Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/12/11

Covid-19, Zvicra ashpëron masat për të pavaksinuarit

 Qeveria zvicerane propozoi të premten një sërë kufizimesh për të pavaksinuarit,  duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera europiane, të cilat po luftojnë me përhapjen e shpërthimeve të koronavirusit .

Sipas informacioneve, Këshilli Federal paraqiti 2 opsione:

1. E para parashikon miratimin e të ashtuquajturit rregulli ” 2G “,  duke bërë të detyrueshme maskën, gjithashtu duke lejuar qasjen në eventet kulturore,  sportive dhe argëtuese vetëm për të vaksinuarit dhe personat që janë shëruar nga Covid.

Zvicra dhe fqinji i saj  Lihtenshtajni kanë raportuar më shumë se 1.1 milion raste – më shumë se një e dhjeta e popullsisë dhe më shumë se 11,000 viktima që nga fillimi i pandemisë. Autoritetet vlerësojnë se rastet e mutacionit të ri shumë ngjitës Omicron pritet të dyfishohen gjatë javëve në vijim dhe se Omicron mund të bëhet varianti dominues nga mesi ose fundi i janarit.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...