Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/12/11

Virusi Omicron, pritet të bëhet varianti dominues në Angli

 



Britania po përgatitet për një valë të re të pandemisë së koronavirusit, pas përhapjes së variantit Omicron. Edhe pse numri i rasteve me mutacionin e ri mbetet i ulët deri më tani, shërbimet e NHS vlerësojnë se në javët në vijim të paktën gjysma e rasteve do të jenë të infektuar me “Omicron”, duke u bërë kështu varianti dominues në vend.

Britania ka shmangur masat shtrënguese, ndryshe nga vendet e tjera të Europës Perëndimore. Vendi ka gjithashtu sistemin më të mirë të identifikimit të gjeneve, i aftë për të identifikuar shpejt mutacionet e reja.

“Unë mendoj se ky dimër do të jetë një makth,” tha Peter Inglis, një ish-këshilltar i NHS. Edhe pse  kemi shumë pak informacione për “Omicron”, mostrat e para janë shqetësuese.  “Do të përhapet shumë shpejt, edhe në vendet me shkallë të lartë vaksinimi”, sipas virologut Jeffrey Barrett“Është shumë e qartë se Omicron është ngjitës dhe i aftë të anashkalojë imunitetin e vaksinës, megjithatë nevojiten më shumë prova,” tha Susan Hopkins, kryetare e Komitetit Këshillues Mjekësor të NHS.

Në një deklaratë, presidenti i Shoqatës Mjekësore Britanike (BMA), Chang Napol, vlerësoi vendimin e qeverisë për të vendosur masa të tjera mbrojtëse.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...