Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se janë të pavërteta raportimet e disa medieve dhe individëve se janë dhënë pajisje ushtarake për Policinë e Kosovës gjatë ndërhyrjes në veri të Kosovës.
Zt.Mefail Bajqinovci po ashtu ka pohuar se nuk ka as notë proteste për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjës.
Ndryshe, edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, zt.Bekë Berisha, i ka quajtur të pavërteta dhe trillime raportimet për ngjyrosje të autoblindave të FSK-së dhe përdorimin e tyre nga Policia e Kosovës.“Nuk ka vendim e as dhënie në shfrytëzim të pajisjeve ushtarake për policinë e Kosovës gjatë ndërhyrjes në veri. Nuk ka notë proteste për FSK-në. Nuk ka asgjë të vërtetë rreth kësaj pune”, ka thënë ai.
“Ne aspirojmë NATO-n, s’ka nevojë pasi kemi blinda të Policisë së Kosovës boll dhe ajo është e zonja t’i menaxhojë këto situata. Këto janë disa trillime të panevojshme… Gjithë herë kur marrim kontingjent armatim ose diçka vjen ajo si vërejtje ose letër. Nuk ka notë proteste apo diplomatike në kundërshtim me diçka. Ajo është përpara aty dhe pastaj është lulëzu nga disa medie”, theksoi Berisha.
Pra disa medie të majta kanë raportuar pothuaja në vazhdimësi kundër ministrit të mborjtjës Armend Mehaj si dhe FSK-së, duke e lavdëruar gjneneral lejtnan Rrahman Ramën i cili edhe dha dorëheje që u pranua nga Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës, për "gënjeshtrat e e plasuara në vazhdimësi në media", të shkruara dhe elektronike .
Komandanti i FSK-se Bashkim Hamëz Jashari
Ushtria e Kosovës, në gjirin e vet ka oficer të shkolluar në universitete të botës dhe tash në vitin 2021 strukturat udhëheqëse të FSK-së duhet të jenë të shkolluara konform standardëve ndërkombëtare.
Eshtë mjaftë e çuditshme pse radio stacioni "Radio Kosova e lirë'', më disa disa gazetarë të sajë derdhën gjatë tërë javës më emisione të tyre" lot krokodili" kundër ministrit Armend Kadri Mehaj dhe kundër komandantit të tashëm të FSK-së, kur dihet që zt.Armend Mehaj është stërnip i gjneralit famoz Isa Boletini dhe nip i Ali Mehaj-Boletini,atdhetar dhe humanist nga Isniqi i Deçanit ,ndërsa Komandant i FSK-së është nip i Heroit kombëtar Adem Jashari gjegjsisht djal i Hamëz Jaharit.
Flori Bruqi