka të vështirë të dalë nga lëkura e vet për arsye të ndotjes që i shkaktoi psikologjisë së popullit kryekrimineli Enver Hoxha me përçarjen tragjike përmes luftës së klasave. Pra, Shqipëria vazhdon të mbetet e robëruar ende në kthetrat e enverizmit, sepse neokomunistët që morën pushtetin pas demoshëmtisë dhjetoriste, nuk e dënuan me ligj të posaçëm enverizmin, nuk bënë dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare Prandaj edhe kryekrimineli vazhdon të mbajë ende titullin  e heroit të popullit. Sigurisht, s’mund të ndodhte ndryshe. Sepse e ashtuquajtura demokraci dhjetoriste, të cilën unë e kam etiketuar si demoshëmti dhjetoriste, nuk buroi nga poshtë, nga radhët e popullit, ajo u injektua nga lart, nga Ramiz Alia, sipas platformës që parashtroi në mbledhjen e Byrosë politike në nëntor të vitit 1989 dhe në dhjetor të vitit 1990, sipas së cilës neokomunistët do ta gëzonin  pushtetin përjetësisht. Po ashtu, Kosova e ka të vështirë të dalë nga lëkura e udbashizmit, të cilin serboshovinizmi gjakatar e ka pasë kultivuar gjatë një periudhe më shumë se njëshekullore në psikologjinë e jo pak njerëzve, për t’i pasur këta si argatë të bindur për përçarjen e popullit. Pikërisht vrasjet gjatë dhe pas luftës kanë shërbyer si mënyrë djallëzore për mbajtjen gjallë të përçarjes ndërshqiptare në radhët e popullit kosovar. Prandaj një letër që i ka pasë dërguar në Norvegji Bajram Kabashit, gazetarja Emine Berisha shprehet me nota të theksuara pesimizmi:

“Ke dëgjuar për ekzekutimet që po bëhen gjithandej? Mos u befaso, por nëse s’u ndalet turri disave, shoqëria jonë do të jetë më e sëmurë dhe më e egër sesa ajo në Shqipëri. Beso, nganjëherë kam përshtypjen se kemi lindur me nga një pllakë të padukshme hekuri, që do ta

bartim mbi supe derisa të vdesim”.

Libri i gazetarit Bajram Kabashi, siç e përmenda më lart, është një enciklopedi informacioni për ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë 40 vjetëve të fundit. Çdo gazetar me vetëdije të lartë kombëtare dhe me dinjitet të lart profesional, këtë libër duhet ta ketë përherë në tavolinën e punës, sepse ai shërben si një burim i madh informacioni për të vërtetat që autori aty trajton, si një shkollë model që të mëson se si të bëhesh gazetar i aftë, i sakrificës, i guximshëm dhe trim. Sigurisht, guximi, sakrifica dhe trimëria në gazetari janë zeje shumë të vështira dhe ato nuk mund t’i ushtrojë dokushdo.

Do të kishte qenë një mrekulli sikur Presidentja dhe Kryeministri i i Republikës së Kosovës të ishin kujtuar për gazetarin Bajram Kabashi, ta ftonin të kthehej në atdhe dhe t’i ofronin një post të rëndësishëm në administratën shtetërore. Sepse është për të ardhur keq që talentet tona i gëzon bota. Më ka pasë lënë mbresa të thella një bisedë telefonike që zonja Elena Kadare ka pasur me një gazetar amerikan. Ajo shkruan:

“Para ca ditëve mori në telefon një gazetar amerikan qe kërkonte një intervistë me Is. Dhe bëmë pak muhabet mbasi ai dinte ca frëngjisht. E dini ç’më tha? Në Amerikë shqiptarët e arsimuar që kanë ardhur këtu, bëjnë një përshtypje të jashtëzakonshme. Janë të dijshëm, shumë të zotë, dinë rrjedhshëm nga tri gjuhë të huaja, që i përdorin pa problem, gjë që nuk është aq e lehtë për një amerikan. Shqiptarët e tillë janë shumë të mirëpritur në Amerikë. Unë vetë kam qenë në Shqipëri dhe jam mahnitur nga bukuria e këtij vendi. Dhe kam pyetur veten, përse ky vend me këto kapacitete njerëzore, me këtë natyrë e klimë të mrekullueshme, nuk arrin ta ngrejë kokën, ka përherë probleme, nuk ecën përpara, ashtu siç do të ishte dashur të ecte…” (Citohet sipas: “Helena Kadare: Edhe në Paris jetoj me Tiranën. Intervistoi Mira Kazhani. Faqja e internetit “Lapsi Lajme”. 08 mars 2017).

San Diego, Kaliforni

08 dhjetor 2021

 

 

 

2021/12/07

Rexhep Torte: Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, pa moral njerëzor karshi Kosovës

 



Po t’u bëjmë një analizë qëndrimeve të derisotme të Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak ndaj dialogut Kosovë-Serbi, shihet qartë aktiviteti i këtyre të dyve në dëm të Kosovës dhe në favor të Serbisë kriminale dhe të depërtimit të influencës së Rusisë dhe të Kinës në Kosovë dhe në Ballkan.

Çështja e Kosovës është e pastër si loti, sepse Kosova e kërkon të drejtën dhe të vërtetën e saj, ndërsa Serbia kriminale e mbron krimin dhe kërkon të rikthehet në Kosovë.

O Josep Borell, o Miroslav Lajçak, ju të dy jeni caktuar në kohën e gabuar, në vendin e gabuar dhe në misionin e gabuar, dhe se me ju të dy kurrën e kurrës nuk mund të ketë marrëveshje finale të drejtë Kosovë-Serbi.

Po jua përsëris argumentet e mia të botuara kohë më parë në një letër publike dretuar për ju të dy.

Pasi t’i lexoni këto argumente, vëjani gishtin kokës dhe mendoni si do të silleshit ndaj Serbisë kriminale, po qe se Serbia t’i kishte kryer këto krime makabëre ndaj familjes tuaj, farefisit tuaj apo ndaj popullit tuaj.

Serbia kriminale në këtë agresion gjenocidal urdhëroi ushtrinë, paramilitarët dhe policët e Serbisë që të kryejnë më shumë se 13 mijë vrasje e masakra ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë, në mesin e tyre edhe ndaj fëmijëve duke pi qumësht në gjoksin e nënës. Serbia kriminale, mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë, i transportoi në Serbi ku i varrosi në varreza masive, për t’i mbuluar gjurmët e krimit. Serbia kriminale, mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë, i transportoi në Serbi ku i dogji në mënyrën më mizore në hekuranat në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve. Dhunoi në mënyrën më makabre 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare. Rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovë 1643 shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. E bëri shkrumb e hi Kosovën dhe detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë të Kosovës që të marrin rrugën e eksodit.

O Joseph borell, o Miroslav Lajçak, nuk Ju dëgjuam ta kritikoni Serbinë për manipulimin që Serbia kriminale po bën me pakicën serbe në Veri në Kosovë, për grupet kriminale serbe, për krimin e organizuar dhe për kontrabandën në Veri të Kosovës që mbështeten nga Serbia kriminale. Nuk Ju dëgjuam ta kritikoni Serbinë kriminale për kolonitë serbe që po i ndërton në Veri të Kosovës me ndihmën financiare të Rusisë dhe të Kinës, ku në banesa të reja e të mobiluara vendosën serbë të cilët asnjëherë më parë nuk kanë jetuar në Kosovë.

Pakica serbe në Kosovë mbi bazën e Kushtëtutës së Kosovës i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Insistimi i Juaj që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura derisot në Bruksel edhe pse ato janë arritur me diktatin e Ketrin eshton, Frederika Mogherini dhe Johanes Hahn, dhe janë nënshkruar nga tradhtarët e Kosovës Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Edita Tahiri, siç është marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe, që don të thotë boshnjakëzim të Kosovës, për Kosovën janë të papranueshme.

Serbia kriminale, pas pushtimit të Kosovës, këto kisha, manastire dhe patriarkana i ka përvetësuar duke ua ndryshuuar edhe pamjen. Për këtë si fakte egzi\stojnë shumë fotografi ku shifen si janë dukur këto kisha, manastire dhe patriarkana para se Serbia kriminale ta okupojë Kosovën.

Përpjekjet e Serbisëë kriminale që këto kisha, manastire dhe patriarkana t’i administrojë nga Beogradi, bëhen me të vetmin qëllim që nëpërmjet këtyre objektëve kulti, Serbisë kriminale të ketë ndikim direkt dhe t’i shfrytëzojë për qëllime destabilizimi në Kosovë. Këto objekte kulti në Kosovë nuk mund t’i ruajë e mbrojë askush më mirë se vetë Kosova.

Serbët dhe Serbia janë ardhacakë në Ballkan në shekullin e 6-të nga Karpatet te Rusia, dhe se Serbia kufijtë e saj i ka shtrirë duke i vrarë, masakruar e dëbuar shqiptarët autoktonë që kanë jetuar gjer përtej Nishi.Këtë më së miri e dëshmon kjo Hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, ku shihet sa e vogël ka qenë Serbia në ato vite që janë shënuar në brendësi të kësaj harte.

Image

Serbia kriminale me shekuj ka kryer gjenocide ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm për t’i zgjeruar kufijtë e saj në trojet shqiptare.Këtë e dëshmon më së miri edhe Leo Freudlich, shkrimtari hebre austriak në librin e tij “Golgota Shqiptare” të viteve 1912/13.

Fakte tronditëse të gjenocidit serb: Femrat shqiptare përdhunoheshin, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Image

Leo Freundlich, është hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare, libër qe protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, e njejta ushtri vrau mbi gjysem milion shqiptare.

Libri i tij “Akuza që ulërijnë” eshte dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre.

Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve.

Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. – kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Ëien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”) të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913. Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm.

Image

Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Ëien, 1913, f. 8-9).

Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë”. (L.Freundlich, po aty) Një mjek rumun, dr.Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t’i imagjinojë ndonjë njeri. Dr.Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë robë, shkruan:

 “…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve. Edhe fushat, ishin mbulur me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë.”

 (Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan Dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshmitë se ka hudhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca”!

 (Po aty) Dr.Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu. Gazeta “Humanite” e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsulatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri – për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat. Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegjjen dhe vrasjen e popullatës shqiptare. Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në “Rajonin e Kavadarcit (Kavadar), nga gjithsej 98 fshatra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre… ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku dukeshin prej disave kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli.” (L.Freundlich, po aty) etj.

Të nderuar Gabriel Escobar, Joseph Borell dhe Miroslav Ljaçak, për ta kuptuar se gjënocidet e Serbisëë kriminale ndaj shqiptarëve autoktonë ndër shekuj e kanë patur egërsinë e njejtë,  po Jua pezentoj  edhe disa copëza  të vogla  nga   rrëfimet autentike të përshkruara në librin  me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara  gjatë luftës në Kosovë” (1998/99)  i autores kosovare Luljeta Selimi: “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më  dhunuan dhe  trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron  se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe  mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin,  mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin  dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fgjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën  e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”,  “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe  burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

Të nderuar Gabriel Escobar, Joseph Borell dhe Miroslav LajçAK, lexojeni me vemëndje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese për krimet e Serbisëë në Kosovë.

Sheradin Berisha, në ËEB faqen e “Bota Sot”, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9  fotografi, shkruan se: “Pas përfundimit të luftës  në qershor  1999 gjurmët e krimit serb u gjetën  kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqipatët  e shpërngulur  kur janë kthyer  në shtëpitë e tyre  kanë gjetur qindra  dokumente  edhe fotografi ku  shihen kriminelët serbë , duke buzëqeshur  me armë në dorë  përpara shtëpive  që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur  shtëpitë e shqiptarëve. Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit  të tyre  në Kosovë kanë gjetur dhjetëra varreza masive  dhe objekte publike  e private,  në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e  vë në spikamë  zbulimin e një qendre  serbe të krimit në Prishtinë të zbular nga KFOR-i anglez. Njësitë  parashutiste të KFOR-it anglez  gjatë kontrollit  të objteve publike e private , në një ndërtesë  disa katëshe  kanë gjetur  dhoma,  ku forcat kriminale serbe  kanë kryer  tortura e pastaj  kanë ekzekutuar  mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi  janë gjetur shpata të gjata,  thika e maska të zeza,  e sende tjera metali, shufra e boksa metali,  shkopinj të thyer bejsboli,  drogë e shiringa,  litarë të përgjakur për ngulfatje, krevatë  ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motorsharrë  me shenja gjaku, që tregon se  aty janë  prerë  koka dhë gjymtyrë  të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumolator që është përdorur  për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi  të fëmijëve  shqiptarë  të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore  në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shunë uniforma  të policisë serbe,  armë dhe arka me municion dhe një  inventar me  qindra dokumente  (dosje), që dëshmojnë  qartë krimin montruoz të kryer  në këtë objekt të regjimit kriminal  të Millosheviqit.  Pas zbulimit  këtë qendër të krimit  për herë të parë e ka vizituar  ekipi i prokurorëve  dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka  mbledhur dhe evidentuar  të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto  dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?! Pas 21 vitesh  nga përfundimi i luftës,  askush nga kryerësit e këtij krimi  të pashembullt në historinë njerëzore  nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!

As policia, as prokuroria , as  gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).

As ato të EULEX-it 2008, shkruan  mes tjerash  në shkrimin e tij Sheradin Berisha.  


Josep Borell dhe Miroslav Lajçak nuk kanë as një grimcë kapaciteti moral, njerëzor dhe diplomatik karshi Kosovës viktimë e agresionit gjenocidal që e kreu Serbia kriminale në vitet 1998/99.

Kata dy diplomatë të BE-së në dialogun Kosovë -Serbi e turpëruan veten, i turpëruan shtetet e tyre, e turpëruan Bashkimin Evropian dhe demokracinë botërore.






OPINIONE Pse Serbia ka ndjeshmëri dhe ndihet kaq e fyer nga emblema e uçk-së dhe shqiponja dykrerëshe ?!...

                                                    Shkruan  : Arif Ejupi

Integrimin e shteteve të Ballkanit Jugor drejt Perëndimit po e frenon Serbia, e cila në asnjë mënyrë nuk po arrin të shkëputet nga e kaluara e saj fashiste dhe ksenofobe ndaj popujve të tjerë, sidomos shqiptarëve.

Karshi kësaj loje të ndytë duhet të jetë dukshëm më i zëshëm Bashkimi Evropian, nëse vërtetë synon qetësi në këtë pjesë, dhe përfshirje të këtyre vendeve në Evropën e bashkuar.

Serbët të rritur dhe të edukuar nga tregime mitomanësh infantil nuk po pajtohen me të vërtetën që Kosova është Shtet i Pavarur, dhe e njohur ndërkombëtarisht nga 117 vende të botës, në krye me aleaten e saj të përjetshme Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryekëshilltarë që gjendja të mbetet edhe më tej e tensionuar janë udhëheqësit e Serbisë, të prirë nga Presidenti i saj Aleksander Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksander Vulin, të motivuar në prapaskenë nga oficerë të lartë të Millosheviqit, të shpallur nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, si kriminelë ordinerë, dhe ndonjë mbetje e tyre lapangjoze në Veriun e Mitrovicës.Në Kuvendin e Serbisë vazhdimisht përjarget edhe Vojsllav Sheshel, i cili foltoren e këtij Parlamenti e përdor për ofendime nga më të ulëtat ndaj shqiptarëve dhe kroatëve.

Mirëpo, pohimet e tij rrallëkush i merr seriozisht, sepse të gjithë e dinë që personaliteti i tij është i goditur nga çrregullime maniako-depresive.

Serbia nga kjo gardë politikanësh që qëllim kanë vetëm ruajtjen e privilegjeve të veta do të fundoset në hendek edhe më të thellë, dhe për shumë kohë do të konsiderohet si virusi i Ballkanit Jugor, dhe e keqja e vetvetes.

Kjo frymë e kultivuar mbrapsht është përcjell edhe tek rinia e saj. Të rinjtë e këtij vendi fashizmin dhe ksenofobin ndaj të tjerëve po e ruajnë si“vlerë kombëtare.”

Ata në biseda me njëri-tjetrin ende mburren me gjenocidin e etërve të tyre të kryer mbi fëmijët dhe pleqtë shqiptarë të Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës.Kurse, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nga ata konsiderohet si“terroriste”ngaqë doli në mbrojte të qenies së saj kombëtare, duke u dhënë leksione të vërteta eprorëve serbë, të cilët deri atëherë thirrjet e tyre ushtarake i ekspozonin para zonjave të veta, sikurse gabelët kolibet e tyre.

Kjo është arsyeja e vetme që ata tmerrohen nga xhaketa me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbi supet e Xherdan Shaqirit.

Tërbim të ngjashëm u pati sjellë edhe shqiponja dykrerëshe e bërë në korrik të vitit 2018, nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, kur kombëtarja e tyre në futboll Zvicra e pati gjunjëzuar Serbinë.

S’diskutohet që shqiponja dykrerëshe e stampuar në pëlhurën e kuqe është e pashoqe në bukuri dhe shkëlqim, andaj fluturimin e saj nëpërmjet duarve e interpretojnë të gjithë njerëzit paqedashës të botës

Por, habiten nga disa njerëz që verbërisht i marrin si serioze rrenat dhe shpifjet e tyre.

Brezi i viteve të 80-ta e kujton mirë rastin kur në Livoç të Epërm të Gjilanit, më 1 maj të vitit 1985,serbi Gjorgje Martinoviq, deri sa po mbillte fasule në arën e tij e kryen një vepër turpi ndaj vetvetes.

Ai fut grykën e shishes së thyer në brendësi të zorrës së trashë dhe më vonë për këtë akt të pamoralshëm dhune i akuzon shqiptarët.Ky skenar ishte përgatitur në Beograd në mënyrë që gjendja e serbëve të Kosovës, edhe pse kolonë para botës të kuptohet si e pashpresë dhe e patolerueshme.

Zaten ky rast u mor si pretekst dhe shumë të rinj të komunës së Gjilanit, u burgosen dhe u keqtrajtuar brutalisht, nga pushteti i atëhershëm i Jugosllavisë komuniste.

Kjo praktikë fabrikimi ngjarjesh trishtuese u vazhdua edhe gjatë viteve të 90-ta, kur liderë serbë me bindje pro-çetnike parashihnin vrasjen e fëmijëve të tyre në Fushë-Kosovë, që më pas këtë akt makabër t’ua ngarkonin shqiptarëve.

Duke menduar që me kurthe të tilla do t’i turpërojnë shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përpara botës ta nxjerrin si organizatë terroriste më 14 dhjetor 1998, në kafenenë “Panda”në Pejë, njerëz të paguar nga Sigurimi i Fshehtë i Serbisë, vranë pesë nxënës të Shkollës së Mesme, dhe një student.

Të gjithë personat e vrarë i përkisnin nacionalitetit serbë. Edhe kjo mizori e përgatitur në kuzhinat e errëta të Beogradit, pati orvatje që t’u mëveshët shqiptarëve.

A thua vallë s’e a do të çlirohen ndonjëherë të rinjtë serbë nga kjo çmenduri ksenofobe dhe raciste,e trashëguar nga të parët e tyre.

Pa pranimin e fajësisë nga ana e Serbisë dhe të sjelljeve të saj krejt ndryshe ndaj Kosovës, nismat për njëfarë Ballkani të hapur, të trumbetuara natë e ditë nga Vuçiq dhe Rama, s’janë gjë tjetër veçse një mashtrim i madh, dhe rrahje uji në havan.

Shqiptarët e vrarë dhe të traumatizuar përgjatë një shekulli nga Serbia i qetëson vetëm bashkimi i trojeve të tyre, të ndara padrejtësisht në Konferencën e Londrës, me shtetin e tyre Amë-Shqipërinë.

Ja çfarë recetash skandaloze shkruajnë mjekët në Kosovë

 


Recetë mjekësore

Laureta Berisha-Kosumi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me rnjë recetë të mjekut.

Sipas saj në këtë recetë që ajo e ka publikuar në Facebook, mungojnë dy gjëra shumë të rëndësishme.

Ajo ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me përshkrimin e këtyre recetave, pasi thotë se nuk kërkojnë asnjë analizë bazike si fillim.




Postimi i plotë:

Çka mungon në këtë recetë?

Mungojnë dy gjëra shumë të rëndësishme:

1. Dozimi i drejtë nga ana e mjekut

Nuk mund të shkruhen format farmaceutike të lëngshme (në këtë rast shurup) 2 herë nga 1, çka të nënkuptohet me këtë 1, kur shurupet duhet dozuar me mililitër në bazë të peshës trupore(siç kam shkruar edhe më parë për këtë problematikë).

2. Përshkrimi i antibiotikëve nga mjeku i përgjithshëm, pa asnjë analizë bazike për përshkrimin e tyre.

E për rezistencën në antibiotikë kemi folur shumëherë dhe përshkrimi i tyre për infeksione virale, është tejet shqetësues.

E pyeta nënën se çfarë ka fëmija, tha se ka këtë "grip" dmth virus me rrjedhje hundësh dhe skuqje fyti!

Andaj, nuk është shqetësuese vetëm kërkesa e madhe për antibiotikë pa recetë, por edhe përshkrimi i madh i tyre nga ana e mjekëve, aq në tepër në kontrollat që bëjnë tek fëmijët, pa kërkuar asnjë analizë bazike.

Lus Zotin të vetëdijesohemi ndonjëherë!

E DI SE NUK MË KE TRADHËTUAR…(Mbresa nga leximi i romanit “Kolerë në kohë dashurie” të shkrimtarit Namik Dokle)

 REXHEP SHAHU

 

E DI SE NUK MË KE TRADHËTUAR…

 



(Mbresa nga leximi i romanit “Kolerë në kohë dashurie” të shkrimtarit Namik Dokle)

 

Shkrimtarin Namik Dokle e kam nderuar se ka ardhë me deshirë në gjithë veprimtaritë promovuese e pelegrinazhet që kam organizuar me shkrimtarët për shkrimtarët e pushkatuar e të varur. E kam ndjekë dhe ia kam lexuar edhe dy nga romanet e mëparshme që më kanë pëlqyer. Kujtoj ftohtësinë që më shkaktoi kufiri që na ndante me botën e me veten, kufiri ku vrisnim veten, kujtoj damllën e dashurisë që nuk dinte t’i jepte zgjidhje as ta shëronte shteti…, por Kolera në kohë dashurie është diçka tjetër, shumë tjetër në cilësi e madhështi. Është roman që trajton kryetemën tonë diktaturën, krimet e saj që kullojnë gjak e dhimbje, raportin e saj me të sotmen, kthetrat e saj në të sotmën, pushtetin e saj në të sotmën, kufirin e saj me të sotmen, pushkatimin e përhershëm të shkrimtarëve me plumba, me litar, me prerje gjuhe, me uri, me dëbim… zgjatimin e hijes së djeshme dhe ecjen tonë mbi atë hije të frikshme të vdekjes…





Romani Kolerë në kohë dashurie është një pasqyrë e madhe që shkrimtari ia vë përballë gjithkujt dhe pasqyra kur sheh dikënd troshitet e bëhet copë copë, kur sheh dikënd tjetër nxihet, kur sheh dikënd tjetër nxjerr zjarr dhe e djeg atë që guxon të shihet në pasqyrë…

Unë nuk jam ndonjë lexues i thekur librash në vitet e fundit për shkak se gjithë kohën e leximit ma han përgatitja e illz, revistë letrare e Tiranës. Duke përgatitë atë revistë dy mujore jam i detyruar të lexoj herë me shumë vemendje e herë me pak, fragmente letërsie të zgjedhur nga mbi 30 autorë në muaj ose mbi 70 autorë në dy muaj.

Por librin Kolerë në kohë dashurie e lexova se nuk munda ta lë në mes, nuk më la ta lija në mes as nuk më la ta shfletoja apo lexoja përciptazi. Sepse doja domosdo që Antigona ta thërriste Valmirin kur të lindte vajza e tyre, doja ta dija, e ta mësoja a e thërriti Valmirin të dashurin e saj të dielltë, që fati pa ngjyrë e deshi të ishte djali i një prokurori të kohës së diktaturës edhe përdhunues që ia kishte dhënë plumbin e fundit poetit të pushkatuar - dajës së Antigonës, eshtrat e të cilit ajo i kërkoi ngado në atë fshat të largët, “ku lindin burra që u zbardhen flokët që kur janë fëmijë dhe shikojnë natën më mirë se ditën”, bashkë me Valmirin, djalin e pafaj të prokurorit që i kishte dhënë mësuesit poet plumbin e fundit të sigurisë… Doja ta shihja domosdo a do ta mbyste kolera dashurinë apo do të mbijetonte e fitonte dashuria.

Pasi e lexova këtë libër fillova ta besoj vertetë atë thënien që thotë  se historinë e vërtetë të nje kombi, të një kohe, të një epokë më mirë se kushdo e shkruan letërsia e shkruajnë shkrimtarët.

Kolerë në kohë dashurie është historia jonë e shkruar me guxim nga një njeri intelektual që në gjysmën e gjysmëshekullit që skanon ka qenë aktor i trupës së parë dhe ka gjetë fuqinë e guximin ta shohë në sy kohën e tij, ne dhe veten e tij, të na rrëfejë anën tjetër tonën të pandritshme, të pandershme, të palavdishme, të padinjitetshme, të pistë dhe të qëndrojë vetë dinjitetshëm në skenë duke na lënë ne ta themi veten, ta flasim vetën, ta pështyjmë apo puthim veten.

Pezull qëndrojnë mijëra pyetje që shkrimtari i lë si shigjeta futur në çantën e shpinës së secilit prej nesh që të na sherbejnë ne për të qëlluar e vrarë frikën që na e fsheh të vertetën tonë, të vërtetën e secilit prej nesh. Namik Dokle nuk është më në fronin e politikanit në këtë libër, e ka heqë atë petk që ia hedhin në supe vetëm kur botohet e promovohet libri që ta blejnë militantët dhe fansat e tij të politikës. Me këtë roman Namik Dokle do të fitojë lexues letërsie jo thjeshtë blerës libri.

Librin ma dhuroi me një dedikim prekës: R. Sh me mirënjohje për organizimin e pelegrinazheve të shkrimtarëve në shtëpitë e poetëve të varur e të pushkatuar, evente këto që i dhanë një dimension tjetër romanit Kolerë në kohë dashurie. Mirënjohja prek gjithmonë çdo shpirt.

U ndjeva i nderuar, i vlerësuar i përkëdhelur dhe i çmova më shumë pelegrinazhet e shkrimtarëve që kam organizuar për në shtëpitë e poetëve të varur e të pushkatuar nga partia, Havzi Nela, Trifon Xhagjika, Vilson Blloshmi, Genc Leka e Gjergj Fishta, me mbështetjen e humanistit Flamur Hoxha, veprimtari që u ndërprenë nga pandemia Covid 19, por që besojmë do të vazhdojnë. I gjeta në libër poetët në fjalë dhe ky roman në fakt është romani i poetëve të pushkatuar. Jehona e plumbave dhe fjalëve të tyre fërshëllejnë e feshferijnë. Mëkati ynë na ka vënë përballë vetes dhe secili është i shtangur, secili pyet veten, po unë, ku isha unë, çfarë bëra unë, si u gjenda unë, a mund t’ia tregoj veten diellit, a mund të jemi krenarë para pasardhësve për dënimin e dytë të Homerit. Herën e parë e dëuan me vërbim Homerin, e bënë të verbër por ai ashtu i verbër e trandi botën e shpirtin, herën e dytë e dënuan me prerje gjuhe… për të vazhduar me prerje jete me breshëri plumbash e me prerje koke me litar në qafë...

Ky është romani i turpit dhe i dinjitetit siç e shoh dhe lexoj unë, pasi njëqindmijë në e lexofshin njëqind mijë lexime të ndryshme do të ketë. Është ftesa për të luajtë secili aktin e fundit të dramës së tij para vetes së tij, para fëmijëve të tij, para të dashurve të tij. Është ai akt ku nga thellësia e skenës secili duhet të presë të dëgjojë zërin e kohës që jetoi e t’i thotë, e di se nuk më ke tradhëtuar, ose e di se më ke tradhëtuar…

Ky roman është bulevardi i kohës tonë ku shumkush do ta shohë domosdo diku vetën të dinjitetshme ose të padinjitetshme. Shëmtia ka ra si mjegull e nuk na lë me e pa njëri - tjetrin. Por kur shihemi ashtu nëpër mjegull a do t’i rrimë përballë njëri - tjetrit apo do t’i ikim njëri - tjetrit si prej kolerës.

Me rrëmbim, me ngut e nxitim, jo rrallë me stil kronike, si ajo e 33 evgjitëve që hoqen monumentin e komandantit…, apo si rrëfimi tronditës kur udhëheqja donte të pushkatohej edhe ndonjë hoxhë e jo vetem priftërij dhe vjen përfundimi fatal apo kronika telegrafike kur u pushkatua një klerik kryefamiljar i një familje të madhe “…hoxhë deshe, hoxhë të solla…”, stil që nuk jep kohë për zhytje në meditime, parakalojmë secili para syve të vetes, shohim e prekim me dorë veten, a jam vertetë unë që po lexoj apo unë po lexohem.

Ky është një libër ku uni sheh unin e tij, ku njeriu i kësaj kohe sheh veten në vrellën e jetës  dhe endet sa në të djeshmën sa në të sotmen, sa tek vetja fajtor, sa te vetja viktimë, pa marrë guxim e kurajo të qëndrojë drejt, t’i qëndrojë vetes përballë duke i kërkuar ndjesë vetes e tjetrit dhe duke dalë në dritë pa u fshehur kurrë më prej askujt as nga vetja pasi askush nuk mund të jetë gjithmonë peng i askujt, askush nuk mund të jetë gjithmonë peng i dhunës, peng  i frikës as peng i nderit.

Shpëtimi i të sotmes, mbajta pastër e të sotmes, ruajtja e të sotmes në emër të së ardhmes janë punët tona të nderit e dinjitetit. Por metastazat e të djeshmes komuniste, metastazat e zyrtarit përdhunues, denigrues, linçues zgjaten e mbijnë në trupin e të sotmes dhe nuk e lënë të ngreje krye e të rritet e dinjitetshme.

Nga pasazhet më të bukura e tronditëse te Kolerës në kohë dashurie janë zgjatimet e të djeshmes kriminale të shfaqura në të sotmen me petka OJQ apo OJF “që të afrojnë dy dëshmorë për një ish të arratisur a të pëndjekur politik…”. Denoncuesit, përsekutoret e lincuesit e djeshëm sot fryhen me fonde për ta anatemuar të kaluarën e për të shpëtuar prej saj. Ironi e rëndë e kohës tonë. Burri i kurshërirës së Justinës, nënës së Antigonës, motrës së poetit të pushkatuar, instruktor i komitetit të partisë ulëret e pisket dhe urdhëron në mes të sallës së koncerteve Antigonën fëmijë të talentuar “Zbrit nga skena… nuk mund t’i këndojë socializmit mbesa e një të pushkatuari…” Ky burrë kurshërire instruktor i komitetit të partisë në diktaturë, në demokraci mbllacit fonde ngamos si drejtues OJQ për të nderuar e kujtuar poetin e pushkatuar, mbesën e të cilit e zbriti nga skena e koncertit e nga skena e jetës dhe motrën e të cilit e lëçiti si armike në atë kohë kur “jeta shtërngonte mes thumbit e patkoit”, kur “të afërmit rrinin larg e të largëtit nuk afroheshin…

Dhunuesit e djeshëm instruktorë komitetesh partie, zyrtarë të organeve të dhunës, propagandues të zellshëm e më përbindsha se diktatori vetë, eksponentë të drejtësisë më duar lyer me gjak, të zhytur deri në brryla në krime e mëkat, ngërdheshën sot dhe rendin të zënë fronet, të blejnë poste, t’u hyjnë në bythë e në gji partive politike që shpesh janë streha mëkatarësh, të shesin gjithçka për pak poste, të munden ta fshehin ose ta blejnë pa sukses me çdo çmim të kaluarën e tyre të turpit, derdhin mjegullën e harrrimit që harresa të mbulojë mëkatet e tyre, të bëhet mal harresa e ata të bëjnë kërdi me tregti e atentate me dosjet e të shkuarës ku fshihet e kaluara e turpshme e shumekujt sa “na vjen marre nga sekretet… na vjen turp pse ulëm kokat dhe nuk i ngritëm sytë të shihnim… që pyesnim veten por nuk morëm kurrë përgjigje… ”. Por “vdekjes, vetes dhe të vertetës nuk mundet me i ikë askush”.

Ky roman është historia apo tragjedia jonë në 3D. Është kaq e vështirë, kaq e egër, kaq poshtruese historia jonë e mbushur me trekëndësha fatalë e trekëmbësha… sa e liga që ia kemi bërë njëri - tjetrit tejkalon çdo përmasë të së ligës.

Namik Dokle me këtë libër ka fuqi ta bëjë lexuesin pjesë të historisë, ka fuqi ta bëjë lexuesin të lexojë veten e tij, jeten e fatin e tij. Kolera e faroi njeriun e jeten e tij, por një syth dashurie mbijetoi. Një syth i pafaj dashurie.

2021/12/05

Deputeti Mefail Bajqinovci i quan të pavërteta raportimet rreth ngjyrosjes së autoblindave të FSK-së

 



Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se janë të pavërteta raportimet e disa medieve dhe individëve  se janë dhënë pajisje ushtarake për Policinë e Kosovës gjatë ndërhyrjes në veri të Kosovës.

Zt.Mefail Bajqinovci po ashtu ka pohuar se nuk ka as notë proteste për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjës.





Ndryshe, edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, zt.Bekë Berisha, i ka quajtur të pavërteta dhe trillime raportimet për ngjyrosje të autoblindave të FSK-së dhe përdorimin e tyre nga Policia e Kosovës.“Nuk ka vendim e as dhënie në shfrytëzim të pajisjeve ushtarake për policinë e Kosovës gjatë ndërhyrjes në veri. Nuk ka notë proteste për FSK-në. Nuk ka asgjë të vërtetë rreth kësaj pune”, ka thënë ai.

“Ne aspirojmë NATO-n, s’ka nevojë pasi kemi blinda të Policisë së Kosovës boll dhe ajo është e zonja t’i menaxhojë këto situata. Këto janë disa trillime të panevojshme… Gjithë herë kur marrim kontingjent armatim ose diçka vjen ajo si vërejtje ose letër. Nuk ka notë proteste apo diplomatike në kundërshtim me diçka. Ajo është përpara aty dhe pastaj është lulëzu nga disa medie”, theksoi Berisha.


         Ministri i Mbrojtjes Armend Kadri Mehaj- Boletini 




Pra disa medie të majta kanë raportuar pothuaja në vazhdimësi kundër ministrit  të mborjtjës Armend Mehaj si dhe FSK-së, duke e lavdëruar gjneneral lejtnan Rrahman Ramën i cili edhe dha dorëheje që u pranua nga Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës, për "gënjeshtrat e e plasuara në vazhdimësi në media", të shkruara dhe elektronike .


            Komandanti i FSK-se Bashkim  Hamëz Jashari







Ushtria e Kosovës, në gjirin e vet ka oficer të shkolluar në universitete të botës dhe tash në vitin 2021 strukturat udhëheqëse të FSK-së duhet të jenë të shkolluara konform standardëve ndërkombëtare.

Ish Gjenerali i FSK-së Rrahman Rama




Eshtë mjaftë e çuditshme pse radio stacioni  "Radio Kosova e lirë'', më disa disa gazetarë të sajë derdhën gjatë tërë javës më emisione të tyre" lot krokodili" kundër ministrit  Armend Kadri Mehaj dhe kundër komandantit të tashëm të FSK-së, kur dihet që zt.Armend Mehaj është stërnip i gjneralit famoz Isa Boletini dhe nip i Ali Mehaj-Boletini,atdhetar dhe humanist nga Isniqi i Deçanit ,ndërsa Komandant i FSK-së është nip i Heroit kombëtar Adem Jashari gjegjsisht djal i Hamëz Jaharit.

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...