Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/12/09

ZBARDHEN DETAJE NGA TAKIMI I ZYRTARIT TË LARTË AMERIKAN ME BASHËN Escobar paralajmëron sanksione si në Kosovë për personat ‘non grata’

 

Zbardhen detaje nga takimi qe Gabriel Escobar zhvilloi sot me kreun e PD, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Burime nga takimi thanë se zyrtari amerikan ka dhënë mesazhe të rëndësishme sa i takon strategjisë së SHBA në luftën ndaj korrupsionit. Referuar burimeve, Escobar ka paralajmëruar se do të ketë sërish vendime për të shpallur ‘non grata’ persona të tjerë në radhët e politikës. Ndërsa i takon personave që janë shpallur aktualisht ‘non grata’, SHBA po përgatit sanksione ekonomike dhe financiare, të ngjashme me ato që u shpallën dje një ditë më parë në Kosovë.

Kujtojmë se zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar nisi axhendën e takimeve në Tiranë me kreun e opozitës Lulzim Basha. Në një prononcim për mediat, në përfundim të takimit Escobar tha se kërkon përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare kundër korrupsionit teksa theksoi se pret me kënaqësi të takojë zotin Basha në Washington së shpejti.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...