2021-12-20
“Një mbështetëse e zjarrtë e “Ballkanit të Hapur” është anëtare e “Komisionit të Rithemelimit të PD” ? A do dali në protestën e thirrur nga Berisha?”
Nga Boiken Abazi
Prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, aksionet protestuese në Shqipëri kundër politikave ekspansioniste të Serbisë në rajon i nisi Lëvizja Vetëvendosje!, më 8 maj 2019, në vizitën e Vuçiçit në Tiranë.
Motivet dhe synimet tona ishin të pastra: dëshironim të rrisnim vetëdijen në Shqipëri mbi faktin se Serbia nuk kishte ndryshuar dhe se Shqipëria e Kosova duhet të kishin një politikë të jashtme të përbashkët, veçanërisht përball Serbisë e për të zbrapsur përpjekjet e saj për ekspansion në kurriz të shqiptarëve dhe popujve të tjerë të Ballkanit.
Kërkuam drejtësi për gjenocidin në Kosovë të kryer nga qeveria ku Vuçiç ka qenë ministër informacioni. Kërkuam kthimin e të pagjeturve, dëmshpërblimet e luftës, njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kërkimfalje nga ana e Serbisë.
E shpallëm Vuçiç “non-grata” në Shqipëri dhe kërkuam bashkim kombëtar. Aksionet protestuese me të njëjtat kërkesa i përsëritëm edhe në vizita të tjera të Vuçiçit në Tiranë.
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri aktualisht ka mbetur pezull, dhe si duket mund të ketë nevojë të gjenden mënyra të tjera për të mbrojtur të njëjtat kauza.
Sali Berisha ka thirrur protestë kundër “Open Balkan”, që zhvillohet nesër gjatë vizitës së Vuçiçit në Tiranë.
Është e qartë se kemi të bëjmë me të njëjtin Berishë që e mbështeti “Open Balkan” në shtator të vitit të kaluar në pseudo-marrëveshjen e Washingtonit, kur këtë marrëveshje e çoi përpara Presidenti Trump bashkë me Richard Grenell.
Është e qartë se Berisha nuk e hedh poshtë atë pseudo-marrëveshje ku Kosovës iu imponua “Open Balkan”, sepse Richard Grenelli me Evi Kokalarin i kanë premtuar Berishës se do ia anulojnë statusin “non-grata” nëse Trump rikthehet në pushtet.
Por ata nuk kanë premtuar se do anulojnë “Open Balkan” nëse Trump rikthehet në pushtet.
Është pra e qartë se më shumë sesa kundër Serbisë e për bashkim kombëtar, Berisha këtë protestë po e zhvillon për të mbrojtur veten dhe familjen që i është shpallur “non-grata”, për të rritur legjitimitetin përballë Bashës e Ramës, e për të treguar se opozitën në Shqipëri tashmë de facto e drejton ai.
Po mos të ishte kështu, po mos ta kishte hallin te “non-grata” ndaj tij, atëherë tashmë Berisha do duhej të ishte distancuar edhe nga Grenelli dhe enturazhi i tij, si Evi Kokalari, që janë mburrur për marrëveshjen e Washingtonit e për “Open Balkan” – por këtë të fundit e futi madje në minutë të fundit edhe në “Komisionin e Rithemelimit” të PD-së.
Duke i patur të gjitha këto të qarta, megjithatë, Vuçiç po vjen nesër në Tiranë bashkë me politikat e tij ekspansioniste, dhe tjetër protestë ndaj tij nuk është thirrur përveç asaj që ka thirrur Sali Berisha kundër binomit “Rama-Vuçiç”.
Kështu, shqiptarët mbeten sërish në dilemën e pjesëmarrjes ose jo në një protestë të drejtë të organizuar e drejtuar nga njerëz me motivet e gabuara.
Dhe për këtë, fajin e kemi vetë!
Përfundon protesta kundër Vuçiqit në Tiranë: Sali Berisha paralajmëron kryeministrin Rama: Edvin mos guxo…!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me incidentet që ndodhën pasditen e së hënës me flamujt serbë të vendosur në bulevard me rastin e vizitës së presidentit Aleksandar Vuçiç.
Në një koment të bërë në një postim të tijin në Facebook, kreu i qeverisë sjell në vëmendje që gjatë vizitës së tij në Beograd kishte flamuj të Shqipërisë në sheshe dhe ata që i dogjën u arrestuan nga policia.
Komentuesja i shkruan Ramës se flamuri i krimeve, masakrave e përdhunimeve është ngritur sot në Tiranë.
Po ashtu, duke u përgjigjur akuzave të bërë për qëllimet e nismës së “Ballkanit të Hapur, Rama thotë se në Beograd flet shqip dhe se në gjuhën e tij amtare ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Ballkani i Hapur” shton Rama, është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të rajonit, por ka edhe interes strategjik për vendin dhe gjithë kombin shqiptar.
“E vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhëtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare”, shkruan Rama.
Danimarka do të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë
Ministri danez i Drejtësisë, Nick Haekkerup, tha se vendimi është marrë për shkak të gjasave se Danimarka mund të përballet me nevojën për 1 mijë qeli burgu deri në vitin 2025
Danimarka me qëllim për të lehtësuar mbipopullimin në burgjet e saj ka vendosur që të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë
Sipas lajmit në The National News, të burgosurit që do të dëbohen në fund të dënimit do të transferohen në 300 qelitë e marra me qira në Kosovë.
Ministri danez i Drejtësisë, Nick Haekkerup, tha se vendimi është marrë për shkak të gjasave se Danimarka mund të përballet me nevojën për 1 mijë qeli burgu deri në vitin 2025.
Duke theksuar se do të lirojnë më shumë vende në burgjet daneze, Haekkerup tha se kanë rënë dakord për nevojën që "të punohet me vendet e treta për marrjen me qira të hapësirave të burgjeve në Kosovë për të dënuarit".
Nuk ndahen detaje pse është zgjedhur Kosova
Ky veprim, i cili ka për qëllim hapjen e vendeve në burgjet e mbipopulluara, ka ardhur pasi popullsia e të burgosurve është rritur pothuajse në një të pestën që nga viti 2015, duke arritur në mbi 4 mijë në fillim të këtij viti, si dhe pas diskutimeve se kapacitetet në burgje janë mbi 100 për qind.
Ndërkohë, nuk janë dhënë detaje pse është zgjedhur Kosova.
Sipas World Prison Brief, qelitë në Kosovë janë mbushur rreth 97 për qind në vitin 2019.
Më parë, Norvegjia dhe Belgjika për të pakësuar mbipopullimin morën me qira qeli burgjesh në Holandë.
BioNTech/Pfizer do t'i shesë BE-së edhe 200 milionë doza vaksinë kundër COVID-19
Në njoftimin e bërë nga Pfizer dhe BioNTech, theksohet se BE-ja do të furnizohet edhe me 200 milionë doza vaksinë shtesë
Bashkimi Evropian (BE) ka blerë edhe 200 milionë doza vaksinë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nga kompania amerikane farmaceutike Pfizer dhe kompania bioteknologjike gjermane BioNTech, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga Pfizer dhe BioNTech, theksohet se BE-ja do të furnizohet edhe me 200 milionë doza vaksinë shtesë, përfshirë me atë të 450 milionë dozave për të cilët është vendosur të shpërndahen për vitin 2022 me marrëveshjen e mëparshme.
Me këtë kompanitë BE-në do ta furnizojnë me mbi 650 milionë doza vaksinë në vitin 2022.
Komisioni Evropian, në muajin maj kishte porositur 900 milionë doza vaksinë nga kompanitë BioNTech dhe Pfizer për 2022-2023.
Kosovë, 3 të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 3 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.265
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24 orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), ka bërë të ditur se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, derisa numri i viktima nga ky virus mbetet 2.989, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 3 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.265.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.443 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.352.527 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 4 raste të reja të cilët janë shëruar nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.965, ndërsa numri i rasteve aktive është 311.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.843 doza të vaksinës. Deri më sot 776.881 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
SHBA, shkon në mbi 806 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në mbi 50,77 milionë, me 70.354 raste të reja
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 806.302, prej të cilëve 479 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 50,77 milionë, me 70.354 raste të reja.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,2 milionë raste të konfirmuara dhe 75.718 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 241 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 203 milionë dozën e dytë dhe mbi 59 milionë kanë marrë tri doza.
Izraeli ndalon udhëtimin në SHBA dhe Kanada për shkak të variantit Omicron
Qeveria izraelite sot ka votuar për të shtuar SHBA-në dhe Kanadanë në "listën e kuqe" të vendeve të ndaluara në të cilat ndalohet udhëtimi për shkak të përhapjes së variantit Omicron të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një hap i papritur për vendosjen e SHBA-së në listën e kuqe, me të cilën Izraeli ka marrëdhënie të ngushta diplomatike, vjen në kohën e përhapjes së shpejtë të infeksioneve me COVID-19 në Izrael.
SHBA-ja do t'i bashkohen listës së zgjeruar të vendeve evropiane dhe destinacioneve të tjera në të cilat izraelitëve u ndalohet të udhëtojnë dhe nga të cilat ata që kthehen në Izrael duhet të qëndrojnë në karantinë.
Komisioni parlamentar pritet të japë miratimin përfundimtar të kësaj mase. Pasi të miratohet, ndalimi i udhëtimit do të hyjë në fuqi të mërkurën në mesnatë.
Izraeli në javët e fundit ka regjistruar rritje të rasteve të reja të variantit më ngjitës të koronavirusit ndërsa filloi mbylljen e kufijve dhe kufizimin e udhëtimeve në fund të nëntorit. Shtetasit e huaj nuk lejohen të hyjnë dhe të gjithë izraelitët që vijnë nga jashtë duhet të karantinohen, përfshirë edhe të vaksinuarit.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...